Close
Faqja 8 prej 22 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 429
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    THITHLOPËT.

    Në një anë të parkut të madh,
    në një shkurrore me pemë dhe shkurre
    plot me lule dhe me fryte me shumë ngjyra,
    kishte një pellg uji i mbuluar
    me zambak të ujit me ngjyrë të bardha dhe ngjyrëtrëndafil.
    Në atë pellg uji jetonte një familje thithlopësh:
    babai, nëna, dhe vogëlushi i tyre shumë i gjallë.

    Ishtë një familje e lumtur.
    “Je vogëlushi më i bukur i botës”,
    ia thonte nëna thithlopë vogëlushit të saj,
    që pastaj gurgullonte i gëzueshëm
    dhe i lumtur në ujin.
    E pastaj e mbyte atë me të puthura.
    “Ti je nëna më e bukur e botës”
    i përgjigjte thithlopa e vogël
    dhe i lumtur vraponte të zhytej në ujin e freskët të pellgut.
    Babai thithlopë i shikonte me krenari familjen e tij,
    buzët e pellgut plot me lule të çelura,
    ujin e errët dhe e freskët
    dhe thonte: “Jetojmë në vendin më magjiplotë e botës”.
    Një ditë jeta e qetë e familjes u pështjellua nga një seri britmësh.
    Vinin nga një grup vajzash
    që shetitnin në shtegu që e rrethonte pellgun.
    “Iiih! Sa erë e keqe!”
    “Duket një plehërishtë...le të largohemi prej këtu!”.
    “Oh! Sa ujë i qelbur!”.
    “Ah! Shikoni këta thithlopë të frikshëm!”.
    “Ç’vend i ndytë!”.
    “Dhe ai vogëlushi, krejt i dekurajuar, ç’ kreatyra të llahtarshme!”.
    Babai dhe nëna thithlopët u zhytën
    edhe më shumë në baltë, me turp.
    Vogëlushi u fshiu nën një gjethë zambanuk të ujit,
    i zemërlëshuar dhe i prekur në sedër.
    Në pellg lumturia u zhduk për gjithmonë.


    Kjo ndodh çdo ditë.
    I thonte nëna fëmijës së vet:
    “Shikoje, o i dashur i nënës,
    atë vogëlush kurrizdalë:
    si është qesharak, komik!”.
    I thonte biri vogëlushit kurrizdalë:
    “Hajde këtu, që ta prek gungën tënde hajmali!”
    Dhe vogëlushi kurrizdalë e ulte kokën
    dhe pastaj largohej me vrap.
    E kështu çdo ditë.
    E kjo edhe pse zemra e tij nuk kishte urretjen.
    Dëshironte vetëm të jetë normal.
    Si gjithë të tjerët.
    Por, për fakt të keq, ishtë kurrizdalë.
    “Kurrizdalë! Kurrizdalë...”
    dëgjonte gjatë ditës, ëndërronte natën.
    Atëherë deshi të flinte përgjithmonë,
    që të mos dëgjojë më këto fjalë
    që t’i harronte ato.
    U helmua vetë.

    RAOUL FOLLEREAU

    Torrkerry

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DJE DHE SOT.

    “Jezusi erdhi në Nazaret,
    atje ku ishte rritur
    dhe, sipas dokes së vet,
    të shtunën hyri në sinagogë
    dhe u ngrit për të lexuar.
    I dhanë librin e Isaisë profet.
    Kur e hapi librin, gjeti vendin ku shruan:

    ‘Shpirti i Zotit është mbi mua:
    sepse ai më shuguroi!
    Ai më dërgoi t’u kumtoj të vobektëve Ungjillin,
    T’u shpall robërve çlirimin,
    të verbërve dritën e syve;
    t’i lëshojë në liri të ndrydhurit,
    të shpall vitin e hirit të Zotit’.

    E mbylli librin, ia dha shërbëtorit dhe u ul.
    Të gjithë në sinagogë i drejtuan sytë në të.
    Atëherë u tha:
    ‘Sot shkoi në vend kjo pjesë e Shkrimit shenjt
    që e dëgjuat me veshët tuaj’...

    Kjo fjalë i mbushi me zemërim të gjithë në sinagogë...


    Atëherë, si zakonisht, të diellën, në kishë
    prifti çohet për të lexuar.
    Ia japin librin atij.
    Ai e hap dhe lexon:
    ‘Kam qenë i dërguar
    që t’ia them të varfërve
    që kanë një fat të mirë
    sepse janë të varfër;
    që t’ia shpallë robërve
    që do të rrinë në burg;
    që t’i lajmëroj të verbërit
    që nuk do tu rikuperohet drita e syve;
    që t’ua heq të ndrydhurve
    atë që rrin prej lirisë së tyre;
    që ta shpall se ky vit
    do të jetë krejtësisht si gjithë të tjerët...’.
    Prifti e mbyll librin dhe ulet.
    Në kishën të gjithë i ngulin sytë në të.
    Prifti thotë: ‘Sot gjithçka është në rregull...’
    Atëherë në kishë marrin frymë lirisht,
    Të gjithë ndjeshmërisht të kënaqur.

    Ndoshta nuk është pikërisht kështu,
    por pse nuk duhet të mendojmë për këtë?

    Torrkerry

  3. #143
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NË PARK.

    Një fëmijë donte ta njihte Hyjin.
    E dinte mirë që ishte një udhëtim i gjatë
    për të arritur atje ku banon Hyji.
    Për këtë një ditë futi në një shportë
    ëmbëlsira, marmalatë dhe pije,
    dhe i filloi kërkesat e veta.
    Kishtë ecur vetëm për 300 metra
    kur e pa një grua të moshuar
    të ulur mbi një bankë në parkë.
    Ishte e vetme dhe ishte duke shikuar disa pëllumbesha.
    Fëmija u ul afër asaj dhe e hapi shportën e vet.
    Ishte duke pirë pijen e vet
    kur mendoi që ndoshta ajo grua kishte uri,
    dhe atëherë ia ofroi asaj një prej ëmbëlsirave.
    Gruaja mirënjohëse e pranoi atë
    dhe i buzëqeshi fëmijës.
    Buzëqeshja e saj ishte shumë e bulur,
    aq e bukur sa fëmija ia ofroi një ëmbëlsirë tjetër
    për ta parë përsëri buzëqeshjen e saj.
    Fëmija ishte gojëhapur!
    U ndal shumë kohë duke ngrenë dhe duke buzëqeshur.
    Në perëndim të diellit fëmija, i lodhur,
    u çua në këmbë, gati për t’u kthyer në shtëpi,
    por prap u kthye mbrapa,
    vrapoi kah gjyshja dhe e përqafoi atë.
    Ajo, pasi e përqafoi edhe ajo atë,
    e përshendeti me buzëqeshjen më e bukur të jetës së saj.
    Kur fëmija arriti në shtëpinë e vet,
    dhe e hapi derën,
    nëna e tij u habit duke parë fytyrën e tij plot më gëzim,
    dhe e pyeti atë: “O bir, çfarë ke bërë që je aq i lumtur?”.
    Fëmija i përgjigj: “Sot kam drekuar me Hyjin!”,
    dhe përpara që nëna i thonte atij diçka,
    shtoi: “Dhe a e di ti?
    Ai ka buzëqeshjen më të bukur që unë kam parë deri tani!”.
    Edhe gruaja e moshuar arriti në shtëpinë e saj
    me një fytyrë ndriçuese për lumturi.
    Biri i saj u bë i habitur për shprehjen paqeje
    e shtypur në fytyrën e saj dhe e pyeti:
    “O nënë, çfarë ke bërë sot që të ka bërë aq të lumtur?”.
    Dhe nëna iu përgjigj:
    “Sot kam drekuar me Hyjin, në parkë!”,
    dhe përpara që biri i saj t’i thoshte asaj diçka,
    shtoi: “Dhe a e di ti?
    Ai është më i ri që una kisha menduar përpara!”.

    A e dini?
    Hyji është më i ri se sa mendoni
    dhe e ka një buzëqeshje të mahnitshme.

    Torrkerry.

  4. #144
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PA JUSTIFIKIME TË KOTA.

    Një të dielle, të dera e kishës, u var ky lajmërim:
    “Që të gjithë të kanë mundësi të vijnë në kishë të diellën të ardhshme,
    e kemi organizuar “një të dielle speciale, pa justifikime të kota”.
    Do të vendosen disa krevatë në sakristi për të gjithë ata që thonë:
    “E diella është e vetmja ditë e javës në të cilën mund të flejmë gjumë”.

    Do të përgatitet një sekcion speciale me kolltuqe të butë
    për ata nuk i gjejnë bankat e rehatshme.
    Një kolir do të ofrohet atyre që sytë i kanë mjaft të lodhur
    pasi e kanë kalur gjithë natën duke e parë televizionin.
    Një helmetë mbrojtëse do t’u jepet të gjithë atyre që thonë:
    “Nëse do të shkoj në kishë, çatia mund të më rrezohet mbi kokë”.
    Batanie mjaft të ngrohtë do t’u jepen atyre
    për të cilët kisha është miaft e ftohtë
    dhe ventilatore atyre që thonë se ajo është shumë e ngrohtë.
    Do t’i kenë në dispozicion disa kartela regjistruese të pikëve
    ata që duan t’i regjistrojnë ata persona
    që “shkojnë gjithmonë në kishë, por janë më të keqinj se të tjerët”.
    Kushërinj dhe miq do të thirren në ndihmë të zonjave
    që nuk mund njëkohësisht të shkojnë në kishë dhe të përgatisin drekën.
    Do t’u shpërndahen shenja dalluese me mbishkrimin
    “Kam dhënë tashmë”, atyre që shqetësohen shumë për lëmoshën.
    Në një anijatë do të mbillen pemë dhe lule
    për ata që e shohin Zotin vetëm në natyrën.
    Mjekë dhe infermiere do të merren me ata persona
    që sëmuren gjithmonë dhe vetëm në të diellën.
    Do të jepen aparatë akustike për ata që nuk arrinë ta dëgjojnë pretkun
    dhe tapë për veshet për ata që e dëgjojnë.
    Kisha do të jetë e stolisur bukur njëkohësisht
    me yjët e Krishtilindjes dhe me zambakët e Pashkëve
    për ata që e kanë parë gjithmonë dhe vetëm kështu”.


    “Dhe u kthye te nxënësit, i gjeti fjetur
    dhe i tha Pjetrit: “Si kështu s’mundet
    të rrini zgjuar me mua as për një orë të vetme?
    Rrini zgjuar dhe lutuni
    të mos bini në tundim,!
    Shpirti, vërtet, është i gatshëm,
    por trupi është i ligshtë” (Mat 26,40-41).
    Sot, të rrimë zgjuar me Jezusin,
    u bë një lloj denimi me punë të detyruar.
    Zoti na jep amshimin.
    Ne i japim disa minuta dhe shpeshherë jo me pëlqim.

    Torrkerry.

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PËRRALLA.

    Aki Gahuk kishte qenë një shef i fortë,
    pastaj u plak, si të gjithë, dhe kur fillon kjo histori
    ishte bërë i rrudhët, i thinjur, dhe i dridhshëm.

    Bijtë e tij ishin të rritur, të martuar dhe e kishin braktisur babain e tyre.
    E ushqenin me pahir.
    Plaku nuk arrinte më të lëvizte
    dhe fëmijët ia çonin atij të mbeturat e drekës dhe të darkës së tyre.
    Dhe ishin të qejfprishur sepse ai vazhdonte të plakej dhe nuk vdiste.
    Por Aki Gahuk ishte lidhur me force të madhe me jetën:
    dëshironte absolutisht të jetojë.
    I kalonte ditët e tija në bregun e një liqeni,
    i ulur mbi një gur të gjerë dhe të sheshtë.
    Bënte meditime dhe koka e tij e thinjur shndriste nga rrezet e diellit.
    Uji i freskët e ndihmonte atë, që t’i harrojë dhembjet dhe dobësitë e veta.

    Koha kalonte. Plaku tashmë rrinte gjithnjë te bregu i liqenit.
    Bijtë e tij nuk e kërkonin më,
    dhe nipat e tij, kur vinin te liqeni për të luuajtur nën hijen e pemëve të larta,
    ia gjuhanin atij gurët.
    Aki Gahuk i shikonte pa ankesë.
    Trupi i tij u ngurtësua.
    Dalëngadalë, në një mënyrë të pandjeshme, ndryshoi.
    Rrudhat e tij u bëne luspa,
    lëkura e tij u bë më e trashë dhe e ndritshme.
    Krahet dhe këmbët e tij, më parë të ngathët,
    morën përsëri muskuj dhe forcë.
    Koka e tij duke qenë për shumë kohë e shtrirë në gur, u rrafshua.
    Sytë e tij, duke pritur pa ndërprerë ardhjen e fëmijëve të vet,
    mezi dolën nga gropat e tyre.
    Fuqitë e tij u bënë të gjera,
    dhe dhëmbët u bënë përsëri të mprehtë.
    Bijtë e Akit Gahuk u shqetësuan shumë
    duke i parë ndryshimet e babait dhe e ftuan të kthehet në shtëpi.
    “Shumë vonë, tha plaku , ju nuk keni pasur mëshirë për mua
    kur isha një plak i mjerë dhe i dridhshëm.
    Atëherë u bëra një kreatyrë e re.
    Nuk jam më anëtar i familjes tuaj.
    Do të banoj në lumë dhe pasardhesit e mi do të jenë të pangopur
    dhe fëlqitë e tyre do të mund t’i dërmojnë edhe njerëzit
    dhe unë do t’ia jap atyre lejen të hanë ju dhe fëmijët tuja,
    dhe fëmijët e fëmijëve tuaj”.
    Kështu foli Aki Gahuk në bregun me diell të lumit.
    Aki Gahuk, plaku të cilin nuk e donin fëmijët e vet,
    e bëri për veten një koracë
    që të mos vuajë më për shkak të thatësisë së zemrës së bijëve të tij,
    dhe u bë i egër, sepse nuk e konsideronin më një njeri.

    “Ashpërsia e pleqëve i nxit të rinjtë, dhe ashpërsia e të rinjve i bën pleqtë si krokodilët” (Fjalët e urta nga Borneo)

    Torrkerry

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Be_sa
    Anëtarësuar
    15-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    25
    Den Milman

    Së shpejti pas lindjes së vëllait, vëllau i vogël filloi t'i lus prindët që ta lënë vetëm me bebën e vogël. Prindët frikoheshin se ndoshta, si dhe shumë katërvjeçarë tjerë, është gjeloz dhe se dëshiron ta godas apo ta lëkund, prandaj nuk i lejuan një gjë të tillë. Ndërkaç, ai nuk tregonte kurrëfarë shenje të gjelozisë. Ndaj bebës ishte i butë dhe gjithnjë e më shumë dëshironte të mbetej vetëm me vëllaun e tij. Më në fund ia lejuan prindët.

    Gjithë gëzim dhe shend vrapoi në dhomën e bebës duke e mbyllur derën, por dera pak u hap, që mjaftonte që prindët kurreshtarë të mund të shohin e të përgjojnë. Panë se si djaloshi i vogël me lehtësi dhe ngadalë i afrohet vëllait të vet, e vendos fytyrën e tij mbi të tijën dhe qetë fletë:

    -Bebë, më thuaj se çka dëshiron Zoti. Unë po filloj të harroj.

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LORO, 15 VJEÇ

    Pse e keqja dhe vuajtja në një botë
    të krijuar nga një Hyji i drejtë dhe i gjithpushtetshëm?
    Pse vuajtja e fëmijëve të pafajshëm?
    Pse këto ndjenja braktisje,
    pse këto shkretëtira të brendshme,
    pse këto netë të irnuar në të cilat vdes shpresa?

    Pastaj bëra një ëndërr.
    Ecja në një plazh, krah për krah me Zotin.
    Hapat tanë lënin gjurmë në rërë,
    dy rreshta gjurmësh: të miat dhe ato të Zotit.
    Më ra ideja – ishtë vetëm një ëndërr –
    që secili prej këtyre hapave do të përfytyronte një ditë të jetës time.
    Atëherë u ndalova dhe u ktheva për të shikuar
    të gjithë ato gjurmë që humbeshin në largësi.
    Dhe vërejta që herë pas here,
    përveçse dy rreshta gjurmë, vetëm një mbetej në rërë.
    E shqyrtova kështu përsëri të tërë jetën time.
    Por, surprizë! Kalimet me një rreshtë të vetëm
    korespondonin me momentet më të vështira të ekzistimit tim:
    ditë plot me ankth dhe padurim,
    ditë plot me egoizëm dhe me humor të keq,
    ditë plot me prova dhe me dyshime,
    ditë të pakuptueshme, dhe të padurueshme.
    Atëhetë u ktheva te Zoti me një ton vërejtjeje të rëndë:
    “Ti na ke premtuar që do të qëndrosh me ne të gjitha ditët.
    Pse nuk e mbajte premtimin tënd?
    Pse më ke lënë të vetëm në momentet më të keqija të jetës time,
    në ditët kur kisha më shumë nevojë për praninë tënde?”
    Zoti buzëqeshi:
    “Biri im, vogëlushi im,
    nuk kam ndaluar të të doja as një moment të vetëm.
    Gjurmët të lëna në rërë në një rreshtë të vetme
    në ditë më të vështira të jetës tënde, janë të miat...
    Në ato ditë unë të kam mbartur në krahët e mi”.

    Torrkerry

  8. #148
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KUSH E DO BIRIN?

    Pasaniku dhe djali i tij ishin mbledhës të palodhshëm të pikturave artistike.
    Në koleksionin e tyre kishin piktura të shumta dhe të shumëllojshme –
    që nga Pikaso deri tek Rafaeli.
    Shumë herë qëndronin së bashku dhe mahniteshin përpara këtyre bukurive mahnitëse.

    Plasi lufta e Vietnamit.
    Birit iu desh të shkonte në luftë.
    Luftoi heroikisht dhe vdiq duke shpëtuar bashkëluftëtarin.
    Lajmi për vdekjen e birit i tronditi thellë babain.

    Kaloi një muaj.
    Para Kërshëndellave dikush i trokit babait në derë.
    Ky ishte një djalë i ri.
    Rrinte përpara derës me një pako në duar.
    Djaloshi tha: “Ju nuk më njihni, zotwri.
    Unë jam ushtari të cilit biri Juaj ia shpëtoi jetën.
    Ditën e vdekjes ai shpëtoi shumë jetë.
    Derisa mua më mbarti në strehimore,
    plumbi e goditi në zemër dhe vdiq.
    Shumë herë më foli për ju dhe për dashurinë tuaj për artin”.

    Djaloshi ia shtriu pakon:
    “E di se kjo për ju nuk ka një vlerë të madhe.
    Unë nuk jam piktor i madh, por e di se biri juaj do që këtë gjë tua jap”.
    Babai hapi pakon.
    Ishte portreti i birit të tij.
    Djaloshi e kishte pikturuar.
    Babai u çudit sa beshnikërisht e kishte paraqitur birin e tij.
    Piktura paraqiste në mënyrë të mrekullueshme personalitetin e birit.
    Qau. Falënderoi djaloshin dhe desh ta paguajë për pikturën.
    Djaloshi refuzoi:
    “Në asnjë mënyrë, zotëri.
    Unë më asgjë dhe në asnjë mënyrë
    nuk kam mundwsi tw paguaj atw qw biri juaj bwri pwr mua.
    Kjo është dhuratë”.

    Babai e mori pikturën dhe e vendosi në vend.
    Të gjithë vizitorët të cilët vinin që nga ajo ditë së pari
    i çonte tekpiktura e birit, e vetëm pastaj tekpikturat tjera artistike.

    Pas disa muajve babai vdiq.
    Doli shpallja për ankandin e shitjes së veprave artistike.
    Erdhën shumë njerëz me ndikim të cilët ishin tronditur
    nga kaq shumë vepra artistike të cilat kishin mundësi t’i blinin për koleksionet e tyre.
    Në fron ishte piktura e birit.
    Anekëndësi goditi me çekiç:
    Fillojmë licitacionin me portretin e birit. Sa jepni?”
    Mbretëroi heshtja.
    Atëherë bërtiti njëri nga radhët e fundit:
    “Dëshirojmë të shohim fotografitë me vlerë! Tejkaloni këtë!”
    Drejtuesi i shitjes nguli këmbë:
    “A ka ofertë për këtë portret?
    Të fillojmë! 100 dollar, 200 dollar?”
    Atëherë dikush bwrtiti: “Nuk erdhëm për këtë portret.
    Duam Van Goghun, Rembrandtin!
    Neve na interesojnë veprat e vërteta artistike!”.
    Anekëndësi nuk turbullohej: “Biri! Kush e do birin?”.
    Kopshtari tha:“Jap 10 dollar për këtë portret!”
    Nuk ishte mundësi të jepte më shumë sepse vërtetë ishte i varfër.
    Drejtuesi i shitjes tha: “Kemi ofertën prej 10 dollarëe!kush i jep 20?”
    Njerëzit hidhwroheshin:
    “Jepjani për 10 dollar! Duam të shohim mjeshtrit e mëdhenj!”.
    Anekwndwsi vazhdoi:
    “Oferta është 10 dollar! Kush i jep 20?”
    Njerëzit u hidhëruan edhe më shumë.
    Nuk donin pikturën e birit.
    Donin pikturat më me vlerë për koleksionet e tyre.
    Anekëndësi godit me çekiç:
    “E para, e dyta, e treta! Shitet për 10 dollar!”.
    Dikush nga radha e dytë bërtiti:
    “Tani të vazhdojmë me koleksionin!”.
    Anekëndësi e lëshoj nga dora çekiçin:
    “Më vjen keq! Anekëndi u krye”.
    Njeriu i çuditur pyeti: “Ç’u bë me pikturat?”.
    Anekëndësi i përgjigji: “Më vjen keq!
    Kur më thirrën që të drejtoj këtw shitje,
    ma zbuluan kushtin e pazakonshëm të shkruar në testament.
    Mu desh ta mbaj të fshehur deri në këtë moment.
    Vetëm portreti i Birit duhej të shitej këtu.
    Blerësi i portretit të birit trashëgon mbarë pasurinë,
    përfshi këtu edhe të gjitha pikturat.
    Ai që merr birin i merr të gjitha”.


    Para dymijë viteve Hyji e dërgoi Birin e vet që të na shpërblej
    duke vdekur me vdekje të tmërrshme në kryq.
    Porosia e Hyjit që na jep neve sot,
    wshtë e ngjashme me atë të shitjes.
    “Biri! Biri! Kush e do Birin? Kush përcaktohet për Birin?
    A kuptoni? Kush merr Birin, i merr të gjitha”.

    AUTORI I PANJOHUR

    Torrkerry

  9. #149
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUANI DHE MIZA E VOGËL.

    Në breg të lumit, një mizë e vogël flinte gjumë.
    Por nga thellësia e pyllit arriti tek ajo një ulërimë e mbytur dhe e fuqishme.
    Miza e vogël mjerisht u friksua tmerrshme.
    Një luan i madh, i gjërë dhe i trashë, duke e kërkuar darkën e vet,
    ulërinte me tërë forcë deri në kupë të qillit.
    Miza e vogël ulëriti edhe ajo e indinjuar:
    “Ehila! Mbylle gojën! Çfarë është kjo zhurmë!?
    A nuk mund t’i lejoni të flejnë gjumë në paqë njerëzit e mirë?
    Ç’drejtë keni që të rrini këtu?”
    Luani u zemërua: “Ç’drejtë kam? Drejtën time! Unë jam mbreti i pyllit.
    Unë bëj atë që më pëlqen, them atë që dua,
    haj atë që më pëlqen mua, shkoj kudo që dua, sepse unë jam mbreti i pyllit!”

    “Kush e tha se je mbret ? – e pyeti e qetë miza e vogël.
    “Kush e tha?...” – ulëriti luani –
    “Unë e them këtë, sepse unë jam më i forti, e të gjithë kanë frikë për mua”.
    “Por unë, vetëm që ta bëj ty një shembull,
    nuk kam frikë për ty, prandaj ti nuk je mbret”.
    “Nuk jam mbret? Thauje përsëri, nëse ke kurajën!”.

    “Sigurist, e përsëris atë. Dhe nuk do të jesh mbret
    nëse nuk do të luftosh kundër meje dhe nëse nuk do të më fitosh mua!”
    “Të luftoj me Ty? – gulçoi luani duke u qetësuar pak –
    Kush e ka dëgjuar ndonjëherë një gjë të tillë?
    Një luan kundër një mize të vogël!?
    O gjë e vogël dhe pavyeshme, me një frymë do të dërgoj prapa diellit!”
    Por nuk dërgoi askënd askund.
    Frymëzoi, dhe i impenjoi të gjitha forca e veta.
    Ajo që fitoi, qe një mizë e vogël që përkundej mbi nje fije bari
    dhe bërtiste: “Unë jam më i fortë se ti! Unë jam mbret!”.
    Atë edhe luani u çmend,
    u hodh përpara me gojën e hapur për ta ngrënë mizën,
    por u ngreu vetëm një tufë bari.
    Dhe miza dinake ku ishte?
    Pikërisht në një vrimë të hundës të luanit
    dhe atje filloi ta guduliste dhe t’i shponte hundën.
    Luani godiste kokën në pemë,
    u plagos me thonjtë e vetë, bënte gjurmë
    dhe ulëriste...: “Vaj ! O Hunda ime! Hunda ime e mjerë!
    Ki mëshirë! Dil prej këndej!Je ti mbreti i pyllit, je ti gjithçka ti don!...
    Por dil nga hunda ime!” – qau në fund luani.

    Atëherë miza e vogël doli nga hunda e luanit,
    që i mundur dhei përvujtëruar, u zhduk në pjesët me të brenshme të pyllit.
    Miza e vogël filloi të festoj ngjarjen:
    “Jam mbreti! Mbret! Mbret! Mbret!
    E kam mundur luanin! Bëra që të largohej!
    Jam më i forti, më dinaku! Unë!”.
    Por duke bërë këtë festë të madhe,
    nuk e vuri re se u mbështoll në diçka të hollë e të lehtë,
    por njëkohësisht shumë të fortë...
    fije të gjata e të bardha, mezi të padukshmë në bari,
    e që e mbështollën trupin e insektit
    duke i lidhur këmbët e tij, krahët e tij.
    Mërimanga arriti me tetë këmbët e vet,
    duke thënë: “Ç’ngacmues i shijshëm për darkën!...”.


    Të mëdhenj apo të vegjel,
    mendjemedhenjtë janë gjithmond budallenj!

    Torrkerry

  10. #150
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ANIJA LUFTARAKE.

    Një anijë luftarake e patrullonte një sektor veçanërisht të rrezikshëm të detit Mesdhetarë. Kishte erë të fortë. Dukshmëria ishte e pakët, me stome mjegulli.
    Kështu kapiteni rrinte në urë komandimi
    për të kontrolluar më mirë aktivitetet e ekuipazhit.
    Pak pas perëndimit të diellit, vrojtuesi nga pika e tij në urë, bërtiti:
    “Drita në anë të djathtë të anijes”.
    “Është ndalur, apo largohet” - bertiti edhe kapiteni.
    “Ështe ndalur, kapiteni” i përgjigji atij vrojtuesi.
    Kjo do me thotë se anija luftarake ishte në kurs përplasjeje me atë anije.
    Kapiteni i dha urdhër shenjënuesit:
    “Tregoje asaj anije: jemi në kurs përplasjeje,
    ju këshilloj që ta ndryshoni kursin për 20 gradë”.
    Arriti përgjigja afërsisht me këto terma:
    “Është e këshillueshme që t’ia ndërroni ju kursin për 20 gradë”.
    Kapiteni tha: “Transmeto: unë jam një kapiten,
    ndërroni kursin si ju kam urdhëruar!”
    “Unë jam një detar i klasës së dytë – qe përgjigja –
    Do të bëni mirë nëse do ta ndërroni kursin për 20 gradë”.
    Tani kapiteni u zemërua së tepërmi
    dhe tha: “Transmeto : ‘Jam një anije ushtarake: ndërrone kursin si ju kam urdhëruar”.
    Përgjigja qe e thjeshtë: “Unë jam një fener!”.
    Anija ushtarake e ndërroi kursin.

    Jezusi tha: “Ti je Pjetër-Shkëmb dhe mbi këtë shkëmb unë do ta ndërtoj Kishën time dhe dyert e ferrit s’do të ngadhënjejnë kundër saj (Mat. 16,18).
    Nuk mund ta shkatërrojmë Kishën. Mund vetëm të shkojmë të ndeshemi kundër saj.

    Torrkerry

  11. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    Dëshira

    Një njeri jetonte në varfëri të plotë,
    por ishte një njeri mjaft i devotshëm ndaj Shën Nikollit
    dhe e luste vazhdimisht dhe pa pushim.
    Kështu që një ditë ky shenjt zbriti nga qielli që ta ndihmonte.
    Sapo arriti në shtëpinë e tij
    dhe pa me sytë e tij që ky njeri jetonte në një varfëri të tejskajshme,
    që nuk kishte asnjë të ardhur, vendosi ta ndihmonte.
    Shenjti drejtoi gishtin mbi një gur që ndodhej në oborr
    dhe ai u shndërrua një një flori tepër të shndritshëm.
    Njeriu u përkul thellë dhe tha:
    “Jo nuk e dua”.
    Shenjti e pa drejt e në sy plot me lumturi dhe i tha:
    “Ah, biri im, sa po më ngushëllon. Tani e di
    që je me të vërtetë drejt rrugës së përsosmërisë”.
    Njeriu iu përgjigj:
    “Jo, ajo që dua me të vërtetë është gishti yt”.

    Zoti na ka dhënë vetveten. Por nuk bëjmë mrekulli. Përse?


    Guri i çmuar

    Dy miq u takuan pas një periudhe të gjatë kohe.
    Njëri ishte bërë i pasur,
    ndërsa tjetri ishte shumë i varfër.
    Hëngrën së bashku, dhe kujtuan kohët e shkuara.
    Pastaj, mikun e varfër e zuri gjumi.
    Miku i tij, i mbushur plot me dhembshuri,
    para se ta largohej, i futi një diamant shumë të madh
    me një vlerë të paçmuar.
    Por kur ai u zgjua, nuk e pa atë thesar
    dhe vazhdoi jetën e tij të varfër si gjithmonë.
    Pas një viti, rastësisht ata u takuan përsëri.
    “Më thuaj, përse – i tha miku i tij i pasur,
    jeton në varfëri? A nuk e ke gjetur thesarin që
    të kam vendosur në xhep?”.

    Çdo takim mes njerëzve është një përvojë e ngjashme.
    Çdo burrë ose grua që jetojnë me ne na dhurojnë thesare të çmuara.
    Por shumë herë, nuk e kuptojmë.

    Mawlo

  12. #152
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MASHTRIMI I SHEJTANIT.

    Një ditë Shejtani vendosi që ta shumëfishojë vlerën e veprave të tij të këqija.
    I mblodhi shefat e dikasterëve të ministrive,
    dhe shtatmadhorin e ushtrisë së ferrit për propagandën dhe publicitetin
    që t’i gjejnë mënyra të ndryshme dhe të reja
    për të tunduar dhe për të mashtruar njerëzit më me efikasitet,
    dhe edhe mënyra të reja për të shkatërruar në ta kuptimin dhe vlerën e jetës.

    “Thuaju atyre që Zoti nuk ekziston” – sugjëroi një djallë.
    Shejtani shfryu dhe tha: “Do ta doja diçka më pak naive, më pak e zakonshme”.
    “Thuaju atyrë që asnjë prej veprimtarive të tyre nuk ka pasoja” –këshilloi një tjetër.
    Shejtani e tundi kokën dhe tha: “ëtë e mendojnë vetë”.
    Një tjetër sugjëro: “Thuaju atyre që u larguan aq shumë nga rrugë e drejtë,
    që nuk do të kenë më mundësi ta gjejnë përsëri,
    sepse njerëzit nuk kanë forcë për të ndërruar sjelljen e tyre”.
    Shejtani i ashpër tha: “Këtë e kemi provuar!”

    Djalli më i vjetër dhe më dinak kërkoi fjalën:
    “Bëj që të mendojnë që kanë akoma shumë dhe shumë kohë...”.
    Shejtani përqeshi djallëzisht i kënaqur:
    “ Mirë po! Kjo vërtet është një ide e bukur!


    Nëse do ta dija që është hera e fundit
    do të shikoja kur je duke marrë gjumin,
    do t’i ktheja për fundi batanitë,
    do t’i falendëroja Zotit për jetën tënde të çmueshme.
    Do të të shikoja ndërsa po flen për një kohë.

    Nëse do ta dija që është hera e fundit,
    do të të shoqëroja deri te dera,
    kur del nga shtëpia, do të të puthja, do të të përqafoja
    dhe do të thirrja, që të kthesh mbrapa, për të dhënë edhe një puthje tjetër.

    Nëse do të dija që është hera e fundit,
    do ta dëgjoja zërin tënd, do ta fikja televizorin,
    nuk do ta lexoija gazetën dhe do ta kushtoja ty gjithë vëmendjen time.
    Do ta përkujtoja tingullin e zërit tënd si edhe dritën e syve të tu.

    Nëse do ta dija që është hera e fundit,
    do ta dëgjoja zërin tënd, ndërsa ti këndon,
    do të këndoja edhe unë me ty dhe do të kërkoja nga ti edhe këngë tjetër.

    Nëse do ta dija që është hera e fundit që unë rri me ty,
    do të doja t’ia japë rëndësi çdo çastit,
    Nuk do të shqetësohesha as për pjatat, as për kopshtin,
    dhe as për fakturat që duhet të paguaj.

    Nëse do ta dija që është hera e fundit,
    do të kisha dëshiruar të isha gjithmonë me ty.

    Nëse do të dija që është hera e fundit që rrimë së bashku,
    do të doja të të bëja të lumtur.
    Do ta përgatitja darkën e preferuar prej teja,
    do të luaja me ty lojën që ti e preferon.
    Do ta merrja lejen nga puna për një ditë që të rrija me ty.
    Nuk do të shqetësohesha shumë
    për të grumbulluar lojëra e për të rregullu krevatin.
    Do të të përkujtoja sa je i rëndësishme për mua.
    Do të të thoja sa unë dëshiroj që ti të shkosh në Parajsën.
    Do të të thoja që nuk duhet të kesh frikë e që duhet të jesh i fortë.
    Do të të thoja që unë të dua, dhe, duke buzëqeshur,
    do t’i kishim shkëmbyer përkujtimet tona.

    Nëse do ta dija që është hera e fundit që rrimë së bashku,
    do ta lexoja Biblën me ty, do ta bëja për ty një lutje.
    Do t’i falënderoja Zotin që bëri që të të takoheshim
    dhe që pat kujdesin për ne në një mënyrë te veçantë, speciale.

    Nëse do ta dija që është hera e fundit që do të rrimë së bashku,
    Do të qaja sepse do ta kisha dashur të kaloja më shumë kohë me ty.

    Nëse do ta dija që është hera e fundit...
    Nuk e di fare kur do të jetë hera e fundit.
    Më ndihmo, o Zot, që ta tregoj dashurinë time të gjithë njerëzve
    që kanë ndikuar në jetën time.
    Kjo mund të jetë hera e fundit që rrimë së bashku.

    Torrkerry

  13. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DJALI I HUMBUR…

    Një njeri kishte dy djem.
    Djali i vogël i tha të atit: ‘Babë, ma jep pjesën e pasurisë që më takon!’
    Ai ua ndau pasurinë.
    Pas pak ditësh, djali i vogël mblodhi çka pati
    dhe shkoi në dhe të largët e atje
    e shkapërderdhi pasurinë e vet duke jetuar i dhënë pas vesesh.
    Kur shpenzoi gjithçka pati,
    u bë zi e madhe buke në atë vend
    e djali filloi ta sprovojë skamjen.
    Atëherë shkoi e u lidh rrogëtar te një njeri i atij vendi.
    Ky e dërgoi në toka të veta t’i ruajë thitë.
    E dëshironte ta mbushte së paku ndonjë herë barkun
    me kokrra çiçibunesh që hanin thitë, por askush nuk ia jepte.
    Atëherë i erdhën mendtë e thoshte:
    “Sa mëditësve të tim eti u tepron buka,
    kurse unë këtu po vdes urie!
    Do të çohem e do të shkoj tek im atë
    e do t’i them: ‘O atë, rashë në mëkat kundër Qiellit e ndaj teje!
    Nuk jam më i denjë të quhem yt bir;
    më prano si një ndër rrogëtarët e tu”.
    U çua dhe mori rrugën të kthehet tek i ati.
    Ndërsa ende ishte larg,
    i ati e pa, u ngashërye, u lëshua me vrap, e përqafoi dhe e puthi.
    Atëherë i biri i tha:
    “O atë, rashë në mëkat kundër Qiellit e ndaj teje!
    Nuk jam më i denjë të quhem yt bir... !”
    Por i ati u tha shërbëtorëve të vet:
    “Sillni shpejt petkat më të mirat e vishjani!
    Vëriani unazën në dorë e sandalet në këmbë!
    Sillni viçin e majmë e prejeni, të hamë e të gëzojmë,
    sepse ky, im bir, pati vdekur e u ngjall, pati humbur e u gjet!”
    E filluan të dëfrehen.
    Djali i tij i madh ndodhi në fushë.
    Kur u kthye e iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle,
    thirri një shërbëtor dhe e pyeti ç’ndodhi.
    Ai iu përgjigj: “U kthye vëllai yt
    e yt atë preu viçin e majmë pse iu kthye djali shëndoshë e mirë”.
    Ai u zemërua dhe nuk deshi të hyjë brenda.
    I ati doli jashtë dhe iu lut.
    Atëherë ai i tha të atit:
    “Ja, unë të shërbej tash sa kohë
    e kurrë nuk e shkela asnjë urdhër tëndin.
    E ti kurrë s’më dhe as një edh të gostitem me miqtë e mi.
    Por, kur të erdhi ky djali yt –
    që e prishi pasurinë tënde me lavire,
    ti ia preve viçin e majmë!”.
    “Biro i tha i ati ti je gjithmonë me mua,
    e gjithçka kam, është jotja.
    Porse, u desh të gëzohemi e të ngazëllohemi,
    sepse ky vëllai yt pati vdekur e u ngjall,
    pati humbur e u gjet”.

    LUKA

    Torrkerry

  14. #154
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MALI “ROSA”.

    Disa njerëz u ngjitën në malin “Rosa”.
    E duke ngjitur gjithmonë më lartë,
    mbeteshin shtang për bukurinë
    gjithnjë më sublime e panoramëve
    që hapëshin përpara tyre.
    Por kur arritën në restorant malor më e lartë,
    më afër majës së malit,
    në një lartësi prej 3800 metrash,
    pamja ishte më të vërtetë e mrekullueshme,
    diçka aq e mrekullueshme, e mahnitshme,
    që atyre u duk e pakalueshme.
    Hynë në sallën e mirëpritjes
    dhe në librin e misafirëve, një prej tyre shkroi:
    “Nëse bota ështe aq e bukur nga KËTU LART,
    sa do të jetë e bukur nga ATJE LART”.

    Torrkerry

  15. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KUSH NUK LUTET?

    Një fshatar, në një ditë tregu,
    u ul për të ngrenë bukë,
    në një restorant të mbushur me njerëz,
    ku drekojnë shpesh edhe njerëz më të njohur të qytetit.
    Fshatari e gjeti një vend në një tavolinë
    ku ndodheshin tashmë edhe klientët tjerë
    dhe ia bëri porositë e veta kamerierit.
    Kur e bëri këtë porosi,
    i bashkoi duart dhe bëri një lutje.
    Ata që uleshin me të në të njejtën tavolinë
    e vëzhgonin me kureshtje plot me ironi.
    Një i ri e pyeti atë:
    “Në shtëpinë tuaj a bëni gjithmonë kështu?
    Lutuni me të vërtetë të gjithë?”.
    Fshatari që kishte filluar të hajë,
    me qetësi iu përgjigji:
    “Jo, edhe tek ne ka disa që nuk luten!”.
    I riu zgërdhi: “Ah po? E kush nuk lutet?”
    “Po, mirë, - vazhdoi fshatari –
    për shembull lopët e mia, gomari im, derrat e mi ...”


    Më kujtohet se një herë,
    pas që kishim ecur gjithë natën,
    na zuri gjumi në agim në afërsi të një pylli.
    Një dervish, që ishte shoku ynë në udhëtim,
    bërtiti fort dhe vazhdoi rrugën në shkretëtirë
    pa marrë pushim edhe vetëm një çast.
    Kur u bë dita, e pyeta atë: “Çfarë të ka ndodhur ty?”
    Ai dha këtë përgjigje:
    “Kam parë bilbilët që cicëronin në pemë,
    thëllëzat në male, bretkocat në ujë
    dhe kafshët në pyll.
    Kam menduar atëherë që nuk ishte mirë
    që krijesat të gjitha
    do të ishin të përqëndruar në lavdërim të Zotit,
    dhe që vetëm unë të flija,
    duke e harruar fare Atë,
    e duke mos ia bashkuar zërin tim korit të tyre.


    Torrkerry

  16. #156
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    OFERTA.

    Në një Kishë në Afrikë,
    gjatë mbledhjes së dhuratave
    në momentin e ofertorit të meshës,
    përgjegjësit kalonin nëpër bankat
    me një shportë të madhe prej thuprash shelgu,
    si ato që shërbëjnë për mbledhjen e maniokës.

    Në rreshtin e fundit të bankave ulej një fëmijë
    që e shikontë shportën seriozisht
    që kalonte prej një rreshti në tjetrin.
    U shqetësua pak duke menduar
    që nuk kishtë absolutisht asgjë që t’ia ofrojë Zotit.

    Shporta e madhe arriti para tij.
    Atëherë, duke shkaktuar habitjen e të gjithë të pranishmëve,
    fëmija u ul në shportën e madhe,
    duke thënë: “Të vetmen gjë që kam, ia jap Zotit si dhuratë”.

    “Po ju përbej me mëshirën e Hyjit, o vëllezër,
    ta kushtoni trupin tuaj fli të gjallë, të shenjtë e të pëlqyeshme Hyjit,
    porsi kultin tuaj shpirtëror” (Rm 12,1).

    Torrkerry

  17. #157
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    Semafori blu

    Një ditë një semafor në rrugët e gjëra dhe të mëdha të Milano-s
    në sheshin “Duomo” bëri një çudi.
    Të gjitha dritat e tij, për një moment, u bënë blu,
    dhe njerëzi nuk dinin si të vepronin.
    “Të kalojmë, apo të mos kalojmë?
    Të presim apo jo?”.
    Në të gjitha drejtimet, semafori shpërndante dritën blu,
    një ngjyrë blu që as qielli i Milano-s
    nuk e kishte patur ndonjëherë.
    Në pritje për të kuptuar diçka, shoferët bërtisnin:
    “Ti nuk e di kush jam unë!”.
    Ata më shakaxhinjtë thonin:
    “Ngjyrën jeshile e ka përdorur një pasanik
    për të ndërtuar një vilë në fshat”.
    “Ngjyrën e kuqe e ka përdorur dikush tjetër
    për të ngjyrosur peshqit”.
    “Ndërsa ngjyrën portokalli e kanë përdorur
    për të lyer muret e shtëpisë”.
    Së fundi arriti një polic i cili u vendos
    në mes të rrugës,
    për të sistemuar trafikun.
    Ndërsa një polic tjetër filloi të kërkonte kutinë e komandimit
    për të rregulluar defektin, dhe hoqi korrentin.
    Para se ta fikte semaforin blu mendoi:
    “Të shkretët njerëz!
    Unë iu kisha dhënë ‘një rrugë të lirë’ për në qiell.
    Në qoftë se do të më kishin kuptuar,
    tani të gjithë do të ishin duke fluturuar.
    Por ndoshta i ka munguar kurajoja”.

    Mawlo

  18. #158
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    kam bere disa gabime dhe e kam fshire.
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 20-03-2009 më 11:29

  19. #159
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MBRETI I PEMËVE.



    "Qëmoti u nisën për rrugë lëndët

    për të shuguruar një mbret mbi vete

    e i thanë ullirit:

    ‘Mbretëro mbi ne!’

    Por ulliri u përgjigj:

    ‘A të heq dorë nga vaji im,

    me të cilin nderohen zotët dhe njerëzit,

    e të vij të luhatem përmbi lëndë?!’


    I thanë pra, lëndët edhe drurit të fikut:

    ‘Eja e mbretëro mbi ne.’

    Edhe fiku u përgjigj:

    ‘A të heq dorë nga ëmbëlsia ime

    e nga frutat e mi të shijshëm

    që të luhatem përmbi lëndët e tjera?!’


    Atëherë lëndët i thanë hardhisë:

    ‘Eja ti e na sundo!’

    E hardhia u përgjigj:

    ‘A të heq dorë nga vera ime

    që gëzon zotë e njerëz

    e të vij që të bashkëluhatem mbi lëndët e tjera?!’


    Të gjitha lëndët atëherë i thanë ferrëmanzës:

    ‘Eja e mbretëro mbi ne!’

    Ferrëmanza u përgjigj:

    ‘Nëse vërtet po më bëni mbret tuajin,

    ejani e pushoni nën hijen time.

    Por në qoftë se nuk është ashtu

    daltë zjarri prej ferrëmanzës

    e i përpiftë cedrat e Libanit!".


    "Atëherë e ngriti lart dhe për një çast, ia dëftoi të gjitha mbretëritë e botës e i tha: " Ty do ta jap të gjithë këtë pushtet dhe lavdinë e tyre, sepse m'u dhe mua dhe unë ia jap kujt të dua. Nëse, pra, ti pëkulesh në adhurim para meje, do të jetë krejt jotja".
    Jezusi i pëgjigji:
    "Shkrimi shenjt thotë: Adhuro Zotin, Hyjin tënd
    dhe vetëm atij shërbëj"



    Torrkerry




    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 20-03-2009 më 11:26

  20. #160
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    Shiu i yjeve

    Ishte një herë një vajzë e vogël që nuk kishte as nënën dhe as babain
    dhe që jetonte në një varfëri shumë të madhe,
    nuk kishte as shtëpi, as një krevat ku të flinte,
    pra, nuk kishte asgjë vetëm atë ç´ka kishte veshur dhe
    në dorë shtrëngonte një copë bukë,
    që ia kishte dhuruar një njeri shpirtmirë.
    Por ishte e mirë dhe meqënëse ishte e braktisur nga të gjithë,
    ia afroi shpirtin e vet Zotit zemërmirë.
    Një ditë takoi një njeri të varfër që i tha:
    “Ah! Më jep diçka për të ngrënë! Kam shumë uri”.
    Ajo i dha bukën që kishte në dorë dhe i tha:
    “Të bëftë mirë – dhe vazhdoi rrugën”.
    Pastaj erdhi një vajzë e vogël,
    që po ankohej dhe thoshte:
    “Kam shumë ftohtë! Më dhemb koka!
    Më jep diçka ta mbuloj nga të ftohtët”.
    Ajo hoqi kapelen dhe i dha.
    Pastaj erdhi një vajzë tjetër të vogël,
    që nuk kishte asnjë rrobë në trup
    dhe po dridhej e tëra nga të ftohtët.
    Hoqi pallton e vet dhe ia dha asaj.
    E ndërsa po qëndronte atje, pa asnjë rrobë në trup
    pasi i kishte falur të gjitha
    kur në atë moment ranë yje nga qielli dhe ajo e pa
    veten e vet të veshur me rroba shumë të bukura.
    U bë e pasur dhe e jetoi tërë jetën e saj në pasuri dhe lumturi.

    (Vëllezërit Grimm)

    mawlo

Faqja 8 prej 22 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •