SHBA-të kanë kërkuar prej katër shteteve të pasura me naftë në Gjirin Persik, ndihmë në vlerë prej 300 miliardë dollarë, për pengimin e kollapsit global financiar.
E premte, 21 Nëntor 2008 19:39
Sipas shtypit Kuvajtian, Uashingtoni ka kërkuar prej Arabisë Saudite 120 miliardë dollarë, prej Emirateve të Bashkuara Arabe 70 miliardë, prej Katarit 60 dhe prej Kuvajtit 40 miliardë dollarë. Shuma e kërkuar është quajtur ndihmë financiare për t'u ballafaquar me krizën dhe për t'u penguar rënia e ekonomisë amerikane në recesion të dhembshëm. SHBA-të këto mjete planifikojnë që t'i shfrytëzojnë për të ndihmuar industrinë e automobilave, bankat dhe kompanitë tjera të cilat janë nën presionin e shkundjeve globale financiare.
Katër shtetet e Gjirit Persik bashkë prodhojnë 17% të naftës botërore dhe vlerësohet se këto gjashtë vitet e kaluara, duke falenderuar çmimin e lartë të "arit të zi" kanë tubuar 1500 miliardë dollarë tepricë ekstra.
Në të njëjtën kohë, SHBA-të kanë kërkuar prej Kuvajtit që t'ia falë borxhin e Irakut në vlerë prej 16 miliardë dollarë.
Krijoni Kontakt