Close
Faqja 3 prej 20 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 396
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e I krishteni
    Anëtarësuar
    26-03-2007
    Postime
    43
    Citim Postuar më parë nga mikesha Lexo Postimin
    a e dini pse nena treze e mori emrin nena tereze.
    ne veqanti me interson tereze;PSE.
    Ne shume Kongregata (Urdhera) Murgeshash edhe sot e kesaj dite, praktikohet qe kur Murgeshat bejne Kushtet e Para dmth menjehere pas Noviciatit marrin nje emer te ri. Kjo simbolizon te braktisesh njeriun "e vjeter" dhe te shnderrohesh ne njeriun e ri. Duke imituar ne teresi Jezu Krishtin (edhe shen Pali thoshte pas Konvertimit: "ne mua jeton Jezu Krishti!").

    Pse Gonxhe Bojaxhiu mori emrin Tereza? E mori emrin Tereza, sepse u frymezua ne shenjtereshat: Tereza e Aviles dhe Tereza e Krishtit Femije.
    Kur themeloi urdherin "Misionaret e Bamiresise" (ose sic e quan populli "Murgeshat e Nene Terezes), atehere murgeshat e Kongregates dhe mbare bota e quajti: NENE TEREZA. Me fjalet, jeten... deshmoi se ne te jeton Jezu Krishti ("ne baze te veprave do t'iu njohin se jeni nxenesit e mi" - iu drejtohet Jezu Krishti apostujve) dhe e misheroi Jezusin ne jeten e perditshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga I krishteni : 14-10-2008 më 05:38

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Zoti ia ka dhënë këtë person të shenjtë kishës tonë që është në Shqipëri.
    Duke e njohur më mirë, mund të kuptoimë çfarë Zoti dëshiron prej nesh.


    “Nuk duhet të lejojmë që askush të ndahet prej nesh pa e pas ndie vehten si më i lumtur, më i mirë. Ndër të sëmurë ne do të jemi si rreze e mirësisë së Zotit.Buzëqeshja e jonë duhet të jetë gjithmonë e gatshme për çdo fëmijë q ë e pranojmë, i ndihmojmë, për çdo të sëmurë apo të lërë anësh, për ata që iu bëjmë mjekime apo iu bëjmë shoqëri.Tepër pak, asgjë s’do t’ishte t’iu japim atyre vetëm mjekime: ne do t’iu japim atyre zemrëm tonë”.

    NËNA TEREZE
    (Burim. Gjergji: Nëna jonë Tereze,faq. 75)

    Torrkerry

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “Ka shumë zyre që kujdesen për të sëmurë. Ne atyre do t’iu japim shumë më tepër, vetveten, e nëpër këtë shërbim dashurinë e Zotit” dhe “Të varfërit na kanë ndihmuar ta zbulojmë, ta duam dhe t’i shërbejmë Zotit. Këtë do ta kuptojmë dhe do ta zbulojmë plotësisht vetëm në qiell”.

    (Burim. Gjergji: Nëna jonë Tereze,faq. 75)

    Torrkerry

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Postime
    59
    Disa thone qe duhet te jemi krenare per njerezit qe e nderuan popullin tone.
    Ketu kuptohet edhe çfare beri ajo, pse eshte e denje per nder, e pse duhet te jemi krenare per te
    Ndryshuar për herë të fundit nga ademmerovci : 17-10-2008 më 04:48

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “Njerëzit tanë edhepse janë tejet të varfër, ata vdesin të lumtur, janë të lirë...Ndër këta njerëz mbretëron gëzimi. Të lutemi sot të gjithë së bashku që Zoti ta bie paqen në botë nëpërmjet të të varfërve dhe atyre që vuajnë” (në Oslo).

    “Një mbremje motrat i sollën në shtëpi katër të sëmurë. Njëra ndër to ishtë shumë e sëmurë. Trupi i saj ishte plot me varrë dhe plot me krimba. Unë e pastrova atë dhe e vendosa në shtrat. Ajo e kapi dorën time, ndërsa fytyra e saj shëndriste nga gëzimi, ishte engjullore, me një buzëqeshje të këndshme në fytyrë. Një fjalë, vetëm një fjalë e tha: “Falëminderit”, dhe vdiq.
    Kjo grua e sëmurë, tejet e varfër, më dha më tepër se sa unë i dhashë asaj. Ajo ma dha dashurinë falënderuese.
    Në atë moment unë e kam pyetur vetveten: Çka do t’i thosha unë po t’isha në vend të saj? Përgjigja qe mjaft e thjeshtë: “Do t’i thosha ‘kam uri, po vdes’” apo diçka të ngjashme, për t’i tërhequr ndjenjat e mëshirës ndaj meje, por ajo më ka dhënë shumë më tepër”.
    Nga libri i Lush Gjergjit

    NNA TEREZE

    Torrkerry

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Zoti ia ka dhënë këtë person të shenjtë kishës tonë që është në Shqipëri.
    Duke e njohur më mirë, mund të kuptoimë çfarë Zoti dëshiron prej nesh!


    Për t’iu afruar gjithnjë e më tepër të varfërve Nëna Tereze dëshiron të jetojë ndër të varfër, por jo vetëm këtë, por edhe si të varfërit. Pse e zgjodhi veshën e sarit, që është vesha e popullatës më të varfër të Indisë? A ka edhe kjo zgjedhje ndonjë domethënie më të thellë?

    “Sari iu mundëson motrave të ndihen të varfëra ndër të varfër, të identifikohen me të sëmurë, me fëmijë, me të moshuar...Në këtë mënyrë edhe me veshje ne e ndajmë jetën me ta”.

    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.76)

    Torrkerry

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “Motrat Misionaret e Dashurisë janë si ‘carriers of Chrisht’s love in the slums’ që dmth ‘motrat Misionaret e Dashurisë janë bartëse e dashurisë së Krishtit në Slumse...
    Ne nuk jemi punëtore sociale...Ne njerëzve tanë dëshirojmë t’iu japim gëzimin, dashurinë e Zotit, i cili i do ata nëpërmjet nesh. Edhe ne e duam dhe i shërbëjmë Zotit nëpërmjet tyre”

    NËNA TEREZE

    Torrkerry

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Zoti ia ka dhënë këtë person të shenjtë kishës tonë që është në Shqipëri.
    Duke e njohur më mirë, mund të kuptoimë çfarë Zoti dëshiron prej nesh!



    ‘Fuqia e jonë (e Motrave Misionare të Dashurisë) është në Zotin, në kushtet tona, posafat në atë të varfërisë. Një gjë vetëm iu lutem: mos i bëni motrat e mia të pasura, por mundësonju që të jetojnë në varfëri”.


    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.77)

    Torrkerry

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Zoti ia ka dhënë këtë person të shenjtë kishës tonë që është në Shqipëri.
    Duke e njohur më mirë, mund të kuptoimë çfarë Zoti dëshiron prej nesh!


    “Mua ma kanë dhënë Dhuratën Nobel për paqe. Unë nuk kam kurrfarë nevoje për këtë mirënjohje, as për të holla, por këtë ma kanë dhënë mua, sepse kanë menduar t’i ndihmojnë me këtë të varfërit, të cilëve ne u shërbëjmë, sepse të gjithë janë vëllazërit dhe motrat tona...
    Atë qka jeni duke bërë për mua, nuk e bëni vetëm për mua, por për të varfërit e mi, për Krishtin i cili vuan në ta...
    Mos grumbulloni për vete shumë pasuri mbi tokë, ku tenja e ndryshku i brejnë e ku vjedhësit birojnë muret e i vjedhin, por bashkoni për vete visare në qiell, ku nuk i brejnë as tenja as ndryshku, ku vjedhësit nuk i birojnë muret e s’mund t’i vjedhin. Sepse ku është visari yt, aty ka për të qenë edhe zemra jote”.

    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.77-78)

    Torrkerry

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Zoti ia ka dhënë këtë person të shenjtë kishës tonë që është në Shqipëri.
    Duke e njohur më mirë, mund të kuptoimë çfarë Zoti dëshiron prej nesh!
    AJO NUK ËSHTË VETËM NJË NDER PËR KISHËN TONË DHE PËR KOMBIN TONË: PËR NE AJO ËSHTË NJË IMPENJIM TË FORTË, NJË THIRRJE PËR TË NDRYSHUAR MENTALITETIN DHE PUNËN BARITORE.



    “Për motrat tona asgjë posaçe, asgjë nuk do të ndryshojë në shoqërinëë – bashkësinë tonë (edhe pas dhuratën e Shpërblimit Nobel për paqe). Kjo dhuratë, si dhe të gjitha tjerat, tgë cilat e ka fituar Kongregata jonë, janë vetëm për të varfërit tonë”
    Nëna Tereze është shpresa e re për të varfërit e mbarë botës, bamirësia më e madhe e tyre, zëri i tyre dhe çdo gjë tjetër...Nëna Tereze është ngushtë e lidhur me të vërfërit, me jetën dhe me problemet e tyre. Stili i punës, i jetës, i shërbimit është gjëra kryesore, motivi, arsyeja, psehi i kësaj pune – jete.

    “Puna jonë nuk është punë shoqërore...Në pyetje është respekti, dashuria, devocioni, sepse këtë e bëjmë për Zotin dhe shi për këtë arsye çdo gjë që bëjmë, mundohemi të jetë sa më bukur, sa më mirë. Ne jemi gjithnjë në lidhje me Jezu Krishtin, në veprën e tij, sikurse jemi të lidhur me Të në meshën e shenjtë dhe në Eukaristi. Në Kungim Jezu Krishti e ka trajtën e bukës, ndërsa, në botën e mjerimit, ku njerëzit janë plot varrë, vuajtje, ne e njohim Krishtin, e prekim, e lajmë, i shërbëjmë në këta NJERËZ...Të varfërit janë për ne dhantia e Zotit; ata janë dashuria jonë...Ka shumë lloje varfërie, edhe më e vështirë është varfëria shpirtërore, që e takojmë në Europë, në Amerikë...”

    NËNA TEREZE

    tORRKERRY

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Zoti ia ka dhënë këtë person të shenjtë kishës tonë që është në Shqipëri.
    Duke e njohur më mirë, mund të kuptoimë çfarë Zoti dëshiron prej nesh!
    AJO NUK ËSHTË VETËM NJË NDER PËR KISHËN TONË DHE PËR KOMBIN TONË: PËR NE AJO ËSHTE NJË IMPENJIM TË FORTË, NJË THIRRJE PËR TË NDRYSHUAR MENTALITETIN DHE PUNËN BARITORE.





    “Kongregata për ungjillizimin e popujve ka vendosur t’i dërgojë si ndimë të rregullt, per çdo tre muaj 25.000 doll. USA, për nevojë të motrave dhe për mbajtjen e noviciatit në Indi (atëherë ishin më se 100 vajza në noviciat). Unë e refuzova këtë ndihmë të rregullt me këto fjalë:
    ‘Nuk dëshiroj ta kam një burim as të sigurimit material për motrat e mia. Nuk dëshiroj të kemi të holla në bankë, as ndonjë fitim të siguartë për jetën tonë. Ne lypset të jetojmë në shpresë se do t’na ndihmojë, do të na mbajë Provania hyjnore. Rreziku më i madh për ne është që të pasurohemi...’”
    Mbas disa kohe, e njejta Kongregatë ia dërgoi një ndihmë në të holla, por kësaj herë jo më për motra apo për noviciatt, por për të varfërit dhe të gërbulurit. Nëna Tereze e pranoi më gëzim dhe falënderim. Ja, ky është stili i jetës dhe i fesë së Nënës Tereze.


    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.79)


    Torrkerry

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Zoti ia ka dhënë këtë person të shenjtë kishës tonë që është në Shqipëri.
    Duke e njohur më mirë, mund të kuptoimë çfarë Zoti dëshiron prej nesh!
    AJO NUK ËSHTË VETËM NJË NDER PËR KISHËN TONË DHE PËR KOMBIN TONË: PËR NE AJO ËSHTE NJË IMPENJIM TË FORTË, NJË THIRRJE PËR TË NDRYSHUAR MENTALITETIN DHE PUNËN BARITORE.


    Motrat e Nënës Tereze si dhe tërë vepra e madhe e saj, shtëpitë për të sëmurë, për të gërbulur, për ata që janë buzë vdekjes, për fëmijë, për të moshuar, etj., varet vetëm prej Provanisë hyjnore.
    Mbi këtë Nëna Tereze tha:

    “Ne nuk kemi kurrfarë ndihme fikse, të përcaktuar nga qeveria. Nuk kemi kurrfarë fitimi në veçanti, por e kemi një siguri të madhe: në Zotin, i cili kujdeset për lule, për bari, për shpend, për tërë botën, Ai do të këtë kujdes edhe për ne dhe për njerëzit tanë”.

    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.79)


    Torrkerry

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Zoti ia ka dhënë këtë person të shenjtë kishës tonë që është në Shqipëri.
    Duke e njohur më mirë, mund të kuptoimë çfarë Zoti dëshiron prej nesh!
    AJO NUK ËSHTË VETËM NJË NDER PËR KISHËN TONË DHE PËR KOMBIN TONË: PËR NE AJO ËSHTE NJË IMPENJIM TË FORTË, NJË THIRRJE PËR TË NDRYSHUAR MENTALITETIN DHE PUNËN BARITORE.



    “Ne kemi nevojë për varfëri që të jemi të lira, në mënyrë materiale dhe shpirtërore.
    Kemi nevojë për këtë liri, të jemi sa më të ngjashme, sikurse edhe ata që na rrethojnë dhe që mos të jemi të robëruar nga pasuria. Askush nuk mund të na zorisë që të jemi të pasura. Ne lypset vetë ta zgjedhim që të jemi të varfëra; Krishti e ka zgjedhur që të jetë i varfër, e për këtë nëse jemi të Krishtit me të vërtetë, atëherë edhe ne duhet të jemi të varfëra...
    Ne e kemi edhe kushtin e katërt, atë të varfërisë, që t’iu shërbëjmë të varfërve ndër më të varfërit, Krishtit i cili është i pranishëm në këta njerëz . Sipas këtij kushti ne varemi plotësisht prej Provanisë hyjnore”.

    NËNA TEREZE

    Torrkerry

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Zoti ia ka dhënë këtë person të shenjtë kishës tonë që është në Shqipëri.
    Duke e njohur më mirë, mund të kuptoimë çfarë Zoti dëshiron prej nesh!
    AJO NUK ËSHTË VETËM NJË NDER PËR KISHËN TONË DHE PËR KOMBIN TONË: PËR NE AJO ËSHTE NJË IMPENJIM TË FORTË, NJË THIRRJE PËR TË NDRYSHUAR MENTALITETIN DHE PUNËN BARITORE.




    “Të varfërit janë shumë të pasur në shpirt dhe kanë nevojë të madhe për t’i pranuar, për dashuri e pastaj edhe për t’u ndihmuar...
    Për t’i kuptuar sa më mirë dhe për t’iu ndihmuar të varfërve ne lypset të jetojmë si ata, në varfëri. Vetëm një gjë na dallon në mes veti: ata janë të varfër dhe të mjerë padashtas, sepse janë të detyruar të jenë të tillë, ndërsa ne e kemi zgjedhur vullnetarisht dhe lirisht varfërinë”.




    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.80)

    Torrkerry.
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 22-10-2008 më 08:52

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Nëse dëshirojmë ta dimë çfarë është krishterimi, le të kërkojmë ta kuptojmë, me hirin e Zotit, avenimentin e Krishtit në Nënën Tereze, avenimentin që e bëri atë shenjtëreshë që ne e admirojmë sot.

    “Ne i përkasim Zotit dhe njerëzve, në veçanti atyre që vuajnë. Ne nuk kemi drejt të përdorim asgjë çka iu përket atyre. Nuk hamë asgjë në shtëpitë e të pasurve, kështu që të mund të themi edhe të varfërve: nuk hamë asgjë kur jemi jashtë shtëpisë tonë...”

    “Çdo njeriu për mua është si Jezu Krishti. E mbasi është etëm një Krisht, njeriu me të cilin gjendem, të cilit i ndihmoj, vetëm ai ekziston për mua në atë moment”.

    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.81)

    Torrkerry.

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FLITET SHPESH PËR KRISHTERIMIN, PËR SHENJTËRINË...Nuk janë një teori, nuk janë një moral, nuk janë një kulturë, nuk janë një filozofi, nuk janë një teologji...Janë avenimenti nëpërmjet të cilit Krishti mishërohet në ne e ne pranojmë që ai të na “hyjnizojë”. Nëna Tereze na mëson këtë.

    “Nëna jonë Tereze sot është dëshmitaria më autentike, më e spikatur e forcës dhe e lirisë nga pasuria, e varfërisë ungjillore, e cikla shëndriti si meteor në ditët tona.
    Ajo është porosia e mishërruar e Krishtit të mishëruar për ne.
    Ajo më së miri na tregon çka domethënë një jetë me Zotin, për Zotin, në dobi dhe në shërbim të njeriut, me fryte dhe vepra të medha, të cilat sot tërë bota i ka njohur dhe i ka pranuar me dashuri. Ajo dëshmon se si mund të fillohet plotësisht jeta për të tjerët dhe sa e madhe, sa e fortë, sa e frytshme, sa e dobishme, është dashuria vetmohuese, e cila nuk kërkon asgjë për veti, por pa rezervë, iu jipet të tjerëve”.

    (Nëna jonë Tereze, faq.81)

    Torrkerry

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “DUANI TË AFËRMIN TËND PORSI VETVETEN”

    Vitin 1955...Filloi aksioni e mbledhjes së fëmijëve: nëpër rrugë të errta të qytetit, nëpër lagje të varfëra, ndër familje, shpesh edhe nëpër mbeturina, të gjuajtur, si dhe procesi i bindjes nënave që t’ i lindin fëmijët, pastaJ t’iu japin motrave, të cilat do t’ i risin dhe do të kujdesohen për ta.
    Për këtë,me krenari dhe kënaqësi të madhe Nëna Tereze tha:
    “Gjer më tani, ne kur nuk e kemi dëbuar asnjë njeri, asnjë fëmijë. Gjithmonë e kemi të gatshëm edhe një vend, edhe një shtrat edhe për një fëmijë”.

    Këta fëmijë, të cilët me siguri do t’i rrëmbente vdekja, mjerimi,, Nëna Tereze i shpëton dhe i aftëson për jetën.

    (Nëna jonë Tereze, faq.86)

    Torrkerry

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NËNA TEREZE LUFTON EDHE KUNDËR GËRBULËS.

    “Motrat e mia, vëllezërit, dhe unë kujdesemi dhe i mjekojmë 46.000 të gërbulur. E kemi shitur edhe veturën që ma fali Papa Pal VI gjatë Kongresit Eukaristik. Me këto të holla e kemi ndërmar ‘Qytetin e paqes’ për të gërbulurit. Vetëm në këtë vend ne i mjekojmë 7000 të gërbulur dhe në këtë arrijmë për çdo vit t’i shërojmë plotësisht më se 200 të gërbulur, kuptohet falas...
    Gërbula është një sëmurje që e shëmton njeriun, por për të gërbulurit nuk është aq vështirë ky shëmtim, i cili është i vështirë të pranohet, aq sa frika që do të jetë i dëbuar nga familja, shoqeria, të gjithë do të ikin, do të largohen.
    Kur dikush ta zbulojë se i ka ra gërbula, duhet ta lëshojë familjen e vet, aq më tepër, as ajo më nuk e do në mesin e vet.
    Unë mendoj se kjo çështje është shumë më vështirë të pranohet se sa edhe vetë sëmurja.
    Ne kemi raste ngjitëse (infektive) dhe raste negative.
    I falënderojmë Zotit që nuk kemi shumë raste ngjitëse, sepse këta janë tejet të rrezikshme. Edhe ato që nuk janë ngjitëse, janë si persona normalë,, nuk e njesin sëmurjen, por janë të shëmtuar: dikush i ka humbur duart, dikush tjetër sytë, këmbët, kështu që popullata ka frikë jo vetëm të afrohet apo të bisedojë me ta, por edhe vetëm t’i shikojë prej së largu.
    Për qendra për rehabilitim të të gërbulurve janë të gjitha: shkollat, spitalet, vendi i punës, veshëmbajthja, dyqanet, kisha, për të thënë e kanë një jetë normale...

    Motrat tona janë shumë të sjellshme, të dashura ndaj këtyre të sëmurëve, të mrekullueshme, nuk frikësohen prej tyre, sepse TË GËRBULURIT JANË VETË JEZU KRISHTI....

    Të sëmurët i pranojnë motrat plotësisht, në tërësi, edhe pse shumica e tyre nuk janë të krishterë, por indu ose muslimanë.
    NE NDËR TA JEMI DASHURIA E ZOTIT TË GJALLË”.

    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.91)

    Torrkerry.

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FLITET SHPESH PËR KRISHTERIMIN, PËR SHENJTËRINË...Nuk janë një teori, nuk janë një moral, nuk janë një kulturë, nuk janë një filozofi, nuk janë një teologji...Janë avenimenti nëpërmjet të cilit Krishti mishërohet në ne e ne pranojmë që ai të na “hyjnizojë”. Nëna Tereze na mëson këtë.

    “Ja, po ju japë një shembull të gjallë, nga jeta: një njeri tejet i pasur dhe në pozitë mjaft të lartë shoqërore, kur zbuloi se e ka gërbulën, u detyruar të dalë nga shtëpia dhe ta lëshojë detyrën e lartë shoqërore.
    Edhe gruaja i tha: Ti e di mirë se nëse nuk do të largohesh prej shtëpisë, bijat tona nuk do të mund të martohen, pra, dil prej stëpisë!
    Ai erdhi në një shtëpi për të varfër, në slums-a dhe nuk dëshironte asgjë, as të mjekohet, por vetëm të vdesë.
    Motrat e gjetën një ditë, ja lanë varrët, ja përgatitën shtratin.
    Ai e përjetoi në veti një jetë krejt të re dhe tha: Tani unë besoj se Zoti më do!
    Dashuria e Krishtit u tregua nëpërmjet të motrave...
    Tani ai është dora e dhjathtë për ne, për çdo veprim, për çdo punë apo mjekim, shkollim.
    Njeriu u ndërrua, përjetoi një ndryshim të madh vetëm kur e përjetoi së është i dashur”.

    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.92)

    Torrkerry.

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PËR TË GËRBULURIT, SIPAS SHEMBULLIT TË KRISHTIT

    “Shumë e vështirë është t’i bindësh këta njerëz se Zoti s’e ka dënuar njeriun që të vuajë, posaçe kur është në pyetje gërbula.
    Kemi pasur edhe raste të tilla, dramatike kur i kanë mbytur ata që janë shëruar nga gërbula, ndonjë herë edhe vetë familja e tyre.
    Për këtë jemi detyruar që të krijojmë qëndra –qyteza të posaçme për ta, kështu që aty të mund të jetojnë, punojnë, të formojnë familje.
    Sot bëhet një mjekim efikas, me siguri e shëron njeriun nga gërbula, kuptohet nëse lajmërohet me kohë. Ky mjekim kushton mjaft dhe mjekimi zgjat afro 6 muaj.
    Duke iu falënderuar bamirësve tanë, puna gjithnjë shkon përpara dhe këta njerëz gjithnjë fitojnë vullnetin për jetë....
    Ne kemi me mijëra e milionë të gërbulur...Një herë për Kërshendella shkova t’i vizitoj dhe iu thashë se të gjithë atë që kanë, është dhanti i Zotit, se Zoti i do ata në mënyrë të veçantë, se Zoti është afër tyre, se sëmundja e tyre uk është mëkat.
    Një plak, plotësisht i shterrur nga gërbula, u mundua t’më afrohet dhe më tha:
    “Të lutem, përsërite edhe një herë se kurrë se kam dëgjuar këtë. Gjithnjë kam dëgjuar se nuk na do askush. Sa bukur është të di se më do Zoti!”.


    NËNA TEREZE
    (Nëna jonë Tereze, faq.93-94)

    Torrkerry.

Faqja 3 prej 20 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Albo në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 02:15
  2. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Fiori në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-09-2003, 00:16
  3. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Fiori në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 00:21
  4. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Albo në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-06-2003, 09:43
  5. Buletini javor nga Forumi Shqiptar
    Nga Albo në forumin Na bashkoi Albasoul
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2003, 07:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •