Close
Faqja 3 prej 22 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 429
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    Porta

    Ekziton nje pikture
    shume e famshme qe paraqet
    Jezusin ne nje kopesht
    te mbuluar nga erresira.
    Me doren e majte ai ngre nje llampe
    per te ndricuar vendin
    dhe me doren e djathte troket
    ne nje dere te madhe,
    te rende dhe te forte.
    Kur piktura u shfaq per here te pare
    ne nje ekspozite,
    nje vizitor i beri me dije
    piktorit nje fakt kurioz dhe te vecante.
    "Ne pikturen tende ka nje gabim.
    Porta nuk ka doreze".
    "Nuk eshte gabim - iu pergjigj piktori.
    Ajo eshte porta e nje zemre njerezore.
    Hapet nga brenda".

    Mawlo

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    mawlo,
    historia jote eshte shume e bukur. Se bashku me lexuesit e temes te falemderoj.

    Torrkerry

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DUKA FILLUAR NGA MBARIMI.

    Duke e marrë lajmërimin e vdekjes së një miku të përbashkët.
    Shumë i pasur, një burrë i pyeti një tjetri:
    “Sa ka lërë pasuri?”.
    Dhe tjetri i përgjigj atij:
    “Gjithçka!”.

    Torrkerry

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    Vendi i fundit

    Ferri ishte kompletuar, dhe jashte
    portes ishte nje rradhe e madhe
    njerezish qe prisnin per te hyre.
    Djalli ishte i detyruar te bllokonte deren
    per te gjithe njerezit.
    "Ka mbetur vetem nje vend i lire,
    dhe me llogjike i takon
    mekatarit me te madh", - tha me ze te larte djalli.
    "A ka ndonje prej jush ketu?".
    Per te gjetur me mekatarin,
    djalli filloi t´i shikonte nje nga nje
    te gjithe njerezit qe prisnin jashte.
    Pas pak, pa nje burre qe nuk e
    kishte dalluar me pare.
    "Cfare ben ti ketu?", - e pyeti.
    "Asgje. Une jam nje njeri i mire dhe jam
    ketu gabim".
    Patjeter qe ke bere dicka - i tha djalli, pasi
    te gjithe bejne dicka".
    "Ah, e di mire, - tha me bindje burri,
    une gjithmone kam qendruar larg te keqes.
    Kam pare se si njerezit i persekutonin
    njerez te tjere,
    por nuk kam marre pjese.
    Kampare se si te tjeret lejonin
    femijet te vdisnin nga uria
    dhe i shisnin si skllever,
    te vobektet qe nuk i shihnin fare me sy,
    por une asnjehere nuk kam bere nje gje te tille.
    Kurre".
    "Asnjehere asgje? - e pyeti djalli.
    Je i sigurte qe ke pare gjithcka
    dhe nuk ke bere asgje?".
    "Me syte e mi kam pare gjithcka".
    Atehere djalli i tha:
    "Hyr miku im. Vendi eshte i yti!".

    Nje njeri i shenjte po ecte
    ne nje rruge kur u perball
    me nje vajze te vogel qe po kerkonte lemoshe.
    Atehere iu drejtua Zotit dhe i tha:
    "Po si ka mundesi o Zot qe
    Ti qe je kaq i madh
    dhe i lavdishem
    e lejon nje gje te tille?
    Bej dicka".
    Ne mbremje ne lajmet ne televizor
    pa skena te tmerrshme vdekjeje,
    femije te braktisur,
    nje varferi te madhe.
    Edhe nje here iu drejtua Zotit dhe i tha:
    "O Zot sa varferi. Bej dicka!".
    Ne mbremje Zoti iu shfaq dhe i tha:
    "Une kam bere dicka. Te kam bere ty!".

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DUKE FILLUAR NGA MBARIMI (2).
    Në një vend shumë larg
    mretëronte një princ
    që i pëlqente të kapadisej
    me pasuritë e tia të jashtëzakonshme.
    Çdo ditë vishej me rroba të qendisura me ar
    dhe të mbushura me diamantë.
    Pastaj, gjithmonë në mëngjes,
    kur dielli i ndriçonte atij në fytyrë,
    dhe bënte që të ndriteshin
    me mijëra dhe mijëra shkëlqime rrobat e tija,
    dilte nga pallati mbretëror
    për të marrë nderimin e nënshtetasve të vet.
    Kjo ishte një gjë që e mbushte plot e përplot me gëzim.
    Por një ditë princi e bëri një kalërim në masditë.
    Diellin e kishte mbrapa
    dhe princi për herën e parë
    e pa hijen e vet.
    Ishte si një re e zezë
    që nuk e braktiste atë
    as për një çast.
    I zemëruar, princi e nguci kalin e vet.
    Ai nuk mundte të mbretërojë
    atje ku ishte hija e vet.
    Do të kishte shkuar në kërkim të një vendi
    ku nuk do të kishte absolutisht asnjë hije.
    Dhe për këtë vrapoi, dhe vrapoi...për shumë ditë...
    Por është akoma duke e vazhduar kalërimin e tij
    edhe sot e kësaj dite.

    Duhet të mësojmë të jetojmë
    me hijen e vdekjes afër nesh.

    Torrkerry

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NË TREKËMBËSH

    Ditën e martesës së tij,
    një princ hyri solemnisht
    në kryeqytetin e mbretërisë së tij,
    me nusen e vet.
    Të dy bashkëshortet ecin përpara,
    në një karrocë të shkëlqyeshme,
    përmes turmës rreshtuar në të dyja anët e rrugës.
    Por në sheshin përballë
    hyrjes së pallatit mbretëror,
    të gjithë heshtën.
    Mbi një podium të madh
    një kriminel ishte duke u varë.
    I denuari me vdekje e kishte futur kokën në lak.
    Princesha filloi të qante.
    Princi e pyeti gjyqtarit
    nëse do të ishte e mundur të anulohet ekzekutimi,
    si një dhuratë martese për nusjen e vet.
    Përgjigja qe: “Absolutisht jo!”
    “A ka ndoshta krime që nuk mund të falen”,
    pyeti princesha shumë emocionuarë.
    Një prej këshilltarëve të princit
    e përkujtoi që, siaps nje zakoni të vjetër të qytetit,
    çdo person i denuar me vdekje mund të shpërblehet
    duke paguar një mijë dukatë.
    Ishte një shumë e jashtëzakonshme.
    Ku mund t’i gjendej gjithë këto para?
    Princi e hapi çantën e vet,
    e zbrazi atë dhe gjeti 800 dukatë.
    Princesha, duke kërkuar në kuletën e saj shumë elegante,
    gjeti edhe 50 dukatë.
    “Nuk mund të mjaftojnë 850 dukatë?” pyeti ajo.
    “Jo, ligji i do 1000 dukatë!”, përgjigjën.
    Princesha zbriti nga karroca
    e bëri një mbledhje parash për çeshtjen.
    Bëri llogari të fundit. Ishin 999 dukatë.
    Askush tjetër nuk kishte para.
    “Pra, për një dukat ky njeri duhet të vdesë?”, tha princesha.
    “Është ligji”, përgjigj gjyqtari,
    i pamëshirrshëm. Dhe i urdhëroi xhelatit që ta fillojë punën e tij.
    Pikërisht në këtë moment princesha bertiti fort:
    “Rrëmoni në xhepët e të denuarit, ndoshta diçka e ka edhe ai”.
    Xhelati e dëgjoi princeshën dhe nga xhepët e të denuarit doli një dukat ari,
    atë që mungonte për të shpëtuar jetën e tij.


    Në zemrën e çdonjërit ka ajo që mjafton për shpëtimin e jetës së tij.
    Mirësia, dashuria, lumturia në shumë njerëz janë si fitilët e fikur.
    Mjafton një shkrepëse e vogël për t’i ndezur përsëri.

    Torrkerry

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PELLGU UJI DHE PATAT E EGRA.

    Ishte një herë, në një kënd të një fushe të gjelbër dhe të pastër,
    një liqe i vogël me ujë shumë të çiltër.
    Ishte një liqe i vogël, gati një pellg uji,
    por qielli pasqyrohej në ujin e tij të pastër,
    dhe e ndryshonte në një diamant të ngërthyer
    në qilimin e gjelbër dhe të butë të livadheve.

    Dielli në ditë, hëna dhe yjet natën
    takoheshin në pasqyrë të çiltër të ujit të tij.
    Shelgjet buzë tij, lulet margerite dhe bari i kodrave përreth
    ndryheshin nga gëzimi për këtë rrezë qielli të rënë në tokë,
    që e bënte atë kënd të largët të tokës të ngjajshëm me parajsën.

    Por një ditë, me poterë dhe përplasje krahesh
    arriti në buzët e liqenit
    një tufë patash të majme dhe prepotentë.
    “kua-kua”-të të tyre, të forta dhe të pushtetshëm,
    dhe sqepet e tyre të forta
    e shkatërruan heshtjen dhe paqen të pasqyrimit të qiellit.

    Patat e egra ishin kreatyra pratike,
    nuk kujdeseshin as për përshpëritijen e ajrit
    as për pasqyrimet e kaltra të ujit të kulluar.
    U zhyten në pellgun me dhjetëra
    dhe filluan ta lërojnë fundin e tij për ta kërkuar ushqim.
    “Të gelltitnin ushqim dhe të majmeshin”
    ishte qëllimi i tyre i vetëm.
    Zhyteshin në ujë, bënin vendet të pista dhe bënin potere.

    Pendët dhe stërkitë fluturonin gjithkund.
    Gaforra, peshqit dhe të gjithë kafshet e vogla
    që jetonin në liqe, në një çast ,
    u zdukën në gushën e pangopur të patave të egra.
    Pluhuri i hollë në fund të liqenit, i turbulluar dhe i lëvizur,
    u shpërnda në ujin tani të turbullt.
    Degë, gjethë dhe algë që e filtronin ujin
    dhe e mbanin në liqenin, u shpartalluan.
    Mbrëmje, kur heshtja u kthye përsëri nëpër kodrat,
    ylli i parë e kërkoi kot shtëpinë e vet në tokë
    dhe hëna nuk pati mundësi të pasqyrojë fytyrën e vet argjendi në tokë.
    Liqeni u ndërrua në një pellg balte,
    me një erë të keqe dhe pa jetë.
    Pellgu ishtë i vdekur.
    Ajri ua çoi lajmin reve, retë yjeve, hënës dhe diellit.
    Në gjethet e shelgjeve çanin gushëkuqet dhe laureshët.
    Në këtë vend perpara të mrekullueshëm,
    qielli nuk do të pasqyrohej më.


    Një mbrëmje, pas nje darke
    ku morën pjesë disa miq,
    një nënë i tha vajzës së vet
    që t’i bëjë lutjet e që pastaj të flejë gjumë,.
    Vajza e dëgjoi nënën,
    dhe e gjunjëzuar afër krevatit të vet,
    kërkoi të lutej.
    Kthehet për të uruar natën e mirë.
    Nëna i tha:
    “A e ke thënë mirë lutjen?”
    “Jo, nuk mundem!”
    “Nuk mundem? Shko përsëri menjëherë,
    dhe bëje lutjen tënde!”.
    Vajza shkoi përsëri në dhomën e vet,
    por pas një çasti ishte përsëri në sallën e të gjithëve.
    “Atëherë, e bëre lutjen?”.
    “Ah jo, o nënë, nuk mundem!”.
    “Çfarë? Më shpjego pse nuk mundem!”.
    “Nuk mund të jem në heshtje.
    Nuk mund ta dëgjoj Atë.
    Ju të gjithë bëni shumë zhurmë”.

    Me të vërtetë, bëjmë gjithë shumë zhurmë.Kot!

    Torrkerry.

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2008
    Postime
    10
    Statuja


    Para shume kohesh ne mes te maleve
    jetonte nje burre qe kishte
    ne pronesi te tij nje statuje,
    veper e nje skulptori te madh.
    E kishte hedhur ne nje qoshe,
    te mbeshtetur per toke,
    dhe as qe kujdesej fare per te.
    Nje dite, takoi nje burre
    qe kishte ardhur nga larg
    per te vizituar qytetin.
    Ky njeri i apasionuar pas veprave te artit,
    filloi te kerkonte te gjitha
    veprat e artit qe ndodheshin ne kete qytet.
    Burri e pa dhe e ftoi ne shtepine e tij
    ku i tregoi statujen
    qe ai e kishte hedhur ne nje qoshe te shtepise se tij.
    Sapo e pa mbeti i mrekulluar
    dhe kerkoi qe ta blinte.
    Pronari i saj i tha:
    "E kush do ta bleje kete statuje
    te mbuluar me pluhur dhe balte?".
    Burri iu pergjigj:
    "Po te jap nje monedhe te argjendte
    dhe ti me jep statujen".
    Pronari i statujes mbeti i habitur
    dhe njekohesisht tej mase
    i lumtur dhe ia dha menjehere ate.
    Statuja u transportua mbi
    shpinen e nje elefanti.
    Pas shume ditesh ajo arriti ne qytet.
    Njerezit kthenin koken te habitur
    dhe burri i ftonte ata duke iu thene:
    "Afrohuni dhe shikoni
    statujen me te bukur ne bote,
    veper e nje mjeshtri shume te madh".
    Kjo statuje pas shume kohesh u
    vendos ne muzeun e qytetit
    dhe njeriu qe e kishte shitur
    per nje monedhe te argjendte
    para shume vitesh
    pagoi para per te hyre ne muze
    qe ta shikonte kete statuje.

    Sa gjera te cmuara kemi,
    por vleren nuk ia dime!

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Sa gjera te cmuara kemi,
    por vleren nuk ia dime!

    Miradia, faleminderit per mesazhin!
    Faleminderit sepse nuk me le vetem e bashkwpunon me mua.

    Torrkerry

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MOLLA.

    Çdo mëngjes mbreti i fuqishëm
    dhe shumë i pasur në “Bengodi”
    merrte nderime të nënshtetasve të tij.
    Kishte pushtuar gjithçka,
    që është e mundur dhe tani mërzitej shumë.
    Së bashku me të tjerët,
    çdo mëngjes arrinte edhe një lypës,
    që ja jepte nga një mollë mbretit.
    Pastaj, gjithnjë në heshtje, largohej.
    Mbreti, që zakonisht i merrte dhuratat më të vlershme,
    me një gjest të shqetësuar,
    e pranonte dhuratën,
    por sapo lypësi e kthente shpinën,
    mbreti e përqeshte,
    kurse e imitonin mbretin të gjithë të pranishmit.
    Lypsi nuk demoralizohej fare për këtë.
    Çdo mëngjes vinte përsëri,
    për ta dorëzuar mollën e vet në duart e mbretit.
    Ky e pranonte dhe e linte në një shportë,
    që e kishte afër fronit të vet.
    Shporta i mbante të gjitha molla,
    që lypësi i solli me mirësi dhe durim.
    E tashmë ishte plot e përplotë.
    Një ditë majmuni më i dashur i mbretit,
    e mori një prej këtyre frytëve,
    e kafshoi, pastaj e gjuajti tek këmbët e mbretit.
    Ky, i çuditur, pa që brenda mollës ishte një perlë e ndritshme.
    U dha urdhër që të hapen të gjitha molla,
    e grumbulluara në shportë,
    e gjeti në çdo mollë nga një perlë të çmueshme.
    I mrekulluar mbreti e thirri lypësin dhe e pyeti.
    Lypsi ju përgjegj:
    : “Të kam sjellur këta dhurata,o mbret,
    që ta kuptosh që jeta të ofron çdo mëngjes,
    nga një dhuratë jashtëzakonshme,
    që ti e harron dhe e prish kot dhe e hedh tutje,
    sepse je rrethuar nga shumë pasuri.
    Kjo dhuratë është dita e re që fillon”.


    Torrkerry

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA NESËR DO TË JEM I TRISHTUAR

    Nga nesër do të jem i trishtuar.Nga nesër.
    Por sot do të jem i lumtur:
    për çka do të jemi të trishtuar, për çka?
    Pse fryn një erë e keqe?
    Pse duhet të jem në vujtje sot,
    kur është nesër dita në të cilën duhet të vuajmë?
    Ndoshta e nesërmja është e mirë,
    Ndoshta e nesërmja është e qartë.
    Ndoshta nesër do të ndriçojë ende dielli.
    Dhe nuk do të ketë një arsye për tu trishtuar.
    Nga nesër do të jem i trishtuar, nga nesër.
    Por sot, sot do të jem i lumtur:
    çdo ditë e hidhur do ta them nga nesër,
    do të jem i trishtuar, sot jo.

    NJË FËMIJË NË NJË KAMP PËRQËNDRIMI, 1941

    Torrkerry

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    Gjykimi perfundimtar

    Pas nje jete te qete
    dhe te thjeshte,
    nje grua vdiq dhe menjehere u fut ne rradhe
    tme te gjithe njerezit qe prisnin
    Gjykimin e Larte.
    Sa me shume i vinte rradha,
    aq me qarte e degjonte zerin e Zotit.
    Degjonte qe Zoti i thonte njerit:
    "Ti me ke ndihmuar kur une
    isha i plagosur rende
    gjate nje aksidenti automobilistik
    dhe me ke cuar menjehere ne spital,
    hyr ne Parajse!".
    Pastaj nje tjetri: "Ti i ke dhene
    hua pa interes nje vejushe,
    eja te marresh cmimin tim te Perjetesise".
    Iu drejtua nje mjeku:
    "Ti ke bere falas shume operacione kirurgjikale
    shume te veshtira,
    duke me ndihmuar per t´i dhene shprese shume njerezve,
    hyr ne Mbreterine time".
    E keshtu me rradhe.
    Gruaja rrinte e degjonte ne heshtje
    dhe i vinte gati per te qare
    pasi nuk i vinte nder mend asgje e vecante
    qe ajo mund te kishte bere ne jeten e saj.
    Vazhdonte te mendohej pa pushim kur nderkohe
    nje engjell duke qeshur e lejoi te hynte
    prane Zotit.
    Me zemren qe i rrihte fort
    arriti perpara Zotit.
    Menjehere u ndje e mbeshtjelle nga e qeshura e Tij.
    Ai iu drejtua duke i thene:
    "Ti ke hekurosur te gjitha kemishat e mia ...
    Hyr ne lumturine time".

    Disa here eshte shume e veshtire
    qe te imagjinojme se e jashtezakonshme
    eshte e zakonshmja.

    Mawlo

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DIFERENCA

    Një ditë,një princ e thirri në pallatin e vet
    një tregtar kuajsh, që solli dy pitokë,
    dhe i ofroi për shitje.
    Të dy kafshët ishin të ngjajshme:
    të rinj, të fortë, të formuar mirë.
    Por tregtari kërkonte për një prej tyre një çmim të dyfishtë.
    Princi i thirri oborrtarët e vet duke thënë:
    “Do t’i japë si dhuratë këta dy kuajt e mrrekullueshëm
    atij që do të më shpjegojë
    pse një kushton dy herë më shumë se tjetrin.
    Oborrtarët u afruan kuajve për t’i shikuar mirë,
    por nuk panë asnjë diferencë
    që ta justifikonte një çmim aq të ndryshëm.

    “Sepse nuk e kuptoni diferencën mes dy kuajve,
    ndoshta do të jetë më mirë që të provohen,
    që ta keni mundësi të kuptoni pse kostoja e tyre është e ndryshme”.
    Dhe shalët,që u rrinin kuajve në mënyrë të mrekullueshme,
    bënë që të endeshin disa herë rrugëve
    në afërsinë të oborrit të pallatit mbretëror.
    Edhe pas kësaj,, oborrtarët nuk arritën ta kuptonin diferencën mes tyre.
    Dhe për këtë Princi shpjegoi:
    “ Keni parë, sigurisht,
    që kur vraponin një prej kuajve
    nuk e linte gati asnjë gjurmë pluhuri pas tij,
    ndërsa pas tjetrit pluhuri ngritej i dendur si retë plot me shiun.
    Është për këtë që kali i parë vlen dyfishtë se tjetri,
    sepse e bën detyrën e vet duke mos ngritur shumë pluhur.

    Por në shoqërinë tonë bëjnë më shumë karrierë ata që bëjnë më shumë pluhur.

    Torrkerry

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ARSYE TË LARTA TË SHTETIT.

    Biri i një mbreti u dashurua,
    si ndodh edhe në përralla,
    me bijën e bukëpjekësit
    që ishte shumë e varfër,
    por edhe shumë e bukur.

    Dhe u martua me të.
    Për disa vite dy bashkëshortët jetuan
    në lumturi dhe me një harmoni të plotë.
    Por, pas vdekjes të atit, biri tij e mori fronin.

    Ministrat dhe këshillëtarët e tij
    sa më shpejt kërkuan që të kuptonte
    që për shpëtimin e mbretërisë,
    ai duhej ta lëshonte gruan e vet,
    bijën e bukëpjekësit,
    për tu martuar pastaj me bijën e një mbreti të fuqishëm të shtetit fqinj,
    që të kishte me siguri në këtë mënyrë paqe dhe përparësi.

    “Lëshoje atë, o mbret;
    në fund të fundit ajo është vetëm bija e një bukëpjekësi!”
    “Siguria e fronit dhe të nënshtetësesve tu
    vjen më parë se gjithçka tjetër”.

    Ministrat këmbëngulën aq shumë
    sa në fund mbreti i ri e lëshoi gruan e vet.

    “Duhet të lëshoj ty – i tha gruas –
    nesër do të kthehesh tek ati yt.
    Mund të marresh me vete atë që e do më shumë”.

    Atë mbrëmje ngrënën së bashku për herën e fundit.
    Gruaja, që dukej e qetë,
    vazhdonte të derdhë verën në gotën e mbretit.

    Kur darka mbaroi, mbretin e pushtoi gjumi më i rëndë.
    Gruaja e mbuloi me një batanije
    dhe e ngarkoi mbi supat e veta.

    Të nesërmën mbreti u zgjua nga gjumi
    në shtëpinë e bukëpjekësit.

    “Po, si është e mundur?” tha ai.
    Dhe gruaja, duke buzëqeshur, i përgjigj:
    “Më ke thënë që unë mundesha të merrja më vete
    atë që e doja më shumë.
    E mirë, ajo që unë dua më shumë në këtë botë, je ti”.

    Po ti, çfarë do të kishe marrë me vetë?

    Torrkerry

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    Misioni

    Pas nje jete te gjate e te perbashket,
    te kaluar ne studim dhe meditim,
    tre dishepuj e lane mesuesin e vjeter
    per te filluar nje jete ne mision.
    Pas dhjete vjetesh,
    tre dishepujt u kthyen
    dhe shkuan te vizitojne mesuesin e tyre te moshuar.
    Ai i uli rreth vetes,
    dhe gjithesecili filloi te tregonte
    pervojen e vet.
    "Une, filloi i pari, me nje ndjenje te thelle krenarie,
    kam shkruar shume libra dhe kam shitur miliona kopje".
    "Ti e ke mbushr boten me letra - i tha mesuesi".
    "Une, tha i dyti, me shume mendjemadhesi,
    kam predikuar ne shume vende".
    "Ti e ke mbushur boten me fjale - i tha mesuesi".
    "Une, tha i treti te kam sjellur
    kete jastek ku ti mund te shtrish
    kembet e tua te semura
    ne menyre qe te te lehtesohet dhimbja".
    "Ti - i tha mesuesi ke gjetur Zotin".

    Pershendetje. Mawlo

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    mawlo zakonisht historite e tua jane shme te bukura.
    pres nje edhe sot.

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    Dy miqte

    Shume vjet me pare, ne Kine,
    jetonin dy miq.
    Njeri i binte harpes shume mire.
    Tjetri kishte nje dhunti: te degjuarit me shume kenaqesi.
    Kur miku i binte harpes ose i kendonte nje mali
    i dyti thonte:
    "E shoh kaq afer malin
    sikur ta kisha prane".
    Kur miku i binte harpes ose kendonte per nje perrua,
    i dyti thonte:
    "Ndjej ujin qe rrjedh mes gureve".
    Por nje dite,
    miku qe ishte aq i apasionuar pas degjimit
    u semur rende dhe vdiq.
    Miku preu telat e harpes
    dhe nuk i ra me kurre.

    Ekzistojme me te vertete
    vetem se dikush na degjon.
    Dhurata me e madhe qe mund t´i bejme nje njeriu
    eshte qe ta degjojme "me te vertete".

    Mawlo

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    GOZHDA

    Një tregtar kishte arritur fitime,
    shumë të mëdha në një panair.
    Kishte shitur të gjtha gjëra e veta
    dhe çanta e tij ishte plot me monedha
    argjendi dhe ari.
    Për t’u treguar i matur,
    donte të kthehet në shtëpi
    përpara se të binte nata,
    dhe për këtë vendosi ta nis rrugën sa më shpejt.
    E lidhi fort mirë çantën
    mbi shalën e kalit të tij,
    dhe pastaj e nguci,
    duke nisur me vrap.
    Nga mesdita u ndal në një qytet.
    Kujdestari i kalit,
    që e kishte ushqyer dhe pastruar,
    duke ia dhënë në duar litarët e frerit,
    ia tregoi një gjë:
    “Zotëri, kalit i mungon një gozhdë
    në hekurin e patkoit të majtës të pasme!”.
    “S’ka gjë – thotë tregtari –
    rruga nuk ështeë e gjatë:
    ka vetëm gjashtë legë.
    Patkoi nuk do të humbet.
    E kam me u ngut”.
    Pas disa ore tregtari u ndal
    te një bujtinë dhe dha urdhër
    që t’i jepej kalit një racion tërshëre.
    Kujdestari, përgjegjësi i shtallës,
    u afruar për t’i thënë:
    “Zotëri, i mungon një patkua
    këmbës së majtë të pasmes së kalit.
    Nëse jeni dakord, do t’ i mbathi një patkua tjetër”.
    “Ah jo – përgjigj tregtari –
    E kam shumë me nguti
    dhe sigurisht që kali do ta durojë mirë rrugën që mbetet:
    janë vetëm dy legë”.
    I hipi kalit përsëri dhe vazhdoi rrugën,
    por pas pak kohë kali filloi të çalonte.
    Nuk çaloi shumë dhe këmbët filluan t’i merreshin
    nga lodhja dhe dhembja.
    Dhe pas pak kohe, e rrëzoi në tokë dhe ju thye një këmbë kalit.
    Kështu tregtari u detyrua ta braktisë.
    E mori çantën, e hodhi atë mbi shpatulla,
    e zuri nata kur rruga hynte në një pyll,
    dy hajdutë ia vodhën gjithçka pati,
    arriti në shtëpi të nesërmen në mëngjes,
    i rrahur dhe i zemëruar.
    E gjithçka për fajin e një gozhde të mallkuar.

    Zinxhirët nuk garantojnë unitetin e martesës.
    Janë telat, mijëra dhe mijëra tela të vegjël
    që i lidhin në një bashkëshortësi për gjitha vitet e martesës.
    Shumë tela të vegjël që nuk vlejnë asgjë.
    Por ne e kemi gjithmonë me nguti
    dhe shpesh i këpusim çdonjërin prej tyre.
    Deri kur do të arrijë...katastrofa.

    Torrkerry

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    Perse keni frike?

    Ishte nje familje e lumtur
    qe jetonte ne nje shtepi te bukur ne periferi.
    Por nje nate shpertheu nje zjarr i fuqishem.
    Ndersa flaket perhapeshin me nje shpejtesi,
    prinderit dhe femijet dolen jashte.
    Ne ate moment kuptuan,
    qe femija me i vogel i familjes
    kishte mbetur brenda shtepise.
    Ne momentin e daljes ai kishte pare flaket
    qe e rrethonin ngado,
    ishte trembur dhe ishte kthyer perseri brenda.
    Cfare te benin?
    Nena dhe babai shihnin njeri-tjetrin te deshperuar
    dhe filluan te shqetesoheshin shume.
    Zjarrefikesit po vononin.
    Por papritmas, u hap dritarja e katit te dyte te shtepise,
    dhe djali i vogel follit te therriste me ze te larte:
    "Baba, baba!".
    Babai sapo e degjoi bertiti:
    "Hidhu!".
    Poshte vetes femija shikonte vetem flake dhe tym te zi,
    por degjoi edhe zerin e babait te tij dhe iu pergjigj:
    "Baba, nuk te shoh".
    "Te shoh une. Hidhu!".
    Femija u hodh dhe u gjend shendoshe e mire
    ne krahet e babait te tij,
    i cili e kishte kapur ne krahet e tij.

    Nuk e sheh Zotin.
    Por Ai te sheh ty. Hidhu!

    Pershendetje. Mawlo

  20. #60
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    E mira dhe e Keqja

    Dy shokë udhëtonin nëpër shkretëtire.
    Në një moment gjate udhëtimit,
    Filloi një përleshje në mes tyre dhe njeri shok i ra shuplakë atij tjetrit.
    Ai qe ishte i rrahur ishte edhe i zemëruar,
    mirëpo pa thëne asnjë fjalë shkroi në zall:
    'Shoku im më i mirë sot më ka rrahur.
    'Vazhduan ashtu të udhëtojnë deri sa mbërritën tek një oazë,
    Ku vendosin të freskohen.
    Ai që ishte i rrahur, sharroi në baltë të gjallë dhe filloi te mbytej,
    Por shoku e shpëtoi.
    I shpëtuari, pasi që pushoi pak, shkroi në një gur:
    'SHOKU IM ME I MIRE SOT ME SHPETOI JETEN.'
    Ai qe e kishte rrahur dhe që e kishte shpëtuar shokun pyeti:
    'Mbasi qe te rraha, shkrove në zall e tash shkruan në gur, pse?'
    Ai tjetri u përgjigj:
    'Nëse dikush na shkakton dhimbje, atë duhet te shkruajmë në zall në mënyrë që era e faljes të mund ti shlyej ato fjalë.
    Mirëpo, kur dikush bën diçka të mirë për ne,
    ato fjale duhet ti gdhendim në gur, prej ku asnjë erë nuk mund ti shlyej.
    'MËSO QË DHIMBJEN TA SHKRUASH NË ZALL DHE QË PERVOJAT E MIRA TI GDHENDËSH NË GUR!
    Thuhet se nevojitet vetëm një minutë për të takuar njerëz madhështorë, një orë për ti vlerësuar, një ditë për ti dashuruar, por pastaj të nevojitet koha e tërë jetës për ti harruar.

    Harroje te keqen, Zavendesoje me nje te mire…
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

Faqja 3 prej 22 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •