per te interesuarit qe duan te firmosin emrat e tyre ne kete liste ju lutem ose dergoni nje email tek ArtCafeNY@aol.com ose shtoni emrin tuaj ne kete thread dhe une do ti nis te tere pasi po mbi ngarkohet kjo adresa.
te gjithe atyre qe do firmosin, bashkangjitur emrit tuaj te plote
vini vendbanimit tuaj, qytetin dhe shtetin.
Leter e Hapur drejtuar Presidentit te Shqiperise, Alfred Moisiu.
I nderuar zoti President,
Ne, jemi nje grup shqiptaresh te emigruar dhe vendas,pjesetare te nje
bashkesie ne internet te quajtur "Art-Cafe",i cili
perbehet nga artiste te ndryshem:
kompozitore,dirigjente,shkrimtare,kengetare,baleri ne e gazetare shqiptare me
vendbanim ne
Tirane,France ,New York e vende te tjera.
...Kohet e fundit nepermjet nje varg shkrimesh e informacionesh te botuara ne
shtypin e Tiranes si edhe nga mjaft reagime,
mendime e gjykime te shprehura ne klubin e intelektualeve ne internet
"Art-Cafe",eshte shprehur nje shqetesim i thelle rreth fatit
te asaj qe,me te drejte do t'a quanim,"Ikona e Shenjte e Kenges Shqiptare".
Eshte fjala per Artisten e Popullit,Vaēe Zela,Zeri i
Arte i Shqiperise,kengetarja e madhe dhe e shquar e vendit tone e cila,prej
disa vitesh,po lengon e po shuhet prej nje
semundje te gjate e teper raskapitese ne nje spital te Zvicres....
...Vaēe Zela,ky Simbol i Artit Shqiptar,e cila me zerin e saj mahnites e te
paperseritshem,per me shume se 40 vjet krijoi mitin e
saj te pavdekesise duke hyre ne zemrat e ēdo shqiptari,brenda e jashte
atdheut,sot ndodhet e larguar,e braktisur,
e harruar dhe teper e semure,nderkohe qe me shume dinjitet dhe stoicizem po
lufton semundjen e saj te rende,ne Trishtimin
dhe Vetmine e saj...Edhe pse,ajo eshte e rrethuar nga kujdesi i vazhdueshem
dhe i palodhur i bashkeshorit e vajzes se saj,
ajo nuk ben asnje apel e nuk kerkon asnje ndihme.
..Ne rrethana te tilla te deshperuara,kur lufta e saj e gjate e ka lodhur pa
limit,ne te gjithe per fat te keq,jemi te ndergjegjshem
se,pak nga pak e shume shpejt ( edhe pse kete gje e themi me dhimbje ),ajo do
te shkoje e atehere do t'a kutojme thelle
Humbjen dhe Mungesen e saj...E,siē ndodh shpesh ne te tilla raste,ne varrin e
saj do te vihen kurora me lule,do thurren fjalime
pa fund,do botohen shkrime e do perhapen ne eter dhjetra emisione
televizive,por I Nderuari President, ē'vlere do te kene gjithe
ato kur ajo do te largohet perjetesisht nga ne,e vetme dhe e braktisur
aktualisht nga kujdesi i Qeverise Shqiptare ?...
Zoti President,
...Vace Zela i dhuroj Publikut Shqiptar per dekada te tera zerin te
mrekullueshem e,perveē kesaj edhe Jeten e Shpirtin e Madh te
saj.Ajo na e dhuroi ate Neve, Juve dhe vet Historise se Muzikes
Shqiptare.Vitin e kaluar,u fol e u diskutua qe,ketij Simboli
tashem te kthyer ne Legjende,lypsej t'i akordohej pa tjeter titulli i larte
"Nderi i Kombit"... Perse valle ai nuk ju dha? Perse ish
president Mejdani e refuzoi ate?... Vace Zela e meriton plotesisht ate
vleresim dhe pikerisht tani e jo,neser,kur do te jete teper
vone,kur ajo nuk do te jete me....Ky gjest mirenjohes e teper fisnik per kete
Artiste te Shquar,nuk eshte vetem ne Nderin e Saj
por ne rradhe te pare e mbi te gjitha,ne Nderin Tone,ne dinjitetin e vete
Kultures Shqiptare... Cdo veprim i kryer"Post-mortum"do
te ishte pa vlere e,ne nje fare menyre fyes e,pa dyshim qe do te shkaktonte
edhe nje varg polimikash te drejta,te cilat do te binin
mbi Qeverine Shqiptare dhe mbi Vizionin tuaj gjithmone te Urte e Largpames...
I nderuari President,
Ju kerkojme ndjese ne se,sot, Ju kemi terhequr sado pak vemendjen tuaj nga
shume probleme te tjera qe ju perballoni
aktualisht e qe jane padyshim te natyrave te tjera,ndofta edhe me emergjente
por,edhe nje here Ju lutemi,i kushtoni Apelit tone
pak durim e vemendje.Vaēe Zela perfaqeson Kengen Shqiptare te 40 viteve,Vaēe
Zela eshte misherim i Kenges Sone ne vite...
Vaēe Zela meriton te marre titullin e larte "Nder i kombit". Dhe kjo,duhet
te ndodhe SOT,sa nuk eshte vone....
Bashkangjitur me kete leter vijojne firmat e shume anetareve tane. Mes
tyre bejne pjese dhe neneshkrimet e shume artisteve
te njohur shqiptar.
Hartues te Letres,
Prof/As. Aleksander Peci (Artist i Merituar) Kryetar i Shoqates se Musikes se
Re ECPMN -Amsterdam. Kryetar i Shoqates AELFIOR, Anetar i Shoqates se
kompozitore - SACEM - Paris. - Tirane, Shqiperi
Vasil Qesari (Gazetar ne France 3 Television) - Bordeau, France
Evis Kokalari (Administratore e Art-Cafes) -New York, USA
Firmat...
1 - Aleksander Peēi
2 -Tish Daija
3 - Ibrahim Madhi
4 - Rifat Taqja
5 - Thoma Gaqi
6 - Fatmir Hysi
7- Zana Shuteriqi
8 -Shpetim Kushta
9 -Xhevahir Spahiu
10- Edit Mihali
11- Dhora Leka
12 - Isak Shehu
13- Astrit Selita
14- Pjeter Guralumi
15 -Alqi Lepuri
16 -Roland Ēene
17 -Zana Frasheri
18 -Zana Turku
19 -Hajg Zaharian
20 -Eriona Rushiti
21 -Ramazan Bogdani
22 -Gjok Beci
23 -Nexhat Agolli
24-Besim Petrela
25-Vasil Qesari
26-Evis Kokalari
27-Teuta Meci
28-Joe Artid Fejzo kantautor/Pianist - Porto San Giorgio Itali
29- Mariola Fejzo Prima Balerina - Itali
30-Ludmill ēakalli Maitre du Ballet - Milano Itali
31-Tatjana Sulejmani Prima Balerina - Milano Itali
32-Ermira Fili Balerine -I Torino tali
33-Kledi Kadiu Balerin televiziv - Itali
34-Ilir Shaqiri Balerin Televiziv - Roma Itali
35- Bashkim Hoxha
36- Eriola Pira New York
etj
Krijoni Kontakt