Njė zgjidhje tjetėr lidhur me dyshkronjėshat mendojnė dr. Albert Riska dhe dr. Aristotel Spiro. I pari niset kryesisht nga problemet qė kanė dalė me futjen nė pėrdorim tė kompjuterit. Sikurse dihet, programet kompjuterike tė pėrpunimit tė tekstit, tė ndėrtuara mbi bazėn e alfabetit latin, nuk i njohin dyshkronjės hat si shkronja mė vete dhe, kur kėrkohet tė bėhet me anė tė tyre alfabetizimi automatik i njė liste fjalėsh, nuk i nxjerrin kėto si shkronja mė vete, po i futin te pėrbėrėsi i parė i tyre. P.sh., fjalėt qė fillojnė me futen te fjalėt qė fillojnė me , ato qė fillojnė me futen te shkronja e kėshtu me radhė. Kjo, sipas autorit, mund tė zgjidhet me njė "konceptim tė ri tė kėtij alfabeti qė deri mė sot i ka kryer si duhet funksionet veta". Zgjidhja e propozuar prej tij ėshtė qė dyshkronjėshat tė mos konsiderohen "si dy shkronja mė vete", po "si takime shkronjash, siē ndodh gjithandej nė gjuhėt e Europės". Autori argumenton se reduktimi i numrit tė grafemave nga 36 nė 27, jo vetėm qė zgjidh problemin e alfabetizimit automatik me anėn e kompjuterit, po sjell njė kursim kohe dhe vendi edhe nė abetaren e gjuhės shqipe, ku do tė kishim 9 mėsime mė pak, me njė riorganizim tė radhės sė mėsimit tė shkronjave qė mbeten dhe duke futur nė mėsimet pėr shkronjat qė shėrbejnė si element i parė i dyshkronjėshave edhe udhėzime se si duhen lexuar takimet e kėtyre me , ose i dy -ve a -ve (A. Riska, "Pėr njė konceptim tė ri tė alfabetit tonė"nė "Studime shqiptare, 12, Shkodėr, 2003, f. 198).
Nė tė njėjtėn vijė ėshtė edhe dr. Aristotel Spiro. Nė shkrimin me titull "Alfabeti shqip - miti dhe e vėrteta", botuar ditė mė parė nė gazetėn "Shekulli", ai shprehet pėr rishikimin e sistemit grafik tė shqipes dhe pėr reduktimin e numrit tė grafemave tė tij nga 36 nė 27, por duke sjellė argumente tė tjera pėr mėnjanimin e dyshkronjėshave, si nevoja e njėsimit tė alfabetit "nė plan ndėrkombėtar, domethėnė kur si simbole numėrimi pėrdoren shkronjat latine, ato duhet tė kenė tė njėjtėn vlerė nė tė gjitha gjuhėt qė pėrdorin alfabetin latin". Gjatė nėntorit nė hapėsirat shqiptare dhe nė universitete europiane ku mėsohet shqipja u mbajtėn disa tubime shkencore kushtuar Kongresit tė Manastirit.
Nė kėto tubime u prekėn edhe problemet e radhitjes sė teksteve shqip nė kompjuter, kryesisht ato qė lidhen me dhėnien e shkronjave <ė> dhe <ē>, por jo probleme tė rishikimit tė alfabetit. Do tė kishte qenė mirė qė autorėt nė fjalė t'i kishin ballafaquar idetė e tyre nė kėto takime specialistėsh, tė cilat, siē duket, duhen organizuar mė mirė pėr tė mos u pėrjashtuar prej tyre specialistė qė sjellin vėshtrime e ide tė reja. Megjithatė, rėndėsi ka qė kėto ide tė hidhen nė qarkullim dhe tė debatohen, pavarėsisht se bėhet kjo nė njė organ shkencor apo nė njė organ tė shtypit tė pėrditshėm. Nė kėtė rast, nuk mund tė mos pėrgėzohet redaksia e gazetės "Shekulli", e cila u ka hapur njė dritare zėrave ndryshe. Dikush qė nuk e njeh artikullshkruesin, duke u nisur nga titulli, do tė kujtonte se autori i tij ėshtė nga ata qė kanė marrė pėrsipėr tė na ēlirojnė nga mitet, tė cilat e paskan fajin pėr tė kėqiat qė na kanė rėnė. Por ne, duke e njohur mirė autorin, nuk e ndiejmė tė nevojshme tė merremi me pohimet e tij tė stilit gazetaresk. Do tė ndalemi nė dy ēėshtje qė ngrihen nė artikullin e tij: nė rėndėsinė e Kongresit tė Manastirit pėr kulturėn dhe qenien tonė si komb dhe nė nevojėn e rishikimit tė alfabetit tė sotėm tė shqipes.
Lidhur me mendimet e autorit pėr Kongresin e Manastirit, nuk pajtohemi me pohimin e autorit se ky kongres "nė njė kuptim tė rreptė shkencor nuk e justifikoi" emrin "Kongresi i Alfabetit, pasi "nuk e zgjidhi pėrfundimisht ēėshtjen e alfabetit", se "nuk arriti tė miratonte pėrdorimin e njė alfabeti tė vetėm". Nuk pajtohemi as me pohimin e tij se alfabeti i shoqėrisė sė Stambollit "ndihmoi nė krijimin e njė keqkuptimi tė madh historik". Nė Kongresin e Manastirit u mor pėr bazė analiza qė veēonte njė sistem fonemor prej 36 njėsish themelore, pra u pranua prej tė gjithė anėtarėve tė komisionit njė kod alfabetik nga i cili u pėrjashtuan dukuri dialektore si hundorėsia dhe gjatėsia e zanoreve. Nė kėtė mėnyrė, alfabeti ēeli udhėn pėr standardizimin e shqipes. U pranua, gjithashtu, edhe parimi i Samiut "pėr ēdo tingull tė pandarė njė shkronjė tė thjeshtė". Pra, debati mes pėrkrahėsve tė alfabetit tė shoqėrisė sė Stambollit e tė shoqėrisė "Agimi", nga njėra anė, dhe pėrkrahėsve tė alfabetit tė shoqėrisė "Bashkimi", nga ana tjetėr, u reduktua vetėm nė ēėshtjen se si duheshin dhėnė fonemat qė mungonin nė latinishte: me grafema tė thjeshta, sikurse kėrkonin tė parėt, apo me dyshkronjėsha, siē kėmbėngulnin tė dytėt. Tė dyja palėt kishin argumentet e tyre, prandaj Kongresi miratoi dy alfabete, por duke i modifikuar.
Kėshtu, alfabeti i sotėm mori nga alfabeti i shoqėrisė sė Stambollit shkronjat dhe nga alfabetet e mėparshme shkronjat <ė, gj, nj, xh, zh>. Mendimi i shumicės sė autorėve qė janė shqiptuar rreth kėsaj ēėshtjeje, ėshtė se zgjidhja e dhėnė nga Kongresi ishte mė e mundshmja dhe mė e mira pėr atė kohė. Sė pari, sepse morinė e alfabeteve qė pėrdoreshin deri atėherė, e reduktoi vetėm nė dy dhe, sė dyti, sepse si zgjidhje kompromisi, ajo qetėsonte tė dy palėt, duke siguruar unitetin e shqiptarėve, aq tė domosdoshėm nė ato ēaste kritike pėr ekzistencėn e kombit. Ēėshtjen se cili alfabet do tė mbetej, koha e zgjidhi shumė mė shpejt nga ē'mendohej. Pėr kėtė, mjafton tė citojmė raportin e bėrė dy muaj pas Kongresit nga T. R. Hoxhsoni, pėrfaqėsues i Shoqėrisė Biblike tė Londrės nė Shqipėri, i cili shkruante: "Alfabeti latin... ngadalė por nė mėnyrė tė qėndrueshme ka ēarė rrugė dhe nė fund tė fundit do t'i zėvendėsojė tė tjerėt pak nga pak... nga shumica e shqiptarėve tė arsimuar ai mbahet si mjeti mė i pėrshtatshėm pėr tė paraqitur tingujt zanorė dhe bashkėtingėllorė tė gjuhės shqipe..." (Xh. Lloshi, Rreth alfabetit tė shqipes, f. 44-45). Kongresi i Elbasanit, i mbajtur nė shtator 1909, duket se i dha fund bashkėjetesės sė dy varianteve, duke vendosur tė pranohej alfabeti latin me dyshkronjėsha. Nė pranverėn e vitit 1911, shtypshkronja e Manastirit botoi Katėr Ungjijtė shqip me kėtė alfabet, i cili u pėrdor edhe nė tė gjitha shkollat shqipe qė u hapėn gjithandej nė Shqipėri.
