Close
Faqja 21 prej 22 FillimFillim ... 1119202122 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 420 prej 429
  1. #401
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Mosdija lidhur me Parajsë

    Tregohet se një herë motit jetonte një njeri, i cili ishte mjaft i devotshëm. Kishte një dëshirë shumë të zjarrtë për të ardhur sa më parë në parajsë.
    Pas shumë viteve vdiq dhe arriti në parajsë. Engjëlli e pranoj dhe e shoqëroj duke marrë për dore. Engjëlli ia tregon malet e mrekullueshme, fushën me lulet e llojllojshme, si dhe perëndimin e diellit, fëmijët e vegjël të cilët luajnë nëpër rrugë.
    Njeriu thotë: “Sa e mrekullueshëm është parajsa.” Engjëlli i përgjigjet: "Kjo nuk është qielli i vërtetë! Kjo është bota në të cilën ke jetuar, por kurrë nuk e ke shijuar as parë."

    Shëtitje në natyrë të lirë

    Ha, nëse ke uri,
    Flej, nëse ndien lodhje,
    Bisedo me lule,
    me pemë e kafshë.
    Kjo gjë është e mrekullueshme,
    dhe plotësisht falas!
    Fatin s’mund ta blesh,
    Dashuria është vetëm falas. (Phil Bosmans)

  2. #402
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Kam mësuar nga një tregim nga lashtësia, i shënuar nga Ciceroni, lidhur me Dionisin e Ri (397-343 para Krishtit) i cili jo vetëm se ishte një tiran në Sirakuzen greke me një pushtet absolut, por edhe me një jetë luksoze që të gjithë ia kishin lakmi dhe bashkëpunëtorin e tij Damokleun...

    Shpata e Damokleut

    Tregohet në një tregim i moçëm, për mbretin tiran Dionisin e Ri dhe oborrtarët që ishin ziliqarë me jetën luksoze dhe me pushtetin absolut.. Në një mënyrë dinake një bashkëpunëtor i mbretit i quajtur Damokle i drejtohet Dionisit: ”Ti je njeriu më fatlum në mesin e të gjithë njerëzimit!”
    Dionisi e dinte mirë se çdo mbretëri dhe pushtet janë pamje mashtruese, se në çdo anë kanosen rreziqet. Një ditë prej ditëve mbreti i ftoi oborrtarët, këshilltarët dhe njerëzit e lartë nga çdo krahinë, ku organizon një darkë solemne dhe shumë të pasur me ushqime dhe pije të llojllojshme, kurse në vendin e veçantë e vendosi Damokleun pikërisht në fronin e mbretit për ta shijuar për një moment pasurinë dhe pushtetin e pa kufizuar si edhe kënaqësinë mbretërore.
    Gjatë solemnitetit të gostisë mbretërore mbreti ia kthen vëmendjen që të shikojnë përpjetë për mbi kokë. Damokleu e shikon shpatën e varur për mbi kokën e tij, e cila ishte e lidhur në qimen e kalit e cila ishte në luhatje, që mund të këputet në çdo moment dhe mund t'i bie në kokë..
    Në këtë situatë Damokleun e rrëmbej frika dhe tmerri i madh që nuk mund të hante e as të pinte, edhe më pak ta shijojnë kënaqësinë që ja ofroi mbreti, por kënaqësia ju kthye në një ankth i ferrit.. Atëherë i afrohet mbreti Dionis dhe ja shpjegon, shpata e cila është e lidhur për qimen e kalit për mbi kokën e tij, është rreziku i çdo pushtetarit e çdo mbreti, për këtë duhet ta kuptoj çdonjeri se fati dhe kënaqësia mbretërore është vetëm një mashtrim.
    “Kuptoje se unë jetoj në këtë atmosferë në dukje e këndshme por jeta ime është plot sfida, frika dhe ankth i përhershëm” përfundoi Dionisi.

    Nga kjo është krijuar shprehja “Shpata e Damokleut” që ka domethënien:”rreziku i përhershëm që na kanoset”, “situata e rrezikshme”, “kërcënimet e përhershme” etj, por ne mund të themi se kjo shpata e Damokleut është vdekja - siç shprehet Shën Augustini - që nga lindja e njeriut, pa marrë parasysh është i bukur apo i shëmtuar, i pasur apo varfanjak; i urtë apo i kufizuar, me jetë të gjatë apo të shkurtër etj. Një ditë të gjithë duhet të vdesim! Dita e të Vdekurve na përkujton se nuk jemi të përhershëm në barkun e kësaj toke, sikur nuk kemi qenë as në barkun e nënës, por sytë i kemi të drejtuar kah Qielli i ri dhe Toka e re.

  3. #403
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Përmbajtja e paçmueshme

    Tregohet në një tregim i moçëm, se dikur motit jetonte një plak shumë i urtë, tek i cili vinin shumë njerëz për t'u këshilluar. Kurse plaku për këshillat e veta nuk ka llogaritur asgjë, kurse këshillat i kishte falas.
    Një prej ditëve vjen një burri i ri për t'u këshilluar me plakun e urtë. Ky burrë shpenzonte shumë para për gruan e vetë, kurse në anën tjetër nuk kishte për çka të krenohej, sepse asgjë nuk shihej. I drejtohet plakut të urtë dhe i thotë: ”Më trego, o njeri i urtë, se çka të bëj, së paku ato që i shpenzoj për gruan time, të më kthehen mbrapa?”
    Plaku buzëqeshet dhe i thotë: ”Zotëri, gjërat që i blen apo i shet nuk kanë vlerë në qoftë se nuk përbëjnë diçka në veten e tyre që nuk mund të shiten as të blihen. Kërkoje përmbajtjen që është shumë e vlefshme.”
    “Cila përmbajte është e vlefshme”? pyet burri i ri.
    Plaku i urtë i përgjigjet:”Biri im, shumë e çmueshme dhe e vlefshme është përmbajta e nderit dhe përsosmërisë së punëtorit, i cili e ka fabrikuar punën. Këtë gjithherë mendoje mirë, para se t'i blesh gjërat.”

    Këto këshilla vlejnë edhe sot e kësaj dite edhe për neve: nderi dhe puna e bërë mirë dhe me ndërgjegje janë përmbajtja më e çmueshme, e cila do të shpërblehet më së shumti...

  4. #404
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Të gjykosh të tjerët

    Tregohet në një tregim, se dikur motit një murg me emër Moisi kishte bërë një faj përkatësisht një mëkat. Kurse eprori i bashkësisë e fton mbledhjen (kapitullin) për të diskutuar për fajin e murgut Moisi. Në mbledhje është i ftuar edhe vetë murgu fajtor, i cili e refuzoi ftesën.
    Të gjithë murgjit ishin mbledhur përveç Moisiut, dhe eprori e çon një murg tjetër që ta ftojnë në mbledhje, sepse të gjithë po e presin.
    Murgu i thjeshtë dhe modest, ngrihet e shkon në mbledhje. Mirëpo e merr një enë me shumë vrima dhe e mbush me ujë dhe u nis në mbledhje... Kur njerëzit e takonin të habitur e pyesnin: ”Çka është me ty Moisi?”
    Murgu plak iu përgjigjet: ”Mëkatet e mija rrjedhin prej meje dhe nuk i shoh, tani po shkoi në mbledhje për t'i gjykuar mëkatet e të tjerëve!”
    Kur vëllezërit tjerë murgj e dëgjuan, nuk mund të bënin asgjë tjetër përveçse ia falen fajin vëllait mëkatar.

    Nëse nuk dëshironi të jeni viktimë, duhet të reagoni me vendosmëri. Jeni të vendosur kur veproni në dobi të interesave personale dhe luftoni për vete. Shprehni qartë nevojat e juaja, e njëkohësisht respektoni të drejtat dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë. Çmoni veten dhe vetëbesimi i juaj do të jetë në nivelin e lartë.

  5. #405
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Durimi

    Tregohet në një tregim, për një njeri, i cili e kishte të qartë se çka dëshironte të arrinte në jetë. Ai është përcaktuar për zdrukthëtar si dhe të bëhet mjeshtër i drurit. Kaloi vite të tëra duke kërkuar si ta lakojë drurin për të krijuar një rrotë qerre.
    Me durim dhe këmbëngulje mësoi se si të bashkëpunojë me drurin. Nga ana tjetër puna filloi të lulëzojë pasi arriti mjeshtrin për ta lakuar drurin ku punonte shumë rrota dhe pjesët e saja për qerre, karroca etj.
    Pranë tij jetonte fqinji i tij, i cili jetonte me një standard të lartë jete, por filloi të bëhet ziliqar në suksesin e fqinjit tij. Për këtë ai vendosi të prodhojë dy herë më shumë rrota për qerre e karroca, blen veglat më moderne dhe porosit drutë nga pylli dyfish më shumë dhe më të mëdhenj. Filloi të punoj rrotat nga druri, por gjitha rrotat dështojnë dhe falimentojnë.
    Në fund vendosi të shkoj te fqinji i tij i cili ishte mjeshtër druri për ta pyetur, ku qëndron suksesi i tij: ”Mjeshtër, pse mua nuk më ec puna si ty, unë i kam veglat poashtu si ti bile edhe më të mira se ti, poashtu kam drurin më të madh dhe dyfish më shumë se ti?”
    Mjeshtri bën buzën në gaz dhe i drejtohet: ”Vërtetë, te dyja i ke: Drurin e mirë dhe veglat e mira. Por të mungon durimi. Për ta lakuar drurin kërkohet shumë durim dhe shumë kohë.”

    Çfarë do punë, zanati, profesioni që ta bësh, bëje me zemër, ashtu do të mbetesh i ri dhe krijues, largohu nga zilia se të plakë para kohe. Mos harro, për të qenë mjeshtër kërkohet shumë kohë dhe durim, atëherë as suksesi nuk do të mungoj. Suksesi nuk është qellim, por është rruga që çon kah qëllimi.

  6. #406
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Fqinji i ndershëm (BESA)

    Tregohet në një tregim, ku jetonin në një qytet të madh dy argjendar. Njëri ishte çifut dhe tjetri i krishterë. Mes vetes bëjshin gara por ishin miq të mirë, dhe kishin besim të madh ndaj njëri tjetrit. Një ditë prej dite mbreti jep urdhër me dekret se çifuti duhet ta braktis shtetin. Bile edhe ata për dy ditë.
    Argjendari çifut ishte në siklet se çka të bëjë, dhe shkoi te argjendari i krishterë dhe i thotë: ”Nuk mund t'i marrë me vete të gjitha gjërat e çmueshme. Nuk e di ku të shkoj sepse nuk kam shtëpi tjetër, dhe nuk mund të mbështetëm te askush sepse s'jam në vendin e sigurt. Çka të bëjë?” Argjendari i krishterë i thotë: ”Besomi mua. Shpresoj dekreti i mbretit është i përkohshëm dhe mllefi i tij kundër çifuteve do të kalojë, dhe ti do të kthehesh prapë në vendin tënd e në shtëpinë tënde. Para Zotit të premtoj do të kujdesohem për pasurinë tënde derisa të kthehesh.”
    Argjendari çifut, merr frymë thellë dhe qetësohet, para se të lëshoi qytetin ia besoi pasurinë, arin dhe gurët e çmueshme të xhevahirit dhe shkoi.
    Pas shumë viteve mbreti vdiq. Dekreti i parë i birit të tij ishte që çifutët mund të rikthehen mbrapa.
    Argjendari çifut gjatë përndjekjeve asnjëherë nuk është shkruar me mikun e tij të krishterë. Dhe menjëherë e shfrytëzon rastin dhe kthehet në vendin e vetë, duke mos ditur se çka ka ndodhur me mikun e tij. Nuk dinte a është miku i tij ende gjallë? A e ka mbajtur premtimin? Po ashtu a i ka ruajtur gjërat e vlefshme?
    Kur argjendari çifut u rikthye në qytetin e dikurshëm, ku ishte shtëpia e tij, ju duk diçka e çuditshme. I afrohet shtëpisë së dikurshme dhe mbetet pa frymë, shikon dyqanin e mikut që dikur ishte krenaria e qytetit dhe rrethit, tani ishte vetëm një rrënojë. As shtëpia aty pari nuk ishte më.
    Çifuti thotë me vete: ”Gjithçka paskam humbur” dhe me zë qan.” Gjithçka kam humbur, edhe mikun e paskam humbur.”
    Aty pari i afrohet një plakë. Ishte fqinj i dikurshëm i tij, gëzohet shumë kur e sheh mikun e dikurshëm çifut dhe i rrëfehet se çka ka ndodhur pas ikjes së tij: ”Pasi shkove ti, dyqani im digjet nga zjarri. Kam humbur pothuajse çdo gjë. Prej asaj ditë kam jetuar në varfëri.”
    “Pse nuk e ke shfrytëzuar pasurinë time, për të filluar rishtas?” i thotë çifuti. “Sepse ke patur arin tim dhe gurtë e çmueshëm!”
    “Nuk kam pasur frikë ta humbi pasurinë time, por kisha frikë mos ta humbi nderin tim. Mos ta thyej besën, sepse të kam premtuar para Zotit se do ta ruaj thesarin tënd. Të gjitha që m'i ke dorëzuar i kam ruajtur në podrum.” I thotë miku i krishterë.

    Nuk kalojë java kur çifuti i hapi dyqanin e arit. Pasurinë e vetë e ndau përgjysëm me mikun e krishterë, kështu të dy jetuan deri në vdekje si vëllezër.

  7. #407
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Unaza e mbretit Salomon

    Tregohet në një legjendë hebraike, për mbretin më të urtin e kohës Salomonin, i cili ishte në mënyrë të përhershme kishte luhatje shpirtërore që nga mirëqenia deri te dëshpërimi shpirtëror. Atëherë ai i ftoi te vetja dijetarët nga Jerusalemi për t’i ndihmuar për ta zgjedhur këtë problem.
    Pasi mbreti u këshillua me dijetarët, e porositi një unazë tek argjendari dhe e porositi argjendarin ta gdhend në unazë nga ana e jashtme: fjalët të cila janë të vërteta dhe të përshtatshme për gjitha kohët si dhe në çdo rast.
    Pas një muaji argjendari lajmërohet dhe vjen në oborrin e mbretit Salomon dhe ja dorëzon unazën e arit me mbishkrim: Zayin (Zain), Gimmel (Gimel) dhe Yod (Jod) që në shqip do të thotë “Edhe kjo do të kalojë!”
    Në ditët e këqija ky nënshkrim do t'i jap mbretit kurajë, për ta mposhtur disfatën dhe pesimizmin. Në ditët e mira, suksesi e triumfi do t’ia mundësoj mbretit të zbres në tokën e bukës. Nga atëherë unaza e Salomonit u bë talisman dhe rojtar i qetësisë shpirtërore.

    Kjo vlen edhe sot e kësaj dite, të jemi të sinqertë ndaj vetvetes. Ndoshta na vjen vështirë ta pranojmë të vërtetën prandaj e mohojmë. Nëse në cilëndo qoftë lëmi te jetës tuaj nuk e ndjeni veten mirë, vështroni brendinë tuaj dhe hulumtoni motivet. Nëse jetojmë me gënjeshtra, vetëbesimi ynë gjithnjë do të jetë i dobët. Gjithmonë jetoni të sinqertë ndaj vetvetes dhe vetëbesimi i juaj do të jetë në nivel të lartë.

  8. #408
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Zilia

    Tregohet dikur motit për një tregtar çifut me emër Levi. Një ditë prej ditëve shkoi te rabini për t'u ankuar: ”Rabbi unë e kam tregtinë time, tepër shumë punoj nga mëngjesi deri në mbrëmje, bile nuk mund të mbijetojë nga ardhurat. Kurse pranë meje është hajduti i krishterë, i cili e ka tregtinë pranë meje, për çdo ditë është më i pasur.”
    Rabini e shikon dhimbshëm dhe pas një heshtje të gjatë i përgjigjet dhe i thotë: ”Shiko Levi, gjërat janë shumë të thjeshta. Ai i krishteri merret vetëm me tregtinë e vetë edhe i mjafton, bile punën e tij e kryen me zemër, për këtë i shkojnë punët mirë.
    Kurse ti kujdesësh për dy tregti: për tregtinë tënde dhe tregtinë e fqinjit tënd, për këtë nuk të mjafton aftësia dhe as puna që e kryen.”

    Ata që janë të pakënaqur me vetveten, zakonisht janë ata që përgojojnë njerëzit e tjerë. Ata që respektojnë veten edhe ndaj të tjerëve do të sillen me respekt.
    Kërkoni diçka pozitive që do të mund të thoni për ta rreth vetes dhe do të zbuloni se do të përmirësohet energjia e juaj personale dhe do të forcohet vetërespekti dhe vetëbesimi.

  9. #409
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Lumturitë e Djallit

    Lum ata që gjatë të dielës janë të lodhur e të mërzitur si dhe të zënë me punë, që nuk ju duhet të shkojnë në kishë, sepse ata janë bashkëpunëtorët më të mirë të mitë.
    Lum ata që gjatë predikimit të meshtarit janë të mërzitshëm në bindje se nuk ka diçka jetësore, sepse prej predikimit nuk do të ketë asgjë.
    Lum ata që flasin e përflasin, sepse ata mbjellin farën e ndasisë mes njerëzve, për çka jam shumë i kënaqur dhe mirënjohës.
    Lum ata që fyhen dhe u rrinë hatri shpejtë, sepse ata do të bëhen urrejtës dhe zemërak.
    Lum ata që nuk ju ndihmojnë të tjerëve dhe kurrë nuk japin lëmoshë, sepse ata janë bashkëpunëtorët e mi të dashur.
    Lum ata që thojnë se e duan Zotin, por ata urrejnë vëllain e motrën e vetë, sepse ata janë gjithmonë me mua.
    Lum ata që shkaktojnë vepra krimi, sepse do të quhen bijtë e së keqit.
    Lum ata që nuk kanë kohë për t'u lutur, sepse ata do të jenë kafshata e ime e lehtë.

  10. #410
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Feneri

    Tregohet në një tregim i moçëm, për banoret e një qyteze të vogël, të cilët kishin në qendër të sheshit kryesor një fener, që shëndrit sheshin në tërësi. Banorët ishin mjaft krenar me fenerin. Një prej ditëve kryebashkiaku vendosi që ta obligojnë një njeri i cili do të kujdesohet për fenerin.
    Rojtari i fenerit ishte krenar që i kishte ra për hise për t'u kujdesuar për fenerin. Një ditë prej ditëve nga entuziazmi vendosi një shigjetë me mbishkrim, që njerëzit t'i drejtonte kah feneri ku edhe ishte i vendosur.
    Banorët e qytezës filluan të tallen me rojtarin. Një prej ditëve njëri prej banorëve e pyeti kujdestarin e fenerit: ”Vërtetë siç po flitet, a e keni vendosur ju këtë shigjetë me këtë mbishkrim?”
    “Po, zotëri” i përgjigjet kujdestari me krenari.
    “Unë do ju këshilloj që ta hiqni sa më parë.”
    “Pse?” pyet kujdestari me habi.
    “Aty ku nuk shihet feneri dhe drita e saj, nuk i shërben arsyes së vet.”

    Virtytet e vërteta si dhe vlerat e sinqerta nuk kanë nevojë për asnjë reklamë, sepse ato ndriçojnë si drita e fenerit në heshtje pa ndonjë zhurmë të të gjithë kalimtarëve!

  11. #411
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Kërmilli dhe qershia

    Tregohet një herë motit, jetonte një kërmill i cili një herë ishte nisur në udhëtim, për synim e kishte për të ardhur deri te qershia. Koha ishte shumë e keqe ku frynte era e pamëshirshme. Nga ana e tjetër shpendët e malit filluan të tallen me ndërmarrjen e kërmillit: “Shihe atë kërmillin e marrë dhe budalla”. Një shpend i thotë: “Ku mendon të rrëshqasësh? Pse je drejtuar kah qershia?” Shpendi i dytë i thotë me ironi: ”Ore budalla, a nuk e sheh se qershia ende nuk është pjekur.”
    Kërmilli buzëqesh dhe i përgjigjet:”Kur të arrij unë te qershia, qershia do të piqet!”

    Bota e natyrës është ilaç i jashtëzakonshëm për ngarkesën e mendjes. Shumica nga ne jetojmë me ritëm të shpejtuar të jetës, e jemi te rrethuar me shpikje të teknologjisë së re. Vendbanimet dhe qytetet e dendura, shkalla e lartë e ndotjes së ambientit dhe komunikacioni krijojnë shumë probleme shoqërore. Gjithkujt i ngutet, nuk kemi kohë njëri për tjetrin, as për veten tonë, të gjithë ne jemi nevrik, në ankth, depresion, stres, tensionin e lart, sheqerin dhe yndyrën etj., që nuk është për t'u habitur pse ordinancat e psikiatrisë janë plot e për plot... Kur është vetëbesimi ynë i fortë në mendjen tonë zotëron paqja, e njëra nga mënyrat më efektive për qetësimin e mendjes është vënia e kontaktit me botën e natyrës.

  12. #412
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Nxitje dhe kurajo

    Tregohet një herë se një njeri i moshuar me vete kishte disa piktura dhe skica vizatimi dhe po i afrohet poetit dhe piktorit të njohur Dante Gabriel Rossetti për ta pyetur mendimin e tij lidhur me disa piktura dhe skica. Ky njeri dëshironte ta dijë edhe vlerësimin si dhe mendimin e Rossettit. Si kureshtar dëshironte ta dinte se si ia vlerëson talentin e tij si artist.
    Rossetti punimet me vëmendje i shikon. Dhe shumë shpejt konstaton se nuk kanë ndonjë vlerë arti, dhe piktori i cili i ka punuar nuk ka ndonjë talent për art...
    Kurse Rossetti ishte një njeri i mirësjellshëm dhe pedant por shumë i sinqertë, dhe pa hezitim i drejtohet njeriut të moshuar dhe i tregon në mënyrë të bukur, se pikturat e shikuara nuk kanë ndonjë vlerë artistike dhe se autori i tyre nuk ka ndonjë talent të veçantë për art. Me keqardhje i tregon, por nuk mund ta gënjente.
    Burri ishte i zhgënjyer, por duket se e ka pritë një pohim të tillë nga Rossetti, dhe kërkon falje se i ka marrë kohën e çmueshme, por megjithatë e pyet t’i vlerësojnë edhe disa piktura që i ka pikturuar një piktor i ri.
    Arstiti i njohur i shikon me vëmendje edhe pikturat dhe skicat e piktorit të ri, dhe ishte entuziazmuar dhe i kënaqur me piktura dhe skica dhe tregon: ”Këto piktura dhe skica janë të mira, dhe kanë vlerë! Ky artisti i ri ka talent. Duhet ta nxisim në rrugën e artit. Ka një perspektivë të madhe në të ardhmen në qoftë se orvatet dhe punon.”
    Rossetti e vëren se burri i vjetër ishte i gëzueshëm, dhe e pyeti: ”Kush është ky piktori i ri që ka perspektivë? Ndoshta është biri i juaj?”
    “Jo” i përgjigjet plaku i dëshpëruar: ”Jam unë para 40 viteve. Në qoftë se i kisha dëgjuar atëherë këto fjalët e juaja, do të isha piktor! Por asokohe nuk kam dëgjuar ndonjë fjalë të bukura kuraje që do të më nxiste, dhe shumë shpejt e kam braktis pikturën dhe artin.”
    Ndryshuar për herë të fundit nga NoName : 08-11-2021 më 15:51

  13. #413
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Ndërrimi i qëndrimit: nga pesimizmi në optimizëm

    Tregohet në një tregim të imagjinuar, për një vejushë të varfër, e cila kishte dy djem. Ishte krejtësisht e varur prej djemve, të cilët kishin të ardhura shumë të vogla, kurse kjo ishte shëndetlig dhe paaftë për të punuar. Por kjo vejushë ishte mjaft e brengosur për bijtë e saj. Në të njëjtën kohë u shqetësonte shumë dhe në anën tjetër shpresonte, se puna e fëmijëve do të kenë sukses.
    Njëri djalë ishte shitës i ombrellave. Për këtë nëna për çdo mëngjes herët, delte jashtë dhe shikonte kohën, a është moti me diell apo me shi. Në qoftë se ishte moti me vranësira, ajo në mënyrë falënderimi thoshte: ”Shiqyr, o Zot, sepse sot biri im do të shes çadra shiu..”
    Në qoftë se ishte dielli dhe moti i bukur, tërë ditën ishte në siklet dhe e shqetësuar se sot nuk do të blejë askush ombrella...
    Kurse djali tjetër shiste kartuça freskuese. Poashtu para se të shkonte edhe ky në pazar, shikon motin, duke shikuar qiellin. Në qoftë se dielli është i fshehur pas reve, dhe paralajmërohet shiu, ajo u bënte nervoz si dhe e brengosur se i biri saj nuk do të shiste kartuça freskuese.
    Pa marrë parasysh se si do të jetë koha, vejusha e gjorë gjithherë jetonte në një farë ankthi dhe friket. Në qoftë se dielli shndrit dhe rrezaton, frikë se askush nuk do të blej ombrella, në qoftë se bie shi prapë askush nuk do të blejë kartuça freskuese.
    Një jetë e tillë ishte e mbushur jo vetëm me ankth e frikë por dhe nga një pasigurie ekzistenciale, që vejushën e kishte bërë një kufomë të gjallë.
    Një ditë prej ditëve zori e bëri që të shkoj vejusha në bisedë te shoqja e saj e ngushtë. Pas shumë bisedave dhe pasi ja qajti hallin, e shoqja i përgjigjet: ”Moj fisnike, pse ti mendon në këtë mënyrë?
    Mendimi i tillë është shumë i gabuar. Në qoftë se do të bie shi, njerëzit do të blejnë ombrella. Në qoftë se ka diell, njerëzit do të blejnë kartuça freskuese. Ashtu ti nuk humb asgjë, të paktën njëri djalë fiton, ashtu kurrë nuk je në mungesën materiale, për ekzistencën tënde!”
    Vejusha ia vuri veshin fjalëve të shoqes saj dhe e ndërroj mënyrën e bindjet e veta. Nga ajo ditë ajo jetoi e gëzueshme dhe fatlume.

  14. #414
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Nëna

    Në një tregim i moçëm tregohet ku një mbret vendosë ta kërkoj një njeri i cili ishte më i rëndësishmi, më i vyeshmi dhe më i madhi në mbretërinë e tij.
    Këshilltarët dhe oborrtarët dalin në terren për ta kërkuar njeriun e duhur që i plotëson kushtet për të qenë më i madhi. Disa e zgjedhin një burrë shumë pasanik dhe e sjellin te mbreti. Tjerët e sjellin një njeri të aftë që ka fuqi shërimi, disa të tjerë e sjellin një njeri të mençur dhe të urtë që njeh mirë ligjin dhe drejtësinë.
    Prapë disa tjerët e gjejnë një njeri të aftë që shquhet për aftësitë drejtuese në pronat e tij. Poashtu edhe shumë njerëz të tjerë të suksesshëm i sjellin para mbretit. Kuptohet vetvetiu se nuk ishte lehtë për ta zgjedhur njeriun që dallohet mbi të gjithë të tjerët.
    Në fund para mbretit paraqitet edhe një grua me flokët e thinjur. Nga sytë e saj rrezaton dija, kuptimi dhe dashuria.
    “Kush është kjo grua?” pyet mbreti. “Çka ka bërë kjo grua, a ka ndonjë punë të madhe apo të veçantë?” Vazhdon mbreti: ”A i kini pa dhe dëgjuar të gjithë të tjerët të cilët i keni sjell?” Madje mbreti vazhdon duke i pyetur këshilltarët e tij. Dhe vazhdoi: ”Kjo është nëna. Në qoftë se nuk ishte nëna, nuk do të kemi mjekë që shërojnë, as nuk do të kemi dijetar dhe shkencëtar, as njohës të ligjit dhe moralit, poashtu as pronar të shkathtë, as shenjtër e njerëz të mirë. Nëna ishte ajo mësuesja dhe edukatorja e parë!”
    Populli i duartrokit mbretit. Kurse mbreti zbret prej fronit dhe i përkulet Nënës.

  15. #415
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Guri i çmueshëm

    Tregohet në një tregim nga lashtësia krishtere. Në një fshat kalon një murg, i cili bën konak nën një lis, tek ai vjen një fshatar dhe i drejtohet murgut: ”Ma jep gurin e çmueshëm?”
    “Për çfarë guri është fjala” pyet murgu...
    “Gjatë natës kam ëndërruar, që të shkoj në muzgun e natës për ta takuar një murg në fund të fshatit, i cili do të ma japin gurin e çmueshëm, me të cilin gur do të bëhem i pasur për tërë jetën”, thotë fshatari.
    Murgu shpien dorën në strajcë, e gjen një gur: ”Sigurisht është ky gur, për të cilin po më pyet”. I thotë murgu fshatarit dhe ja jep. “Këtë gurë e kam gjetur para një dite në pyll. Tani me gëzim po ta jap.”
    Fshatari i habitur e shikon gurin. Ishte diamant, që nuk kishte parë ndonjëherë më të madh. E merr dhe shkojë në shtëpi shumë i gëzueshëm. Por tërë natën nuk mund të flejë, sillet nëpër shtrat nga njëra anë në tjetrën. Ditën tjetër herët në mëngjes fshatari shkoi te murgu dhe i thotë: ”Tërë natën kam menduar dhe nuk kam fjetur, dhe kam vendosur ta kthejë gurin e çmueshëm.
    Në vend të gurit të lutëm ma jep atë gjë, që të ka mundësuar, që aq me lehtësi me ma dhënë gurin e çmueshëm.”

    Sa më i begatshëm është jeta e njeriut nga brendia (zemra) aq më lehtë bëhet jeta e jashtme të cilën më pak i nevojitet.

  16. #416
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Shndrit aty ku është e nevojshme

    Tregohet në një tregim nga lashtësia e krishterë. Në një qytet jeton një dijetar i madh i biblës. Ishte njeri i devotshëm. Për çdo ditë dhe për çdo orë thellohej në librat e Shkrimit shenjt, lutej dhe meditonte. Një prej ditëve do të shkoj në qytetin ku ai jeton një njeri i shenjtë. Pasi dijetari i biblës dëgjoi për vizitën e njeriut të shenjtë, vendosi ta takoj në kishë.
    Fillimisht dijetari shkoi në kishë, për t'u takuar me njeriun e shenjtë, por nuk e gjeti, pastaj shkoi në shenjtërore për t'u takuar, por prapë nuk e gjeti. Shikon nëpër vende të ndryshme ku mund ta gjejë për t'u takuar, por askund nuk e gjeti. Rastësisht e gjen në sheshin e qytetit.
    Më në fund kur e gjeti dijetari i prezantohet njeriut të shenjt, dhe i tregon se për çdo ditë disa orë i përkushtohet thellimit të Shkrimit shenjt, uratës dhe meditimit. Dhe shton: ”Kam ardhur deri tek ti për t'u këshilluar, se si t'i shërbej Zotit?”
    Njeriu i shenjtë me kujdes e shikon dijetarin e biblës dhe i thotë: ”Shumë lehtë është të jesh dijetar dhe i shenjtë në dhomën tënde! Por duhesh të dilet jashtë, në sheshe dhe aty të mundohesh ta jetosh shenjtërinë tënde.”
    Nuk dihet se çka bëri dijetari, a dëgjoj këshillat e njeriut të shenjt, por këshillat e tilla na jep Jezusi, ku thotë: ”Ju jeni drita e botës. Nuk mund të fshihet qyteti i ngritur në maje të malit.. Ashtu të shndrisë edhe drita juaj para njerëzve, që t'i shohin veprat tuaja të mira e ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiell.” (Mt 5,14.16)

    Shumë lehtë është të jesh dritë në dhomën e sigurt, kjo mund të jetë edhe vepër egoiste, çka do të thotë e ndriçojmë vetveten. Por nuk është lehtë të ndriçosh në zhurmën e jetës së përditshme. Pikërisht aty është e nevojshme drita jonë të shndrisë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga NoName : 12-11-2021 më 07:34

  17. #417
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    PRIFTI QË DËSHTOI

    Prifti famullitar në një qytet të vogël shkoi në kishë i inkurajuar dhe i motivuar për të kremtuar një tjetër meshë të mbrëmjes, por ora kishte kaluar dhe askush nga besimtarët nuk kishte ardhur. Pas 15 minutash hyjnë tre fëmijë, pas 20 minutash hyjnë dy të rinj. Kështu ai vendosi të fillonte meshën me pesë persona. Gjatë meshës, një çift hyri dhe u ul në stolat e fundit të kishës.
    Ndërsa prifti po predikonte dhe po shpjegonte ungjillin, hyri një burrë tjetër, gjysmë i pisët, me një litar në dorë. I zhgënjyer dhe pa kuptuar shkakun e pjesëmarrjes së dobët të besimtarëve, prifti kremtoi meshën me dashuri dhe predikoi me entuziazëm.
    Kur po kthehej në shtëpi, ai u sulmua dhe u rrah nga dy hajdutë të cilët i morën çantën me Biblën dhe sende të tjera me vlerë. Me të mbërritur në shtëpi, i mbuluar nga plagët, ai e përshkroi atë ditë si: Dita më e trishtë e jetës së tij, dështimi i shërbimit dhe dita më e pafrytshme e karrierës së tij; por… nuk ka rëndësi, ai do të kishte bërë gjithçka me Zotin dhe për Të.
    Pas pesë vjetësh, prifti vendosi ta ndajë këtë histori me besimtarët e kishës. Kur mbaroi historia, një çift i rëndësishëm në atë famulli u ndal dhe tha: “Atë”, çifti në tregimin për të cilin fole ulur në pjesën e pasme të kishës jemi ne. Ishim në prag të ndarjes për shkak të çështjeve dhe mosmarrëveshjeve të ndryshme në shtëpinë tonë. Atë mbrëmje më në fund kishim vendosur divorcin, por fillimisht vendosëm të shkonim në kishë për të lënë unazat tona dhe më pas të gjithë do të vazhdonin rrugën e tyre. Ndërkohë, pasi dëgjuam predikimin po atë mbrëmje, vendosëm të mos largoheshim.
    Si rezultat, sot jemi këtu me një shtëpi dhe familje të restauruar.”
    Teksa çifti bisedonte, një nga biznesmenët më të suksesshëm që ndihmoi kishën tundi me dorë, duke kërkuar të fliste dhe kur iu dha mundësia tha: “Atë”, unë jam njeriu që mbërriti gjysmë i pisët me një litar në dorë. Isha në prag të falimentimit, i humbur në drogë, gruaja dhe fëmijët e mi u larguan nga shtëpia për shkak të sulmeve të mia. U përpoqa të vrisja veten atë natë, por litari u këput, kështu që dola të blej një tjetër. Rrugës pashë kishën e hapur, vendosa të hyja edhe pse ishte shumë pis dhe me litar në dorë. Atë natë, predikimi i juaj më goditi zemrën dhe u largova nga këtu me vullnetin për të jetuar. Sot jam pa drogë, familja ime është kthyer në shtëpi dhe jam bërë biznesmeni më i madh në qytet.
    Në derën e hyrjes së sakristisë, diakoni bërtiti: “Atë”, unë isha një nga ata hajdutët që të grabitën. Tjetri vdiq po atë natë kur ne kryem grabitjen e dytë. Në çantën e tij kishte një Bibël. E lexoja sa herë që zgjohesha në mëngjes. Pas shumë leximit, kam vendosur të shërbej në këtë kishë."
    Prifti u trondit dhe filloi të qajë bashkë me besimtarët. Në fund të fundit, ishte një natë që ai e konsideronte një natë dështimi.

    Ushtroni thirrjen (punën apo misionin) tuaj me përkushtim pavarësisht nga numri i pjesëmarrësve. Jep maksimumin çdo ditë, sepse çdo ditë je instrument i së mirës për jetën e dikujt. Në ditët më të këqija të jetës tuaj mund të jeni ende një bekim në jetën e dikujt. Zoti mund të përdorë "rrethanat e këqija" të një jete për të prodhuar fitore të mëdha.

  18. #418
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    NË DORËN TËNDE ËSHTË ZGJEDHJA

    Tregohet se një herë në lashtësi, na ishte një grua e cila po ujiste kopshtin e shtëpisë se saj, kur pa tre pleq që po qëndronin para oborrit të saj. Ajo nuk i njihte dhe pyeti: ”Nuk më duket se ju njoh, por duhet të jeni të uritur. Ju lutem, hyni në shtëpi që të mund të hani diçka.”
    Ata pyeten: ”A është burri në shtëpi?” “Jo”, u përgjigj ajo, “burri im nuk është në shtëpi.”
    “Në këtë rast, nuk mund të hyjmë“ – thanë ata.
    Në mbrëmje, kur burri u kthye, ajo i tregoi gjithçka çfarë kish ndodhur.” Atëherë, u thuaj atyre që u ktheva, kështu që, ftoi të hyjnë!”
    Gruaja doli për t'i ftuar tre burrat në shtëpi.
    “Nuk mund të hyjmë te tre në shtëpi”, shpjeguan pleqtë.
    “Pse”? pyeti ajo.
    Njëri nga burrat shpjegoi: ”Emri i mikut majtas është Pasuri”. Me pas tregoi tjetrin.”Emri i mikut djathtas është Sukses”. “Dhe mua më quajnë Dashuri”.
    “Tani, shko brenda dhe vendos me burrin tënd se cilin doni nga ne te tre që të hyjë brenda.”
    Gruaja hyri brenda dhe i tregoi burrit gjithçka që ata thanë. Ai u gëzua dhe tha: ”Sa bukur!”
    “Nëse është kështu, atëherë ta ftojmë Pasurinë, që të vijë dhe ta mbushë shtëpinë tonë!”
    E shoqja nuk qe dakord: “I dashur, pse mos ta ftojmë Suksesin?”
    E bija që po i dëgjonte prej kohesh u afrua dhe tha: ”Unë nuk jam dakord me ju, unë propozoi që më mirë ta fusim brenda Dashurinë? Kështu, familja jonë do të ishte plot dashuri.”
    “Marrin në konsideratë këshillën e vajzës sonë“ tha burri.
    “Shko jashtë dhe thirre Dashurinë, që të jetë i ftuari ynë.”
    Gruaja doli e tha:”Kush nga ju është Dashuria? Të vijë ju lutem dhe le të jetë i ftuari ynë.”
    Dashuria u ngrit dhe u drejtua për të hyrë në shtëpi. Edhe të tjerët u ngritën dhe e ndoqën pas.
    E habitur gruaja pyeti Pasurinë dhe Suksesin: ”Unë ftova vetëm Dashurinë: Pse po vini dhe ju?”
    Te tre u përgjigjën njëherësh: ”Nëse do të kishe ftuar Pasurinë ose Suksesin, dy të tjerët do te qëndronim jashtë, por meqë ftove Dashurinë, kudo që shkon ajo edhe ne shkojmë me të.”

    Ku ka dashuri, ka edhe Sukses e Pasuri.

  19. #419
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,423
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    TUNDIMI!


    Në një ditë shumë të nxehtë vere,

    një punëtor ferme u urdhërua të gërmonte kopshtin e zotërisë së tij.

    Ai filloi të punonte me ngurrim dhe filloi të rrëmbejë kundër Adamit,

    i cili, sipas tij, ishte i vetmi përgjegjës për çdo shfrytëzim.

    Blasfemitë dhe sharjet e tij arritën në veshët e zotërisë së tij,

    i cili iu afrua dhe i tha: Po pse e shan Ademin?

    Ti do të kishësh bërë të njëjtën gjë në vend të ti"j.

    "Sigurisht që jo," i përgjigj atij fermeri, do t'i kisha rezistuar tundimit!"

    "Do të shohim!" tha pronari dhe e ftoi për drekë.

    Në orën e caktuar, fermeri shkoi në shtëpinë e pronarit

    dhe ky i fundit e futi atë në një dhomë të vogël

    ku kishte një tryezë të shtruar me të gjitha gjërat e mira.

    “Mund të hash sa dëshiron, tha pronari,

    vetëm tasin e mbuluar në qendër të tavolinës

    nuk duhet ta prekësh derisa të kthehem”.

    Punëtori nuk priti asnjë minutë,

    u ul dhe me oreksin e tij të frikshëm filloi të shijonte ushqimet

    që i ofroheshin njëra pas tjetrës.

    Më në fund vështrimi i tij u magnetizua nga tasi.

    Në fund ai nuk mundi të rezistonte më

    dhe me vëmendjen më të madhe thjesht

    ngriti kapakun që mbulonte tasin.

    Një mi u hodh jashtë.

    Punonjësi i fermës bëri një lëvizje për ta kapur,

    por miu i rrëshqiti nga dora.

    Gjuetia filloi, ndërsa i riu përmbysi tavolina dhe karrige.

    Zhurma e madhe u dëgjua nga pronari.

    "E ke parë?" tha ai dhe duke qeshur e kërcënoi:

    "Në vendin tënd në të ardhmen

    nuk do ta shash më Ademin e gjorë dhe gabimin e tij".

  20. #420
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,423
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    10 EURO PËR NJË GRUA TË MOSHUAR.


    Një grua e moshuar hyri në bankë dhe ju drejtua arkatarit,

    “Dëshiroj t’i terheq 10€”

    Arkatari i tha, “Për tërheqjet nën 100€ ju lus të përdorni ATM.”

    Gruaja e moshuar deshi të dijë pse…

    Arkatari ja ktheu kartelën i nervozuar dhe i tha

    “Këto janë rregullat zonjë. Të lutem vazhdo

    dhe liroje rrugën sepse ka njerëz që po presin në radhë.”

    Gruaja e moshuar u ndal dhe mendoj për një qast

    dhe më pas e drejtoj sërish kartelën tek arkatari dhe i tha,

    “Të lutem, tërhiqi të gjitha mjetet që i kam në llogari.”

    Arkatari u shtang kur e pa gjendjen e saj bankare.

    Ai e uli kokën dhe ngadale i tha, ti ke 300,000€ në llogari

    dhe banka nuk e ka për momentin këtë shumë në dispozicion.

    A kishit pasur mundësi të lini një takim dhe të vini

    përsëri nesër?

    Gruaja e moshuar e pyeti se sa para mund të tërhiqte menjëherë.

    Arkatari i tha se shuma më e madhe e tërheqjes është 3000€.

    “Atëherë mi jepni 3000€ menjeherë” ju drejtua ajo arkatarit.

    Ajo i ndau 10€ nga ajo shumë,

    i futi në kuletë dhe i tha arkatarit

    t’ja kthej në llogari 2990€ e mbetura në tavolinë.


    Morali i këtij tregimi…..

    Mos ju vështirësoni jetën njerëzve të moshuar,

    atyre ju duhet shumë kohë për tu adaptuar me ndryshimet.

Faqja 21 prej 22 FillimFillim ... 1119202122 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •