Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    A kanë studentët probleme?

    Përshëndetje të gjithëve...

    A jeni ju studentë?

    E shohim të arsyeshme të diskutojmë pakëz lidhur me problemet e studentëve dhe peripecitë e tyre që i hasin në studimet që bëjnë...

    Anëtarë të Forumit Shqiptar, ju që ishit student, por edhe ju që jeni tani, kam përshtypjen se në studimet tuaja keni patur ose keni ca probleme që ju pengojnë në punën tuaj studimore...!!!

    Pse keni probleme me studime? Cilat janë ato? Kush është shkaktar i tyre? Prej nga vijnë ato? Ku duken më së tepërmi? Cilët janë faktorët kryesor që juve ju sjellin probleme? Këtyre dhe pyetjeve të tilla, ne mund t`u japim përgjigje së bashku. Dëshiroj që të njihemi me përvojat tuaja gjatë studimeve dhe problemeve që keni patur.

    Uroj që ky të jetë një diskutim i hapur, i sinqertë, i mirëkuptueshëm dhe tejet kostruktiv.

    Presim postimet tuaja dhe të njihemi me realitetin e studimeve tona...

    Përshëndetje dhe respekte për të gjithë. Me mirëkuptim, nga Dar_di.

  2. #2
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anëtarësuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895
    Un student jom...!

    Probleme??? Huh....Sa te dush...!

    fillo qe preokupimi im...kalo te oret e mesimit...pedagoget...shkolla me 2 turne... provimet...miku ke nota....angazhimi i studentve...studentet ne klase...bah...skan fund
    * Im a Slow Walker...But i Never Walk BaCk *

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Studimi vet.
    Sui generis

  4. #4
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539
    Sigurisht qe kane edhe at pak si pak si shume: studimi, problemet personale familjare shoqerore pasi qe edhe ai jeton vepron ne nje vend don sdon vete te vijn ndonjhere hallet.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Si nuk kemi probleme! Stresi, teper ngarkim ne ca klasa etc.
    Kte vit kam nje profesor qe po na TURTURON! Eshte gjeni, shume shume inteligjent por NUK DI TE JAPI MESIM. Seriozisht njeri me ze me monoton nuk kam pare ne jeten time. Del jasht topic per nja 5-10 min cdo here, haron per ca po fliste etc. Sot kishim quizin e pare dhe ishin te gjitha gjera per te cilat ai nuk kishte folur ne klase ose kishte folur shume shume pak.

    Nejse problem tjeter per mua eshte qe shoqa ime e dhomes gerhin lol dhe nuk do te ndezim diten e madhe naten sepse harxhohet korendi (per te cilin ne nuk paguajm).

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Kur kam qene studente(para pak vitesh) i vetmi problem imi kane qene shoqet e dhomes sepse kam jetuar ne konvikt.Kur me vinte mua orari studimit njera kerciste tenxheren,tjetra kendonte e keshtu po ashtu dhe une kundrejt tyre.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    A kanë studentët probleme?

    Përshëndetje të gjithëve!

    Së pari mirë keni bër që jeni inkuadruar në diskutim dhe keni shprehur në një mënyrë disa nga problemet tuaja të studimeve. Dikush i mendon këto probleme nga aspekti se ato kërkojnë shumë angazhim, shkatojnë lodhje, stres, lëvizje nga një vend në tjetrin, ndryshim të sallave të leksioneve, profesorët e pakujdesshëm ose të papërgjegjshëm etj..., dhe të gjitha këto shkaktojnë lodhje të tepruar, neveritje dhe papajtueshmëri. Kjo është diçka reale dhe mjaft konkrete nga ana juaj.

    FierAkja143, besa.a.nest, RaPSoul, LlaCiPaCi, keni dhënë përgjegje të çmueshme, të shkurtëra, por me shumë kuptim. E kam parasysh hallin hallin tuaj.

    Mirë, nga ky diskutim që do bëjmë, sigurisht se do të arnojmë diçka rreth kësaj problematike dhe natyrisht se do të hyjmë në më shumë detaje.

    Po filloj më konkretisht nga vendi se ku unë studioj, mendoj se do të thejmë akullin pozitivisht...!!!

    Problemet: Nuk kemi salla të mjaftueshme për leksione, nuk kemi mjete të mjaftueshme konkretizmi, na mungojnë profesorët më dinamik, mbajm leksione nga një herë çdo të dytën javë (këtë e bëjnë ata Profesorë që vijnë nga larg), mungon interesimi për ndëgjueshmëri të leksioneve, administrata jo efiksase për shërbim të studentëve, mungesë të literaturës profesionale si në Bibliotekën e Fakultetit ashtu edhe në vend (paradoksi më i madh është se në Bibliotekë ruhen ende librat dhe veprat e ideologjisë së marksizëm-leninizmit, etj... të tilla aq neveritëse dhe absurde), shtyerja pa nevojë e mbajtjes së provimeve nga ana e Profesorëve, përpilimi i testeve jo në mënyrë profesionale dhe kritike, vleresimi jo objektiv i studentëve dhe probleme tjera mjaft shokuese. Tepër tragjike është kjo që po e themi dhe të vjen për t`u ndier i pikëlluar kur gjitha këto i përmend me padashje, por që janë realitet në vendin ku ne studiojmë.

    Shebull konkret lidhje me një Profesor, me gjithë respektin ndaj tij, nuk mund të pajtohemi rreth një veprimi që ai ka bër si ndaj meje ashtu edhe ndaj kolegëve të mij që studiojmë së bashku. Në ditën që kishim provimin, ai erdhi me vonesë, por ne si gjithëherë e pritëm atë, ani pse ai u vonua. E përshëndetëm si zakonisht dhe së bashku me një shok i kërkuam që ne të hynim në provim verbalisht ose me gojë të vleresoheshim (këtë e kërkuam prejt tij, sepse më parë kishim dëgjuar se vleresimin me test nuk e shikon fare ose nuk e bën objektivisht), por ai me arrogancë reagoi ndaj neve, duke thën se po që se ju dy pyeteni me gojë, atëherë edhe të tjerët student duhet ta bëjnë të njejtën gjë. Ishim në mëdyshje, në njërën anë studentët tjerë nuk pranonin të pyeteshin me gojë, por vetëm me test. Dhe, unë me shokun pranuam të futeshim në provim me test. Nuk kishte zgjidhje tjetër. U futëm në provimin me test dhe Profesori na caktoi tri tema që të shkruanim për to (për ato tema na dha nga një fletë të bardhë me përmasa A4 që të shruanim në to). Fatmirësisht, pata marrur me vete fleta të tilla, sepse e dija se çfar do të ndodhte me të. Mirë, i shkrova tri temat ashtu siç kërkoi Profesori në mënyrë të shkurtë, përmbledhëse, origjinale dhe tepër të kuptueshme. I kushtova shumë rëndësi edhe shrimit, por siç do të shihni më vonë kjo nuk funksionoi fare. Dola i fundit nga salla ku mabjtëm provimin, sepse ai nuk zgjati as 30 min, ngase Profesori na mori fletat dhe tha të prisnim për gjysmë ore në koridor, sepse do na kontrollonte menjëher punën që kishim bër gjat provimit dhe do na kumtonte rezultatin dhe të na vënte notat në INDEX. Nuk shkoi 10 min, Profesori na thirri në sallë. Me fytyrën e tij nervoze e vërejtëm se nuk do na priste diçka e mirë. Rezultatet ishin zhgënjyese. Përveç një Kolegeje që kishte marrur notën 8(të cilës Profesori në fund ia la 9), tjerat ishin 7, 6, dhe shumë nota 5 (këta që nuk kishin kaluar provimin). Unë kisha pasur notën 7, nuk mund ta besoja dhe nuk mund të pajtohesha fare me vlerësimin që më kishte bër Profesori. Më erdhi radha të marr notën, por nuk pranova. Kërkova arsyetimin dhe detajet më të thukta nga Profesori për këtë vlerësim që më kishte bërë. Ai u arsyetua me faktin se nuk kisha shkruajtur sa kishte kërkuar ai, ndërsa unë në tri fleta A4 i kisha shkruajtur temat veç e veç. Më pyeti se a dëshiron këtë notë. Jo, me shumë mirësjellje i thash Profesorit. Do të provoj afatin tjetër të mësoj më shumë, ndoshta mund të arrij rezultatin që më takon dhe sipas punës që bëj. Ai i mrrolosur nuk foli fare.
    Në afatin tjetër, e njëjta sjellje nga ana e Profesorit, por unë kisha pak përvojë me të dhe, sjellja ime, si gjithherë, me respekt ndaj tij. Prap u futa në provim me test, sepse ai përsëri nuk pranoi të vlerësohesha me gojë. Isha i përgatitur mjaftueshëm, qe do tër pushimin veror dhe si të thuash edhe në ëndërr më kujtoheshin ato mësime që kisha bër në përgatitjen e provimit. Prap na caktoi tri tema. Shkrova në tri fletat A4 në të dyja anët dhe kështu gati se mbusha gjashtë faqe rreth kontekstit të temave. Prap dola i fundit nga salla, sepse doja që ta shprehja gati tër atë informacion që kisha rreth atij provimi. Kur na thirri Profesori, e prisja të njejtën gjë sikur në provimin e afatit të parë, por ndodhi diçka tjetër. Kësaj radhe ndonëse kishte bër një vlerësim më real, u ndava i kënaqur me notën që më kishte lën dhe e pranova atë. Kisha marrur notën 9. Mirë, u ndava i kënaqur me rezultatin që kisha arritur dhe më buzëqeshi fytyra.
    Por, çka ndodhi, ndonëse isha i vetmi që kisha notën 9, dola nga salla, aty lash dy koleg të mi që filluan mospajtimet e tyre dhe këmbënguljen që të pyeteshin me gojë, ngase kishin marrur notat 7. Pas shumë kërkesash ai i kishte pyetur ata me gojë, njërës ia kishte lën notën 9 dhe tjetrit 10. U gëzova me notat që ata kishin marrur, por jo me sjelljen e Profesorit, ngase më herët mua më kishte bër të padrejt këtë.

    Si thoni ju të nderuar student, a është ky vlerësim real i Profesorit të nderuar?
    A është ky vleresim objektiv?

    Ju uroj që juve të mos ju ndodhin probleme të tilla, por ja që ne këndejpari sulmohemi fatkeqesisht me keto stuhi shkatërruese nga ana e Profesorëve. Me shumë keqardhje po e e them këtë.

    Uroj që ju të kaloni sa më bukur, ju përshëndes të gjithëve duke ua dëshiruar më të mirat juve në jetën tuaj studentore.

    Me dashamirësi, respekt dhe mirëkuptim, nga Dar_di.

  8. #8
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Rrobleme sa te duash deri ne fyt , pastaj me keq se stresi provimeve nuk ka por varet se si i luftojne studentet problemet e tilla.
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

Tema të Ngjashme

  1. Greva e urise - 1991 - Shembja e komunizmit
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-02-2012, 21:10
  2. Shinasi Rama: Ju rrëfej kujtimet e mia mbi lëvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Përurohet Universiteti Europian i Tiranës
    Nga Albo në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2008, 17:19
  4. Ramiz Alia: Rrëfej gabimet e komunizmit
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 16-12-2006, 19:33
  5. Kur studentët detyrohen të blejnë libra nga profesorët e tyre
    Nga StormAngel në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 09:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •