
Postuar më parë nga
Yrref
Bravo per temen.
Nuk do ta komentoj filmin e shkurte sepse mu be si i sforcuar, si i dale realiteti, nje film per orientimin e lire sexual te dy shqiptareve, nje film per tabute dhe per lirine per ta shprehur lirisht nje orientim te tille.
Kisha dashur te hedh ca mendime per temen "Jeta e dyfishte", jo ne kuptimin e alter-personalitetit si nje pasoje traume ne femijeri, po si nje zgjedhje e kesaj jete ne kushte normale, i shtyre nga ambienti perplot paragjykime e patriarkalizem, emocionet e fuqishme qe s'mund t'i shprehish shlirshem, median e re (interneti) te komunikimit dhe percjelljes se "kontrolluar" te informacioneve dhe deshires per te ikur nga lirija (Fromi), nga realiteti qe s'motivon.
Eshte nje konglomerat shtytjesh qe pak kane te bejne me formimin intelektual te personit, sa me pamundesine per tu shprehur lirisht, pa frike se pasojat mund te jene te pariparueshme. Jeta e dyfishte virtuale, qe shume pak dallon nga ajo reale, ndoshta fillon si loje "pulafshehtas" por ajo nuk eshte loje. Eshte me teper nje rrugetim per te zbuluar te padukshmen, "kush eshte i fshehur pas shkures", kush te tregohem une, cila maske mund t'i rije me mire asaj/atij, a me vret mua kjo maske...Emocionet, pagjumesia, kujdesi ndaj tjetrit, nxitja per te zbuluar te panjohuren, loja e fjaleve, hapi i pare drejt realitetit krijojne shperthime te brendshme, zbulime te karakterit te panjohur me pare, pa mos u kujdesur se a do te vleresohet per tradheti, mekat, ofendim te tjetrit... Gjurmimi pas te panjohures dhe zbulimi i alter-egos se re te bejne me vigjilent, me te kujdesshem, te shtiejne ne ate qe quhet Jete e dyfishte. Eshte si nje ecje e akrobatit mbi trapez...
Krijoni Kontakt