Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2008
    Postime
    26

    Belliu: Mjaft dhe Veliaj, shuma të majme parash me Gërdecin

    Ish-kreu i grevës urisë së punëtorëve të Gërdecit rrëfen prapaskenat dhe intrigat për përdorimin e grevistëve

    Andi Belliu, ish-kryegrevisti i punëtorëve të Gërdecit, akuzoi lëvizjen "Mjaft" se i ka përdorur grevistët për qëllime politike. Ai ka hedhur poshtë aludimet se grevistët kanë paditur qeverinë apo shtetin shqiptar, si është paraqitur në media. Belliu ka akuzuar drejtuesit e lëvizjes "Mjaft" se u ka dhënë ushqim grevistëve, në mënyrë që grevën ta kishte nën kontroll. Ai pohon se greva nuk e meritoi vëmendjen e qeverisë, sepse u politizua nga Veliaj dhe shpreh keqardhjen që drejtuesi i 'G99' ka urdhëruar një nga ish-vartësit e tij të hapin një padi në emrin e një shoqate fantazmë. "Shoqata e viktimave të Gërdecit" ka si kryetar një nga eksponentët kryesorë të "Mjaft"-it, Andi Kananaj. Ai ka përfitime personale dhe nuk përfaqëson aspak familjet e viktimave.


    - Si e nisët grevën dhe cili ishte motivi?


    Greva filloi me përpjekjet tona personale për të kërkuar disa gjëra që ne i cilësonim si të drejta. Mua nuk më takon asgjë, se nuk kam qenë ditën e shpërthimit në punë. Pra, gjithçka u bë me qëllim politik nga lëvizja "Mjaft" dhe greva e humbi seriozitetin. Ata kanë hapur fjalë kundër nesh dhe na thonin që po nuk ju mbështetëm ne, atëherë ju keni marrë fund. Nuk e kuptonim arsyen e tyre. Kjo ishte e turpshme se zona e Vorës është një zonë autoktone dhe e vogël, ku njihen dhe dhëndurët e jo më banorët me njëri-tjetrin. Unë i kam ndihmuar me sa kam patur mundësi, me njerëz në protestë, se ajo u bë qesharake, me protestues që nuk dinin ku ishte Bashkia, që e kishin përballë tyre. "Mjaft" dhe G 99 nuk kishin qëllim të na ndihmonin, por të na dëmtonin në kërkim të hapësirave mediatike meskine.

    - Si shpjegohet fakti që prej ditës së parë ka qenë e pranishme lëvizja "Mjaft"?


    Përveç përfitimeve politike, në favor të lëvizjes "Mjaft" dhe Erion Velisë, do të shkonin shuma të majme parash nëpërmjet krijimit të shoqatave që do të çonin në gjyq shtetin shqiptar në emër të viktimave dhe do të merrnin pjesën e tyre "Mjaft" dhe G 99. Unë personalisht kam patur me ta kontradikta që në fillim, pra me këtë lëvizje që ishte si fantazëm dhe merrte urdhra nga vetë Veliaj. Sepse në kohën që unë iu ofrova variantin tim që të krijonim një shoqatë që në fillim që kishte ndodhur ngjarja, në kohën që përfaqësues të "Mjaft"-it bisedonin me mua, në atë kohë u krijua një shoqatë tjetër, shoqata e viktimave. Në atë kohë që u formua shoqata paralele me timen, "Mjaft"-i e dinte shumë mirë që unë e njihja zonën dhe punëtorët, pasi kam punuar vetë në atë ndërmarrje. Pra, këta punëtorë më besojnë mua dhe jo "Mjaft"-in. Ata krijuan shoqatën e viktimave, sepse e dinin mirë që ata, gjatë gjyqit për dëmshpërblimet e familjeve të viktimave, do të merrnin paranë më të madhe. Për këtë lojë të ndyrë të "Mjaft"-it kam patur debate që në fillim. Nuk isha dakord me politikën që ngrinin ata për ne, por nga euforia e tepërt ramë viktimë e kësaj loje. "Mjaft"-i thotë që nuk jemi shoqatë politike, por nga kjo shoqatë na doli dhe një parti politike, e komanduar për interesa të Velisë dhe lëvizjes së tij.


    - Angazhimi i tepërt i Velisë, i grupimit të tij G 99 dhe opozitës me në krye Partinë Socialiste, e ndihmoi apo e dështoi grevën?


    Mendoj se e dështoi, sepse dhe vetë Partia Socialiste merrte informacione nga "Mjaft"-i. Gazetat e përditshme i merrnin informacionet nga kjo lëvizje dhe shpesh herë lajmet kanë qenë kontradiktore. Erion Velia më bënte përshtypje, se kur vinte të na takonte me disa njerëz të tij, u çonte mesazhe me anë të celularit mediave që nuk ishin të pranishme. Velia nuk i merrte asnjëherë mediat brenda kur kishte diçka për të na e komunikuar në lidhje me problemet që mund të hasnim. Por, për të qenë realist, Veliaj nuk na i thoshte drejtpërdrejt mendimet, por përdorte Spiropalin. Mua më habiste kontaktimi me grevistët. Dakord kurajo është, por ditë për ditë mund të kishte interesa më të mëdha dhe kështu po del. As partitë e opozitës dhe disa punonjës të Bashkisë Vorë nuk erdhën aq shpesh, por dy herë dhe u njohën me problemet tona, të cilat u bënë publike. Mendoj që politizimi i çështjes na e hoqi të drejtën neve që të kërkonim takime të niveleve të larta. Unë e kam kuptuar rrjedhën politike të grevës kur Velia, çdo prononcim e etiketonte dhe shante familjen e kryeministrit, dhe nuk i tha asnjëherë para mediave kërkesat tona. Gracka që na u ngrit nga "Mjaft", ishte shumë e organizuar dhe ne nuk dolëm dot prej saj. Këtë e kuptova dhe i humba shpresat se mund ta zgjidhnim çështjen. Greva u dështua prej ditës së pestë nga "Mjaft" dhe qëndrimi më tej ishte artificial.

    - Ju thatë se "Mjaft"-i u dha ushqim grevistëve. Pse e bëri këtë?


    "Mjaft"-i u dha ushqim grevistëve pa dijeninë time, sepse unë shpesh herë nuk ndodhesha aty kur ata ndërmerrnin takime me grevistët. Kjo gjë e bëri grevën të paqenë dhe dështimin e saj të sigurt. Nuk ma priste mendja se si një lëvizje që pretendonte që të ndihmonte, të vepronte kundër interesave tona. Kjo nuk është as në traditën shqiptare që t'u ngulim thikën prapa shpine njerëzve. Ata thjesht na shfrytëzuan sa deshën dhe na hodhën në rrugë. Kjo do t'u kthehet atyre në një bumerang, sepse unë nuk do të hesht për asnjë çast duke i denoncuar, për fjalorin e tyre abuzues ndaj banorëve të Gërdecit.


    - Cila ishte arsyeja që marrëdhëniet tuaja me "Mjaft"-in u prishën?


    Ne u prishëm me ta, sepse "Mjaft"-i na premtoi se do të na përkrahte. Drejtuesja e "Mjaft"-it, Elisa Spiropali, më ka pohuar se janë marrë të gjitha mjetet e nevojshme, duke thënë se kishin ngritur çadra atje ku do të transferoheshin grevistët. Por atë ditë kur shkuam ne, nuk pamë asgjë nga ato që na thanë. Këtu i vërtetuam dyshimet tona për këtë lëvizje. Unë së bashku me grevistët e tjerë menduam të dilnim nga greva ditë më parë nga ç'dolëm, por ata na joshën me mashtrime. Na thanë që çadra është gati, ky premtim më është bërë personalisht nga përfaqësuesit e "Mjaft"-it. Kjo ishte një shtysë për të inkurajuar grevistët që të vazhdonin grevën. Premtimi ishte sigurimi i një çadre, e cila do të kishte dhe një banjo portative që ne të vazhdonim grevën aty. Ditën që do të lëviznim nga Vora për në Tiranë, u çuditëm dhe nga drejtuesja e kësaj lëvizje, që nuk erdhi atë ditë për të na marrë, në një kohë që na tha se ajo do të ishte me patjetër gjatë transferimit tonë. Ne e cilësuam si një shoqatë që do të na mbrojë në të drejtat tona. Veliaj dhe "Mjaft"-i ia arritën për një kohë të shkurtër ta bëjnë politike çështjen, por kjo iu kthye kundër dhe të gjitha mediat e kuptuan qëllimin e vërtetë të grevës dhe na nxorën qesharakë.


    - Në media po përflitet një padi që ju keni bërë në emër të grevistëve. Si qëndron e vërteta?


    Unë nuk jam në dijeni për këtë gjë, por besoj se e ka bërë vetë "Mjaft"-i me zyrën ligjore "Tirana Legal Aid" (ish-Cafod-i), e cila financohet nga Fondacioni "Soros". Por, të them të drejtën, dy avokatë që punojnë aty janë fare pa eksperiencë dhe nuk e kuptoj se si kanë guximin të marrin përsipër çështje kaq të mëdha mbi supe. Por, gjithsesi, në emrin tonë është abuzuar shumë dhe kjo padi është bërë në emrin tonë për përfitime të "Mjaft"-it. Unë dua të shtoj diçka, se gjyqi që pritet të nisë nëpërmjet shoqatës së viktimave, që drejtohet nga Andi Kananaj, një prej eksponentëve të "Mjaft"-it, nuk ka asnjë lidhje me zonën. Është një mashtrim që duhet dënuar me ligj, pasi ai nuk përfaqëson asgjë përsa u përket viktimave.

    RD

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-01-2008
    Postime
    26
    Njerez, mos u merrni me gazeten qe e ka publikuar kete interviste, por me ate se cfare ka thene ish-drejtuesi i greves se punetoreve te Gerdecit.

    Keni dicka per te kundershtuar ate qe ka thene A. Belliu per Mjaftin dhe Erion Veliun si keqperdorues te fatkeqesive te ketyre njerezve? Nese nuk keni, me mire heshtni, qe te tregoheni te zgjuar, ndryshe anoni me shume nga budallenjte. Ketu nuk po diskutohet tirazhi i RD-se, por intervista e ketij personi dhe ato qe ka thene per organizaten Mjaft.
    Ndryshuar për herë të fundit nga highlander... : 03-07-2008 më 11:01

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Kritika 18/07/2008

    Kur Shkurtohet Jorgani


    Jorgani i Gërdecit po shkurtohet dhe njeriu nën atë jorgan po mbledh ekstremitetet, po rrotullohet majtas e djathtas për të gjetur një mbështjellje të ngrohtë deri në mëngjes. Shkurtohet jorgani jo se u la e u fut në ujë, por se brënda tij është më shumë se një trup. E dy njërëz nën efektin e të ftohtit e tërheqin çdonjëri nga vetja mbulesën. Kur u gjënd brënda mbulesës edhe një trup tjetër më shumë, atëhere i ngrohur do ndihet ai që është më i forti, ai që e tërheq duke shqelmuar të tjerët kruspullosur pa lënë cepa të lirë.

    U shqelmuan keq fatketqët e sotëm, ish qeveritarë të Gërdecit nga më i forti përfaqësues i vendit të madh mik dhe menjëherë mbas deklaratës së shitjes së pyetjeve të çuditëshme erdhi prononcimi nga kryeprokurorja. Silvia Konti jonë vetëm mbas njohjes nëpërmjet gazetës amerikane se ish ministri paska bërë pyetje të çuditëshme në takimin e fshehtë deklaroi si e kërcyer nga një sustë se: Gërdecit do i shkoj deri në fund.

    Deri në pritje të ndonjë reagimi nga përfaqësuesi i përtej oqeanit asnjë masë, vetëm hedhje pritje fjalësh nga dritaret e parlamentit e ato të prokurorisë.

    Jorgani s’mund t’i mbulojë të gjithë. Topi i dëborës së krijuar në Gërdec po fillon të lëvizë poshtazi dhe përgjatë rrokullisjes mbledh e rritet në volum.

    Në mbyllje të raportit përpara kongresit me një nënqeshje domethënëse ambasadori i njohur për shpotitë e tij tha: “Ne themi pëllumbat dhe fëmijët ndotin shtëpinë por atje janë të mëdhenjtë që e bëjnë këtë punë. Deklarohen se janë të gatshëm të mësojnë por shpesh nuk u pëlqen që t’u japësh këshilla”.

    Reflektimi që vjen nga e vërteta e tragjedisë së municioneve është tepër tronditëse, ndëshkuese për autorët, e tillë që të vret sytë njësoj si vrarja e syve kur kërkon të shohësh diellin direkt. Por, a do tentoj shoqëria shqiptare ta shikoj këtë të vërtetë verbuese direkt, në tërë dhimbjen dhe përgjegjësinë që ajo mbart, apo do krijoj një ekslips.

    Të shumtat shkelje ligjore antinjerëzore nuk njiheshin nga opinioni derisa u krye një shpërthim vrastar, ndërkohë që të shumtat suksese qeveritare mediatike nuk mjaftojnë për të fshirë edhe vetëm këtë shpërthim.

    Tentativat eklipsuese të Gërdecit nëse do kenë sukses përforcojnë edhe një herë më shumë domethënien e këshillës së njohur popullore – me mashtruesin mos diskuto sepse të sjell në nivelin e tij dhe të mund me eksperiencë. Gjithë përqëndrimi kryeministror është në drejtim të qeverisjes së krimit dhe jo në drejtim të ndëshkimit të tij.

    Çdo faj, çdo gabim, është tregues se si duhet evituar një rrugë e ndjekur, por jo çdo rifillim premtues tregon drejtimin që duhet ndjekur.

    Tërheqja e jorganit po e shpie atë drejt shqyerjes. Tërhiqet aq fortë e shpesh sa, nën efektin e peshës së rëndë në katër qoshet e tij s’ka më rezistencë elastike dhe si llastiku do çedojë. Në çdo një qoshe qëndron një peshë e rëndë faji.

    Pesha e shkatërrimit të shteti në 97-ën tenton të tërheq nga e vërteta e saj, ndërkohë që Arsidi tërheq e rëndon nga e veta, por Gërdeci nuk lë radhë në një kohë që paratë e fajdeve tërheqin me peshën e rëndë të fajit.

    Drejtimet e forcave tëheqëse janë të tilla që do e shqyejnë jorganin mbulues të tranzicionit në mes, me zbulim lakuriq të trupave që, mbledhur sipas konfiguracinit të fëmijës në barkun e nënës do na zbulojnë të vërtetat e dhimbëshme të shkaktuara nga ëngjëjt tanë të natës sonë demokratike.

    Paratë janë si rëra, një erë të fryjë - fluturojnë. Më thoni si janë bërë - t’ju them si do përfundojnë.

    Të mbetesh në ërrësirën e atyre ndodhive që kanë ndodhur më parë do të thotë të mbetesh përgjithmonë nën influencën e errët të tyre.

    Nga Astrit Vorpsi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qe te ndizet baruti.. apo predha.. do veprim fizik..
    mijra tone letra kontratash nuk ndezin dot asnje fije shkrepse..

    pra kontrata beresit qe po heton ina e rames.. nuk jane ndezesit e gerdecit..
    ndezesit jan veprues fizik..pra njerez qe kan mesuar si ndizet e si zinxhiron..zjarri ne zinxhiret me barut..
    pra do veprues si tek filmi.. me tenente gurabardh e kaporal pelegrin..

    keta kush jane.. ki eshte big prabllemi..

    pra dikush i ka vene zjarrin gerdecit..

    pse..

    sigurisht per te bere kete qe beri.. pra me vra njerez..

    pse..

    qe te vrase qeverine..

    pse ta vrase..
    po se nuk e don.. se don te jet vete qeveri..

    po pse gjeti gerdecin..

    sepse mjeshtri ndezes e dinte se ne gerdec.. gerdecizon jo vetem qeverine..por dhe ambassaden amerikane..

    po ckan me ambasaden amerikane..

    kanë kanë.. se sic duket ambssadori i sotem.. nuk i ka dhene leje per 97-të .. 97-tshave..
    ai si duket mban linjen e zonjes rise.. pra qe shqiperia te mos behet me shklrumb e hi nga revolucionet caushiste..

    pra cte bejme qe ta prishim kte linje..
    ta gozhdojme dhe ambsadorin me djallezite tona.. ka menduar kupola mafioze kanibalo edviniste enveriste.. meto braho gjinush zabitoiste..

    e keshtu duke i vene ne veshtirsi.. do ja nxjerrim me kollaj lejen.. per te na lejuar te bejme 97-të..

    sic duket edhe nga veshtirsite.. qe sajoj bukur kupola mafioze.. ambasadori amerikan.. nuk ja jep lejen... mafies per perseritje skeme 97-te..

    prandaj ka arritur kulme pas gerdecit.. harbutlleku enverist i kupoles mafioze.. ndaj diplomateve amerikane..

    te tmerrshem jane.

    ..

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    qenka bere edhe ina e rames ...

    gjithato njereze kish futur sala ne gerdec ... ndermarrje e madhe mafioze ... ia futen edhe ambasadorit ... pastaj do tia falin stanit te afganit ... per te mbuluar aferat ...

    armiku i brendshem ... i tmerrshem ka qene, ashtu siç thosh shoki enver ... ashtu edhe nashi ... karrige-thier ... kripto ... klepto ...

    qe brarisha i njeh ata te '97 nuk ka diskutim, po ata qe ka ne kabinet e qeveri, ta marrem vesh, jane pentiti apo bashkepunetore te vepres se urryer te sali gerdalles ...

    se ata i kryen aktet te stisur prej emisareve te eladhes, nxorren nga burgu kriminela, bene katrahure qe flijoi rreth 4000 vete, percelloi xhepat e Shqiptareve, rrenoi vendin ... dhe sala dha doreheqjen ...

    dushk e gogla, ardhne socialistet me nano e co ne pusht-et, po me mbeshtetje te eladhes, e ngriten korrupsionin ne sistem sa zuri vend mire ... shiten sa munden nga inventari i shtetit ... transaksionet financiare i kaluan ne nikosia e tjetersia ... brodhen neper buzuke ... dhe

    per hir te rrotacionit ... ia kaluan pusht-etne salise, i cili beri aliance me bollanoomonian, mori po ata te '97 ne qeveri, iu qurravit grekeve (se te tjeret e dinin mire se kush ishte), dhe ... iu vu korrupsionit me mish e me shpirt ... genje majtas e djathtas ... zhurme llastikash, sollakesh, dosjesh, kuota presidenti, atomash, centrala, ... e vune ne vije punen e korrupcionit ... por kaq u ntrash pislleku sa sollen edhe gerdecin, shkaktuan viktima, kepurdhen nuk arriten ta mbulonin ...

    medet, çfare tmerri ...

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Absurditeti i kesaj ngjarjeje eshte i permasave shume te larta:
    Kryegrevisti i cili pranon ndihme nga dy organizata qe synojne rrezimin e qeverise, me qellim realizimin e qellimeve te greves, i zhgenjyer nga dy organizatat qahet ne gazeten e partise kryesore ne pushtet, te cilen duan ta rrezojne organizatat "ndihmuese".

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga highlander... Lexo Postimin

    RD


    Janë me vërte shkronjat R dhe D ato apo më duken mua

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ato qe thuhen ne artikull nuk mund te thuhet prere se jane shpifje a genjeshtra ...

    me gerdecaret nuk u mor kush seriozisht, as nga pozita as nga (o)posite sepse era e barutit ishte shume e rende ... helmuese ... ndotese ... sepse i tille eshte korrupsioni fatal i kesaj radhe ... qe inkriminon jo vetem poziten e sotme, por edhe ate te djeshme ...

    ndaj veli 99-shi kujtoi se gjeti shesh te beje pershesh ... sepse u krijua boshllek ...

    por salija gjen pare e fonde per ti blere grevistet nja 10 here, plus ish-sigurimsat, plus dosjet ...

    ndaj grevistat marrin ndonje dore pare plus ... e heshtin ... se perndryshe ...

    nuk iu shkel me kemba ...

    sidomos, nen efektin e droges se tepruar, sharjet e kercenimet behen edhe me te poshtra, me te ndyra, me te ulta, me banale, me te ngjashme me ata qe i nxjerrin nga goja ...

  9. #9

    Pse Lëvizja «Mjaft» është me natyrë masonike dhe pushteti okult pas Erion Veliajt

    Nga Kastriot Myftaraj - Ditën e shtunë gazeta «ABC» kishte botuar intervistat e anëtarëve të ekipit të ri drejtues të Lëvizjes
    «MJAFT» prej gjashtë vetësh, të cilëve ndër të tjera u ishte bërë dhe pyetja shumë interesante: «Kohët e fundit janë shtuar
    zërat që, që ju akuzojnë juve, djemtë dhe vajzat e 'Mjaftit', si lëvizje Masonike.
    Çfarë mendoni për këto akuza dhe çfarë mendoni për Masonerinë ndërkombëtare?»(gazeta «ABC», e shtunë 20 tetor 2007, f.
    8) Është shumë interesante të sillen përgjigjet e sikstiumviratit të «Mjaft» për këtë pyetje se nga ato zbulohet se në Lëvizjen
    «MJAFT» ka një bërthamë masonike. Nga përgjigjet që kanë dhënë të gjashtë drejtuesit e «MJAFT», një njeri që ka njohuri
    për këto çështje, i bie në të se kush ndër ta është freemason dhe kush jo. Të gjashtë drejtuesit e «Mjaft» i janë përgjigjur kështu
    pyetjes. Elisa Spiropali thotë: «Shqiptarët janë të lodhur nga ide konspirative që s’kanë lidhje vetëm me MJAFT-in, por me
    gjithçka. Prandaj nuk jap përgjigje për këtë pyetje». («ABC», e shtunë 20 tetor 2007, f. 8) Kështu foli Elisa Spiropali, më e
    sofistikuara e sikstiumviratit! Ajo ka dhënë përgjigjen më hermetike, se shqiptarët janë lodhur me ide konspirative dhe se
    ajo nuk përgjigjet ndaj kësaj pyetjeje. Por kjo Spiropali mund të ketë problemin se Freemasonry, ose në shqip masoneria e
    lirë, siç quhet masoneria e hapur dhe për njerëzit që kishin lidhje me ndërtimtarinë, për të cilët u hap në shekullin XVII, nuk
    pranon femra si anëtare, dhe llozhat që e bëjnë këtë gjë quhen joserizoze. Megjithatë ka shoqata femërore pranë lozhave
    masonike, si Order of the Eastern Star, apo Order of the Amaranth etj. Anëtare e së cilave mund të jetë Spiropali. Leart
    Kola thotë: «Mendoj që zërat janë shtuar dhe p.sh. që, a ka përdorur silikon Zajmina vetëm për gjoksin apo dhe për pjesë të
    tjera! Sa i përket masonerisë ndërkombëtare për këtë e ka fajin Dan Brown dhe Lëvizja MJAFT s’ka gisht në librin Kodi i Da
    Vinçit dhe as në suksesin e Harry Potter, por ndoshta mund të kemi bërë diçka për suksesin e filmit 'Zoti i unazave)».
    («ABC», e shtunë 20 tetor 2007, f. 8) Leart Kola nga përgjigjja që ka dhënë kuptohet se nuk është freemason se ai e ka
    banalizuar çështjen, duke përmendur librin «Kodi Da Vinçi» të Dan Brown, si burim të kësaj çështjeje, çka e bën përgjigjen e tij të
    dallojë nga përgjigjet e sofistikuara të tjerëve. Kola e mohon krejt ekzistencën e freemasonrisë, çka është një përpjekje e
    mjerë, se çdo njeri që ka sadopak njohuri e di se masoneria ekziston dhe kjo është pranuar dhe nga vetë masonët, për arsye
    që do t’i shpjegoj më poshtë. Nga përgjigjet, të bën përshtypje të veçantë ajo e Kristi Pinderit. Kristi Pinderi thotë: «Përpara disa
    muajve kam bërë një shkrim për masonerinë dhe tentativat e disa grupimeve të vetëshpallura të tilla, për të infiltruar dhe në
    Shqipëri. Ajo që duket si antikonformiste në këtë çështje është se këta 'masonë' e shpallën mediatikisht, nëse e mbani mend,
    dëshirën dhe tentativat e tyre për të hapur një degë masonerie në Shqipëri, çka nuk përputhet me 'sekretin' e tyre. Ndihem
    ende kurioz i flaktë për të kuptuar si funksionojnë sot, e këtë e them pa rezerva. Më thoni një gazetar që nuk do të donte të
    njihte më shumë njerëz të quajtur masonë apo të dokumentonte ndonjë nga 'bëmat' e tyre! Logjika më thotë se këto
    'muhabete' mund të jenë dokrra. Megjithatë kjo. S’ka lidhje me MJAFT-in».(«ABC», e shtunë 20 tetor 2007, f. 8) Pinderi
    këtu e ka fjalën për një francez që erdhi para disa kohësh në Tiranë dhe u shpreh se do të organizonte një lozhë masonike në
    Shqipëri. Pinderi pretendon se kjo mënyrë të vepruari bie në kundërshtim me mënyrën sekrete në të cilën veprojnë masonët.
    Por kjo ka qenë e vërtetë për të shkuarën ndërsa sot gjërat kanë ndryshuar, dhe masonët të ndodhur para presionit të
    publikut, prej kohësh kanë ndryshuar taktikë, duke bërë një lloj legalizimi të rremë dhe duke bërë sikur kanë zbuluar
    veprimtarinë e tyre për publikun e gjerë, duke bërë sikur kanë zbuluar selitë dhe drejtuesit e lozhave të tyre, që flasin dhe në
    tv. Por këto ndërtesa dhe këta njerëz janë më tepër dekor për të mbuluar selitë, drejtuesit dhe anëtarët realë që mbeten në hije.
    Këtë e ka të qartë çdo njeri që ka njohur për këto çështje. Prandaj veprimi i misionarit mason francez që u shfaq publikisht në
    Tiranë, nuk është një thyerje e rregullave masonike, por një zbatim i kësaj strategjie në public relations. Nga mënyra sesi ka
    folur Pinderi kuptohet se atij i është dhënë mision të atakojë masonerinë rivale, pasi brenda lëvizjes masonike ndërkombëtare
    ka disa rryma. Pinderi është kontradiktor se nga njëra anë thotë se ka kuriozitet të flaktë për të njohur të fshehtat e
    masonëve, dhe nga ana tjetër thotë se këto janë dokrra. Pinderi, në këtë mënyrë, krijon përshtypjen se «Mjaft» nuk ka lidhje
    me masonët. Por përgjigjen më interesante e ka dhënë Antuena Skënderi: «Është gjithmonë interesante të japësh një
    këndvështrim ndryshe dhe janë pikërisht librat që mbështeten mbi teoritë e konspiracionit që shesin më shumë. Për sa kohë
    është në funksion të ekonomisë mbase dhe mund të justifikohet 'funksioni'. Nëse MJAFT do të ishte një lëvizje masonike,
    kam përshtypjen do kish më shumë fuqi. Një nga sulmet historike të shoqërisë masonike ka qenë ndaj natyrës revolucionare
    dhe shpërndarjes së parimeve të Revolucionit Francez 'Liri, Barazi, Vëllazëri' që janë bazat e shtetit të sotëm modern. Në këtë
    këndvështrim nuk e di nëse nuk do doja që MJAFT të kishte një kategorizim të tillë».(«ABC», e shtunë 20 tetor 2007, f. 9)
    Tmerrësisht e sofisktikuar kjo Antuena Skënderi! «Mjaft» nuk është lëvizje masonike, se nëse do të ishte e tillë do të kishte
    më shumë fuqi! Por «MJAFT» ka një fuqi okulte, shenjat e së cilës zbulohen tek fuqia financiare dhe mediale e «MJAFT»,
    e ardhur nga mbështetja që i jepet asaj nga qendra ndërkombëtare të caktuara. Por teza më interesante e Antuena
    Skënderit është se ajo kërkon që të interpretojë gabim sulmet që i janë bërë freemasonrisë ndërkombëtare për manipulim të
    ngjarjeve të rëndësishme në botë, siç është Revolucioni Francez i shekullit XVIII. Në këtë çështje ka dy shkolla të kritikës ndaj
    rolit të masonerisë në atë që mund të quhet inxhinieringu i historisë. Njëra shkollë, radikale dhe joserioze thotë se
    Revolucioni Francez, Revolucioni Amerikan, dhe ngjarje të tjera të mëdha historike, janë ideuar dhe zbatuar nga masonët.
    Pikërisht kësaj shkolle parapëlqejnë t’i referohen ata që duan të zhvlerësojnë kritikën kundër masonerisë, për ta nxjerrë këtë si
    joserioze dhe paranojake, dhe kështu bën dhe Antuena Skënderi. Por ka dhe një shkollë tjetër që thotë se masonët infiltruan
    në këto lëvizje dhe u përpoqën t’i përdorën ato për qëllimet e tyre, duke krijuar qendra pushteti okulte brenda sistemit të
    institucioneve demokratike të dala nga Revolucioni Amerikan, Francez etj. Këtë kjo Antuena e zgjuar nuk e përmend. U
    mor vesh Antuena Skënderi është simotra e Elisa Spiropalit në shoqatat femërore pranë masonerisë. I sofistikuar duket dhe
    Bojken Abazi, i cili thotë: «Mendoj se masoneria ndërkombëtare ekziston dhe ka peshë dhe influencë për çështje të caktuara
    politiko-ekonomike. Në rastin e MJAFT, di të them vetëm se, nëse bëjmë pjesë në një grup të tillë Masonësh, kolegët e mi e
    paskan mbajtur shumë mirë të fshehtë nga unë, duke mos më ftuar në asnjë takim të këtij rangu».(gazeta «ABC», e shtunë
    20 tetor 2007, f. 9) Ky Abazi me siguri është anëtar i bërthamës masonike të «Mjaft» dhe kërkon të qetësojë turmën e
    mjaftistëve, kureshtja e të cilëve është ndezur nga gjurmët e një bërthame masonike brenda lëvizjes së tyre. Ervin Qafmolla
    reciton një përgjigje të sofistikuar që nuk duket të jetë e mendjes së tij: «Nuk di të ketë një akuzë direkte për 'djemtë dhe vajzat e MJAFT-it', por di që një gazetë me cilësi të diskutueshme vërtetësie ka pasur disa akuza në nivel barcalete ndaj Erion
    Veliaj. Është legjendë urbane e shtyrë nga media më aktive në Shqipëri: thashethemi. Burimi mund të jetë dhe një provincial
    që pasi ka parë 'Eyes wide shut', e ka konsideruar si revelatën më të madhe të konspiracionit mbarëbotëror. Besoj se
    ekzistojnë disa prirje të tilla dhe në Shqipëri, por më shumë në formën e një 'Fan club'. Masoneria botërore... Besoj se
    ekziston, ndonëse skenarët e konspiracionit mbi të janë kthyer në modë. Kur gjej kohë i kundroj teoritë mbi këtë çështje me një
    kërshëri të natyrës sportive». (gazeta «ABC», e shtunë 20 tetor 2007, f. 9) Ky Qafmolla, si provincial që i merr njohuritë nga
    filmat më quan mua, që e kam bërë i pari një akuzë të tillë. Se të ç’niveli dhe natyre janë njohuritë e mia, këtë Qafmolla do ta
    zbulonte mirë nëse do të kishte kurajën të dilte në një debat përballë meje. Atëherë publiku do ta shikonte qartë se kush i merr
    njohuritë për masonerinë nga filmat dhe kush nga burime shumë më serioze. Qafmolla veç filmave duket se nuk ka tjetër veç
    njohurive që ka marrë në Universitetin Bujqësor të Kamzës, ku ka studiuar për biznes agrar. Ky intelektual agrar mund të
    ketë njohuri për shitjen e lakrave, patateve, kungujve, por për çështjen në fjalë nuk të jep përshtypjen se di më shumë se çfarë i
    kanë mësuar që të recitojë. Megjithatë duket se e kanë zgjedhur për ta bërë një initiate dhe me kohë do t’ia mësojnë disa gjëra.
    Ervin Qafmolla bëri një boomerang duke përmendur filmin «Eyes wide shut» ku tregohet për një orgji të një shoqate
    masonike, se kjo të shtyn të bësh një analogji me Lëvizjen «Mjaft». Lëvizja «Mjaft» tashmë njihet për atë që ka qenë në
    qendër të një skandali publik vitin e kaluar kur u publikuan fotografi të një orgjie mjaftistësh, ku meshkujt ishin veshur si
    femra dhe ku mbizotëronte muzika e homoseksualit Freddie Mercury, që Erion Veliaj e shpalli publikisht si simbol të
    «Mjaft». Shefi i «Mjaft» Erion Veliaj atëherë, në një konferencë shtypi u shpreh se këto ishin party normale. Nga kjo
    shqiptarët, me eyes wide open, kuptuan vetëm që këto gjëra janë normale për mjaftistët, që i kanë thënë mjaft edhe moralit
    tradicional. Denoncimin e Lëvizjes “Mjaft” si një grupim masonik, instrument i një konspiracioni ndërkombëtar, e kam bërë i
    pari unë, por jo vetëm unë. Pas meje, para disa muajsh, një denoncim në terma të tilla erdhi dhe nga një prej deputetëve më
    inteligjentë të Kuvendit të Shqipërisë dhe një prej pak intelektualëve vërtet të kompletuar që gjenden në politikën shqiptare,
    Pëllumb Xhufi. Xhufi u shpreh se Lëvizja “Mjaft” “gjithnjë e më shumë po transformohet në një grupim masonik, në një pushtet
    okult i specializuar në shantazhin politik”. Z. Xhufi sigurisht që si historian dhe njeri që ka lexuar shumë nga literatura e
    konspiracioneve ndërkombëtare, di se ç’thotë dhe i njeh mirë gjërat, por gjithsesi ajo që thotë është shumë më pak se ajo që ai
    di për Lëvizjen “Mjaft” dhe puppet masters që qëndrojnë pas saj. Duke perifrazuar atë shkrimtarin e Romës së Vjetër, që
    thoshte për Romën e kohës së vet, të fillimit të rënies, se nëse do të shkruash është vështirë mos të shkruash satirë, unë do të
    thosha se nga mënyra si u shfaq, veproi, u pompua Lëvizja «Mjaft» është vështirë mos të krijosh teori konspiracioni dhe se
    ata që i bënë këto veprime, ambasada holandeze dhe Soros, ushqejnë teoritë historike të konspiracionit. Mënyra se si u
    krijua kjo lëvizje, si u lançuan krerët e saj dhe se si u pompua ajo, është një simbol i dhunimit, me metoda masonike, të
    standardeve për të cilat ka folur dhe flet vazhdimisht ambasadori holandez në Shqipëri dhe disa homologë të tij që
    mbështesin Lëvizjen “Mjaft”, si dhe Soros dhe vetë Erion Veliaj dhe entourage e tij. Nëse ata të huaj që lançuan, sponsoruan
    së pari financiarisht, dhe pompuan klanin e mjaftistëve, do të ishin vërtet të përkushtuar ndaj parimeve që predikojnë, atëherë
    Ambasada e Holandës, Fondacioni “Soros”, USAID etj., që në kohën kur kishin ndarë para për të sponsoruar një lëvizje
    qytetare rinore të llojit të “Mjaft”, duhet të kishin shpallur një konkurs të hapur ku t’u kërkonte të rinjve shqiptarë që të grupuar të
    paraqisnin pranë ambasadës holandeze ide dhe projekte për një lëvizje të tillë, duke konkuruar në një garë për të fituar
    donacionet fillestare dhe mbështetjen e mëtejshme. Dhe Erion Veliaj me ekipin e vet duhet të kishin marrë pjesë në këtë
    konkurs dhe pastaj le të fitonin. Por, në vend që të vepronin kështu, ambasada holandeze, Soros, USAID etj., zgjodhi
    mënyrën totalitare, madje masone, duke ia dhënë donancionin një njeriu të përzgjedhur në mënyrë konspirative, Erion Veliajt,
    si dhe entourage të tij. Edhe prezantimi i Lëvizjes “Mjaft” në vitin 2003 u bë në mënyrë okulte. Para se të prezantohej
    publikisht Lëvizja “Mjaft” u bë një fushatë gjigande publicitare me reklama në televizione gazeta, bill-boarde në rrugë etj., e
    cila fushatë qe konceptuar në formën e një puzzle, duke u paraqitur vetëm figura e gjurmës së kuqe të pëllëmbës së dorës
    njerëzore. Vetëm pasi kureshtja e publikut u nxit për një kohë të gjatë, u shfaq ekipi i misterioz që fshihej pas pëllëmbës së
    kuqe dhe prezantoi Lëvizjen “Mjaft”, me gjërat që tashmë i njohim. Me këtë rast u bë e ditur se donancionin fillestar për këtë
    lëvizje e pati dhënë ambasada holandeze me një shumë prej 400 mijë euro dhe se Lëvizja “Mjaft” mbështetej dhe nga
    Fondacioni “Soros”. Ironikisht, donatorët e huaj të Lëvizjes “Mjaft” dhe themeluesit e Lëvizjes “Mjaft” i dhunuan parimet që
    pretendonin të potenconin dhe të mbronin në shoqërinë shqiptare, të transparencës, debatit të lirë, konkurencës dhe
    kompeticionit në shoqërinë civile, lirisë, demokracisë etj. Pra, Lëvizja “Mjaft” lindi si një përbindësh-organizatë masonike,
    okulte, instrument i qendrave të dyshimta ndërkombëtare që veprojnë me anë të diplomacisë të vendeve të vogla
    perëndimore si Holanda. Është mjaft simptomatike se edhe ekipi i ri i “Mjaft”, post-Veliaj u emërua dhe katapultua sipas po
    së njëjtës praktikë masonike, pa asnjë transparencë dhe procedurë demokratike. Nga doli sikstiumvirati Spiropali-Pinderi-
    Qafmolla-Kola-Skënderi-Abazi? Kush e zgjodhi atë? Sigurisht puppet-masters që komandojnë mjaftistët. Pse «Mjaft» që
    thotë se ka tetë mijë anëtarë nuk bëri një votim sipas parimit demokratik një anëtar-një votë për të zgjedhur lidershipin e ri, kur
    këtë parim ua ka sugjeruar partive politike? Se «Mjaft» dhe ata që e kontrollojnë atë në qendrat ndërkombëtare okulte nuk i
    marrin seriozisht këto parime. Ashtu si paleontologët nga një eshtër e vogël ndërtojnë gjithë skeletin e dinozaurit, ashtu dhe
    një vëzhgues i «Mjaft», nga mënyra si del lidershipi i saj mund të krijojë idenë e qartë të natyrës së kësaj organizate, si me
    thelb masonik. Sigurisht që nuk është e gjithë «Mjaft» organizatë masonike por brenda saj ka një bërthamë masonike okulte
    që e kontrollon atë. Që njerëzit e «Mjaft» kanë një pushtet okult, kjo kuptohet nga shumë shenja. Erion Veliaj, Ish-drejtori i
    «Mjaft» dhe njeriu që ka thënë se do të mbetet gjithherë pranë «Mjaft», në një dalje në emisionin «Deja vu» të Mustafa Nano
    në Top Channel, në 19 tetor 2007, u shpreh se nëse skandali i Rrugës Durrës-Kukës do të kishte ndodhur në Angli, Francë
    apo në Gjermani, popujt e këtyre vendeve do të kishin bërë grusht shteti. E pra, ky është limiti i termave në të cilat mund të
    bëjë thirrje publike për grusht shteti një njeri i shoqërisë civile si Erion Veliaj që ka qenë i përkëdheluri i të gjitha ambasadave
    të huaja perëndimore në Tiranë, i ambasadës amerikane, i USAID. Në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e
    Rrugës Rrëshen-Kalimash, mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë amerikane «Bechtel» ra në sy prania e ambasadores
    amerikane të kohës në Shqipëri, Marcia Ries, e cila qe mbështetësja e madhe e Veliajt dhe «Mjaft». Ceremonia e
    nënshkrimit të kontratës së kësaj rruge, si pjesë e segmentit Durrës-Kukës, ose më saktë Tiranë-Prishtinë, ishte hera e parë që një ambasador amerikan asistonte në nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e një rruge në Shqipëri. Ambasadorët amerikanë
    shpesh kanë bërë veprime në interes të lobive në vendin e tyre, por këtë herë prania shprehte mbështetjen zyrtare
    amerikane për këtë ndërtim publik në Shqipëri, me rëndësi strategjike madhore për shqiptarët, në dy anët e kufirit dhe SHBA.
    Atëherë si shpjegohet që Erion Veliaj, beniamini i tre ambasadorëve amerikanë, dhe i drejtuesve të USAID në Tiranë, i
    njohur si njeri i amerikanëve, bën këtë deklaratë. Nëse e pranojmë si të mirëqenë atë që thotë Prokuroria dhe Veliaj se në
    çështjen e Rrugës Rrëshen-Kalimash janë bërë abuzime nga ish-ministri i punëve publike dhe transporteve, Lulzim Basha
    dhe zyrtarë të tjerë, atëherë kjo do të thotë se ka një marrëveshje korruptive mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë
    amerikane «Bechtel», sipas së cilës marrëveshje Basha, Berisha etj., do t’i bënin privilegje kompanisë «Bechtel», duke
    pranuar kosto më të lartë të punimeve, si dhe duke e çliruar nga pagimi i tvsh, të cilën e merr përsipër shteti shqiptar, çka
    rezulton sipas Prokurorisë në një dëm prej 380 milion euro për shtetin shqiptar, ndërsa kompania «Bechtel», merret vesh,
    do t’u paguante atyre si mitë një pjesë të kësaj shume që ajo do ta përfitonte në mënyrë të padrejtë. Se ndryshe cili qe motivi i
    Bashës, Berishës dhe zyrtarëve të tjerë kur i bënë këto veprime. Është e vërtetë se Prokuroria e ka filluar çështjen penale për
    shpërdorim detyre, që është një vepër penale ku nuk kërkohet domosdoshmërisht që të provohet përfitimi i zyrtarit apo
    zyrtarëve që bëjnë veprime në kundërshtim me ligjin, por gjithashtu është e qartë se kjo nënkupton përfitim nga ai që e kryen
    këtë veprim. Pra, Prokuroria dhe Veliaj tërthorazi, por gjithsesi shumë qartë po u thotë shqiptarëve, këtej dhe andej kufirit, si
    dhe botës, se kompania amerikane «Bechtel» po vjedh në mënyrë monstruoze në Shqipëri, në bashkëpunim me zyrtarët
    shqiptarë. Të parën çështje penale të madhe për shpërdorim detyre, Prokuroria e drejtuar nga Sollaku, e fillon për Rrugën
    Rrëshen-Kalimash, që është e para punë publike në përmasa të mëdha dhe me fonde të mëdha, që i është dhënë nga qeveria
    shqiptare një kompanie amerikane, kur ato që i kanë rrjepur vërtet shqiptarët financiarisht që nga viti 1997 janë bizneset
    greke në Shqipëri. Pse Prokuroria që çështjen penale për Rrugën Rrëshen-Kalimash e ka filluar kryesisht se Arben Meçe e ka
    pranuar se nuk ka bërë denoncim formal, nuk vepron kështu me ish-pushtetarët që kanë favorizuar abuzivisht bizneset e
    mëdha greke, por penalizon praktikisht vetëm amerikanët. Kjo do të thotë se praktikisht amerikanët paraqiten si hajdutët më
    të mëdhenj në Shqipëri, që kanë ardhur t’i «rrjepin» shqiptarët e varfër. Aq më tepër kur në ceremoninë e nënshkrimit të
    kontratës për ndërtimin e Rrugës Rrëshen-Kalimash, mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë «Bechtel» ra në sy prania e
    ambasadores amerikane të kohës në Shqipëri. Kështu, e gjithë kjo histori shndërrohet në një deja vu të asaj farsës tragjike të
    sajuar nga regjimi komunist në 1946, kur donte të justifikonte prishjen me Perëndimin posaçërisht me SHBA, dhe montoi një
    proces gjyqësor kundër «sabotuesve» të bonifikimit të kënetës së Maliqit, për të cilët doli se ishin nxitur dhe instruktuar nga
    amerikanët. Me këtë regjimi komunist donte të kultivonte tek shqiptarët urrejtjen ndaj SHBA. Sot përsëri ka në Shqipëri dhe
    jashtë saj qendra që punojnë intensivisht për të kultivuar urrejtjen kundër SHBA. Në Beograd, Moskë, por dhe në Athinë duan
    që t’ i nxjerrin amerikanët nga hapësira shqiptare në dy anët e kufirit, të kultivojnë urrejtjen e shqiptarëve ndaj amerikanëve.
    Dhe një mënyrë e mirë për këtë, për të nxitur urrejtjen e shqiptarëve këtej kufirit ndaj amerikanëve, është që t’i paraqesësh
    amerikanët sikur kanë ardhur këtu që t’i rrjepin shqiptarët ekonomikisht, duke abuzuar në bashkëpunim me pushtetarët
    shqiptarë kolaboracionistë të amerikanëve. Duket se në këtë linjë po shkon Prokuroria dhe Veliaj në çështjen e Rrugës
    Rrëshen-Kalimash, ku ish-ministri Basha dhe funksionarë të tjerë, po akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke i bërë
    privilegje financiare dhe fiskale kompanisë amerikane «Bechtel». Kjo është e kalkuluar të zgjojë tek shqiptarët komplekset
    që ka dashur t’u kultivojë regjimi komunist ndaj kompanive shumëkombëshe amerikane, si hiena që u thithin gjakun
    popujve të botës, dhe nga të cilat Shqipëria komuniste për fat të mirë kishte shpëtuar në sajë të shokut Enver që i mbante larg
    amerikanët gjakpirës. Kjo do të thotë se Erion Veliaj ka mbështetjen e një pushteti okult ndërkombëtar që i jep mundësi
    Veliajt që të shprehet se shqiptarët duhet të bëjnë grusht shteti, për shkak se qeveria i ka dhënë një punë publike të madhe një
    kompanie amerikane. Merret vesh se në këtë grusht shteti, sipas logjikës së Veliajt, shqiptarët duhet të djegim dhe flamuj
    amerikanë dhe të sulmojnë dhe ambasadën amerikane se ata qëndrojnë pas kësaj afere, derisa ambasadorja ishte në
    ceremoni. A ka indicje më tërthorazi të qartë se kjo se «Mjaft» është grupim me natyrë masonike dhe se Erion Veliaj është
    mason? Meqë Erion Veliaj kur u largua nga «Mjaft» deklaroi se ai do të qëndrojë gjithmonë pranë «Mjaft», atëherë duket se
    Lëvizja «Mjaft» është bërë si Jugosllavia federale komuniste, e cila pas vdekjes së Titos u tha se do të drejtohej
    kolegjialisht, por megjithatë doli dhe slogani «Pas Titos-Tito». Në të njëjtën mënyrë, edhe drejtimi kolegjial i Lëvizjes «Mjaft»
    pas largimit me prani të Erion Veliajt, mund të konsiderohet si: «Pas Veliajt-Veliaj». Në këto rrethana, kur mbreti pa
    trashëgimtar i shoqërisë civile Erion Veliaj bën thirrje për grusht shteti antishqiptar dhe antiamerikan, kurrkush nuk duhet të
    habitet, as në ambasadën amerikane dhe as kurrkund, sikur nga shqiptarët e vërtetë, që e duan Shqipërinë dhe SHBA të
    dalin versione të lëvizjes «Mjaft» të llojit «Gladio», apo «Kondor», që t’u japin përgjigjen meritore njerëzve që i bëjnë këto
    gjëra dhe linjës antishqiptare të masonerisë, që ka dhe ajo kundërshtarët e vet të fuqishëm në masonerinë ndërkombëtare.

  10. #10
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    751

    MJAFT, pjellë e një grupimi njerëzish që zbatojnë skemat e SOROS

    Ja si zbërthehet organigrama e oktapodit SOROS në Shqipëri, i cili dirigjohet nga celulat e PPSH

    Shumë njerëz pasi shikojnë shkrimet e hedhura në gazetën SOT mbi lëvizjen MJAFT, pyesin se pse kjo gazetë i jep kaq rëndësi këtij grupimi pionierësh apo debatikasish pa identitet? Nëse e shikon nga jashtë gjithë këtë histori, mund tu jepet të drejtë lexuesve, por, kur shikon se si po i shtrin këmbët në shoqërinë shqiptare oktapodi sorosian, del se këta njerëz janë rrezik serioz për shoqërinë dhe demokracinë e brishtë shqiptare. Përpara nesh kemi një grupim financiaro-politik-ekonomik që ka në llogaritë e tij bankare miliona Euro, mos të themi qindra milionë euro. Organigrama që u botua një ditë më parë nga gazeta SOT zbërthente skemën se si ka funksionuar ky grupim. Brenda këtij grupimi, kemi aparatçikë të Partisë së Punës, pjella të politbyrosë, si dhe spiunë të sigurimit të shtetit, të cilët hynë fuqishëm në shoqërinë civile, në politikë, dhe sferat e tjera financiare, duke dominuar dhe helmuar që në embrion zhvillimin demokratik të vendit. Në fakt kush është skema e krijimit të këtij oktapodi gjigand, i cili ka krijuar njërën nga meduzat e tij lëvizjen MJAFT dhe grupimin elektoral G99?
    Në vitet ’90 kur Fondacioni Soros krijoi Qendrën e Medias (Remzi Lani) Qendrën e Gruas (Delina Fico), Qendrën e Rinisë (Olsi Rama vëllai i Edi Ramës), Qendrën e Drejtësisë (Piro Misha), Programin AEDP (Milva Ekonomi) etj, u projektua pak nga pak nëpërmjet milionave euro të programeve operacionale, një influencë dominante në “tregun” e shoqërisë civile. Kjo influencë u konkludua në fund të viteve ’90, dhe në fillim të viteve 2000 me krijimin e organizatave joqeveritare “të pavarura” të themeluara nga “Themeluesi” (d.m.th vetë George Soros i përfaqësuar ligjërisht nga Milva Ekonomi, Valdete Sala, Çapajev Gjokutaj, Agim Isaku, Piro Misha, Delina Fico, etj). Një ndër to ishte edhe Organizata Kombëtare e Debatit ANDA, e cila trashëgoi edhe backgroundin e Qendrës së Rinisë së Fondacionit Soros në Tiranë, dhe hapi i parë filloi me qindra mijë dollarë në bankë. Kjo organizatë u përfaqësua nga Arbjan Mazniku dhe Klotilda Ferhati, Endri Fuga, Florian Pustina, që siç njiheshin nga të gjithë në fund të viteve 90 si “fëmijët e Valdete Salës” për hir të besueshmërisë që ata kishin fituar. Për t’i dhënë influencë të fortë këtyre personazheve në tregun e OJF rinore, ata administronin çdo vit rreth 1.5 milionë euro të Fondacionit Soros për rininë që jepeshin në formë grantesh për organizatat rinore. Kështu këta studentë të viteve të para administronin dhe firmosnin, nën “supervizimin e rreptë” të Valdete Salës, të gjithë buxhetin e rinisë shqiptare për vite të tëra deri sa krijuan lëvizjen MJAFT. Paralel me shoqatën e tyre, këta komsomolas të rinj sorosian ndihmuan Erion Velinë që të krijonte me disa Debatikas të tjerë (siç e quanin veten këta drejtues të Shoqatës Kombëtare të Debatit) Lidhjen Rinore të Ballkanit (Balkan Youth Link), organizatë e cila u prezantua fillimisht si organizatë ndërkombëtare, por që në fakt Drejtor Ekzekutiv kishte Erion Velinë.
    Kjo organizatë nuk u krijua me themelues “Themeluesin” Soros, por, nëpërmjet asistencës së Valdete Salës, Arbjan Maznikut, Endri Fugës dhe Florian Pustinës, u konvertua në një spinoff sorosian. Motivet e mbështetjes bazoheshin në vëllazërinë e ngushtë që ekzistonte midis këtyre të rinjve debatikas që ishte krijuar në Kishën Baptiste Tiranë, pasi gati të gjithë ishin anëtarë të kësaj kishe. E gjithë skuadra e dy spinoffëve, në fakt, funksiononte si një team në çdo projekt, sepse njëra dorë lante tjetrën dhe aktivitetet i kishin të përbashkëta. Në 2002, pasi krijohet edhe Instituti i Lidershipit Rinor (një spinoff i spinoff-ëve të BYL-A dhe ANDA), Erion Veliaj, nën një mbështetje të jashtëzakonshme të koordinuar nëpërmjet Remzi Lanit, Valdete Salës dhe Ambasadës Holandeze, organizojnë një shou ndërkombëtar në Chateau Linza në periferi të Tiranës të quajtur YLLI 2002, ku pas orës 11 të darkës pasi ishin larguar të gjithë personalitetet ndërkombëtare seriozë dhe kishin ngelur vetëm ata të tipit hollandez, u organizua një nga maskaradat më groteske, ku drejtuesit e rinj meshkuj debatikas u veshën si femra dhe çdo gjë u dokumentua gati për të fituar besimin e të gjithë zyrtarëve të donatorëve me prirje homoseksuale. Paralelisht me këtë proces, rrjeti Soros në Shqipëri kishte filluar përgatitjen e terrenit të lindjes së Lëvizjes MJAFT, duke rekrutuar nga njëra anë “individualitete” të shoqërisë civile që do të shërbenin si Bordi i Madh i kësaj Lëvizjeje dhe nga ana tjetër të spastronin shoqërinë civile nga organizata konkurente apo jo-sorosiane që nesër mund të pengonin “zgjerimin” e MJAFT në nivele lokale, në fund raising dhe në influencën mediatike.
    Pas “suksesit” të YLLI 2002 para ambasadorëve dhe diplomatëve (në nivel profesionaliteti apo homoseksualiteti, pa fyer kërkënd për prirjet homoseksuale, pasi ne e respektojnë zgjedhjen e gjithsecilit se si e përdor veten), në periudhën Shtator - Dhjetor 2002 të gjithë drejtuesit e spinoffeve “të pavarura” sorosiane në Tiranë dhe rajon (Remzi Lani, Piro Misha, Valdete Sala, Milva Ekonomi, Delina Fico, etj.) u hodhën në sulm për të prezantuar YLLI-n e vërtetë të së ardhmes së rinisë shqiptare: “mesian e kthyer nga Amerika për të shpëtuar Shqipërinë”, “njeriun që braktisi karrierën në OKB për të punuar në varfëri të plotë në atdheun e tij të dashur”: Erion Veliaj.
    Në numrin e ardhshëm do të tregojmë se si ky YLLI i shoqërisë civile themeloi dhe drejtoi në fillim MJAFTin “duke biseduar në një kafe të Tiranës me shokët e tij” debatikas të kishës baptiste.

    Skema e krijimit të spionffeve sorosian dhe aktivizimi i Edi Ramës si përfaqësuesi politik

    George Soros është shpikësi i modelit të spinoffëve në bursën e Wallstreett, një instrument i lindjes dhe zhdukjes së subjekteve të tipit of-shore të cilat Soros i ka përdorur për të ngritur gracka spekulative në lojën e tij të “vjedhjes” legale të parave të të tjerëve. Pas një suksesi spektakolar, për të cilat janë shkruar edhe libra në përdorimin e spinoffëve, Soros në mes të viteve 90 filloi të aplikojë lojën e spinoffëve edhe në rrjetin e fondacioneve të veta të shtrira kryesisht në Europën Lindore. Spinoff-et e shoqërisë civile janë organizata jo-qeveritare apo jo-fitimprurëse që krijohen nga zyrat e Soros dhe shfaqen në publik sikur janë të pavarura pavarësisht dokumentacionit të drejtpërdrejtë apo të fshehur të pronësisë në aktin e themelimit. Sipas modelit të Soros, organizatat spinoff janë organizata që themelohen dukshëm apo fshehur nga Soros, por në publik shfaqen si organizata të pavarura. Këto organizata bija të fondacioneve lokale Soros, kanë të gjitha një karakteristikë të përbashkët: nuk mund ta tradhtojnë kurrë themeluesin dhe janë bij që nuk plangprishen dot, për arsye jo thjesht të dokumentacionit por se janë “të besueshme”. Që të jesh pjesë e spinoffit duhet të kesh të ngjashme “10 cilësitë e komunistit”, pasi edhe personazhet që janë rekrutuar nga SOROS vijnë nga majat e organizatave bazë të Partisë së Punës. Personazhet që bëhen të besueshëm për t’ju dhënë e drejta për të administruar një spinoff sorosian, duhet të arrijnë që të bëjnë një figurë të mirë përballë hierarkisë vertikale të Soros që nga ekzekutivi nacional, ai rajonal (Budapest), ai në Londër (që e drejton Princesha e Hollandës Von Miss) e deri në zyrat e Neë York ku ndodhen zyrat e OSI (Instituti i Shoqërisë së Hapur) që ndodhet disa kate nën një ndër korporatat më famëkeqe në botë, Soros Management Fund. Mund të ndodhë që vetë George Soros të dëgjojë për këtë personazh por ndonjë “fatlum” mund të ketë dhe fatin të takohet me vetë “Themeluesin”. Mund të ndodhë që edhe të bëhet mik por ky është rast unik. Në Shqipëri këtë fat e kanë pasur dy vetë: Edi Rama dhe Milva Ekonomi. I pari u bë mik në 1996, si pasojë e ironisë dhe më pas humorit që shkëmbyen kur dy personazhet po hanin supë në një drekë pune në një hotel luksoz të Budapestit (Soros po prezantohej me Bordin e Fondaconit të tij në Shqipëri) dhe tjetra në rrethana të paqarta por vetëm kur demonstroi një sukses të paparë për të inkasuar midis dy krizave të ‘97 dhe ‘99 në xhepat e George Soros mbi 100 milionë dollarë të destinuara për Shqipërinë nga komuniteti ndërkombëtar por edhe nga buxheti i shtetit shqiptar. Këta të dy kanë qenë dy personazhet më të afërt të Soros në Shqipëri i cili vjen vazhdimisht këtu (më shumë se në çdo vend tjetër Ballkanik) sepse edhe ka fituar më shumë këtu se kudo tjetër.

    Gazeta Sot

  11. #11
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Ky Kastriot Myftaraj eshte goxha i mire ne shkrime po merr kot ndonjehere. Masoneria ska lidhje fare me keta kokrrat e mediokrave-katunarve-provincialeve te Mjaftit. Mjafti eshte si ato kopshtet pa dreke te kohes se xhaxhit : ore ore lulebore. N.q.se Pinderi eshte masonik (jo se nuk do te jete por nuk ka aq tru per te qene), atehere une heroi i popullit jam shqiptari i pare qe kam zbritur ne Hene....
    FLANGO MA NON FLECTO

  12. #12
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    Citim Postuar më parë nga Hero i Popullit Lexo Postimin
    Ky Kastriot Myftaraj eshte goxha i mire ne shkrime po merr kot ndonjehere. Masoneria ska lidhje fare me keta kokrrat e mediokrave-katunarve-provincialeve te Mjaftit. Mjafti eshte si ato kopshtet pa dreke te kohes se xhaxhit : ore ore lulebore. N.q.se Pinderi eshte masonik (jo se nuk do te jete por nuk ka aq tru per te qene), atehere une heroi i popullit jam shqiptari i pare qe kam zbritur ne Hene....
    Ti je hero i popullit,te kane vrare ose ke rene ne krye te detyres prej kohesh,
    Prandaj ska mundesi te kesh zbritur ne hene
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Une nuk marr vesh nga politika, po ky erjon velija eshte nje fytyre ***** dhe antipatik i pashoq.

  14. #14
    Lavdi Deshmoreve! Maska e Hero i Popullit
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    Ke Varrezat e Deshmoreve: Between Nowhere and Good-Bye!
    Postime
    385
    Citim Postuar më parë nga bledikorcari Lexo Postimin
    Ti je hero i popullit,te kane vrare ose ke rene ne krye te detyres prej kohesh,
    Prandaj ska mundesi te kesh zbritur ne hene
    edhe ti bledi sipas fotos qe ke te kane vrare nja 30 vjet me pare keshtu qe sduhet te jesh fare ne forum...

    Nashi mos u merr me heronjte por merru me temen. N.q.se ty te pelqejne keta te mjaftit me rregull ta respektoj mendimin. Por me qene masonike sikur me duket shume e cuditshme pasi nuk i perkasin atij rangu shoqeror dhe forimimi politiko-kulturor.
    FLANGO MA NON FLECTO

  15. #15
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    Citim Postuar më parë nga Hero i Popullit Lexo Postimin
    edhe ti bledi sipas fotos qe ke te kane vrare nja 30 vjet me pare keshtu qe sduhet te jesh fare ne forum...

    Nashi mos u merr me heronjte por merru me temen. N.q.se ty te pelqejne keta te mjaftit me rregull ta respektoj mendimin. Por me qene masonike sikur me duket shume e cuditshme pasi nuk i perkasin atij rangu shoqeror dhe forimimi politiko-kulturor.
    Mua nuk me ka pelqyer qe ne fillim mjafti,mospelqimi im u shtua me shume mbas G99 (emri me shpie ne ca si organizata apo vende si G8,area51,anarkia99 etj ),
    As masonet si kam shume perzemer,vetem nqs bejne dicka per vendin tim.
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  16. #16
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Këta mjaftistët e nisën shumë mirë në fillim kur dolën në protesta për ujë e për drita, por me kalimin e kohës morën ngjyrim politik dhe s'ua hodhi njeri qurret më pastaj.
    Më pas krijuan dhe parti politike dhe janë bërë akoma më qesharak.
    A thua se skishim parti të mjaftueshme ne.
    Në Shqipëri i bie raporti një parti për çdo 3 familje, këta na ngrihen dhe na krijojnë G99.
    A kini ndonjë muhabet tjetër, se këta G99 më bëjnë për të vjellë mua...
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    mendimi lart vazhdon dhe te ky postim

  18. #18
    Amanaska Maska e Intense-girl
    Anëtarësuar
    26-09-2008
    Vendndodhja
    encouraging compassion
    Postime
    92
    Po si vajti ai muhabeti,me Veliaj-Bogdani,neper gjykata,se kam kohe qe nuk kam naviguar per keta te dy?
    Mgjth,me nje ze te qete e joshes,Erioni po i mbush mire xhepat,ose i ka mbushur me sakte...

    P.S: Se mos i hyj ne hak kot te gjorit

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2007
    Postime
    244
    Nuk e shkoj te nevojes te zgjatem per Mjaftin dhe sherbetoret e tij qe ushqehen mire pa patur fabrika prodhimi.

    Ajo qe mund te theme eshte:

    Shikoni me vemendjen ecurin e personave qe sherbejne te Mjafti.

    P.sh Kemi Erjonin me zhurmen e tij " te drejte " eshte bere Kryetar partije.

    Ka krijuar G99 te qindin do ta tregoj kur te arrij qellimin...

    Faleminderit

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Erion Veliaj, biznese me Partinë Socialiste, Bashkinë e Edi Ramës dhe bashkinë e Durrësit
    Websiti dhe imazhi i PS produkt i vëllezërve Veliaj

    Në një ndër faqet on-line që ka fshirë këto ditë Erion Veliaj për të fshehur gjurmët e evazionit fiskal familjar thuhet qartas se biznesi i ngritur me mikrokreditë e paligjshme të Fondacionit Piramidal MJAFT që i ka dhënë Erion Veliaj, vëllait të vet, Arbër Velias, “Grafik Propaganda realizon imazhin e ri të partisë socialiste. Të gjitha produktet u prezantuan për herë të parë në kongresin e radhës të vitit 2006. Ky material është zhdukur këto ditë nga interneti por gazeta Sot disponon materialin e plotë në një CD.
    Siç del nga të dhënat e faqes së fshirë këto ditë për të fshehur të dhënat e klientëve të www.grafik.fshatiurban.com, jo vetëm imazhi i ri ylberit i Partisë Socialiste por edhe vetë websiti www.ps.al i Partisë Socialiste është ndërtuar nga vëllezërit Veliaj: “Partia Socialiste e Shqipërisë. Grafik Propaganda realizon dizajnin e faqes në internet për partinë më të madhe opozitare në Shqipëri, duke u përpjekur për të treguar sa më mirë karakterin progresist të një partie eurosocialiste”. Është një fakt i njohur tashmë që imazhi i ri i Partisë Socialiste përtej të Majtës dhe të Djathtës i promovuar në Kongresin e Partisë Socialiste ka braktisur ngjyrat tradicionale të së Majtës dhe ka marrë 7 ngjyrat “postmoderne” të ngjyerjes së pallateve të Tiranës nga Kryetari i Betonit. Elementet e reja të imazhit të Socialistëve bazohen tek 7 ngjyrat e ylberit që siç dihet përfaqësojnë flamurin Gay. Dhe personazhi që zgjodhi Rama të prodhonte imazhin e ri ylberist të Partisë Socialiste është djali që vetëm 3 muaj para se ti besohej kjo detyrë, doli në faqet e para të gazetave i veshur si femër gjoja në një ballo (fotot e Arbër Velisë i veshur si femër ishin marrë nga një festë private në një ambient intim).
    Siç shihet në këto të dhëna rezulton se biznesi i paligjshëm i krijuar në 2005 me paratë e taksapaguesve të huaj të dhëna si mikrokredi nga Fondacioni Piramidal MJAFT, është financuar nga Partia Socialialiste dhe Edi Rama ndërkohë që disa të dhëna të tjera të publikuara në faqen online të www.fshatiurban.com rezulton se Grafik Propaganda ka punuar edhe për Bashkinë e Tiranës. Nuk është e qartë se si Partia Socialiste e cila premton të luftojë korrupsionin dhe evazionin e ka paguar Velinë për shërbimet e tij on-line që në 2006, por po ashtu nuk është e qartë se si Bashkia Tiranë ka kërkuar faturë për paratë që ajo i ka dhënë vëllezërve Veliaj. Është e qartë se faqja e internetit www.ps.al është faqje zyrtare e Partisë Socialiste por ajo që të bie ndër sy sapo e hap këtë faqe është se webmasteri i saj nuk bëhet i ditur dhe për më tepër në një faqe shumë të rëndësishme në vend të webmasterit shkruhet “prova teknike”!!! Fshirja e emrit të vëllait të Velisë nga Edi Rama është bërë me urgjencë këto ditë kur plasi skandali i bizneseve të familjes Veliaj, por fshirja rezulton e paefektshme pasi Gazeta Sot ka pohimet zyrtare të vetë Velisë. Një nga gjërat që duhet të sqarojë Edi Rama është se, sa para kanë paguar Velitë? Me cilat fatura të “Grafik Propaganda” që nuk ka ekzistuar e regjistruar në atë kohë në gjykatë dhe as në QKR sot, janë depozituar të dhënat e familjes Veliaj? Të ardhurat e nxjerra nga Partia Socialiste si janë deklaruar në zyrat e tatim taksave dhe a janë reflektuar këto në depozitimin e kontributeve për sigurime shoqërore pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore? Asgjë e tillë nuk ka ndodhur, dhe me të ardhurat nga Partia Socialiste është realizuar evazion fiskal sepse fitimet socialiste të Veliajve nuk janë deklaruar në zyrat e tatim taksave. Në fakt fshirja e logos së vëllait të Erion Velisë nga ëebsiti i Partisë Socialiste nuk është gjë tjetër veçse frika që ka Rama për implikimin e tij në afera financiare me bizneset e paligjshme dhe të paregjistruara të familjes Veliaj.
    Gjithashtu është e mundshme plotësisht, që vëllai i Erion Velisë të jetë paguar për punën e kryer në Partinë Socialiste të jetë paguar me paratë e Bashkisë së Tiranës. Por kjo do të zbardhet kur vëllai i Velisë të detyrohet të demonstrojë para organeve kompetente se si janë faturuar këto para dhe kush Edi Ramë ia ka dhënë. Një ndër klientët e tjerë të familjes Veliaj është edhe Bashkia Durrës që siç dihet pas fitores së Partisë Socialiste për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë. Kjo Bashkia i ka transferuar Velisë mijëra euro për një websit si shpërblim për punën e vyer të MJAFT në mbështetje të kandidaturës socialiste në Zgjedhjet Lokale 2007. Siç rezulton nga të dhënat tona, drejtuesit e sotëm të G99 dhe të MJAFT, kanë dhënë një mbështetje aktive për kandidaturën e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit dhe kjo iu shpërblye me mijëra euro të dhuruara për Veliaj & Co. Këtu problemi përsëritet pafundësisht siç ndodh edhe me donatorët ndërkombëtarë pasi Grafik Propaganda nuk ekziston sepse nuk gjendet në databasen e QKR i vetmi regjistrim biznesi që kanë vëllezërit Veliaj është NIPT që i jep mundësi të shesin parfume në Tiranë. Sa para nga shuma e dhënë nga Bashkia Durrës janë paguar për të paguar detyrimet fiskale dhe sigurimet shoqërore. E njëjta histori përsëritet edhe me ëebsitin e Parkut të Butrintit. Mungesë deklarimi të ardhurash në Drejtorinë e Tatim Taksave dhe implikim edhe të shumë institucioneve të tjera qendrore në kontraktimet e paligjshme të bizneseve të Velisë.



    sot

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •