Close
Faqja 2 prej 22 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 429
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MJELLJA AFRIKANE

    Në një shkollë agrikulturashë në Afrikë,
    mësuesi kishte shpjeguar mirë
    që lopët duhet të mjelleshin mirë,
    dhe që për këtë as një pikë qumshti
    nuk duhej të rrinte në sisorën e tyre,
    që të mos vuajnë pezmatimin e gjirit.
    “A keni kuptuar mirë? – pyeti mësuesi,
    një burrë i madh, i fortë, i huaj.
    “Po!” – i përgjigjën ata.
    Dhe shkuan në shtallë për t’i mjelë lopët.
    Pas disa minuta një nxënës,
    shumë i kënaqur,
    ia tregoi mësuesit një kovë me disa litra qumsht.
    I mjaftoi një shikim i shpejt i sisave të lopes
    mësuesit që të kuptojë që gjysma e qumshtit
    nuk qe mjelë dhe për të murmuruar me veten:
    “Ah! Këta të prapambetur!”.

    Dhe i tha nxënësit:“Aq pak?”.
    Dhe nxënësi shtoi: “Pse? Nuk të mjafton?”.

    Nëse ke çka të mjafton, pse shqetësohësh?


    Torrkerry

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Xhebraili te Hebrei

    Nji dit xhebraili i kishtu qu lajm nji hebreut
    ka ardh dita e fundit per juve dhe duhet te beheni gati
    per udhtim te ma ktthim...

    hebreu u shtri ne shtrat dhe i thot gruas :
    gru eja ketu pran meje, ndegjo shko veshu mir
    veshu mir dhe qit te gjith arin qe ta kam ble
    ne qaf ne vesh e ne flok...

    pse thot gruja kush do vje ?
    dot vje xhebraili e ndoshta te preferon ty
    edhe pse me ka ftu mu....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SYRI I MARANGOZIT.

    Ishte një herë, shumë kohë përpara,
    në një fshat shumë të vogël,
    zdrukthëtaria e një marangozi.
    Një ditë, në mungesë të pronarit,
    të gjitha veglat e punës së tij
    u mblodhën dhe u këshilluan.

    Mbledhja u bë e gjatë dhe plot me gjallëri,
    disa herë edhe shumë e ashpër.
    diskutohej për t’i larguar nga bashkësia e ndershme
    e veglave disa prej tyre.

    Një mori fjalën e tha: “Duhet ta largojmë motrën tonë Sharrën,
    sepse kafshon e na bën të kërcejnë dhëmbët.
    ka karakterin më kafshues të tokës”

    Një tjetër në vazhdim tha: “Nuk mund ta kemi më ne vëllaun tonë Zdrugthin:
    ka një karakter të mprehtë dhe pedant,
    kështu që i shkul qimet gjithçkaje që ai prek”.

    “Vellau Çekiçi – protestoi një tjetër –
    ka një karakter të padurueshëm dhe të furishëm.
    Do të them se është një boksier i fuqishëm dhe agresiv.
    Është ngacmuese dhe provokuese mënyra
    me të cilën ai rreh dhe rirreh pandërprerë.
    Ai na nervozon të gjithë! Le ta largojmë atë!”.

    “Dhe Gozhdat?
    A mund të jetojmë me njerëz aq të shpuesit?
    Që të ikën edhe Lima dhe Rrashpa.
    Të jetosh me ta është një ferkim, një mosmarrëveshje e vazhdueshme.
    E duhet të largohet edhe Letërzmerili
    për arsye që nuk bën asgjë tjetër përpos që të gërvishtë të afermin e vet!”.

    Kështu diskutonin, gjithmonë në mënyrë më të ashpër,
    dhe me më shumë gjallëri, veglat e marangozit.
    Flisnin gjithë së bashku.
    Çekiçi donte ta largojë limën dhe zdrugthin,
    këta kërkonin të largoheshin gozhdat dhe çekiçin,
    e kështu në rallë.
    Në fund të mbledhjes të gjithë kishin larguar gjithë të tjerët.

    Mbledhja u ndërpre përnjëherësh nga arritja e marangozit.
    Të gjitha vegla heshtën kur ai u afrua banakut.
    Burri mori një dërrasë
    dhe e sharroi me Sharrën kafshuese,
    e zdrukthtoi me Zdrukthin që i shkul qimet gjithçkaje që ai prek.
    Motra Latore që plagos me vdekje,
    motra Rrasha me gjuhën e vrazhdë,
    Limezmerili që rafshon dhe gërvisht,
    hynë në veprim menjëherë pas kësaj.

    Marangozi i mori pastaj vëllezërit Gozhda,
    gjithmonë shpuesit
    dhe Çekiçin që rreh dhe përplas.
    Ai i përdori të gjitha vegla
    edhe pse kishin një karakter të keq,
    për të ndërtuar një djep,
    një djep shumë të bukur
    për një fëmijë që ishte duke lindur,
    për të pranuar jetën.

    Zoti na shikon me syrin e marangozit.

    Torrkerry

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FENERËT E FIKUR.(19)

    Një shofër u ndalua dhe u gjobit nga policia
    sepse voziste me fenerë të prishura.
    Kërkoi një servis për t’i riparuar.
    Por një makanik nuk kishte kohë,
    një tjetër ishte shumë i zënë,
    një tjetër, pas një orë kërkimësh,
    nuk e gjeti defektin,
    një tjetër, pas një shikimi të shpejt
    kërkoi një shumë të madhe parash për ta riparuar.
    Në fund gjeti një mekanik simpatik e të sigurtë në punën e vet.
    Ky u afrua makinës, me gishtin dëftues dy tre herë e gërvishti
    një vend më parë afër parafangës të djathtë,
    pastaj afër parafangës të majtë,
    dhe çuditërisht fenerët u ndizën.
    “Sa?”, i pyeti shoferi, duke menduar që 50 centë do të mjaftonin.
    “10 Euro”, tha mekaniku.
    “Je shumë i shtrenjtë! Ke gërvishur vetëm kështu me thu.
    50 centët mjaftojnë!”.
    Por mekaniku këmbënguli: “Për gërvishjen, 50 centë. Por për të ditur ku ta bëj, 9 euro e 50 centë tjera!”.

    Rëndësia e njohjes!


    Torrkerry

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2008
    Postime
    10
    I nderuar Torrkerry,
    po Ju shkruaj nje histori te bukur.
    Nje dite nje banor i Milanos vendosi
    te shkonte dhe te vizitonte nje mikun e tij ne Indi.
    U nis heret ne mengjes me avionin e pare
    dhe mberriti ne Indi.
    Aty e priste miku i tij indian se bashku me familjen.
    Ai qendroi aty disa dite dhe u kenaq shume.
    Perpara se te largohej ai e ftoi mikun e tij indian
    ne Itali.
    Pas shume kohesh miku i tij indian vendosi
    te shkonte ne Itali.
    Ne aeroportin e Milanos e priste miku i tij italian.
    Sapo mberriti atje te gjithe njerezit kthenin
    koken te cuditur sidomo nga callma qe ai mbante rreth kokes.
    Miku i tij italian e coi te vizitonte vendet me te bukura te Milano-s.
    Nje dite tek po ecnin prane Katedrales miku i tij indian i tha:
    "Miku im a e degjon kengen e bulkthit?".
    "fare po thua miku im - iu drejtua milanezi - ketu eshte
    nje zhurme kaq e madhe sa qe une nuk degjoj asgje."
    Por indiani vazhdonte te kembengulte.
    Pasi e pa qe miku i tij italian nuk po kuptonte asgje
    mori nje monedhe dhe e hodhi per toke.
    Te gjithe njerezit qe po kalonin kthyen koken.
    "Si eshte e mundur valle - tha indiani qe ne
    tere kete zhurme te madhe kengen e bulkthit nuk
    e degjon askush, ndersa tringellimen e
    monedhes e degjuan te gjithe?".
    Miku i tij italian mbeti shume i cuditur dhe
    nuk dinte si te pergjigjej.

    Sa here Zoti na flet, por ne njerezit
    nuk e degjojme!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Shume mire, miradia.
    Por bej e mire nje titull... Histotia jote wshtw shume e bukur dhe aktuale.
    Urime.
    Torrkerry

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2008
    Postime
    10
    Bulkthi dhe monedha

    Nje dite nje banor i Milanos vendosi
    te shkonte dhe te vizitonte nje mikun e tij ne Indi.
    U nis heret ne mengjes me avionin e pare
    dhe mberriti ne Indi.
    Aty e priste miku i tij indian se bashku me familjen.
    Ai qendroi aty disa dite dhe u kenaq shume.
    Perpara se te largohej ai e ftoi mikun e tij indian
    ne Itali.
    Pas shume kohesh miku i tij indian vendosi
    te shkonte ne Itali.
    Ne aeroportin e Milanos e priste miku i tij italian.
    Sapo mberriti atje te gjithe njerezit kthenin
    koken te cuditur sidomo nga callma qe ai mbante rreth kokes.
    Miku i tij italian e coi te vizitonte vendet me te bukura te Milano-s.
    Nje dite tek po ecnin prane Katedrales miku i tij indian i tha:
    "Miku im a e degjon kengen e bulkthit?".
    "fare po thua miku im - iu drejtua milanezi - ketu eshte
    nje zhurme kaq e madhe sa qe une nuk degjoj asgje."
    Por indiani vazhdonte te kembengulte.
    Pasi e pa qe miku i tij italian nuk po kuptonte asgje
    mori nje monedhe dhe e hodhi per toke.
    Te gjithe njerezit qe po kalonin kthyen koken.
    "Si eshte e mundur valle - tha indiani qe ne
    tere kete zhurme te madhe kengen e bulkthit nuk
    e degjon askush, ndersa tringellimen e
    monedhes e degjuan te gjithe?".
    Miku i tij italian mbeti shume i cuditur dhe
    nuk dinte si te pergjigjej.

    Sa here Zoti na flet, por ne njerezit
    nuk e degjojme!

  8. #28
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Zotri Torrkerry.
    Me pelqej pa mas Historit tuaja. Je i mrekullushem.
    Nese nuk u prish do e postoj nje edhe une..

    Amaneti.

    Nje plak po vdiste dhe i la te birit tri Amanete.
    I tha: Biro mos u miqaso me hyqmet! Mos i ndihmo shume fukarase, Por vetem pak! Mos i beso gruas! Keto ishin tri amanetet e Plakut para se te vdiste.
    Mbasi vdiq Plaku djali shkoi dhe i beri te kundertat beri shok Mbretin,
    Nje dite deri sa po dilte ne qytet e pa nje te varfer i cili po lerojke token me nje ka e ne njeren ane ishte lidhur vet dhe e ngrihte plugun. Njeriu e pyeti :
    A je lodh or bujk, pse e ke kapur pllugun bashk me Kaun? Bujku ja kthej:
    Po une jam shume i varfer dhe nuk kam para ta blej dhe nje ka e kau vetem nuk mundet ta ngreh pllugu dhe me duhet ti ndihmoj.!
    Njeriu pa nje e pa dy nxorri kuleten dhe ja dha parat te blej edhe nje Ka!
    Nuk shkoi shume kohe dhe djaloshi morri djalin e Mbretit dhe e kindapoi e futi diku me nje vend te siguret. Per nje jave Xhendarmeria e tij kerkuan e kerkuan por nuk e gjeten kund. Djaloshi nje mbremje deri sa po fliste me te shoqen i tregoj i tha: Mori grua une ja kam vrare djalin e Mbretit por ti mos i thj gje kujt se me shkon koka!!
    Gruaja te nesmer doli te nje mikesh pas derke dhe deri sa po bisedonin ajo ja rrefeu krejt ndodhin mikeshes se vet! Mikesha menjeher pa humbur kohe morri burrin e saj dhe shkuan te Mbreti dhe i treguan se qfar kishte ndodhur me voglushin e tije.
    Mbreti i hamendur dhe urdher ta kapin menjeher djaloshin dhe ta varrin te nesmern ne litar para popullit pasi qe ai ja kishte mbytur djalin.
    Te nesmern para mira personave u ngrit trekendeshi dhe djaloshin e hipen ne karrige dhe ja vun litarin ne fyt...
    Por para se ta mbysnin Mbreti tha: kush don me ja hequr karriken qe ai te vdes.
    Menjeher fukaraja te cilit djali ja dha parat per ta bler kaun u ngrit vullnetar dhe tha: Une zotri!
    Por Mbreti para se te jepte urdher tha: O njeri masi ke qen mik i imi e ke edhe nje fjal te fundit ...
    Djali i gezuar tha:
    Faleminderit madheri une nuk ta kam mbytur djalin ai eshte ne shtepin time me nje dhom ku askush nuk e di ai ka te gjitha lojrat e botes aty dhe te gjitha te mirat e botes por une kam dasht vetem ta di se sa te verteta jan Fjalet ne nje Plaku, sepse babai im para se te vdiste mi la keto tri Amaneta me tha : Biro mos u miqaso me hyqmet! Mos i ndihmo shume fukarase, Por vetem pak! Mos i beso gruas! Por une i bera te kundertat qe ta shof se sa jan te verteta dhe ja me dulen ashtu si me tha ay. Ty te zura mikun me te mire. Kete milun qe don me ma hjek karrinen e ndihmova ta blej kaun. Dhe gruas i tregova per kindapim dhe ja se qme gjeti.
    Mbreti menjeher dhe urdher ta largojn nga konopi dhe e beri sigurim te zemres.

    Ndegjojeni te vjetrin se ai di me shume se ju.....
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Roi, historia jote eshte shume e bukur.
    Nje histori per shpirtin.
    Faleminderit.
    Torrkerry

  10. #30
    Voleur du coeur.. Maska e Roi
    Anëtarësuar
    10-06-2004
    Vendndodhja
    Ne vendin tim....
    Postime
    2,303
    Citim Postuar më parë nga torrkerry Lexo Postimin
    Roi, historia jote eshte shume e bukur.
    Nje histori per shpirtin.
    Faleminderit.
    Torrkerry

    Faleminderti torrkerry, Por te lutem mos harro se duhesh te shkruash ende se nuk di se si do te jet po te mos lexoj keto gjera te bukura nga ty...
    Fal po munde, mos ndrysho por ruaje tenden...

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BORXHI (20)

    Një njeri shumë i pasur kishte shumë debitorë të parregulltë. Kur u bë shumë i moshuar, i thirri një ditë disa prej të cilëve që e kishin borxhin më të madh dhe u tha:
    “Nëse nuk mund të ma ktheni sot borxhin dhe do të më betoni solemnish që do të m’i pagoni borxhet e tua në jetën tuaj të përjetshme, unë do ta djeg kambialet që më keni firmosur.

    Debitori i parë kishte një borxh të vogël. Betoi që në jetën e përjetëshme do të kishte pranuar të jetë kali i tij e që do ta kishte çuar kudo ai do të kishte dëshiruar.

    I moshuari e pranoi ofertën dhe i dogji kambialet e tija.

    Debitori i dytë kishtë një borxh më të madh, dhe premtoi: “Unë jam gati të bëhem në jetën tjetër kau yt. Unë do të tërheq parmendën për të lëruar arën tënde dhe qerret e tua dhe kështu do ta pagoi borxhin.
    I moshuari e pranoi ofertën dhe i dogji kambialet e tija.

    I fundi qe një burrë që kishte një borxh shumë të madh. Ai i tha:
    “për të paguar borxin tim, në jetën e përjetëshme do të jëm babai yt!”.
    I moshuari u zemëruar jashtë masës, mori një shkop dhe ishte duke e rrahur debitorin e parespektueshëm.
    Ky e ndal dhe i tha: ‘ Më lejo që të shpjegoj përpara që të më rrahësh. Borxhi im është shtërmadh.nuk mund ta pagoj atë duke qenë vetëm kau yt apo kali yt. Unë jam gati të jem babai yt. Kështu unë do të punoj ditë e natë për ty, do të ruaj kur do të jesh i vogël e deri kur do të rritësh. Do të përballoj çdo sakrificë, do ta vë në rrezik edhe jetën time që të mos mungojë asgjë e kur do të vdes, do t’ia trashëgosh gjitha pasuritë e mia. A nuk është më shumë se të jem vetëm kau apo kali yt? A nuk është një ofertë e mirë për të paguar borxhin tënd?

    Një vajzë u kthye me një shpërkthim inati ndaj nënës duke i thënë asaj:
    “Nëse të shqetësoj aq shumë, pse ke bërë që unë të lind?”.
    Nëna u ndje keq, por vajza kishte drejtë.
    Të vendos të kësh një fëmijë është të vendos të kesh me këtë person borxhin më e madh që mendja njerëzote të mund të imagjinojë.
    A ka diçka më të madhe që t’i thuash njërit që nuk ekziston: “Tash e tutje ti ekziston sepse unë e dua këtë?”.

    Torrkerry.

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BABAI IM

    Në klasën e 2 të shkollës fillore, fëmijët diskutonin mes vete, për baballarët e tyre.
    Një vajzë tha: Babai im është arkitekt ka ndërtuar nga një shtëpi për çdo fëmijë, e tani ka 5 shtëpi!
    Babai im vazhdoi një tjetër është inxhinjer. Ka blerë vilën më të bukur në qytet.
    Një çun i zgjuar tha: babai im i do shumë makinat, ka 4 makina në garazhë!
    Antoni ishte biri i një bujku, në fillim nuk dinte çka të thonte dhe kishte turp, por ju ndiçua mendja e tij dhe tha: Babai im është i madh: ai luan me mua dhe kujdeset për mua .

    Baballarët e vërtet nuk janë ata që “kanë”..., por ata që kujdesen për fëmijët e vetë.


    Torrkerry

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HARKU.

    Një ditë, abati i shenjtë Antoni
    bisedonte me disa prej të rinjve
    që kishin zgjedhur të jetonin
    si ai në shkretëtinë.
    Një gjahtar që e përndjekte një pre,
    u afrua atyre me shumë respekt.
    Por pa që abati i shenjtë
    dhe nxënësit e tij që e rrethonin,
    qeshnin të gëzueshëm,
    dhe duke e tundur kokën,
    i qortoi me fjalë shumë të ashpra.
    Abat Antoni i tha
    duke e ruajtur gjakftohtësinë:
    “vëje një shigjetë në harkun tënd
    dhe e gjuaje atë”.
    Gjahtari e gjuajti një shigjetë.
    Dhe njeriu i shenjtë vazhdoi:
    “Tani e gjuaj një tjetër,
    pastaj një tjetër
    e një tjetër
    deri në dhjetë,
    sa më shpejt që të jetë e mundur”.
    Gjahtari protestoi dhe tha:
    “Nëse do ta tendos harkun
    aq shumë herë si kërkon ti,
    ai do të thyhet!”.
    Dhe Abat Antoni e shikoi atë
    duke qeshur dhe i tha:
    “Ndodh kështu edhe në jetën shpirtërore.
    Rruga e Zotin ka nevojë për një impenjim të fortë.
    Por në qoftë se impenjohemi
    në një mënyrë të tepruar,
    shpejt do të “thyhemi”.
    Është e drejtë, pra,
    që kohë pas kohe
    do të kujtohet
    se edhe Zoti pushoi, ditën e shtatë”.


    Sot kujtohu për harkun...Dhe më shumë e më mirë kujtohu për ditën e shtatë!

    Torrkerry

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2008
    Postime
    10
    I nderuar Torrkerry,
    po ju shkruaj nje histori tjeter.
    Vajza e Vogel.
    Nje vajze e vogel
    cdo mengjes pergatitej
    dhe shkonte ne shkolle.
    Ndersa behej gati nena e vet e pyeti
    dhe i tha:
    "Pse merr me vete gjithmone dy shami?".
    Vajza e vogel u mendua pak dhe u pergjigj:
    "Nje shami e marr per veten time,
    ndersa tjetren per shoqen time
    qe ne qofte se ka nevoje
    mund ta perdore dhe ajo".
    Nena e degjoi dhe u cudist paksa.
    Sa solidaritet dhe dashuri kishte kjo vajze e vogel per te tjeret.
    Po ne?

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2008
    Postime
    33
    I nderuar Torrkerry,
    po ju dergoj nje histori tjeter.

    Zoti dhe Romoleto

    Romoleto nje burre qe jetonte vetem
    ne nje fshat te larget te Spanjes si
    zakonisht ne mengjes sapo ngrihej
    dhe behej gati per te shkuar ne pune
    ndizte radion per te degjuar lajmet.
    Ai ishte nje njeri shume besimtar dhe
    cdo mengjes lutej.
    Ate dite ne radio lajmeruan se do te vinte nje stuhi e madhe.
    Romoleto e degjoi por mendonte me vete:
    "Une jam nje njeri besimtar i mire,
    Zoti me do shume dhe do te me ndihmoje".
    Hapi dritaren e shtepise se tij
    dhe shikonte njerezit qe largoheshin nga shtepia,
    pasi edhe ata e kishin degjuar
    ate mengjes
    lajmin e dhene ne radio.
    "Hajde dhe ti i thonin ata,- por
    Romoleto thonte:
    Ju shkoni, une do te qendroj ketu,
    pasi Zoti do te me ndihmoje".
    Dale ngadale fshati u boshatis dhe stuhia filloi.
    Romoleto vazhdonte te qendronte i qete ne shtepi.
    Niveli i ujit filloi te ngrihej
    dhe Romoleto per te shpetuar nga mbytja
    hypi ne maje te nje peme.
    Por niveli i ujit vazhdonte
    te ngrihej dhe Romoleo u mbyt.
    Kur hyri ne Parajse sapo pa Zotin iu drejtua:
    "Po ti o Zot si me le te mbytem?
    Une jam nje besimtar i devotshem, nje njeri i mire
    dhe shpresoja shume qe Ti mos te lejoje
    qe une te mbytem".
    Zoti e pa me dashamiresi dhe i tha:
    "Disa here te lajmerova por ti
    nuk e degjove zerin tim"!

    Gjithmone Zoti na flet, por
    ne nuk e degjojme.

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    mawlo,
    ti je i mrekullueshem dhe e ben edhe titullin e çdo historie!
    Shpresoj qe edhe miradia do te te imitoje.
    Faleminderit per bashkepunim. Historia e Romoleto-s eshte shume e bukur.

    Torrkerry

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGJASHMËRI

    Një motër misionare
    ia mjekonte me shumë dashuri
    plagët e neveritshme
    një të gërbulurit.
    Bënte punën e saj
    duke qeshur
    dhe duke folur me të sëmurin,
    si nëse do ta bënte gjënë
    më normale të kësaj bote.

    Në një farë kohe e pyeti të sëmurin:
    “Po ti a beson në Hyjin?”
    I gërbuluri i mjeri
    i nguli sytë plot mirënjohjeje asaj,
    dhe tha: “Po, tani unë besoj në Zotin”.

    Torrkerry

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGJASHMËRI 2

    Një misionar udhëtonte me një tren që ecte shumë shpejt në Japoni, dhe e zinte kohën duke u lutur me librin e Liturgjisë së orëve, hapur. Një lëkundje e fortë bëri që të rrëshqiste në dysheme një fotografi të Zojës Mari.
    Një fëmijë i ulur përballë misonarit u përkul dhe mori fotografin. Me kureshtje, si të gjithë fëmijët, përpara që ta kthente atë, e shikoi:
    “Kush është kjo Zojë e bukur?” pyeti ai.
    “Është... nëna ime” përgjigj misionari, pas një çasti ngurrimi.
    Fëmija e shikoi atë e pastaj e shikoi përsëri fotografinë e Zojës, dhe tha:
    “Por, ti nuk je aspak i ngjashëm me të!”
    Misionari buzëqeshi dhe vazhdoi: “E megjithatë, për tërë jetën time kam kërkuar të i përngjaj asaj, bile vetëm pak!

    Por ti, kujt i përngjanë!?

    Torrkerry

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2008
    Postime
    10
    Drita

    "Cfare dritash jane ne kishe?", pyeti nje katekist femijet.
    "Llampadaret".
    "Qirinjte".
    "Drita e e vogel ngjyre e kuqe e tabernakulit".
    "Dritaret".
    "Cfare ka tjeter?", vazhdonte te pyeste akoma katekisti.
    Nje femije ngriti doren dhe tha:
    "Syte e njerezve".

    Perse ne kaq shpesh harrojme ate driteze te vogel qe eshte "brenda" nesh? Perse e leme qe te shuhet?
    "Kur isha i vogel, gjate nates, babai im e linte gjithmone ndezur mbi kommodine nje drite te vogel".
    "Babai im ishte drita".

    Miradia

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HOBI I ZOTIT.


    Një herë një princeshë romake ia pyeti rabi-t Jossi ben Chalafta: “Çfarë bën Zoti, tërë ditët?”

    Rabi i përgjigj: “ I bashkon çiftet. Vendos kush duhet të martohet me kë! Këtë burrë me këtë grua, këtë grua me këtë burrë...”
    “Nuk është diçka e madhe –u përgjigj princesha – unë mund t’i bashkoj mijëra çifte në një ditë”.
    Rabi Josi nuk foli asgjë.
    Çfarë bëri princesha? Shkoi në pallatin e saj, mori një mijë skllavë dhe një mijë skllave dhe i martoi me njëri-tjetrin.
    Tha: ‘Ky duhet të martohet me atë, ajo duhet të martohet me atë”.
    Gjatë natës gati të gjithë çiftet u grindën dhe u rrahën deri sa gjakosën. Të nesërmen, në mëngjes shkuan te princesha.
    Një e kishte kokën e çarë, tjetra një sy të mavijosur, një tjetër hundën e thyer...
    Princesha e thirri rabi-n Jossi, ia tregoi ngjarjen, dhe përfundoi bisedën kështu: “
    Kishe drejtë ti. E kuptoj tani që vetëm Zoti mund t’i bashkojë burra e gra”.
    Atëherë u dëgjua një zë nga qielli: “Edhe për mu nuk është kjo një gjë e lehtë”.

    Dhe askush nuk dyshon për këtë.

    Torrkerry

Faqja 2 prej 22 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •