Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    Proud 2 b Albanian Maska e Linda-uk
    Anėtarėsuar
    10-08-2009
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    298
    une kam lexuar librin 'The Secret' ma rekomanduan me insistim, ne fillim isha shume skeptike drejt asaj ideje think positive, po fillova te beja prova me gjerat e vogla pak e nga pak duke u bazuar ne rekomandimet e librit, te them te drejten nuk jam bere milionere (akoma lol) po do ti qe me ka ndryshuar shume, per mua te arrij e te mos i mendoj gjerat negativisht si fillim eshte nje arritje e madhe, pasi negativitetin e kam te trasheguar nga im ate
    Do jua rekomandoja dhe juve ta lexonit, ka nje shtyse drejt pozitivitetit e te sjell pozitivitet me te vertete. vetem bejeni prove.
    Psh, tek puna ime i kemi vendet e parkimit te limituara, kush iken heret gjen parkim kush eshte vone duhet ta parkoje me leke ne rruge e plus ta levizesh nga nje rruge ne tjetren se vetem 3 ore lejohet, pastaj, une kur isha pak me vonese mendoja rruges nderkohe qe ikja per ne pune, (e kam 5 min larg me makine nga shpia)... ka vend parkimi sot per mua, ka vend parkimi sot per mua, dhe ditet qe i thoja vetes ka vend kishte, me habiste fati apo shanci qe kisha thjesht se po thoja ate fjali, ndoshta koicidence, po ndoshta jo... te mendosh pozitivisht eshte e rendesishme thone kta anglezet ktej.
    U cant judge a book by its cover but you can tell its price

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Kur mendon pozitivisht terheq energji pozitive !!!

    10 mėnyra si tė pėrdorni mendimin pozitiv pėr tė pėrmirėsuar jetėn

    Njerėzit pozitivė kanė mė shumė mundėsi tė arrijnė sukses nė jetė. Qė nga mendimi deri te pėrpjekjet e vazhdueshme, ja se si mund ta bindni veten pėr tė mos rėnė nė kthetrat e pesimizmit.

    Kėshilla pėr tė menduar pozitivisht i shoqėron njerėzit vazhdimisht gjatė jetės, por pėrtej sugjerimit, pėrse duhet qė njerėzit tė jenė optimistė? Si fillim, duhet tė dini se duke menduar pozitivisht, ju nuk mendoni negativisht, pra nuk jeni zemėrakė apo nė depresion. Kjo ėshtė njė arsye shumė e mirė nė vetvete.

    Kėrkimet tregojnė se ka pėrfitime reale dhe tė matshme qė vijnė nga kultivimi me vetėdije dhe ruajtja e pozitivitetit pėr jetėn. Optimistėt kanė mė pak sėmundje kardiovaskulare dhe jetėgjatėsi mė tė madhe. Pėr mė tepėr, kėrkuesit kanė zbuluar se shėndeti i pesimistėve pėrkeqėsohet mė shpejt me kalimin e moshės.

    Hulumtuesit nė Universitetin e Jeills dhe Kolorados zbuluan se pesimizmi ėshtė i lidhur me shkatėrrimin e pėrgjigjes imune ndaj tumoreve dhe infeksionit.

    Doktor Martin Seligman, themeluesi i Psikologjisė Pozitive, ka bėrė disa punė tė rėndėsishme pėr tė ilustruar se njerėzit pozitivė dhe optimistė kanė rrjete sociale mė tė thella dhe mė tė gjera, janė komunikues mė tė mirė dhe e marrin veten mė shpejt nga njė zhgėnjim.

    Pėr ta, ēdo eksperiencė ėshtė njė mėsim dhe njė arsye mė shumė pėr tė besuar nė tė ardhmen. Nė njė studim mbi shitjen, optimistėt shisnin 37 pėr qind mė tepėr sesa pesimistėt.

    Ja si mund ta nxisni pozitivitetin nė jetėn tuaj


    Mendoni sikur jeni tė suksesshėm

    Ideja qė suksesi nuk ju ėshtė provuar ende, mund t’ju bėjė tė hezitoni mė shumė nė rreziqet qė ndėrmerrni. Niseni ditėn me optimizėm dhe mendojeni veten sikur jeni nė prag tė njė suksesi shumė tė madh. Duke menduar qė njė jetė e suksesshme dhe e lavdishme, pa rreziqe ėshtė pėrpara jush, do tė nxiteni qė tė arrini gjithnjė e mė shumė gjėra nė jetė.

    Biznesmenė tė fuqishėm pohojnė se ka qenė optimizmi i tyre ai qė ėshtė pėrgjegjės pėr energjinė e tyre dhe pėr rrjedhojė, fitimet marramendėse. Fuqia e brendshme ju jep kontroll mbi ndjesitė tuaja tė brendshme dhe kėshtu do tė kaloni ēdo dėshtim nė pėrpjekje.

    Vazhdoni tė ecni pėrpara

    Mos i ndaloni pėrēapjet tuaja pėr tė arritur nė njė pikė tė caktuar vetėm se mund tė dėshtoni. Vazhdoni pa u ndalur nė rrugėn pėr tė ecur pėrpara, sepse shpesh suksesi ėshtė shumė pranė jush por nuk arrini ta shihni. Duke dėshtuar sa mė shpejt nė jetė, e keni mė tė mundur tė arrini suksese tė tjera nė vazhdimėsi. Nėse nuk dėshtoni, kjo tregon se nuk po sillni asnjė risi.

    Mendoni si mbret/mbretėreshė

    Mendojeni veten si sovran, i cili nuk ka frikė tė dėshtojė, por e sheh dėshtimin si njė hap tjetėr qė e afron mė tepėr me madhėshtinė. Duke krijuar njė ndjesi madhėshtie pėr veten do tė mund tė liroheni nga ēdo paragjykim pėr veten dhe pėr ėndrrat tuaja. Kėshtu do tė pranoni vendimet tuaja si mė tė mirat pėr ēastin kur i keni marrė.

    Mos e mundoni veten pėr tė parashikuar ēdo gjė qė sjell e ardhmja, jetės nuk mund t’i paraprish, por vetėm ta jetosh plotėsisht.

    Dėshtimi nuk ėshtė fundi, por njė fillim

    Pėr miliarderėt dėshtimi merret si njė pjesė e iniciativės krijuese qė ėshtė nė zemėr tė biznesit. Dėshtimi nuk ėshtė njė pikė vdekjeje, por njė pengesė qė duhet kapėrcyer. Por as suksesi nuk ėshtė mbėrritja juaj, ju duhet tė mendoni vazhdimisht se si ta pėrsosni veten.

    Rrėmbejeni shansin

    Mendimi optimist ėshtė shumė i nevojshėm nė rast tė mėdyshjes suaj pėr ēdo eksperiencė qė duhet tė ndėrmerrni nė tė ardhmen. Nėse nuk e rrėmbeni shansin, mos prisni qė t’ju ndodhin gjėra tė reja dhe entuziazmuese. Mundėsitė janė tė pafundme, kjo ėshtė diēka qė ju duhet ta kuptoni shumė mirė.

    “Bizneset janė pėr mua si autobusėt, nėse qėndron nė njė cep dhe nuk tė pėlqen se ku po shkon autobusi i parė, atėherė prisni pak dhe merrni njė tjetėr. Nuk ka fund pėr autobusėt dhe bizneset”, ka thėnė njė sipėrmarrės i suksesshėm amerikan.

    Gjeni kurajėn pėr tė vazhduar

    Optimizmi mund tė jetė diēka e natyrshme pėr disa. Tė tjerėt mund ta shohin si tė vėshtirė, por qė mund ta arrijnė pėrmes kultivimit. “Suksesi nuk ėshtė pėrfundimtar, dėshtimi nuk ėshtė fatal, kuraja ėshtė ajo qė ka rėndėsi pėr tė vazhduar pėrpara” – ka thėnė Ēėrēilli.

    Bėni gabimet “e duhura”

    Optimizmi dhe mendimi pozitiv janė motorė tė kurajės suaj. Nuk ka nevojė qė kuraja tė jetė heroike. Nė vend qė tė dėnoni veten pėr gabimet tuaja, provoni t’i shihni ato si gabimet e nevojshme pėr tė pėrparuar.

    Mos u ndalni

    “Ndonjėherė kur po zbuloni njė risi, ju bėni gabime. Ėshtė mė mirė t’i pranoni ato sė shpejti dhe tė pėrmirėsoni inovacionet tuaja”, ka thėnė Stiv Jobs. Ai arriti me sukses tė aplikonte filozofinė e tij tė suksesit nė punėn qė ka ndėrmarrė.

    Kini besim te puna

    Nėse punoni shumė, jini sa mė shumė optimistė qė gjėra tė mira do t’ju vijnė. Puna gjithnjė sjell frytet e saj herėt ose vonė, nuk keni pėrse tė mėrziteni nga ideja se puna po ju rėndon shumė. Nuk ėshtė e thėnė qė gjėrat tė bėjnė kuptim nė atė ēast, por nė tė ardhmen do tė mund tė kuptoni shumė mirė qėllimin.

    Kėrkoni ndihmė

    Njerėzit e suksesshėm besojnė nė njė botė mė tė mirė dhe bėjnė pėrpjekje qė tė kontribuojnė pėr kėtė gjė. Duke bashkėpunuar me tė tjerėt, do tė shtoni mė tepėr gjasat e suksesit, sepse pėrpjekjet nė vetvete do tė jenė tė dyfishta.(shqip)


    (er.nu/BalkanWeb)

    https://www.balkanweb.com/10-menyra-...iresuar-jeten/

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Jetmiraaa
    Anėtarėsuar
    03-11-2023
    Vendndodhja
    Tokė
    Postime
    669

    Pėr: Kur mendon pozitivisht terheq energji pozitive !!!

    Unė e kam provuar sa herė mendoj pėr diēka pozitive,e tėrheq.
    Ligji i tėrheqjes funksionon.
    Ama duhet tė keni kujdes nga mendimet e juaja.
    Pasi nėse tėrhiqni mendimet pozitive,do tė jeni nė gjendje tė tėrhiqni edhe ato negativet.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Fillon Kreshma e Madhe
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 28-02-2023, 01:24
  2. Ngrohja Globale
    Nga BvizioN nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 184
    Postimi i Fundit: 26-08-2013, 12:03
  3. Berisha bėn publike ndryshimet nė kabinetin e tij qeverisės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  4. Mendime per Byrone 97-tshe..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-11-2006, 08:40
  5. Ē'thua moj...!?
    Nga Davius nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 07-09-2005, 16:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •