Close
Faqja 17 prej 21 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 207
  1. #161
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Postuar mė parė nga skerdiS
    tung klod
    une kam lexuar shume tema nga ato qe ke shkruar dhe mendoj se duhet te jesh i mireinformuar se cfare flitet ne kishat shqipetare ndaj nuk me ngelet gje tjeter te mendoj pervec se kishat e vlores dhe te dhermiut ti ndoshta nuk i njeh si kisha shqipetare jo per gje po per mua jane te tilla une kam qene ne kishen e dhermiut ne 97 data nuk me mbahet mend mire por ka qene midis janarit dhe marsit me rastin e nje vdekje dhe atje te tere njerezit kane folur shqip po ashtu edhe prifti jashte kishes po keshtu edhe brenda kishes pervec priftit qe te tera ritet i ka bere greqisht sa per kishen e vlores kam qene nje here pas diktatures per te pare se si ishte kisha ndoshta ne 93 ose 94 dhe kur pashe se aty flitej greqisht kam vajtur ne kishe vec neteve te krishtlindjeve dhe eshte e vertete se aty eshte folur shqip sa per 98 une nuk e di se cfare eshte folur ne kisha pasi sisha ne shqiperi ne 98 dhe nje gje te fundit nqs pas komunizmit partriarka i stambollit ka vendosur nje grek ne krye te kishes sone per mendimin tim ka bere shume mire pasi nuk mund te imagjinoja nje sllav ne krye te kesaj kisha por koha per te vene nje shqipetar ne kye te kesaj kishe ka ardhur vite me pare vetem se dikujt i intereson qe te mos kete nje kishe ortodokse shqiptare ose me mire te mos kete ortodoks shqipetare ne shqiperi dhe aq me keq ne greqi psh aritidh kolia ose arvanitas te tjere qe jane akom te vetedijshem se jane shqiptare e jo grek



    E sheh tashti se sa e paplote eshte referimi yt?

    Ku qendron problemi?

    Se pari skerdis, une e kam theksuar qe ne fillim te kesaj teme, qe nje pjese e gjithe viteve te arsmimit te te gjithe jetes sime i takon edhe asaj te Seminrait teologjik ortodoks. Une, te tjere edhe me teper (shoke te mi), kemi qene nga personat e paket zyrtare qe me bekimin (dmth aprovimin e Janullatosit si drejtues i Kishes) kane bredhur kudo neper Shqiperi me te drejten e Katekizmit, dmth mesimit te besimit ortodoks atyre qe deshironin te pagezoheshin ne ate Kishe.

    Keshtu qe kembet e mia kane bredhur jo pak fshatra, e kane takuar jo pak njerez e rreziqe (sidomos natyrore ne ato fshtrat me nje nivel mesjetar "urbanistik" e siguri).

    Une, i nderuar, nuk e di greqishten qe ta flas rrjedhshem, as shoket e mi (aq me teper ndoshta).
    Niveli i greqishtes sime eshte i atij rrangu sa per tu argetuar edhe per te treguar respekt me nje grek ne rruge, edhe eshte me teper i karakterit terminologjik kishtar.

    Keshtu qe:

    1) mesimet qe i mora ne seminar, ishin ne Shqip...pa diskutim, as edhe nje here te vetme, sikur, nuk eshte bere asnje pohim se ne duhej te mesonim greqishten, se ajo eshte gjuha jone.....

    Gjuha greke ne Seminar, ka qene mesuar si gjuhe e dyte e huaj, krahas anglishtes, latinishtes.....

    2) Katekizmat si rrjedhim i kemi bere kudo ne Shqip!

    3) Asnje here edhe ne asnje menyre nuk ka patur ndonje here direktiva nga Dhespoti mbi diskutueshmerine e gjuhes kishtare...ne asnje menyre.

    Madje Dhespoti e botoi Biblen (Dhiaten e Re) te Kostandin Kristoforidhit ne shtepite botuese fetare ne Greqi, e solli ne Shqiperi edhe e shperndau ate me shumice.

    3) Skerdis, une as nuk quaj edhe as me intereson te quaj ndonje zone te Shqiperise si greke apo cfaredo qofte, edhe sikur te behej fjala me te vertete per zona minoritaresh.......

    por ajo qe une mund te te them eshte se [u]problemi qendron tek vete njerezit qe duan te praktikojne gjuhen qe ata duan. Me ka ndodhur vetem nje here, qe ne mos gaboj, ne Zvernec te Vlores (nuk e di popullaten e atjeshme nese jane minoritare, apo shqiptare apo te perzier me ca e ca), ne Krishtlindjen e vitit 96, une shkoj bashke me nje bashkeseminarist per te ndihmuar priftin amerikan me origjine greke (te gjysherve) At Luka ne meshe. At Lukes iu kerkua nga besimtaret qe liturgjia te behej ne greqisht, nuk e di perse, edhe At Luka, meqe ka veshtiresi teper te medha ne te foluren e greqishtes, por jo ne lexim, pranoi, por nuk beri predikimin e plote, pasi kishte mangesi te te shprehurit....per te cilen gje ai nuk e ka ne shqip.
    Une, nga ana tjeter, vetem sa qendrova ne Kishe, pasi nuk di te lexoj rrjedhshem psaltirin grek.


    [b]Ajo qe une dua te them, eshte se shpesh here jane vete shqiptaret, ose greket, ose shqiptaret qe duan te paraqiten si greke, qe e kerkojne nje gje te tille (qe me rastisi ne Zvernec)/b]

    Arsyet se pse....une nuk mund ti di me saktesi, por mund te aludoj disa gjera qe une verej ne pergjithesi ne Shqiperine e pas 90 tes, me nje shembull:

    Po ne vitin 96, nuk e mbaj mend kohen, Rinia ortodokse e Tiranes organizoi nje ekskursion ne Ardenice. Nga klerket, mbaj mend mire At Theologun (grek, qe e permend edhe Honezmi), qe zakonisht merrej me te rinjte.
    Pjesemarresit, kuptohet se ishin shume adoleshente, edhe me teper adoleshente te ftuar nga miqte ortodokse, si edhe te rinj.

    Rruges, adoleshentat ia fillojne kenges....edhe pas nje e dy italiane, ia fillojne me greke (qofte edhe si melodi). Tashti, mua me pelqen muzika greke, por ne ate moment une dallova (qe e kam dalluar edhe me per) nje karakter te habitshem qe eshte mbejlle ne varferine shpirterore te shqiptareve ne dekadat e fundit, qe duan gjithshka te huaj pervec jo ate te vendit te vet.

    Kur po zbrisnim nga autobuzi, une iu drejtova At Teologut, qe e pashe se ishte pak i habitur me keto lljo sjelljesh: At, a nuk eshte e habitshme se keta nuk kenduan asnje kenge ne shqip, por shume greke.
    Vetem ne gjejme kete kenaqesi edhe "krenari" ne gjerat e huaja, se nje gje e tille nuk e kam pare kurre me te rinj greke, italiane etj

    Atehere At. Teologu, qe mesa duket hasi ne personin qe e kuptoi habine e tij, pohoi serish me habi, se e cuditeshme kjo gje...

    **************
    Ore po pse fajin Dhespoti ia ka atyre qe shesin identitetin e vet ndaj grekeve, qe nderrojne emrat, qe servilosen duke folur greqisht e ku ta di une?

    Jo ore jo, kjo eshte nje nga fatkeqesite e shumta qe ngjet ne shume ambiente shqiptare, sidomos ne vitet e para te pas komunizmit.
    Vetem me emigracionin e madh filloi nje popullarizim i thelle i muzikes popullore shqiptare, se me pare vetem italianin e jugosllavi degjohej (sidomos neper plazhe), ose grekun ne Jug.....

    edhe fajin per kete se kane as italianet e as greket e as jugosllavet........por varferia e sistemeve shteterore ne shqiperi.

    Nuk ka dhene Urdher asnjehere Dhespoti qe tu flitet greqisht njerezve ne Kishe, por ama nqs disa i kerkojne andej nga Jugu qe ti meshoje ne greqisht, ai nuk do merret me historira etnike, kush eshte e kush nuk eshte grek....keshtu qe je minoritar e do shqip - ne shqip edhe meshen

    je shqiptar e do greqisht - ne greqisht edhe meshen.

    Mua me beri pershtypje se ne Zvernec edhe plakat e pleqte (po te ishin shqiptare) me drejtoheshin me pyetje ne greqisht: si te ka nena, si te quajne more djale; a je mire.......megjithese e shihnin qe une hezitoja tu pergjigjesha ne greqisht, pasi me calonte e folura.......


    Ky eshte nje problem qe vetem me Janullatosin nuk ka te beje.
    Edhe nga ana tjeter....ne asnje menyre...asnje here...nga Kisha edhe dhespoti nuk eshte bere ndonje here diskutueshmeria e shqiptarise edhe gjuhes shqiptare ne Kishe.

    Tjeter, po pat mundesi na i thuaj pak emrin e atij priftit, se mesa di une, vetem minoritaret e dine greqishten aq sa te flasin ne predikime.....asnje shqiptar.....edhe ne Vlore, prift eshte nje mik i imi shqiptar qe nuk di greqisht!

  2. #162
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ah se mos harroj.

    Respekt kam patur gjithnje vetem ,ose kryesisht Korcaret.

    Jane me te vertete nje qytet qe mund te quhet i tille ne te gjithe Shqiperine. Njerez me tradite, e me tradite shqiptare (sipas karakterisites lokale), besimtare te perkushtuar, shqipdashes e jo urrejtes ndaj grekerve (pa arsye), jo servila.

    Ne shoqerine tyre kenaqesh me kenget e bukura korcare, humorin. Jane nxenesa te mire teologjie.......

    dmth kane pikerisht ate qe u mungon shume qyteteve-false te qytetarizimit te perzier e pa taban qe i beri socializmi Shqiperise ne 50-vite, edhe per me teper vrau e zhduku karakteristika te qytetareve Shkodrane. Nuk gjen dot sot, nje grup te rinjsh shkodranesh, qe te perfqesojne me te vertete Shkodren e mocme

    Qytet tona jane false, te perziera me cdokend, keshtu qe edhe elementi i perbashket kulturor (sic e kane Korcaret) ne pergjithesi mungon.

    Keto jane nder shume arsyet e verteta te degjenerimeve te fundit te shoqerise shqiptare.

  3. #163
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Juve Klod, do te besh mire te na tregosh se sa para merr nga shovinistet greke e sllave per te bere gjithe keto shkrime, nen nje.
    Nen dy Po te isha une administrator ti nuk do te kishe shkruar ne kete forum kurren e kurres. Keshtu qe nuk ia vlen te merrem me nje /----------/ si ty.
    Pershendetje te gjitheve

    /Ia terhjek verejtjen diskutuesit qe te kete para sysh rregullat e forumit per kulturen e te shprehurit (Shpresmiri) /
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 14-01-2003 mė 09:11
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #164
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Ndersa ti Dodon ben mire te shkosh ne nje nga ato klinikat ku kane muret e veshura me tapiceri, ke ato kemishat e bukura qe lidhen si nga duart dhe nga kembet dhe kokore ne koke.
    Nejse, se zaten injoranca nuk ka brire.
    O Klodo, bravo te qofte vellai tem, se sa here qe keta nxjerrin karten e spiunllikut do te thote qe ua ke mbyllur gojen dhe shkumojne nga inati.
    Po nuk ma merr mendja se do e gjeje gje kete se /---------/ e di ate maksimen ti, ca te nenes e ca te njerkes.

    /Pa ferkime ju lutem (Shpresmiri) /
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 14-01-2003 mė 09:12

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Dodoni.

    Me i qete dhe me i permbajtur, nuk ke te drejte qe te ndalosh dike qe te shprehe mendimin e tij ne kete forum shqiptar. Klodi ka sjelle shume shkrime me vlere do te thoja , sidomos ne lemin e krishterizmit te hershem, une pranoj se kam perfituar mjaft prej tyre,ne lemin historiko-biblik.
    Klodi , mendoj se ne lidhje me Janullatosin ke sjelle mjaft shkrime, qe i ke lene me gisht ne goje te gjithe PLANGPRISHESIT dhe haramsezet e atdheut tone te dashur Shqiperi.
    Ne cdo vend qe kam shkuar nuk kam haruar pa ju shpallur te huajve se, Shqipria esht nje vend nga me te hershmt ne krishterizem. dhe shume prej tyre jane habitur sepse e kane ditur Shqiprine tone te dashur nje shtet islamik. por me e veshtire eshte tju shpallesh Shqiptareve islamike se Shqipria ka qene e Krishtere, pasi ata e dine se Shqiperia e ka fillimin e saj pas vdekjes se Skendrebeut.
    Te fala Deshmeusi.

  6. #166
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    O Klod, dhe ty /------/
    Ju pretendoni, se me keni kthyer pergjigje per te gjitha akuzat qe une kam bere per Janullatosin!E keni shum gabim.
    Ju pervec se bla...blave..tuaja e "argumentave"tuaja qesharake /--------/ si:kombesia e priftit varet nga lloi i gruas qe ka (ne rastin konkret gruaja me origjine spanjolle) ose se: Nathanaili(s) nuk eshte grek! Kur ne fakt eshte puro GREK safi.
    Etj...etj...brockulla si keto.
    Ne shkrimet e mija, faktet jane sjelle vetem per dy rrethet Sarande e Gjirokaster ,e jo per vende te tjera sic pretendone ty,ose si'c te pelqene ty te drredhoshe dhe per ty sjelle si gjoja kundra-argumente.
    Sa per komentet e Kanoneve kishtare qe ti komentone pa pushim, as qe me interesojne,dhe as qe kane lidhje me temen.
    Ti pretendone se At A.LIOLIN i ka dhene mbeshtetjen Janullatosit dhe grekve te tjere!!!E ke gabim or "mik" .
    Dhe ja pse:Perse Janullatosi nuk ka predikuar asnje here gjat ketyre kohve ne kishat Ortodokse Shqiptare te USA???(mos haro eshte Krye-peshkopi "Shqiptar")
    Tjetrafar e ndane dhe e bashkon K.SH.O.USA dhe K.O.SH ne Atdhe??? Mendoi se pergjigjia e ketyre dy pjetjeve do te te ndihmoi te gjeshe PSE-ne.
    Kaq per sote.

    /Pa ferkime, ju lutem! (Shpresmiri)/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 15-01-2003 mė 19:48

  7. #167
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pershendetje Honezmi.
    Sic e kam shprehur edhe disa here tjera ne kete forum, pajtohem plotesisht me juve. Kurse sa per Klod e te tjere si ai, qe per fat te keq kemi pasur gjithmone e jete, dhe per kete arsye edhe nuk i kemi pasur punet mire dhe kemi vuajtur i gjithe kombi deri tani, qe nga Presheva e bile edhe me larg qe nga Toplica e Pazari i Ri e deri ne Arte (shih shkrimin e dr. Gazmend Mukes ne Epiri i Veriut dhe Endrra e vjeter e nje Hamzai te ri, per masakren greke mbi popullsine shqiptare ortodokse), por sic thote edhe nje fjale popullore nje dite do te dalim ne drite /----------/

    /-----------/
    ciftit te Klodit te shitur me mijera shkrime thellesisht antikombetare

    /-----------/ duhet ndaluar shkrime antikombetare si te Klodit e te tjereve.

    Pershendetje

    /Nje pjese e shkrimit qe ishte jashte teme u fshi. Kjo eshte verejta e dyte: mos te dilet nga tema! (Shpresmiri)/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 15-01-2003 mė 19:57
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #168
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Cool

    Une mendoj se moderatori i ketij forumi eshte duke bere nje pune shume te dobet (me vetedije??!!....)

    Se pari, nuk fshin asnje nderhyrje jashte teme, me nota fyerese, por nuk nguron te fshije pergjigjet e te tjereve.

    Se dyti!

    Honezmi, besoj se me se fundi, ti duhet te pranosh sinqerisht, se ke nje paaftesi /--------------/ per te kuptuar te tjeret /-------------/.

    /----------------/.

    Sidoqofte, i gjithe shkrimi yt i mesiperm, nuk eshte vecse nje nga vazhdimet e lajthitjeve, edhe turpit qe ju i beni nacionalizmit, duke u perpjeke te fshehni nen te natyren tuaj te vertete.

    postuar nga Honezmi:
    Kombesia e priftit varet nga lloi i gruas qe ka.......
    a je ne gjendje ti te na thuash se ku eshte pohuar ne kete teme, se kombesia e priftit varet nga gruaja?

    Ne mos gaboj eshte permendur se misionaret si cift, jane shumica me kombesi jo greke, edhe jo se njeri varet nga tjetri.

    Fjalite e tua permbajne te dridhura.

    Kush te ka thene ty se qe te jesh i pranuar nga nje Kishe tjeter, duhet qe te kesh predikuar atje? Shih si flet. Postuar nga Honezmi:
    Ti pretendone se AT. LIOLIN i ka dhene mbeshtetjen Janullatosit edhe grekve te tjere!!! E ke gabim or "mik". Dhe ja pse: Perse Janullatosi nuk ka predikuar asnje here gjat ketyre kohve ne Kishat Ortodokse Shqiptare te USA???
    Deri kur do te vazhdoni me kaq marrezi, fondamentalizem, antikrishterizem lloji juaj?

    Kush te ka thene ty se duhet te predikosh qe te jesh i pranuar ne nje Kishe?

    Qe Liolini e ka pranuar Janullatosin edhe madje eshte shprehur i bindur se edhe vete Noli, po te kish qene gjalle, do te ish mik me Janullatosin, ky eshte nje fakt, madje i pranuar me kritike nga te paditurit kritike jo ortodokse!

    Honezmi, zgjidhje tjeter per nervozizmin tend /------------/ eshte /------/ edhe ajo e krishtere:

    shih nje here mundesine e te pagezuarit, besimit ne Krishtin.....do te te ndryshoje.

    Pastaj edhe mund te flasim bashke.

    Kush jeti /----------/ qe do te beje ligjin ne Kishe?

    /Verejtje per dalje nga tema (Shpresmiri)./
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 15-01-2003 mė 20:06

  9. #169
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Postuar mė parė nga dodoni
    Pershendetje Honezmi.
    Sic e kam shprehur edhe disa here tjera ne kete forum, pajtohem plotesisht me juve. Kurse sa per Klod e te tjere si ai, qe per fat te keq kemi pasur gjithmone e jete, dhe per kete arsye edhe nuk i kemi pasur punet mire dhe kemi vuajtur i gjithe kombi deri tani, qe nga Presheva e bile edhe me larg qe nga Toplica e Pazari i Ri e deri ne Arte (shih shkrimin e dr. Gazmend Mukes ne Epiri i Veriut dhe Endrra e vjeter e nje Hamzai te ri, per masakren greke mbi popullsine shqiptare ortodokse), por sic thote edhe nje fjale popullore nje dite do te dalim ne drite /------------/
    /---------/
    Pershendetje


    Degjo Dodon!

    Shkodra ka nje fjale te urte:

    Shtetpia bashke, e Betha perjashte

    Ti Dodon nuk je ende ne gjendje te imponosh as intelektualisht e as ligjerisht me komente llojin edhe tipin e forumit, pasi nuk je i shtetit Shqiptar.

    Ne shkrimet e mia nuk ka asnje anti-nacional, edhe ti nuk je askushi qe tu percaktosh shqiptareve te Shqiperise se si duhet te jete nacionalizmi i tyre.

    A po nga urrejtja edhe yryshi qe mund te kesh marre kundra ortodokseve sllave, te duket cdo gje ortodokse armike?

    Ketu faji qendron ne edukimin edhe ata qe ti ushqejne ty keto mendime. Une po te them se tipa si ju, porrezikojn te krijojne sundime te reja ne Shqiperi, edhe se ju duheni marre seriozisht.

    Nuk e ve ne dyshim se ne terrorin qe tipi yt ka mbjellur ne Kishat ortodokse te Kosoves, duke vrare murgjer e duke prishur manastire, me dhjetra raste te dokumentuara, ju doni ta perhapni karshi cdo gjeje ortodokse.

    Por ta dini se........surrat, nuk ta kthej shpinen!


    /Teksti i cituar tashme kishte nderhyrje nga moderatori - shih me larte. Te ruhet gjakftohtesia (Shpresmiri)/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 15-01-2003 mė 20:11

  10. #170
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Pike se pari edhe pse thashe se nuk do te polemizoj me juve sepse shihet qarte se kush jeni dhe se cfare jeni, dhe edhe njehere po te isha une administrator (une jam shqiptar, i dashur Klod i shitur) nuk do te kisha lene te shkruaje ne kete forum, jo juve por aske qe ben shkrime antikombetare sepse keshtu edhe forumi eshte quajtur shpirti i shqiptarit "Shqiptare te Bashkuar per nje Shqiperi te Bashkuar".
    Sa per qe une nuk jam shtetas shqiptar, kete gje juve nuk e dini fare, pike se pari, dhe pike se dyti, une jam shqiptar si gjithe shqiptaret tjere dhe sikurse shqiptaret (jo te shiturit sikurse juve) qe te gjithe pamvaresisht se nga jane dhe per cilen toke shqiptare kane diskutuar ata kane imponuar dhe do te imponojne ne cdo aspekt dhe per cdo ceshtje shqiptare.
    Kurse per akuzen falso qe juve beni (ku e dini ju se cfare feje kam une se pari) se une jam antikrisht, pasi qe nuk mund te arrish qellimet e tuaja shitese /----------/ akuzon fallso, dhe se ne Kosove fakt qe jane rrezuar disa kisha ortodokse dhe per kete deri tani asnje shqiptar nuk eshte akuzuar edhe ate Kosova numeron sot mbi 50000 trupa nderkombetare, dhe ja vetem rastin e fundit tani te tregoj ne rastin e rrezimit te dy kishave ne Decan.
    Kjo eshte bere ne kohen kur tani, jane nen kontroll te dite e nate te forcave nderkombetare nga jashte, kurse nga brenda ruhen nga disa sikur puna juve Klodi shqiptare ortodokse te shitur dhe disa edhe te sllavizuar dhunshem, dhe vetem ata e vetem ata kane qene ne gjendje ta bejne rrezimin e saj, sepse sic e thashe ato jane nen kontroll dite e nate nga forcat nderkombetare nga jashte, dhe pse arsyeja. Per tu ankuar te nesermen tek Anani qe ishte per vizite diplomatike ne Prishtine.
    Kurse ta them edhe nje fakt se serbet njihen ne histori per rrezime te kishave ( ta citoj Kadarene ketu, serbet rrezonin kishat e vjetra shqiptare dhe kur shqiptaret kundershtonin kete dhe pyesnin pse ta bejne nje gje te tille kur ajo eshte ruajtur si syte e ballit me qindra vjet , ata pergjigjeshin ne do te ndertojme nje edhe me te vjeter por tani serbe), kurre ne histori shqiptaret nuk kane rrezuar dhe prishur objekte fetare, kurre. Kurse serbet cfare s'kane bere vetem per pushtet, nese do ti jap edhe pamjet nga masakrat qe tmerruan jo vetem ne por edhe gjithe gjithe boten ne Prekaz, Likoshan, Qirez, Recak etj.
    Jo vetem une (qe sjam fare) por edhe shqiptari me mysliman kurre nuk ka sulmuar dhe as mendja smund ti shkoje te sulmoje asnje objekt fetar, pamvaresisht se cfare feje i perket.
    Kurse tani ne Kosove kane filluar te ndertohen dy katedrale shqiptare ne zemer te qytetit te Prishtines, vetem per tju treguar juve Klod i shitur.
    Pershendetje

    /Verejtje per perdorimin e fjaleve te pahijshme (Shpresmiri) /
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shpresmiri : 16-01-2003 mė 17:55
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 17 prej 21 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Largimi me dhunė i shqiptarėve nga RTP-ja
    Nga RTP nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 26-11-2008, 06:39
  2. Sa i mprehtė ėshtė 'largimi i trurit'?
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-02-2007, 07:57
  3. Mendime pėr botėn ku jetojmė (Ardhja dhe largimi i njeriut)
    Nga _JuSt_Me_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-01-2007, 17:57
  4. Arbnori, ambasador i ri nė Vatikan
    Nga Tastiera nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 12:03
  5. Flet aktori i njohur i humorit, Fadil Hasa: Largimi nga estrada dhe planet
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •