Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Çfarë ajri thithim në Tiranë.

    ZIRINA LLAMBRO

    Shqipëria është klasifikuar në zonën e rrezikut shëndetësor. Vetëm disa ditë pasi Ministria e Mjedisit deklaroi se, cilësia e ajrit është përmirësuar me 30%, të dhëna të frikshme vijnë nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik. Monitorimi është kryer për periudhën janar–qershor 2008 në qytetet Tiranë, Korçë dhe Vlorë. “Niveli i grimcave të pluhurit dhe lëndëve të ngurta prezente në ajër është 2-3,5 herë më i lartë ndaj normave të lejuara të vendeve të BE-së, duke na klasifikuar në zonën e rrezikut shëndetësor”, thuhet në raportin e dërguar në ministri. Sipas specialistëve të ISHP-së, po rritet në mënyrë të qëndrueshme edhe përmbajtja e dioksidit të azotit (NO2) në ajrin urban të këtyre qyteteve, si rezultat i shtimit të trafikut automobilistik. “Në Tiranë përmbajtja mesatare e tij është më e lartë se norma e lejuar në vendet e BE-së, pra veç grimcave në Tiranë po bëhen problem shëndetësor edhe gazet e shkarkuar nga automjetet”, theksohet në raport. Listës së qyteteve me ajër të ndotur i shtohen edhe Korça e Vlora. “Në këto qytete po ashtu përmbajtja e dioksidit të azotit NO2 në qendrat përkatëse është konsiderueshëm më e lartë se pak vite më parë, duke qenë fare pranë kufirit të lejuar në vendet e BE”, kanë vërejtur specialistët.
    Lëndët toksike
    Për herë të parë është monitoruar edhe përmbajtja e benzenit C6H6 në ajrin urban të tre qyteteve. Nga pikëpamja toksikologjike benzeni futet në grupin e lëndëve me efekte kancerogjene për njerëzit. “Edhe përmbajtja e tij faktike tashmë mund të konsiderohet jo e ulët, me tendencë rritje pasi është komponim që shkarkohet kryesisht nga makinat që përdorin benzinë”, sqarohet në raportin e ISHP. Por ndryshe nga vendet e tjera Shqipëria nuk ka vendosur asnjë kriter për përmbajtjen kësaj lënde të dëmshme në benzinën që importohet. Nga të dhënat në terren bëhet me dije se ajo kapërcen me disa herë standardet. Pasojat në shëndetin e qytetarëve mund të jenë tejet të rënda. “Përmbajtja e benzenit në benzinat që tregtohen në vendet e BE-së duhet të jetë më e vogël se 5 për qind (në masë), prandaj kjo normë duhet vendosur sa më parë prej organeve përgjegjëse edhe për benzinat, që importohen në Shqipëri”, rekomandojnë specialistët. Ndërsa Ministria e Mjedisit nuk nguroi për asnjë çast të deklaronte për ajrin e përmirësuar që thithim çdo ditë, në këtë aspekt nuk është marrë asnjë masë. Të paktën kështu rezulton në të gjitha analizat e kryera.

    Xhuveli: Ajri është bërë më i pastër
    “Nga monitorimi i fundit që ne kemi kryer, është vërejtur se ajri në metropol ka përmirësim deri në 30 %, krahasuar me të dhënat e mëparshme”. Këtë deklaratë ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, e bëri gjatë analizës 7-mujore të disa ditëve më parë. Sipas tij, monitorimi i cilësisë së ajrit është kryer në zonat urbane më të populluara (Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier, Shkodër). Në 9 stacione janë matur 6 indikatorët më kryesorë. Ajri rezulton i pastër për 4 treguesit SO2, NO2, O3, dhe Pb, të cilët sipas ministrisë, janë brenda normave të lejuara nga Bashkimi Evropian. “Përmbajtja e pluhurave në ajrin urban, PM10 (grimca nën 10 mikron) dhe LNP (lëndë e ngurtë pezull), në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2007, paraqet përmirësim, ku 2 stacione rezultojnë brenda normave të lejuara të standardit shqiptar”, bëri me dije ministria. Ndërsa në pikat e tjera ku janë kryer matjet edhe pse përmbajtja e pluhurave kalon normën e lejuar, vihet re tendenca në ulje e përmbajtjes së tyre. Monitorimi konfirmon gjithashtu se ajri është i pastër sa i përket përmbajtjes së metaleve toksike (Pb Cr, Ni dhe Zn).

    Gazeta Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    xhuveli genjen si derr..sepse asnje shtet ne bote nuk mund te permirsoje nje ajer te qelbur.. te cilit i themi 100% ne nivel minus 30%..

    pse..jan pakesuar kerrat ne tirane keto muaj nga..po themi.. 100 000 ne 70 000?
    jan permirsuar karburantet ?
    jan pastruar plehrat nga edvini?
    jooo

    cdo minut qe kalon ajri i tiranes vec qelbet e qelbet..e ska burr ta ndreq kte pune..

    tirana ka ate ajer qe do populli i tiranes.. pik..

    po ta duAN ME TE MIRE.. E KISHIN GJETUR MENYREN..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e marolsi
    Anëtarësuar
    14-11-2006
    Postime
    186
    Te gjithe genjejne , asnje nuk thote te verteten sepse renditemi njesoj me smogun qe pushton disa vende industriale ne kine ,ku mosha nuk shkon me shume se 50 vjec , a e shikoni se cfare nuk po shpifet , a i shikoni spitalet qe jane mbushur plot dhe ska vende , eshte per tja fut vrapit nje ore e me pare , po na ka zene rrota bishtin se kemi familjet dhe njerezit ketu.

    Ju pershendes.
    Ne Tirone.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2008
    Postime
    98
    Na futet friken. :P

  5. #5
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Sa te kete makina rrangullina qe levizin neper rruget e tiranes, eshte normale qe ajri do jete sikur te jeshe duke punuar ne ndonje naftembajtese. Ajri eshte me te vertete katastrofik, mjere mushkerite tona sa vuajne!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Zona me e ndotur eshte kryqezimi i 21 Dhjetorit dhe rrotullamja e zogut te zi,pastaj e gjithe gjatesia e unazes dac mereni majtas e dac djathetas.
    Zonat super te ndotura plerishtja e Tiranes ne kombinat ,aty banojne dhe njerez.
    Zonat e pasterta ,maja e malit te Dajtit ,Mulleti me rrethinat ,Lundra etj
    Ka dhe mikro zona si psh brenda autobuzave Kinostudio Kombinat ,Qender Babrru,Oender Kamez ku ne te vertete nuk e mer vesh se si perzihet pluhuri i rruges ,nafta e pa djegur ,djerses kundermuese dhe livandove te ndryshme te banoreve qe vine ne Tirane.
    Xhuveli si duket del me kundragaz dhe vetem ne shtepi e mer vesh ndotjen .....kur per dreke ka groshe..............
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kreu i Njësisë Bashkiake nr.10 denoncoi masakrën që po shkakton kreu i bashkisë në kryeqytet


    Bogdani: Rama, katastrofë urbane në Tiranë


    Kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 10 në kryeqytet, Gerti Bogdani, denoncoi dje katastrofën urbane në Tiranë vepër e Bashkisë së kryeqytetit me lejet e ndërtimit që jep dhe me mosrespektimin e distancave mes pallateve. Gjatë një inspektimi në terren të situatës së rëndë urbanistike, në të cilën është zhytur Tirana, Bogdani tha se, çdo cep i kryeqytetit të ofron një shembull konkret që mund të gjendet në çdo zonë apo lagje të Tiranës ku pallatet janë shumë afër njëri-tjetrit, pa respektuar asnjë kusht urban apo të sigurisë. "Në këtë zonë para disa muajsh ra dhe një zjarr dhe zjarrfikësit e kishin të pamundur të hynin, pasi një pallat ka zënë komplet rrugën nga ku duhet të hynin. Siguria e qytetarëve të Tiranës nëpërmjet këtyre kushteve urbane të munguara është shumë e vogël", u shpreh Bogdani, i cili ka ftuar deputetët e PS-së që para se të bëjnë ture në rrethinat e Tiranës të shohin skandalet në shkeljen e hapësirave mes pallateve, duke mos respektuar asnjë rregull të zhvillimit të kryeqytetit. "Do t'i bëja thirrja zotit Braçe, i cili para disa ditësh ishte në rrethinat e qytetit të Tiranës, që të vijë e të shikojë hapësirat mes pallateve në qendër të qytetit. Mbase këto ngushtica atij mund t'i duken të mëdha, por nuk janë të tilla se nuk lejojnë as zjarrfikëset të kalojnë", tha kreu i Njësisë nr.10 në Tiranë. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për bllokimin e disa akseve rrugore, në të njëjtën kohë në Tiranë që janë dëshmi e paaftësisë së kryetarit të kësaj bashkie. Ai tha se, pavarësisht se rikonstruksioni i rrugëve është një gjë pozitive, zvarritjet e punimeve në mënyrë të paimagjinueshme dhe ngushtimi që po u bëhet atyre përbëjnë një irritim për banorët e kryeqytetit. "Disa rrugë në kryeqytet, të cilat po rikonstruktohen, që edhe pse e vonuar është gjë e mirë, por po bëhen shumë të ngushta. Kemi parasysh rrugën tek Ministria e Mbrojtjes apo George Ë. Bush, ku trotuaret janë bërë si korsi autostrade, ndërsa rrugët janë ngushtuar. Në të gjitha praktikat e botës ndodh e kundërta, ngushtohen trotuaret për t`u zgjeruar rrugët", u shpreh Bogdani.






    Paloka: Tashmë, sakrificë të jetosh në Tiranë


    Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, reagoi ashpër dje ndaj situatës së rënduar të krijuar në disa rrugë të Tiranës, për shkak të punimeve që po kryen Bashkia e Tiranës. Ai fajësoi për këtë gjendje kryebashkiakun, Edi Rama, të cilin e akuzoi si bllokues të punimeve. "Edi Rama kur ka qenë me leje nuk ka lejuar të punohet në këto rrugë, që janë në ndërtim e sipër, duke bllokuar përfundimin e punimeve të tyre. Të jetosh sot në Tiranë është një sakrificë dhe jo një privilegj", u shpreh deputeti i mazhorancës gjatë një deklarimi për mediat. Denoncimi i bërë nga përfaqësuesi i PD-së lidhet me gjendjen e rëndë të krijuar në disa rrugë kryesore të Tiranës, ku bashkia po ndërhyn për rikonstruksionin e tyre. Vonesat në punime kanë krijuar shqetësim dhe vështirësi në lëvizjen e kryeqytetasve dhe në qarkullimin e automjeteve. Kështu, ende vazhdojnë punimet në disa zona të Tiranës, si rruga e "Barrikadave", rruga "Punëtorët e Rilindjes", segmenti rrugor pranë Akademisë së Shkencave dhe në disa akse të tjera në kryeqytet.



    RD

  8. #8
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Qeveria duhet te nxise zhvillim andej nga Sukthi. Iku, mbaroi Tirona.
    Ata qe e lane Tironen ne dore te mafies se ndertimeve duhet te kene turp nga vetja.

  9. #9
    Ato pallatet që jan ngjit me njëri tjetrin janë shumica pallate pa leje. Një të tillë bën dhe ngjit me pallatin tim, jan dhe nja 3-4 te tjer që jan ndërtu ngjit me pallate të tjera aty afër shpis time direkt. Kam dritaren e tjetrin përball ballkonit.

  10. #10
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ato pallatet që jan ngjit me njëri tjetrin janë shumica pallate pa leje. Një të tillë bën dhe ngjit me pallatin tim, jan dhe nja 3-4 te tjer që jan ndërtu ngjit me pallate të tjera aty afër shpis time direkt. Kam dritaren e tjetrin përball ballkonit.
    sa mire, beni dhe nje ure e nuk keni nevoje fare te kaloni nga shkallet pastaj!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •