Albasoul
President
Posts: 1392
(3/14/02 1:13:21 am)
Reply
Community Supporter
A e ka Iraku rradhen pas Afganistanit?
--------------------------------------------------------------------------------
Ne media, ne levizjet e administrates amerikane po shikohet nje pergatitje terreni per nje ofensive te re ushtarake kundrejt Irakut, nen kuadrin e luftes kunder terrorizmit.
Si mendoni ju, a eshte i drejte ky qendrim?
A do ta ndermare administrata amerikane nje hap te tille?
A do te gjeje kjo inisiative mbeshtetjen e vendeve aleate?
Po rajoni i Lindjes se Mesme si do te reagoje mendoni ju?
Cila duhet te jete politika e drejte qe duhet te ndiqet ndaj Irakut?
ILovePejaa
Moderator
Posts: 266
(3/14/02 12:15:57 pm)
Reply Re: A e ka Iraku rradhen pas Afganistanit?
--------------------------------------------------------------------------------
U.S.A duhet patjeter qe te shkatroj ato vende jo demokratike dhe qe prodhojne arme te shkatrimit ne mase.
Administrata Amerikane qdo dite eshte duke marre hapa drejt nje lufte ne Irake, qka shpresoj qe do te kore fitore, ne kanalin Channel 1 te Los Angelos-it kam pare keto dite nje emision mbi armet e shkatrimit ne mase. Pentagoni eshte urdheruare te pergadise arme me madhesi te vogel te shkatrimit ne mase. Neqofse e sulmon Kina Tajwanin, U.S eshte gjendje ta mbroje dhe ne analizen e gazetarit thuhet se bota po shkon ne drejtim te luftes se III boterore
Inciativa e vendeve aleate ka filluare te zbehet por U.S se bashku me Britanin e madhe jane ne gjendje te marrin masa dhe te shkatrojne ato arme ne Irak.
Konflikti i botes arabe me U.S eshte vetem per nje arsyje: kjo eshte Izraeli. Kur te kemi paqe ne lindjen e mesme atehere e gjithe bota ne nje form do te jete ne paqe.
freedom end
Anetar i respektuar
Posts: 62
(3/15/02 1:42:24 am)
Reply nuk eshte kaq e lehte
--------------------------------------------------------------------------------
Edhe une jam ne USa dhe po ndjek nga afer se cfare po ndosh ne lidhje me Irakuan.
Jam skeptik sepse kjo do te shkaterronte aleancen kunder terrorit.
Nje sulm mbi irakun tani nuk do kishte bekimin e ONU dhe kjo do te thote qe amerika do shkoje ne lufte e vetme.
Edhe parlamenti anglez ja kishte bere te qarte Blerit qe nuk do lejoj ushtrine e vet te luftoje ne Irak pa nje rezolute te ONU ne nje kohe qe anglia cilesohet si aleati me i fuqishem.
Amerika Sadamin e kishte nje here ne dore dhe e fali.
ReEdD
Administrator
Posts: 963
(3/16/02 12:15:14 am)
Reply Re: nuk eshte kaq e lehte
--------------------------------------------------------------------------------
Cdo tolerim i sotem do te jete me pasoja ne te ardhmen. Ashtu sic pati pasoja teper te medha per Ameriken dhe tere boten atentatet e 11 shtatorit te cilat erdhen si pasoje e politikes liberale dhe te verber te Klintonit, ashtu kane per patur pasoja ndofta akoma me te medha 11 shtatoret e ardhshem.
Te keqes dhe terrorit i duhet prere frymemarrja qe ne gjeneze, pasi me vone kur fuqizohet do te jete teper e veshtire, ashtu sic eshte tani ne keto momente ku bota duket sikur ka hyre ne nje lufte tjeter boterore.
peshk
Deputet
Posts: 130
(3/16/02 7:56:24 am)
Reply Re: nuk eshte kaq e lehte
--------------------------------------------------------------------------------
Cilat jane keto pasoja, mungesa e dritave dhe ujit ne Tirane, apo te tjera, s'e une si di.
Pastaj ē'fare quhet terrorizem, a eshte hakmarja e tille, dhe a mund te zhduket ajo.
Per kete amerikes do ti duhej te formonte njeriun e ri, gjithmone te qeshur dhe te vetkenaqur, qe rropatet pa u ankuar dhe renkuar, mnjf te lumtur.
A thua lufta ne Irak ose gjetke te sherbeje per kete.
A nuk eshte me e arsyeshme, qe kjo te arrihet nepermjet shkences, kllonimit human psh, bile mendoj qe ne kete menyre njeriu mund te behet jo vetem i lumtur por edhe i pavdekshem, neqofte se kllonohet me Zotin, psh.
pasi ta kemi arritur kete stad, atehere mund te luftojme lirisht me njeri-tjetrin, pa pasur frike nga humbjet ne njeres.
Keshtu te pakten do e perligjnim luften me burreri, ate qe sot s'po shihet gjekund.
amadeos001
Anetar i respektuar
Posts: 99
(3/19/02 12:57:12 pm)
Reply lufte apo paqe
--------------------------------------------------------------------------------
Sigurisht qe Iraku eshte shenjestra e rradhes , perjashto ndonje goditje te shpejte ne Somali.
Kuptohet qe pas luftes te Gjirit Persik , amerikanet menduan se Sadami do rrezohej automatikisht nga polpulli i vet, por nuk ndodhi ashtu.
Tashme i biri po perpiqet te rregulloje perfundimisht gabimin qe beri babai Bush.
Zv. pres. Cheney po vazhdon" tour"- in e tij per te fituar mbeshtetjen shteteve perqark Irakut. Por deri tani pervec Izraelit, vendet e tjera jane pergjithesisht kunder. Kjo per shkak te ndjenjave nder-islamike e antiamerikane qe po rriten ne rajon.
Edhe Turqia i tha Jo Amerikes , por Amerika i kujtoi asaj ndihmat e medha ekonomike qe i ka dhene dhe po i jep ekonomise se traumatizuar turke dhe kur te vije koha e luftes ndoshta Turqia do jete baza me e forte e "Desert storm 2".
Turqia ka humbur miliarda nga sanksionet mbi Irakun, pasi Iraku eshte shteti me te cilin ajo kish shkembime tregtare te medha. Tjeter problem eshte frika e kurdeve.
Vete iraku ka disa milione kurde dhe nqs Sadami rrezohet atehere ekziston mundesia qe keta kurde irakiane tu bashkohen kurdeve te Turqise dhe te kerkojne shtetin e tyre Kurdistan.
Gjithashtu rrezik jane edhe minoriteti i besimit shiit ne Irakun jugor, te cilet jane perkrahur vazhdimisht nga Irani.
Pra vendet perreth Irakut i druhen SHPERBERJES se shtetit irakian pasi( ashtu si ne Turqi), edhe ketu USHTRIA eshte ajo qe e mban vendin te bashkuar dhe nuk shihet asnje force opozitare qe te jete ne gjendje te marre pushtetin kur te rrezohet Sadami.
Po ashtu me kete eshte i lidhur edhe problemi i refugjateve te shumte qe do dynden ne keto shtete kufitare duke rritur friken edhe te trazirave e perleshjeve etnike e fetare.
Po ashtu Iraku zoteron edhe arme baktereologj. e kimike dhe shtetet perreth druhen se mund te goditen gjithashtu nqs perkrahin sulmin e Amerikes.
Sadami po pergatitet per kete sulm dhe ka shume raketa te tipit " Skud" , te cilat tani i ka montuar dhe mund ti leshoje edhe nga kamione te kamufluar. Gjate luftes se gjirit ne '91 amerikanet nuk shkaterruan dot asnje nga bazat nga leshoheshin keto raketa.
I vetmi qe kerkon shkaterrimi e Irakut eshte Izraeli dhe kur te filloje kjo lufte Izraeli e di mire se do jete i pari qe do goditet nga Skudet e Sadamit. Pas Iranit, Iraku eshte armiku me i madh i izraeliteve dha ata duan ti japin fund ketij kercenimi. Vete Sharon ka pohuar se fundmi se nqs Izraeli do goditet atehere edhe ne do kunderpergjigjemi (nderkohe Izraeli ka edhe arme me mbushje berthamore , kimike - per te cilat Amerika nuk i thote gje pasi e ka aleat ).
Puna eshte se Iraku po perpiqet diplomatikisht te shmange kete sulm , duke biseduar edhe me perfaqsues te Kombeve te Bashkuara per lejimin e te derguarve qe do vezhgojne bazat e qendrat ushtarake.
Por fakti eshte se Sadami eshte ne listen e Bushit dhe me apo pa aletate ,Amerika do ta sulmoje ate .
Tashme analistet thone se Bushi nuk po shikon me mbeshtetjen nderkombetare, por ate qe i jep populli amerikan ( tani eshte reth 70 % ) dhe nqs populli e mbeshtet atehere do kete lufte.
Po shihet nje pune e ethshme e agjenturave amerikane per te gjetur sa me shume te dhena per aktivitetet e paligjshme apo terroriste te irakut , gjera te cilat do e perligjnin me shume nje sulm kunder Sadamit.
Deri tani nuk eshte gjetur ndonje prove se irakianet ishin te lidhur me ngjarjet e 11 shtatorit, megjithese u perfol per takimin e 1 agjenti irakian me 1 nga rrembyesit ne Gjermani.
Po ashtu sot CIA dha pa u futur ne detaje per lidhje te njerezve te Al-Kaidas me agjenturen e Sadamit, i cili megjithse nuk e ka pelqyer kete organiztae , flitet se po e perkrah ate mqs kane te njejtin armik te perbashket.
Po ashtu flitet edhe per nje grup ekstremistesh islamike qe veprojn ne veri te Irakut dhe qe kane lidhje si me al-kaidan , ashtu edhe me njerzit e Sadamit.
megjithate nuk i dihet , ne kete bote ku jetojme gjithcka eshte e mundur
---------
paqja qofte me ne
reflektim10
Deputet
Posts: 107
(3/20/02 9:38:45 am)
Reply Re: lufte apo paqe
--------------------------------------------------------------------------------
Amadeos, nuk besoj se Bushi plak beri gabim kur nuk e permbysi Sadamin para 10 vjetesh. Ai e percaktoi qarte objektivin, dmth clirimin e Kuvajtit prej Irakut dhe jo pushtimin e Irakut. Bushi plak u nis nga pervoja e hidhur e Vietnamit, ku amerikanet hyne me objektiva te paqarta dhe pastaj u zhyten thelle sa mezi gjeten menyren per te dale. Pra ne kete aspekt plani i Presidentit Bush funksionoi pothuajse perkryer.
Mbase mund te ishin perdorur mjete me te efektshme, per asfiksimin e Sadamit. Nejse ne kemi luksin t'i bejme keto supozime pas 11 vjetesh.
Aktualisht une mendoj se shantazhi ushtarak amerikan ende mund te jape efektet e duhura pa qene nevoja te shkohet ne sulm. Megjithate problemi qendron ne kompaktesine qe amerikanet po perpiqen te krijojne pas vetes, detyre kjo shume me e veshtire se ne kohen e Bushit plak.
Krijoni Kontakt