Aleksandri i Ri
Naten para se te lindte,gruaja e re pa nje enderr: do te lindte nje gjarper te stermadh, trupi i te cilit do te mbulonte krejt vendin e Epirit, do te sperdridhej ne kufi me turqit e do te perpinte keta ne hakmarrjen e vet te hatashme: kurse bishtin e kishte te kredhur ne det, prane viseve te te krishterve dhe te Perandorise venedike. Ky vizion cel nje nga librat me te famshem te Europes ne prag te kohes se re.
em te Europes ne prag te kohes se re."Jeta dhe veprat e Skenderbeut,princit te Epirit"", i shkruar nga prifti katolik Marin Barleti nga qyteti i Shkodres.Vepra u shtyp ne Rome , Naten para se te lindte,gruaja e re pa nje enderr: do te lindte nje gjarper te stermadh, trupi i te cilit do te mbulonte krejt vendin e Epirit, do te sperdridhej ne kufi me turqit e do te perpinte keta ne hakmarrjen e vet te hatashme: kurse bishtin e kishte te kredhur ne det, prane viseve te te krishterve dhe te Perandorise venedike. Ky vizion cel nje nga librat me te famshpas gjithe ne vitin 1509. Cilido lexues me edukim humanist e kuptonte se c deshironte te shprehte Barleti. Pasi endrra e nenes se Skenderbeut i ngjan krejt asaj qe lexojme nga pena e Plutarkut per jeten e Aleksandrit te madh: Olimpia, nena e heroit te lashtesise, po ashtu kishte pare ne enderr nje dragua, i cili perpinte Europen dhe Azine, parathenie e nje jete pushtuesi ne luftrat kunder persianve.
Me shume se 14 shekuj me vone Epirir, atdheu i Aleksandrit dhe i Skenderbeut paraqiste nje situate tjeter, jo me sulm,por mbrojtje kunder "persianve" te rinj, kjo ishte urdheresa e dites. Bizantinet e kultivuar quanin "persiane" armiqte qe vinin nga Lindja, e ne mesjeten e vone keta ishin osmanet myslimane, te cilet derrmuan me goditjet e tyre perandorite ortodokse te Ballkanit. Do te duhej nje Aleksander i ri per te ndalur kete rrezik. E ky Aleksander i ri mund te lindte vetem ne Epir, ne token amtare te heroit antik. Kjo treve e quajtur ne mesjeten e vone edhe "Arberi-Albania" mbahej si "meme princash", ajo kishte lindur Aleksandrin e madh dhe mbretin Pirro, ne keto vise thuhej se kishin atdheun edhe fisnikeria dhe iliria.Aleksadri i ri do te asgjesonte me ndihmen e krishterimit, sidomos Venedikut,armiqte e besimit,do te debonte mbrapsht islamin ne Azi, nje perfytyrim qe entuziasmonte Europen e Rilindjes: pasi realiteti kishte tjeter pamje. Ne kohen qe shkonte ne shtyp libri i Barletit Venediku kishte pesuar disfaten me te rende ne dete prej osmanve(1499-1503): ne kohen kur botohej ne Strasburg njera nga rishtypjet me te rendesishme, kishte marre fund mbreteria e Hungarise(1526), e asgje nuk dukej se mund te permbante terbimin e armikut ne Lindje. Ndaj lexuesit ne Perendim e perpinin me etje nje veper qe zgjonte shpresa, nje histori qe tregonte per nje fisnik, i cili diku ne Ballkanin e larget, ne nje sundim te vogel, i frymezuar nga ideja e besimit te krishtere me nje dashuri te flakte per lirine, u vuri ledhe per nje cerek shekulli osmanve, sidomos sulltan Mehmetit te II, pushtuesit te frikshem. Vepra e Barletit u perkthye me te shpejte ne shume gjuhe ose u adoptua nga shkrimtare te tjere me ndryshime te vogla. Perkthimi qarkulloi ne te gjitha shtetet europiane qe u sulmuan nga osmanet: dy dhjetevjecar pas variantit gjerman ne Venedik moren ne duar nje perkthim ne gjuhe popullore: rishtypja e tij do te vijonte menjehere pas pese vjetesh (1506). Ne Brestin polak teologu Cyprian Sieradz botoi me 1569 nje variant tjeter. Biografia e heroit do te vazhdonte marshimin e vet ngadhenjimtar edhe ne Perendim dhe ne Veri te Euopes.
Ne krah te tij doli ne Venedik me 1539 edhe vellimthi italisht "Rrefim mbi punet e turqve dhe te zotit Gjergj Skenderbeg, princ i Epirit, me jeten dhe fitoret e tij u arriten fale ndihmes se Hyut te madh nepermjet fuqise e virtytit te tij te pacmueshem". Te dyja keto biografi e shpune emrin e Skenderbeut ne cipet me te largta te Europes. Keshtu per disa shekuj Skederbeu u be ne Perendim me i famshmi europian i Juglindjes se kontinentit.
Edhe ne shekullin e 18 Antonio Vivaldi do te frymezohej per nje opera nga kjo fame. Nje shtatore e Skenderbeut zbukuronte "me perpjesetimet e burrit dhe pranuar ne menyre madheshtore", mu ne mes te saj anijen shteterore venedike, Bucintoron, simbol i veteparaqitjes ceremoniale te Venedikut. Ne shekullin e 17 autori i nje pershkrimi portretesh heronjsh te famshem kremtonte heroin, para se cilit barbaret dridheshin edhe me pare se ky te nxirrte shpaten nga milli. Portrete te Skenderbeut rrinin ne galerine Uffizi dhe ne Keshtjellen Ambras mes koleksioneve te Habsburgeve, te cilet aty nga fundi i shekullit te 16 do te blinin edhe shpaten e perkrenaren , qe do te thuhej i kishin perkitur heroit.
Ngado ky fisnik i shekullit te 15 nderohej si Aleksandri i ri. Ketu da ndihmese vendimtare Barleti, psi vepra e tij mund te konsiderohet si nje Plutarku u ri, aty heroi antik dhe modern shrkiheshin ne nje figure te vetme heroike. Vecse prapa perfytyrimit te nje Aleksandri te ri fshihej bota katolike e nje kleriku tejet e kutlivuar. Pasi Skenderbej nuk do te thoshe me shume se "zoti Aleksander". Aleksandri i ri ishte pagezuar me emrin Gjergj Kastrioti. I ati u detyrua ta jepte si peng te sulltani, Gjergji nderroi fenen ne islame dhe mori si nderim per veprat trimerore cilesine beg/bej. Iskender beg. Admirimi per ALeksandrin e madh ksihte nje tradite te gjate ne truallin e Perandorise Bizantine, ne Perendim dhe ne boten islamike. Njerez me shkrim e kendim ose analfabete e njihnin ate si simbol te virtyteve heroike. Nje cilesim i tille do te thoshte pra lartim e njohje maksimale. Gjergj Kastrioti e ruajti kete nom de guerre si shtojce, kur i ktheu shpinen sulltanin me 1443 dhe luftoi per 25 vjet kunder osmanve. Ne qytet e Dalmacise, ne oborret e Italise dhe te Burgundise ai do te merrte fame nen kete emer qysh ne te gjalle. Ne Perendim ia njhnin atij kuptimin, Dhe njeri nga humanistet me te kultivuar te kohes, papa Piu II, do te farketonte me nje program polititik te madheshtor. Sikurse dhe shume nga paraardhesit etij. Piu II i vuri gjithe shpresat me nje kryqezate qe ti debonte osmanet nga Europa. Ne krye te ushtrise do te vendosej pikerisht ai strateg i rrahur me luftera e plot premtime per fitore, i cili mbante emrin e Aleksandrit. Mesymja mbi sulltanin do te thoshte nje guxim i jashtezakonshemm dhe papa kishte ndermend ta shperblente kryeushtarakun e tij. Se bashku me arqipeshkvin e Durresit, portit me te rendesishem te Arberise, ai projektoi planin e nje mbreterie te krishtere te epiriotve te rinj.
Princat italiane te RIlindjes perdornin historine antike kur dilnin para opinionit publik politik. E njejta gje do te ngjante edhe tani me mbreterine e planifikuar te kryqtarve. Edhe historia edhe e tashmja flisnin ne te mire te idese se Aleksandrit te ri: a nuk vinte Olimpia, nena e mbretit te madh prej Epirir, e pra Arberise? Ne nocionet e vagullta gjerografike te shekullit te 15 Arberia nuk emerohej valle edhe si Maqedoni? A kishte emer me premtues per fitore sesa ai i Aleksandrit, qe do ti shkundte te gjithe ne lindje e Perendim per t u hedhur ne lufte kunder "persianve"? Mirepo per qartesimin e programit te ri ne nje shoqeri analfabete ne mase te madhe sikurse Arberia e mesjetes se vone, ishte nevoja per nje simbol. Ndaj arqipeshkvi i Durresit udhetoi ne qershor te vitit 1464 drejt Milanit, ku mori ne dorezim ne oborrin e Francesco Sforcaz armatime te cmueshme , nder to edhe te ashtequajturen perkrenare te Skenderbeut, qe vinte prej nje punishteje lombarde, nje gjesend i pazakonte, pasi zbukurohej nga dy brire te gjate.
Vetem para pak kohesh i eshte dale mbane zberthimit te simbolikes: kjo perkrenare eshte nje imitim i perpikte i kurores mbreterore se Maqedonise se lashte, embleme e nje sundimtari, kyeqyteti i mocem i te cilit quhej Aigai("dhi").
Kryegjenerali kryqezates se Piut II do te kurezohej si mbret i epiriotve , ne traditen e qemotshme te sundimtarve maqedone, si nje Aleksander i ri i vertetet, ne perputhje me emrin, rangun, historine. Do te ishte kjo nje mbreteri e krishtere , katolike, cka tregon edhe planin per ta bere arqipeshkvin kardinal. Vetem se mu ne mes te ketyre mendimeve te larta ndodhi nje peripeci tragjike: ne gusht 1464 papa Piu II vdiq, tek priste floten qe do ta sillte ne Arberi; Skenderbeu luftoi atehere kunder sulltanit te mbifuqishem nje lufte vetmitare, e cila perfundoi me shkaterrimin e plore ne te vendit te tij. Ne realitet historia e Aleksandrit te ri mori nje kthese te zymte, por jo ne kujtesen e Perendimit, ku figura e luftetarit kunder turqve atje ne malet arberore vezullonte sa me shume qe erresohej realiteti i vet, sa me kercenueshem qe beheshin sulmet osmane.
(faqet 11-16)
Ndoshta e vazhdoj nqs gjej kohe
Ju lutem mos postoni!!!
Krijoni Kontakt