Klodian Tomorri - 16/12/2004
Tė gjithė ata biznesmenė qė kanė guxur tė investojnė nė hidrocentrale pritet tė kenė njė kthim tė madh nga investimi i tyre. Rreth 31 hidrocentrale shqiptare tė dhėna me koncesion, megjithėse tė vegjėl nė kontributin qė japin pėr energjinė nė vend, rezultojnė me fitime tepėr tė larta
Investimi nė hidrocentrale nė Shqipėri mund tė tė sjellė shumė fitime. Kėtė gjė e konfirmojnė shifrat, tė cilat paraqiten nė marrėveshjet koncesionare qė investitorė tė ndryshėm privatė kanė nėnshkruar me qeverinė shqiptare. Nė Shqipėri ekzistojnė rreth 81 hidrocentrale tė vegjėl. Aktualisht rezulton se 31 prej tyre janė pėrfshirė nė marrėveshje koncesionare ndėrmjet qeverisė shqiptare dhe subjekteve tė ndryshme private. Nė marrėveshjet e nėnshkruara parashikohet blerja e energjisė sė prodhuar nga kėto hidrocentrale nga KESH sh.a., e cila autorizohet ta blejė kėtė energji me njė ēmim tė aprovuar nga Enti Rregullator i Energjisė (ERE). Megjithėse tė gjithė kėta hidrocentrale kanė njė peshė specifike fare tė vogėl nė prodhimin e energjisė nė vend, ato janė njė investim mjaft fitimprurės pėr kompanitė private. Investitorėt privatė qė kanė marrė guximin tė investojnė tė parėt nė kėtė fushė besojnė se do tė marrin njė normė kthimi tė lartė nga investimet e tyre.
Hidrocentrali i Ternovės dhe i Zall-Bulqizės, 1,15 milionė dollarė fitime vjetore
Kėshtu Teodori sh.p.k., kompania e cila ka marrė me koncesion ndėrtimin e hidrocentraleve nė Ternovė dhe nė Zall-Bulqizė, ka parashikuar njė investim prej 3,44 milionė eurosh pėr ndėrtimin e tyre. Nga hidrocentralet qė do tė ndėrtohen pritet tė merret njė prodhim vjetor prej 28,77 milionė kilovat/orė, qė e kthyer nė vlerė do tė thotė rreth 1,15 milonė dollarė fitime vjetore.
Hidrocentrali i Gjanēit, 260 mijė dollarė nė vit fitime
Spahiu sh.p.k. ėshtė njė tjetėr kompani e cila ka marrė me koncesion tė formės ROT (rehabilitim, shfrytėzim, transferim shtetit) pėr 30 vjet hidrocentralin e Gjanēit nė Korēė. Shuma e parashikuar nė investim ėshtė rreth 1 milon euro. Pas fazės sė rehabilitimit parashikohet njė prodhim rreth 6,5 milionė kilovat/orė nė vit qė do tė thotė afro 260 mijė dollarė nė vit.
Hidrocentrali i Bogovės, 270 mijė dollarė fitime vjetore
Pėr hidrocentralin e Bogovės ėshtė nėnshkruar njė marrėveshje koncesionare 30-vjeēare e tipit ROT, ndėrmjet Ministrisė sė Industrisė dhe Energjetikės dhe kompanisė Wonder sh.a. Kontrata parashikon njė investim rreth 940 mijė euro. Prodhimi i parashikuar pas fazės sė rehabilitimit ėshtė rreth 6,8 milionė kilovat/orė nė vit, qė do tė thotė rreth 270 mijė dollarė fitime vjetore.
Hidrocentralet Lenie, Ēorovodė, Tuēep, 225 mijė dollarė tė ardhura nė vit
Pėr hidrocentralet vendore nė Lenie, Corovodė, Tuēep, tė cilėt janė marrė me koncesion nga shoqėria Emikel sh.p.k., parashikohet njė investim rreth 53,2 milionė lekė. Kėtė hidrocentrale mendohet se pas rehabilitimit do tė japin njė prodhim prej rreth 5,6 milion kilovat/orė nė vit qė do tė thotė rreth 225 mijė dollarė tė ardhura nė vit.
Hidrocentrali i Gizaveshit, 220 mijė dollarė tė ardhura nė vit
Gjithashtu, Dardania Energji sh.p.k. ka marrė me koncesion ndėrtimin e hidrocentralit tė Gizaveshit nė rrethin e Librazhdit. Hidrocentrali, i cili parashikohet tė ndėrtohet nė fshatin Gizavesh, rreth 7 km nė verilindje tė qytetit tė Librazhdit, kėrkon njė investim rreth 81,3 milionė lekė dhe do tė ketė njė prodhim mesatar vjetor tė energjisė prej 5,5 milionė kilovat/orė nė vit. Ky prodhim mendohet se do tė sjellė rreth 220 mijė dollarė tė ardhura nė vit.
Hidrocentrali i Xhyrės, 86.5 mijė dollarė tė ardhurat nė vit
Shoqėria Amal sh.p.k. ka marrė me koncesion hidrocentralin vendor nė Xhyrė tė rrethit tė Librazhdit. Investimi i parashikuar pėr rehabilitimin e kėtij hidrocentrali parashikohet tė jetė rreth 5,45 milion lekė. Pas fazės sė rehabilitmit parashikohet njė prodhim prej 2,16 milionė kilovat/orė nė vit. Tė ardhurat qė priten prej kėtij investimi shkojnė rreth 86,5 mijė dollarė nė vit.
Hidrocentrali i Helmėsit, 68 mijė dollarė fitimi vjetor
Gjithashtu, njė tjetėr kompani qė ka investuar nė fushėn e energjitikės ėshtė dhe shoqėria Pinderi sh.p.k., e cila ka marrė me koncesion hidrocentralin e Helmesit nė rrethin e Kolonjės. Kjo kompani ka investuar rreth 72 milionė lekė nė kėtė hidrocentral dhe parashikon njė prodhim vjetor prej 1,7 milionė kilovat/orė. Tė ardhurat e pritura prej kėtij investimi shkojnė rreth 68 mijė dollarė nė vit.
Njė tjetėr kontratė e rėndėsishme ėshtė ajo e nėnshkruar ndėrmjet Ministrisė sė Industrisė dhe Energjetikės dhe Ministrisė sė Ekonomisė nga njėra anė dhe shoqėrisė italiane ESSEGEI pėr rehabilitimin e disa hidrocentraleve. Investimi prej 8 milionė dollarėsh qė do tė bėhet nga shoqėria italiane pritet tė sigurojė njė prodhim vjetor prej 38 milionė kilovat/orė qė, e shprehur nė vlerė, ėshtė e barabartė me rreth 1,5 milionė dollarė.
Disa nga kompanitė, tė cilat kanė investuar nė kėtė fushė, do tė pėrfitojnė edhe lehtėsira. Kėshtu, tė gjitha kompanitė, tė cilat do tė ndėrtojnė hidrocentrale me fuqi tė instaluar, jo mė pak se 5 kw pėr objekt, pėrjashtohen nga taksat doganore pėr makineritė, pajisjet dhe materialet qė shėrbejnė pėr ndėrtimin dhe dhe vėnien nė punė tė kėtyre objekteve. Gjithashtu, kėto kompani pėrjashtohen edhe nga taksat doganore pėr lėndėt djegėse tė ngurta e tė lėngėta qė do tė pėrdoren nga hidrocentralet pėr prodhimin e energjisė elektrike.
Krijoni Kontakt