Do të tradhëtonit kombin për besimin tuaj?

Tema: Do të tradhëtonit kombin për besimin tuaj?

  1. Maska e Izadora

    Izadora said:
    Do të linit kombësin tuaj vetëm e vetëm për tu bashkuar me të ashtuquajturit "vëllezerit" tuaj besimtar?


    normal qe jo


    kombi dhe feja
    jam i mendimit se te dyja nuk bejne pa njera tjetren dhe
    njeri nocion nuk mund ta zevendesoje tjetrin, pasi qe permbajtja dhe kuptimet jane te ndara.

    ne bote ka me shume kombe se sa Fe.



    Si mund ta trathetoj kombin per besimin tim kur besimi im ashte kombi.

    i bashkohem ketij mendimi
    Jeto sot se neser nuk i dihet
     
  2. Maska e fisniku-student

    fisniku-student said:
    Gjelosh PRekaj
    Kur permeda Plisin dhe Mustaqet ,eshte dashur ta lexosh eshte termin qe qendron para ketyre dy fjaleve qe eshte "Vetem". Sepse Ka shume tipa qe i kan keto dy karakteristika ,ndersa kurr shkau nuk ka pasur telashe me ta. Nuk pergjithsova askend dhe asesi nuk mund ta krahasosh Adem Jasharin me kete kontest.

    Edhe diqka qe duhet ta mbash mend dhe kurr te mos e harrosh ,sidomos kur te diskutosh me mua per keto qeshtje:

    Ne Momentin kur ti me Flet per Patriotizem ateher besom qe shume shpej Bota do ta kete Formen e Muutit" (sepse nuk duron Dot Tipa si ti)
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 27-12-2008 më 15:55
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
     
  3. zari said:
    Citim Postuar më parë nga albprofiler Lexo Postimin
    ta tradhtoj .
    Nuk ka vllezer besimtar qe vijn dhe ta okupojn vendin dhe ta ndalojn lirine .Liria dhe atdheu vendi jane te garantuara nga vete Zoti ateher pse i duhet nje diktatori nga cilado fe te i ndaloj kto.

    Fete nuk duhet te jene per te okupuar por per te predikuar ,predikuesit mund ti kem vllezer sidomos ata te devoteshmit por okupuesit asnjeher .
    Se kuptova kte une ti shoku, clidhje ka okupuesi me besimin fetar, apo ishte thjesht nje cheap shot kundrejt myslimanve ne lidhje me turkun? Une kte temen se kuptoj iher, ti rapsoul na jep i shembull kur mund te ndodhi kjo, pra qe te tradhtoj kombin per fene? Si qysh tek ca kishe ne mendje kur e hape kte teme? Apo bjeri ti biem?
     
  4. injejti said:
    mete vertet, jan pakic ata qe trathtojn kombin e vet, ne te gjith boten.
     
  5. sulioti said:

    O Zoteri Pse Flet Ne Tem Kure Ti Je Kundra Kombit

    Citim Postuar më parë nga injejti Lexo Postimin
    mete vertet, jan pakic ata qe trathtojn kombin e vet, ne te gjith boten.
    KJO TREGON QARTE SE TI JE PRO FES DHE KUNDRA KOMBIT

    PO TE ISHE PATRITOT DO THEKSOJE SE ADEM JASHARI ISHTE NJE SHQIPTAR QE DONTE KOMBIN E VET ME GJITH SHPIRT DHE DHA JETEN PER TE SE SA SHKRUAN QE AI ISHTE MYSLIMAN :

    UNE PO TE JAP NJE PERGJIGJE PER ATO QE THE TI

    AI NUK U VRA PER FE MOR SHOK PO PER SHQIPERI

    AI NUK U VRA SE I SHEMBI SERBI XHAMIN PO SE I PRISHI SHTEPIN

    ATA SHQIPTARE QE JAN PRO FES DHE KUNDRA KOMBIT EDI KU I GJEN TEK TALEBANET OSE NE ARABI PER KAMIAKZ TE ARDHSHEM;
     
  6. Maska e Darius

    Darius said:
    Po kjo teme eshte hapur per te treguar se kush do rrahi me shume gjoksin per patriotizem? E parashikoj qe kush me shume e kush me shpejt do behet copa qe te dali patriot i flakte, kombetar e atdhedashes por mos harroni dicka, sidomos antaret qe kane kohe qe marrin pjese ne kete forum. Shqiptaria, patriotizmi, atdhedashuria dhe ndjenja kombetare nuk jane karamele qe mbllaciten e gelltiten sipas qejfit. Dhe sjane fjale qe kane nevoje per rrahje gjoksi e deklarata bombastike. Shume kush me punen e tij ne forum, me shkrimet qe sjell e diskuton, me pjesmarrjen dhe kontributin ne tema te cilat me shume se kudo nxjerrin ne pah vlerat e popullit, ato te heronjve qe perbejne krenarine tone kombetare, te fakteve e ngjarjeve historike qe jane pjese e jetes dhe mbijeteses sone si popull, e ka treguar dhe tregon se cfare eshte, cfare perfaqeson dhe cfare besnikerie ka ndaj kombit e atdheut. Une as qe kam nevoje te lexoje pergjigjet ketu pasi te gjithe emrat qe po marrin pjese i njoh ne postime dhe ja u kam pare shume mire punen, ashtu dhe gunen.

    Hajt mbetshi me shendet


    p.s. Bejini nje nder vetes, shpetoni fytyren nga njolla e hipokrizise dhe mos u pergjigjni fare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 28-12-2008 më 04:16
     
  7. Maska e Albo

    Albo said:
    E vetmia menyre ne te cilen une do te tradhetoja kombin ishte po te hiqja dore nga besimi im ne Zot. Ashtu si Gjergj Kastrioti, une dua te ngelem deri ne vdekje mik i virtytit e jo i fatit. Besa dhe tradita e lashte orthodhokse eshte ajo qe me ben mua shqiptar jo vetem ne emer e sa per sy e faqe, por pasardhes te denje te te pareve tane.

    "Se Zoti vete e tha me goje
    se kombet shuhen permbi dhe,
    por Shqiperia do te rroje,
    per te, per te luftojme ne."

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-12-2008 më 04:26
     
  8. Maska e Alienated

    Alienated said:
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Një çështje që duhet diskutuar dhe mendimet e çdo anëtari janë të mirëpritura në këtë temë. Që nga titulli i temës kuptohet se ku qëndron pyetja për ju anëtarë të forumit, të cilit mendim ose qëndrim jeni?

    Do të linit kombësin tuaj vetëm e vetëm për tu bashkuar me të ashtuquajturit "vëllezerit" tuaj besimtar? Pa marrë parasyshë besimin që keni kjo pyetje është e përgjithshme për të gjithë besimtarët, sikur të vij koha dhe të vendosje për besimin dhe kombin, do e bënit një gjë të tillë që kombin tuaj të "tradhëtonit" në njëfar mënyre për tu bashkangjitur me "vëllezërit" tuaj besimtar, për një x qëllim të caktuar?

    ps. Ju lutem që tema të mos kaloj në ofendime të ndryshme siç kalojnë edhe shumica e temave, debatoni ashtu siç i ngjan njeriut e mos ofendoni ashtu siç i ngjan kafshës, për ata që do të shkelin regullat do të meren edhe masat e duhura.

    Debat të këndshëm dhe njëher pa ofendime!


    Rapsoul
    Fillimisht te pergezoj per qasjen serioze qe ke patur ne paraqitjen e ketij problemi shume interesant, dhe uroj qe gjithe ata qe shkruajne ne kete teme t'i japin po nje trajtim serioz dhe nje shtjellim te vemendshem.

    Kombi dhe besimi jane dy gjera te ndara. Ne si shqiptare kemi tre besime te ndryshme: myslimane, katolike dhe orthodhokse. Kemi poashtu dhe grupe njerezish qe nuk besojne, ose nga ata qe besojne vetem ne Zot por nuk kane nje religjion te caktuar.

    Per mua, perpara VATANI me pas IMANI. I bashkohem kesaj thenie te dale nga nje patriot i madh, Mulla nga Gjilani, i cili ka luftuar kunder serbeve per vite te tera.

    Vellezerit e mi jane shqiptaret. Ata te nje gjaku si une.

    Ata qe mendojne si une dhe qe besojne si une jane miqte e mi.

    Armiq me jane te gjithe ata qe me kercenojne vellezerit dhe miqte.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve
     
  9. albprofiler said:
    Citim Postuar më parë nga zari Lexo Postimin
    Se kuptova kte une ti shoku, clidhje ka okupuesi me besimin fetar, apo ishte thjesht nje cheap shot kundrejt myslimanve ne lidhje me turkun?
    Nuk po du me ja ndrru drejtimin temes se edhe temen e bejn krejt lemsh tani , ti e din se si veprohet ktu nganjeher.
    Te gjithe patriotet tane qe kane luftuar kunder osmanlive nuk ju kane dhene cheap shot aspak por ju kane dhene aç sa kane mundur dhe aç sa e kane merituar.
    Nuk po bej politike por po e them ate çka mendoj se eshte me e drejta . Ne Shqiptaret kemi luftuar me lloj lloj popujsh qe kane pas fe te ndryshme ndoshta ma mire te them kane qene hipokrita fetar se besimtart e vertet te vertet nuk kane qene ata qe kane dasht te na roberojn. Jo nje here por me qindra here perandorite e ndryshme boterore , popujt e ndryshem e kane perdorur fene Zotin per qelime te tyre qe shume pak kane qene humane e lere me fetare.
    Mos te dalim nga tema se menjeher ja nisin disa jo greku ,jo arabi , jo shkavi ,jo turku
    SE KENDUAM "LET IT BE"
     
  10. Natyral said:
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Një çështje që duhet diskutuar dhe mendimet e çdo anëtari janë të mirëpritura në këtë temë. Që nga titulli i temës kuptohet se ku qëndron pyetja për ju anëtarë të forumit, të cilit mendim ose qëndrim jeni?

    Do të linit kombësin tuaj vetëm e vetëm për tu bashkuar me të ashtuquajturit "vëllezerit" tuaj besimtar? Pa marrë parasyshë besimin që keni kjo pyetje është e përgjithshme për të gjithë besimtarët, sikur të vij koha dhe të vendosje për besimin dhe kombin, do e bënit një gjë të tillë që kombin tuaj të "tradhëtonit" në njëfar mënyre për tu bashkangjitur me "vëllezërit" tuaj besimtar, për një x qëllim të caktuar?

    ps. Ju lutem që tema të mos kaloj në ofendime të ndryshme siç kalojnë edhe shumica e temave, debatoni ashtu siç i ngjan njeriut e mos ofendoni ashtu siç i ngjan kafshës, për ata që do të shkelin regullat do të meren edhe masat e duhura.

    Debat të këndshëm dhe njëher pa ofendime!


    Rapsoul

    Per mua me besim islam personalisht eshte Kombi mbi te gjitha, sa i perket religjoneve secili nga ne mund ta nderroj ate ne cdo fillim apo mbarim te javes