Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1

    Rregullat e nënforumit të muzikës

    Komunikimi ne gjuhen shqipe eshte nje nga te vecantat qe na mbledh se bashku ne faqet e ketij forumi dhe njekohesisht eshte dhe nje nga rregullat e tij. Duke patur parasysh kete, deshiroj t'ju kujtoj te gjithe pjesmaresve ne forumin e muzikes, te shkruajne ne shqip. Postimet ne gjuhe te huaj do editohen ose fshihen.

    Postimet qe jane replika personale apo jashte tematikes se forumit te muzikes do te hiqen.

    Kur sillni artikuj/intervista neper tema te ndryshme apo lajme rreth botes se muzikes, shkruani gazeten nga e keni marr dhe mundesisht emrin e autorit te shkrimit. Ne rast te kundert keto postime do te fshihen.

    Nuk lejohen reklamime te faqeve te tjera, vetem nese keto jane faqe personale te vete kengetareve/grupeve.

    Uroj qe t'ia kaloni kendshem ne faqet e ketij forumi dhe le te marrim pjese se bashku ne mirembajtjen e tij.

    Faleminderit per mirekuptimin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 14-02-2008 më 02:24

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17
    SQARIM

    Te gjitha temat apo postimet qe behen ne kete forum ne te cilat jepen adresa faqesh ku mund te shkarkohen albume te artisteve shqiptare, apo qofshin edhe kenge te vecanta, do te fshihen nga forumi dhe personat qe do ti bejne keto postime do te paralajmerohen.

    Ju bejme te qarte qe eshte e jashteligjshme te shkarkosh muzike nga artistet shqiptare. Mund te degjoni albume te tyre, por jo ti shkarkoni ne kompjuterat tuaj. Qellimi i seksionit tone te muzikes dhe vete ketij forumi eshte te ndihmoje artistet shqiptare qe te publikojne krijimtarine e tyre ne nje publik shqiptar. Keshtu qe sa here qe degjoni nje album ose kenge qe ju pelqen, shkoni e blini albumin e atij artisti si nje shenje mbeshtetje per te dhe krijimtarine e tij.

    Edhe njehere e perseris, te gjitha temat apo postimet ne forum qe japin adresa faqesh ku mund te shkarkohen kenge ne menyret e paligjshme, do te fshihen dhe anetaret do te paralajmerohen pasi eshte paligjshme ta besh kete gje ne forumin shqiptar.

    Se cfare beni ju ne Internet apo ne privat, kjo eshte ne doren tuaj por per aq kohe sa merrni pjese ne kete komunitet dhe ne kete forum muzike, duhet te respektoni kete rregull.

    Stafi i Forumit

  3. #3
    Temat per kengetaret/grupet e ndryshme hapen per te diskutuar opinionet rreth tyre dhe muzikes qe ata paraqesin. Ne ditet e sotme ne faqe te ndryshme te internetit eshte e mundur qe gjithesecili te gjej kengen qe deshiron dhe ta degjoj apo shikoj. Prandaj nuk eshte e nevojshme qe temat apo postimet te mbushen me links te videove. Mund te sillen vetem nese deshironi te ilustroni mendimin tuaj per ate qe jeni duke diskutuar, apo te komentoni se cfare ju ka bere pershtypje ne videon qe po postoni. Video te ndryshme qe ju pelqejne, te cilat deshironi t'i ndani edhe me anetaret e tjere mund t'i postoni (edhe pa komente) ne "Temen e Pershendetjeve" tek Forumi i "Muzikes Boterore"

    Pershendetje

    P.s Titulli i "Temes Pershendetese" mund te jete i ndryshem, ne varesi te zgjedhjes qe ben hapesi i temes.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #4

    Fotografite

    Fotografite qe do te kene te shkruar emra te faqeve te tjera nga interneti, do te hiqen, pasi konsiderohen reklama te ketyre faqeve.

    Do lejohet vetem nje numer i caktuar fotografish neper tema, pasi numri i madh i tyre e ben te veshtire hapjen e temave.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Rregullat e nënforumit të muzikës

    Ju ftoj qe te ndryshoni pak menyren se si postoni video neper temat e forumi:

    1. Ne vend qe te postoni nga nje video me cdo postim ne te njejten teme, eshte me mire te hapni nje teme te re me emrin e artistit apo grupit tuaj te preferuar. Ne kete menyre kemi nje teme per cdo artist/grup dhe anetaret e tjere kane mundesi qe te bejne komente per ato kenge.

    2. Pasi te hapni temen e artistit tuaj te preferuar, mund te hidhni nje ose dy video ne cdo faqe te temes. Ne kete menyre faqja hapet shpejt e pa probleme. Numri i videove qe ju vendosni ne faqe ndikon se sa shpejt apo ngadale hapet faqja. Teksa tema merr me shume komente dhe ka disa faqe, ne cdo faqe mund te vendosni dy video te reja te artistit/grupit.

    3. Jo cdo koment qe ju beni per nje artist/grup/kenge duhet shoqeruar me nje video nga pas. Eshte mire qe komentet tuaja te jene pershtypjet tuaja per kenget qe jane vendosur me video nga ai artist. Ne kete menyre tema behet me e kendshme pasi permban videot e artistit dhe pershtypjet tuaja per to si tekst.

    Faleminderit per mirekuptimin.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Lajme nga bota e muzikës shqiptare!
    Nga Fiori në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 02-08-2023, 08:02
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. Folklori muzikor
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 04:55
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30
  5. Ndue Shyti, krijues i përsosur i muzikës popullore
    Nga StormAngel në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 11:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •