*
* *
PARAJSA
Gjithė botėnė romanėt
E vunė poshtė, veē tanėt
U pren' udhėn' e s'i lanė,
Pa shumė lufėtra ngjanė.
U mbyt nė gjak Shqipėria,
Po rop s'u bė njerėzia,
Nuk' u bė rop shqipėtari,
Po qėndroi si ish sė pari!
Dha shpirtin e gjakn' e derdhi,
Nė zgjedhė si kau s'erdhi,
Mburoi nderr' e Shqipėrisė
Dhe sendrėn' e njerėzisė!
Mbajti lirin' e ra vetė,
Trimėrinė s'e la shkretė.
Pa kur erdhė egėrsirat
Me tė gjitha tė pahirat,
Si hynė, shqeh e tė tjerė,
Duke vrar' e duke prerė,
Tė gjithė kombet' i zunė
Dhe nė kurt tė keq i shtunė,
Njeri pėrpara s'u dilte,
Gjithėkush udhėn' u ēilte.
Vetėm prindit trima tanė
"Gjer aty, barbar'!" u thanė.
Dhe kur erdhė nga Asia
Tė shumė si mizėria
Tyrqitė, qe'ishinė trima
Dhe binin si vetėtima,
Pa mė thoni kush lėftonte
Edhe gjėsendi s'pėsonte?
Vall' elinėt a bullgarėt!
Apo neve shqipėtarėt?
Njeri tjatėrė s'kuxonte,
Veē shqipėtari lėftonte!
Ajy prap' e ka shpėtuar
Evropėnė e verbuar.
Kush nuk e di Skėnderbenė,
Qė nderojti mėmėdhenė?
"Lum ti, moj Shqipėri!" thashė,
Armėt e ti' kur i pashė
Ndė Belvedere nė Vjenė,
Sikur pashė Skėnderbenė.
Dhe sot nga armėt e tija
Kullon fjeshtė trimėria!
E di njerėzi e tėrė
Atė zot ē'punė ka bėrė
Kur hiqte Skėnderbeu shpatė,
Trimavet u ipte datė!
Burra tė veshur nė hekur
Dhe luftėtarė tė pjekur,
Qe'ishin nė luftė kaluar
Pėrmi kuaj tė harbuar,
Kur hiq me kordhėt tė prehtė,
Q'ishte si pėndėz e lehtė,
Posi pjepėrin i priste,
Nė vdekje pa ndjer' i klliste,
Njerin' e kalėn e ēante,
Tė dy mė katėr i ndante.
Mirėsin' e trimėrinė,
Dhe mėndjen, e urtėsinė
T'ati zoti njeri kurrė
S'e ka pasur nonjė burrė.
Vet' ajy burr' e trim ishte,
Edhe shokėtė qė kishte,
Si Tanushi me Uranė,
E Moisiu me Hamzanė,
Si Maneshi e Muzaka,
Qė hidheshin posi flaka,
E si Lekė Dukagjini,
Si Perllati, si Mardini,
Zėnėbisha, Araniti,
Gjon Koka, qe'ish si hastriti,
Kont, prens, mbretėr e tė tjerė,
Burra tė vler' e tė ndjerė.
Qenė trima tė vėrtetė,
Nuk u bėnė rop nė jetė.
Opopo! ē'kanė lėftuar,
E ē'punė kanė punuar!
Sa mbretėr e prensėr qenė,
Njohnė tė math Skėnderbenė,
Zun' udhėn e urtėsisė,
Ishinė lark marrėzisė,
Pėr Shqipėrinė lėftonin,
Madhėritė nuk' i donin,
Po kishin vėllazėrinė,
S'e qasninė djallėzinė,
Pa lan'emėrė pėrjetė,
Zotėrinjtė e vėrtetė,
Veē Shqipėrinė mejtonin,
Tė tjeratė i harronin,
S'kishin ata thashetheme,
Tė kėqija e tė rreme,
Donin gjithė mėmėdhenė
Dhe kombin' e Skėnderbenė,
Kush i rrij kundrejt Tyrqisė,
Veē burrat' e Shqipėrisė,
As Sėrbij' as Bullgaria,
As Elladha as Vllahia,
As Venetia qėndronte,
As tjatėrė komp kuxonte.
Evropa ishte e shuar,
Njerėzit tė mallėkuar,
Kishin vdekurė nga frika,
Nga Tyrqit' u binte pika,
U trėmpnė gjithė me radhė,
Dhe Vlladisla me Uniadhė,
Si gjithė kėta tė rinjtė,
Dhe papa e vyzandinjtė
Mė njė ditė Konstandinė
Tyrqit' e zunė dh'e pshinė,
Kostandinopoj' e ndjerė
S'u mbajt, po ra menjėherė.
Grekėrit' ishin tė vdekur,
S'hanin dot barut e hekur,
Le tė mbahen me lėvdatė
Grekėrėtė posi gratė,
Me fjal' e me thashetheme,
Janė tė gjitha tė rreme.
Kishte vdekur njerėzia,
Rronte vetėm Shqipėria,
Veē shqiptari lėftonte,
Njeri tjatėrė s'kuxonte.
Kordhėtar tjatėrė s'gjenė,
Tyrqitė, veē Skėnderbenė.
Skėnderbeu me tė parėt,
Me tė gjithė shqipėtarėt,
I qėndruanė Tyrqisė,
I dhanė nder Shqipėrisė,
Ata duall' e lėftuan,
Gjith' Evropėn' e shpėtuan.
Te Skėnderbeu kishte shpresė
Aher' Evrop' e pabesė.
Rrėfe, o mal' i Sopotit!
Edhe ti, Tomor'i zotit!
Me oshėtimė tregoni,
E me vetėtimė thoni,
Dhe ti, fortes' e Beratit!
E ju, bregoret' e Matit!
Folė, fol' o Drin'i shkretė!
Qe'i ke parė me sy vetė
Tė tėr' ato ligjėrime
I mer vesh zėmėra ime.
Kėto gjithė po i dimė,
Mė tėhu tani tė vimė.
Pas Skėnderbeut Shqipėria
Nukė ra nė tė kėqija,
Se nė kurt' kurrė s'ka rėnė,
Poshtė njeri s'e ka vėnė,
Se shqipėtari ish burrė,
Nėnė zgjedhė s'hyri kurrė.
Vijon...
Krijoni Kontakt