,Durres, zbulohen dy monedha tė rralla tė shekullit tė XIII
DURRĖS- Dy monedha tė zbuluara sė fundi, gjatė ekspeditės italo-shqiptare nė amfiteatrin antik tė Durrėsit, i pėrkasin mesit tė shekullit tė 13-tė dhe mund tė jenė derdhur nė qytetin bregdetar.
Lajmin e bėnė tė ditur specialistėt e misionit tė gjashtė arkeologjik italo-shqiptar qė dy ditė mė parė kanė filluar njė ekspeditė nė qytetin bregdetar.
Numizmati italian, Paolo Bobio tha se "monedhat, krejt tė ndryshme nga ato tė zbuluara gjatė ekspeditave tė para nė pjesėn jugore tė amfiteatrit, kanė njė diametėr prej 22 mm, me njė pėrzierje tė lehtė argjendi. Ato janė gjetur nė tė njėjtin shtresėzim tė rrėnojave tė godinės mesjetare, ku misionet e kaluar zbuluan dhe skeletet e viktimave tė tėrmetit tė vitit 1273".
"Nė kėtė monedha mund tė lexosh se ato i pėrkasin Manfredit, sundimtarit tė fundit tė Bizantit nga dinastia Svevo. Nė anėn e pėrparme ato kanė simbolin e shqiponjės, qė i pėrket dinastisė Svevo, ndėrsa nga ana tjetėr njė kryq me katėr yje", tha Bobio.
Sipas literaturės profesionale monedhat janė "prerė" nė Durrės ose nė Korfuz, pikėrisht nė vitet 1259-1279, shton eksperti italian i monedhave tė vjetra.
Bobio shprehet se Manfredi, i njohur edhe si zotėrues i Siēilisė dhe Puljas kishte marrė Durrėsin si prikė nga gruaja e tij, vajzė nga familja shqiptare e Isak Engjėll Komnenit. Pas vdekjes sė tij, qyteti bregdetar ra nė duart e anzhuinėve.
Kėto dy monedha tė zbuluara nė godinėn madhėshtore tė ndėrtuar nė periudhėn mesjetare mbi rrėnojat e amfiteatrit, megjithėse pjesėrisht tė dėmtuara, ndriēojnė njė pjesė tė panjohur tė historisė sė Durrėsit, thanė specialistėt e misionit italo-shqiptar.
Tre vjet mė parė, gjatė gėrmimeve u zbulua njė enė balte e mbushur me monedha tė njėllojta tė Raguzės (Dubrovniku i sotėm). "Ēdo vit janė gjetur mesatarisht 50 monedha dhe ato i pėrkasin periudhave tė shekujve 9-10 e mė sė shumti tė shekujve 11-13", thanė specialistėt.
Gjatė misionit qė ka nisur dy ditė mė parė dhe qė do tė vazhdojė tre javė, arkeologė, specialistė dhe studentė shqiptarė dhe italianė nga Universiteti i Tiranės dhe Parmės do tė pėrqėndrohen nė thellėsi tė amfiteatrit, nė pjesėn jugore tė tij, pranė mureve tė kalasė mesjetare.
Krijoni Kontakt