Close
Faqja 20 prej 22 FillimFillim ... 101819202122 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 400 prej 429
  1. #381
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    PAS GRABITJES!


    Për të eleminuar çdo të keqe nga bota
    do të ishte e nevojshme që të gjithë të vendosnin
    të mos jenë shkaku i kësaj të keqeje.
    Profesori Henri, disa metra larg shtëpisë,
    u gjend me tytën e një arme të drejtuar në sytë e tij.
    Një grabitës, me fytyrën e mbuluar,
    i tha të dorëzonte çantën dhe portofolin.
    Ai e bëri këtë dhe grabitësi u largua me shpejtësi në errësirë.
    Ende i frikësuar nga përvoja e tmerrshme,
    atë mbrëmje ai u ul në tryezën e tij dhe shkroi këtë lutje:
    "O Zot, sot dikush më plaçkiti.
    E di që duhet të të falënderoj për shumë gjëra.
    Së pari, faleminderit që nuk më kanë grabitur kurrë më parë.
    Dhe në këtë botë të tanishme, tashmë është një mrekulli.
    Së dyti, dua të të falënderoj
    sepse grabitësi më mori vetëm portofolin
    që përmbante vetëm disa monedha
    dhe një çantë të vjetër plot me letra.
    Unë gjithashtu të falënderoj
    sepse gruaja dhe vajza ime nuk ishin me mua:
    ato do të kishin qenë shumë të frikësuara,
    dhe gjithashtu për faktin
    se tani ato nuk kanë pse të më qajnë mua.
    Më në fund, Zot, do të doja të të falënderoja
    në një mënyrë të veçantë,
    sepse unë isha i grabituri dhe jo hajduti ".
    Ndryshuar për herë të fundit nga ninoenina : 22-03-2021 më 11:09

  2. #382
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    VESET E KËQIJA

    Kam mësuar nga një tregim i një autorit të panjohur si të heqim dorë nga veset, abuzimet dhe zakonet e këqija...
    Një mësues i mençur i mësoi të riut të heqë dorë nga veset dhe zakonet e këqija!

    Tregohet nga një tregim të një autori të panjohur se si një njeri i pasur kërkon një mësues të vjetër dhe të mençur për ta mbajtur djalin e tij larg zakoneve e veseve të këqija...
    Mësuesi e mori djalin e ri me vete dhe shkoi fillimisht për shetitur rreth një kopshti. Ai ndaloi te një bimë e re dhe kërkoi nga djaloshi ta shkul bimën e njomë e cila sapo kishte lulëzuar nga toka. Djaloshi preku bimën e njomë me gishtin e madh dhe me gisht tregues dhe me lehtësi e shkuli prej toke. Pastaj mësuesi i kërkoi djaloshit që një bimë më të madhe ta shkul nga toka. Djaloshi e shkuli por pak me vështirësi.
    Pastaj mësuesi shkoi te një kaçube dhe i thotë djaloshit: “Provo ta shkulish këtë kaçube”. Djaloshit përdori gjitha forcat e tija, por në fund arriti ta shkul nga toka...
    Pastaj mësuesi e dërgoi djaloshin te një lis, dhe i thotë: ”Provo ta shkulish nga toka.” Djaloshi mundohet në çdo mënyrë ta shkul nga toka, por nuk arriti në asnjë mënyrë ta leëviz nga vendi. Por lisi mbeti i pamposhtur në vendin e vetë.
    Pasi djaloshi nuk arriti dot ta shkul lisin nga toka, i drejtohet mësuesit duke marrë frymë thellë nga lodhja dhe i thotë: ”Kjo detyrë është e pamundur, për ta shkul lisin nga toka me dorë!”
    Mësuesi i përgjigji: “Shumë mirë, kjo ndodh edhe me veset e shprehitë apo zakonet e këqija që fillojnë në jetën e njeriut. Në fillim shkulen shumë lehtë, dhe sa më shumë kohë të kalojnë lëshojnë rrënjë të thella si lisi dhe është e pamundur të shkulen apo të eliminohen!”
    Siç nuk ka ditë pa natë as natë pa ditë, ashtu nuk ka ndonjë njeri të përsosur. Çdo njeri bartë me vete zakone apo vese të këqija qofshin të vetëdijshme qofshin të pavetëdijshme, qofshin me fjalë banale dhe të pahijshme, qofshin ato sharjet, të nëmurat, inatet, poashtu mund të jenë alkooli i tepruar, duhani apo ndonjë substancë tjetër që na bën të varur, qofshin teë ushqyerit dhe pija e tepruar.

    Koha e Kreshmeve është koha më e volitshme që të punojmë me vetën tonë, dhe t'i shkulim të gjitha gjërat që e dëmtojnë personalitetin tonë njerëzor. Po e përfundoj me një thënie të Nënë Terezës: ”Gjysma e bukurisë së njeriut është 'fjala', prandaj flisni ëmbël se nuk ju kushton asgjë!”

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar NoName për postimin:

    ExTaSy (27-03-2021)

  4. #383
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    VETËBESIMI

    Emri:  164345221_10158635184613591_1938020288099504743_o.jpg

Shikime: 199

Madhësia:  39.3 KB

    Kam mësuar nga një tregim i imagjinuar lidhur me një mbret të çuditshëm që kishte veshur muret e sallonit krejt në pasqyrë Oborri mbretëror i përpunuar plot me pasqyra dhe qeni!

    Dikur në lashtësi jetonte një mbret pak si i çuditshëm, i cili kishte një kështjellë të madhe, por kjo kështjellë ishte mjaft e çuditshme. Muret ishin të veshura, poashtu edhe dyshemeja dhe tavani me mijëra pasqyra!
    Një ditë kur askush nuk ishte në kështjellë, një qen u përplas dhe hyri në kështjellë. I habitur nga një vend i panjohur, ai filloi të shikonte rreth tij. Për tmerrin e tij ai e kupton se ai është i rrethuar nga një numër qensh. Ata ishin kudo dhe ata ishin të panumërt.
    Me qëllimin për t'u mbrojtur nga qentë e shumë, ai tregoi dhëmbët, por në të njëjtën kohë qentë të tjerë tregonin dhëmbët e tyre. Ai filloi të bërtiste për t'i trembur. Si përgjigje, të gjithë qentë rreth tij filluan të bërtitnin duke i bërë konkurrencë.
    Duke parë këtë, qeni ishte tashmë mjaft i sigurt se jeta e tij ishte në rrezik dhe filloi të lehin. Por sapo ai leh, të gjithë qentë e tjerë filluan të lehnin në të. Sa më shumë ai lehte aq më tepër tjerët lehshin në të.
    Të nesërmen në mëngjes, në sallonin e kështjellës u gjet një qen i shtrirë përtokë dhe i ngordhur si dhe ishte krejtësisht vetëm. Nuk kishte asnjë tjetër përveç tij në kështjellë. Në miliona pasqyra ai ishte i rrethuar. Askush nuk luftonte me të, sepse askush nuk ishte atje.
    Problemi ishte se qeni e shikoi veten në pasqyrë dhe kjo e frikësoi deti në vdekje. Kur filloi të luftoj me pamjen e vetë në pasqyrë, edhe ata e sulmonin. Ngordhi duke luftuar me miliona përfytyrime të veta nëpërmjet pasqyrave që i lajmërohen në çdo anë, i cili shikonte armikun duke e sulmuar.

    Në qoftë se qeni u kishte buzëqeshur dhe luajtur me bisht, të gjithë qentë në pasqyrë do t’i buzëqeshin, dhe do të bëhej një takim i ngrohtë dhe me siguri do të mbijetonte.
    Nga ky shembull mund të mësojmë të buzëqeshim njëri tjetrin dhe shikohuni në pasqyrë dhe qeshni. Po vërtetë qeshni me krejt fytyrën – me sy e jo vetëm me buzë.
    Shikoni me kujdes qeshjen tuaj; e ka ndriçuar fytyrën tuaj? Merrni qeshjen tuaj në shëtitje, ushtroni në shoqërinë e të tjerëve. Ndikimi mund të jetë shumë i mirë.


    "Shprehia e të qeshurit ju ndihmon që të shikoni përtej vetes, e ndonjëherë vetëm kjo u nevojitet që të nxisni ndryshimin e ndjenjave tuaja dhe të shtoni vetëbesimin tuaj", pohon Lynda Field.

  5. 2 antarët më poshtë falenderuan NoName për mendimin e shprehur në këtë postim:

    ExTaSy (27-03-2021),Neteorm (25-03-2021)

  6. #384
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    MBRETËRESHA E SHËMTUAR

    Dikur motit thuhet se kishte jetuar një mbretëreshë, e cila ishte vajza më e bukura e botës. Njerka e saj ishte ziliqare në bukurinë e saj dhe nga vitet më të njoma të saj ajo filloi ta bind mbretëreshën se është e shëmtuar duke i thanë: ”Ti je e shëmtuar! Nuk je vetëdijshëm se sa e shëmtuar je! Aq e shëmtuar je sa njerëzit nuk do të mund të shikonin pamjen tënde.” Bile i porosit të gjithë oborrtarët e mbretërisë që t'i thonë të njëjta fjalë, se ajo është një dështake e shëmtuar. Ashtu çdo oborrtar që u takonte me mbretëreshën i thoshin se sa e shëmtuar je.
    Mbretëresha u rrit si një grua e bukur dhe e hijshme, por ajo ishte e pashpresë dhe e dëshpëruar, duke e bindur vetën: “Unë jam e shëmtuar!” Duke qajtur për pamjen e vet se “askush nuk do të dashurohet në mua, sepse jam e shëmtuar; askush nuk do të pranoj të martohet me mua, sepse jam e shëmtuar.”
    Brengosja e saj ishte aq e madhe sa filloi të fshehët në burgun e fortesës së qytetit. Kështu që askush nuk mund ta shoh. Aty ajo jeton vetëm si eremite. Filloi ta urrej vetveten, sepse ishte e bindur se në të vërtetë ishte e shëmtuar.
    Pasi mbretëresha vdiq (njerka), disa njerëz të mirë erdhen te mbretëresha e burgosur. Tani njerka që e ka urrejtur dhe ishte ziliqare në bukurinë e saj, tashmë e vdekur, dhe i thonë: ”Fjalët që t'i ka thënë njerka ishin rrena e jo të sakta. Ti nuk je e shëmtuar. Ti je një vajzë shumë e bukur dhe e hijshme. Je vajza më e bukura, që kemi parë ndonjëherë.”
    Mbretëresha nuk do t’iu besojë. ”E di se nuk është e vërtetë çka ju po thoni. Nuk është e nevojshme të shikoni se sa e shëmtuar jam? Ju lutem shkoni, sepse unë jam pa fat dhe e shëmtuar dhe ashtu do të vdes.”
    Një ditë prej ditëve vjen në oborrin mbretërori një mbret i hijshëm dhe oborrtarët i tregojnë për mbretëreshën që vetveten e ka burgosur në burgun e qytetit. Ai shkoi për ta vizituar në burg. Sapo e shikoi ai u dashurua në bukurinë e saj dhe i thotë: ”Sa e bukur dhe e dashur qenke. Aq e bukur dhe e mrekullueshme qenke sa sytë e mi nuk mund të ndahen prej teje.”
    Mbretëresha me dorë e mbulon fytyrën dhe thotë: ”Të lutem, shko nga ke ardhur! Unë e di se jam e shëmtuar. Mos më fyej më dhe me lësho të jetojë në qetësinë time. Unë jam vajza më e shëmtuara në botë. Unë e di, se si unë dukem dhe jam.”
    Por mbreti nuk deshi të largohet. I afrohet dhe më tepër dhe i thotë: ”Ju jeni shumë e bukur, ju jeni gruaja më e bukura në botë.”
    Pasi mbretëresha në zërin e mbretit ndjeu një dashuri dhe butësi, i çoi sytë në sytë e tij. Në sytë e mbretit të dashur e sheh veten si në pasqyrë pamjen e vetë. Hutohet dhe pas pak kohëve zgjohet nga mashtrimi që kishte ndaj vetes. Me kujdes shikon veten në sytë e mbretit si në pasqyrë, dhe në bebëzat e syrit të tij ngadalë e rinjeh vetveten dhe e sheh fytyrën se sa e bukur është. Qeshet dhe habitet prej gëzimit. “Jam e bukur, vërtetë jam e bukur“, pëshpëriti mbretëresha.

    Njerëzit janë për njëri tjetrin pasqyrë psikologjike. Reflektimi pozitiv e shoqëron dashuria dhe ndihmon ta ndërtojmë përfytyrimin pozitiv për vetveten tonë. Ndërsa reflektimet negative e rrënojnë me kritikat shkatërruese dhe krijojmë një pamje negative për veten tonë dhe atëherë jetojmë në kompleksin e pavlefshëm, duke bindur veten se nuk jemi të vlefshëm, e mbesim viktimë. Shikohuni në pasqyrë, shikoni thellë sytë tuaj dhe thoni sesa ju duan dhe ju çmojnë. Me kohë do të mësoni të shfrytëzoni pasqyrën për shprehjet tuaj. Puna me pasqyrë e shpejton energjinë. Nëse me të vërtetë dëshironi të keni vetëbesim të fortë dhe ky është qëllimi i juaj, jini këmbëngulës me këtë teknikë...

  7. #385
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    MENDIMET E ZOTIT NUK JANË SI MENDIMET E NJERËZVE.


    Kur Solomoni vendosi t'i ndërtonte një tempull të mrekullueshëm Zotit,
    ai u besoi ndërtimin e katër mureve kryesore katër kategorive të ndryshme:
    pronarëve të tokave, zejtarëve, tregtarëve dhe të varfërve.
    Tri kategoritë e para paguanin punëtorët,
    ndërsa të varfërit ndërtuan murin në anën perëndimore me duart e tyre.
    Ai mur u ndërtua me shumë sakrifica dhe shumë njerëz vdiqën.
    Por Zoti e vlerësoi murin perëndimor më shumë se tre të tjerët,
    e bekoi dhe e shpëtoi nga çdo shkatërrim.
    Është "muri i vajtimit" ku hebrenjtë shkojnë edhe sot për t'u lutur.

  8. #386
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    FILXHANI

    Dikur motit filxhanët nga biluri kanë fol!

    Tregohet nga një tregim i lashtë, paskan shkuar plaku dhe plaka në shitore për t'i blerë nipit një dhuratë për ditëlindje. Gjyshja e shikoi pa pritur një filxhan shumë të bukur. “Shiko sa e mrekullueshëm është ky filxhan”, i thotë plaka burrit. Edhe e merr në dorë dhe e shikon prej së afërmit edhe më mirë. “Vërtetë, shumë i bukur dhe i mrekullueshëm qenka, që askurrë nuk kam pa diçka të tillë!”. Në atë moment ndodhi diçka e papritur dhe e pabesueshme, diçka që ndodh vetëm te librat e fëmijëve, dhe filxhani filloi të flas dhe u drejtohet plakut dhe plakës: “Shumë faleminderit për komplimente. Ta dini se unë nuk kam qenë gjithmonë i bukur si jam tani.”
    Në vend çifti të jetë i befasuar se filxhani flet, ata e pyesin filxhanin:” Çka mendon me atë fjalë , se nuk je i bukur?” Filxhani vazhdon dhe iu përgjigjet:” Fillimisht kam qenë një kupë dhè argjiri (deltina). Një ditë prej ditëve një njeri me duart e lagura dhe të zhytura me merr dhe me ujë më shtyp me duart e tija, pastaj me vendos në rrotën e poçarit. Pastaj rrota e poçarit filloi sjelljet me një shpejtësi marramendëse aq sa filluan të më merren mendet, gjithçka u sjell rreth meje, ashtu nuk mund të ndalem. Unë bëja kushtrim duke i thanë të ndalin, mjaft nuk mund të duroj më...”, përgjigja ishte “jo tani, por ki durim”!
    Pastaj ndaloj sjellja e rrotës së poçarit, por çka të bëjë unë i mjeri, tani më presin gjërat edhe më të dhimbshme dhe më të rënda, dhe poçari me vendosi në furrën e zjarrit. Në furrë filloi zjarri i pamëshirshëm të më djeg, aq sa nuk mund të duroja dot. Prapë bërtas: “Mjaft! Mjaft! Se nuk mund të duroj më!” Prapë e dëgjoj përgjigjen: ”Jo një herë! Vetëm durim!”
    Pasi mendova me mua gjithçka ka përfunduar dhe u djega. Poçari me nxjerri nga furra dhe një zonjë me merr në duart e saja e filloi të vizatoj në pjesën e jashtme timen. Ngjyrat që i vizatonte në mua kishin një aromë të keqe dhe të rëndë për të duruar. Saqë nuk mund të duroi më dhe bërtas sërish: “Mjaft, mjaft! Nuk mund të duroj më këto aroma të rënda”. Zonja e dobët, më përgjigjet me një ftohtësi :” Jo një herë, por duro!”
    Unë shumë u gëzova kur gruaja e ndërprenë të më gërvishtin dhe të më ngjyrosin. Por një grua tjetër më vendosi rishtas në furrën e zjarrit. Tani ishte shumë më nxehtë se përpara në furrë. Unë prapë lutem dhe bërtas të madhe, që të ndërpresin: ”Mjaft, mjaft! Nuk mund të duroj më!” Gruaja përgjigjet :”Jo tani! Ki durim edhe pak!” Dhe gruaja me nxori nga furra e zjarrit dhe me vendosi në ujin e ftohtë. Ah, ftohtë, akull dhe jam dridh nga ftohtit e papritur. Kur krejtësisht u ftofa, një djalosh me nxjerri nga uji i ftohtë dhe me vendosi së bashku me filxhanët e tjerë në një kuti.
    Një zonjë e mirësjellshëm me vendosi te kutia në dollap para një pasqyre. Kur e shikova vetën në pasqyrë u mahnita. Nuk mund t'i besoja syve të mi. Nuk isha më i shëmtuar, as i lagur, as pa formë dhe as i zhytur, tani shkelqeja, isha i bukur, i terur dhe i pastër. Tani isha i gëzueshëm dhe i hareshëm!
    Atëherë e kam kuptuar se vuajtjet, dhimbjet, djersa dhe vështirësitë e japin kuptimin e jetës më silicore. Pa këtë kryq tani do të isha një kupë dhe argjile dhè i zhytur. Tani krejt dhimbja, vuajtjet e marrin kuptimin e vetë. Dhimbjet kanë kaluar dhe bukuria, cilësia e jetës që ka lindur gjatë vuajtjet kanë mbetur .”

    Asgjë e vyeshme në botë nuk mund të bëhet pa vuajtje, pa mund dhe pa djersë – nëpërmjet kryqit arrihet cilësia e jetës.

    Jezusi thotë: "Përnjëmend, përnjëmend po ju them: nëse kokrra e grurit e mbjellë në dhè nuk vdes, mbetet e vetme, por nëse vdes jep shumë fryt!" (Gjn 12,24)

  9. #387
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    GRUAIA E PËRSOSUR.


    Mulla Nasrudin ishte ulur në banakun e dyqanit të tij
    kur një fqinj erdhi për të bërë një bisedë:
    "Unë do të martohem, Mulla, dhe unë jam shumë i ngazëllyer.
    A nuk ke menduar edhe ti ndonjëherë të martohesh?"
    Nasrudin u përgjigj:
    "Po, unë mendova shumë për këtë.
    Doja të gjeja gruan e përsosur.
    U nisa ta gjej dhe shkova në Damask.
    Atje takova një grua të bukur, plot hir, të mirë dhe shumë shpirtërore,
    por ajo nuk e njihte gjerat e kësaj bote.
    Kështu unë u ktheva në udhëtimin tim dhe shkova në Isphahan.
    Atje takova një grua që ishte edhe shpirtërore edhe e kësaj bote,
    e bukur në shumë aspekte,
    por ne nuk mund të komunikonim.
    Përfundimisht shkova në Kajro
    dhe pas shumë kërkimesh atje e gjeta gruan e përsosur.
    Ajo ishte e kulturuar, mendjemprehtë, plot hir,
    e bukur nga të gjitha aspektet,
    e zotëronte këtë botë ashtu edhe sferat që e kapërcejnë atë.
    Ndjeva se kisha gjetur gruan e përsosur”.
    Shoku i tij i bëri një pyetje tjetër:
    "Atëherë, pse nuk u martove me të, Mulla?
    "Mjerisht", tha Nasrudin duke tundur kokën,
    edhe ajo ishte në kërkim të burrit ideal! ".

  10. #388
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Kam mësuar nga një tregim i imagjinuar, ku Zoja e Bekuar e dërgon në tokë engjëllin për ta sjell në parajsë një dhuratë të çmueshme dhe të vlershme për Birin e vetë Jezu Krishtin për kohën e Kreshmëve...

    LOTËT E NJERIUT TË PENDUAR

    Flitet në një legjendë të vjetër, ku tregon se një ditë prej ditëve Zoja e Bekuar Maria Nëna e Jezu Krishtit e fton te vetja një engjëll dhe e detyron që të zbresin në tokë dhe i thotë: ” Zbrit në tokë dhe ma sjell gjenë që është më e vlefshme dhe më e shtrenjtë në tokë, sepse dëshiroj t’ia dhuroj birit tim Jezusit për kohën e kreshmëve.”
    Engjëlli zbret në tokë dhe shkon prej një vendi në vend tjetër, viziton më të bukura qytete, ndalon para një dyqani, shikon një qafore nga gurët e çmuar xhevahiri prej mijëra e mijëra ngjyrave. Mendon në vetën e vet: ”Kjo është më e bukura dhe më e shtrenjta gjë këtu në tokë. Do t'ia çoi Mbretëreshës Qiellore. Sigurisht do të jetë e kënaqur!”
    Me kujdes e merr qaforen dhe e çon drejt dyerve të parajsës, por dyert nuk u hapën. Qaforja bie për tokë dhe bëhet copa-copa.
    Pastaj engjëlli rishtas kthehet në tokë. Me këmbëngulje kërkon dhuratën më të vlefshme dhe më të çmuar. Një ditë prej ditëve e shikon një trëndafil të mrekullueshëm. E cila ishte e pasur me ngjyrat e begatshme si dhe me aromën magjepse. I thotë vetes: ”Sigurisht kjo është diçka më e bukura dhe më e vlefshmja gjë në tokë dhe mund t’ia çoi Zojës Bekuar.”
    Engjëlli e merr trëndafilin dhe me shpejtësi fluturon kah qielli, por prapë nuk u hapen dyert e parajsës. E lëshoi trëndafilin erës që e shpërndau në katër anët.
    Prapë rishtas engjëlli zbret në tokë, për të kërkuar më të çmueshmen dhe më të bukuren gjë në botë. Nga larg e shikoi një spital. Në heshtje hyri në spital. Ishte muzgu i natës ku dëgjohet zëri i kambanës.
    Engjëlli shpejtoi për ta lutur uratën dhe për të nda bekimin. Shikon një njeri shumë të sëmur i cili nuk besonte. I afrohet engjëlli, e puthi, e ngushëlloi. Krejtësisht i mahnitur i bie në prehër të engjëllit duke qajtur. Lotët e pendesës ia larguan krejtësisht frikën dhe tmerrin e mëkatit.
    Engjëlli i merr dy pika lot dhe vrapoi kah qielli. Dyert u hapën, i vjen Zoja e Bekuar përpara engjëllit në takim. I merr dy lot si peharin e argjendtë, e cila ia çoi tek froni i birit të vetë Jezu Krishtit.
    Ashtu engjëlli e ka gjet çka është në tokë më e vlershmja dhe më e çmueshmja për parajsë.

    Atëherë Jezusi u tregoi këtë shëmbëlltyrë:
    “Cili prej jush, po i pati njëqind dele dhe, nëse një prej tyre i humb, nuk i lë të nëntëdhjetenëntë të tjerat vetëm në kullosë e nuk shkon pas të humburës derisa ta gjejë? Kur e gjen, plot gëzim e vë në krah, dhe, posa arrin në shtëpi, i thërret miqtë e fqinjët e u thotë: ‘Gëzohuni me mua se e gjeta delen time që më humbi.’ Unë po ju them: në qiell do të ketë po kështu më shumë gëzim për një mëkatar që pendohet e kthehet se për nëntëdhjetenëntë të drejtë, që s’kanë nevojë të kthehen.” (Lk 15,3-7)

  11. #389
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Kam mësuar nga një tregim i imagjinuar mbi një konflikt mes nënës dhe birit kokëfortë e zemërak!

    TË URREJ APO TË DUA?

    Ishte një herë një djalë i quajtur Toni, me shtat i vogël por shumë zemërak. Edhe pse ishte zemërbardhë shpeshherë shpërthente duke u zemëruar në jetën e përditshme. Ai ecte nëpër dhomën e tij duke bërtitur si i tërbuar, kur nuk i shkonin punët ashtu siç ai dëshironte.
    Një ditë prej ditëve nëna shkoi në qytet për të tregtuar, kurse Toni ishte vetëm në shtëpi, i cili shkoi në kuzhinë dhe e gjeti një kuti me biskota ku nëna me kujdes i ruante. Ai i merr dhe me oreks të mirë i hëngri. Pasi nëna kthehet nga qyteti, dhe e zbulon se kutia e biskotave ishte e zbraztë dhe e pyet Toni: “A i ke ngrënë ti biskotat nga kutia?” Toni menjëherë përgjigjet:”Jo nënë, as një biskotë nuk kam hëngër! Sigurisht se jo, të betohem se nuk i ka prekur!”
    Përgjigjet Toni. Nëna e hidhëruar i bërtet Tonit: ”Ti rrenacak! A të kam mësuar që gjithherë ta thuash të vërtetën dhe të jesh i sinqertë!” Dhe ja përvjel një flakareshë.
    Toni hidhërohet, i mbushur plot inat shpërthen duke i thënë nënës: “Të urrej! Të urrej! Dhe do të dal prej shtëpie dhe nuk do të kthehem më!”
    Toni i hidhëruar e braktis shtëpinë dhe fshatin dhe shkoi thellë në pyll. I mërzitur dhe i tërbuar nga inati, rishtas filloi të bërtas me gjithë fuqinë që kishte: ”Të urrej! Të urrej!” Dëgjon mbrapa jehonën e zërit të vetë: ”Të urrej! Të urrej! Të urrej”. Nga frika Toni thotë: ”Ti më urren mua? Kush je ti?”
    Aq shumë e kap frika dhe Toni u kthye në shtëpi, dhe e përkëdhel nënën: ”Mami, mani, kam frikë! Dikush më urren! E kam dëgjuar, se dikush ka bërtitur dhe më thotë se më urren!”
    I dashuri Toni im!”, i përgjigjet mami: “Ku e ke dëgjuar? Dhe ma trego vendin.”
    Toni i thotë: ”Në pyll larg nga shtëpia. Eja dhe do ta tregoj vendin.”
    E merr nënën përdore dhe shkojnë në pyll. Pas një kohe arrin te shkëmbi dhe Toni tregon vendin. “Këtu! Shih këtë shkëmb? Këtu jam ulur dhe një njeri i keq ka bërtitur: ”Të urrej! Të urrej!”
    Në rregull i përgjigjet nëna:”Qetësoju dhe bëj atë çka do të them unë.” Po i përgjigjet Toni i frikësuar.. Dhe nëna i thotë: ”Merr frymë thellë, dhe mbushi mushkëritë me ajër. Pastaj me sa fuqi të kesh, bërtit: Të dua! Të dua! Të dua!”
    Dhe Toni bën ashtu siç i thotë nëna. Dhe menjëherë dëgjon jehonën mbrapa: ”Të dua! Të dua! Të dua!” Toni buzëqesh dhe nga gëzimi edhe njëherë sprovon me sa kishte fuqi: ”Të dua! Të dua! Të dua!”
    Nëna e pyeti Tonin se çka dëgjon tani, kush ishte armiku apo kush ishte miku yt?”

    Çdo njëri prej neve ka nevojë për tu shikuar në pasqyrë, sepse nuk e shohim veten as fytyrën tonë, ashtu kemi nevojë për njerëzit e tjerë, siç e shohim veten në pasqyrë njësoj shohim qëndrimet tona ndaj të tjerëve. Ai tjetri është pasqyra e shpirtit. Në raportin ndërnjerëzor janë të rëndësishme sjelljet tona ndaj tjetrit, që reflektojnë si jehona e zërit apo si pasqyra. Ato gjëra si i themi dikujt ata jemi ne. Atëherë pse mos ta shfrytëzojmë buzëqeshjen, fjalët e buta dhe të ëmbla dhe të mira, mirësjelljen me tjerët dhe kështu i përmirësojmë raportet dhe nuk na kushton shumë. Ta marrim shembullin e Nënës Tereze...

  12. #390
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    KUPTIMI I LUTJES

    Tregohet për njëri shumë të mençur nga Lindja, që kishte një nxënës të talentuar dhe të shquar. Mësuesi ishte i kënaqur me përparimin e shpejtë të tij. Por më vonë e befason, sepse nxënësi më shumë mbështetej në filozofinë e tij se sa në lutje (uratë).
    Thoshte: “Pse të lutemi? Kur Zoti është i gjithëfuqishëm. Nuk ka nevojë për lutjet dhe bisedat tona, dhe në mirësinë e tij do të japin për çka ne kemi nevojë. Edhe më tepër. Zoti është i përjetshëm. Atëherë si mundemi ta zëvendësojmë përjetësinë me uratë (lutje)?” Kështu mendonte nxënësi dhe filloi mos të lutet më.
    Mësuesi i urtë me një fytyrë serioze rrinë nën hijen e palmës. Nxënësi i tij i drejtohet dhe i thotë: ”Mësues, pse jeni kaq i brengosur?” Mësuesi i përgjigjet: “Pse e kam mikun tim, i cili deri tani në mënyrë të kujdesshëm e përpunoi tokën duke e mihur dhe duke hedhur farën në të, dhe nga kjo tokë ai edhe jetonte, tani ai e braktis plorin dhe kosën. Thotë, se nuk është e nevojshme të përpunohet fusha, sepse mund të jetohet nga fusha e papërpunuar.”
    Nxënësi ia kthen: ”Ai nuk është fare në mend, se si mund të jetojnë pa e përpunuar tokën?” Mësuesi i përgjigjet: ”Përkundrazi ai është shumë i zgjuar. Ai ashtu mendon: Se Zoti është i gjithëfuqishëm, për këtë mund të japin bukën, pa i drejtuar sytë ka plori dhe toka. Ai është i mirë dhe do ta përgatisin tryezën e begatshme për mua.”
    Nxënësi i thotë mësuesit: ”Mësues kjo do të thotë ta sprovosh Zotin!”
    Kuptohet i përgjigjet mësuesi: ”Unë flas për ty, edhe ti në të njëjtën mënyrë po e sprovon Zotin. A nuk është uratë (lutja) më pak e vlefshme se puna. Ky njeri përtac nuk dëshiron t'i drejtoj sytë kah toka, për të përfituar mirëqenien materiale. Ti me fantazinë tënde nuk dëshiron sytë e tu të drejtohen kah Qielli për të marrë dhurata shpirtërore.”

  13. #391
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    GURI

    Tregohet se një ditë kishin dal për ta mih kopshtin babai e biri i tij Davidi tetëvjeçar. Duke mihur kopshtin pas shtëpisë hasin në një gur të madh. Babai i thotë Davidit: “Duhet ta heqim këtë gurë, nga kopshti!”. “Unë do ta heq” thotë Davidi. Dëshiron të tregohet i rëndësishëm. Dhe mundohet në çdo mënyrë ta lëviz gurin, këtë mënyrë apo në tjetrën mënyrë. Por guri nuk lëvizë dot nga vendi. Në fund Davidi pranon se nuk mund ta lëviz dhe pranoi pafuqinë e vetë.
    “Mendoj se mund ta lëvizësh dhe ta heqësh nga kopshti!” thotë babai. Në qoftë se mundohesh, mund të bësh gjithçka të duash.” Davidi rishtas mundohet ta lëviz gurin deri sa fillojnë duart t'i dhembin, dhe gati filloi të qajë.
    “Nuk mundem, nuk mund ta lëvizi” rishtas pohon Davidi. “Vërtetë babai nuk mund ta lëviz as një centimetër, u mundova me gjitha fuqitë e mia, por pa sukses!” vazhdoi Davidi.
    “Vërtetë a i ke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që i ke në përdorim?” i thotë babi. Davidi bën me kokë se i ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë, por babai luan me kokë se nuk është e vërtetë.
    “Biro, nuk i ke shfrytëzuar të gjitha mundësitë, se një e ke harruar. Në qoftë atë e shfrytëzon atëherë do të mundesh ta largosh gurin nga kopshti,”
    “Çka kam harruar?” pyet Davidi babain. Babai buzëqeshet dhe i drejtohet:” Këtu jam edhe unë. Ke mundur të më pyetesh që të të ndihmoj, por këtë nuk e bëre.”
    Davidi vazhdon:”Babi a po më ndihmon?” Babë e bir së bashku e heqin gurin nga kopshti me një orvatje të madhe. Ashtu ngadalë gurin e qesin jashtë kopshtit dhe bëjnë vend për kopshtin e gjelbër.
    Davidi tani buzëqeshet dhe nga gëzimi thotë: ”Babi, e lëvizëm gurin, e lëvizëm!”

    Shpeshherë çuditemi, se duhet ta bartim kryqin apo barrën vetë, çka nuk është e vërtetë. Zoti është afër nesh, vetëm pret, që t'i kërkojmë ndihmë. Zoti dëshiron që të mundohemi, se si çdo gjë të varet prej nesh, dhe njëherë i besojmë, se si të gjitha sukseset tona varen prej hirit të tij! Vetëm së bashku mund t'i tejkalojmë pengesat dhe problemet e jetës!

  14. #392
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Njeriu me kapelë në kokë

    Tregohet se një ditë, një burrë hyri në kishë me kapelë në kokë dhe kisha ishte e mbushur me besimtarë. Disa besimtarë ia tërhjekin vëmendjen se duhet hequr kapela prej kokës, se ky vend është i shenjtë. Po ashtu edhe kryetari i këshillit të kishës u munda ta bind por nuk ia arriti dot.

    Edhe famullitar gjatë meshës e vërejt burrin me kapelë në kokë, dhe pas meshe e ftoi te vetja. Pasi burri shkoi në takim me famullitarin. Megjithatë famullitari i drejtohet: ”Jam shumë i lumtur që ke ardhur në kishën tonë, dhe të ftoj edhe herave tjera që të vini në famullinë tonë.” Poashtu famullitari nuk harroi për të bërë vërejtjen:” Zakonisht në kishë hiqet kapela nga koka, dhe shpresoj se në të ardhmen do ta respektoni këtë rregull”, i thotë famullitari.
    Burri iu përgjigj: ”Shumë faleminderit zotëri. Edhe më tepër të falënderoj, që keni gjetur kohë të diskutoni me mua. Shumë mirë keni bërë që më keni ftuar, dhe të vijë në famullinë tuaj.
    Unë rregullisht marrë pjesë në meshën shenjte për çdo të diele e festa që tri vite me radhë, fatkeqësisht njerëzit vetëm sot më kanë vërejtur. Për tre vite asnjëri nuk ka folur asnjë fjalë me mua. Sot kur e kam vendosur kapelën në kokë, për herë të parë bisedoi me mua Kryetari i Këshillit. Tani pas tre viteve po bisedoj me Famullitarin. Deri tani kisha përshtypje se ju jeni tepër i zënë me punët baritore për të gjetur kohë për të biseduar me mua.”

    Vërtetë është e nevojshme që dikush të bëjnë diçka të veçantë, për të krijuar vëmendje, për të gjetur kohë për bisedë? Vërtetë, a jemi aq të zënë me punë?

  15. #393
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    VIJA LIDHËSE

    Gdhendësi i një guri varri ngriti daltën dhe tha: "Unë kam mbaruar".
    Burri ekzaminoi gurin: fotoja e babait, të dy datat 1916 dhe 2000 të ndara me një vijë prej disa centimetrash.
    Ai tundi kokën dhe tha: "Unë nuk di të shpjegoj, por mua më duket kaq pak:
    më dëgjoni, babai im ka pasur një jetë të gjatë, të plotë dhe aventureske:
    Unë do të doja të kuptoja disi diçka për fëmijërinë e tij:
    jeta në një familje të madhe, fshati plot gjelbërim dhe kafshë,
    punët e lodhshme, kënaqësia e një korrje të mirë,
    shqetësimet për stuhitë e verës dhe thatësirën ...
    Pastaj lufta, treni për luftëtarët, llogoret, plagët,
    arratisja nga një kamp burgu, takimi me nënën timeme ...
    Fëmijët që lindin, rriten, martohen
    dhe nipërit e mbesat që arrijnë njëri pas tjetrit ...
    Pastaj pleqëria e qetë, sëmundja, natyrisht,
    por edhe afeksioni, dashuria, entuziazmi, pasioni,
    ditët e gjata të punës, ankthet, shqetësimet, gëzimet ...
    Gdhendësi dëgjoi me kujdes,
    pastaj kapi daltën dhe çekiçin
    dhe me katër goditje të shpejta
    zgjati vijën midis datës së lindjes
    dhe datës së vdekjes me gati gjysmë centimetër.
    Ai u kthye nga burri dhe i tha: "A është më mirë?"


    Jeta nuk mund të jetë një vijë mes dy datave.

    Jeta përqafon çdo moment të ekzistencës tënde... dhe më gjerë.

    Ti vdes ashtu si ke jetuar.

  16. #394
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    ORA...


    Në Thajlandë, 6 veta udhëtuan në një tren.
    Njëri prej tyre ishte një prift, i veshur me një rrobë të zezë e të gjatë.
    Siç ishte e natyrshme, filluan të diskutonin mbi religionën e tyre
    dhe pas një diskutimi të gjatë, pyetja thelbësore qe vetëm një:
    Cila është feja më e mirë?
    Ai që dukej se ishte personi me më shumë autoritet,
    për të shpjeguar se në fund të gjitha religjonet janë të ngjashme,
    nxori nga xhepin e tij një Rolls Royce
    dhe tha, duke treguar me gishtin për xhepin në të cilin edhe prifti mbante orën e tij:
    "E shihni, zotëri i nderuar,
    ora ime dhe ora juaj, të dyja masin orarin:
    në orën time ora është 4.30 pasdite".
    Prifti nxori orën e vet dhe tha: "Edhe në orën time!
    Prandaj, më jep orën tënde dhe unë të jap orën time!"
    Por tjetri, mes të qeshurave të miqve të tij,
    tha: "Oh jo! Ora ime vlen më shumë, kushton më shumë!"

    Të gjithë i njohim nevojat e zemrës tonë
    dhe cila janë pjetjet thelbësore
    që i zënë mendjen tonë...
    Nga mijëra fe që ndjekin njerëzit sot,
    cila është ajo që i plotëson më mirë nevojat tona,
    dhe u jep pyetjeve tona përgjigjet më të mira
    dhe më të arsyeshme, objektivisht
    më të përshtatshme për natyrën tonë njerëzore?

  17. #395
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Dëshmitarët e rrejshëm të Jezusit

    Kam mësuar nga një tregim i imagjinuar lidhur me njerëzit e pabesë (mashtruesit) të cilët shtihen si dëshmitar e Jezusit: ''Ruhuni se mos ju mashtrojnë, sepse shumë veta do të vijnë në emrin tim duke thënë: "Unë jam", dhe: "Erdhi koha". Mos shkoni, pra, pas tyre.’’...

    Tregohet se njëherë djalli i afrohet Shën Martinit për ta mbështetur në rrugën e tij. Fillimisht shfaqet si mbret, me madhërinë e shkëlqimin mbretëror, dhe i drejtohet Shën Martinit: "Martin të falënderoj shumë për besnikërinë tënde ndaj meje. Tani edhe ti duhesh ta ndjesh se edhe unë jam besnik ndaj teje. Nga tash do ta ndjesh afërsinë time. Mundesh të mbështetesh krejtësisht në mua."
    Shën Martini e pyet: "Kush jeni ju?’"
    Djalli i përgjigjet: "Unë jam Jezusi, Jezu Krishti."
    Vazhdon Shën Martini: "Në qoftë se je Jezu Krishti, atëherë ku i ke varret (plagët) e tua të kryqit?"
    Djalli i përgjigjet Martinit: "I dashuri Martin, unë vij nga lavdia e qiellit dhe për ketë nuk kam plagë."
    Shën Martini i përgjigjet; "Krishtin të cilin nuk ka plagë nuk dëshiroj ta shoh. Në Krishtin që nuk i bartë shenjat e kryqit nuk mund të mbështetem. Shporru prej meje o djall mashtrues!"

    Kriteri autentik gjatë shpalljes së Ungjillit është gatishmëria e lajmëtarit për flijim e vuajtjet të kryqit...

  18. #396
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Vlerat mashtruese

    Kam mësuar nga një tregim i imagjinuar lidhur me njerëzit prepotent dhe mendjemëdhenj, çdo gjë që e bëjnë e bëjnë për t'i parë të tjerët, duke u krahasuar me kallinjtë e grurit...

    Tregohet se njëherë babai i merr me vete dy djemtë dhe i çoi në arën me plot grurë që shkëlqenin prej kallinjve të verdh plot grurë. Duke ecur pranë arës me plotë grurë. Njëri prej djemve ndalet dhe thotë: ‘‘Shikoni se çfarë ka mes kallinjve’’. Kurse djali tjetër thotë: ’’Po të isha unë në vend babit tim, do t'i zhdukja nga toka të gjithë kallinjtë e përkulur, dhe do t'i lëja vetëm ato që janë të drejta e të gjata, që është një hijeshi për t'i shikuar me sy. Atëherë do ta kemi arën më të bukur në këtë vend.’’
    Baba iu përgjigjet: ‘‘Do të ishte diçka e mrekullueshëm po ta bëni këtë. Çfarë ekonomistash do të jeni. Budallenjtë e mi, të gjithë ata kallinjtë e përkulur, që juve nuk po iu pëlqejnë dhe nuk po ju mbushin syrin, në të vërtet ata janë më të mirët. Ata janë plot me kokrra gruri. Kurse ata të drejtit që ju duken të hijshëm e krenar, ata janë gati të zbrazët pothuajse janë kashtë e asgjë tjetër. Bijtë e mi, mbani mend një gjë, siç është dallimi mes kallinjve, ashtu është edhe mes njerëzve. Kokat e zbrazta gjithherë janë prepotent e mendjemëdhenj, dalin për t'u dukur para tjerëve...’’

    Jezusi na thotë: "Edhe më i madhi prej jush le të jetë shërbëtori juaj. Sepse kush do të lartësojë veten do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten do të lartësohet." (Mt 23,11-12)

  19. #397
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Shumë rrugë çojnë te Zoti

    Tregohet për një tregim të vjetër, se si dikur një mbret modest ndërtoi një pallat të mrekullueshëm por pakëz i çuditshëm. Në qendër të pallatit ishte dhoma e tij, në të cilin ishte froni i mbretit.
    Në ketë dhomë ishte vetëm një derë që hyn brenda... Kurse pallati ishte i gërshetuar me shumë korridore tipit të labirintit, të cilët lakohen rreth e rrotull që drejtohen te dera kryesore. Pasi pallati ishte i përfunduar, mbreti jep urdhër, që të gjithë qytetarët e mbretërisë le të të vijnë në pallatin e tij mbretëror.
    Mbreti rrinte në fronin e vetë, i gatshëm për t'i pritur qytetarët e vetë. Njerëzit vinin nga gjitha anët dhe qëndronin para pallatit dhe shikonin në korridoret e gërshetuara në mënyrë të çuditshme. Ata thojnë me zë: "Se asnjë rrugë nuk çon te dhoma përkatësisht te froni i mbretit!" Princi qëndronte para derës dhe i drejtonte në korridoret e gërshetuara duke iu thënë: "Brenda ju pret mbreti. Të gjitha rrugët shpien te mbreti dhe froni i tij!".

    Çdo rrugë çon te Zoti. Çdo njeri e ka rrugën e vet. Për këtë gjë Zoti ështeë i mrekullueshëm, sepse çdo njërit ia cakton rrugën e vet personale. Mos ta humbim shpresën në qoftë se rrugët janë të gërshetuara.

  20. #398
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Shkarkoje barrën

    Tregohet nga lashtësia, se Shën Pjetri kishte shprehi për të dal në shëtitje këmbë, dhe veçanti me babën e vetë Jonen, i cili i shpjegonte shumë gjëra të mira dhe të bukura që i takonin në natyrë.
    Ashtu një prej ditëve pas drekës dalin në shëtitje së bashku, pas shiut që kishte ra para disa ditëve, kurse rruga ishte bërë me baltë.
    Fatbardhësisht te dy kishin marrë çizmet e gjata nga goma. Por sa më shumë ecin dhe kalojnë nëpër baltë, ashtu balta kapet nëpër çizmet e tyre. Pas një kohët të shkurtër çizmet ishin bërë aq shumë me baltë sa u dukshin si dy shtylla dheu.
    Në një moment Pjetri ndalon dhe i thotë Jonës: "Nuk mundem më të eci!’’ Merr frymë thellë dhe thotë: ‘’Këmbët i kam aq të rënda ashtu mnzi mund t'i lëvizi, nuk mund të eci përpara më."
    "Nuk është as një farë mrekullie" - i thotë babai - "në çizmet e tua aq shumë baltë është ngjitur, që të pengon për të ecur përpara. Çizmet e tua duhet rishtas t'i çlirosh nga balta. Përndryshe nuk do t’ia arrijmë cakut."
    Pjetri e dëgjoi vërejtjen e babës dhe shkoi te lumi dhe i pastroi çizmet, ashtu në të vërtetë tani këmbët ishin shumë më të lehta dhe me lehtësi ecin përpara kah caku..

  21. #399
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2020
    Postime
    1,406
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    NJE HAJDUT.


    Një hajdut arriti te dera e parajsës dhe filloi të trokiste. Pjetri dëgjon potere dhe shikon nga dera:
    "Kush eshte atje'?
    "Unë".
    "Dhe kush je ti?" '
    "Një hajdut. Më lër të hyj në qiell!".
    "Kurrë e kurrës! Këtu nuk ka vend për një hajdut!"
    "Dhe kush je ti që të mos më lejosh të hyj?"
    "Unë jam apostulli Pjetër".
    "Unë të njoh. Ti je ai që nga frika e mohoi Jezusin tre herë para se të këndonte gjeli! Unë di gjithçka, mik"
    I skuqur nga turpi, Pjetri u tërhoq dhe vrapoi për të thirrur Shën Palin. "Pal, shko dhe fol me atë djalë në derë". Shën Pali e nxori kokën nga dera: Kush është atje? "
    "Jam unë, hajduti, më lër të hyj në parajsë"
    "Këtu nuk ka vend për hajdutët!"
    "Dhe kush je ti që nuk dëshiron të më lejosh të futem brenda?"
    "Unë jam apostulli Pal"
    "Ah! Pal! Ti je ai që shkoi nga Jeruzalemi në Damask për të vrarë të krishterë. Dhe tani ti je në Qiell!".
    Shën Pali u skuq, shkoi dhe i tregoi gjithçka Shën Pjetrit.
    "Ne duhet ta dërgojmë Evangjelistin Gjon në atë derë. Ai kurrë nuk e tradhtoi Jezusin".
    Gjoni shikoi nga dera: "Kush është atje?"
    "Jam unë, hajduti. Më lër të hyj në parajsë!"
    "Ti mund të trokasësh sa të duhësh, hajdut, por këtu nuk ka vend për mëkatarë si ti!"
    Dhe kush je ti që nuk më lejon të futem brenda? "
    "Unë jam Ungjilltari Gjon!"
    "Ah! Ti je një ungjilltar. Pse ju ungjilltarët i mashtroni njerëzit? Ju keni shkruar: Trokitni dhe do t'ju hapet. Pyesni dhe do të merrni. Unë kam trokitur për dy orë, dhe unë pyes, por askush nuk më lejon të hyj brenda Ti je gënjeshtarë. Nëse ti nuk më gjen një vend në parajsë, unë menjëherë kthehem në tokë dhe u them të gjithëve se keni shkruar gënjeshtra në Ungjill! "
    Gjoni u tremb dhe e la hajdutin të hynte në parajsë.


    Kur pedikatari u kthye përsëri në temën e Lajmit të mirë,
    një burrë e ndërpreu: "Çfarë lloj Lajmi të mirë është, nëse është kaq e lehtë të shkosh në ferr dhe kaq e vështirë të hysh në parajsë?"
    Qielli është vetëm çështje mëshire!

  22. #400
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192

    Për: Histori të vogla dhe të bukura për shpirtin

    Fuqia e uratës

    Tregohet se një herë moti, dielli e dërgon një zogë në shkretëtirë, për të kënduar. Dielli i urdhëron: “Fluturo o zog në shkretëtirë, dhe këndo pandërprerë, këndo e mos u ndal.”
    Zogu shkoi në shkretëtirë dhe filloi të këndonte...
    Shkretëtira u përmallua nga këndimi i mirë dhe filloi të shpërthejnë nga toka pemët e llojllojshme...
    Zogu vazhdon të këndojë, nga përmallimi shpërthejë nga toka, uji, lumenjtë ku e ujiten shkretëtirën. Zogu vazhdon edhe më tutje të këndojë edhe më bukur dhe më fortë.
    Nga mallëngjimi shkretëtira e shterpët dhe e thatë, fillojë të shpërthejë bari, lulet e llojllojshme dhe krejt shkretëtira u bë e gjelbër, dhe çdo gjë u gjallërua.. Nga shkretëtira e thatë dhe e vdekur u bë tokë pjellore, nga ushqehen jo vetëm kafshët por edhe njeriu!

    Fuqia e uratës është ajo arma më e fortë e njeriut, që shkretëtirën e kthen në tokë pjellore e gjelbërimi, si edhe e shkrin akullin dhe borën e polit të Veriut dhe e bënë të lulëzoi jeta.

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •