Close
Faqja 10 prej 22 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 429
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ....një baba që dashuron sikurse një nënë...

    . “Zoti është një baba
    që dashuron sikurse një nënë”
    - tha një ditë një vogëlushe në katekizëm.


    Ndoshta në veten tënde nuk gjen gjëra që të pëlqejnë,
    por për Zotin je krijesa më e bukur në Gjithësi.

    Torrkerry

  2. #182
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NJË UDHËTIM GËZIMI

    Një ditë një fshatar u paraqit para derës së një kuvendi
    dhe trokiti fuqishëm.
    Kur frati që ishte derëtarë e hapi derën e rëndë të punuar me dru lisi,
    fshatari i tregoi duke qeshur , një vile rrushi të mrekullueshme.
    “O frat derëtar”, tha fshatari,
    “a e di se kujt dëshiroi t’ia dhuroj këtë vile rrushi
    që është më e mira në gjithë vreshten time?”
    “Ndoshta abatit* (eprorit të kuvendit) ose ndonjë frati tjetër në kuvend”.
    “Jo. Dëshiroj ta dhuroj ty!”
    “Mua?” Frati derëtar u skuq i tëri prej gëzimit.
    “Dëshiron të ma dhurosh pikërisht mua?”
    “Po si, sepse ti gjithmonë je sjellë me mua si mik
    e më ke ndihmuar kur të kërkoja ndihmë.
    Kam dëshirë që kjo vile rrushi të të sjellë pak gëzim”.
    Gëzimi i thjeshtë e i pastër
    që e shihte në fytyrën e fratit derëtar
    e shëndriste edhe atë.
    Frati derëtarë e vuri vilen e rrushit
    në një vend ku mund ta shikonte
    dhe ta rishikonte me admirim tërë mëngjesin.
    Ishte me të vërtetë një vile e mrekullueshme.
    Kur në një çast i lindi një ide:
    “Përse nuk ia çoj këtë vile abatit
    që ta gëzojë pak edhe atë?”
    E mori vilen dhe ia çoi abatit.
    Abati u gëzua me të vërtet shumë.
    Por, atij iu kujtua se në kuvend kishin një frat të sëmurë
    dhe mendoi: “Do t’ia çoj atij vilen
    kështu do të marrë pak fuqi”.
    Kështu vilja e rrushit udhëtoi, prapë.
    Por, nuk mbeti gjatë në dhomën e fratit të sëmurë.
    Ky mendoi se kjo vile me siguri do ta gëzonte shumë fratin kuzhinier,
    i cili i kalonte ditët
    duke u djersitur mbi vatër
    për të përgatitur ushqimin për bashkëvëllezërit e tij,
    dhe ia dërgoi.
    Por, frati kuzhinier ia çoj fratit sakristan
    që ta gëzonte edhe atë pak,
    e ky i fundit ia çoj fratit më të ri të kuvendit
    e i cili prapë ia dhuroi një frati tjetër...
    e kështu dorë pas dore
    deri sa frati kopshtar nuk ia çoj fratit derëtar,
    që edhe ai të gëzohej pak.
    E kështu përfundoi udhëtimi i viles.
    Një udhëtim gëzimi.

    Mos prit që t’ia fillojë dikush tjetër. Sot të përket ty që ta fillosh udhëtimin e gëzimit. Shumë herë mjafton vetën një shkëndijë e vogël që të bëjë një eksplozion të madh. Dashuria është e vetmja gjë që shumëzohet me pjesëtim. Është dhurata e vetme që sa më shumë që e harxhon, aq më shumë fiton; sa më shumë të japësh aq më shumë pranon...


    Torrkerry

  3. #183
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    . DY TRUMCAKËT

    Dy trumcakë rrinin të kënaqur
    duke u freshkuar pak në të njëjtën pemë,
    që ishte një shelg.
    Njëri rrinte në maje të pemës
    e tjetri poshtë në bigëzim të degëve.
    Pas pak kohe trumcaku që qëndronte lart në maje të pemës,
    për ta thyer akullin pasi kishte pushuar tha:
    “O, sa të bukura që janë këto gjethe të gjelbra!”
    Trumcakut që rrinte poshtë
    këto fjalë iu dukën ngacmim,
    prandaj edhe ju përgjigj në mënyrë të prerë:
    “A mos je i verbër? A nuk e sheh se janë të bardha?”
    Ndërsa ai që rrinte lart i tha i zemëruar:
    “I verbër je ti, sepse gjethet janë të gjelbra”.
    “Vë bast puplat e bishtit se janë të bardha.
    Ti nuk kupton asgjë. Ti je i marrë”
    - ndërhyri trumcaku që rrinte poshtë me sqep të ngritur lart.
    Trumcakut që rrinte në maje të pemës
    filloi t’i vlonte gjaku dhe pa menduar dy herë
    u lëshua fluturim mbi kundërshtarin e tij
    për t’i dhënë një mësim të mirë.
    Trumcaku tjetër nuk lëvizi.
    Kur ishin afër, njëri përballë tjetrit,
    me puplat e qafës të shpupurishura prej zemërimit
    para se t’ia fillonin dyluftimit
    ndodhi që të shikonin në të njëjtin drejtim,
    të shikonin lartë.
    Trumcaku që vinte prej së larti e lëshoi një:
    “Oh” që shprehte mrekullim:
    “Shiko, shiko, po këto qenkan të bardha.
    Atëherë i tha mikut të tij:
    “Provo dhe eja me mua atje lart,
    ku isha unë më parë.”
    Fluturuan mbi degën më të lartë të shelgut
    e këtë herë thanë qe të dy së bashku:
    “Shiko, shiko po këto qenkan të gjelbra”.

    Mos gjyko askënd para se të kesh ecur në këpucët e tij.

    Torrkerry

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KATËR PRINCAT

    Katër princa ishin në kërkim të një specializimi
    në të cilin nuk do të kishin askënd të barabartë
    që të mund të matej me ta.
    I thanë njëri-tjetrit:
    “Të dalim në zbulim të botës
    e të mësojmë shkencën më të madhe”.
    Kështu pasi caktuan vendin
    dhe kohën ku do të takoheshin në të ardhmen,
    katër vëllezërit u shpërndanë çdonjëri në një drejtim të ndryshëm.
    Koha kaloi.
    Pas një viti, një muaji e një dite,
    katër vëllezërit u takuan në vendin e caktuar
    dhe filluan ta pyesin njëri-tjetrin se çfarë kishin mësuar.
    “Unë e kam mësuar një shkencë”,
    tha i pari “një shkencë që bën të mundshme
    që edhe me një copë të vetme ashti të ndonjë gjallese
    ta krijoj menjëherë mishin që e mbulon”.
    “Unë” tha i dyti, “di të bëj që të rritet lëkura e asaj qënie
    por edhe qimet, nëse ai është i mbuluar me mish”.
    I treti tha: “Unë jam i aftë të krijoj gjymtyrët,
    po qe se kam mishin, lëkurën dhe qimet”.
    “E unë”, përfundoi i katërti,
    “di që t’i jap jetën asaj krijese
    nëse forma e saj është e plotë me gjymtyrë”.
    Atëherë, katër vëllezërit shkuan në mal
    për të gjetur ndonjë copë ashti
    e cila do t’i tregonte aftësitë e tyre.
    Nuk qe vështirë.
    Pas disa hapave gjetën një copë ashti
    dhe e morën menjëherë.
    As që u interesoi se i kujt mund të ishte.
    Ishin të rrëmbyer aq shumë nga shkenca
    saqë nuk menduan aspak për këtë gjë.
    Njëri prej tyre ia shtoi mishin ashtit,
    i dyti e krijoi lëkurën dhe qimet,
    i treti e kompletoi me gjymtyrët e përshtatshme,
    ndërsa i katërti i dha jetën një ... një luani.
    Pasi e shkundi mirë jelen e dendur,
    bisha e egër u ngrit me gojën e saj kërcënuese,
    dhëmbët e saj të mprehtë
    e me fuqitë të tmerrshëm dhe u hodh mbi krijuesit e saj.
    I mbyti të gjithë
    e pastaj e kënaqur dhe e ngopur u zhduk në mal.

    Torrkerry

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BEFASIA NË MES TË SHKRETËTIRËS

    Një njeri kishte humbur në shkretëtirë
    dhe po tërhiqej zvarrë dy ditë të plota mbi rërën e zjarrtë dhe përvëluese.
    Tashmë kishte arritur në pikën e fundit të fuqisë.
    Papritmas pa përpara vetes një tregtar që po shiste kravata.
    Nuk kishte me vete asgjë tjetër: vetëm kravata.
    U mundua menjëherë që t’i shiste një njeriut të shkretë
    që ishte duke vdekur nga etja.
    Me gjuhë të tharë e më fyt të shkrumuar,
    njeriu e zuri për të marrë:
    “A thua i shitet kravata një njeriu që është duke vdekur nga etja?”
    Tregtari i rrudhi krahët dhe vazhdoi udhën e tij nëpër shkretëtirë.
    Në mbrëmje, udhëtari i etur që po hiqej zvarrë mbi rërë,
    e ngriti kokën dhe mbeti i shtangur nga befasis:
    gjendej në shesh të një restoranti luksoz,
    me një park të mbushur plot e përplot me makina.
    Një ndërtesë madhështore, plotësisht e vetmuar në mes të shkretëtirës.
    Njeriu u ngjit me shumë mund deri tek dera,
    e pothuajse i alivanosur, gjëmoi:
    “Ujë, ujë ju lutem?”
    “Më vjen keq, zotëri”,
    iu përgjigj derëtari shumë i sjellshëm
    “këtu nuk mund të hyni pa kravatë”.


    Kur të dëshirojmë të hyjmë në “Hotelin e Zotit” a thua do të na thonë:
    “Më vjen keq, këtu nuk mund të hyni pa zemër të përtërirë”.


    Torrkerry

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    . E GJITHË FORCA

    Një vogëlush përpiqej
    që t’i ndërronte vendin një vazoje me lule
    që ishte shumë e rëndë.
    Aty pranë tij rrinte babai i tij
    i cili e vërente në qetësi.
    Vogëlushi i dha me gjithë fuqinë që kishte,
    turfullonte nga zemërimi,
    murmuriste,
    por nuk arrinti ta lëvizte vazon as një centimetër.
    Pasi vogëlushi u dorëzua babai e pyeti:
    “Duhet ta përdorësh gjithë forcën?”
    “Po unë e përdora gjithë forcën,
    por kot së koti” u përgjigj fëmija.
    “Jo”, u përgjigj babai.
    “Nuk e përdore gjithë forcën,
    sepse nuk më kërkove të të ndihmoj”.

    Torrkerry

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    . NGUSHËLLIMI

    Një vogëlushe u kthye prej shtëpisë të së afërmve
    të cilëve sapo u kishte vdekur, në mënyrë tragjike, bija e tyre tetëvjeçare.
    “Përse shkove atje?” e pyeti babai.
    “Shkova për ta ngushëlluar nënën e saj”.
    “Për ta ngushëlluar nënën!?
    E çka mund të bësh ti, kaç e vogël, për ta ngushëlluar?”
    “Iu ula në prehër dhe qava bashkë me të.”

    Jemi engjëj me një flatër:
    mund të fluturojmë vetëm
    nëse jemi të përqafuar së bashku.


    Torrkerry

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NË BUZË TË HUMNERËS.

    Ndërsa një murg po kalonte një rrugë
    e cila e çonte tek kuvendi i tij në bjeshkë,
    u sulmua befas nga një ari shumë i uritur.
    Me atë bishë që i shkonte pas me vrap,
    murgu filloi një ikje të dëshpëruar.
    Por, papritmas u gjend në buzë të një humnere.
    Gjendej para një zgjedhjeje të domosdoshme:
    ose të hidhej në zbrazëtirë,
    ose të rrinte e kështu do ta zinte ariu e do ta përpinte.
    Ariu po afrohej
    dhe kishte filluar t’i lëpinte dhëmbët e saj të tmerrshëm.
    Murgu u hodh në humnerë,
    por nga mesi i humnerës arriti të kapej për një degë
    që kishte mbirë në shkëmb dhe diltë jashtë humnere.
    I lëshoi sytë poshtë
    ku pa një ujk të uritur
    dhe me gojë të hapur
    që po priste që ai të binte poshtë.
    E kështu, murgu i shkretë rrinte i varur për degë,
    ndërsa, mbi të një ari që përpjiqej ta shqyente,
    e nën të një ujk i uritur që e priste me padurim.
    Në atë moment, dy minj të shqetësuar prej gjithë asaj zhurme,
    dolën prej folesë së tyre
    dhe filluan ta brenin pak nga pak degën
    në të cilën rrinte i varur murgu i shkretë.
    Situata ishtë më se dramatike.
    Në atë çast, murgu e kthej kokën drejt shkëmbit
    dhe vërejti afër degës një shkurre dredhëzash të egra,
    me disa fruta të kuqe, të pjekura e të gatshme për t’u ngrënë.
    E zgjati njërën dorë,
    i mori dy dredhëza,
    i vuri në gojë
    dhe i shijoi duke klithur me kënaqësi:
    “Hëmmm! Sa të mira! Sa shije e mrekullueshme!”

    Askush nuk mund të gjindet në një situatë aq të tmershme, që të mos ketë mundësi të gjejë as një arsye që të jetë i lumtur.
    Që ta gjesh atë, është fryti i forcës shpirtërore dhe humorizmit.
    Një vagabond, ndërsa një të hënë po e përcillnin tek trekëndëshi i vdekjes për ta varur në litar, tha: “Epo, këtë javë po ia filloj mirë”.

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KUR ZOTI E KRIJOI NËNËN.

    Hyji i mirë kishte vendosur të krijonte... NËNËN.
    Po rropatej rreth saj tash gjashtë ditë,
    kur ja se u paraqit një engjëll i cili i tha:
    “Kjo këtu është duke të marrë shumë kohë?”.
    E Ai: “Po, por a i ke lexuar cilësitë që duhet t’i ketë?
    Duhet të jetë e mundur që kjo të lahet tërësisht
    por të mos jetë nga plastike...
    Duhet të ketë 180 pjesë lëvizëse,
    të gjitha me mundësi ndërrimi...
    Duhet të mund të funksionojë me kafe e me ushqimin
    që ka tepruar ditën e kaluar...
    Duhet të ketë një puthje që mund të shërojë gjithçka,
    prej një këmbe të thyer deri te dëshprimi i një dashurie...
    E duhet të ketë gjashtë palë duar.
    Engjëlli e tundi kokën
    e tha me habi: “Gjashtë palë duar?”.
    “Nuk janë ploblem duart”, tha Zoti i mirë,
    “por tre palë sy që një nënë duhet të ketë”.
    “Kaq shumë?”
    Zoti pohoi me kokë:
    “Një palë sy për të shikuar nëpërmjet derës së mbyllur
    kur të pyesë: ‘Ç’bëni atje brenda, o fëmijë?’,
    edhe pse e di se ç’bëjnë.
    Një palë të tjerë pas koke për të parë atë
    që nuk duhet të shohë por që duhet ta dijë.
    Një palë të tjerë për t’i thënë në heshtje të birit
    i cili ka bërë ndonjë gabim të madh:
    ‘Të kuptoj, e të dua’”.
    “O Zot”, tha engjëlli duke ia fërkuar krahun,
    “shko të pushosh. Nesër është një...”
    “Nuk mundem”, u përgjigj Zoti.
    “Pothuajse e kam përfunduar.
    E kam një që shërohet vetvetiu kur sëmuret,
    që mund të përgatisë një drekë për gjashtë vetë
    me një gjysëm kile mishi të grirë
    e që arrin të mbajë një fëmijë nëntë vjeçar të lahet nën dush”.
    Engjëlli u soll një herë rreth e rrotull nënës,
    duke e vërejtur me shumë kurreshtje:
    “Është tepër e butë”.
    “Po, por shumë e qëndrueshme”, ia ktheu Zoti.
    “As që mund të marrësh me mend se çka mund të bëjë
    e sa mund të durojë një nënë”.
    “A di të mendojë?”
    “Jo vetëm që di të mendojë,
    por edhe di të bëjë një përdorim shumë të mirë të arsyes e të marrëveshjes”,
    ia ktheu Krijuesi.
    Në atë moment engjëlli u përkul mbi modelin e nënës
    dhe e preku me gisht në njërën faqe.
    “Këtu modeli ka filluar të prishet”, i tha.
    “Nuk është prishje” - e korigjoj Zoti. “Është një pikë loti”.
    “E për çfarë shërben?”
    “Shpreh gëzim, trishtim, dëshpërim, dhimbje, vetmi e krenari”.
    “Ti je një gjení!” - tha engjëlli.
    Me një mallëngjim të lehtë Zoti shtoi:
    “Të them të drejtën:
    nuk jam unë që e kam vënë një gjë të tillë në faqën e nënës”.
    (Erma Bombeck)

    Torrkerry

  10. #190
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KARKALECAT NË SUPË

    Në një grup murgjish
    që jetonin nëpër shpella në shkretëtirë,
    një ditë një murg i ri shkoi
    për tu këshilluar me një murg të vjetër.
    “Atë”, i tha “ti e di
    se ka pak më shumë se gjashtë muaj
    që jetoj në shkretëtirë,
    e gjatë kësaj kohe
    ka gjashtë herë që më vijnë karkalecat.
    Ti e di mirë sa shqetësues janë
    e si futen kudo edhe në ushqimet tona.
    Ç’bën ti në ato raste?”
    Murgu plak, që jetonte në shkretëtirë tash dyzet vjet,
    iu përgjigj kështu: “Në fillim
    kur më binte edhe vetëm një karkalec në supë
    e hidhja krejtësisht supën dhe karkalecin.
    Më pas, e nxirrja karkalecin nga supa
    dhe e haja supën.
    Pas disa kohëve
    e haja supën së bashku me karkalec.
    Tani nëse karkaleci
    që ka rënë në supën time
    mundohet të dalë jashtë,
    unë e shtyj me lugë brenda”.

    Me kohë njeriu mësohet me të gjitha dhe bën paqe edhe me atë që në fillim nuk i pëlqente. Por për fat të keq ka njerëz që fillojnë t’i çmojnë të metat e gabimet e veta.


    Torrkerry

  11. #191
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MASKAT

    Një ditë Bukuria dhe Shëmtia u takuan në bregdet.
    “Të lahemi së bashku në det”, i thanë njëra-tjetrës.
    U zhveshën dhe hynë për t’u larë.
    Pas pak Shëmtia u kthye në breg e para,
    i veshi rrobat e Bukurisë dhe vazhdoi udhën e saj.
    Edhe Bukuria doli prej ujit,
    e meqenëse nuk i gjeti rrobat e saj,
    e ishte tepër e turpshme të rrinte lakuriq,
    veshi rrobat e Shëmtisë
    dhe e vazhdoi edha ajo udhën e saj.

    Khalil Gibran

    Kas njerëz që e kanë parë fytyrën e Bukurisë dhe e njohin pa marrë para sysh veshjen e saj.



    Torrkerry

  12. #192
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BIBLA E MURATORIT

    Një murator i ri punonte në rrëzimin e një shtëpie
    e cila duhej të rindërtohej.
    Papritmas duke hequr tullat e vërejti se në vend të një tulle,
    në mur ishte vendosur një libër.
    Një libër i trashë dhe me shumë fletë.
    Me kurreshtje e nxori nga muri.
    Ishte një... BIBËL.
    Kush e di se si kishte përfunduar aty...
    Muratori i ri nuk kishte pasur kurrë interes të madh për çështje fetare,
    por gjatë pushimit të drekës filloi ta lexonte BIBLËN.
    E vazhdoi leximin në mbrëmje në shtëpi si dhe shumë netë të tjera.
    Dalë ngadalë filloi të zbulonte fjalët që Zoti ia drejtonte pikërisht atij.
    Dhe jeta e tij ndërroi.
    Kaluan dy vjet e muratori i ri u shpërngul me punë në Arabi.
    Atje punëtorët flinin dy nga dy në dhomat e tyre të vogla.
    Një mbrëmje, shoku i tij i dhomës vërejti mikun e tij
    se si, i qetë, filloi të lexonte Biblën e tij.
    “Çka po lexon?”, e pyeti.
    “Biblën”, u përgjigj muratori i ri.
    “Ah! Biblën! Marrëzira, të gjitha marrëzira e gjepura!
    Merre me mend,
    unë një herë e kam murosur një
    në murin e një shtëpie afër Milano-s.
    Jam shumë kurreshtar të di se a ka arritur djalli ta nxjerrë edhe nga aty”.
    Muratori i ri e shikoi i befasuar shokun e tij.
    “Po ta shihje atë BIBËL, a do të ishe në gjendje ta njihje prap?”
    “Do ta njihja menjëherë, sepse i kam vënë një shenjë”.
    Muratori i ri ia zgjati Biblën shokut të tij: “A e njeh shenjën tënde?”.
    Ai mori në dorë Biblën dhe mbeti i turbulluar.
    Ishte pikërisht Bibla të cilën ai e kishte murosur
    duke u thënë bashkëmuratorëve të tij:
    “Jam shumë kurreshtar të di se a do të arrijë të dalë nga ky vend këtu”.
    Muratori i ri buzëgjeshi: “Siç e sheh edhe vetë, është kthyer prapë tek ti”.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 06-12-2009 më 06:24

  13. #193
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    VEPRA E NJË MULLENJE

    Kisha dhjetë vjeç,
    e ndërsa po haja mëngjesin tim,
    përcillja me shikim një mullenjë
    që çukiste kokrra shtogu
    me pangopësi nga një shkurre.
    Pas pak, më dukej e ngopur,
    fluturoi mbi murin e oborrit të të afërmit tim
    dhe filloi të pastronte sqepin kundër gurëve.
    Një farë e vogël shtogu
    pothuajse e padukshme
    i rrëshqiti prej gojës
    dhe hyri në një vrimë të murit.
    Njëzet vjet më pas,
    pothuajse rastësisht,
    e pashë atë mur të vjetër.
    Pikërisht në atë vend ku ishte ndaluar mullenja,
    ngrihej një shtog i lulëzuar e i madh.
    Rrënjët e tij ishin të ngulitura thellë në mur.
    Më bëhej sikur e shihja
    atje poshtë në thellësi në mes të gurëve të vjetër
    mundin dhe krenarinë e farës së vogël
    që kishte shpëtuar nga sqepi i mullenjës njëzet vite më parë.
    E mora një copëz tulle
    dhe me shkronja ta mëdha shkrova në mur:
    “Kjo është vepër e një mullenje”.

    Torrkerry

  14. #194
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    . VOGËLUSHJA DHE UJKU.

    Një pasdite,
    një ujk i madh po priste në një mal të errët
    që të kalonte një vogëlushe
    me një shportë të mbushur me ushqime
    dhe ëmbëlsira për gjyshen.
    Më në fund një vogëlushe kaloi me të vërtet
    dhe në dorë po mbante pikërisht një shportë
    me ushqim dhe ëmbëlsira.
    “Po ia çon gjyshes atë shportë, apo jo?”,
    e pyeti ujku.
    Vogëlushja tha po,
    po ia çonte pikërisht gjyshes.
    Atëherë ujku e pyeti vogëlushen
    se ku banonte gjyshja
    e pasi ajo i tregoi, ujku u zhduk në mal.
    Kur vogëlushja arriti tek shtëpia e gjyshes
    dhe e hapi derën e shtëpisë,
    vërejti menjëherë se dikush ishte në shtrat
    me kësulë nate në kokë dhe me këmishë gjumi.
    Nuk kishte arritur ende as shtatë metra afër shtratit,
    kur e kuptoi se në shtrat nuk ishte gjyshja por ujku,
    sepse edhe pse me kësulë nate në kokë,
    një ujk nuk i përngjan gjyshes
    më shumë se një tren Kevin Costner-it,
    apo një avion Robert de Niro-s.
    Atëherë vogëlushja nxori nga shporta e saj
    një pistoletë automatike
    dhe me një shi plumbash
    - ia “hoqi flamën” ujkut.

    Duhet pasur shumë kujdes se si u besojmë fjalëve të urta e thënjeve popullore, sepse rezultati nuk del gjithmonë i njëjtë. Një prej tyre thotë kështu: “Për të mësuar notin duhet të hidhemi në ujë!” Ndoshta ndonjëri kështu edhe ka mësuar, por shumë prej tyre janë mbytur

    Trrkerry

  15. #195
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Komplimente per gjithcka ke postuar deri tani.
    La verita' ti rendera' libero!

  16. #196
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin
    >>> Komplimente per gjithcka ke postuar deri tani.
    Faleminderit shume, zoteri.
    Zoti te bekofte.

    Torrkerry

  17. #197
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KUJTIMI I PREDIKIMT

    Një të diele, rreth mesditës,
    një grua e re po e lante sallatën në kuzhinë
    kur iu afrua burri i saj dhe për tu tallë me të e pyeti.
    “A di të më tregosh
    se ç’tha famullitari në predikim sot në mëngjes?”.
    “Nuk më kujtohet më”, tha gruaja.
    “Përse, atëherë, shkon në kishë
    për të dëgjuar predikime
    kur menjëherë i harron ato?”.
    “Shiko, i dashur:
    uji e lan sallatën time
    e prapë se prapë nuk mbetet në shportë”.

    Nuk është me rëndësi të marrim shënime në blloqe. Me rëndësi është të lejojmë që të “lahemi” me Fjalën e Zotit.

    Torrkerry

  18. #198
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DY YJE MBI MAL

    Jetonte njëherë një burrë shumë i ashpër,
    i cili nuk hante as nuk pinte,
    derisa dielli nuk perëndonte.
    Një yll i shndritshëm,
    gati si një shenjë e një miratimi qiellor për sakrificat e tij,
    shkëlqente në majë të një malit të afërt,
    që shihej nga të gjithë edhe në mes të ditës,
    migjithëse askush nuk e dinte
    se si kishte arritur deri aty.
    Një ditë ky njeri vendosi të ngjitej në mal
    dhe një vajzë e vogël e fshatit
    këmbënguli të shkonte me të.
    Bënte shumë vapë
    dhe shumë shpejt të dy patën etje.
    Ai e nxiti fëmijën të pinte,
    por ajo refuzoi
    dhe tha se nuk do të pinte
    derisa të pinte edhe ai.
    I shkreti ishte në një siklet të madh:
    nuk donte të prishte agjërimin,
    por as ta lëndonte vogëlushen.
    Në fund vendosi të pijë
    dhe ajo bëri të njëjtën gjë.
    Për shumë kohë
    ai nuk guxoi të shikonte drejt qiellit
    nga frika se ylli ishte zhdukur.
    Mund ta imagjinoni befasinë e tij
    kur një ditë mori guximin t’i ngrisë sytë
    dhe pa se mbi mal shkëlqenin dy yje.

    Jezusi tha: "Mw pwlqen mwshira e jo flia" (Mt. 9,13).

    Torrkerry

  19. #199
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    . I GJALLË APO I VDEKUR

    Një ditë verore,
    nipi i një shkencëtari të famshëm doli para gjyshit.
    Në dorën, të cilën e mbante të fshehur pas shpine,
    vogëlushi mbante një zog
    që e kishte marrë në kafazin e zogjve
    që gjindej në kopsht.
    Me sy që shprehnin dredhi e pyeti gjyshin:
    “Zogu që kam në dorë
    a është i gjallë apo i ngordhur?”
    “I ngordhur”, u përgjigj njeriu i urtë.
    Vogëlushi e hapi dorën
    dhe duke qeshur e lëshoi zogun
    i cili iku menjëherë me fluturim.
    “Nuk ia qëllove!” qeshi vogëlushi.
    Po të kishte thënë gjyshi:
    “Është i gjallë",
    vogëlushi do ta shtrëngonte grushtin
    e do ta mbyste zogun.
    Plaku i urtë e shikoi vogëlushin
    dhe tha: “Shiko, përgjigja ishte në dorën tënde!”.

    Vdekja dhe jeta e pasosur janë në duart tona.
    Edhe vendosjet më të vogla dhe të thjeshta që do t’i bësh sot,
    do ta përcaktojnë fatin tënd për amshim.
    Një lutje popullore ukrahinase thotë kështu:
    “O Zot, tiranëve dhuroju morra, të vetmuarve qen,
    flutura fëmijëve, veshje të bukura grave, burrave derra të egër.
    Ndërsa ne të gjithëve na e dërgo një shqiponjë
    që me flatrat e saja të na çojë tek TI.”



    Torrkerry

  20. #200
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MARGARITARI

    Një guaskë i tha një guaske tjetër
    që ishte afër saj:
    “Kam një dhimbje të madhe në brendësinë time.
    Është diçka e rëndë dhe e rrumbullakët
    e që më ka lodhur shumë”.
    Guaska tjetër u përgjigj me mburrje:
    “Lavdí i qoftë qiellit e detit,
    unë nuk kam dhimbje.
    Jam mirë dhe shëndosh
    si brenda ashtu edhe jashtë”.
    Në atë moment
    një gaforre po kalonte andej pari
    e pasi e dëgjoi bisedën e dy guaskave,
    iu drejtua asaj që mburrej:
    “Po, vërtet ti je mirë dhe je e shëndoshë;
    porse dhimbja
    që e afërmja jote e mban brenda vetës
    është një margaritar i një bukurie të jashtëzakonshme”.

    Kur në guaskë hyn një kokërr rëre, një gur i vogël që e plagosë, nuk fillon të qajë, nuk bën zhurmë, nuk dëshpërohet. Ditë pas dite e shndërron dhimbjen e saj në një margaritar: kryevepër të natyrës.y

    Torrkerry

Faqja 10 prej 22 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Fragmente nga nje histori qe nuk u shkruajt kurre.
    Nga Gertiii3 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-12-2009, 10:00
  3. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  4. E bardhe..e bukura ime!
    Nga Free në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-07-2004, 06:15
  5. Nje histori e shkurter rreth kryqezatave
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2002, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •