Eshte nje katund ne mos gaboj ne treven e Pukes.. qe quhet Kryezi..
Nga kjo treve thuhet se kan dale shum fise te veriut ne shqiperi por dhe te kosoves..
Ku ka tjeter fise me llagapin Kryeziu..
Po katunde me kte emer?
Po ne Kosove sa te perhapur jane fisi i Kryezive dhe a kan lidhje me njeri tjetrin?
A jane musliman apo dhe katolik?
bujrum kush di dicka..
ja psh nje Kryezi i njohur..
--
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė
• Ten things you didn't know about Wikipedia •Shko te: navigacion, kėrko
Ekrem Kryeziu lindi mė 1943 nė Pejė, Kosovė. Ėshtė regjisor pėr film dhe televizion, autor filmi dhe producent filmi nga Kosova.
Diplomoi nė Akademin e filmit nė Beograd, dega e dramaturgjisė, nė klasėn e prof. Josip Kulungjic. Si student ishte i angazhuar nė TVB nė punėt e spikerit e mė vonė edhe tė regjisorit nė redaksinė nė gjuhen shqipe tė TV Beogradit. Nga ajo kohė fillon edhe puna e tij si regjisor nė TV dhe kinematografi. Momentalisht ligjėron nė Prishtinė lėndėn e dramaturgjisė. Radhitet si regjosori produktiv nė prodhimin e filmit, televizionit dhe teatrit nė Kosovė.
Ekrem KRYEZIU, Ne TVB nga fillimi 1966 qe si profesionist i vėrtet pas shkollimit ne Akademinė e filmit luajti njė rol me rendėsi ne aftėsimin dhe pėrkujdesjen artistike te punės me kamere te xhiruesve te redaksisė Shqipe ne TVB gjate viteve 1967-1973. Ne vitin 1967 mori pjese ne realizimin e filmit te pare ne gjuhen shqipe UKA I BJESHKEVE TE NEMURA (1967) si asistent i regjisorit Miki Stamenkovic. Kryeziu dinte ta pėrdorte kamerėn e filmit dhe ne shume raste ka xhiruar dhe ka kryer punėt e montazherit ne montimin e kronikave pėr lajme dhe emisione te ndryshme.
Autor dhe regjisor i shquar i teatrit, filmit dhe televizionit. Studion fillimisht pėr drejtėsi, nė Zagreb dhe mė pas dramaturgji, nė Beograd, ku diplomohet, mė 1970. Pas studimeve nis njė karrierė tė gjatė e tė pasur, si prozator, autor dramash, skenarist, regjisor e produktor, njė karrierė qė i jep edhe shumė ēmime. Pėrveē se shkrimtar e artist i angazhuar, ėshtė edhe publicist e analist politik, i botuar brenda dhe jashtė Kosovės. Qė kur ishte student, filloi tė punojė nė TV e Beogradit, si skenarist, redaktor dhe regjisor. Pas demonstratave tė vitit 1981, burgoset dhe dėnohet me tetė vjet heqje lirie, pėr veprimtari “irredentiste dhe kundėr-revolucionare me qėllim tė rrėzimin e sistemit nė Jugosllavi”. Lirohet mė 1985. Themelon kompaninė e prodhimit tė filmit dhe muzikės “Labia” dhe i rikthehet punės si produktor, skenarist e regjisor. Mė 1996 themelon degėn e Dramaturgjisė nė Fakultetin e Arteve tė Universitetit tė Prishtinės, tė cilėn e drejton pėr tre vjet. Me fillimin e luftės sė Kosovės, nė prill 1999 dėbohet nga regjimi serb pėr nė Maqedoni, prej nga ku emigron pėr nė SHBA. Pas tre vjetėsh pėrvoje pune nė media dhe industrinė e reklamės, rikthehet nė Prishtinė, ku jeton edhe sot. Vazhdon tė punojė nė Fakultetin e Arteve tė UP si profesor i dramaturgjisė. Merret dhe me publicistikė dhe analiza politike. Lista e titujve tė veprave tė Kryeziut, si autor dhe regjisor ėshtė shumė e gjatė. Ajo pėrmban njėmbėdhjetė filma dokumentarė, prej tė cilėve “Njė lindje” ka fituar ēmimin ORWO, mė 1973; dy seriale televizive (“Po e zėm, po e zėm” 1971, skenarist e regjisor dhe “Pranvera nė Prishtinė” 2001, skenarist); tri teledrama (“Tė ngujuarit” 1972, “Epoka para gjyqit” 1978, “Xhani Ballkaneze” 1980); tetė filma TV (“Buka” 1974, “Por” 1974 – regjia mė e mirė nė Festivalin e Filmit TV, Portorozh, “E kafshoja terrin” 1977 – filmi mė i mirė dhe regjia mė e mirė po atė festival, mė 1978 dhe ēmimi i tretė nė festivalin ndėrkombėtar “Prix d’ Italie”, nė Milano, “Kur pranvera vonohet” 1978 – version kinematografik dhe televiziv me katėr pjesė, “Gjurmė tė Bardha” 1979 – version kinematografik dhe televiziv me katėr pjesė, “Njė jetė e tėrė” 1980, “Gjurmė tė Bardha” 1980 – “Arena e Bronztė” pėr regjinė nė Festivalin e Filmit tė Jugosllavisė, nė Pula, “Viktimat e Tivarit” 1993 dhe “Rruga Pa kthim” 1994; dy videokomedi “Pa pardon” dhe “Sherif Patrioti” 1995; dy filma artistikė “Buka e hidhur” dhe “Dashuria e Bjeshkėve tė Nėmuna” 1997; Ndėrsa nė fushėn e teatrit, ai ka nėnshkruar tekstet dhe regjinė e disa dramave tė suksesshme, si “Tė ngujuarit”, 1971 Prishtinė, “Epoka para gjyqit” 1978-2003, Teatri Popullor,Gjakovė, Teatri Popullor, Tiranė, “Korridoret e Tmerrit” 2002, Teatri Kombėtar, Prishtinė, “Lulekuqet” 2004, Teatri Kombėtar Gjakovė, “Teuta ose qerrja e fitores” 2004. Nė dramat e tij, Kryeziu merret kryesisht me temėn dhunės politike dhe rebelimin ndaj saj, ndėrgjegjėsimin e individit dhe komunitetit pėr ēastin historik.
--
Krijoni Kontakt