Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 34
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Refuzoi fejesën e vajzës, vritet me 6 plumba 46-vjeçari

    Një konflikt i nisur që para dy vjetëve ka përfunduar me vrasjen e një 46-vjeçari nga fshati Shtoj i Shkodrës. Refuzimi për fejesën e vajzës së tij me një nga djemtë e familjes Dhampiri, i ka kushtuar jetën Hysen Shpuzës. Ndërsa ishte duke bërë pazar në tregun e shumicës së Dobraçit, Shpuza është qëlluar me 6 plumba në trup. Ai ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, vetëm 30 minuta pas ngjarjes. Ndërkohë, burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës bëjnë të ditur se viktima u ekzekutua për hakmarrje nga djali i vogël i familjes së fqinjit të tij, Besmir Dhampiri. Mësohet se 21-vjeçari është shpallur në kërkim dhe po punohet intensivisht për arrestimin e tij. Vrasja e shënuar ditën e djeshme ishte "paralajmëruar" që më parë. Kjo për faktin se viktima kishte denoncuar djemtë e familjes Dhampiri. Ndërsa blutë ishin dhe në dijeni të sherreve dhe përplasjeve me dhunë mes dy familjeve në fjalë.

    VRASJA
    Rreh orës 10:00, Hysen Shpuza nga Shtoji (fshati ndodhet vetëm pak minuta larg qytetit të Shkodrës), ka shkuar për të blerë mallra ushqimorë në tregun e shumicës së Dobraçit (në periferi të qytetit verior). Teksa ishte duke bërë pazar, Shpuzës i është afruar një i ri dhe e ka qëlluar 6 herë me pistoletë. 46-vjeçari është shtrirë mes një pellgu të madh gjaku, kurse tregtarët dhe dhjetëra qytetarë shkodranë janë përfshirë nga paniku. I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin e Shkodrës, ku i është nënshtruar dhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. Me gjithë ndihmën e dhënë nga mjekët, Hysen Shpuza nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas bluzave të bardha, viktima humbi jetën për shkak të hemorragjisë së madhe të gjakut nga plumbat që kishte marrë në bark. Vrasësi është larguar me shpejtësi të madhe. E alarmuar, policia ka shkuar shpejt në vendngjarje dhe pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, ka bërë publike dhe emrin e autorit të krimit, Besmir Dhampiri. Dyshohet se ekzekutori është ndihmuar nga persona të tjerë për t'u larguar nga vendi ku bëri vrasjen.

    KONFLIKTI MES DY
    FAMILJEVE
    Në vitin 2006, familjet Shpuza dhe Dhampiri, të cilat jetojnë në të njëjtin fshat, rreth 300 metra larg njëra-tjetrës, kanë hyrë në konflikt. Sherri ka nisur, pasi një nga djemtë e familjes Dhampiri (Alberti) ka kërkuar që të fejohej me vajzën e Hysen Shpuzës. Por kryefamiljari refuzoi dorën e së bijës. Më pas nisën konfliktet mes palëve. Më 13 mars 2006, dy vëllezërit Dhampiri hynë në shtëpinë e Shpuzës për të marrë vajzën. Më 13 prill të këtij viti, Hysni Dhampiri qëllohet me armë, ndërsa ishte në lokal, por shpëton. Nga ana tjetër, Hysen Shpuza bën denoncim kundër vëllezërve Dhampiri në polici, duke u shprehur se duan t'i grabisin vajzën minorene. Ndërkohë, më 10 korrik plagoset vëllai i Hysniut, Hamza Shpuza. Më 19 korrik të 2006-ës, situata acarohet akoma më shumë. Dy vëllezërit, Albert dhe Ermal Dhampiri rrëmbejnë vajzën dhe largohen bashkë me të në Shakotë, një fshat disi i izoluar në Komunën e Postrribës. Pas denoncimit të babait të vajzës, policia rrethon zonën. Efektivat blu lirojnë minorenen, ndërsa nis aksioni për kapjen e autorëve të krimit. Disa muaj më pas arrestohet Ermal Dhampiri e më pas vëllezërit e tij, Bledari e Alberti. Ndaj tyre rëndonin akuza të rënda, si "tentativë për vrasje", "kundërshtim me armë i forcave të rendit" e "armëmbajtje pa leje". Por pas hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës vendosi lënien të lirë të Bledar Dhampirit, dënimin me 2 vjet e tre muaj të Ermal Dhampirit dhe 4 vite burg për Albert Dhampirin. Aktualisht, në burg është vetëm Alberti, pasi Ermali është liruar (ka kryer dënimin e dhënë).

    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=43089
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Per nje gje te vjen keq ne te tilla raste.
    Nderhyrja e shtetit vjen gjithmone pas pilafit, pasi te ndjeret kane shkuar tek te shumtet.
    Kemi me qindra raste te tilla, ku viktimat kane denoncuar paraprakisht agresoret e tyre, mirepo policia nderhyn gjithmone pasi eshte bere gjaku lum.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Vrasja e shënuar ditën e djeshme ishte "paralajmëruar" që më parë. Kjo për faktin se viktima kishte denoncuar djemtë e familjes Dhampiri. Ndërsa blutë ishin dhe në dijeni të sherreve dhe përplasjeve me dhunë mes dy familjeve në fjalë.
    Ndaj tyre rëndonin akuza të rënda, si "tentativë për vrasje", "kundërshtim me armë i forcave të rendit" e "armëmbajtje pa leje". Por pas hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës vendosi lënien të lirë të Bledar Dhampirit, dënimin me 2 vjet e tre muaj të Ermal Dhampirit dhe 4 vite burg për Albert Dhampirin. Aktualisht, në burg është vetëm Alberti, pasi Ermali është liruar (ka kryer dënimin e dhënë).

    http://www.balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=43089
    Kriminele te meparshem, dihej qe do te vepronin dhe prape lihen te livadhisin???

  4. #4
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Dy vëllezërit, Albert dhe Ermal Dhampiri rrëmbejnë vajzën dhe largohen bashkë me të në Shakotë, një fshat disi i izoluar në Komunën e Postrribës. Pas denoncimit të babait të vajzës, policia rrethon zonën. Efektivat blu lirojnë
    duke pare situaten se si paska shkuar,ky Hysen shpuza eshte dashte qe ti vriste perpara keta cubat!!!megjithate me sa une kuptoj edhe vajza e te vrarit ,eshte nje "kontribuese" e forte ne kete tragjedi!!!

  5. #5
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Mire ia paska bere. Pse e ka refuzuar fejesen e vajzes ky?
    Vajza eshte e lire dhe martohet me ate qe i do qejfi.

  6. #6
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Mire ia paska bere. Pse e ka refuzuar fejesen e vajzes ky?
    Vajza eshte e lire dhe martohet me ate qe i do qejfi.
    kur ti te behesh prind,do arrish ta kuptosh me mire se cfare eshte femia!!
    edhe sikur vajzen te ja kishte dhane keti tipit,tragjedia do kishte ndollur nje dite ndoshta dhe me e rende!!
    miqesia behet me deshire,me vullnet dhe jo me dhune ore lum miku,se po u be me dhune ashtu do shkoje e gjithe jeta deri sa te shpertheje dikun!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga BEHARI : 08-09-2008 më 06:24

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Si gjithe here pa koment kto ngjarje , ta prishine diten kur i lexone ...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Kafsheria e rradhes.......

    Normalisht denimi kapital ben pune ne keto raste.....

    Po ce do qe e kemi hequr......
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247




    Per te paren apo te dyten?
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  10. #10
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Mire ia paska bere. Pse e ka refuzuar fejesen e vajzes ky?
    Vajza eshte e lire dhe martohet me ate qe i do qejfi.

    Artikulli nuk thote nese vajza ka dashur te martohej ne ate familje. Edhe sikur vajza te kete dashur eshte detyre e vajzes te binde prinderit per martese e jo te vene keta "cubat" ne shtepine e tjetrit e ti rrembejne vajzen sikur jemi ne kohet e lashte ku instikti mbizoteron.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar më parë nga Begby Lexo Postimin




    Per te paren apo te dyten?
    per te dyten
    JO SEKS PARA MARTESE

  12. #12
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119

    ja dhe te treten!!

  13. #13
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    nje krim i pafalshem.....ama shumica e ktyre makabriteteve nisin nga hic gje.

  14. #14
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Citim Postuar më parë nga ^SHIU^ Lexo Postimin
    Artikulli nuk thote nese vajza ka dashur te martohej ne ate familje. Edhe sikur vajza te kete dashur eshte detyre e vajzes te binde prinderit per martese e jo te vene keta "cubat" ne shtepine e tjetrit e ti rrembejne vajzen sikur jemi ne kohet e lashte ku instikti mbizoteron.
    Vajza mesa shkruanin neper gazeta ishte 15 vjeçe, pra ne moshen e shtazerise hormonale.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 08-09-2008 më 17:48
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Mire ia paska bere. Pse e ka refuzuar fejesen e vajzes ky?
    Vajza eshte e lire dhe martohet me ate qe i do qejfi.
    Vajza eshte 15 vjec ,d.m.th minorene.Sa te mbushi moshen e pjekurise eshte e detyruar te zbatoje rregullat e familjes.Ku e con mushka ate 27 vjecar qe i vete nje 15 vjecare.Ne amerike te ishte ai pa ja rregullonin mire qejfin atij.Ne burg do kishte perfunduar si sex ofender.

  16. #16
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Eshte katastrofale kur dihet qe Policia dhe shteti e dinin se cka po behej e nuk nderhynin!
    Sui generis

  17. #17
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Kjo vajza ishte 24 vjece nuk ishte 15. Ndersa babai i vet donte ta martonte me force tek dikush tjeter.
    Un jam kunder martesave me detyrim nga prinderit (mariage force). Nuk jemi me ne kohen e Skenderbeut.
    Keshtu qe ky djali duhet te lihet i lire dhe te jetoje i lumtur me kete vajzen.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2008
    Postime
    111
    Citim Postuar më parë nga SKRAPARI Lexo Postimin
    Kjo vajza ishte 24 vjece nuk ishte 15. Ndersa babai i vet donte ta martonte me force tek dikush tjeter.
    Un jam kunder martesave me detyrim nga prinderit (mariage force). Nuk jemi me ne kohen e Skenderbeut.
    Keshtu qe ky djali duhet te lihet i lire dhe te jetoje i lumtur me kete vajzen.

    sigurisht prinderit kan dash me e shit kendej ka ne ne Maqedoni apo ka Serbija,


    fiton lekun oreeee

  19. #19
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Me ligj nje 15 vjecare nuk mund te martohet! Ne kete rast i bie detyra prindit qe ta ruaje sic beri dhe ky baba qe hengri plumba!
    Por shqiptaret nuk njohin ligjet dhe as e dine qe ato ekzistojne. Une pashe foton e atij "bukuroshit" qe na donte te martohej..papap, ajo fytyre te shtinte tmerr vetem ta shihje, prandaj edhe ky paska insistuar te marre me dhune ate 15 vjecare pasi e di qe nuk e merr njeri.

  20. #20
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    Citim Postuar më parë nga shkupjani_23 Lexo Postimin
    sigurisht prinderit kan dash me e shit kendej ka ne ne Maqedoni apo ka Serbija,


    fiton lekun oreeee
    mos fol gjera qe nuk duhet!!!
    shkodranet nuk e shesin kurre fetyren as dinjitetin e tyre me pare!
    prandaj pertype fjalen mire perpara se ta nxjerresh!
    ne shqipri shitet dhe blihet vetem kafsha,e nese dikush kerkon te cenoje moralin apo karakterin,atehere ndolle kjo per te cilen ne po debatojme!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vritet adoleshentja, refuzoi trafikimin
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-11-2006, 19:28
  2. Vritet 16 vjecari - ngaterrohet per kafshe te eger
    Nga Hyllien në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 30-09-2005, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •