Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Perfaqesia Shqiptare

    http://www.shekulli.com.al/letra/5maj2002.shtml#5
    "Rrugaēė tė veshur me pushtet diplomatik"

    Ėshtė bėrė e njohur protesta e emigrantėve shqiptarė pėrpara ambasadės sė tyre nė Athinė me kėrkesa "Pėr uljen e tarifave marramendėse konsullore, dhe pėr disa veprime abuzive tė personelit tė saj". Madje kėto protesta janė vlerėsuar tė drejta dhe ėshtė vetė qeveria shqiptare, qė i ka dhėnė pėrgjigje shpreshėdhėnėse organizuesve tė tyre. Nga ana tjetėr kėto demonstrime kanė prekur mesa duket, interesat e punonjėsve tė ambasadės dhe tė bashkėpunėtorėve tė tyre, fakte tė cilat detyruan kryeministrin shqiptar, Pandeli Majko tė shprehet qė "emigrantėt tė mos konsiderohen barrė pėr ambasadat". Ndėrsa kėrkesat e emigrantėve po shkojnė drejt zgjidhjeve, mllefet pėrkundrejt organizuesve tė protestave po ngrihen. Kėtė e tregoi hapur harbutėria e pa fre e personelit tė shėrbimeve konsullore ndaj meje, Lefter Marta. Kjo ndodhi nė 2 maj tė vitit 2002 pėrpara ambasadės sė shtetit tim, nė Greqi. Shkova nė ambasadė pėr tė kėrkuar me shumė hollėsira pėr disa ndryshime tė kohėve tė fundit, qė kanė ndodhur nė ligjin e emigracionit. Teksa kėrkova takim me ambasadorin ose nė pamundėsi me tė tij me konsullin z.Gaqo Simaku, si personat mė tė mirėinformuar pėr kėto ndryshime, u gjenda pranė fyerjeve, sharjeve dhe kėrcėnimeve nga ana e nėpunėsit tė rojes, Leonard Mancinko. Mesa kuptova unė, dhe masa e emigrantėve qė ishin nė radhėn e gjatė nė pritje tė shėrbimeve konsullore, arsyet ishin tė qarta dhe kishin lidhje me organizimin e protestave tė mėsipėrme. Fjalori i tij ishte shumė vulgar duke pėrdorur shprehje si: "Ik ti qelbėsirė" si dhe duke i kėrkuar ndihmė policisė greke qė "tė arrestonin" kėto "alvanos (shqiptar) tė fėlliqur". Nė ndihmė tė tij vijnė edhe 2 persona "menaxherė" tė cilėt e kanė kthyer ambasadėn nė vend pune pėr pėrfitime personale, dhe pėr bashkėpunėtorėt e tyre nė sektorin konsullor tė ambasadės. Ishin kėta persona qė nuk kursyen as kėrcėnimet "do tė tė vrasim, do tė tė therim".

    Kėto momente nuk mund tė kalonin pa indinjuar masėn e madhe tė emigrantėve qė gjendeshin aty, tė cilėt nė kor filluan tė bėrtisnin "hajdutėt e ambasadės, ai mbron tė drejtat tona" gjė qė i detyroi zotėrinjtė "menaxherė" tė largohen pa realizuar qėllimet e tyre. Nė kėto momente u mundova tė lidhem me ambasadorin pėr t'i treguar se ēfarė po ndodh ndaj meje, nga ana e personelit tė shėrbimit roje tė ambasadės. Nuk u pa ndonjė reagim konkret nga ana e tij, duke mė krijuar idenė se edhe nėse nuk ishte ai organizatori i kėtyre skenave, kėto veprime ishin tė mirėpritura nga ai, mbasi mė vonė nuk iu pėrgjigj asnjė kėrkese pėr ndihmė, qė iu kėrkua nga unė, duke mbyllur telefonin. Fatmirėsisht nė ndihmėn time erdhi punonjėsja e sektorit tė shtypit dhe propagandės Elvira Isufi, e cila njoftoi ambasadorin. Kjo punonjėse zbret poshtė dhe njofton rojen e ambasadės, qė tė lejohesha unė tė hyja nė ambasadė, "sepse e pret zoti Kastriot Robo nė takim". Zoti Mancinko, me tė njėjtėn gjuhė harbutėsh kėrkoi qė "tė vijė vetė ambasadori ta fusė brenda mbasi unė nuk i hap rrugė kėtij personi", duke mė pėrzėnė me shkelma pėrjashta nė prezencė tė zonjės Elvira dhe tė Kosta Kazelit, ish -kėshilltar i ambasadės, dhe tani punonjės nė sektorin juridik tė Kryeministrisė.

    Nga ana e zotit ambasador nuk u bė ndonjė pėrpjekje tjetėr pėr tė m'u lejuar tė takohesha me tė, duke krijuar imazhin se ambasadėn shqiptare nė Athinė e drejtojnė rojet dhe menaxherėt, dhe jo titullarėt qė ka vendosur shteti. I indinjuar u largova nga amabasada duke marrė nga mbrapa sharjet e punonjėsit tė shtetit tim, por nga ana tjetėr edhe mbėshtetjen e masės sė madhe tė emigrantėve. Kam informuar pėr kėtė ngjarje, edhe sekretaren e Ministrisė sė Jashtme, zonjėn Silvana Prifti, e cila mė njoftoi qė u njoftua edhe zonja Dade pėr kėtė ngjarje.

    Nėpėrmjet kėtyre rreshtave dua t'iu drejtohem tė gjithė organeve shtetėrore pėrgjegjėse, mediave tė shtypit dhe televizive pėr kėrcėnimin e jetės sime nga punonjės tė administratės shtetėrore, vetėm pėr faktin se kam qenė organizator dhe drejtues i protestave paqėsore, tė bėra nga emigrantėt shqiptarė pėrpara ambasadės sė tyre nė Athinė, nė kėrkim tė tė drejtave tė tyre.

    Lefter Marta
    Pėrfaqėsues i Konferderatės Sindikale Shqiptare nė Athinė
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Lefterit

    Lefter !

    solidarizohem me juve.

    Ne fakt Ambasadat Shqiptare kane qene dhe jane zyra spiunesh e gangsteresh. Ne asnji rast ato nuk kane mbrojtur shtetasit shqipetare.
    Personeli Ambasadave tona kane qene gjithmone oficere zbulimi ose farefis bllokmenesh.

    Vetem ne Kohen e Ahmet Zogut , ambasadat tona megjithse te sapo krijuara kane kryer me fisnikeri e zotesi detyrat ne sherbim te shtetasit shqiptar jashte shtetit.

    Cdo te mire.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  3. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •