Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Pafundesia aka Pafytyresia e Partive

    Dashamir Shehi shkėputet nga Pollo dhe zgjidhet kryetar i Partisė sė Re Demokrate
    Selami zgjedh fraksionin e Shehit
    Ish-kreu i PD: "Mjaft mė me praktikat autoritariste barjaktare tė drejtimit"

    TIRANĖ - Eduart Selami, ish-kryetar i Partisė Demokratike, ka zgjedhur mė nė fund Dashamir Shehin, dhe grupin qė ai pėrfaqėson pėr tė pėrkrahur. Nėpėrmjet njė pėrshėndetje pėr Kongresin qė Shehi, dhe pėrkrahėsit e tij kanė organizuar dje, Selami ėshtė shprehur se shpreson tek riorganizimi i sė djathtės sipas principeve liberale, dhe jo nė mėnyrė autoritariste bajraktare apo oportunizėm qė rrėshqet majtas. Ndėrkohė, Dashamir Shehi, u zgjodh dje kryetar i Partisė Demokrate tė re. Nga 580 delegatė tė Kuvendit tė I tė kėsaj partie, mbajtur dje, 294 votuan pėr Shehin, 111 pėr Aranit Kokobobon dhe 98 pėr Gėzim Lulin. Nė sallėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit, grupi i shkėputur nga Pollo dhe PDr-ja, mbajti Kuvendin e tij, nga ku u zgjodh kryetari, Kėshilli i ri Kombėtar, u miratuan disa ndryshime nė statut dhe rezolutė nė pėrfundim tė punimeve.

    Ēėshtja e emrit tė partisė, ende nuk ėshtė zgjidhur, pasi pėr emrin dhe pėr fondet, grupi i Shehit ka hedhur nė gjyq grupin e Pollos. Por gjyqi ende nuk ka pėrfunduar. Partia e Shehit do tė mbledhė brenda muajit maj, Kėshillin e ri Kombėtar nga ku do tė merret njė vendim politik pėr ēėshtjen e emrit tė partisė, nėse gjyqi nuk do tė japė vendim deri nė atė kohė, atėherė do tė kemi njė parti tjetėr demokrate. Variantet janė dy: tė quhet Partia Demokrate e Re ose Partia e Re Demokrate. Dashamir Shehi, menjėherė pas shpalljes sė rezultatit u shpreh pėr "Shekulli"-n se pėr tė tani fillon puna e madhe "shpresoj qė deri nė verė tė kemi degė nė tė gjithė qytetet e Shqipėrisė". Sipas tij, koha do tė tregojė se kush ėshtė kjo parti, dhe ēfarė pėrfaqėson ajo.

    Nė rezolutėn e miratuar nga delegatėt e kuvendit u pėrcaktua qė lufta politike tė zhvillohet nė planin opozitar, do tė pėrpiqen pėr zgjerimin e bashkėpunimit me opozitėn, ky bashkėpunim nuk do tė jetė nė planin institucional, tė pėrhapin tezat e kongresit, dhe tė mbajnė kongresin tjetėr nė nėntor tė 2003, menjėherė pas zgjedhjeve lokale. "Kėtė e kemi bėrė, qė tė gjithė drejtuesit e partisė, tė mund tė votohen dhe tė afirmohen",- tha Shehi mbrėmė. Kjo parti kishte ftuar nė kuvendin e saj tė gjitha partitė opozitare. Por nė sallė dje ishin tė pranishėm vetėm pėrfaqėsuesit e legalistėve, Ballit Kombėtar, republikanėve dhe partive tė tjera opozitare jo parlamentare. Mungonin pėrfaqėsuesit e PD-sė dhe PDr-sė, tė cilėve iu ėshtė dėrguar ftesa. Dashamir Shehi, bėri analizėn e punės sė kėsaj partie dhe arsyet e ndarjes me Pollon.

    Divorci
    Objektivi i partisė sė re do tė jetė, sipas tij, njė pozicionim nė qendrėn e djathtė, zgjerimi i saj me anėtarėsi tė re, pėrfaqėsimi dinjitoz nė Parlament dhe nė garat e ardhshme elektorale. Sipas Shehit, partia e tyre nuk ėshtė shumė e madhe nė numėr, por cilėsore, nė tė cilėn pėrfshihen njerėz tė aftė nė profesionet pėrkatėse. Opozita shqiptare, sipas Shehit, nuk po luan siē duhet rolin e saj, madje ajo po e dėmton veten me tė ashtuquajturat "aleanca fluide" me maxhorancėn socialiste. "Aleancat fluide nuk janė gjė tjetėr veēse mungesė koherence politike, kjo ka krijuar paqartėsi pėr linjėn e politikės opozitare",- tha dje Shehi. Por ai gjatė gjithė analizės sė tij nuk shpalli si projekt tė kėsaj partie aleancė apo bashkėpunim me partitė e opozitės, pjesėtare tė grupimit "Bashkimi pėr Fitore". Ndarjen me Pollon ai e quajti dje tė domosdoshme, pasi nė grupin e tij u shfaq "dėshira e unit, e klanit si dhe u shfaqėn shkelje statutore, dhe dolėn haptas elementėt e dhunės".
    Gilmana Bushati

    Eduard Selami
    Kongresit tė I tė Partisė Demokrate
    z.Dashamir Shehi
    Tiranė

    Ish-kryetari i PD-sė, Eduart Selami, nga SHBA uron Shehin dhe shpreh mbėshtetjen pėr partinė e re
    Tė nderuar zonja dhe zotėrinj, miq dhe kolegė. Nė pamundėsi pėr tė marrė pjesė personalisht nė Kuvendin tuaj, po ju dėrgoj njė mesazh, me anė tė tė cilit shpreh bindjen se distancat mund t'i largojnė njerėzit, por t'i ndajnė nė asnjė mėnyrė. Unė e kam konsideruar veten gjithmonė pjesė integrale tė vendit tim, dhe tė politikės shqiptare. Tė nderuar miq dhe kolegė, 12 vjet mė parė filluam sė bashku rrugėn e gjatė dhe tė vėshtirė drejt lirisė, demokracisė dhe zhvillimit ekonomik, njė rrugė e cila ka patur sukseset dhe zhgėnjimet e veta, por qė nuk na ka lodhur dhe nuk jemi ndalur pėr asnjė ēast dhe asnjėherė. Unė besoj qė ky kuvend qė ju tė dashur miq dhe bashkatdhetarė tė kėsaj rruge tė vėshtirė qė po bėni sot, nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm se vazhdimi i betejės pėr demokratizimin e sė djathtės shqiptare, qė e filluam qė nė vitin 1995. Zotėrinj tė nderuar, sot Shqipėria ndodhet nė njė krizė tė rėndė shumėplanėshe ekonomike, politike, sociale dhe sė fundi institucionale. Pėr tė zgjidhur kėto probleme, e gjithė opozita shqiptare ka nevojė tė riorganizohet nė bazė tė principeve tė saj demokratike, dhe tė njė lidershipi tė ri e tė besueshėm. Sot nuk vlejnė mė as autoritarizmi i vjetėr i natyrės sė bajraktarit, dhe as oportunizmi i pamoralshėm i opozitarėve qė me rastin e parė rrėshqasin majtas. Shqipėria ka nevojė pėr njerėz tė ndershėm dhe patriotė, profesionistė dhe mendje hapur, dhe unė besoj se nė kėtė kuvend ka me shumicė prej tyre. Miq tė nderuar. Edhe kėtė herė ju uroj punė tė mbarė, dhe ju siguroj qė mbėshtetja ime politike dhe e gjithė miqve tė mi do tė jetė nė krahun tuaj, nė tė mirė tė demokracisė, tė Partisė sė Re Demokrate dhe tė Shqipėrisė.
    Me respekt Eduard Selami
    alumni,

    gjithmone nxenes

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Partia spiuneve.

    Ja c'thote KORIERI

    --------------------------------

    PAD, vrasja e endrres ndryshe.

    Nga Alfred Peza/ .
    Kushdo qe ka ndjekur me pak vemendje zhvillimet politike te 11 viteve te fundit, nuk kishte si te mos besonte ne endrren idealiste te nje grupi figurash brilante, qe u shkeputen nga PD e Berishes, ne kulmin e fuqise dhe fillimit te revanshit te tij ne qeverisje.
    Nje nga slloganet e PAD, "ne e bejme ndryshe, ne e bejme me mire", megjithese me nje doze te lehte provokative, u besua se do te ishte e tille per politiken shqiptare.
    Por, vendimi i djeshem i Konferences se saj per daljen nga koalicioni "Aleanca per Shtetin" dhe ndarja qartazi ne dy grupime, me shume se qeverisjen dhe te majten, po vdes nje alternative ne politiken shqiptare.
    Per kete aleancistet besojne se rezultati i tyre me i mire ne zgjedhje, i perket 26 majit 1996, i cili gjithesesi eshte i palexuar zyrtarisht.
    Por, pas masakres se 28 majit ne Sheshin "Skenderbej", kreret e saj u bene "lideret shpirterore" te manifestimeve socialiste kunder dhunimit te votes se lire dhe me pas, i demostrimeve kunder rrezimit te firmave mashtruese piramidale.
    Pas fitores ne zgjedhjet e 29 qershorit 1997, PS e perfshiu PAD ne qeverine Nano e me tutje, fillimisht per retushimin e imazhit te saj ish komunist, me nje parti te se djathtes liberale.
    Partia e konsideruar me se shumti nje "grupim gjenerlash pa ushtare", nuk e kaloi ne asnje lloj zgjedhjesh, rezultatin modest ne kufijte nga 2- 4% te votave. Por, kjo nuk e pengoi Ceken te behej minister Rendi, Teten Sekretar Shteti per Mbrojtjen e minister Rendi, Imamin bashkekryetar te Komisionit te Kushtetutes dhe minister Drejtesie dhe te Pushtetit Lokal, Zogajn minister Shteti prane Kryeministrit, Demetin minister te Pushtetit Lokal dhe minister te Punes, ndersa Pashkon perfaqesues te Shqiperise ne FMN dhe zv/ minister Arsimi dhe Eduart Prodanin, zv/ minister. Pa futur ne kete liste, dhjetra Drejtore ne dikasteret qendrore dhe lokale, keshilltare ministrash, kryeministrash e Presidentit, ambasadore, prefekte etj.
    Por, kur binin nga poltroni, ata ose kane nisur te luajne politike individuale, jashte vijes se percaktuar ne forume. Duke e kthyer seline e partise ne nje kioske, qe e vizitonin atehere kur nuk kishin ndonje pune tjeter personale per te bere.
    Ndaj PAD nga nje parti "me zemren majtas dhe koken djathtas", tani duket nje bashkesi individesh "me koken majtas dhe kuleten djathtas". Duke vrare ne kete menyre, nje endrre ndryshe ne politiken shqiptare.
    --------------------------------

    Degjo mo Alfredi i Pezes !

    PAD ska qene kurr ender demokracie.
    PAD eshte nji seksion special i SHISHIT te Fatos KLOSIT.
    PAD eshte ashtu sikurse Partia SHEHIT, POLLOS dhe Gjinushit Bastion i Sigurimit te PPSH-se.

  3. #3
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Parti tjeter e djathte.

    Cfare lumturie.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    http://groups.yahoo.com/group/rimekembja/message/228

    SADOMAZOHIZMI PARTIAK

    Marquis De Sade (vdiq nė 1814) ishe ushtar francez dhe pervers. Leopold von Sacher-Masoch (vdiq nė 1895) ishte nobelist gjerman dhe pervers. Figura dhe emri i tyre bėnė tė emėrizoheshin tė tillė mjaft perversė tė brezave tė mėvonshėm.

    Me gjithė respektin e duhur pėr kolegun M.Tepelena, mendoj se sot nuk kemi tė bėjmė as me letargji nė PS, as me socialistė qė e duan Shqipėrinė. Shtroj kėtu njė ēėshtje nė formėn e problemit psikologjik. E kam fjalėn pėr sadomazohizmin. Sadizmi ėshtė njė kėnaqėsi e pėrftuar prej mizorie, sidomos ndaj njė personi tė afėrt. Mazohizmi ėshtė e njėjta gjė, por kėtė herė, prej njė personi tė afėrt.

    Pa haruar tė kaluarėn, po vėmė re nė kėta 12 vjet ecurinė e krijesės enveriste “njeriu i ri”. Pėr kėdo qė mund tė ketė harruar, ėshtė ky faktor qė po pėrcakton kryesisht vijimin e shtetit shqiptar. Format e tij mė tė dukshme ai i ka shfaqur e i shfaq nė elitėn drejtuese tė shtetit, qė pėrbėn partitė. Le tė kujtojmė plot e pėrmendim disa ngjarje: Dy partitė kryesore qė kanė drejtuar vendin kėto 12 vjet janė PSSH dhe PDSH. Dy krerėt absolutė tė kėtyre partive janė Nano dhe Berisha.

    E kemi parė qartė se kėto dy parti politike nuk janė shpalosje programesh e idesh tė mbėshtetura mbi parime kombėtare e tė kontrolluara me mirėkuptim tė brendshėm anėtarėsor, por janė kryesisht pjellė e mėndjeve e instikteve tė pikėrisht kėtyre dy personave drejtues, njėsoj si tė thuash qė b.f, nacionalizmi shqiptar nuk ėshtė aspak i njėjtė me atė grek. Ky rezultat vlen pėr mėnyrėn e deritanishme tė evolimit tė kėtyre dy partive dhe jo pėr kohėn kur e mėnyrėn si ato u krijuan.

    Sadomazohizmi nė PS

    Pėr ta nisur me Nanon, ishte ky sadokrat qė mori nė dorė frenat e qeverisjes sė shqiptarėve nė postkomunizmin e 1991-shit. Faktet e sadizmit tė tij flasin hapur: mbart mbi shpinė njė dinasti qeverish me emrin e tij, ka dirigjuar partinė e tij edhe i burgosur, ka mėnjanuar e luftuar anėtarė tė PS-sė me mjete tė ndryeshme, etj. partia qė ai drejton arriti tė krijojė kushtet e shkatėrrimit shtetėror e kombėtar, sidomos mė 1977.

    Por tė dalim te vepra e tij mė e fundit. Si u arratis nga burgu e pasi shmangu (nė bashkėpunim) njė kandidat pėr monark, shmangu edhe njė puē shtetėror mė 1998. nėri qė Majko tė heqė dorė nga qeverisja e tij e parė, eliminoi disa ministra, njė kryeministėr e njė kryetar parlamenti, tė gjithė tė PS-sė. tani diē po rrėmon e kėrkon sėrish lėvizje partie, parlamenti, qeverie e sistemi juridik.

    Sadizmi perfekt i Nanos arriti deri aty sa nga PS tė mos shkėputej zyrtarisht asnjė VIP i sulmuar apo i pėrfolur nga Nano kėto vjet. Anash atij familjar apo shoqėror, sadizmi partiak i Nanos bėri qė ēdo nismė e ndėrmarrė prej tij po triumfonte e tė diktonte mbi ēdo nismė jo tė ndėrmarrė prej tij nė PS. Kėto nisma qė sot mirėquhen “nanoiste” rezultuan fatale pėr imazhin e gjendjen e kombit dhe shtetit shqiptar. Sadizmi i tij bėri qė mjaft socialistė postualė t’i lėnė e t’u kthehen posteve e pozitave kur dhe si ka dashur Nano. Kujto Majkon, Islamin, Angjelin, Pėllumbin e ndonjė mazohist tjetėr tė kohėve tė fundit. Sadizmi i tij arriti tė fabrikojė edhe nxėnės me premisa, si Ilir Meta. Sadomazohizmi partiak nė PS arriti deri aty sa njė krah i djathtė i Nanos (Koēi) tė deklarojė se njė lėvizje e nisur nga Nano (katarsis) do tė vazhdonte edhe pse vetė Nano e kishte braktisur.

    Jo vetėm kėto. Nė njė emision social-urbanistik nė Shijak TV tė para njė jave (26 prill 2002) fjaluan zyrtarisht e popullorēe pėrkatėsisht Blendi Gonxhe e Dashamir Shehi. Kur drejtuesi ia kaloi fjalėn Spartak Poēit, eksponent me zė nė PS, ai filloi tė fliste me zanore tė zgjatura (si shefi). Aq sa po t’i ktheje shpinėn ekranit e tė kishte para syve njė foto tė Nanos, do tė mendoje se po fliste ky i fundit. Duhet tė ketė vėnė re ēdo shqiptar se kėshtu flet edhe Meta, Ruēi, Zela, Rama, Ēeēo e plot tė tjerė. I ka gjetur saktė njė ish-profesor imi i nderuar elbasanas i gjuhės shqipe dy vargje pėr Nanon: O Nano/zanorezgjator/asnjėherė tė drejtė s’ke patur.

    Sadomazohizmin nė PD

    Kėtu kemi tė bėjmė me njė sadomazohizėm mė tė fshehur, por jo mė pak tė rrezikshėm. Vetė emri i partisė e ka imponuar kryetarin absolut tė PD-sė qė tė justifikohet herė pas here e t’u imponojė kundėrshtuesve tė tij edhe krijim partish tė reja, nė vend qė t’i hapej rruga bashkėpunimit pėr forcimin e kėsaj partie tė brishtė antikomuniste. Le tė ftojmė sėrish fakte.

    Ishte sadokrati Berisha ai qė mori nė dorė fillimisht frenat e drejtimit tė PD-sė, duke mėnjanuar iniciatorėt e vėrtetė tė lėvizjes demokratike. E kam fjalėn pėr Hajdarin, si kandidat kryesor pėr postin e kryetarit. Nuk ėshtė vendi tė pėrmendet ai mjeshtėr qė e emėroi Berishėn mbret tė gurėve tė bardhė nė kėtė lojė shahu me fate njėrėzish. Gjithsesi, kjo figurė rezultoi komanduese e zonja. Por, sėrish, partia qė ai drejton arriti tė krijojė kushtet e shkatėrrimit shtetėror e kombėtar, sidomos mė 1977.

    Shpejt Berisha arriti tė shpallej president. Shqipėria u kthye nga ai nė njė republikė gati-presidenciale. Me shumė kundėrshtim nga brenda e shumė pėlqim nga jashtė, caktoi kryeministėr njė tjetėr majko-metist tė devotshėm, Meksin. Filluan krisjet nė PD. VIP-a partiakė si Ceka, Pashko, Imami, Zogaj, Ēupi, Kalakulla, Baleta, Shehi, Ruli, Shehu, Pollo, Vejsiu, etj u larguan nga PD-ja njėkohėsisht edhe pėr tė testuar veten. Se ē’personalitete rezultuan kėta tė fundit ne i pamė e po i shohim. Por, pėr t’iu PD-sė, kėto largime mė shumė e dėmtuan se e filtruan konceptin e kėsaj force tė re politike nė sytė e popullit spektator-amator.

    Mė pas, Berisha arriti tė manipulojė dukshėm zgjedhjet e 1996-ės, qė u bėnė modeli ideal i manipulimeve tė pafundme qė vijuan. Me sadokracinė e tij, arriti tė mjegullonte realitetin vrastar tė 1997-ės nė sytė e deputetėve tė PD-sė, qė e zgjodhėn ngutas president. Me atė sadokraci bėri qė ithtarėt e tij si Buēpapaj, Londo, Balliu, etj t’i thurrin himne duke e mburru pėr nacionalist, demokrat apo tolerant. Pasi shmangu (na bashkėpunim) njė kandidat pėr monark, shpejt eliminoi njė Pollo dhe njė “Askėnd” nė dy gara pėr kryetar partie.

    Sadomazohizmi partiak nė PD arriti deri aty sa zėvėndėsa tė Berishės tė tėrhiqen e t’i ripėrulen shefit pas ndonjė mospėlqimi a incidenti tė ēastit. Kujtoni Bazen, Topin, Meksin, Palokėn, Topallin, etj. madje, pėr ta paralelizuar me nanon, edhe Berisha pati “imituesit” e tij pozaikė, si Shehu (dikur), i ndjeri Hajdari, Gjana etj.

    Nismat qė me tė drejtė quhen “berishistė” rezultuan shpesh pėshtymėlėpirėse pėr tė gjithė simpatizantėt, votuesit, anėtarėt dhe deputetėt e PD-sė, tė gjitha kėto rezultuan fatale pėr kombin shqiptar, qė kur Berisha futi Janullatosin, u fali tokat minoritarėve dhe shpalli falsitetin “komunizmi vdiq, varrimi mė 22 mars”.

    Sadomazohizmi ndėrpartiak

    Perversiteti politik partiak i larttrajtuar nuk u kufizua brenda llojit. Shumė parti dytėsore e tretėsore shitėn e blenė ide, njerėz e pushtete me dy tė parat. Ėshtė e tepėrt tė zgjatemi me socdemonėt e Gjinushit, pollarėt e reformuar, godoistėt republikanė, drejtacakėt e Melos, bujqit e Xhuvelit, (h) aleatėt e Cekės, ballisto-zogistėt e Durollarit, Rroqi-Spahisė. Nuk janė lojėra fjalėsh por dukuri perverse politike qė historia i pėrmbledh me durim nė faqet e saj. Kujtoni vetėm njė fakt qė flet pėr sadomazohizėm ndėrpartiak edhe nė shekullin XXI: Partia e Pollos, me gjithė ato emra e simbole qė ofron shqipja, vendosi tė quhet “parti demokrate” e tė mbajė ngjyrat e stemat e PD-sė.

    Mbi kėto baza mazohizmi, Berisha deklaron mė 1 Maj se PD-sė propozon mė 30 prill Preē Zogaj pėr kryetar parlamenti, aq sa ky i fundit preket shumė dhe shpall publikisht 24 orė mė vonė nė Top-Channel se, me kėtė rast, PAD duhet tė bėjė njė “sakrificė” e tė dalė nė opozitė pėrkohėsisht. Po kjo ėshtė vetėm njė nga hundėtėrheqjet e shumta tė PD-sė. Mos harroni edhe “ndėrgjegjėsimin” e Ngjelės se kujt partie i takonte. Njėsoj, nuk numėrohen dot as ato tė PS-sė.

    Si pėrfundim, sikur “Aleanca pėr shtetin” tė ishte e mirėqėnė, sot do tė kishim shtet pushtet. Sikur “Bashimi pėr fitore” tė ishte i menjėhershėm, sot nuk do tė ishin tė majtėt nė pushtet. Njėsoj rezultoi virtuale edhe “E djathta e bashkuar”.

    Pėr t’u veēuar ėshtė fakti se tė celulopartitė komuniste shqiptare kemi tė bėjmė mė tepėr me narcizizėm sesa me sadomazohizėm ndėrpartiak. I vetmi sadist pėr ta mbetet Enver Hoxha.

    Njih vetveten

    Jetojmė nė njė shoqėri e rrethana ku oratoria konsiderohet titull e demagogjia menēuri. Rrėnjėt e vėrteta tė sadomazohizmit u ngjizėn nė PPSH. Kujtoni vetėm veriorin Ramiz Alia qė vazhdoi tė fliste me theks jugor edhe pas vdekjes sė diktatorit Hoxha. Shprehemi shpesh se Berisha e Nano duhet tė largohen nga kreu dhe se e mbajnė ata vetė atė post qė kanė nė parti. Faktikisht mendoj se “merita” kryesore e kėsaj krerruajtjeje qėndron tek ata mijėra tė varur te mjekra e Nanos e vetullat e Berishės. Ndoshta ka vend pėr tė folur edhe mė shumė pėr mazohistėt nė kėto parti, por mjafton identifikimi i sadizmave tė Nanos, Berishės, PS-sė dhe PD-sė, sepse kėto i pjellin lukunitė e mazohistėve.

    Pikėrisht nėn kėtė kontekst, Konica deklaroi publikisht se e keqja na ka ardhur kryesisht nga brenda nesh. Tė mos ēuditet askush nėse brezat e mėvonshėm do tė fusin dy neologjizma nė fjalorėt e shqipes: “nanoizėm” e “berishizėm”, kėtė herė si sinonime.

    Ftoj tė gjithė shqiptarėt qė gjėrat tė mos i vėrejmė mė, por t’i vėzhgojnė. Gabimi mė i pafalshėm qė mund tė pėrsėritim ėshtė t’i shndėrrojmė udhėheqėsit nė idhuj. Le t’i njohim, pra, udhėheqėsit si udhėtregues e jo si udhėdiktues, drejt demokracisė sė vėrtetė.

    04.05.2002 ELVIS ALLA
    alumni,

    gjithmone nxenes

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Te gjithe analistet duket se e kane te lehte te gjykojne nga jashte politikes shqiptare, ose te fajesojne Nanon apo Berishen. Lexova artikullin e Rimekembjes dhe autori mendoj une genjen veten dhe ata qe e lexojne kur shprehet ne disa pika:

    Nano sadokrati i PS-se

    Ajo qe me cudit mua, eshte atribuimi i meritave qe nuk i takojne Nanos. Fatos Nano eshte nje imbecil politik, nje njeri per te cilin politika do te thote perfitim personal. Fatos Nano nuk u ngrit vete ne krye te PS-se, atij PS-ne ia ngecen ne dere, dhe kete fakt e ka pranuar dhe Nano me gojen e vet. Ishe byroja zgjodhi beniaminin Nano per ti lene amanet idealet dhe partine, dhe ky i fundit nuk e beri dy fjalen e partise. Deshira per te vjedhur e Nanos, u shfaq hapur me vjedhjen e hapur te ndihmave italiane.

    Ai u fut ne burg per kete, dhe edhe pse hetimi u be nga qeveria italiane, burgimin e Nanos ia faturuan ish-presidentit Berisha. Kjo sigurisht per qellime te qarta politike, pasi ne kete menyre imazhi i partise komuniste shqiptare, qe kish ndruar emrin ne PS, do te zevendesohej me imazhin e nje partie me nje kryetar "te persekutuar". Dhe ceshtja Nano shkoi deri ne gjykaten e Strasburg, dhe nuk arriti qe te fitonte dot pafajesine. Pafajesine Nano e fitoi me nje vendim te urdheruar nga vete ai, nga gjykata e Tiranes. Por nese ne ato vite shqiptaret ishin ne medyshje nese Nano kishte vjedhur apo jo, po tani cfare mendojne njerezit per Nanon ne keto 5 vjet qe ka qene ne liri???? Hajduti nuk e harron dot kollaj profesionin e vet.

    Eshte gjithashtu interesant fakti se sa kredi i japin Nanos brenda partise socialiste. Te gjitha problemet ne PS emeruesin e perbashket e kane Fatos Nano. Vitet me te mira PS i kish gjate 1994-1996 ku ajo bere nje opozite konstruktive dhe arriti te rrezonte nje referendum mbi kushtetuten. Ne zgjedhjet e 1996, pavaresisht se bojkoti ishte i turpshem pa u mbyllur ende kutite e votimit, pozicionimi i PS ishte i pranueshem. Pra lidershipi i Servet Pellumbit po punonte mbrekullira per socialistet. Kjo gezonte elektoratin socialist, por nga ana tjeter bashkepuntoret e Nanos si Kastriot Islami i kompani, i trembte lidershipi i treguar nga kreret e PS-se ne mungese te Nanos. PS nuk po e vuante mungesen e Nanos, perkundrazi, Nano ne burg po i bente sherbimin me te madh PS-se. Dhe me pas erdhi mocioni i Nanos me stilin tipik enverian qe i sulmon kundershtaret pikerisht atehere kur ata arrijne suksesin e tyre.

    Ajo qe eshte vertet interesant ne PS eshte mentaliteti i servilit te perjetshem. Edhe pse Nano kish 4 vjet ne burg, asnje njeri nuk guxoi qe te merrte ne dore frenat e partise me te madhe te opozites ne ate kohe. Kete socialistet shqiptare e trashegojne nga komunizmi, ku ata ishin mesuar te zbatonin urdhra e jo te udhehiqnin. Nese PS ne ato vite do te kishte bere divorc nga Nano, sot Shqiperia nuk do te ish ne ate gjendje qe eshte, dhe PS nuk do te ishte nje parti qe mbeshtet interesa kriminale e anti-shqiptare.

    Ne 5 vitet e fundit qe Nano doli ne skene pas daljes nga burgu, morali i PS-se eshte morali i Fatos Nanos. Te gjithe kreret socialiste jane po aq te inkriminuar aqsa eshte edhe vete Nano. Pra meritat kryesore te Fatos Nanos ne keto 5 vjet jane pikerisht kthimin e lidershipit te PS-se ne nje klub mafioz ku te gjithe vjedhin ne kurriz te atij populli, dhe te gjithe jane gati te shesin edhe grate e tyre per te perfituar ekonomikish apo per te shpetuar koken e tyre. A nuk u ngjason ky moral me ate te Fatos Nanos? Sot te gjithe ne PS e kane emrin Fatos Nano!


    Berisha, sadokrati i PD-se

    Ish-presidenti demokrat shqiptar mban mbi supe shume akuza qe nuk i meriton, ashtu sikunder ka gabuar ne disa prej vendimeve te tij ne keto 12 vjet pluralizem. Nga shkrimi i mesiperm me bene pershtypje fjalet: "Berisha manipuloi zgjedhjet e 1996...", "Berisha beri kete...", "Berisha beri ate ....". Per nje te huaj, qe sot per here te pare po degjon per kete opozitarin me emrin Berisha, i krijohet pershtypja sikur ky eshte Zot, ose nje njeri qe ka gjithcka nen kontroll.

    Zakonisht njerezit e kane te veshtire te ndajne fajin, dhe e kane me te lehte tia veni gishtin X apo Y. Ne nje Shqiperi republike parlamentare, i bie qe pushtet me te madh te kete legjislativi, pastaj ekzekutivi dhe roli i presidentit eshte nje rol ceremonial. Analfabetizmi i theksuar politik i shqiptareve eshte deri maramendes, pasi ndryshe nga popujt e tjere qe kur nuk dine thone, nuk e di, shqiptaret japin mendim prej kopetentesh edhe ne ato pika ku ata nuk kuptojne. Nuk di tu them nese kjo eshte dicka gjenetike apo e fituar nga 50 vjet komunizem, por ama di tu them qe kultura politike e shqiptareve le shume per tu deshiruar.

    E bera tere kete hyrje, per te dale tek pika qe Berisha ishte president i Shqiperise, dhe si i tille ai nuk mund te mbaje mbi supe baren e vendimeve qe merrte kryeministri, qeveria, kuvendi, gjykatat e me rradhe. Pra analistet dhe gazetaret e percipte, bejne mire qe kur shkruajne nje analize te fillojne e analizojne "pushtetin e PD-se" dhe jo "pushtetin e Berishes". Sulmimi vetem i Berishes, behet per disa arsye te forta dhe teper te nderlikuara. Ato jane:

    - Berisha nga natyre eshte njeri me karakter te forte, shume energjik dhe i perkushtuar ndaj popullit te vet. Kjo beri qe gjate kohes qe ai ishte president, ai te ishte i kudondodhur dhe te linte paksa ne hije publike institucionet e tjera shqiptare.

    - Ne ato vite PS e kish me te lehte te sulmonte Dr. Berishen si individ, se sa te sulmonte pushtetin e PD-se. Ne vitet 1994-1996 Shqiperia pa rritjen me te larte ekonomike ne Europe, u pranua ne Keshillin e Europes, dhe shqiptaret kishin filluar te nxirrnin buken e gojes me bizneset e tyre te vogla. Gjerat po leviznin per mire dhe shpresa per dite me te mire ishte rikthyer plotesisht.

    - Interesat e Berishes nuk ishin vetem interesa politike, por edhe interesa kombetare. Kjo e bente ate nje shenjester edhe te lobeve anti-shqiptare, qofshin keto greke apo serbe. Berisha e ngrinte ceshtjen kombetare, ne cdo takim nderkombetar te tij, dhe kjo ishte e mjaftueshme qe ai te vihej nen sulmet greke apo serbe.

    - Maredheniet e ish-presidentit me faktorin nderkombetar ishin shume te mira per disa vite rresht, por ne dy vitet e fundit te pushtetit te PD-se, perendimoret mesuan se Berisha nuk eshte nje njeri te cilin mund ta terheqin per hunde, dhe Berisha di edhe te kundershtoje ashper, kur shkelen interesat e shqiptareve.

    Per akuzat se gjoja Berisha ka uzurpuar PD-ne, ato jane me te vertete qesharake dhe behen nga njerez qe ose paguhen per te krijuar probleme te paqena ne PD, ose jane njerez qe nuk gjykojne por dijne vetem te mbajne iso. Berisha nuk ka patur asnjehere rival ne PD dhe jo se ai vrau e preu kandidatet e tjere, por se ai kish autoritetin intelektual dhe perkushtimin maksimal, qe zor se e arrinte ndonjeri prej kandidateve te tjere.

    Sali Berisha eshte politikani me karizmatik qe ka pare ndonjehere Shqiperia pasi vetem ai ka arritur qe te beje fushate ne cdo cep te Shqiperise, dhe jo njehere, jo dy here, por cdo zgjedhje dhe fushate qe eshte bere ne Shqiperi. Mbeshtetjen dhe autoritetin qe ai gezon ne Shqiperi, shume veta me te drejte ne vitet 1996 e krahasuan me "idhullin e diktatorit Hoxha", vecse ndryshe nga Hoxha, Berisha nuk i bente njerezit te mbeshtesnin e simpatizonin nga frika, por ato mesazhe qe ai percillte ne popull.

    Autori me siper perpiqet qe te heqi edhe nje paralele midis Berishes dhe Hajdarit. Azem Hajdari, ndjese paste, e meriton epitetin "Tribun i Demokracise", por ai nuk gezonte kapicitetin dhe formimin e duhur intelektual e kulturor per te udhehequr nje popull apo nje parti. Kete me mire se kushdo e dinte vete Hajdari, dhe jo me kot pavaresisht nga mosmareveshjet me njeri-tjetrin, ata asnjehere nuk humben mirekuptimin e ngritur mbi idealet e dhjetorit. Hajdari ishte ne krah te presidentit Berisha ne 1997, nese Azemi nuk do te besonte tek Berisha, 1997 ishte momenti i duhur per te per ta goditur politikisht Berishen. Por ai nuk e beri kete, por perkundrazi u rreshtua ne krah te Berishes.


    Sadokratet dhe spektatoret shqiptare

    Ata njerez qe mundohen te bejne krahasime midis Berishes dhe Nanos, si dy sadokrate shqiptare, jane edhe ata qe mashtrojne veten perpara se te mashtrojne lexuesin. Keta te dy nuk kane te krahasuar, pasi nese njeri ka sakrifikuar gjithcka per vendin e tij, tjetri ka shitur gjithcka shqiptare per te kenaqur etjen e vete per pushtet e para. Nese Berishen e karakterizon ndershmeria e sinqeriteti perpara popullit te tij, Nanon e karakterizon mashtrimi dhe perversiteti.

    Shqiptaret tashme kane jetuar plot 10 vjet pluralizem nga te cilet 5 vjet e kane patur pushtetin demokratet, dhe 5 vjetet e tjera e kane patur socialistet. Me mire se kushdo, ndryshimin midis dy pushteteve, e beni vete ju, pasi ju i jetuat te dyja kohet. Mos e merrni mundimin te kerkoni te verteten neper gazetat e televizionet, nga goja e X analisti apo Y politikani. E verteta eshte para syve tuaj dhe secili nga ju ben perzgjedhjen e vet ne baze te aftesive mendore dhe intelektit.

    Uroj qe shqiptaret te kene nxjerre mesimet e duhura politike ne keto 10 vjet pluralizem.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Politika

    Pershendetje.

    Tre tipa te sjelljes politike:

    1. Se pari gjejme pak njerez qe e cilesojne politiken si qellim principal te jetes se tyre. Midis tyre a) jetojne ne politike per politiken. Ja vlen te theksojme qe jane te shperblyer per aktivitetin e tyre politik dhe jetojne eskluzivisht me kete shperblim b) te tjere jetojne vetem per politiken dhe kalojne ne pasurim nga nje pune e ushtruar ne rruge te ndryshme. Natyrisht i njejti person ne rrethana te ndryshme mund te kaloje nga nje grup tek tjetri.

    2. Se dyti gjejme persona qe nuk e kane politiken si qellim te jetes se tyre, por per t’ju dedikuar thellesisht nje tjeter aktiviteti ( per te cilen jetojne, dhe nga e cila jetojne) marrin ne konsiderate faktet politike, kerkojne ti njohin seriozisht ato dhe te influencojne seriozisht ne evolimin e tyre.

    3. Se treti gjejme njerez politikisht pak aktiv, qe normalisht nuk i kalojne nivelet e thashethemeve politike, dhe qe bejne nje sforco per t’i kuptuar faktet politike, dhe marrin pjese vetem ne raste te medha si ne zgjedhje, ne krizat e medha te jetes se nje vendi, ose ne evenimentet qe shkaktojne emocione te medha kolektive.

    Politikanet tane, C'tip politike kane zgjedhur ?!

    Besoj qe me kuptuat.

    Ciao
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Tema tė Ngjashme

  1. Partitė politike dhe sfidat e sigurisė
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 20:28
  2. pyetje: partia qe del e dyta ne mazhoritar, a ka pjese ne proporcional ?
    Nga autori nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-07-2005, 20:53
  3. Demokratizimi i partive shqiptare
    Nga liridashes nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:15
  4. Enveri, 100 mijė USD nė vit partive komuniste tė Botės.
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2004, 10:36
  5. Si mund tė kemi njė sistem zgjedhor tė drejtė nė Shqipėri?
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-05-2004, 01:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •