Me beri pershtypje ky shkrim. Nese do e shikoja si nje opinion atehere do te thoja se ekzistojne gjithmone opinione te pergjithshme per fenomene dhe dukuri te pergjithshme, te bazuara kryesisht nga akumulimi i asaj qe mund te kemi degjuar apo vezhguar. Mirepo, e gjitha kjo nuk tregon nje te vertete objektive.
"Jepi Çezarit ate qe i takon Çezarit".
E them kete pasi, nese do te nismin te benim te gjithe nje vleresim keshtu apriori nisur nga mendimi apo pikepamja jone versus profesioneve te cilat ne do i gjykonim si te deshtuara per shkak te rezultateve negative (apo jo te mira) qe keto profesione kane arritur tek mbare njerezia...
Atehere mund te themi se "mjekesia" eshte nje profesion i deshtuar, sepse çdo vit vdesin me mijera njerez ( rezultati eshte shume i rende: Vdekje ) nga dhjetra e qindra semundje, disa prej te cilave nuk i eshte gjetur ende kura edhe pse mund te jene semundje qindra vjeçare, te cilat kane sjelle nje dem te madh ne njerez me pasoj vdekjen.
Atehere nese une do te gjykoja mbi baza emocionale, mund te thoja fare mire qe mjekesia eshte nje profesion i deshtuar, sepse p.sh. arritjet e saja per te minimizuar vdekjet nga Sida jane zero.
A mund te gjykojme ne ne kete menyre? Une them se jo.
Per te kaluar tek profesioni i psikologut, psikiatrit, psikoterapistit, etj. Numri i ketyre profesioneve eshte shtuar edhe per shkak se numri i semundjeve apo çrregullimeve mendore eshte shtuar ndjeshem.
Po te marre vetem nje shembull. Vetem 20 vjeçarin e fundit statistika zyrtare tregojne se numri i femijeve te diagnostikuar me autizem eshte rritur ne nje menyre te frikshme, e çdo vit vjen ne rritje. Statistikat tregojne se 1 femije ne 90 eshte i semure nga autizmi.
Po keshtu edhe çrregullimet e stresit, depresionit, skizofrenise, etj, kane pesuar rritje te ndjeshme. Nga se vjen kjo? Mos eshte shkaku Psikologu? Une do te thoja se eshte jeta ajo qe eshte bere gjithmone e me komplekse, e veshtire, e per nje pjese e pamundur... Shkaqet jane nga me te ndryshmet, e te gjitha keto "si dallge te medha qe gerryejne shkembin" influencojne ne mendjen dhe trupin e njeriut.
A i duhet faturuar psikologut ky fakt? Mendoj se jo, por gjithsesi ky eshte vetem mendimi im.
Krijoni Kontakt