Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296

    Electronic Voice Phenomenon, Fenomeni i Zerit Elektronik EVP

    Pershendetje,

    E hapa kete teme per arsyen se ne bote (perkunder natyres skeptike qe kam) ekzistojne shume fenomene reale qe shkenca bashkohore he per he nuk u jep dot pergjigje apo thjesh i le te paklasifikuara per mungese vrojtimesh e provash.

    Nje prej fenomeneve qe tronditi shkencen moderne eshte edhe fenomeni i zerave elektronik, ose EVP thene ndryshe.

    Evp, zerat elektronik, ne te shumten e rasteve perkufizohen si zhurma statike qe nga nje pjese e atyre qe besojne ne fenomene te ketilla perkufizohen si zera te te vdekurve. Keto zhurma fillimisht regjistrohen ne ambiente te qeta zakonisht pa nderhyrje njerzore, me nje aparat regjistrues i cili lihet te regjistroje me ore te tera pastaj procesohen ose amplifikohen ne paisje ku hiqen frekuencat e spektrit te zhurmave te zakonshme, zakonisht ne programe kompjuterike dhe paisje te vecanta, ku me pas studiohen dhe analizohen ne rast se kemi te bejme me nje fantazme e cila ka nderhyre ne spektrin e valeve electro-magnetike.

    Teknikat e mevoneshme moderne pas zbulimit te ketij fenomeni te gjurmimit te valeve ju dha mundesine te gjith te apasionuarve te zbulojne jo vetem zera por edhe imazhe te fantazmave (Shpirtrave).

    Shembull perkates mund te gjeni ne faqet e meposhtme:
    http://www.worlditc.org/
    http://etheric-studies.aaevp.com/best_practices_development/index.php?title=EVP_online_listening_trials
    http://home.comcast.net/~sizzorfite/

    Per te gjith ata qe dine Anglisht, WP ka nje artikull goxha interesant dhe objektiv se si ka lindur EVP.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Electronic_voice_phenomenon

    KUJDES!!!

    Qe te kuptohemi me mire, UNE personalisht s'mbaj pergjegjesi ne rast se ju per cdo arsye nuk jeni ndjere mire emocionalisht gjate shfletimit te materialeve te mesiperme. Nqs. jeni te dobet emocionalisht, apo "KENI FRIGE" ju lutem mos i hapni faqet e cituara si me lart.

    Me respekt,

  2. #2
    Teme interesante scion. Mund te ishte zgjeruar me shume me informacion ne shqip per lexuesin ne vend te atyre lidhjeve qe jane vendosur megjithate pershendes iniciativen per hapjen e temes.

    Dua te bej nje sqarim te vogel per kete fenomen. Qe te jete i qarte per lexuesin Fenomeni i Zerit Elektronik perfshin ato tinguj zanor te cilet jane te pakapshem nga veshi i njeriut. Pra frekuenca e tyre eshte shume here me e ulet sesa ajo qe mund te perceptohet nga veshi njerezor. Zakonisht tingujt e tille (joo gjithmone) perbehen nga nje fjale e vetme ose nje fraze fare e shkurter. Ka qene Tomas Edison ai qe ne vitin 1920 ndersa bisedonte me nje mikun e tij i tregon se po punonte te krijonte nje aparature ne gjendje qe te rregjistronte zerat e te vdekureve. Dhe aparatura e pare qe u krijua ishte e ajo e rregjistrimit elektronik. Ja nje shembull i zerit elektronik

    http://www.youtube.com/watch?v=T7Wh-...es.com/evp.php

    Ne gjuhen popullore ky fenomen quhet si zerat e shpirtrave. Por historia e studimit te ketij fenomeni eshte me e hershme. I pari qe e mori seriozisht si fenomen ishte Friedrich Jürgenson (1903-1987) i cili ne nje fare menyre eshte konsideruar si Rilindas, arkeolog me profesion ai ishte i pergatitur shume dhe ne fushen e filozofise, gjuhesise, piktor, kengetar dhe masterues rregjistrimi muzike dhe ne fund rregjisor dokumentaresh. Pra njeri mese i pergatitur. Interesi i tij ne Fenomenin e Zerit Elektronik mesa duket filloi mbas rregjistrimit te kengeve te zogjve me nje shirit rregjistrues ku mundi te degjonte zera njerez ndonese ne afersi nuk kishte patur fare te tille.

    Kjo gje jo e zakonshme zgjoi interesin e tij dhe i terhoqi vemendjen duke i dhene idene qe te kryente rregjistrime te asgjeje - qe do te thote rregjistrime te ambjenteve te shkreta, pa asnjeri rrotull. Edhe ne keto rregjistrime ai vazhdoi te degjonte zera per te cilat mendoi ti perfshinte ne nje studim te vecante qe solli dhe publikimin e nje libri te titulluar Rosterna fran Rymden, ne shqip: Zera nga Hapesira.

    Vazhdimisht Friedrich njihte disa nga zerat qe rregjistronte, perfshi ketu dhe te nenes se tij te vdekur qe e therriste me emrin perkedheles me te cilin e mbiquante gjithmone. Pra ne kete pike per te dukej e natyrshme te dilte ne perfundimin se zerat qe rregjistronte ishin ato te jetes se pertejme. Ne vitin 1967 Friedrich publikoi librin Sprechfunk mit Verstorbenen, ne shqi: Radio-Lidhje me te vdekurit.

    Nje tjeter studiues ishte Dr. Konstantin Raudive nga Lituania, me profesion psikolog. Ai ishte nxenes i te madhit Carl Jung dhe jepte mesim ne Universitetin e Uppsala-s ne Suedi. Interesi i tij ishte ne parapsikologji dhe sidomos me jeten pas vdekjes. Gjate gjithe kohes Konstantin mbajti lidhje te ngushta me studiuesit paranormale Britanike. Ne vitin 1964 Raudive lexoi librin Zera nga hapesira te Jürgenson dhe ne vitin 1965 punuan sebashke ne disa rregjistrime te zerave elektronike. Por perpjekjet e para nuk sollen shume rezultat ndonese ata besonin se mund te degjonin disa zera shume te mekur, te mbytur dhe te larget. Me pas perpjekjet e tyre u intesifikuan dhe rezultatet nuk munguan te vinin. Mbas rregjistrimit te mbi 100.000 kasetave zanore, shumica e te cilave ishin bere ne 'kushte strikte laboratori', studimi u zgjerua duke perfshire dhe parapsikologun e njohur gjerman Hans Bender. Ne studimin e tyre u perfshine mbi 400 njerez dhe te gjithe degjuan zerat. Ky studim kulmoi me botimin e tij ne vitin 1971. Impakti ishte kaq i madh sa keto fenomene qe nga ajo kohe moren emrin Zerat Raudive.


    Ky ishte nje historik fare i shkurter i fenomenit qe tashme eshte bere nje fushe e zakonshme studimi per parapsikologet dhe paranormalet. Deshmite nuk mungojne ashtu sic nuk mungojne dhe provat gje qe verteton edhe njehere spektrin e ngushte te njohurise njerezore.

  3. #3
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Te faleminderit Darius per mbeshtetjen qe me jep!
    Per arsye kohore nuk munda te zgjatem ne zgjerim teme, dhe une te kerkoj falje ty dhe gjith te apasionuarve te fenomeneve paranormale, per mangesite ne postin tim.

    Sidoqoft, falemiderit qe ke marre mundimin te pershkruash historikun, qe eshte nje nga gjerat e rendesishme e kesaj tematike.

    Desha te theksoj, per skeptiket qe te mos e trajtojne thjesht e vetem si nje gje e zakonshme paranormale, shkak i kesaj qe them (Sepse edhe une jam skeptik) eshte se vrojtimet nuk mungojne dhe kjo fushe nuk eshte senzacion i tipit "Ghost Hunters" por eshte fenomen qe te ben te rimendosh bazat e shkences moderne. E them kete sepse nuk dua qe tema te devijoje ne muabete Fallxhoresh.

    Se shpejti do mundohem te mbledh materialet, ti perkethej ato ne shqip ne menyre qe te jemi sa me afer jush. Do desha ndihmen e Darius nese eshte e mundur te bashkangjiten Stream te Audiove ne kete forum!

    Me respekt,

  4. #4
    Stream mund te vendosen ketu po u bene ne formen e videove. Pra nuk eshte veshtire. Tjetra, kurre mos u perpiq te mbushesh mendjen e nje skeptiku. Ta them nga eksperienca personale. Ka skeptike te prirur te pranojne gjera qe nuk i kuptojne (si ne rastin tend nese e perkufizon veten skeptik) por ka dhe nga ata qe qenien skeptik e sigurojne vetem nepermjet mohimit, mbylljes se vesheve, nihilizmit dhe negativitetit. Me kete lloj kategorie nuk ja vlen te humbet koha.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Timianonimi
    Anėtarėsuar
    29-07-2008
    Vendndodhja
    Percaktohet me vullnetin tim duke i ndryshuar tri dimenzionet hapsirore dhe duke ju pershtatur rrjedhjes se dimenzionit kohor te cilin nuk mund ta kontrolloj
    Postime
    146

    White Noise, 2005, Michael Keaton

    Ndoshta vlen te ceket se ne lidhje me fenomenin eshte xhiruar nje film artistik i quajtur "White Noise" i shfaqur pe here te pare ne janar ne te vitit 2005 me aktorin Michael Keaton, filmi ne fjale eshte shfaqur edhe ne DigitAlb prandaj besoj qe i njejeti mund te gjendet i perkthyer ne gjuhen shqipe neper video klube private.

    Filmi do te ishte si nisme e lehte per tu kuptuar fenomeni ne fjale se e sqaron prej kendveshtrimit te nje njeriu te zakonshem qe fare nuk beson ne ketio gjera dhe si gradualisht futet me thelle e me thelle ne fenomen (gruaja i vdeke ne aksident, dikush i ofrohet dhe i tregon se ka je porosi prej saj, kuptohet ne fillim e trajton si te krisur...) , mirpo pasi qe eshte film i zhanrit te horrorit ne fund perfundon tragjikisht cka mund ta friksoj ndokend?

    Ju dy keni dhane sajte me "serioze" qe merren me hulumtimin e ketij fenomeni.
    Sa eshte per ti besuar nuk e dije, keto gjera do ti merrja me rezerve!

    Zhurmat apo sinjalet e padeshiruara ne Elktronike dhe Telekominikacion

    Ne elektronike zhurmat e bardha gjithmone jane prezente si sinjale te rastesishme me dendesi spektrale te fuqise te rrafshet ne nje breze me te gjere frekuencor dhe zakonisht eliminohen me filtra brezeleshues, mirpo nje pjese e ketij sinjali te padeshirushem (zhurma) qe ka brezin frekuencor e njejet me sinjalin e deshiruar kalon neper filter dhe e pengon sinjalin e deshiruar.

    Sinjale te padeshiruara ka edhe gjate transmetimit te sinjalit kur dikush ne distance transmeton ne frekeunce te njejete. Mandej kur pranohet nje sinjale me fuqi te vogel i cili transmetohet nga nje transmetues ne distance por ne pranim amplifikatoret (pasi te eshte demoduluar sinjali) nuk mund ta forcojne aq sa duhet sinjalin dhe dicka mund te shfaqet ne ekran televiziv ne nje kanal te njejete me te transmetuesit (figure e zbehte e ngjajshme me ato te EVP-se) apo ndonje ze ne radio ne kanalin e njejte me ate te transmetuesit i cili mund te kuptohet nga vrojtuesi si dikush po i drejtohet ndegjuesit apo vrojtuesit!

    Mirpo nese eshte per tu ju besuar atyre qe merren me kete fenomen ku ata pohojne qe kane komunikuar deri ne 15 minuta, apo me teper me ndokend nga bota e pertejme atehere definitivisht eshte fenomen interesant. Sa eshte per te besuar gjykoni vet!

    The Scole Experiment

    Dicka e ngjajshme me kete eshte edhe scole experiment i cili ka zgjate 5 vite, i cili ka filluar ne vitin 1993, ne hulumtime jane perfshire 4 hulumtues. Komunikimi me shpirterat nga jeta e pertejme apo dimenzionet tjera eshte bere me shirita filmik te pa hapur, mandej me paisje komunikimi te cilat i kane ndertuar me instruksione nga shpirterat nga bota tjeter etj. Ne lidhje me kete eshte shkruajtur edhe nje liber, eksperimenti eshte bere nen masa te rrepta. Per me teper:

    http://www.thescoleexperiment.com/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Timianonimi : 20-09-2008 mė 05:27

  6. #6
    Kush jeton ne Amerike ose Ameriken e Veriut mund te ndjeki kanalin Biografy Channel ne DN ose cable sepse jep shpesh emisione qe trajtojne EVP-ne.

Tema tė Ngjashme

  1. Fenomeni Phi
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 13:51
  2. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  3. Fjalor Elektronik Shpjegues dhe Libra Elektronikė nė gjuhėn shqipe
    Nga edspace nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-12-2005, 10:45
  4. Zhargon Biznesi Elektronik (E-Business)
    Nga bebushe nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-10-2004, 19:24
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •