Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Intervistë e Harun Yahyas në 'Spiegel Online'

    Adnan Oktar (i njohur si Harun Yahya) mban një kostum nga mëndafshi i bardhë, butona të arta mansheti dhe ka një mjekër të rregulluar me shumë kujdes. "Për 20 vjet", ai thotë me një zë serioz, "njerëzimi do të hyjë në një epokë të artë". Ai është njëri nga ithtarët kryesorë të kreacionizmit në Turqi dhe beson se teoria e evolucionit e Darvinit është punë dreqi. Në një intervistë për Spiegel, ai shpjegon se si planifikon të mposhtë darvinizmin.

    Harun Yahya-Elshad Miri-01


    Sipegel: Pothuajse secili biolog i respektuar në botë e konsideron teorinë e evolucionit si ndoshta teorinë shkencore më të vërtetuar ndonjëherë, së bashku me njohurinë se bota është e rrumbullakët. Si do të vërtetoni se këta e kanë gabim?

    Adnan Oktar: Së pari, ka 100 milionë fosile, të cilat e vërtetojnë krijimin. Dhe, këto kurrë nuk kanë ndryshuar në asnjë aspekt. Për shembull, peshqit gjithmonë kanë qenë peshq, karkalecat gjithmonë kanë qenë karkaleca dhe gaforret kanë qenë gaforre. Dhe, fosilet e tyre mund të shihen në secilin kënd të botës. Ne i kemi shfaqur ato edhe në Turqi dhe njerëzit i kanë parë me sytë e tyre. E para dhe më kryesorja, kjo është një dëshmi e qartë. E dyta, në kontrast me krijimin, darvinizmi nuk ka asnjë dëshmi të vetme, e cila demonstron teorinë e evolucionit. Ithtarët e saj nuk kanë kurrfarë dëshmie nga fosilet, të cilën do të ishin në gjendje ta tregojnë.

    Spiegel: Vitin e kaluar,Këshilli i Evropës madje kërkoi nga shtetet anëtare të saj të mos lejojnë mësimin e kreacionizmit së bashku me teorinë e evolucionit në shkolla. A e konsideroni këtë gjë si disfatë?

    Oktar: Darvinizmi është nën mbrojtje zyrtare nëpër tërë botën. Asnjë ideologji në histori, asnjë ide tjetër, kurrë nuk është mbajtur nën mbrojtje kaq të rreptë zyrtare. Të bësh çfarëdo deklarate që kritikon darvinizmin shkakton një reagim zyrtar. Sidoqoftë, pavlefshmëria e darvinizmit dhe aktualiteti i kreacionizmit janë fakte shkencore. Kushdo që shikon ose shfleton "Atlasin e krijimit" tim do të arrijë te ky mendim. Darvinizmi gënjen për shumë gjëra dhe mashtron njerëzimin. Ata kanë mashtruar tërë njerëzimin për 150 vjet.

    Spiegel: Sa keni qenë të ndikuar nga lëvizjet e krishtera,të ashtuquajturat lëvizje të disenjit inteligjent në Evropë dhe SHBA?

    Oktar: Mua, të them të drejtën, më duket i pandershëm koncepti i disenjit inteligjent. Ne duhet haptazi të përkrahim ekzistencën e Allahut, sinqerisht të përkrahim religjionin, islamin. Apo, nëse jeni të krishterë, duheni sinqerisht të përkrahni krishterimin. Kjo është një teori, e cila thotë se gjërat disi janë krijuar, por nuk dihet se kush i ka krijuar. Në fakt kjo më duket e pandershme, të them të drejtën. Pasuesit e disenjit inteligjent duhen të deklarojnë haptazi dhe qartazi ekzistencën e Allahut si krijues.

    Spiegel: Richard Dawkins,njëri nga figurat më të spikatura të ateizmit të ri, tash vonë librin e tij, "Gënjeshtra e Zotit" e ka të përkthyer në gjuhën turke. Thuhet se në Turqi janë shitur 15,000 kopje. Në këtë libër ai shkruan se religjioni është njëri nga shkaqet e terrorizmit.

    Oktar: Darvinizmi ka shtruar rrugën për fashizmin e Hitlerit dhe Mussolinit dhe për komunizmin e Stalinit. Dhe, kur shikojmë në ditët e sotme, ne shohim që të gjithë anëtarët e organizatave terroriste, edhe atyre që e portretizojnë veten si organizata myslimane, janë darvinistë, ateistë. Le të themi që një person besimtar, i cili lutet rregullisht, nuk shkon e vendosë bomba andej këndej. Thjesht ata janë njerëz të cilët shtiren si myslimanë, ata të cilët e përshkruajnë vetën si myslimanë, të cilët kryejnë
    vrasje, apo darvinistë të cilët e bëjnë të qartë që janë terroristë, apo komunistë, e të cilët kryejnë vepra terrorizmi. Përfundimisht, të gjithë këta janë darvinistë.

    Spiegel: A mendoni me të vërtetë që dikush si Osama bin Laden, i cili i justifikon aktet terroriste duke përdorur Kuranin dhe, sipas tij, pafeshmërinë e Perëndimit, po përcjell idetë darviniste?

    Oktar: Gjërat nuk janë ashtu siç duken. Ju nuk e shihni këtë dukje dhe këtë stil te njerëzit e tillë kur ata janë të rinj. Mirëpo, kur feja e tyre shikohet me vëmendje, del që ata janë materialistë dhe darvinistë të vërtetë. Është e pamundur për një njeri, i cili i frikësohet Allahut, të kryejë vepra terroriste, për shkak të fesë së tij. Vepra të tilla kryen nga njerëz të cilët janë edukuar jashtë, të cilët kanë pasur edukim darvinist dhe të cilët brenda pranuan darvinizmin, por të cilët më vonë e quajtën veten myslimanë. Kur vështrohen me kujdes, kur fjalimet dhe shkrimet e tyre analizohen me kujdes, ne shohim që ata njerëz janë darvinistë.

    Spiegel: Kur jemi te Hitleri dhe fashizmi:Në faqen e juaj të internetit, ju e dënoni Holokaustin dhe e lidhni me darvinizmin. Por në fillim të viteve '90, ju e publikuat një libër për të ashtuquajturën "Gënjeshtra e Holokaustit."

    Oktar: Libri "Gënjeshtra e Holokaustit" është shkruar nga njëri prej miqve të mi, Nuri Özbudak, nuk është njëri nga librat e mi. Ai publikoi shkrimet e veta nën këtë titull. Më vonë, ne protestuam kundër kësaj nëpërmes noterit publik dhe ia deklaruam faktin publikut. Unë nuk ndërmora ndonjë tjetër aksion legal, por vetëm protestova nëpërmes noterit publik, sepse ai përdori emrin tim. Libri im, i cili shprehte idetë e mia, u publikua më vonë.

    Spiegel: Vitin e ardhshëm,një pjesë e botës do të festojë 200- vjetorin e lindjes së darvinit dhe 150-vjetorin e publikimit të parë të librit "Mbi origjinën e llojeve." A do të festoni edhe ju, gjithashtu?

    Oktar: Në fakt, do të dalë se e tërë kjo do të jetë festim i shembjes së darvinizmit. Njerëzit do të tronditen kur t'iu kujtohet se si kanë besuar në darvinizëm. Ata do të mahniten me faktin se si janë mashtruar me vite. Gjithashtu do të çuditen me veten se si qindra, mijëra universitete përreth botës dhe qindra, mijëra profesorë kanë përkrahur një mashtrim të tillë dhe se si janë mashtruar nga ky komplot i satanit.

    Spiegel: Njëri nga librat e juaj quhet "Atlasi i krijimit," një vëllim masiv dhe qartazi shumë i shtrenjtë. Është shpërndarë nëpër tërë botën dhe shumë kopje falas u janë dërguar mediave perëndimore. Si e financoni luftën tuaj kundër darvinizmit?

    Oktar: Shtëpia botuese ka profit të madh, ngase unë nuk marr kurrfarë privilegjesh nga shitja e librave. Dhe, librat e mi po shiten në numra të shumtë edhe brenda edhe jashtë Turqisë. Vitin e kaluar në Turqi u shitën 8 milionë kopje dhe 2 milionë jashtë vendit. Këtë vit numri është edhe më i lartë, shumë herë më i lartë. Shitjet janë dyfishuar. Kjo numërohet si publicitet. Sidoqoftë, burimet financiare për këtë, ashtu siç kam thënë, ofrohen nga shtëpia botuese.

    Spiegel: Në maj, nga një gjykatë turke ju u dënuat për krijimin e një organizate ilegale, për përfitime personale.

    Oktar: Po, ka pasur një akuzë se gjoja kam krijuar një organizatë kriminele. Po, unë u akuzova se isha udhëheqësi i bandës. Më kanë dhënë një dënim me tri vjet burgim. Kjo duhet të miratohet nga Gjykata Supreme e Apeleve. Nëse Gjykata Supreme e Apeleve e miraton këtë vendim, mua do të më jepen tri vjet burg. Sidoqoftë, nuk ka dëshmi legale në kuptimin që unë e shoh të jetë i pranueshëm. Ngase dëshmia ime ishte marrë pa prezencën e avokatit tim, duhej të ishte e pavlefshme. Dëshmia ime, të cilën isha i detyruar ta jap nën shtrëngim, me forcë, është pranuar si e vlefshme edhe në Gjykatën Supreme të Apeleve, dhe gjithashtu në gjyq. Si rrjedhim i kësaj, mua m'u dha dënimi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 09-10-2008 më 05:19
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Tema të Ngjashme

  1. Prifti katolik mohon Holokaustin
    Nga _Mersin_ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 03:25
  2. Online me pagesë?
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2009, 16:37
  3. Freie Universität Berlin: call for applications for EES online 2007
    Nga RTP në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2007, 08:15
  4. Së shpejti versioni online i Windows
    Nga Davius në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 05:45
  5. Rugova ma shpëtoi jetën... nga ditari i Renate Flottau
    Nga RTP në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-03-2004, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •