Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-06-2005
    Postime
    360

    Tirane- Athine, Marreveshja: Do ndertohen varrezat greke.

    Sa shqiptare jane vrare e gruposur ne greqi a duhet te ken varreza ata.
    Po te shkruajme marrveshje me cdo vend, qe ushtaret e tyre kane vdekur ne shqiperi, ather vendi do te mbushet me varreza.

    Cmendime keni per kyt marrveshje.

    Nga Athina Aleksander Marku
    Athina zyrtare konfirmon marrėveshjen pėr krijimin e dy varrezave ushtarake nė Shqipėri pėr ushtarėt grekė tė rėnė nė luftėn italo- greke nė vitet 1940-1941. Nė njė deklaratė pėr shtyp kryediplomatja helene shkruan se “qeveria greke falenderon Shqipėrinė pėr mirėkuptimin dhe bashkėpunimin". Varrezat greke do tė jenė nė Gjirokastėr dhe Kėlcyrė.

    ATHINE- Sipas deklatarės zyrtare tė faqes sė internetit tė Ministrisė sė Jashtme greke numri njė i diplomacisė helene Dora Bakojanis deklaroi se Dje nė Tiranė ėshtė nenshkruar marrėveshja shqiptaro-greke pėr krijimin e dy varrezave ushtarake nė Shqipėri pėr ushtarėt grekė tė rėnė nė luftėn italo- greke nė vitet 1940-1941.

    “Zgjidhet kėshtu- shton zonja Bakojanis- njė temė e rėndėsishme humanitare dhe shpirtėrore pėr tė gjithė popullin grek,
    pėr tė cilin ngelen e paharruar kjo pjesė e historisė. Njė epokė e cila ėshtė simbol pėr luftėn nė vite pėr tė fituar lirinė dhe pavarėsinė“- thuhet nė deklaratė.

    Qeveria greke shfaq kėnaqesinė e saj dhe falenderon qeverinė dhe popullin shqiptar pėr bashkėpunimin dhe mirėkuptimin e tyre tė cilat cuan nė njė zgjidhje positive pėr kėtė cėshtje qė ishte e pazgjidhur prej vitesh.
    Ajo falenderon gjithashtu zėvendėsministrin grek Ktsimis dhe ministrin e Mbrojtjes qė kanė marrė pjesė aktive nė zgjidhjen e kėtij problemi.

    Sipas mediave greke nuk ndryshohet numri i varrezave ,pra do tė jenė dy varreza nė Gjirokastėr dhe Kėlcyrė.
    Do tė ketė ekspertė tė mjekėsisė ligjore pėr ekzaminimet e eshtrave qė do tė varrosen .

    Numri i anėtarėve tė komisoneve tė pėrbashkėta do tė jetė i barabartė nga palėt greke dhe shqiptare ,dhe cdo dokumentacion do tė ketė dosje dyshe si dhe procesverbale dyshe, tė shoqėruara me fotografi.

    Nė kėto komisione do tė ketė edhe ushtarakė e historianė tė cilėt do tė zgjidhin nė mėnyrė tė pėrbashkėt dhe do tė zbardhin cėshtje qė kanė nevojė pėr njohjen e fakteve historike

    Varrezat do tė administrohen prej kishės ortodokse shqiptare, vetėm nė aspektin humanitar te tyre.
    (s.g/BalkanWeb)

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA

    Ēfarė fshihet varrezave greke nė Shqipėri
    Nga Arben Llalla

    Para pak ditėsh Shqipėria dhe Greqia nėnshkruan marrėveshjen pėr ndėrtimin e dy varrezave pėr eshtrat e ushtarėve grekė, tė rėnė gjatė Luftės Italo-Greke nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė. Lajmi u bė i ditur nė fillim nga Ministria e Jashtme greke dhe mė pas Ministria e Jashtme e Shqipėrisė, e cila njoftoi me njė komunikatė pėr shtyp, duke mos dhėnė shumė hollėsira rreth kėsaj marrėveshjeje.

    Ndėrtimi i varrezave, kushtėzim dhe nėnshtrim i Shqipėrisė

    Nėnshkrimi i marrėveshjes mes Shqipėrisė dhe Greqisė pėr ndėrtimin e dy varrezave tė ushtarėve grekė nė vendin tonė tregoi edhe njėherė se politikanėt, ministrat, deputetėt shqiptarė u gjunjėzuan pėrpara presioneve greke pėr disa varre. Sot, ndėrtimi i kėtyre varrezave na duket si diēka normale dhe e shenjtė, por grekėt kanė arritur tė ngrenė tezėn pėr edukimin e brezave tė ardhshėm grekė se Shqipėria ka pushtuar Vorio Epirin (jugu i Shqipėrisė) nė Luftėn Italo-Greke. Tė gjithė e dimė qė po realizohen skenarė tė tillė dhe heshtim, heshtim pėrpara tragjedisė qė po na troket nė derė. Nėnshkrimi i marrėveshjes mes Shqipėrisė dhe Greqisė pėr ndėrtimin e dy varrezave tė ushtarėve grekė nė vendin tonė ishte vėnė si kusht pėr ratifikimin nga ana e Kuvendit tė Republikės Greke tė MSA mes Shqipėrisė dhe Bashkimit Evropian. Kushtin pėr bllokimin e MSA pėr shkak tė ndėrtimit tė varrezave e deklaroi pak javė mė parė edhe nėnkryetari i Kuvendit tė Greqisė, Jorgos Surlas.

    Lind pyetja: Ēfarė kushti do tė vėrė Greqia pėr pranimin e Shqipėrisė nė NATO? Po pėr anėtarėsimin nė BE?

    Mos po pėrgatitet terreni pėr shpalljen e autonomisė sė Vorio Epirit?!

    E pra, Shqipėria sot udhėhiqet nga njerėz pa shtyllė kurrizore, pa dinjitet kombėtar, sepse vetė faktet flasin. Shqipėria sot nuk paska burra, por meshkuj qė pas pesė minutash kthehen nė lavire. Por opinioni duhet tė pyesė: Pse Greqia nuk kėrkon ndėrtimin e varrezave tė Ushtrisė Demokratike Greke (DSE), qė udhėhiqeshin nga komunistėt, tė vrarė nė luftėn qytetare 1946-1949 nė territorin e Shqipėrisė, nė malin Gramos?!

    Rreth 10 mijė komunistė grekė mund tė jenė vrarė nė malin Gramos

    Nė vitin 1946-1949, u zhvillua lufta qytetare nė Greqi pėr pushtet midis forcave tė djathta (IDEA), qė ndihmoheshin pa rezerva nga Britania e Madhe, SHBA, dhe forcave tė majta, tė njohura si Ushtria Demokratike Greke (DSE) Nė pėrfundim tė kėsaj lufte qytetare (1946-1949), u vranė 41.970 ushtarė tė Ushtrisė Demokratike Greke qė udhėhiqej nga komunistėt, u dorėzuan 24.300, u kapėn rob 23.950. U larguan nga Greqia pėr nė vendet e Evropės 70 mijė njerėz, pleq, gra dhe fėmijė.

    Edhe pse tė pėrēarė nga grindjet e brendshme, ushtarėt e Ushtrisė Demokratike Greke (DSE), bėnė njė qėndresė heroike, por pa rezultat nė malet e Vicit e tė Gramosit, pak mė nė jug tė kufirit me Shqipėrinė. Edhe sot e kėsaj dite, Gramosi ka njė ngastėr pa bimėsi nė terrenin e tij tė pyllėzuar, ku ushtria mbretėrore (IDEA), pati pėrdorur napalm, e para herė qė ushtarėt amerikanė mundėn tė vlerėsonin efektet e kėsaj lėnde djegėse.

    Ushtria e majtė, DSE, e izoluar, kishte pėrfituar ndihmė nga Shqipėria dhe vendet e tjera komuniste, disa mushka me pushkė dhe dhjetėra topa. Strategjia e izolimit tė forcave tė Ushtrisė Demokratike Greke nė male ishte e gabuar dhe fatale. Ndėrhyrja e aviacionit amerikan pėr asgjėsimin e forcave tė qėndresės ishte vendimtare. Forcat e djathta (IDEA) tė mbretėrisė greke kishin marrė nga aleatėt e tyre, Anglia dhe SHBA, ndihma ushtarake me vlerė 353, 6 milionė dollarė, ku hynin 159.922 armė tė vogla dhe 4.130 mortaja e topa...

    Pra, duke parė qė gjatė luftės qytetare greke 1946-1949 janė vrarė nė tokėn shqiptare qindra apo mijėra ushtarė grekė, atėherė pse qeveria greke nuk kėrkon tė ndėrtohen varreza edhe pėr kėta ushtarė qė u vranė pėr ideologji dhe luftė pėr pushtet?!

    Varrezat shqiptare tė zhdukura nė Selanik

    Nė shekuj Selaniku ka qenė i banuar nga shumė raca njerėzish, si grekė, shqiptarė, turq, ēifutė, sllavė etj., tė cilėt kishin edhe varrezat e tyre nė kėtė qytet. Ligji grek pėrcakton qė tė vdekurit duhet tė kenė varr tė paguar nga familjarėt e tyre. Kėshtu, bashkėsia shqiptare, qė pėr shekuj kishte jetuar dhe punuar nė qytetin e Selanikut, kishte varrezat e saj nė njė kodėr. Por, nė vitet 1974-1976, qeveria greke e asaj kohe urdhėroi qė tė zhdukeshin varrezat shqiptare dhe mbi ato varre tė ndėrtohej njė lagje me banorė tė gjallė. Sot ajo lagje quhet “Triandria”. Pėr ēudi ende sot e kėsaj dite nuk ka interesim nga qeveria shqiptare se ē’u bė me eshtrat e tė vdekurve. Gjatė kėrkimeve tė mia historike nė Selanik nuk gjeta asnjė dokumentacion qė lagjja “Triandria” kishte qenė varrezė e shqiptarėve. Nė vitin 2003 ndesha nė librin e Artė tė Adresave tė Selanikut njė hartė, ku si varrezė tė shqiptarėve pėrcaktohej qendra Maqedoniko nė lagjen e Neapolit. Por nga dėshmitė e njerėzve mėsova se pėrpara kjo qendėr kishte qenė varrezė e rumunėve dhe jo e shqiptarėve, e cila ishte prishur nė vitet 1974-1976 me urdhėr tė qeverisė greke. Pėr pėrcaktimin e saktė tė varrezave tė shqiptarėve nė Selanik mė ndihmoi djali i motrės sė atdhetarit Avni Rustemit, i cili nė ato varreza kishte pasur varrin e prindėrve. Nė varrezat shqiptare nė Selanik ka patur varrin edhe ish-kryeministri i Shqipėrisė, Hasan Bej Prishtina, eshtrat e tė cilit u kthyen nė Shqipėri nė vitin 1976. Janė tė vetmet eshtra qė nuk i zhdukėn grekėt gjatė prishjes sė varrezės shqiptare. Po kėshtu, njė dokument pėr ekzistencėn e njė varreze tė shqiptarėve dikur, nė lagjen “Triandria” ėshtė botuar nė “Gazeta e Athinės”, nė shtator tė vitit 2002, ku Shahin Qenan Mesareja, nipi i gjeneralit turk me kombėsi shqiptare, Hasan Tahsin Pasha, deklaron se varri i Hasan Tahsin Pashės ka qenė nė varrezat shqiptare nė “Triandria”, nė Selanik, tė cilat janė zhdukur. Gjenerali Hasan Tahsin Pasha ka shėrbyer si komandat i ushtrisė turke nė Greqinė e Veriut, i cili mė 26 tetor tė vitit 1912 iu dhuroi grekėve qytetin e Selanikut midis pretendimeve edhe tė ushtrisė bullgare. Shteti grek mundi tė zhdukė varrezat e ēdo kombi jo-grek, ndėrsa Shqipėria duhet tė nderojė ushtarėt grekė qė janė vrarė nė Shqipėri si pushtues nė Luftėn Italo-Greke tė vitit 1941.

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Libra te rinj
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14
  5. Yes Man-et dhe ceshtja kombetare
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •