
Postuar më parë nga
Shpend Bengu
Prof .Dr. Myzafer Korkuti (sot drejtor i Muzeut Arkeogjik në Tiranë), është një ndër autorët e tekstit Hisoria e Popullit Shqiptar (për vitin e katërt të shkollës së mesme të përgjithshme). Ai është pikërisht autori i Kreut I, që është Historia e Lashtë, Rendi i bashkësisë primitive. Për mua është shumë i çuditshëm fakti që personi i cili ka meritën për zbulimin e Shpellës së Lepenicës, në këtë tekst, nuk e përmend fare ekzistencën e saj.
Dihet që fotot, gati prej 30 vjetësh, qëndrojnë në këtë Muze (ashtu si dhe shumë thesare të tjera), por asnjë foto origjinale e bërë prej tij nuk figuron në tekstin shkollor.)