Egjipti në kaos, qindra të vrarë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Tema: Egjipti në kaos, qindra të vrarë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

  1. Maska e sCHiZoiD-AL

    sCHiZoiD-AL said:

    Egjipti në kaos, qindra të vrarë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

    Presidenca e Egjiptit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pas masakrës që ndodhi kur forcat e sigurisë bastisën kampet e protestuesve në Kajro.

    Në kampe qëndronin mbështetësit e ish-presidentit Mohamed Morsi, që u rrëzua nga pushteti në fillim të korrikut. Forcat e sigurisë deklarojnë se 100 persona janë vrarë, por lëvizja Vëllazëria Myslimane thotë se viktimat janë shumë më tepër.

    Gjendja e jashtëzakonshme fillon në 16:00 me orën lokale dhe do të zgjasë për një muaj. Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, buldozerë të armatosur hynë thellë në kampin kryesor të protestuesve që ishte ngritur jashtë xhamisë Raba al Adawiya, në lindje të Kajros.

    Autoritetet deklarojnë se edhe kampet e tjera të protestuesve, në Sheshin Nahda, tani janë boshatisur. Të dhëna për një gjakderdhje masive dolën nga kampet e protestuesve, me gazetarët që raportonin se të plagosurit po trajtoheshin pranë të vdekurve në tenda spitalore.

    Vajza 17-vjeçare e një lideri të Vëllazërisë Myslimane ishte mes viktimave, thonë gazetarët. Asmaa el Beltagy u qëllua në kurriz dhe në gjoks, tha vëllai i saj.

    Ndërkohë, një kameraman që punonte për “Sky News”, Mick Deane, është vrarë gjithashtu gjatë akteve të dhunës dhe po ashtu edhe një reportere vendase. Së fundmi vijnë të dhëna edhe për manifestime në zona të tjera të Egjiptit.

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se bilanci zyrtar i viktimave është ngjitur në 95, ndërsa Ministria e Brendshme ka mohuar që vdekjet të jenë shkaktuar nga forcat e sigurisë duke qëlluar me armë zjarri.






    O͔̞͖̰̭̖͈̙̲̝͊͑̉̿̓̀̈́̒̚͘.̥̪̯̪̲̜̳̩̬̇̓͑̓̿̊̀͗͆͘͜C̢̡̢̘͈̗ ̺̞̤͕̎͛͗̏̂̊̋̌̊̚.͉͓͍͕̳̬̞̙͚̖̌̈́̉͆͛̈̐̑̓̚
     
  2. ATMAN said:

    Për: Egjipti në kaos, qindra të vrarë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

    638 te vdekur deri tani, mblidhet keshilli sigurimit ne OKB
     
  3. zANë said:

    Për: Egjipti në kaos, qindra të vrarë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

    E tmerrshme!!!!!!!
     
  4. Ziti said:

    Për: Egjipti në kaos, qindra të vrarë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    E tmerrshme!!!!!!!
    pse eshte e tmerrshme pse vrasin njeri-tjetrin
    kur si beri njerez faruku me origjine shqiptare, s`behen me njerez keta
     
  5. Maska e semiku

    semiku said:

    Për: Egjipti në kaos, qindra të vrarë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

    Marshimi i perkrahesve te Vellezerise Muslimane (VM) ne rruget e Kairos ,sot shkakton tjera viktima,deri me tani raportohet per 17 persona te vrare.E dhene nga Ministria e Shendetesise se Egjiptit.

    Informatat e fundit Associadet Press, 16:25 min. :
    - Ndegjohen te shtena te shumta ne rruget qe cojne deri te sheshi Ramzes
    - Perleshje dhe viktima ne Aleksandri dhe Tanta
    - Sheshi kryesor i Kairos ,Tahrir,eshte bllokuar nga Ushtrija Egjiptiane

    Marshimi i perkrahesve te VM ne Kairo :

     
  6. Maska e semiku

    semiku said:

    Për: Egjipti në kaos, qindra të vrarë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

    AP, 17:40
    Ne shume lagje te Kairos ndegjohen te shtena dhe luftohet mes Ushtrise/Policise Egjiptiane kunder VM.Burimet qeveritare deklarojne qe deri me tani jane vrare me shume se 50 persona.
    Kairo ne keto momente :



    - Munde te thuhet qe ne Egjipt ka filluar lufta qytetare,anet ne konflikt jane diferencuar me....Ushtrija dhe policija bashke me qytetaret liberal/laik ,bashkesite fetare jo-muslimane ne njeren ane.Ne anen tjeter islamiket radikal.
    Nje lufte qytetare ne nje qytet multimilion si Kairo,do te ishte ferr.
    Ndryshuar për herë të fundit nga semiku : 16-08-2013 më 12:44
     
  7. loni-loni said:

    Për: Egjipti në kaos, qindra të vrarë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

    Ne rradhet e ushtrise dhe policise Egjiptiane shikohen njerez me lekure te bardhe

    Puc ushtarak i ndihmuar dhe perkrahur nga USA dhe Izraeli
     
  8. Maska e Darius

    Darius said:

    Për: Egjipti në kaos, qindra të vrarë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

    Per Izraelin mund te kesh te drejte. Per USA je komplet off. Obama po akuzohet si mbeshtetes i VM dhe egjyptianet liberale dhe ushtria e ka shprehur kete ndjenje hapur. Madje sot Sindikata e Arkeologeve Egjyptiane i beri thirrje vendeve perendimore qe mos perzihen ne punet e brendeshme te Egjyptit dhe kerkoi mbylljen e zonave arkeologjike, sidomos per institucionet kerkimore amerikane pasi e konsideron Ameriken si mbeshtetese te Vellazerise Myslimane.
     
  9. Qyfyre said:

    Për: Egjipti në kaos, qindra të vrarë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Ne rradhet e ushtrise dhe policise Egjiptiane shikohen njerez me lekure te bardhe

    Puc ushtarak i ndihmuar dhe perkrahur nga USA dhe Izraeli
    S'ka egjyptiane te bardhe?
     
  10. Qyfyre said:

    Për: Egjipti në kaos, qindra të vrarë, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Per Izraelin mund te kesh te drejte. Per USA je komplet off. Obama po akuzohet si mbeshtetes i VM dhe egjyptianet liberale dhe ushtria e ka shprehur kete ndjenje hapur. Madje sot Sindikata e Arkeologeve Egjyptiane i beri thirrje vendeve perendimore qe mos perzihen ne punet e brendeshme te Egjyptit dhe kerkoi mbylljen e zonave arkeologjike, sidomos per institucionet kerkimore amerikane pasi e konsideron Ameriken si mbeshtetese te Vellazerise Myslimane.
    Gjithashtu SHBA denoi vrasjet e fundit dhe anulloi stervitjen e perbashket ushtarake SHBA-Egjypt.