Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247

    Gjergj Koja: Ja cilat vota synon Partia Socialiste e Re

    Tuesday, 16 September 2008
    Ajo qė po lind, Partia Socialiste e Re, konsiderohet nga nismėtari Gjergj Koja, si lėvizje pėr tė ndihmuar tė majtėn nė fitoren e saj nė vitin zgjedhjet e vitit 2009. Vota qė synon kjo parti janė tė atyre qė nuk votojnė as Edi Ramėn , as LSI-nė. Politikani Koja, thotė se partia e tyre nuk do tė lejojė rrjedhjen e votave, nga e cila humb e gjithė e majta shqiptare. Ai tregon kontradiktat qė ka pasur me kryetarin e PS-sė, Edi Rama, mungesėn e analizave pėr humbjet elektorale nė PS dhe si vendosėn tė ndahen nga PS aktuale. “Nuk jemi politika e vjetėr, jemi socialistėt e vėrtetė”- thotė Koja i trishtuar, kur i zė nė gojė FRESSH-in.Ky forum, -sipas tij,- e ka humbur misionin, pra e ka mbyllur pėrgjithmonė fletėn e tij. Kush ėshtė raporti juaj personal me kryetarin e PS-sė Edi Rama? A ka ndikuar ky raport nė ndarjen tuaj me lidershipin e PS-sė? Unė, siē e dini, kam shumė vite qė aderoj nė PS dhe qė merrem me politikė. Kėsisoj “vjetėrsia” ime nė politikė dhe pėrvoja qė kam grumbulluar nga zhvillimet shpesh herė tė vrullshme dhe emancipuese nė PS ndėr vite, mė kanė mėsuar dhe detyruar qė tė mos sillem asnjėherė nė politikė i ndikuar emocionalisht apo subjektivisht nga marrėdhėniet personale me drejtuesit e PS-sė, qoftė ky edhe Kryetari i PS-sė. Nga ky parim i imi nuk ka bėrė pėrjashtim as kryetari aktual i PS-sė aktuale, Z. Edi Rama. Pra, unė nuk kam dhe nuk do tė kem asnjėherė asnjė inat apo qejfmbetje personale me Edi Ramėn. Kritikat e mia publike ndaj tij janė bėrė vetėm mbi bazėn e botėkuptimit tim politik pėr mėnyrėn se si po e drejton ai PS-nė dhe pėrēarjen e madhe qė ai ka shkaktuar nė PS. Ēfarė ka ndodhur me FRESSH-in pas largimit tuaj? A ka ndryshuar status ky forum dhe ėshtė shkrirė me partinė, apo gėzon autonomi? E kam thėnė edhe njė herė tjetėr qė FRESSH-i e ka mbyllur kapitullin e tij njė herė e mirė, sepse Edi Rama i ndryshoi atij misionin e madh politik qė kishte ndėr vite brenda nė PS. Dhe natyrisht qė ndjehem i trishtuar pėr kėtė qė ndodhi. Ka mendime se divergjencat tuaja me Kryetarin e PS-sė nxiten dhe nga fakti se humbėt postet nė parti. A ėshtė bėrė nė PS ndonjė analizė pėr zgjedhjet e 2005 dhe mė pas pėr zgjedhjet vendore? Ne fillim fare, d.m.th. nga fundi i vitit 2005, ishin jo tė paktė ata qė deklarimet publike kritike tė Gjergj Kojės ndaj lidershipit tė PS-sė i konsideronin si pakėnaqėsi personale tė Kojės ndaj Ramės. Por mė pas, me zhvillimet politike nė PS gjatė viteve 2006, 2007 e 2008, opinioni ndryshoi rrėnjėsisht dhe ishin tė shumtė figurat politike nė PS, por edhe socialistėt e thjeshtė nė rrethe qė kundėrshtimin ndaj politikave tė gabuara tė Ramės nė krye tė PS-sė e artikuluan madje edhe nė njė qėndrim politik, siē ishte edhe Lėvizja pėr Politike Institucionale. E pra, nuk ishte as grindje e tepruar dhe as faji i Gjergj Kojės pse Rama nuk bėri asnjėherė deri mė tani as analizėn e humbjes sė zgjedhjeve tė 3 Korrikut 2005, as analizėn e humbjes sė zgjedhjeve tė pjesshme parlamentare nė Tiranė, Pogradec, Shijak etj., as pse PS humbi nė zgjedhjet lokale tė vitit 2007 pothujse tė gjitha kėshillat e qarqeve e kėshillat bashkiake, dhe asnjė analizė tjetėr. Pėrse nuk qėndroni brenda PS-sė dhe tė vazhdoni oponencėn ndaj lidershipit me Lėvizjen tuaj Institucionale? Sepse lidershipi i PS-sė, nė mėnyrė tepėr asfiksuese nuk lejoi as edhe njė hapėsirė sado tė vogėl pėr tė mundėsuar debatin konstruktiv dhe mendimin ndryshe nė PS. Kėta dy faktorė, jo vetėm qė e kanė mbajtur gjallė PS-nė ndėr vite, por edhe e kanė emancipuar atė dhe kanė bėrė tė mundur qė PS tė qėndrojė nė pushtet pėr 8 vjet, duke bėrė punė tė mira pėr Shqipėrinė. Mė vjen keq qė Edi Rama e shkelmoi vetė alternativėn me tė cilėn ai erdhi nė krye nė PS: fraksionet apo mendimi ndryshe. Madje, nė njė nga Kongreset qė ai drejtoi diku nga Qershori 2006, ai deklaroi jo pak i nxehur, se do tė bėnte ndryshime radikale nė PS dhe se, kush nuk ishte dakord me tė, tė ikte nga Partia (dhe nė fakt ndryshimet radikale pėr keq ai i bėri vėrtet nė PS). A mund tė mbahej mė PS e bashkuar me kėtė lloj politike??!! Ka shumė ditė qė keni shpallur krijimin e partisė sė re. Pėr interes tė lexuesit, a mund tė na flisni pak se ēfarė pėrfaqėson politikisht ky subjekt? Shumė thjesht dhe qartė: Partia Socialiste e re qė po zyrtarizohet kėto ditė ėshtė, nė fakt, Partia qė po formohet nga socialistėt e vjetėr tė vitit 1991 dhe 1992, paēka se Rama ata i quan politikė e vjetėr. Nė kėtė kontekst, ajo ėshtė Partia Socialiste reale, qė synon t’u kthehet vlerave tė vėrteta tė socialistėve dhe tė socialdemokracisė nė Shqipėri, nė program dhe nė aktivitet politik. Mė lejoni, t’iu bėj tė qartė lexuesve se kjo Parti e re Socialiste: Sė pari, nuk po lind pėr inat tė Edi Ramės, por sepse PS nuk po bėn opozitė; sė dyti, ka pėr mision kryesor tė rikthejė tė majtėn nė pushtet nė vitin 2009, duke mos lejuar rrjedhjen e asnjė vote tė majtė; sė treti, jo vetėm qė nuk po e pėrēan PS-nė, por po i bėn njė shėrbim shumė tė madh tė majtės nė vend, sepse do tė synojė tė meritojė votat e socialistėve qė nuk do tė votojnė as pėr Ramėn e as pėr LSI-nė. Dhe iu siguroj qė tė tillė ka shumė. Qė tė kuptojmė shtrirjen dhe mbėshtetjen e partisė suaj tė sapoformuar, a mund tė na thoni se cila ėshtė mbėshtetja gėzon lėvizja juaj nė Durrės nė raport strukturat e PS-sė? Ju garantoj qė kjo Parti do tė ketė mbėshtetje domethėnėse nga elektorati nė zgjedhjet e vitit tė ardhshėm, jo vetėm nė Durrės, por nė shumė rrethe. Cila ėshtė taktika juaj elektorale? A do tė bashkoheni me ndonjė koalicion apo do tė garoni tė vetėm? Koalicioni “E majta pėr integrim” pėrbėn nė tė vėrtetė njė mundėsi reale (dhe tė vetme) pėr ta sjellė tė majtėn nė pushtet. Ne e shohim veten pikėrisht nė njė bashkėpunim tė frytshėm me LSI-nė dhe forcat e tjera politike nė kėtė koalicion. Mandej, edhe vetė PD e PS, janė shprehur nė favor tė koalicioneve tė pėrbėra, ēka e kushtėzon ēdo taktike elektorale nė kuadrin e koalicioneve. Sipas pikėpamjes suaj, a fiton PS pa LSI dhe aleatėt e tjerė? Si mund tė bashkohet e majta? Tanimė ėshtė e qartė pėr cilindo se, nė vitin 2009 asnjė parti nuk do tė mund tė ketė e vetme monopolin e shumicės sė votave pėr tė qeverisur, aq mė pak PS pa LSI–nė dhe Partine Socialiste qė po krijohet . Besoj se zgjedhjet lokale tė vitit 2007 e dėshmuan kėtė. Edhe testimet elektorale, zyrtare apo jo zyrtare, po e dėshmojnė kėtė. Zoti Rama ka ftuar qytetarėt nė njė miting proteste ditėn e premte. Madje pėr kėtė ai ka ftuar edhe Zotin Meta nė njė tryezė. Cili ėshtė komenti juaj? Njė iniciativė politike shumė e mirė, por shumė e vonuar. Nuk e kuptoj pse lidershipi i PS-sė ka afro 6 muaj qė ka mbajtur pozicionin e shurdhmemecit pėr tragjedinė e Gėrdecit, qė tani ka marrė pėrmasa ndėrkombėtare. Shpresoj tė mos jetė iniciativa e fundit.
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  2. #2
    Kanė njė tė mirė kėto partitė e reja se shtojnė vende pune.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    A pak po ju dalin keto parti socialiste qe keni veq formoni tjera
    Sido qe te jet socialiste eshte prandaj eshte e dedikuar te deshtoi.

Tema tė Ngjashme

  1. Shumėllojshmėria e partive politike!
    Nga YoUGoTNoGaMe nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 04:53
  2. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •