Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Në prag Evropiani “XL” me 24 skuadra

    Më 26 shtator, në Borso, pritet transformimi i “Euro”-s në një mini-Botëror

    UEFA, për momentin, ka vendosur të mos marrë asnjë vendim. Ka përfunduar ultimatumi i parë, Euro 2012 do të mbetet në Poloni & Ukrainë. Do të flitet sërish në vitin 2009.

    Por nuk përjashtohet që më shpejt të diskutohet për ta ndryshuar Evropianin, ku interesat janë të shumta për të konfirmuar një ide të shprehur tashmë, por që duket shumë komprometuese.

    Do ta thotë shefi ekzekutiv i UEFA-s, Platini, më 26 shtator në Bordo: në axhendë, edhe transformimi i Evropianit në një mini-Botëror (24 kombëtare) dhe modeli i ri i Kupës UEFA.

    Euro 2012

    Në Blater vuan me Afrikën e Jugut, nuk vuan më pak Platini. Raporti i Lambert konfirmon që punët po ecin mirë në Poloni, por ngadalë në Ukrainë; premtime të pafundme, po aq sa edhe probleme.

    Kriza politike në Kiev e përkeqëson edhe më shumë dhe kooperimi midis Zvicrës, Austrisë dhe Gjermanisë është një tentativë ekstreme. Por për momentin as që bëhet fjalë për kthim mbrapa.

    Plani B

    Gjithçka është shtyrë, duket se në mbledhjen e marsit të Komitetit Ekzekutiv (Bukuresht): UEFA do të vlerësojë një raport tjetër. Pra që do të thotë dy gjëra: 1) sa më shumë kohë kalon, aq më pranë zeros janë shpresat e Italisë, sepse, në këtë rast, Ekzekutivi do t’i jepte 2012 vetëm atyre që janë gati 2) favoritet për ta marrë janë Anglia dhe Spanja (kampione e Evropës).

    Por për të marrë Evropianin s’është e lehtë. Në Zgjedhjet e UEFA-s në 2011-ën nuk pritet revolucion në raport me Lindjen.

    Euro me 24

    Në kompensim, mund të jetë Evropiani i madh 2016: Evropiani me 24 skuadra është gati realitet. Studimi i përfitimeve të UEFA-s është “Ok”, Platini beson se ka “Po”-në unanime të 53 federatave.

    Sigurisht, një fazë finale me 24 skuadra do të ulë cilësinë, me finaliste gati një skuadër në dy. Rritja me 50% të skuadrave nuk do të rrisë përfitimet me 50%, kështu i bie më pak para për kokë. Por UEFA i ka llogaritur të gjitha.

    Formula e re

    Nuk është e sigurt që Ekzekutivi do ta aprovojë edhe formulën e fazës finale dhe atë të eliminatoreve.

    Në rast se Platini preferon një Evropian të tipit “Usa 94” apo “Italia 90”: 6 grupe me nga 4, në çerekfinale 2 të parat e çdo grupi dhe 4 të dytat më të mira.

    Alternativë për studimin: 8 grupe me nga 3, me vetëm 1 të eliminuar dhe pastaj një fazë e re në grupe, që do të na kthejë në formulën ekzistuese.

    Ekziston ideja për një Evropian me 20 skuadra, por duket e vështirë. Për t’u diskutuar janë edhe eliminatoret: Do të duhet të qëndrojë sistemi i konsoliduar, 8/9 grupe, por më shumë shanse: dy të parat menjëherë në fazën finale dhe të tretat në “play-off”.

    Ndryshon UEFA

    Do të diskutohet edhe për Kupën e re UEFA, e cila nga 2009-‘10 do jetë një kopje e Champions me fazë paraeliminatore: faza në grupe (12 në vend të 8 të Champions), kështu që eliminimi direkt vetëm në 16-she.

    Mungon emri: është propozuar “Euro League”, por Platinisë nuk i pëlqen. Atëherë do të konfirmohet emri historik? Ku i dihet.

    KUPA e re UEFA

    Në 2009-‘10 Kupa UEFA do jetë një kopje e Champions me fazë paraeliminatore: faza në grupe (12 në vend të 8 të Champions), kështu që eliminimi direkt vetëm në 16-she

    top-channel

  2. #2
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562

    Euro 2016 me 24 skuadra!

    Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që në Kampionatin Europian ne viti 2016 te marrin pjesee 24 skuadra përfaqësuese!

    Ps: Edhe pse 2016 me duket teper larg, mendoj se shanset per ne kete eveniment jane me te larta per Shqiperine!
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  3. #3
    Leader Maska e Ribery
    Anëtarësuar
    10-02-2008
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    830
    shpresoj te jete Shqiperia ose Kosova ne kete eveniment!

    Be the change you want to see in the world!

  4. #4
    Ribery Maska e bavarezi5
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    1,444
    Patjeter qe edhe Shqiperia te kualifikohet ne kete eveniment..
    Kur njeriu e kupton që nuk është i ditur, ai ka hedhur një hap drejt diturisë.
    (Mark Tuain)

Tema të Ngjashme

  1. SK Tirana
    Nga Pasiqe në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  2. Cila eshte skuadra me e forte ?
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 17-08-2006, 08:22
  3. Kombëtarja Shqiptare - (Lajme)
    Nga zeus në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 01-03-2006, 16:22
  4. Tifozët e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05
  5. Cili është evropiani më i mirë që ka shkelur në NBA?
    Nga kolombi në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 18:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •