-
i/e regjistruar
Rrugaçi Nuk është Majtist As Djathtist
RRUGAÇI NUK ËSHTË MAJTIST AS DJATHTIST
Kurrë gjatë jetës nuk kam besuar që ndonjë zyrtar shqiptar do të tregoj sjellje të rrugaçit. Rrugaçi nuk është majtist as djathtist, ai mund t’u afrohet të gjithëve por rrugaçi nuk është me askënd. Mjerisht, para më se një muaj në Kuvendin e Kosovës një zëvendësministër dhe deputet shprehu sjellje rrugaçërie kundër qeverisë së Kosovës ku punonte! Atë që ky deputet publikisht e ka thënë në Kuvend nuk është dashur ta thotë as në rrugë ose edhe i turbulluar nga alkooli. Aq më tepë kur shqiptari në gjendje normale, deri me tani, nuk ka shprehur fjalë të ndyra në prezencën e femrave. Për të qenë poshtërsia më e madhe disa liderë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, “si partiak të devotshëm” u ngritën dhe në Kuvend u orvatën ta mbrojtën rrugaçërinë! Mirëpo dihet që mbi të vërteten, të drejtën e të moralshmen nuk mund të kërkohen vlera tjera. Pastaj aktori i rrugaçërisë nuk duhet as nuk mund të mbrohet edhe në qoftë se është familjar ose me të kanë qenë raportet miqësore. Kurse disa karrieristë të sëmurë shpërthyen me kritika duke menduar që u erdhi momenti për të prishur aleancën mes PDK-LDK dhe përmbysur qeverinë. Opozita duhet ta kritikoj qeverinë për lëshime e gabime të bëra por jo të merren aksione të pakontrolluara për të rrëzuar atëherë për t’u bërë vet qeveritarë. Por duhet kuptuar që në këtë kohë, para se të filloj punimet asambleja e OKB-s, të gjithë zyrtarët dhe të gjithë shqiptarët duhet ta ndihmojmë qeverinë aktuale, institucionet tjera dhe aktivitetet rreth Kosovës.
E pabesueshme por fatkeqësisht e vërtetë. Në korrik 2008, në Kuvendin e Shqipërisë shpërtheu një rrugaçëri e cila solli reagime dhe konfrontime të ashpra të deputetëve nga të dy partitë kryesore. Në vend se të gjithë deputetet dhe shqiptarët tjerë prezent në Kuvend të dënonin diskutimin provokues, ofendues dhe të marrë, mjerisht duheshin të duken dhe u ngritën disa “trima” duke mbrojtur atë që është e dëmshme dhe antikombëtare! Mirëpo nuk u plotësuan epshet e armiqve e të bashkëpunëtorëve të tyre për përleshje më të madhe ose ndonjë tragjedi. Ndërsa nga karrierizmi, urrejtja primitive, rivalitetet e pakontrolluara partiake dhe për të fajësuar sa më tepër “kundërshtarët”( të gjithë shqiptarë ) u ndërmorën aksione që atë që ndodhi në Kuvend ta kuptojnë sa më gjerë opinioni ndërkombëtar! Kuptohet që këto veprimtari e dëmtojnë Shqipërinë dhe interesat kombëtare. Mirëpo dihet që atdhetarët dhe njerëzit më shëndet të padëmtuar, nuk i dëmtojnë interesat e shtetit e të kombit. Kurse zyrtarët kanë për detyrë dhe obligim t’i mbrojnë Shqipërinë e popullin shqiptar. Gjithashtu dihet mirë që rrugaçi nuk mund të “shpallet hero” dhe nuk duhet as nuk mund të mbrohet. A mos kjo që ndodhi në dy parlamentet shqiptare tregon se robëria e gjatë, copëtimi i kombit dhe interesat e armiqve i zvogëluan ose te disa edhe i shuan kualitetet e larta të kombit fisnik shqiptar?!
E dimë që kurrë gjatë historisë kombi shqiptar nuk ka gëzuar përkrahje ndërkombëtare. Deri me tani superfuqitë e kohës i kanë ndihmuar armiqtë e kombit tonë dhe agresorëve që na kanë sulmuar, okupuar dhe copëtuar ua kanë dhuruar territoret autoktone shqiptare! Për herë të parë gjatë historisë më 1999 Amerika me aleatet perëndimorë, e shpëtoi popullin shqiptarë të Kosovës nga shpërngulja dhe masakrat çfarosëse. Edhe sot Amerika më Anglinë dhe me aleatët tjerë, janë duke mbrojtur e ndihmuar Kosovën, duke përkrahur e ndihmuar Shqipërinë dhe përkrahur pjesët e popullit shqiptar nën okupacionin e shteteve fqinjë. Gjendjen në të cilën ndodhemi sot shqiptarët e kanë kërkuar e pritur me shekuj, edhe pse pjesë jo të vogla të territoreve e të popullit shqiptar ende gjinden nën okupacion. Por pavarësia e Kosovës i ka egërsuar e verbuar armiqtë e dy shteteve dhe të kombit shqiptar. Këta armiq si bisha janë ngritur në këmbë të mbrama dhe e kanë hapur gojën për të na gëlltitur. Kështu disa forca antishqiptare tani publikisht po ndërmarrin aksione të rrezikshme në disa pjesë të territorit kombëtar në jug të Shqipërisë. I kamufluar në petkun besimtarit A.Janullatos, antishqiptar i dokumentuar me vepra, i ndihmuar nga diplomatet e Greqisë të akredituar në Tiranë e në Gjirokastër dhe më disa zyrtarë tjerë e forca antishqiptare nga Greqia e jashtë saj, intensivisht është duke vepruar kundër Shqipërisë. Kurse aktoret e konfrontimeve partiake dhe trimat e nxitjeve të përplasjeve mes vëllezërve shqiptarë, tani po heshtin ndaj këtyre agresorëve dhe rrezikut që po paraqesin për Shqipërinë! Jo vetëm shqiptarët por edhe mjaft ndërkombëtarë po befasohen nga mos reagimi i shqiptarëve ndaj këtij rreziku! Pastaj, agresorë të njohur po e kërcënojnë Republikën e Kosovës. Aktualisht në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në disa komuna tjera në veri të Kosovës, të ndihmuar edhe nga disa zyrtarë të UNMIK-ut, po ndërmerren aksione terroriste kundër popullit shqiptar dhe kundër pavarësisë së Kosovës.
Gjatë verës së vitit 2006, në Kuvendin e Kosovës një deputet paraqiti kërkesën për rishqyrtimin e keqpërdorimit të buxhetit të këtij institucioni. Për t’u treguar partiak “i devotshëm” dhe mbrojtës “besnik” i kryeparlamentarit, një tjetër mjeran deputet nuk u përgjigj në pyetjen e parashtruar por deklaroj: “edhe motra jote po merret më malliverzime financiare”! Kurse ajo motër shqiptare nuk ishte deputete as nuk ishte prezentë në seancën e kuvendit. Çfarë ishte kjo pyetje?! A mund të zgjidhën problemet që lindin dhe si mund të arrihen përparime me deputet dhe më njerëz të këtillë të gatshëm për lufta ndërpartiake dhe për konfrontime mes shqiptarëve?! Këtë që ndodhi para disa viteve në Kuvendin e Kosovës tash e përmenda për të njoftuar dhe përsëritua që FAMILJA ËSHË E PAPREKSHME, në veçanti familja shqiptare. Për gabimet e bëra dhe dëmet e shkaktuara janë përgjegjës dhe akuzohen e fajësohen individët e zyrtarët, KURRSESI DFAMILJA.
Më 9 gusht 2008 Dr. Ramadan Xhema
Greenwich, USA
-
-
i/e regjistruar
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt