Ndoka: Të ikë Berisha, kryeministër i ri nga PD
» Vendosur: 18/10/2008 - 07:38
•
Gati dhjetë ditë pasi PDK-ja i dërgoi një letër Kryeministrit Berisha, që ai të shprehej lidhur me marrëveshjen që ka me këtë forcë politike dhe ky i fundit heshti, Nard Ndoka i kërkon kreut të qeverisë të japë dorëheqjen. Në një rezolutë të miratuar dje në mbledhjen e kryesisë së PDK-së kërkohet dorëheqja e liderit të maxhorancës, duke e konsideruar atë përgjegjësin kryesor për situatën e krijuar në vend. "Partia Demokristiane vendosi të kërkojë publikisht dorëheqjen e Kryeministrit Sali Berisha. PDK e konsideron zotin Berisha personin përgjegjës kryesor për gjendjen e krijuar dhe një pengesë serioze për vazhdimin e qeverisjes demokratike dhe rrjedhimisht edhe për fitoren në zgjedhjet e ardhshme të koalicionit të djathtë", thuhet në rezolutën e demokristianëve. Sipas dokumentit të bërë publik nga kreu i PDK-së, Berisha nuk konsiderohet fajtor përderisa akuzat ndaj tij dhe rrethit familjar nuk janë provuar, por ai konsiderohet përgjegjës politik për skandalet politike dhe për prishjen e imazhit të qeverisjes. "E djathta shqiptare nuk janë një apo dy emra që abuzojnë me mandatin dhe besimin e saj, por janë disa dhjetëra politikanë, deputetë e akademikë, qindra e mijëra qytetarë të ndershëm, të cilët besojnë te Shqipëria evropiane dhe punojnë çdo ditë për realizimin e kësaj ëndrre", theksoi dje Ndoka. Sipas kreut të PDK-së, "bazuar në këtë realitet, por edhe duke qenë transparente dhe e ndërgje-gjshme për vendimin e marrë, kryesia e PDK-së vendosi të mbështesë çdo kryeministër tjetër të propozuar nga Partia Demokratike, si partia më e madhe e koalicionit të djathtë. PDK vendosi gjithashtu se, pavarësisht nga emri i kryeministrit të ri, ne nuk do të jemi pjesë e kabinetit të tij, por do ta votojmë atë në çdo nismë parlamentare dhe vendimmarrje të rëndësishme politike". Sipas kreut të demokristianëve, brenda të djathtës ka potenciale të afta për marrjen e përgjegjësive dhe udhëheqjen e saj drejt një mandati tjetër politik, të bazuar në reforma të thella dhe shpejtim të procesit të integrimit euroatlantik.
..e veshtire qe te ike Berisha vete por eshte veshtiresia me e mundeshme ne se PD kerkon te ngjalle shpresat tek shqiptaret. Eshte e vertete qe kur themi PD, kuptojme Sali Berishen dhe kur themi Sali Berisha kuptojme politikanin me intrigant. Por nuk duhej te ishte keshtu. Duhej te ishte kur themi PD , te kuptonim nje parti e cila do te ishte shpresa per shumicen dermuese te popullsise, do te ishte motorri kryesore qe do te gjeneronte vazhdimisht politikane te rinj me energji dhe ide te reja per drejtimin e pushtetit qendror. Qeveria i takon PD, kete e ka thene sovrani ne 2005 dhe shpresojme qe ta thote edhe ne 2009.
Une dua dhe kam besim vetem tek nje qeveri e PD me cilindo drejtues , por jo me
Sali Berishen.
Si mendoni ju, a mund te ngjalli shpresat nje PD pa Sali Berishen ?
Krijoni Kontakt