Krisafia Zeqo
Para pak kohe Akademia e Shkencave organizoi promovimin e librit tė autorit Engjell Angoni-Selman Riza Gjuhėtar dhe Atdhetar i Shquar". Meqenėse pėr shumė vjet kam qenė e punėsuar nė Institutin Gjuhė-Letėrsi dhe pikėrisht nė sektorėt qė i drejtonin profesorėt Eqrem Ēabej, Mahir Demo dhe Selman Riza, me ftesė tė familjes Riza shkova dhe unė tė marr pjesė. Mbledhja kryesohej nga Kryetari i Akademisė Dr.Ylli Popa, prof.Shaban Demiri dhe tė tjerė. Pėrfaqėsuesi i Akademisė mbasi hapi mbledhjen falenderoi pjesėmarrėsit dhe i dha fjalėn prof.Shaban Demirit dhe mė pas gjithė referuesve tė tjerė sipas profileve. Nė referatet e tyre u pėrqėndruan vetėm pėr punimet e tė naltpėrmendurit nė lidhje me shkencėn qė nuk ish asnjė e tė njėmijta tė punimeve qė ruhen nė arkivin familjar nė atė tė Institutit pėrkatės dhe kushedi sa tė tjera tė zhdukura. Kurse si atdhetar tė shquar qė saktėsohet nė titull nuk u tha asgjė. Po a do tė shohin ndonjėherė dritė kėto punime aq tė rėndėsishme pėr vendin tonė. Pėr kėtė e kanė fjalėn shkrimtarėt dhe gjuhėtarėt, institucionet pėrkatėse dhe ish nxėnėsit e tė naltpėrmendurve qė sot gėzojnė tituj shkencore qė Selman Riza dhe shumė tė tjerė nuk i patėn kurrė. Prandaj, vendosa t'i jap medias aq sa di pėr veprimtarinė atdhetare tė birit tė Kosovės kreshnike Selman Rizės.
Sė pari, dua tė vė nė dijeni lexuesit me pak rreshta pėr zonjėn Sabire, bashkėshorte e Selmanit besė dhe bijė e atyre burrave tė hershėm qė pėr gjatė gjithė shekullit qė pėrcollėn gjithė jetėn e tyre ja kushtuan kauzės sė clirimit kombėtar. Kurse zonja Sabire vitet mė tė shumta tė jetės sė saj bashkėshortore i kaloi nė vuajtje tė vazhdueshme. Sabireja me trimėri dhe kurajo i pėrballoi tė gjitha situatat i qėndroi besnike idealit tė bashkėshortit tė saj gjithė jetėn. Sa nėna dhe motra kanė kaluar situata tė tilla, ē'bėn shtypi, pse nuk i kujton fare, po mbush faqet e tij me ngjarje qė nuk pėrputhen fare me karakterin e femrės sė hershme shqiptare.
Selman Riza ish vetėm 12 vjet kur u largua nga familja dhe erdhi nė kėmbė nė Korcė. Ai nuk mund tė duronte vuajtje tė hershme dhe tė vazhdueshme tė bashkėatdhetarėve tė tij nė Kosovė nga shtypja dhe shfrytėzimi i egėr serb. Nuk mund tė harronte si ja rrahėn babanė dhe e poshtėruan nė prezencė tė gruas dhe fėmijėve. Nė Korcė qytet me tradita tė shquara kulturore dhe atdhetare, pasi mbaroi shkollėn fillore me 6 vjet i mori vetėm me tre vjet, vazhdoi liceun francez qė ish me nėntė vjet e pėrfundoi me gjashtė. Me interesimin e drejtuesve tė Liceut tė Korcės, si student i shkėlqyeshėm, Selman Riza dėrgohet pėr studime nė Tuluz tė Francės, nė tre vjet 1932-1935 mbaron dy fakultete shkėlqyeshėm dhe me t'u kthyer nė Shqipėri, kryeministri Medi Frashėri i propozon pėr njė vend nė kryeministri por Selmani me dekret tė Mbretit Zogu emėrohet profesor nė Liceun Francez nė Korcė. Selman Riza edhe si student dhe kur erdhi profesor asnjėherė nuk e ndali aktivitetin e tij si dijetar dhe atdhetar jo vetėm me studentėt, por edhe jashtė mureve tė liceut. Shumė shpejt u miqėsua me atdherarė tė shquar korcarė. Me Mihal Gramenon publicisti i shquar, shkrimtar njė nga veprimtarėt mė me zė i lėvizjes atdhetare e demokratike shqiptare qė shkriu gjithė jetėn e tij pėr mėmėdhenė. Nė librarinė Dhori Koti takoheshin vazhdimisht dhe shpesh Mihal Grameno shkonte tė takonte Selman Rizėn dhe atdhetarė tė tjerė tė moshave tė ndryshme. Bashkėpunėtorė i ngushtė me profesor Kostaq Cipo mjeshtėr i shquar i letėrsisė shqiptare. Me poetin e madh lirik Lasgush Poradecin, me Mitrush Kutelin te cilin e ēmonte shumė, jo vetėm si ekonomist tė zotin, si shkrimtar, publicist, pėrkthyes tė shquar po edhe si njeri tė ndershėm dhe me karakter tė fortė, qė gjithmonė i shpalosi hapur dhe me guxim, pikėpamjet e tij demokratike qė vuajti dhe u burgos si shumė tė tjerė nga regjimi komunist Enver Hoxha.
Pushtimi i atdheut tonė nga fashizmi italian ish njė ngjarje e hidhur si pėr gjithė popullin shqiptar dhe pėr Selman Rizėn. Vazhdimisht nė ato ditė tė zymta tė prillit, ai merrte kontakt me shokėt brenda dhe jashtė shkollės, ēfarė duhej bėrė, pėr shpėtimin e atdheut. I pari bashkė me studentėt dhe profesorėt e liceut Selmani nė krye me vallen popullore qė mbushėn rrugėt e qytetit drejt kazermave, duam armė, poshtė Italia fashiste, rroftė Shqipėria etj. Nė bashkinė e Korēės vazhdonin mbledhjet gjithė natėn me nismėn e shoqėrisė "Puna" e Korēės, me synim qė tė merrej pushteti nga ana e pėrfaqėsuesve tė popullit tė niseshin vullnetarė pėr nė Durrės dhe tė organizohej qėndresa e armatosur kundėr pushtuesit kur ky do tė marshonte drejt Korcės, shkonte dhe Selman Riza dhe shumė nacionalitė tė tjerė, Fazli Frashėri, Stavri Skėndi, Loni Kristo, Llazar Fundo dhe shumė intelektualė tė tjerė. Nė mbledhjen qė vazhdoi gjithė natėn nė pallatin e bashkisė sė Korcės, u formua Komiteti i Shpėtimit Publik, me kryetar Fazli Frashėri, sekretar Selman Riza dhe Masar Shehu anėtarė nga shoqėria "Puna" Stefo Grabocka, Llambi Dishnica, Stavri Skėndi etj. Selman Rizės ju ngarkua detyra pėr punėt e jashtme, i cili pėrgatiti njė numėr telegramesh drejtuar shteteve tė huaja, me qėllim qė tė sensibilizohej opinioni publik ndėrkombėtar pėr t'u prerė rrugėn kėrcėnimeve dhe pėrgatitjeve pėr agresion tė Italisė fashiste ndaj vendit tonė. Protestat nuk rreshtėn ditė me rradhė, Selman Riza nė rradhėt e para, vargu i turmės nga qendra e qytetit deri nė kazermat, pro armiku i pajisur me armatimet mė tė fundit ja arritėn qėllimit.
Njė tjetėr veprimtari do tė kryente Selman Riza. Nga Ministri i Arsimit, ju kėrkua qė tė zėvendėsonte profesorėt francezė, sepse me pushtimin e vendit ata u larguan. "Selman Riza u pėrgjigj prerė dhe me vendosmėri". Unė nuk bėj njė veprim tė tillė jo se nuk mund pėrse profesorėt francezė u zbuan padrejtėsisht".
Nė kujtim tė pėrvjetorit tė pavarėsisė, 28 nėntor 1939 shpėrthen demostrata e madhe, njė nga veprimtaritė e para tė fuqishme kundėr pushtuesit. Selman Riza bashkė me organizatorėt e Komitetit tė Shpėtimit ku u bashkua gjithė populli gra, tė rinj e tė reja, priftėrinj, hoxhallarė deri dhe hamenjtė me samar nė kurriz. Kjo demostratė tronditi pushtuesit dhe tė informuar pėr organizatorėt me nė krye Selman Rizėn me datėn 6.2.40 karabinierėt arrestojnė Selman Rizėn gjithė profesorėt, intelelektualė dhe shumė veprimtarė tė tjerė dhe i nisin pėr nė Durrės dhe prej andej nė Ventotene. Kėtu kish tė internuar nga gjithė Shqipėria dhe shumė antifashistė italianė. Qysh nga ky internim Selman Rizės nuk ju ndanė gjithė jetės. Kėtij birit tė Kosovės kreshnike qė i rezistoi haptaz pushtimit fashist tė vendit, punoi dhe luftoi me tė gjitha forcat pėr tė drejtat e shqiptarėve nė trojet e tyre etnike si dhe pėr lirinė dhe demokratizimin e jetės sė vendit tonė, herė nė Kosovė, herė nė atdheun mėmė. Pikėrisht pėr kėto veprimtari u pėrpoq gjithė jetėn me internime dhe burgime, prej regjimeve me totalitarė, regjimit fashist, atij komunist me nė krye Enver Hoxhėn dhe regjimit shovinist i J.B.Titos.
Por tė gjitha pėrpjekjet e tij dhe aftėsitė, punėn qė nuk pushoi asnjėherė ndonėse nė kondita tė vėshtira, si pėr shkencėn ashtu dhe pėr atdhedashurinė nėpėr birucat e burgjeve dhe kampet e internimeve, ėshtė shkruar shumė pak ose mė saktė aspak. Pėr punimet voluminoze tė Selman Rizės duhet qė gjithė shtypi jonė tė shkruajė pėr ditė nuk do tė mund t'i pėrballojė, Selmani ka qenė dhe njė pėrkthyes i pėrsosur, ai zotėronte 12 gjuhė tė huaja qė ēuditi profesorėt e dy fakulteteve nė Francė. Nė muajin e fundit tė vitit 1941, Selman Riza lirohet nga internimi nė "Ventotene". Ministri i Arsimit nė atė vit fton zyrtarisht Selman Rizėn nė takim i premton pėr disa vende me rėndėsi nė dikasterin e tij dhe se do t'i paguantė dhe gjithė kohėen qė ka qenė i internuar. Selmani nuk mund tė gėnjehej nga tė joshurat e armiqve, prandaj e hodhi poshtė kėtė propozim, duke ju pėrgjigjur me markaze se "rrogat i ka marrė nė Ventotene tė Italisė" dhe pėr tė tjerat pyetjet provokuese, nga ana e Ministrit, Selman Riza tregoi vendomsėrinė dhe guximin e tij ndaj regjimit fashist. Nė kėto rrethana dhe i shqetėsuar sidomos pėr cėshtjen e Kosovės, Selmani shpėrngulet familjarisht dhe vendoset nė Prishtinė.
(vijon)
Krijoni Kontakt