Nė kėtė mėnyrė, odiseja e alfabetit tė shqipes mori fund para afatit tė caktuar nga Kongresi i Manastirit. Me shkrim dore nė kėtė alfabet u shkrua edhe dokumenti i parė i shtetit shqiptar, me anė tė tė cilit Kuvendi Kombėtar i Vlorės shpalli mė 28 Nėntor 1912 qė "Shqipėria mė sot tė bahet nė vehte, e lirė e e mosvarme." Qė nga kjo datė, alfabeti me bazė latine u bė alfabeti i vetėm zyrtar i shqipes. Edhe pohimi tjetėr i dr. A. Spiros se alfabeti i shoqėrisė sė Stambollit "ndihmoi nė krijimin e njė keqkuptimi tė madh historik", duke i lėnė gjurmėt e veta nė alfabetin e sotėm, nuk qėndron. Nuk ka "keqkuptim tė madh" dhe as "gabim historik", siē mendon autori. Edhe alfabeti i sotėm ndjek parimin njė tingull-njė shkronjė, qė me terminologjinė e sotme do tė thotė njė fonemė-njė grafemė. Dyshkronjėshat e tij janė digrame, dmth. grafema tė pėrbėra. Pra, parimi i nyjėtuar nga Samiu respektohet edhe kėtu, veēse duke i dhėnė 36 fonemat ("tingujt e pandarė" te Samiu) jo vetėm me monograme, po edhe me diagrame, pra ndryshe nga alfabeti i shoqėrisė sė Stambollit. Ėshtė e vėrtetė se nė shumicėn e gjuhėve qė pėrdorin alfabetin grek ose latin numri i grafemave ėshtė mė i vogėl se numri i fonemave, kurse gjuhėt nė tė cilat ka njė pėrputhje tė plotė grafemė-fonemė janė tė rralla. Si tė tilla nė literaturėn gjuhėsore pėrmenden serbishtja dhe finlandishtja (e cila i dyfishon grafemat e thjeshta pėr tė treguar gjatėsinė). Kėtyre tė dyjave u duhet shtuar edhe shqipja. Por duhet thėnė se edhe nė alfabetet e gjuhėve me njė traditė tė lashtė shkrimi nė fillim ka pasur njė pėrputhje mes numrit tė fonemave dhe numrit tė grafemave.
Mospėrputhjet kanė lindur mė vonė, si rrjedhim i ndryshimeve historike qė kanė pėsuar kėto gjuhė, ndryshime qė kanė ēuar nė lindjen e fonemave tė reja, duke arritur nė gjendjen e sotme tė gjuhėve si anglishtja, frėngjishtja, gjermanishtja, italishtja etj. Pra, themeluesit e alfabeteve qė u diskutuan nė Kongresin e Manastirit nuk mund tė qortohen pse kėrkuan njė pėrputhje tė plotė fonemė -grafemė. Edhe pse alfabeti i parė shqip zė fill me Buzukun, pėr shkaqet historike qė dihen, ky nuk u bė alfabeti i vetėm i shqiptarėve, qė tė mund tė modifikohej nė shekujt e mėvonshėm, siē kanė bėrė popujt e tjerė me alfabetet e tyre. Barra pėr ta pėrfunduar ngrehinėn e pambaruar tė alfabetit i ra Kongresit tė Manastirit dhe nė kėtė moment tė pėrfundimit tė alfabetizimit tė shqipes as mund tė shtrohej ēėshtja e ndjekjes sė shembullit tė vendeve europiane. Me rėndėsi tė madhe qe orientimi nga kultura perėndimore, e mishėruar nė marrjen si bazė tė alfabetit latin. Rishikimi i aspekteve tė ndryshme tė normės gjuhėsore ėshtė njė procedurė e zakonshme e vlerėsimit tė saj.
Problemet nė zbatimin nė praktikė tė normės nga folėsit pėrbėjnė atė qė quhet fidbek (feedback), i cili shėrben si shtysė pėr pėrpunimin e mėtejshėm tė normės. Kėshtu duhen parė edhe vėrejtjet e propozimet e viteve tė fundit nė shtypin shkencor, por edhe nė shtypin e pėrditshėm pėr tė metat e alfabetit tė sotėm dhe pėr nevojėn e modifikimit tė tij pėr ta bėrė sa mė ekonomik, pėr tė kapėrcyer problemet nė shqiptimin e disa takimeve tė shkronjave, nė kompjuterizimin e materialeve etj. Por edhe sot, kur alfabeti ynė ka mbushur njėqind vjet jetė, ēėshtja e modifikimit tė tij duhet shtruar me maturi tė madhe. Gjėrat duhen parė me shumė kujdese kompetencė, pasi ky alfabet ėshtė fryt i njė tradite tė gjatė tė shkrimit tė shqipes. Po t'u rikthehemi propozimeve tė mėsipėrme, sugjerimi pėr t'i zėvendėsuar dyshkronjėshat me shkronja tė thjeshta, sado me pėrfitime ekonomik tė duket, do tė na largonte nga baza latine dhe do tė na kthente prapė te alfabeti i shoqėrisė sė Stambollit, me 36 shenja pėr 36 fonema, ndėrkohė qė sot kemi vetėm 27 shenja. Pra, pėrfitimi nė faqe nuk do tė ishte asgjė pėrpara vėshtirėsive tė tjera pėr t'i gjetur kėto grafema njėshkronjėshe, vėshtirėsive nė shtypjen dhe pėrpunimin kompjuterik tė teksteve, si dhe nga humbja nė kohė pėr t'i mėsuar ato nė shkollė. Propozimi tjetėr pėr tė mos i konsideruar si grafema tė veēanta dyshkronjėshat, qė duket mė i bazuar, kėrkon, sė pari, njė diskutim tė thellė nga gjuhėtarė e informatikanė dhe pastaj me botuesit e fjalorėve etj., sepse bėhet fjalė pėr njė prodhim tė shkruar njėshekullor dhe pėr njė traditė po aq tė vjetėr.
Dhe, mė nė fund, nėse ky modifikim i alfabetit do tė miratohej nga institucionet shkencore kompetente tė mbarė hapėsirave shqiptare, zbatimi i alfabetit tė ri do tė duhej tė imponohej nga shteti apo shtetet tona. Pasi planifikimi gjuhėsor i ēdo faze pėrfshin dy momente: kodifikimin e normės dhe pranimin e saj nga pėrdoruesit. Pėrndryshe, ēdo nismė pėr kodifikim pa masa shtetėrore pėr zbatimin e kodit ėshtė e destinuar tė dėshtojė. Sa i takon propozimit tė dr. A. Spiros pėr tė pranuar si fonemė /ė/ tė anglishtes dhe grafemėn gjegjėse <ė>, duhet thėnė se nė shqipe nuk ka fjalė tė anglishtes qė tė shqiptohen me [ė]. Pėr shkrimin e fjalėve tė huaja vlen rregulla sipas sė cilės huazimet do tė shkruhen ashtu siē shqiptohen nė gjuhėt nga janė marrė, po duke ia pėrshtatur sistemit grafik tė shqipes. Pra, nė shqipe, fjalėt me kėtė shkronjė tė huazuara nga anglishtja nuk shqiptohen asnjėherė me [ė]: shkruajmė dhe shqiptojmė Nju Jork, Ajova, Havai, Harvard, Uillson, uiski, vat etj.; po kėshtu edhe fjalėt e gjermanishtes Ėeimar, Ėiesbaden shkruhen e shqiptohen Vajmar, Visbaden. Kėtu kemi njė traditė bukur tė gjatė, qė duket sidomos tek emrat e pėrveēėm. Shqiptimet Aioėa, Haėai, Harėard etj. tė disa folėsve televizivė bien ndesh me natyrėn fonetike tė shqipes, e cila nuk ka grupe treshe ose katėrshe zanoresh. Prandaj shqiptime tė tilla duhen mėnjanuar si shkelje tė normės sonė drejtshqiptimore.
*Universiteti i Tiranės. Artikulli ėshtė replikė e shkrimit "Alfabeti shqip - miti dhe e vėrteta" i Dr. Aristotel Spiro
Krijoni Kontakt