Close
Faqja 18 prej 22 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 360 prej 429
  1. #341
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    MOS NDRYSHO!

    Për shumë kohë kam qenë një njeri nevrotik.
    Isha plot ankth, i ligështuar dhe egoist.
    E the gjithë vazhdonin të më thoshin se duhej të ndryshoja.
    E të gjithë vazhdonin të më thoshin sa isha nevrotik.
    Dhe unë fyhesha nga fjalët e tyre, por isha dakord me ta,
    dhe doja të ndryshoja, por asnjë ndryshim nuk arrita,
    megjithëse mundohesha me të gjitha forcat e mia.
    Ajo që më shkaktonte më shumë dhimbje,
    ishte fakti që edhe miku im më i dashur
    vazhdimisht me përkujtonte se isha nevrotik.

    Edhe ai më thoshte gjithmonë se duhej të bëja gjithçka
    që ishte e mundur për një ndryshim.
    Unë isha dakord edhe me të dhe nuk isha fare i zemëruar me të.
    Ndihesha në praninë e tij krejtësisht i pafuqishëm dhe i paguximshëm.
    Pastaj një ditë ai më tha: “Mos ndrysho; rri si je.
    Nuk ka rendësi që të ndryshosh apo jo. Unë të dua ashtu siç je;
    Nuk mund të bëj asgjë pa ty, nuk mund të mos dua!"

    Ato fjalë qenë si një muzikë e mrekullueshme për veshët e mia:
    “Mos ndrysho! Mos ndrysho! Mos ndrysho!...Unë të dua siç je!”
    Dhe u qetësova! Dhe u ndjeva i gjallë.
    Dhe, gjëja më e çuditshme, ndryshova!

    Tani e di mirë se nuk kisha mundësi të ndryshoja me të vërtetë,
    nëse nuk do të kisha gjetur dike që do të më kishte dashur,
    edhe nëse nuk do të kisha ndryshuar.

    E Ti po më do kështu, o Hyji im?!

  2. #342
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    DEMI I EGËRSUAR.

    Një herë mësuesi ishte i zhytur në lutje,
    dhe nxënësit e tij u afruan dhe i pyetën:
    “Zotëri, na mëso të lutemi”. Dhe ja çfarë tha...
    Një ditë dy burra kalonin nëpër një fushë
    kur panë një dem të egërsuar. Menjëherë filluan të vrapojnë,
    në drejtim të rrethimit më të afërt, të ndjekur nga kafsha.
    Por e kuptuan sa më shpejt se nuk kishte shpëtim për ta.
    Atëherë një prej tyre bërtiti më të madhe ndaj tjetrit:
    “S’kemi ç’të bëjmë më! Asgjë nuk mund të na shpëtojë!
    Sa më shpejt, thuaj një lutje”.
    Dhe tjetri në kthim: “Kurrë nuk jam lutur në jetën time
    dhe nuk di lutje të përshtatshme për një situatë të tillë”.
    “S’ka gjë! Demi është duke na goditur: të gjitha lutje mund të shkojnë mirë!”
    Dakord, do të them lutjen që recitonte babai im përpara drekës:
    Të falënderojmë, o Zot, për ushqim që jemi duke marrë!”

  3. #343
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    ZJARRI.

    Gjashtë veta, rastësisht u gjinden në errësirë
    në një natë të akullt, në një ishull të pabanuar.
    Secili prej tyre shtrëngonte në duart e veta një copë druri.
    Nuk kishte dru tjetër në atë ishull, të zhytur në mjegullën e detit.
    Në qendër një zjarr i vogël fikej dalë-ngadalë
    për mungesë të lëndës djegëse.
    Ftohti bëhej gjithmonë e më shumë i padurueshëm.

    Vetja e parë ishte një grua,
    por dridhja e flakës e ndriçoi fytyrën e një emigranti të zi.
    Gruaja e pa. Shtrëngoi grushtin e vet përreth drurit
    që e kishte në dorë duke menduar:
    “Pse do ta harxhoj drurin tim për ta ngrohur një përtac
    që erdhi këtu për të vjedhur bukë dhe punë?”

    Burri që ishte afër asaj gruaje,
    e pa një njeri që nuk ishte anëtar i partisë së tij.
    Kurrë në jetë nuk do ta kishte shkapërderdhur drurin e vet
    për një kundërshtar politik.

    Vetja e tretë ishte veshur shumë keq.
    Ai u mbështoll edhe më shumë
    me kapotën e vet të lyer dhe të zhyer,
    duke e fshehur në të drurin e vet.
    Ai që ulej afër tij ishte me siguri shumë i pasur.
    Dhe mendonte: “Pse duhet ta harxhoj drurin tim për një pasanik përtac?”.

    Pasaniku ulej atje duke menduar për pasurinë e vet,
    për villet e veta, për katër veturat e veta dhe
    për llogarinë bankare me të vërtetë të pasur.
    Bateritë e celularit ishin të shkarkuara.
    Duhej ta ruante drurin e vet me çdo kusht
    për ta mos harxhuar për këta njërës dembel dhe të paaftë.

    Fytyra e zeza të emigrantit shprehte një dëshirë hakmarrjeje
    në dritën e dobët të zjarrit tashmë të fikur.
    Ai e shtrëngonte me të gjitha forcat e veta drurin e vet.
    E dinte mirë se të gjithë ata të bardhët e përbuznin.
    Nuk do ta kishte vënë kurrë drurin e vet në gacë të zjarrit.
    Kishte ardhur me në fund ora e hakmarrjes.

    Anëtari i fundit i atij grupi të mjerë
    ishte një njeri koprrac dhe plot parashikimesh.
    Nuk bënte asgjë pa fitime.
    “Të japësh vetëm atij që të jep”
    ishte motoja e tij e preferuar.
    “Do të ma paguajnë shtrenjtë këtë copë druri”, mendonte ai.

    I gjetën kështu,
    me drunjtë e veta shtrënguar në duart e veta,
    të palëvizshëm në vdekje nga ngrirja.
    Nuk kishin vdekur për ftohtin nga jashtë,
    kishin vdekur për ftohtin e brendshëm.



    Ndoshta edhe në familjen tënde,
    në bashkësinë tënde,
    përballë teje ka një zjarr që fiket.
    Sigurisht ti e shtrëngon një copë druri
    në duart e veta.
    Çfarë do të bësh me atë dru?

  4. #344
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    BUJKU I VJETËR.

    Një bujk i vjetër kishte një kalë të vjetër
    që i shërbente për ta lëvruar tokën.
    Një ditë kali iku, në një vend kodrinor.
    Miqve të tij, që vinin për ta ngushëlluar për fatkeqësinë,
    ky ua jepte këtë përgjigje: “Fatkeqësi? Fat i mirë? Kush e di?”.
    Pas një javë kali u kthye,
    duke marrë me vete nga kodrat
    një kope kuajsh të egër,
    dhe këtë herë fqinjët
    e përgëzuan fshatarin për fatin e tij.
    Por përgjigjia qe: ““Fatkeqësi? Fat i mirë? Kush e di?”.
    Pastaj ndodhi që djali i tij,
    duke kërkuar që ta shtrojë një prej atyre kuajve të egër,
    u rrëzua dhe e ktheu një këmbë në një mënyrë të rëndë.
    Të gjithë menduan se kjo gjë ishte me të vërtetë një fatkeqësi e madhe.
    Por bujku nuk mendonte kështu
    dhe reagimi i tij i vetëm qe: “Fatkeqësi? Fat i mirë? Kush e di?”.
    Disa javë pas kësaj gjëje,
    ushtria hyri në fshatin
    duke vendosur për të gjithë të rinjtë të aftë
    shërbimin ushtarak të detyruar.
    Por kur e panë djalin e fshatarit me këmbën e thyer,
    e lanë në paqe. Kjo qe një “fatkeqësi? Një fat i mirë? Kush e di?”.


  5. #345
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    THELBËSORJA NË JETË.

    Një ditë një fëmijë sforcohej për të ngritur një gurë të madh’
    Por nuk mundte ta lëvizte.
    Babai i tij, që e shikonte, i tha më në fund:
    “A je i sigurt që je duke e përdorur të gjitha forcat e tua?”
    “Po!” bërtiti fëmija.
    “Nuk është e vërtetë, nuk e kërkove ndihmën time!”

  6. #346
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Mbreti dhe Fshatari Plak

    Një herë mbreti Matia,
    ndërsa kishte dalë për
    të parë se si rronte populli i tij i varfër,
    takoi një fshatar plak.
    Mbreti kishte me vete tërë oborrin:
    të gjithë zotërinj të fuqishëm.
    Mbreti përshëndeti plakun:
    -Nderim për ty, o plak!
    -Nderim gruas sime.
    -Sa lek fiton ?
    -Gjashtë lek, madhëri.
    -Sa vetë jeni ?
    -Dy.
    -Ç’i bën katër të tjerët ?
    -I hedh poshtë.
    Mbreti vazhdon ta pyesë :
    -Dhe kur të bëhen tridhjetë e dy ?
    -Tashmë janë vetëm dymbëdhjetë.
    -Dhe cjapi mundet të përtypë?
    -Patjetër, madhëri.
    -Mirë, plak,- tha mbreti,- zoti të bekoftë. -
    Kuptimin e bisedës sonë nuk duhet t’ia tregosh askujt,
    përderisa të mos shohësh përsëri fytyrën time.
    Dhe duke vazhduar të ecë u kthye drejt shpurës që e shoqëronte :
    -Atëherë zotërinj, cili është në gjendje të më shpjegojë
    ç’bisedova me plakun, do t’i fal një tokë të madhe.
    Zotërinjtë donin të zbulonin kuptimin,
    por të gjithë që provuan nuk mundën dot.
    Kështu që u kthyen te plaku dhe filluan ta pyesnin. Por ai u tha :
    -A nuk dëgjuat që mbreti tha se nuk mund të them asgjë, deri sa të mos e shoh prapë?
    Por ata këmbëngulën dhe, për ta bindur, i premtuan se do ta shpërblenin mirë.
    -Mirë, -tha plaku,- më jepni dhjetë monedha të arta.
    -Atëherë përse i the mbretit “nderim gruas sime?”.
    -Sepse gruaja më lan teshat dhe teshat e lara tregojnë nderim.
    -Vërtetë, -thanë zotërinjtë, -po përse i hedh poshtë lekët?
    -Do t’jua them për dhjetë monedha ari.
    Pasi i dhanë lekët, u përgjigj:- Sepse me dy rroj unë, katër ia jap tim biri, njësoj sikur t’i hedh poshtë.
    -Dhe tridhjetë e dy, si ka mundësi të bëjnë dymbëdhjetë?
    -Ua them për dhjetë monedha ari.
    I dhanë dhjetë monedha të tjera.
    -Sepse kur isha i ri kisha tridhjetë e dy dhëmbë, kurse tani vetëm dymbëdhjetë.
    -Pa shiko, as që e kishim menduar,- thanë zotërinjtë.- Po atëherë, cjapi si ia bën që përtypet?
    -Ua them për dhjetë monedha ari.
    Pasi i mori edhe ato, tha:
    -Në këtë mënyrë si po përtyp paratë tuaja.
    U turpëruan zotërinjtë dhe të zemëruar i thanë plakut :
    -Prit kur t’i themi mbretit që na i tregove të gjitha, pa e parë prapë atë!
    -Si nuk e kam parë prapë?
    Ja ku është, në të gjitha këto monedha ari është fytyra e tij.
    Ai pikërisht për këtë nguli këmbë, të mos jua tregoja, deri sa të më paguanit mirë.
    Atëherë zotërinjtë nuk dinin ç’të thoshnin më, e lanë plakun dhe shkuan të arrinin mbretin.


  7. #347
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    JOAKIM MURAT.

    Kur u bë mbreti i Napolit,
    gjëra e parë që bëri Joakim Murat,
    qe vizita e burgut.
    Për të festuar ndodhinë
    u vendos që mbreti
    do ta kishte falur dhe liruar një të dënuar.
    Por kush?
    Mbreti i ri foli me shumë të burgosurit
    që të gjithë deklaroheshin të pafajshëm.
    Të gjithë, përveç vetëm një.
    “Madhëria Juaj, unë jam fajtor, -tha -.
    dhe është e drejtë që të kryej dënimin e merituar”.
    “Kriminel i keq! – tha mbreti – është një gjë shumë e keqe
    që ti të jesh me këta njërëz të mirë.
    Ka rrezik që t’i korruptosh të gjithë!
    Shpejt! Shko jashtë!”
    Dhe ia fali dënimin.

  8. #348
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    KOPRRACIA.

    Një koprrac, duke dëgjuar se kishte një njeri më koprrac se ai,
    shkoi në shtëpinë e tij me qellim që të bëhet nxënësi e tij.
    Sipas zakoneve, ai duhej t’ia bënte një dhuratë mësuesit;
    prandaj ia çoi një shishe plot me ujë në të cilën kishte
    vënë një copë karton të prerë në formë të një peshku.
    Koprraci i madh nuk ishte në shtëpi, dhe nusja e tij
    e pranoi nxënësin.
    “Ja një peshk, dhuratë e përvuajtur e nxënësit të ri” tha mysafiri.
    Nusja e koprracit mori peshkun, duke e falënderuar,
    dhe ia ofroi një filxhan çaji të zbrazët, duke e ftuar atë që ta pijë çajin.
    Kur ai e pati pirë çajin, nusja e koprracit i vizatoi dy unazë në ajrin
    dhe e ftoi ta marrë një ëmbëlsirë.
    Pikërisht në këtë çast hyri në shtëpi koprraci i madh,
    dhe, duke parë se nusja vizatonte dy unazë,
    bërtiti i zemëruar: “Çfarë janë këta harxhime? Dy ëmbëlsira?
    Mund të mjaftonte një gjysmë unaze!

  9. #349
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    SI NË NJË PASQYRË.

    Një ditë, në mbrëmje, një fshatar u ul te dera e shtëpisë së tij
    për të shijuar freskun e mbrëmjes.
    Afër shtëpisë së tij kishte një rrugë që shkonte në një fshat.
    Një burrë, që kalonte për këtë vend, e pa fshatarin dhe mendoi:
    “Ky njeri është sigurisht një përtac, një dembel: nuk punon
    dhe e kalon gjithë ditë i ulur në prag të shtëpisë...”
    Pas disa minuta kaloi edhe një tjetër. Ky mendoi:
    “Ky njeri është një donzhuan. Rri i ulur atje për t’i parë vajzat
    që kalojnë dhe ndoshta për t’i bezdisur”.
    Më në fund një i huaj që shkonte në fshatin, tha me veten:
    ‘Ky njeri është sigurisht një punëtor i madh.
    Punoi me mund gjithë ditën dhe tani shijon pak qetësi pas punës së rëndë”.
    Me të vërtetë ne nuk mund ta dimë shumë gjëra mbi fshatarin
    që ishte i ulur në prag të shtëpisë së tij...
    Por mund të themi shumë gjëra për ata njërës
    që kaluan në këtë rrugë duke shkuar në fshatin:
    i pari ishte një njeri dembel i lindur,
    i dyti nuk ishte një njeri i mirë, ishte një plot vese,
    i treti ishte një punëtor i madh.

    Gjithçka thua, flet për ty; pikërisht kur ti flet për të tjerët (Paul Valery).

  10. #350
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    QIELLI NË NJË DHOMË.

    Në shtëpinë time ka dy dhoma, dy krevate, një dritare e vogël dhe një mace e bardhë.
    Në shtëpinë time hamë bukë vetëm në mbrëmje
    kur babai im kthehet në shtëpi me çantën plotë me bukë dhe me peshk të thatë.
    Në shtëpinë tonë jemi të gjithë të varfër, por babai im i ka sytë bojëqielli,
    nëna ime i ka sytë bojëqielli, vëllai im i ka sytë bojëqielli, edhe unë i kam sytë bojëqielli,
    edhe macja i ka sytë bojëqielli.
    Kur jemi të gjithë të ulur për darkë – në shtëpinë tonë duket që është qielli.

    Një vajzë 8 vjeçare nga S. Jose (Kostarika)

  11. #351
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    KUSH JE TI?

    Një fëmijë që quhej Riccardo, e pyeti nënën e vet:
    “Kush jam unë?”
    “Ti je djali im, u përgjigj nëna.
    Riccardi shkoi te gjyshja dhe e pyeti:
    “Kush jam unë?”
    “Ti je nipi im, u përgjigj ajo.
    Dhe Riccardo shkoi te vëllai dhe e pyeti:
    “Kush jam unë?”
    “Ti je vëllai im”.
    “Shumë mirë, mendoi Riccardo, unë jam tri gjëra: Djali, nipi dhe vëllai.
    Tani dua ta pyes portieren”
    “Ti je një banues e pallatit”, i tha.
    “Jam tashmë katër gjëra: djali, nipi, vëllai dhe banues. Dhe është vetëm ora dhjetë e mëngjesit.
    Në mbrëmje sa gjëra do të jem?”
    E mori një biçikletë dhe shkoi ta bëjë një gjiro nëpër qytet. Një polic rrugor i tha se ai ishte një çiklist.
    Pastaj ai shkoi të blejë një gazetë te një kioskë
    dhe gazetashitës i tha se ishte një klient. U takua me mësuesen e vet dhe ajo i tha se ai ishte një nxënës.
    Djali, nipi, vëllai, banues në një pallat, çiklist, klient dhe nxënës. Dhe janë shtatë gjëra!
    Në orët e para të pasdites ai lexoi gazetën e vet, dhe u bë një lexues;
    luajti me top dhe qe një futbollist, shikoi televizionin, dhe qe një telespektator.
    Pastaj e pyeti nusen e vëllait:
    “Kush jam unë?”
    “Ti je kunati im. Dhe je edhe xhaxhai i djalit tonë”
    “Nuk dua të humb llogari, mendoi Riccardo,
    Djali, nipi, vëllai, banues te një pallat, çiklist, klient nxënës,
    lexues, futbollist, telespektator, kunati, xhaxhai...dhe janë dymbëdhjetë.
    Para se të perëndonte dielli, shumë njërës i pyeti:
    “Kush jam unë?”
    “Je një çapkën, një kureshtar, një i mërzitshëm, një fëmijë” qenë përgjigjet.
    Dhe ishin 16 gjëra. Riccardo shkoi të flejë gjumë i kënaqur.
    Të nesërmen në mëngjes nëna e zgjoi nga gjumi duke thënë:
    “Çohu, gjumash, është e diela, dhe shkojmë të bëjmë një ekskursion’.
    “Shtatëmbëdhjetë me “gjumash”, u përgjigj Riccardo,
    dhe nëse shkoj për një ekskursion, jam një ekskursionist
    dhe janë tetëmbëdhjetë gjëra.
    Tetëmbëdhjetë veta në një njeri.
    A jam apo nuk jam një njeri i rëndësishëm, me vlerë?
    Dhe kishte drejtë, sepse çdo person që jeton në këtë botë,
    është i rëndësishëm, me vlerë!

  12. #352
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    FARSA E JETËS.

    Një ditë në një teatër
    Prapaskena mori zjarr.
    Aktori komik doli në paraskenë
    Për të njoftuar spektatorët.
    Ata menduan që ai po luante kështu
    Rolin e vet me shumë shpirt
    Dhe e duartrokitën me entuziazëm.
    Ai vazhdoi duke i njoftuar për rrezikun,
    Por u shumëfishuan të qeshurat.
    Kështu, mendoi ai, do të zhduket bota:
    Në gëzimin e përgjithshëm të njerëzve të mirë,
    Që do të besojnë në një farsë.

  13. #353
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    DRITA.

    "Cilat dritat ishin të ndezur në kishë?" një katekiste i pyeti fëmijët.
    "Llambadarët",
    "Qirinjtë",
    "Drita e kuqe e tabernakullit",
    "Dritaret".
    Fëmijët heshtën.
    "Diçka tjetër?", Pyeti përsëri mësuesja e katekizmit.
    Një fëmijë ngriti dorën dhe tha: "Sytë e njerëzve!"

    Pse e harrojmë kaq shpesh atë dritë që është brenda nesh? Pse e lëmë të shuhet?
    "Kur isha i vogël natën, babai im gjithmonë linte dritën në tryezën time pranë shtratit".
    "Babai im ishte drita!"

  14. #354
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    LUTJE E PADOBISHME.


    Dy rabinë të mirë u takuan për një darkë së bashku.

    Ata ishin miq dhe flisnin për gjithçka,

    pastaj diskutuan gjithë natën vonë mbi ekzistencën e Zotit.


    Ata arritën në përfundimin se Zoti nuk ekzistonte.

    Pastaj ata shkuan të flinin ...

    Dita zbardhi dhe njëri nga të dy u zgjua dhe filloi të kërkonte mikun e tij në shtëpi, por ai nuk e gjeti atë.

    Ai doli ta kërkonte në kopsht dhe në fakt ai ishte atje, duke lexuar me zell lutjet e mëngjesit.

    I habitur e pyeti: “E po! Çfarë po bën?".

    "Ti e sheh vetë, unë lexoj lutjet e mëngjesit ...".

    Unë jam bëfasuar: ne diskutuam gjatë gjithë natës,

    Dhe konkluduam se Zoti nuk ekzistonte dhe ti tani je këtu duke thënë lutjet e Mëngjesit! "

    Tjetri thjesht u përgjigj:

    "Me vjen keq, por çfarë lidhje ka Zoti me këtë?".


    Ata që nuk dinë të luten, thonë lutje. Berlicche nga C.S.Lewis i sugjeron djallit të ri, nxënësit e tij
    këtë metodë për t'i bërë lutjet e njerëzve të padobishme:
    Ti duhet t'i inkurajosh ata që të kujtojnë ose të durojnë të kujtojnë natyrën
    të lutjeve të tyre të fëmijërisë, të ripërtëritur në mënyrë të papagalli"

  15. #355
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    ZOTI DHE ËMBËLSIRAT.


    Një nënë u kujdes të vinte bazat për jetën morale të fëmijës së saj,

    duke përfituar nga zhdukja e disa ëmbëlsirave të ruajtura në dollapin e dhomës së ndenjës.

    "A e di se kur vodhe tortën, Zoti ishte atje me ty, edhe pse unë nuk e pashë?"

    “Sigurisht, tha fëmija duke reaguar fuqishëm.

    Por ëmbëlsirat vazhdonin të zhdukeshin.

    Me durim nëna vazhdoi: "A e di se Zoti po të shihte në atë moment?"

    "Sigurisht"

    "Dhe çfarë mendon se të tha kur ti po viodhe tortën?"

    "Ai më tha: Këtu jemi vetëm ti dhe unë: merri dy".



    Fëmija kishte të drejtë.

    Zoti nuk ruan asgjë, madje as varrezat ku kaq shumë e kanë mërguar atë.

    Dhe duke pasur nevojë të zgjedhë midis ëmbëlsirave dhe mua,

    pa asnjë hije dyshimi, Zoti më zgjedh mua.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 26-01-2021 më 09:23

  16. #356
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    RRUGA MË E SHKURTËR PËR TEK ZOTI.


    Një djalë i ri e pyeti një vetmitar: "Më thuaj mënyrën më të shpejtë për të shkuar te Zoti".

    Duke buzëqeshur, vetmitari u përgjigj: "Ha një nga ato kërpudhat".

    I riu i befasuar bërtiti: "Por ata janë helmues".

    "Pikërisht! Tha vetmitari.


    Nuk ka rrugë më të shkurtër për tek Zoti.

    Duhet një jetë e tërë.

  17. #357
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    KARTËMONEDHA


    Konferencieri filloi ligjeratën e tij duke bërë

    të fluturojë një bankënotë të gjelbër prej 100 eurosh.

    "Kush e dëshiron këtë?" Pyeti ai.

    Shumë duar u ngritën, por konferencieri sqaroi:

    "Para se ta jap, duhet të bëj diçka".

    Ai e rrudhi kartëmonedhënme forcë, pastaj tha:

    "Kush e dëshiron akoma?"

    Duart u ngritën përsëri.

    Po sikur ta bëja këtë? "

    Ai e hodhi kartëmonedhën në mur dhe kur ajo ra në dysheme,

    ai e shkeli atë dhe ua tregoi të gjithëve:

    tani ishte e ndyrë dhe e katandisur keq.

    "Dikush ende e dëshiron atë?"

    Si zakonisht, duart u ngritën lart.

    Pavarësisht se sa keq u trajtua kartëmonedha,

    ajo nuk humbi asgjë nga vlera e saj.



    Shumë herë në jetë jemi të turpëruar,lënduar, nëpërkëmbur, keqtrajtuar dhe ofenduar ...

    Megjithatë, ne gjithmonë e mbajmë vlerën tonë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 28-01-2021 më 05:15

  18. #358
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    PAS KONCERTIT



    Një mbrëmje, pas një koncerti shumë të duartrokitur,

    Andres Segovia, i konsideruar kitaristi më i madh i të gjitha kohërave,

    u afrua nga një admirues i cili i tha:

    "Mjeshtër, unë do të jepja jetën time që të arrij të luaj kitarrën si ti".

    Andres Segovia e vështroi me vëmendje

    dhe i tha: "Ky është pikërisht çmimi që kam paguar unë".



    Për çdo qëllim që don të arrish,

    çmimi që duhet të pagosh, është i shtrenjtë.

    Talentet e shkëlqyera paguhen me jetën.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 29-01-2021 më 09:06

  19. #359
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    FRUTAT



    Një burrë që kërkonte mençurinë, vendosi të ngjitej në një mal ku Zoti shfaqej çdo dy vjet.

    Vitin e parë ai ushqeu veten me gjithçka t'i jepte toka,

    dhe pastaj nuk kishte asgjë më për të ngrënë dhe ai duhej të kthehej në qytet:


    "Zoti është i padrejtë!", tha ai, "ai nuk

    e kuptoi se unë kam qenë këtu gjatë gjithë kësaj kohe për të dëgjuar zërin e tij.

    Por tani jam i uritur dhe po largohem pa e dëgjuar atë! "

    Në atë moment iu shfaq një Engjëll:

    " Zoti do të donte shumë të fliste me ty. Gjithë vitin të ushqeu.

    Ai shpresonte që ti do të kishe siguruar jetën tënde për vitin e ardhshëm.

    Por gjatë gjithë kësaj kohe, çfarë ke mbjellur?

    Nëse një njeri nuk është i aftë të prodhojë fruta atje ku jeton,

    ai nuk është i gatshëm të flasë me Zotin ".



    "Unë jam 45 vjeç, nuk kam familje, as shtëpi, as punë.

    Unë u them të tjerëve se jetën e kaloj shkelqyeshme,

    por kjo nuk është e vërtetë. Çfarë po bëj këtu?"

  20. #360
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,405
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin


    FITIMI?


    Një studiues kinez ishte ftuar në Universitetin e Berlinit.

    Një koleg i tij gjerman e priste në daljen e aeroportit.

    Pas fjalëve të rastit, të dy u nisën drejt stacionit të autobuseve.

    Një autobus ishte gati për të shkuar.

    Profesori gjerman e mori kinezin për krah: "Eja, eja, shpejt!" ai bërtiti.

    Të dy filluan të vraponin dhe hynë në autobusin në sekondën e fundit.

    Në fakt, posa të ishin brenda, dyert u mbyllën dhe autobuzi u nis.

    Me një psherëtimë të madhe, gjermani shikoi orën e tij dhe tha:

    Le të falendërohet Zoti! I fituam 10 minuta.

    Kinezi e shikoi atë dhe me një buzëqeshje i tha:

    "Dhe çfarë të bëjmë me këto dhjetë minuta?".



    Nuk ka rëndësi aq shumë të jemi të zënë,

    por më tepër pse jemi të zënë.

    Bleta merr lavdërime; mushkonja goditet në çdo mënyrë!

Faqja 18 prej 22 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •