Ivo Andric, projekti per shfarosjen e shqiptareve
Alket Aliu
E Marte, 05 Shkurt 2008


Politika antishqiptare e serbeve eshte elaboruar prej vitesh, me synim zbrazjen e tokave nga popullsia shqiptare dhe serbizimin e tyre ne menyre sistematike. Ne funksion te kesaj politike antishqiptare jane angazhuar akedemike serbe, politikane, statiste, shkrimtare, nobeliste, historiane, ushtarake madhore, mesues, pedagoge, diplomate te karrieres, te cilet, ne baze te udhezimeve te kupoles se piramides shteterore serbe te mbeshtetur edhe nga Rusia, hartuan projekte-nacertanie, platforma, memorandume, programe, mbajten tribuna te fshehta e te hapura, u tubuan ne konferenca e simpoziume "shkencore", organizuan tryeza te rrumbullakta ne emer te "stara Serbise", cuan mesha drejt qiellit, shenjteruan ose mallkuan luftetaret serbe e shqiptare, shkruan libra e monografi plot mllefe, shperndane fletushka me subjekte te trilluara dhe me ngjarje te stisura, me heronj te paqene, me teza demagogjike, qe profanonin popullin shqiptar dhe kulturen, moralin dhe traditat e tij shekullore.

Sipas studiuesit, dr. Shefik Osmani, ato u mbeshteten ne moton e formuluar nga frymezimi i nacionalizmit ekstrem serb, shkrimtarit Vuke Karaxhic (1787-1864). Ne fund te shekullit te kaluar, ky shkrimtar e filolog serb shkruante: "Kudo ku gjendet edhe nje serb i vetem, aty duhet te zeje vend edhe shteti serb". Pas Karaxhicit, nje sere emrash te tjere te shquar u reshtuan ne librin e zi, si hartues te politikave antishqiptare. Vlladan Gjorgjevici, ish-kryeminister i Serbise dhe autor i librit "Shqiperia dhe Fuqite e Medha" (1913), teza kryesore e te cilit qarkullon edhe sot ne sferat shqiptarofobe se "Shqiptaret nuk jane te afte per shtetformim". Ilia Garashanini eshte autori i platformes se politikes serbe. Nikolla Pashic, Kryeminister serb, i permbahej motos: "Jemi per nje Shqiperi te pavarur, por te dobet dhe me grindje te perhershme brendaperbrenda". Dr. Vasa Cubrillovicit, ish-minister i Brendshem ne kohen e Krajlit dhe i Bujqesise ne kohen e Titos, projektoi shpernguljen e shqiptareve dhe kolonizimin e tokave te tyre me serbe e malazeze. Ivan Vukotic formuloi synimet per te perfshire brenda kufijve jugosllave Shqiperine Veriore dhe ate te Mesme. Stefan Molevic eshte autor i idese te homogjenitetit serb ne dem te shqiptareve. Krahas tyre, u reshtuan edhe Drazha Mihajllovic, Lubomir Tadic, Dragasha Vasic e Dobrica Qosic.

Ne kete aradhe intelektualesh te shquar dhe antishqiptaresh te medhenj, renditet edhe Ivo Andric, nobelisti serb, perfaqesues i diplomacise jugosllave prane Vatikanit, emri i te cilit lidhet me projektin e tij per shfarosjen e shqiptareve, te perpunuar ne vitin 1939, kur Shqiperia ishte e pushtuar nga Italia fashiste. Ky projekt eshte botuar ne Kosove vetem pak kohe me pare nga studiuesi Hivzi Islami, ne librin e titulluar "Spastrimet etnike, politika gjenocidale serbe ndaj shqiptareve". Ne kete veper behet nje analize e marredhenieve shqiptaro-jugosllave te fillimit te shekullit te njezete, duke sjelle edhe nje deshmi te rendesishme historike te shkruar ne kampin kundershtar.

Nderkohe qe propaganda serbe lanconte emrat e vet, edhe studiuesit shqiptare kane hyre ne polemika. I pari qe reagoi ndaj tezave serbe ishte Frang Bardhi, ne repliken e tij ndaj peshkopit sllav, Tomeus Margnavicit, i cili pretendonte se Skenderbeu ishte me origjine sllave. Me vone, kunder tezave sllave botuan studimet e tyre Pashko Vasa, Gjergj Fishta, Kristo Dako, Mehdi Frasheri, Hamit Kokalari, V. Samim Visoka, Ali Hadri, Kristo Frasheri, Kristaq Prifti, Ismail Kadare, Rexhep Qosja, Zekiria Cama, Selami Pulaha, Muhamed Pirraku, Xhelal Gjecovi, Shaban Braha, Marenglen Verli, Zamir Shtylla etj. Por, fakt mbetet se shpeshhere tezat serbe arrijne te perhapen me lehtesisht, per shkak te lidhjeve te konsoliduara me boten perendimore, tirazheve te larta dhe shpenzimeve te shumta qe shteti ka bere per intelektualet qe himnizonin pansllavizmin.

Gjenocidi i fundit

Sipas studiuesit Shaban Braha, gjate viteve 1946-1999, u vune ne jete nje sere masash, te cilat sollen implementimin e nje politike jo thjesht denigruese e shtypese ndaj shqiptareve, por qe kaloi ne gjenocid te paster.

Ja disa drejtime te gjenocidit serb ne Kosove gjate kesaj periudhe:

- Gjenocidi kulturor (mohoheshin simbolet dhe figurat kombetare).

- Internimet ne kampet famekeqe ne thellesi te Jugosllavise.

- Arrestimet dhe torturat shtazarake neper hetuesi dhe burgje (1/2 e te burgosurve e perbenin shqiptaret e Jugosllavise).

- Nxitja e vellavrasjes ne mjediset shqiptare.

- Bastisjet masive dhe te vazhdueshme.

- Masat drastike per carmatosjen e shqiptareve.

-Rekrutimet dhe komprometimet e dhunshme nga UDB-ja.

- Dhune kunder gueriljeve.

- Brutalitet e dhune kunder familjeve jatake te levizjes guerilje.

- Likuidime misterioze te elementeve patriote.

- Torturat cnjerezore ne burgje e ne hetuesi, ne posta milicie e kudo, duke perhapur fenomenin e cmendurise.

- Likuidimet dhe vrasjet e djemve te Kosoves ne repartet ushtarake.

- Komprometimet agjenturore dhe morale te femres shqiptare.

- Debimet masive nga puna.

- Monopolizimi i administrates ne duart e serbeve.

- Debimi i dhunshem i 380000 shqiptareve per ne Turqi.

- Shpronesimet arbitrare te shqiptareve.

- Masakrimi i mbi 20000 shqiptareve.

- Shpernguljet e dhunshme te mbi 800000 shqiptareve nga Kosova.

- Shnderrimet e dhunshme kombetare e fetare ne permasa te papara.

- Ekzekutimet masive te grave, femijeve, pleqve, te semureve.

- Shkaktimi i dhjetera varreve masive.

- Djegie masive shtepish, pasurish, hambaresh dhe te prodhimeve bujqesore.

- Grabitje pasurish, te hollash, orendish, stolish dhe te bagetive.

Projekti i zhdukjes se shqiptareve hartuar me 1939 nga shkrimtari nobelist serb, Ivo Andriq



Lufta ballkanike dhe Shqiperia

Dalja e ushtrise serbe ne Adriatik

Sipas pjeses se fshehte suplementare te Traktatit te Aleances midis Bullgarise e Serbise te 29 shkurtit te vitit 1912, Serbise iu njoh e drejta e marrjes se territorit turk te deriatehershem ne veri dhe ne perendim te malit te Sharrit. Ne lidhje me kete dispozite, e duke u perpjekur qe shtetit te vet t'i sigurojne daljen ne det, trupat serbe, me 15 nentor te vitit 1912, hyne ne Lezhe dhe, shkalle-shkalle, e pushtuan tere Shqiperine e Veriut deri ne Tirane e Durres. Ne "Tajmsin" e Londres, me 25 nentor, u botua deklarata e Pashiqit, se Serbia e kerkon Durresin me hinterlandin me te madh.

Formimi i Shqiperise autonome

Mirepo, Konferenca e Ambasadoreve ne Londer, me 20 dhjetor te vitit 1912, mori vendim per formimin e Shqiperise autonome, duke i dhene Serbise vetem te drejten e daljes tregtare ne detin Adriatik. Po kjo konference, me 20 mars te vitit 1913, vendosi qe Shkodra t'i jepet Shqiperise. Mali i Zi nuk e pranoi vendimin e fuqive te medha: Serbia e perkrahu qedrimin e Malit te Zi dhe i dergoi trupat e veta per ta forcuar rrethimin e Shkodres. Fuqite e medha (me 21 mars) vendosen te bejne demonstrimin detar, nga i cili u rezervua vetem Rusia. Kryqezoret austro-hungareze, angleze, franceze, gjermane e italiane, te tubuara afer Barit, i detyruan trupat serbe qe te terhiqen nga pozitat rreth Shkodres.

Bllokada e bregdetit te Malit te Zi

Me 10 prill, Fuqite e medha shpallen bllokaden e bregdetit te Malit te Zi, por qeveria malazeze e vazhdoi rrethimin e Shkodres, e cila kapitulloi me 20 prill. Mbreti Nikolla, megjithate, u detyrua te leshoje pe dhe, me 4 maj, me nje telegram qe ia dergoi ser Eduard Greit, fatin e Shkodres e la ne duart e Fuqive te Medha. Okupimi nderkombetar i Shkodres zgjati prej 5 majit 1913 deri ne fillim te Luftes Boterore.



II NDARJA E SFERAVE TE INTERESIT NE SHQIPERI MIDIS SERBISE E GREQISE

Megjithese nen presionin e fuqive te medha, ne radhe te pare te Austrise, u detyrua te terhiqej nga Adriatiku dhe nga Shqiperia Veriore, Serbia nuk e humbte shpresen.

Ne deklaraten qe ishte shtojce e fshehte e Traktatit te aleances midis Greqise dhe Serbise, me 19 maj te vitit 1913, u ndane sferat e interesit midis Greqise e Serbise ne Shqiperine autonome sapo te formuar. Territori qe gjendet ne veri te grykes se lumit Seman ne det, pastaj buze ketij lumi deri ne gryken e Devollit, mandej buze Devollit deri ne malin e Kamjes - hynte ne sferen serbe te ndikimit. Pjesa jugore e Shqiperise, prej kesaj vije, hynte ne sferen greke te ndikimit. Ne rast trazirash ne Shqiperi, dy shtetet duhej te merreshin vesh per qendrimin qe do te merrnin.

Keto jane kerkesat maksimale qe i kemi paraqitur ne nje dokument me shkrim ndaj Shqiperise.



III PAKTI I LONDRES DHE SHQIPERIA

Pakti i Londres, lidhur me 16 prill te vitit 1915 midis Frances, Britanise se Madhe, Rusise dhe Italise, kishte keto dispozita lidhur me Shqiperine:

Ne verejtjen e nenit 5 thuhej: Kater fuqite aleate do t'u ndajne tokat e Adriatikut te permendura me poshte Kroacise, Serbise e Malit te Zi (...). Ne Adriatikun e poshtem (ne viset qe e interesojne Serbine e Malin e Zi) tere bregdetin prej kepit te Plamkes deri ne lumin Dri me portet e rendesishme Splitin, Dubrovnikun, Kotorrin, Tivarin, Ulqinin e Shengjinin... Porti i Durresit do t'i dorezohet shtetit te pavarur mysliman Shqiperise."

Ne nenin 6 thuhej: "Italia do t'i marre ne pronesi te plote Vloren, ishullin Sazan dhe, pervec ketyre, nje territor mjaft te gjere per mbrojtjen e tyre, do te thote pjesen midis lumit Vjosa ne veri e ne lindje dhe ne jug deri ne Himare."

Ne nenin 7 thuhet: "Ne qofte se formohet nje shtet i vogel autonom dhe neutral i Shqiperise, Italia nuk do ta kundershtoje deshiren e Frances, te Britanise se Madhe e te Rusise, qe viset veriore dhe jugore te Shqiperise te ndahen midis Malit te Zi, Serbise dhe Greqise."

"Italia do ta fitoje te drejten qe t'i udheheqe punet e jashtme te Shqiperise."

Qe ne vitin 1915, fuqite e medha, pra, e pranuan parimin e ndarjes se Shqiperise dhe pranuan se ne Shqiperi kane interesat e veta Italia, Serbia dhe Greqia. Ndersa dy shteteve ballkanike u jepej e drejta e korrigjimit te kufijve, Italise i jepej Vlora dhe protektorati mbi Shqiperine e cunguar.



IV. SHQIPERIA NE KONFERENCEN E PAQES

Pikepamje e fuqive te medha

Ne Konferencen e paqes, fuqite aleate (Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes), per Shqiperine propozuan me pare, ne veri dhe ne lindje, ata kufij qe i kane caktuar ne Konferencen e Londres ne vitin 1913; ia njohen Italise sovranitetin e plote mbi Vloren dhe prapavijen e nevojshme dhe ia dhane Italise mandatin per administrimin e shtetit te lire shqiptar nen kontrollin e Lidhjes se Kombeve. (Memorandumi i 9 dhjetorit te vitit 1919)

Pikepamja jone - (Kunder mandatit te Italise. Per Shqiperine e lire. Argumentet per korrigjimin e kufirit dhe per marrjen e Shkodres dhe te Shqiperise Veriore).

Per pergjigjen tone te 8 janarit te vitit 1920, ne e kundershtuam propozimin qe Italise t'i jepej mandati mbi Shqiperine, duke theksuar se kjo do te ishte perseritje e rastit te Bosnjes e Hercegovines. "Kjo zgjidhje, thuhej ne pergjigjen tone, do te krijonte ne favor te Italise kufirin ofensiv kunder shtetit tone, i cili do te ishte i privuar nga mjetet per mbrojtje. Kjo do te ishte, nje fare dore, perparesi ofensive, por edhe mbeshtetje tjeter e persosur strategjike.

Ne kemi kerkuar, per shkaqe ekonomike dhe strategjike, qe te behet korrigjimi i kufijve ndaj nesh (ne rrjedhen e mesme te Drinit, ne Bune dhe ne lidhje me fiset e Kelmendeve dhe te Kastrateve), qe i ka caktuar Konferenca e Londres e vitit 1913. Perpos ketij korreksioni, delegaconi yne ka deklaruar se zgjidhja me e mire eshte qe Shqiperia te behet shtet i pavarur ne kufijte e vitit 1913 dhe me administrate autonome.

Ne rast se nuk do te pranohej kjo zgjidhje, ose ne qofte se pjesa jugore e Shqiperise do t'u takonte shteteve te tjera, Delegacioni yne do te kerkoje per ne pjesen veriore te Shqiperise deri ne Dri. "Shteti yne ka te drejta te vjetra karshi ketyre viseve, thuhet ne memorandumin tone. Shkodra ka qene kryeqyteti i mbreterve serbe. Populli yne ka derdhur lumenj gjaku per Shkodren, sidomos ne luften e vitit 1913, e cila i kushtoi Serbise shume mijera ushtare te saj e Malit te Zi nje te treten e ushtrise se tij. Per t'i plotesuar deshirat e Fuqive te Medha, trupat serbe e malazeze e zbrazen ne vitin 1913 Shkodren dhe Shqiperine Veriore. Austria duke e mobilizuar ushtrine, u kercenua me lufte. Shkodra mund t'i takonte Malit te Zi, sikur te kishte pranuar qe Llovqenin t'ia leshonte Austrise, ose qe te neutralizohej. Por, Mali i Zi nuk pranoi t'ia leshonte Austrise kete pozite te rendesishme strategjike."

Lugina e Drinit dhe Shkodra perbejne nje teresi gjeografike dhe ekonomnike me Malin e Zi dhe viset kufitare te Serbise. Per Serbine e Mesme dhe Malin e Zi, lugina e Drinit eshte e vetmja rruge e drejtperdrejte dhe me e shkurter per Adriatik. Hekurudha e rendesishme Danub - Adriatik duhet te kaloje neper luginen e Drinit. Konferenca e Ambasadoreve e Londres ne vitin 1913 ia ka pranuar Serbise te drejten e daljes ne det."

"Shkodra eshte ne lidhje edhe me lumin Buna, e cila ia hap tregtise malazeze rrugen e natyrshme per ne det. Qysh me Traktatin e Berlinit, Mali i Zi e gezon te drejten e lundrimit te lire ne Bune. Liqeni i Shkodres, ne pjesen me te madhe, i takon Malit te Zi. Per shkak te pakujdesise turke, tokat me te mira malazeze ende jane te permbytura nga uji i liqenit te Shkodres. Prandaj, shtetin tone, ne masen me te madhe, e intereson rregullimi i Bunes dhe i Drinit, jo vetem per shkak te lundrimit neper Bune, por edhe per arsye se ne kete menyre do te thaheshin 12 deri 20000 hektare toke shume pjellore dhe po aq do te bonifikoheshin. Dy te tretat e kesaj toke i takojne Malit te Zi.



Pikepamja italiane.

(Sipas memorandumit te 10 janarit te vitit 1920)

Italia kerkon nga Lidhja e Kombeve mandatin qe ta administroje shtetin e pavarur shqiptar.

Kufijte shqiptare ne veri dhe ne lindje do te jene ata qe kane qene caktuar ne Konferencen e Londres. Kufiri jugor do te jete objekt shqyrtimi.

Qyteti i Vlores do t'i jepet Italise ne sovranitet te plote me prapavijen e nevojshme per mbrojtjen e saj dhe per zhvillimin ekonomik.

Aleatet pranojne qe Shkodra dhe Shqiperia Veriore t'i bashkohen Jugosllavise.

Duke propozuar nje zgjidhje te pergjithshme te ceshtjes se Adriatikut, e ne lidhje me dorezimin e Rijekes Italise, Klemanso, ne cilesine e kryetarit te Konferences se Paqes, me 13 janar te vitit 1920, u tha Pashiqit e Trumbiqit: "Pra, Shteti i Serbeve, i Kroateve dhe i Slloveneve do te ngritet ne kulmin e fuqise se vet, ani edhe kur ta kete Shkodren, Drinin dhe Shengjinin e Medovanit."

Niti e pat pranuar kete, me kusht qe Italia ta mbante Vloren dhe ta merrte mandatin mbi Shqiperine.



Pergjigjja jone e fundit Konferences se Paqes

Ne pergjigjjen tone te fundit Konferences se Paqes, me 14 janar te vitit 1920, ne kemi parashtruar perseri qendrimin se zgjidhja me e mire do te ishte qe administrata e Shqiperise, ne kufijte e caktuar ne vitin 1913, t'i besohet qeverise lokale autonome, pa ingjerenca te asnje fuqie te huaj. E ne qofte se kjo zgjidhje nuk pranohet, por vendoset qe pjese te territorit shqiptar t'u jepen shteteve te tjera, Delegacini yne do te kerkoje pjesen e Shqiperise Veriore (duke paraqitur nje harte me kufirin e shenuar), per te cilen premtoi regjim autonom.



Pikepamja e te ndjerit Pashiq

Kur dukej si e sigurt se aleatet do ta lejonin Italine qe te perforcohej ne Shqiperine e Mesme, kryetari i Delegacionit tone, Pashiq, ne mbarim te vitit 1919, e informoi qeverine ne Beograd se kishte ardhur casti qe, te shtrenguar nga rrethanat, ta ndryshonin politiken tone ndaj Shqiperise. Ne ate leter thuhej: "Pasi, per shkak te depertimit te Italise dhe te perkrahjes se saj nga ana e fuqive te medha, nuk mund ta kthejme ne Shqiperi gjendjen qe ishte para evakuimit te ushtrise sone dhe ne kohen e pushtetit te Esad Pashes; pasi fuqite e medha po duan ta zbatojne Marreveshjen e Londres dhe Shqiperia nuk do te jete ajo qe ne e kemi kerkuar dhe aleatet do t'ia japin Italise Vloren me interland dhe protektoratin mbi nje pjese te Shqiperise, ne keto rrethana, duhet te kerkojme kufij te tjere me te mire me territoret shqiptare qe do te jene nen protektoratin e Italise."

"Minimumi qe do te pranojme nga aleatet eshte ky: kufiri buze Drinit te Zi deri te bashkimi me Drinin e Bardhe e prej aty buze Drinit deri ne det."

"Ne duhet te kerkojme maksimumin, ne menyre qe Italia te marre sa me pak. Ky maksimum i pretendimeve tona do te ishte: lumi i Matit deri ne burimin e tij e prej andej drejt nga lindja deri te Drini i Zi. Pra, Mati dhe Drini do te ishin kufijte tane me protektoratin italian."



V. PUSHTIMI ITALIAN I SHQIPERISE PAS LUFTES DHE TERHEQJA DEFINITIVE PAS MOSSUKSESIT TE VLORA

Pas mbarimit te luftes, ne baze te nje vendimi ushtarak te aleateve, trupat italiane e pushtuan tere territorin e Shqiperise, madje edhe ate pjesen veriore, e cila na ishte dhene me Paktin e Londres. Vetem Shkodra kishte mbetur nen pushtetin e perbashket te trupave franceze dhe italiane.

Per shkak te qendrimit armiqesor qe kishte atehere Italia ndaj shtetit te Serbeve, te Kroateve e te Slloveneve, ne e konsideronim kete pushtim ushtarak italian te Shqiperise rrezik me te madh per ekzistencen tone. Ne token shqiptare u zhvillua nje lufte e rrepte midis nesh dhe Italise. Italianet atehere e iniciuan ceshtjen malazeze dhe ate maqedonase, si dhe idene e Shqiperise se Madhe deri ne Kacanik. Ne zhvilluam kunder tyre aksione here te fshehta, here te hapeta, duke blere me para parine shqiptare dhe duke proklamuar idene e "Shqiperise se pavarur" dhe "Ballkani popujve ballkanike".

Pakenaqesia e popullsise shqiptare, per te cilen e kemi perkrahjen edhe ne, i detyroi italianet qe, ne fillim te vitit 1920, t'i terhiqnin trupat e tyre nga viset e brendshme te Shqiperise dhe te ndaleshin vetem rreth Vlores, prej nga, ne qershor te po atij viti, u detyruan te terhiqen dhe te lidhin me qeverine e Tiranes nje marreveshje per evakuimin e tyre nga tere territori shqiptar, pervec ishullit te Sazanit.

Evakuimi nga Shqiperia u be, pra, ne saje te rezistences se organizuar te shqiptareve, por nuk duhet harruar se Italia, ne ate kohe ishte politikisht edhe ushtarakisht shume e dobet. Edhe sot ka shqiptare qe mendojne se kur te donin do te mund t'i debonin italianet nga Shqiperia.

Ky vetebesim eshte fatal per ta, sepse nuk po e shohin se Italia fashiste e sotme nuk eshte ajo qe ishte ne vitin 1920 nen qeverine parlamenare te Nitit, te Gjolitit dhe te Faktes.



V SHQIPERIA PARA KONFERENCES SE AMBASADOREVE

Meqenese me evakuimin e trupave italiane nga Shqiperia situata ne terren ishte spastruar, Konferenca e Ambasadoreve, ne nentor te vitit 1921, mund te merrte vendim per njohjen e Shqiperise si shtet i pavarur dhe sovran. Ne vend te premtimeve te meparshme lidhur me Vloren dhe mandatin mbi Shqiperine, Fuqite e Medha ia njohen Italise vetem interesin e saj special per ruajtjen e pavaresise shqiptare. Shqiperia u pranua edhe ne Lidhjen e Kombeve, me shprese se kjo do ta siguronte edhe me teper pavaresine e saj.

Para Konferences se Amasadoreve provuam kot edhe nje here qe ta fitonim te drejten e korrigjimit te kufirit ne drejtim te Shkodres dhe ne drejtim te Drinit, duke theksuar per Shkodren shkaqet historike e per Drinin shkaqet ekonomike dhe ato te komunikacionit. Eksperti francez ne Konference, Larosh, na ngushelloi keshtu: "Qeveria mbreterore ka gabuar qe, ne kohen e vet, nuk e ka pranuar propozimin per ndarjen e Shqiperise. Pashiqi qe pajtuar me kete, por qeveria e Beogradit pat refuzuar". Qe te mos i lejonim italianet ne Vlore, ne u detyruam te heqim dore nga Shkodra dhe nga kufijte deri ne Dri.

Meqenese ne e perkrahnim gjithnje idene per mosndarjen e territorit shqiptar, qe ishte caktuar ne vitin 1913, si dhe pavaresine e Shqiperise, do te mund te supozohej se kjo zgjidhje e Konferences se Ambasadoreve ishte e kenaqeshme per ne. Nderkaq, kjo nuk eshte keshtu. Veshtiresite ne marredheniet tona me Shqiperine, si dhe ne marredheniet tona me Italine per shkak te Shqiperise po rendohen me tutje edhe pas shpalljes se Shqiperise shtet i pavarur dhe anetare e Lidhjes se Kombeve.



Republika e Mirdites

Ndersa Konferenca e Ambasadoreve po vendoste per kufijte e Shqiperise dhe per organizimin e pavaresise se saj, nga gjysma e vitit 1921, ne nenshkruam me parine e Mirdites marreveshjen per bashkepunim. Ishte parapare formimi i shtetit te lire te Mirdites, te cilin do ta mbronin forcat ushtarake te SKS-se dhe interesat e se ciles ne boten e jashtme do t'i perfaqesonte qeveria e Beogradit. Qeveria e Tiranes e shtypi kete levizje e ne u akuzuam dhe u denuam para Lidhjes se Kombeve.



VII. PAKTI I ROMES, PASHIQI, MUSOLINI DHE SHQIPERIA

Pakti i Romes, i janarit te vitit 1924, per nga fryma e vet, ua imponoi Romes e Beogradit respektimin e pavaresise dhe parimin e mosperzierjes ne punet e brendshme te Shqiperise, si dhe informimin e ndersjelle mbi ngjarjet ne Shqiperi.

Nderkaq, kjo nuk qe pengese qe Qeveria italiane, ne qershor te vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kunder Ahmet Zogut e as qeveria jone, ne dhjetor po te atij viti, t'ia bente te mundshme Ahmet Zogut, qe, nga territori yne, te futet ne Shqiperi per ta marre pushtetin. As Roma, as Beogradi, nuk munden t'u benin balle intrigave dhe kerkesave te "miqve" te vet shqiptare, qe kerkonin ndihme per ta mbajtur pushtetin ose per te ardhur ne pushtet dhe qe premtonin besnikeri e bashkepunim, kurse ne rastin e pare e nderronin orientimin.



VIII PAKTI I TIRANES DHE GJENDJA QE KRIJOI AI

I ndjeri Pashiq, duke u dhene udhezime perfaqesuesve tane per pune ne Shqiperi, u thoshte: ne duam qe Shqiperia te jete e pavarur, por e dobet dhe e parregulluar. Koha ka treguar se kjo ishte e pamundshme te qendronte. Shqiperia e dobet dhe e parregulluar patjeter do te kerkonte ndihme e mbrojtje atje ku mund t'i gjente keto. Regjimi i rrezikuar nga Italia, na drejtohej neve, e regjimin te cilin donim ta permbysnim ne, kerkonte mbrojtje nga Italia.

Shqiperia e dobet dhe e parregulluar, ne vitin 1926, kerkoi mbrojtje e ndihme nga Italia. Ahmet Zogu se pari mori garanci per regjimin e vet, e pastaj, ne vitin 1927, pranoi te lidhe Aleancen ushtarake per 20 vjet, mori me qindra e qindra miliona lireta per pune botore, ia nenshtroi plotesisht Shqiperine Italise ne pikepamje ekonomike e financiare, pranoi shume instruktore italiane. U krijua, pra, nje raport qe i ngjante shume atij protektorati, kunder te cilit ne luftonim ne Konferencen e Paqes.

Rreziku me i madh qe viteve te fundit na vinte nga Shqiperia ishin organizimi ushtarak, fortifikimet ushtarake dhe aksioni irredentist. Gjithkund e shihnim rrezikun nga aksioni italian dhe ate "kufirin ofensiv" kunder te cilit kishim luftuar para aleateve ne Paris, kur ata propozonin qe Italise t'i jepej mandati ne Shqiperi.

Eshte me interes te permendim ne kete vend se vetem ne kemi protestuar dhe kemi luftuar kunder nderhyrjes se Italise ne Shqiperi dhe ne Ballkan. Asnje shtet tjeter ballkanik nuk na perkrahu ne kete pikepamje. Dy fuqite detare mesdhetare, Franca dhe Anglia, nuk kundershtuan mbylljen e detit Adriatik. Per me teper, Osten Cemberlen, ne takimin me Musolinin ne Livorno, ne vitin 1926, e dha pelqimin per Paktin e Tiranes. E te gjithe perfaqesuesit franceze ne Tirane gjithnje e keshillonin mbretin Zog qe te mos hynte ne konflikt me italianet.



IX. PAKTI ITALO-JUGOSLLAV I MIQESISE I 25 MARSIT 1937

Italia e Jugosllavia, duke ndjekur politike miqesore njera me tjetren, mund te merren vesh ne lidhje me Shqiperine, ne kete baze: Italia ka interesin e vet jetesor ne Vlore; kjo pjese e bregdetit shqiptar nuk ben te rrezikohet nga ne; ne duhet ta kuptojme kete interes dhe ta respektojme. Interesi jetesor i Jugosllavise eshte qe te mos jete e rrezikuar ne kufirin e Shqiperise me Serbine Jugore as me Kosoven (e banuar me shqiptare) e as me Shkodren dhe Malin e Zi. Pa dyshim se kjo eshte marre parasysh ne protokollin e fshehte te Paktit te Miqesise kur eshte parapare se do te ndalet fortifikimi i metejshem ne zonat e Librazhdit e te Milotit. Sa i perket aksionit ekonomiko-financiar ne Shqiperi, ne nuk kemi as nuk deshirojme te investojme fare mjetesh te posacme. Italianet, pra, mbeten pa konkurrence dhe pa verejtje nga ana jone, kuptohet me kusht qe te mbeten ne kufijte e obligimit tjeter te fshehte, qe e kane marre ndaj nesh para dy vjeteve se ne pikepamje politike, ekonomike ose financiare nuk do te kerkojne kurrfare dobish speciale qe do ta komprometonin ne menyre te drejtperdrejte ose te terthtorte pavaresine e shtetit shqiptar.

Ne kete menyre, Pakti i Miqesise, i 25 marsit 1937, krijoi nje "modus vivendi" te durueshem midis nesh dhe Italise ne terrenin shqiptar, ku, viteve te meparshme, kishim aq shume konflikte dhe mosmarreveshje.

Eshte ceshtje tjeter se sa ne Shqiperi do te mund t'u bente balle ky qetesim sprovave te ndonje situate me te rende e me te nderlikuar ne detin Mesdhe ose ne Ballkan.



X RUAJTJA OSE NDRYSHIMI I STATUS KUOS

Pavaresia e Shqiperise eshte zvogeluar, por nuk eshte shuar

Pavaresia e nje shteti ndaj botes se jashtme gjithmone eshte nocion relativ. Duke marre parasysh edhe rrethanat, kjo pavaresi eshte me e plote ose eshte e zvogeluar. Per Shqiperine sot nuk mund te thuhet se politika e saj e brendshme dhe e jashtme eshte e pavarur nga Italia. E megjithate, ne bashkesine nderkombetare, Shqiperia konsiderohet shtet i pavarur. Nga aspekti juridik nderkombetar, bregdeti shqiptar nuk eshte italian, por eshte nen sovranitetin e nje shteti ballkanik. Italia ende nuk ka shkelur ne Ballkan. Ajo ka sovranitetin e vet ne nje pjese te territorit te Zares, por kjo me nuk i jep mundesi per zhvillim te metejshem. Italia ushtron ndikimin e vet ne Shqiperi, por nuk ka liri aksioni si ne territorin e vet. Shqiptaret, megjithate, e kundershtojne nderhyrjen e saj, i shkaktojne veshtiresi, e ngadalesojne.



"Ballkani popujve ballkanike"

Politika tradicionale e Serbise eshte "Ballkani popujve ballkanike". Ky parim, ne kohen e vet, eshte perdorur ne lufte kunder Perandorise Otomane dhe Monarkise Austro-Hungareze. Jugosllavia e perdori me sukses kete kunder dispozitave te Paktit te Londres, i cili fuste Italine ne Dalmaci dhe ne Shqiperi.

Ne aplikimin e ketij parimi, ne kemi pare gjthmone garancine me te mire per paqe ne Ballkan, per bashkepunim midis popujve ballkanik, per zhvillimin normal te popujve ballkanike. Prania e nje fuqie te madhe ne Ballkan eshte dere e hapur per intriga e pushtime.

Ekspansioni i Italise

A eshte e mundur qe Italia, duke u bere zoteruese sovrane e Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te mbetet vetem ne ate brez te ngushte bregdetar? Ne nuk kemi besuar para 20 vjeteve, kur fuqite e medha ia dhuruan Italise Vloren me hinterlandin. Aq me pak mund te besojme sot, kur Italia po tregon aq dinamizem dhe guxim ne politiken e vet te jashtme.

Nje precedent i rrezikshem

Marrja e nje pjese te territorit ballkanik nga ana e nje fuqie te madhe jashteballkanike, pa kurrfare baze etnike, per te gjithe popujt ballkanike, pra, edhe per ne, eshte nje precedent i rrezikshem. Fuqite e tjera te medha, nga drejtimet e tjera, mund te paraqiten me pretendime te ngjashme. Rasti i Italise ne Shqiperi eshte posacerisht i rrezikshem per ne, sepse me Paktin e Londres, me te cilin Italise iu njoh per here te pare Shqiperia jugore, iu njoh edhe Dalmacia veriore. Precdenti per ngjalljen e dispozitave te Paktit te Londres ne nje sektor te Ballkanit e hap deren edhe per ngjalljen e dispozitave te tjera.

Ndarja e Shqiperise

Me rastin e vleresimit te tere kesaj ceshtjeje, duhet te kemi parasysh se ne cdo menyre duhet te shikojme qe t'i shmangemi cdo konflikti qofte te fshehte qofte te hapet me Italine. Gjithashtu duhet ta evitojme pushtimin e tere Shqiperise nga ana e Italise se ne kete menyre do te na rrezikonte ne vendet me te ndjeshme - ne Boke te Kotorrit dhe ne Kosove.

Duke marre parasysh te gjitha keto qe thame me siper, ndarja e Shqipeise do te mund te vinte ne konsiderim per ne vetem si nje e keqe e domosdoshme dhe e paevitueshme, te ciles nuk do te mund t'i benim balle, dhe si nje dem i madh nga i cili duhet te nxjerrim aq dobi sa eshte e mundshme, do te thote nga dy te keqija duhet ta zgjedhim ate qe eshte me e vogel.

Kompensimet tona

Keto kompensime gjenden ne materialin e perpunuar para 20 vjetesh, kur shtrohej ceshtja e ndarjes se Shqiperise.

Maksimumi qe kemi kerkuar ne ate kohe ishte kufiri qe do te shtrihej buze Matit e Drinit te Zi dhe qe do te na jepte sigurine strategjike te Malit te Zi dhe te Kosoves. Gjithashtu duhet t'i siguroje luginat e liqenet te Ohrit dhe te Prespes, duke perfshire Pogradecin dhe fshatrat sllave te Malit te Thate, si dhe ato midis Prespes e Korces.

Marrja e Shkodres, ne kete rast, do te kishte rendesi te madhe morale dhe ekonomike.

Kjo do te na mundesonte zhvillimin e punimeve te medha hidroteknike dhe perfitimin e tokes pjellore per ushqimin e Malit te Zi. Shqiperia Veriore, ne kuadrin e Jugosllavise, do te mundesonte krijimin e lidhjeve te reja te komunikacionit te Serbise Veriore e Jugore me Adriatikun.

Me ndarjen e Shqiperise do te zhdukej qendra terheqese per minoritetin shqiptar ne Kosove, i cili, ne nje situate te re, do te asimilohej me lehte. Ne, eventualisht, do te kishim edhe 200000 deri 300000 shqiptare me teper, por keta jane, te shumten, katolike, marredheniet e te cileve me shqiptaret myslimane nuk kane qene kurre te mira. Shperngulja e shqiptareve ne Turqi gjithashtu do te behej ne rrethana te reja, sepse nuk do te ekzistonte kurrfare aksioni me i forte per pengimin e saj.

Beograd, me 30 janar 1939

Shifrat

Gjenocidi serb ne Kosove

Sipas te dhenave dokumentare, ne vitet 1876-1900 jane perzene nga trojet e tyre te Prokuples, Vranjes, Leskocit dhe Nishit jo me pak se 200 mije shqiptare. Gjate Luftes Ballkanike jane shperngulur nga Kosova me dhune 120 mije shqiptare, ndersa ne periudhen mes dy luftrave boterore u shperngulen per ne Turqi 300 mije shqiptare dhe per ne Shqiperi 50 mije te tjere. Nderkaq, ata shpronesoheshin nga tokat, shtepite, mjetet e punes etj., te cilat u jepeshin koloneve serbe e malazeze qe vendoseshin aty.

Marreveshja e 11 korrikut 1938, e lidhur mes Jugosllavise e Turqise, parashikonte qe brenda 8 vjeteve te ardhshem te shpernguleshin per ne Turqi 40 mije familje shqiptare.

Pas Luftes se Dyte Boterore, afer 500 mije shqiptare u vendosen ne Turqi, ndersa gjate viteve 1974-1999 mbi 300 mije shqiptare jane larguar nga Kosova ne vende te ndryshme si refugjate ekonomike, te detyruar nga kushtet e renda ekonomike dhe dhuna serbe.

Shifra te bera publike gjate punimeve te seminarit "Gjenocidi serb ne Kosove", Tirane, qershor 1999