Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8

Tema: Selman Riza

  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,952
    Postimet nė Bllog
    4

    Selman Riza

    Krisafia Zeqo

    Para pak kohe Akademia e Shkencave organizoi promovimin e librit tė autorit Engjell Angoni-Selman Riza Gjuhėtar dhe Atdhetar i Shquar". Meqenėse pėr shumė vjet kam qenė e punėsuar nė Institutin Gjuhė-Letėrsi dhe pikėrisht nė sektorėt qė i drejtonin profesorėt Eqrem Ēabej, Mahir Demo dhe Selman Riza, me ftesė tė familjes Riza shkova dhe unė tė marr pjesė. Mbledhja kryesohej nga Kryetari i Akademisė Dr.Ylli Popa, prof.Shaban Demiri dhe tė tjerė. Pėrfaqėsuesi i Akademisė mbasi hapi mbledhjen falenderoi pjesėmarrėsit dhe i dha fjalėn prof.Shaban Demirit dhe mė pas gjithė referuesve tė tjerė sipas profileve. Nė referatet e tyre u pėrqėndruan vetėm pėr punimet e tė naltpėrmendurit nė lidhje me shkencėn qė nuk ish asnjė e tė njėmijta tė punimeve qė ruhen nė arkivin familjar nė atė tė Institutit pėrkatės dhe kushedi sa tė tjera tė zhdukura. Kurse si atdhetar tė shquar qė saktėsohet nė titull nuk u tha asgjė. Po a do tė shohin ndonjėherė dritė kėto punime aq tė rėndėsishme pėr vendin tonė. Pėr kėtė e kanė fjalėn shkrimtarėt dhe gjuhėtarėt, institucionet pėrkatėse dhe ish nxėnėsit e tė naltpėrmendurve qė sot gėzojnė tituj shkencore qė Selman Riza dhe shumė tė tjerė nuk i patėn kurrė. Prandaj, vendosa t'i jap medias aq sa di pėr veprimtarinė atdhetare tė birit tė Kosovės kreshnike Selman Rizės.

    Sė pari, dua tė vė nė dijeni lexuesit me pak rreshta pėr zonjėn Sabire, bashkėshorte e Selmanit besė dhe bijė e atyre burrave tė hershėm qė pėr gjatė gjithė shekullit qė pėrcollėn gjithė jetėn e tyre ja kushtuan kauzės sė clirimit kombėtar. Kurse zonja Sabire vitet mė tė shumta tė jetės sė saj bashkėshortore i kaloi nė vuajtje tė vazhdueshme. Sabireja me trimėri dhe kurajo i pėrballoi tė gjitha situatat i qėndroi besnike idealit tė bashkėshortit tė saj gjithė jetėn. Sa nėna dhe motra kanė kaluar situata tė tilla, ē'bėn shtypi, pse nuk i kujton fare, po mbush faqet e tij me ngjarje qė nuk pėrputhen fare me karakterin e femrės sė hershme shqiptare.

    Selman Riza ish vetėm 12 vjet kur u largua nga familja dhe erdhi nė kėmbė nė Korcė. Ai nuk mund tė duronte vuajtje tė hershme dhe tė vazhdueshme tė bashkėatdhetarėve tė tij nė Kosovė nga shtypja dhe shfrytėzimi i egėr serb. Nuk mund tė harronte si ja rrahėn babanė dhe e poshtėruan nė prezencė tė gruas dhe fėmijėve. Nė Korcė qytet me tradita tė shquara kulturore dhe atdhetare, pasi mbaroi shkollėn fillore me 6 vjet i mori vetėm me tre vjet, vazhdoi liceun francez qė ish me nėntė vjet e pėrfundoi me gjashtė. Me interesimin e drejtuesve tė Liceut tė Korcės, si student i shkėlqyeshėm, Selman Riza dėrgohet pėr studime nė Tuluz tė Francės, nė tre vjet 1932-1935 mbaron dy fakultete shkėlqyeshėm dhe me t'u kthyer nė Shqipėri, kryeministri Medi Frashėri i propozon pėr njė vend nė kryeministri por Selmani me dekret tė Mbretit Zogu emėrohet profesor nė Liceun Francez nė Korcė. Selman Riza edhe si student dhe kur erdhi profesor asnjėherė nuk e ndali aktivitetin e tij si dijetar dhe atdhetar jo vetėm me studentėt, por edhe jashtė mureve tė liceut. Shumė shpejt u miqėsua me atdherarė tė shquar korcarė. Me Mihal Gramenon publicisti i shquar, shkrimtar njė nga veprimtarėt mė me zė i lėvizjes atdhetare e demokratike shqiptare qė shkriu gjithė jetėn e tij pėr mėmėdhenė. Nė librarinė Dhori Koti takoheshin vazhdimisht dhe shpesh Mihal Grameno shkonte tė takonte Selman Rizėn dhe atdhetarė tė tjerė tė moshave tė ndryshme. Bashkėpunėtorė i ngushtė me profesor Kostaq Cipo mjeshtėr i shquar i letėrsisė shqiptare. Me poetin e madh lirik Lasgush Poradecin, me Mitrush Kutelin te cilin e ēmonte shumė, jo vetėm si ekonomist tė zotin, si shkrimtar, publicist, pėrkthyes tė shquar po edhe si njeri tė ndershėm dhe me karakter tė fortė, qė gjithmonė i shpalosi hapur dhe me guxim, pikėpamjet e tij demokratike qė vuajti dhe u burgos si shumė tė tjerė nga regjimi komunist Enver Hoxha.

    Pushtimi i atdheut tonė nga fashizmi italian ish njė ngjarje e hidhur si pėr gjithė popullin shqiptar dhe pėr Selman Rizėn. Vazhdimisht nė ato ditė tė zymta tė prillit, ai merrte kontakt me shokėt brenda dhe jashtė shkollės, ēfarė duhej bėrė, pėr shpėtimin e atdheut. I pari bashkė me studentėt dhe profesorėt e liceut Selmani nė krye me vallen popullore qė mbushėn rrugėt e qytetit drejt kazermave, duam armė, poshtė Italia fashiste, rroftė Shqipėria etj. Nė bashkinė e Korēės vazhdonin mbledhjet gjithė natėn me nismėn e shoqėrisė "Puna" e Korēės, me synim qė tė merrej pushteti nga ana e pėrfaqėsuesve tė popullit tė niseshin vullnetarė pėr nė Durrės dhe tė organizohej qėndresa e armatosur kundėr pushtuesit kur ky do tė marshonte drejt Korcės, shkonte dhe Selman Riza dhe shumė nacionalitė tė tjerė, Fazli Frashėri, Stavri Skėndi, Loni Kristo, Llazar Fundo dhe shumė intelektualė tė tjerė. Nė mbledhjen qė vazhdoi gjithė natėn nė pallatin e bashkisė sė Korcės, u formua Komiteti i Shpėtimit Publik, me kryetar Fazli Frashėri, sekretar Selman Riza dhe Masar Shehu anėtarė nga shoqėria "Puna" Stefo Grabocka, Llambi Dishnica, Stavri Skėndi etj. Selman Rizės ju ngarkua detyra pėr punėt e jashtme, i cili pėrgatiti njė numėr telegramesh drejtuar shteteve tė huaja, me qėllim qė tė sensibilizohej opinioni publik ndėrkombėtar pėr t'u prerė rrugėn kėrcėnimeve dhe pėrgatitjeve pėr agresion tė Italisė fashiste ndaj vendit tonė. Protestat nuk rreshtėn ditė me rradhė, Selman Riza nė rradhėt e para, vargu i turmės nga qendra e qytetit deri nė kazermat, pro armiku i pajisur me armatimet mė tė fundit ja arritėn qėllimit.

    Njė tjetėr veprimtari do tė kryente Selman Riza. Nga Ministri i Arsimit, ju kėrkua qė tė zėvendėsonte profesorėt francezė, sepse me pushtimin e vendit ata u larguan. "Selman Riza u pėrgjigj prerė dhe me vendosmėri". Unė nuk bėj njė veprim tė tillė jo se nuk mund pėrse profesorėt francezė u zbuan padrejtėsisht".

    Nė kujtim tė pėrvjetorit tė pavarėsisė, 28 nėntor 1939 shpėrthen demostrata e madhe, njė nga veprimtaritė e para tė fuqishme kundėr pushtuesit. Selman Riza bashkė me organizatorėt e Komitetit tė Shpėtimit ku u bashkua gjithė populli gra, tė rinj e tė reja, priftėrinj, hoxhallarė deri dhe hamenjtė me samar nė kurriz. Kjo demostratė tronditi pushtuesit dhe tė informuar pėr organizatorėt me nė krye Selman Rizėn me datėn 6.2.40 karabinierėt arrestojnė Selman Rizėn gjithė profesorėt, intelelektualė dhe shumė veprimtarė tė tjerė dhe i nisin pėr nė Durrės dhe prej andej nė Ventotene. Kėtu kish tė internuar nga gjithė Shqipėria dhe shumė antifashistė italianė. Qysh nga ky internim Selman Rizės nuk ju ndanė gjithė jetės. Kėtij birit tė Kosovės kreshnike qė i rezistoi haptaz pushtimit fashist tė vendit, punoi dhe luftoi me tė gjitha forcat pėr tė drejtat e shqiptarėve nė trojet e tyre etnike si dhe pėr lirinė dhe demokratizimin e jetės sė vendit tonė, herė nė Kosovė, herė nė atdheun mėmė. Pikėrisht pėr kėto veprimtari u pėrpoq gjithė jetėn me internime dhe burgime, prej regjimeve me totalitarė, regjimit fashist, atij komunist me nė krye Enver Hoxhėn dhe regjimit shovinist i J.B.Titos.

    Por tė gjitha pėrpjekjet e tij dhe aftėsitė, punėn qė nuk pushoi asnjėherė ndonėse nė kondita tė vėshtira, si pėr shkencėn ashtu dhe pėr atdhedashurinė nėpėr birucat e burgjeve dhe kampet e internimeve, ėshtė shkruar shumė pak ose mė saktė aspak. Pėr punimet voluminoze tė Selman Rizės duhet qė gjithė shtypi jonė tė shkruajė pėr ditė nuk do tė mund t'i pėrballojė, Selmani ka qenė dhe njė pėrkthyes i pėrsosur, ai zotėronte 12 gjuhė tė huaja qė ēuditi profesorėt e dy fakulteteve nė Francė. Nė muajin e fundit tė vitit 1941, Selman Riza lirohet nga internimi nė "Ventotene". Ministri i Arsimit nė atė vit fton zyrtarisht Selman Rizėn nė takim i premton pėr disa vende me rėndėsi nė dikasterin e tij dhe se do t'i paguantė dhe gjithė kohėen qė ka qenė i internuar. Selmani nuk mund tė gėnjehej nga tė joshurat e armiqve, prandaj e hodhi poshtė kėtė propozim, duke ju pėrgjigjur me markaze se "rrogat i ka marrė nė Ventotene tė Italisė" dhe pėr tė tjerat pyetjet provokuese, nga ana e Ministrit, Selman Riza tregoi vendomsėrinė dhe guximin e tij ndaj regjimit fashist. Nė kėto rrethana dhe i shqetėsuar sidomos pėr cėshtjen e Kosovės, Selmani shpėrngulet familjarisht dhe vendoset nė Prishtinė.

    (vijon)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    Shume mire ke bere Albo qe ke sjelle kte shkrim per prof.Selman Rizen.
    Para disa vjetesh kam degjuar nga nji i moshuar, ish nxenes i Liceut te Korces, qe djaloshi Kosovar Selman Riza, ishte nxenesi me ekselence qe ka pasur Liceu.
    Kur ne, thoshte ky plaku, per ndonji paqartesi pyesnim profesoret francez, ata na thoshin..shkoni e pyesni Selmanin..

    ....

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    Emin Riza:Mendonin se im atė ishte agjent jugosllav

    Emin Riza: Mendonin se im atė ishte agjent jugosllav

    » Dėrguar mė: 23/11/2009 - 15:09


    Ai vazhdimisht mė thoshte se asnjėherė nuk duhen humbur shpresat pėr lirinė e Kosovės, pėr sa kohė kemi shumicėn dėrrmuese tė popullsisė shqiptare atje dhe pėr sa kohė qė e drejta historike pėrputhet me tė drejtėn aktuale". Me kėto fjalė e fillon rrėfimin e tij pėr babain, Emin Riza, i biri i studiuesit dhe gjuhėtarit, Selman Riza. Nė ambientet e Akademisė Shqiptare tė Shkencave u bėnė dje homazhe pranė eshtrave tė Selman Rizės. Nė kėto homazhe morėn pjesė akademikė tė shquar, miq e tė afėrm, si edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe Neritan Ceka. Siē do tė shprehej dhe vet Riza mė 23 dhjetor tė vitit 1973, "Mbetjet e njė jete sė truer, do tė prehen pas ditės sė martė, kur data shėnon 25 nėntor, nė vendin ku ai lindi: nė Kosovėn shqiptare". Sipas profesor Emin Rizės, qe ėndrra e tij pėr njė Kosovė tė lirė, ose e thėnė ndryshe, synimi i tij realist gjeti realizim me ndihmėn e Evropės dhe SHBA-sė. "Baza sigurisht ishte e qėndresės heroike tė popullit kosovar, tė tė gjithė brezave tė tij, tė cilėt e deshėn vendin e tyre dhe u lidhėn me truallin e tyre, si thotė populli si mishi me kockėn. Kthimi i eshtrave tė Selman Rizės nė Gjakovė, nė vendlindjen e tij, ėshtė plotėsimi i njė kėrkesė tė tij bėrė para mė shumė se 30 vitesh", - shprehet i biri. "Ai erdhi nė Shqipėri nė kėmbė nga Kosova kur ishte 13 vjeē, dhe kjo sipas prof. Eminit, ka njė domethėnie. "Kombi shqiptar nuk ėshtė vetėm ai i Shqipėrisė politike". I pyetur nėse ėshtė bėrė aq sa duhet pėr botimin e veprės shkencore tė tė atit, Emin Riza nė ditėn e homazheve thotė: "Sigurisht qė nuk ėshtė bėrė, sepse nė tė kaluarėn e vėrteta shkencore ishte gjithmonė jo nėn presion, por nėn diktatin direkt tė ashtuquajturit pushtet popullor". Nė Kosovė janė botuar katėr vepra tė dijetarit, gjuhėtarit dhe studiuesit Selman Riza, e sė fundmi volumi i pestė sapo ėshtė publikuar. Pėrveē kėsaj ėshtė botuar edhe njė monografi pėr jetėn e tij, nga Rexhep Ismajli. "Punimi i Rexhep Ismajlit ėshtė mė i gjerė dhe ka tė pėrfshirė nė tė edhe dokumente, tė tilla si pjesė tė relacioneve tė Sigurimit tė shtetit. Ata vetė e kishin ēuar tė burgosur dhe ia kishin dorėzuar serbėve, dhe pastaj e gjurmonin sikur tė ishte spiun eventual i ish-jugosllavėve. Vetėm dy vite pas vdekjes sė tij ėshtė shėnuar dhe sqaruar se nuk ishte agjent jugosllav", - kujton Emin Riza pėr tė atin. Kėto sipas tij janė makabritete qė mund tė ndodhin vetėm nė vendin me diktaturėn mė tė skajshme bolshevike, qė mund tė quhet edhe enveriste. Ai do tė varroset nė Gjakovė, ku do tė ketė edhe njė monument.

    Studiuesit

    Pėr studiuesin e Rizės, Behar Gjoka, "deklarimi i prof. Rizės kundėr Marksizmit nė gjuhėsi, ka qenė vetėm njė pretekst i pushtetit pėr fillimin e njė tjetėr kalvari vuajtjesh. Ai u hoq nga puna dhe e ēuan nė Berat. Mirėpo, ai i vazhdoi studimet e veta edhe pse nuk ia botonin". Gjoka thekson se "veprat e tij kanė vlera studimore, sepse falė tij ne e dimė se ē'ėshtė letėrsia e vjetėr shqipe, si vlerė gjuhėsore, letrare, si dėshmi. Ai ėshtė njė punim i bėrė kryesisht pėr studentėt, por i shndėrruar nė vlerė shkencore tė mirėfilltė". Amanetin pėr varrosjen e eshtrave tė tij, ai do ta linte nė dorėshkrimet e veta, botuar nė Kosovė. I dėnuar nga fashizmi, jugosllavėt dhe komunizmi, Riza ka qenė njė ndėr ata njerėz qė themeloi njė parti irredentiste, kundėr komunizmit dhe kundėr fashizmit. Ndaj, pėr Gjokėn kjo qe arsyeja e vėrtetė e kalvarit tė vuajtjeve tė tij. "Fjalia pėr gjuhėn ishte vetėm pėr t'u kujtuar atyre 'se armiku ishte mes tyre", - thekson Gjoka. Por nė idenė e studiuesit, ai e kreu detyrėn e vet si shkencėtar. "Kontributi i Rizės nė shkencė ėshtė i njėjti me kontributin qė ka dhėnė Eqerem Ēabej, padyshim i barabartė", - thotė Gjoka. Po pėrse e quajtėn agjent jugosllav? Sipas studiuesit, kjo ka tė bėjė me faktin se ai kishte ardhur qė i ri nė Shqipėri dhe ishte kthyer edhe pas studimeve. "Ėshtė Fishta nė vitin 1940 dhe Riza nė vitin 1943, qė formulojnė ide tė qarta kundėr komunizmit e fashizmit, dhe kėtė nuk mund t'ua falnin kurrė", - deklaron Behar Gjoka, i cili pyetur se pėrse Selman Riza nuk u eliminua si shumė tė tjerė asokohe, shton se: "Ai ishte njė figurė e njohur nė mjediset akademike pėrtej atyre shqiptare. Nė Francė, pėr 3 vite ai mbaroi 2 fakultete, pėr letėrsi dhe pėr drejtėsi. Ishte njė eksepsion dhe kishte arritur tė pėrēonte vlerat e mėtimeve tė tij shkencore kur ishte nė shkollė. Mos harrojmė faktin se ishte njė njeri qė njihte 12 gjuhė tė huaja. Ata nuk mund ta preknin. Internimi dhe ndalimi i botimeve ishte ajo ēfarė komunistėt kishin nė dorė. Nuk mund tė bėnin mė shumė". E t'i ndalosh botimin njė shkencėtari, ėshtė shumė. Falė natyrės sė tij rebele, nuk lejoi qė pėr asnjė moment tė binte dakord me konformizmin. "Riza nuk e pranoi kurrė mendimin gjysmak nė shkencė. Ai kėrkoi mendimin e plotė dhe e la tė shkruar nė studimet e veta nė letėrsi, gjuhė dhe nė konkluzionet e albanologjisė. Ai ėshtė pjesė e plejadės sė themeluesve tė albanologjisė".

    I pėrndjekuri

    Nė njė studim tė vetin, Uran Butka shkruan: "Riza ndiqej e pėrgjohej nga agjentėt e Sigurimit tė Shtetit kudo: nė shtėpi, nė rrugė, nė vendin e punės, nė lidhjet familjare e shoqėrore. I kontrollohej gjithēka: ēdo bisedė, ēdo korrespondencė brenda e jashtė, ēdo lėvizje. Madje, i kishin vėnė edhe aparate pėrgjimi. Me dhjetėra titullarė tė Ministrisė sė Brendshme, operativė tė sigurimit dhe bashkėpunėtorė tė fshehtė ishin vėnė nė vėzhgim e pėrndjekje tė Selman Rizės. Me dhjetėra raporte tepėr sekrete pėr S.Rizėn kalonin deri nė qarqet e larta tė pushtetit dhe tė partisė, midis tyre dhe njė raport i hollėsishėm i ministrit tė Brendshėm drejtuar Enver Hoxhės. Kjo mbikėqyrje e rreptė vazhdoi edhe kur u internua nė Berat, edhe pas daljes nė pension nė Tiranė, deri ditėn qė vdiq". Mė tej Uran Butka e vijon mendimin e vet: "Lufta kundėr Selman Rizės kishte filluar me kohė, qysh nga viti 1943-1944 dhe vazhdoi pėr gjithė jetėn e tij, nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Nė letrėn e Enver Hoxhės tė 10 prillit 1944, drejtuar sekretarit tė Komitetit Krahinor tė PKJ pėr Dukagjin, botuar pėr herė tė parė nga prof. Rexhep Ismaili, gjejmė urrejtjen e E.Hoxhės pėr 'reaksionarin pseudo-demokrat Selman Riza, dishepull besnik i Zai Fundos". Aleksandėr Meksi nė njė shkrim pėr studiuesin Selman Riza do tė pohonte: "Pushtimi fashist e vuri atė nė mėnyrė tė natyrshme nė ballė tė rezistencės antifashiste. Nė demonstratėn e madhe tė 28 nėntorit 1939 nė Korēė, Selman Riza do tė arrestohej dhe burgosej. Qė kėtej nis edhe kalvari i tij i pėrndjekjeve qė do ta shoqėronin nė tė gjitha regjimet dhe nė tė gjitha diktaturat. Sipas njė shkrese tė hartuar nga organet e milicisė fashiste, qė ruhet nė Arkivin Qendror Shtetėror, mėsojmė se 'Selman Riza ėshtė kundėrshtar i vendosur kundėr politikės italiane. Propagandist i zoti ndėrmjet elementit studentor. I rrezikshėm".

    Dėnimet

    Pėrveē veprimtarisė shkencore, nė studimet albanistike, Selman Riza nė Kosovė, gjatė viteve 1942-1944 merret edhe me veprimtari politike. Veprimtaria politike e Selman Rizės synonte qė pėrmes Lėvizjes Irredentiste Antifashiste, tė cilėn e kryesonte, tė bėhej bashkimi i Kosovės, bashkimi i trojeve shqiptare nė Maqedoni, me Shqipėrinė. Kėto synime pasqyrohen, argumentohen dhe propagandohen nė traktatin programatik me titull: "Manifesti i Irredentizmit Antifashist", tė cilin Selman Riza e botoi nė Tiranė, nė dhjetor tė vitit 1943. Piter Kemp, njė nga pėrfaqėsuesit e Misionit Anglez nė Shqipėri, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, pėr Selman Rizėn raportonte: "Ai ėshtė truri i Partisė sė irredentistėve..."Por mjerisht, kjo Lėvizje Irredentiste, e udhėhequr nga Selman Riza, nuk e kishte pėrkrahjen e Forcave Aleate, tė cilat pėrkrahėn komunistėt e Enverit nė Shqipėri dhe tė Titos nė Jugosllavi... Vepra shkencore e Prof. Selman Rizės shtrihet nė shumė fusha, siē janė gramatika, tekstologjia, terminologjia, kritika gjuhėsore, historia e gjuhės, gjuhėsia e pėrgjithshme, gjuha letrare etj. Puna, veprimtaria e tij shkencore u ndėrpre nga rrethanat politike shoqėrore. Nuk iu lejua as qė t'i mbahej njė fjalim nė ditėn e varrosjes, mė 16 shkurt 1988. Por kėtė urdhėr, nė ēastin e fundit e theu Prof. Aleks Buda, kryetari i Akademisė. Pas tij foli edhe dr. Behxhet Reso, i cili ishte i revoltuar nga heshtja zyrtare dhe tha: "Ē'po ndodh kėshtu?! Kė po varrosim?! Nuk mund tė ndahemi kėshtu nga Selman Riza. Ai nuk ėshtė vetėm njė gjuhėtar nė zė, por nė radhė tė parė, njė patriot i shquar, idealet e tė cilit janė edhe sot flamur i shqiptarizmit nė Kosovė".

    gsh.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,380

    “Selman Riza ndiqej nga sigurimi, dosja u mbyll pas vdekjes”

    “Selman Riza ndiqej nga sigurimi, dosja u mbyll pas vdekjes”

    » Vendosur: 23/11/2009 - 08:49
    •

    alma mile

    Njė amanet dhe njė parashikim i pėrmbushur. Ai e dinte se Kosova do tė ishte njė ditė e pavarur dhe donte tė prehej atje. Dje nė ambientet e Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė u bėnė homazhe rreth eshtrave tė gjuhėtarit Selman Riza, i cili do tė prehet nė vendlindjen e tij nė Gjakovė. Kjo ngjarje pėrkon dhe me 100 vjetorin e lindjes sė tij, qė do tė shoqėrohet me njė sėrė aktivitetesh nė Tiranė, Prishtinė e Gjakovė. Mori pjesė nė kėtė ceremoni edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili shprehu konsideratat e tij pėr shkencėtarin e pėrndjekur nga diktatura komuniste. Nė njė intervistė i biri, akademiku Emin Riza, tregon pėr amanetin, lidhjen me Kosovėn dhe marrėdhėniet me regjimin diktatorial tė Selman Rizės.

    Z. Riza, mė nė fund po pėrmbushet amaneti i babait tuaj, pėr t’u prehur nė vendlindje, nė Kosovė...

    E ka lėnė kėtė dėshirė tė shkruar qysh nė vitin 1973 dhe ē’ėshtė e vėrteta unė e kam zbuluar relativisht vonė, kur e kam lexuar nė dorėshkrimet qė ka lėnė im atė. Natyrisht qė ėshtė njė pėrkim pozitiv qė 100 vjetori i tij lidhet dhe me transferimin e eshtrave nė vendlindje, aq mė tepėr qė tani Kosova ėshtė e lirė. Mė parė do tė ishte e pamundur t’i ēonim. Kjo dėshirė ėshtė e kuptueshme sepse im atė ėshtė larguar nga Gjakova bashkė me njė grup moshatarėsh, mė kėmbė pėr tė ardhur nė Tiranė, pėr tė ndjekur shkollėn, fillimisht nė kryeqytet, pastaj Liceun nė Korēė e mė tej studimet e larta nė Francė.

    Si i ruajti lidhjet me Kosovėn babai juaj?

    Gjithmonė Kosova ka qenė njė nga synimet e jetės sė tij, bashkė me fushėn studimore. Ai ishte edhe themelues i Lėvizjes Irredentiste, pėr bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė nė vitet ’43-’44. Dashuria e madhe me vendlindjen lidhej dhe me bindjen qė Kosova njė ditė do tė ishte e pavarur. Shpesh mė thoshte se “e drejta historike bashkohet me tė drejtėn aktuale, pra gjithėheri Kosova ka qenė e banuar nga shqiptarė dhe vazhdon tė banohet nga shqiptarė, prandaj ajo nė mos sot, nesėr do tė jetė e pavarur”. Dhe nuk bėhet fjalė pėr njė ėndėrr tė Selman Rizės, por ishte pėrmbushja i njė parashikimi tė Selman Rizės, qė Kosova u bė e lirė. Nuk mund ta mohoj kontributin e jashtėzakonshėm tė ndėrkombėtarėve, sidomos tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, por ata gjetėn njė arsye juridike dhe njerėzore, nė qėndresėn heroike tė kosovarėve, pėr tė qenė tė pavarur.

    Megjithatė kjo dashuri pėr Kosovėn, i ka kushtuar jo pak, apo jo?

    Gjithė jetės i ka kushtuar, sidomos nga komunistėt shqiptarė. Nuk flas pėr njerėzit e thjeshtė, pėr partizanėt qė kanė qenė patriotė e kanė luftuar pėr atdheun, por drejtuesit e tyre kanė qenė fund e krye vegla tė shovinizmit serb, deri nė prishjen e tyre. E dihet historia 45-vjeēare, e cila ėshtė shkaku i kėtij tranzicioni “sui generis” tė vendit tonė. Ai u burgos nga Duēja, Enver Hoxha dhe Titoja. Mjafton tė themi qė ai ėshtė ēuar i burgosur si kriminel lufte, prej Shqipėrisė, dorėzuar serbėve nė ’48-ėn. Ai si intelektual nuk mund tė pranonte kėto padrejtėsi dhe ka pasur gjithnjė guximin qė herė pas here tė shfaqė kundėrshtitė e tij.

    Pas riatdhesimit, cila ishte marrėdhėnia e tij me regjimin diktatorial?

    Nga dokumentet qė janė gjetur, pas vdekjes sė tij, pra 2-3 vitet e fundit mėsojmė se ai ka qenė gjithnjė i ndjekur nga Sigurimi i Shtetit, si spiun potencial i serbėve nė Shqipėri. Vetėm 2 vjet pas vdekjes ėshtė shkruar “Jo, nuk ka qenė spiun”. Pra, u burgos me urdhėr tė serbėve, po me urdhrin e tyre u ēua prej kėtu nė Serbi dhe kur u riatdhesua, pasi pas tre vjetėsh burg ai nuk pranoi nėnshtetėsinė jugosllave, nga bolshevizmi ekstrem i regjimit tė Enver Hoxhės, ai sėrish ndiqej si spiun i serbėve.

    Sa e dėmtoi ky qėndrim Selman Rizės, nė punėn si shkencėtar?

    Ai praktikisht ka qenė i pėrjashtuar dhe prej ’67-ės, kur nė moshėn 55 vjeē u ēua si ciceron i muzeut tė Beratit, praktikisht internim, vepra e tij ka qenė e ndaluar dhe nuk u botua asgjė. Vetėm pas vdekjes, 4 volume tė veprės sė tij janė botuar nga Akademia e Kosovės, kurse volumi i 5-tė sė fundi. Ndėrsa nė Shqipėri botimet kanė qenė tepėr tė vogla. E vėrteta ėshtė qė ende nuk njihet Selman Riza. Ėshtė krejtėsisht i panjohur, si shumė intelektualė, tė cilėt kanė pasur edhe fund mė tragjik. Mendoj se tani ėshtė momenti i konsiderimit tė vlerave reale tė tij.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Sejdiu: Meritat e profesor Rizės janė shumėdimensionale

    -------
    FJALA E PRESIDENTIT SEJDIU, NĖ AKADEMINĖ E SHĖNIMIT TĖ 100-VJETORIT TĖ LINDJES SĖ PROFESORIT SELMAN RIZA


    I nderuari kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės, zotni Besim Bokshi, I nderuari nėnkryetar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Shqipėrisė, zotni Myzafer Korkuti, Ministra dhe pėrfaqėsues tė pushtetit qendror e lokal, E nderuara familje e prof. Selman Rizės,


    Tė nderuar pjesėmarrės tė akademisė solemne kushtuar 100-vjetorit tė lindjes sė prof. Selman Rizės

    Jam i nderuar sonte qė flas para njė auditori tė respektuar, nė akademinė solemne kushtuar 100-vjetorit tė lindjes sė atdhetarit dhe intelektualit tė madh, prof. Selman Riza.

    Si president i Republikės sė Kosovės, isha shumė i nderuar qė po mė krijohej mundėsia qė gjithė veprimtaritė e organizuara pėr kėtė pėrvjetor, tė udhėhequra nga Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovės, tė mbahen nėn pėrkujdesjen time.

    Sonte mund tė them me plot gojė se duke iu falėnderuar punės sė kryetar Bokshi dhe gjithė ekipit tė Akademisė, ndihmės sė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe Kuvendit Komunal tė Gjakovės, ne po kryejmė njė pjesė tė detyrimit tė madh qė kemi ndaj kolosit tė kulturės dhe tė shkencės albanologjike, si dhe atdhetarit e njėrit prej ideologėve intelektual, krijuesit tė platformės nacional-demokratike pėr liri dhe pavarėsi tė Kosovės.

    Profesor Selman Riza gjatė veprimtarisė sė tij dha kontribut tė shquar shkencor. Ai krijoi qendrėn e parė tė Studimeve Kosovare nė Prizren qysh mė 1943; pastaj nė vitet ’50-tė tė shek. XX, ishte organizator dhe studiues nė Institutin Albanologjik, duke qenė kėshtu mbjellės i farės sė studimeve albanologjike.

    Me plot tė drejtė akademik Ismajli shkruan se prof. Riza, bazuar nė shkrimet e tij, kishte dy pasione, dy dashuri: Gramatikėn dhe Kosovėn. Kishte dashurinė pėr lirinė e mendjes dhe dashurinė pėr lirinė e atdheut dhe kombit tė tij. Ai vuajti shumė e bėri shumė pėr kėto dy pėrcaktime ideale, dhe ne sot kemi rastin solemn tė themi se tė dy dashuritė e tij tė vetme tė kėsaj bote, u fituan dhe u pėrkasin tė gjithė bashkėkombėsve tė tij. Fitoi liria e mendjes, pėr tė cilėn u sakrifikua e vuajti nė tė gjitha regjimet; fitoi edhe liria e Kosovės, duke pasur frymėzim edhe idealizmėn e tij pėr demokraci, pėr individ dhe shoqėri tė lirė dhe tė arsimuar.

    Tė nderuar pjesėmarrės,

    Nė studimet linguistike shqiptare dhe nė studimet pėr gjuhėn shqipe, Selman Riza njihet nė radhė tė parė si albanist me rezultate qė i kanė shpėnė pėrpara hulumtimet dhe njohjet pėr strukturėn morfologjike tė gjuhės shqipe. Do t’i jemi pėrherė falėnderues se ai hartoi serinė e monografive tė veēanta me bazė aktuale dhe zhvillime edhe historike pėr ēėshtjet themelore tė studimeve albanistike, duke vėnė edhe bazat e njė gramatologjie tė tėrė pėr gjuhėn shqipe. Nėpėrmjet studimeve tė tij, gramatologjia shqiptare ėshtė shpėnė pėrpara sa i pėrket modernizimit tė mėnyrės sė studimit, nė njė anė dhe tė pėrfundimeve, njohjeve tė reja pėr ēėshtje tė gramatikės, nė anėn tjetėr.

    Po kėshtu, fushė tjetėr e rėndėsishme e fokusimit tė prof. Rizės ėshtė ajo e studimit tė zhvillimeve tė gjuhės sė shkruar dhe historisė sė lavrimit tė shqipes sė shkruar. Studime tė tij janė aktuale edhe pėr ēėshtjet e standardizimit tė shqipes, tė dalluara me vėshtrimet e para teorike qysh mė 1944, tė cilat ai do t’i thellonte mė vonė me hulumtimet e gjera pėr gjuhėn e autorėve tė vjetėr shqiptarė. Nė kėtė fushė, Riza njihet si njė nga autoritetet mė tė mėdha.

    Selman Riza duhet tė respektohet edhe pėr studimin e gjuhės shqipe nė pėrqasje me gjuhėt tjera. Gramatika e tij e serbokroatishtes sot e kėsaj dite mbetet e vetmja e shkruar nga njė shqiptar dhe e hartuar nga perspektiva e kontrastimit me shqipen.

    Kohėt e fundit janė vėnė nė pah edhe interesimet e Rizės pėr ēėshtje mė tė pėrgjithshme pėr studime linguistike, duke pasur nė bazė gjithnjė bindjet e tij pėr teorinė e filozofisė sė njohjes.

    Kontributi i prof. Rizės vėrtet ėshtė shumėshtresor. Studiuesit kanė vlerėsuar lart angazhimin e tij tė gjerė nė fushėn e krijimit tė termave tė rinj pėr fushat e ndryshme tė dijes, pjesėmarrjen nė hartimin e fjalorėve tė ndryshėm terminologjikė nė vitet ’60-’70 tė shekullit tė kaluar. Ky fond i kontributit tė tij sot na shėrben neve qė tė kuptohemi dhe tė shprehemi saktė pėr shumė ēėshtje publike, shkencore dhe intelektuale pėrgjithėsisht.

    Duke respektuar vlerėsimin e studiuesve pėr prof. Rizėn, mund tė theksohet se studimet e tij ishin ndihmesė e rėndėsishme pėr zhvillimin e dijeve pėr gjuhėn shqipe dhe pėr gjuhėsinė, pėr emancipimin e pėrgjithshėm tė kėtyre dijeve nė zhvillimet shqiptare tė shek. 20 dhe nė integrimin e pėrgjithshėm nė rrjedhat e dijeve pėrkatėse linguistike.

    Vlerėsoj se ne tė gjithė duhet prore tė mėsojmė nga kėmbėngulėsia dhe pėrkushtimi kritik i prof. Rizės.

    Janė shkencėtarėt, studiuesit, e veēmas gjuhėtarėt, qė ende shumė do tė lėvrojnė thesarin e rezultateve tė veprės sė prof. Rizės.

    Pėrkushtimi ynė institucional do tė jetė pa hezitim, pėr tė ndihmuar qė njė vepėr kaq e pasur, tė shkėlqejė e plotė nė dritėn e dijeve albanologjike.

    Ky 100-vjetor i lindjes sė prof. Selman Rizės, na jep detyrim veēmas neve qė kemi pėrgjegjėsinė publike dhe politike, pėr tė punuar nė krijimin e kushteve shumė mė tė mira pėr hulumtime shkencore, pėr tė vėnė nė vend meritor synimet, projektet, rezultatet dhe kontributin e personaliteteve tona tė shquara intelektuale dhe kulturore.

    Gjatė veprimtarive tė organizuara nė kėtė 100-vjetor nė Kosovė dhe nė Shqipėri, sigurisht qė do tė hidhet ende mė shumė dritė nė jetėn dhe veprėn e prof. Rizės.

    Po kėshtu, nga nesėr tė gjithė do tė ndjehemi mė tė pėrgjegjshėm se u krye amaneti i Profesorit tė Nderuar, qė e la pėr tė gjallė - tė prehet pėrgjithmonė nė vendlindjen e tij, nė Gjakovė, nė Kosovė, tė cilėn u detyrua ta braktisė qė fėmijė dhe ta mbajė peng sa tė jetė gjallė.

    Ai tash e tutje do tė ketė vlerėsimin dhe kujdesin e merituar tė institucioneve shtetėrore tė Republikės sė Kosovės.

    Tė nderuar pjesėmarrės,

    Meritat e prof. Selman Rizės janė shumėdimensionale dhe tė jashtėzakonshme. Presidenti historik i Kosovės dr. Ibrahim Rugova, mė 17 qershor 2005 e nderoi prof. Selman Rizės me Medaljen e Artė tė Lidhjes sė Prizrenit, pėr kontributin e dhėnė nė fushėn e studimeve albanologjike, nė arsim, si dhe pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Duke pasur nė vėmendje dhe respekt jetėn, shkėlqimin e pėrhershėm tė punės dhe veprės, unė si president i Republikė sė Kosovės, kam vendosur qė prof. Selman Rizėn me rastin e 100-vjetorit tė lindjes, ta dekoroj me Medaljen e Artė tė Lirisė.

    Ju faleminderit!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Selman Riza ishte njė patriot konstant si burrat e shquar tė Kosovės

    ---------------
    Emin Riza, me titull doctor, biri i Selmanit me pėrplot emocion shprehej se “jo vetėm pėr familjen Riza por edhe pėr mbarė Kosovėn dhe Shqipėrinė ėshtė njė ditė e rėndėsishme.Babai ishte i bindur qė njė ditė Kosova do tė jetė e pavarurė enjten) rivarroset nė Gjakovė
    Mbetjet mortore tė Selman Rizės tė mėrkurėn janė gjendur aty ku pėr sė gjalli por dhe pėr sė vdekuri i ka takuar dhe dėshiruar njė figure emblemė kombėtare dhe shkencore, nė Pallatin e Kulturės “Asim Vokshi” nė Gjakovė!Kėsisoj, po i jetėsohet amaneti dhe pas sjelljeve tė mbetjeve mortore nga Tirana tė enjten do tė rivarroset nė vendlindje, nė Gjakovė!Qytetarė tė shumtė, studies, intelektual, familjarė dhe pėrfaqėsues tė institucioneve kanė bėrė homazhe para arkivolit qė pos mbetjeve mortore mbante me vete dhe amanetin qė po i jetėsohet nė qindvjetorin e lindjes, vit ky qė shkencėrisht dhe institucionalisht i pėrket veprės dhe emrit, Selman Riza!Tė ngazėllyer kanė qenė nikoqirėt qė obligoheshin nė organizim pėr birin e vet qė jetėn ia obligoi shkencės shqiptare dhe kombit shqiptar!tė ngazėllyer ishin dhe familjarėt e tij!Emin Riza, me titull doctor, biri i Selmanit me pėrplot emocion shprehej se “jo vetėm pėr familjen Riza por edhe pėr mbarė Kosovėn dhe Shqipėrinė ėshtė njė ditė e rėndėsishme.Babai ishte i bindur qė njė ditė Kosova do tė jetė e pavarur, pėr dy arsye, si pėr tė drejtėn historike, sepse Kosova qė nė muzgun e historisė ishte e banuar me shqiptarė prandaj do ta meritonin plotėsisht lirinė e tyre. Nė kėtė drejtim, Selman Riza ėshtė njė patriot konstant, ashtu siē kanė qenė shumė burra tė shquar tė Kosovės dhe patriotėt e mėdhenjė qė njė komb nuk i nxjerr nė njė mėnyrė rastėsore dhe kanė qenė mbarė qytetarėt e Kosovės ata qė nė mėnyrė tė vazhdueshme kanė luftuar pėr tė drejtat e tyre e qė janė lidhur si mishi me kockėn pėr tokėn e vet qė ka bėrė tė mundur lidhjen e kėtyre figurave tė mėdha.Figurat e mėdha nuk mund tė lindin nė njė shkretėtirė, kanė lindur nė kėtė mjedis patriotėsh qė tė gjjthė, qė nga njė fshatar i thjeshtė e deri te qytetari i Gjakovės dhe qyteteve tė tjera tė Kosovės”.Emocionuese ishte edhe Liri Dhrimo, e bija e Selman Rizės.Ajo kujton se “qyteti i Gjakovės gjithmonė ėshtė pėrmendur nė familjen tonė, si njė qytet i dashur dhe i shtrenjtė, si njė qytet ku ka lindur ati im.Kur shoqet mė pyesnin e mė pyesin edhe sot, nga je, unė kam thėnė nga Gjakova. Ndonėse e vogėl, unė se kisha parė kurrė Gjakovėn dhe e kisha thellė nė zemėr.Tani,sa herė qė vi nė Gjakovė mė duket qė jam nė njė gjendje shumė tė kėndshme, sikur fluturojė, skur ajri qė thith edhe njerėzit qė mė shikojnė mė bėjnė me flatra, me krahė, sikur nuk eci por sikur fluturoj”.Kėtė ndjesi Liri Dhrimo tani e plotėson edhe me amanetin e tė atit qė po e jetėsonin, ku shprehej se “jam e lumtur qė amaneti i madh i tim eti po realizohet pikėrisht tani. Ai do tė prehet e do tė qetėsohet nė gjirin e ngrohtė tė qytetit tė tij tė lindjes. Do tė ngrihet nė qendėr busti i tij edhe unė do tė jemė gjithnjė me zemėr dhe me mendje brenda bustit,brenda Gjakovės mu nė qendėr, mu nė zemėr tė saj”.Homazhet u kryen tė mėrkurėn ndėrsa rivarrimi do tė bėhet sot (tė enjten), nė ora 11, nė varrezat e qytetit nė Gjakovė.Nė ora 12,30 do tė bėhet zbulimi I bustit nė qendėr tė qytetit, nė ora 13 do tė hapet ekspozita nė Muzeun Etnografik ndėrsa nė ora 16,30 do tė mbahet simpoziumi shkencor.Familja Riza me tė mbėrrirė ėshtė pritur nga kryetari i komunės, Pal Lekaj ku i janė shprehur falėnderimet pėr organizimin e ceremonisė sė rivarrimit tė Selman Rizės si dhe organizimeve tjera pėr dy ditė nė Gjakovė.

    Kastriot Shehdadi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    vite me pare jetonte ne shijak mesuesi veteran bedri deliallisi.
    ndoshta jeton akoma.
    ishte nje atdhetar i madh por dhe shum i ditur.
    pamvaresisht se nuk e kish zyrtarisht titullin profesor njerzit e therrisnin profesor bedriu.
    dhe ashtu ishte.
    me kujtohet nje rast kur ai si ish-liceist i liceut francez te korces po tregonte per kohen kur ishte student aty.
    dikush e pyeti per profesor selman rizen.
    ai qe pyeti sapo kishte lexuar librin e filanit..spo ja them emrin.. ku mes tjerash ironizohej dhe me selman rizen.
    e kam njohur mire tha profesor bedriu.. profesor selman rizen.. kemi qene te nji brezi si studente atje..
    le se cthot ai.. i tmerrshmi tha.. ai mund te thote cte doje e ne nuk e kundershtojm dot.. por e verteta tha eshte keshtu.. qe kur ndonji nxenes i liceut kishte ndonji paqartesi ne mesime.. ne cfar do lende qofte.. dhe shkonte tek profesoret franceze per konsultim.. profesoret i thoshin.. po pse mor djale ke ardhur deri ketu.. shkoni tek i shkelqyeri selman riza.. se aty e kini ne konvikt..dhe ai ju sqaron.. njisoj si ne..
    keshtu foli bedri deliallisi.. i nderuar..
    pra profesoret franceze e konsideronin studentin selman riza.. . ekselence..

    ai ishte gjuhetari me euridit i kombit shqiptar..

    pergezime krejt atyre qe kryen amanetin e profesor selman rizan..pra te prehet ne vendlindje..



    ..

  8. #8

    Dosja sekrete e Selman Rizes

    Dosja sekrete e Selman Rizes

    » Dėrguar mė: 20/12/2009 - 15:02



    Raport nga Taraboshi

    Mar. Pun.Op. Bedri Lybesha.
    Dhėnė Agjenti Taraboshi
    Raport i datės 1/VI/969

    Nė datėn 27/V/969 ai vajti ke Selman riza pėr tė marrė disa udhėzime nga Selmani pėr gjuhėn frėnge. Gjatė bisedės qė filloj rreth lidhjes qė ekziston ndėrmjet tė menduarit dhe tė folurit Selman Riza tha: unė kam arritur nė konkluzion se s’ka lidhje ndėrmjet tė menduarit dhe tė folurit. Unė jam kaq i sigurt pėr kėtė sa mar guxim dhe kritikoj edhe Markėsin i cili ka arritur nė njė pėrfundim tė gabuar pėr kėtė ēėshtje. Ai mbasi mbaroi punė me Selmanin filloi tė bisedojė veē me Adile Protopapėn pėrgjegjėse e bibliotekės rreth aftėsive tė Selmanit, ai qėllimisht e hapi kėtė bisedė pėr tė marrė diēka pėr Selmanin nga A. Mbasi ajo foli pėr aftėsitė e Selmanit nė gjuhėsi tha:
    Selmani ėshtė kokė: se gjatė bisedave qė kam patur unė me tė, ky ka arritur tė kritikojė edhe pikpamjet e Marksit. Po kėshtu edhe Adileja pėrmendi tekstualisht atė qė ka sipėr shėnuar.
    Taraboshi

    DETYRA
    Meqė ju jeni tė interesuar pėr tė mėsuar gjuhėn frėnge vazhdo bisedat me Selman Rizėn pėr tė futur mė thellė nė mendimet e tija nė ēdo drejtim.

    MASAT AGJENTURORE OPERATIVE
    Tė bisedohet me Agj. Taraboshi se nė cilėn dit zakonisht vete ke Selmani dhe me qėn se Selmani fle nė hotel tė shkohet drejt mundėsive pėr vėnjen e T.O.
    Sė shpejti.
    Raporti tė riprodhohet nė nji kopje dhe tė vendoset nė dosjen e tij
    Puntori operativ (Bedri Lybesha)Raport survejimi

    Objekti i survejimit Aripi Dita e V-tė datė 4/XI.1959
    N’ora 6 filloj survejimi nė rrugėn B. Curri nė drejtim tė rrugės S.Kodra pėrkarshi shtėpisė Nr.106.
    N’ora 1?,35’ Objekti doli nga Instituti i shoqėruar me Ėngjėll Angonin, i cili punon nė universitetin shtetėror tė Tiranės, kalojnė rrugėn Labinoti, Sh.Partizani, n’ora 14,30’ para Kinemasė Partizani ndahet Engjėlli me biēikletė largohet nė drejtim tė ndr5yshėm, ndėrsa objekti vazhdon ecjen Sh.Partizani, Barrikatave, B.Curri, Siri Kodra dhe n’ora 15,3’ u fut nė shtėpinė e tij.
    N;ora 18,30’ Objekti doli nga shtėpia kaloj rrugėn Siri kodra, B.Curri dhe n;ora 18,37 u fut nė dyqani shoqėruar me njė grua e cila dyshohet tė jetė gruaja e tij, mbasi gjatė ecjes i futi krahun objektit, qė tė dy vazhdojnė ecjen rrugės B.Curri dhe n’ora 18,55’ u futėn nė dyqanin e bukės Njėsija nr.117 pėr 0,2’ dualėn me njė bukė 50 lekėshe nė dorė vazhdojnė ecjen B.Curri, Siri Kodra dhe n’ora 19, 5’ u futėn nė shtėpinė nr.106.
    Prej kėsaj ore dhe deri n’ora 22.00 nuk ishte parė se objekti9 tė bėjė ndonjė lėvizje. Nė kėt orė survejimi u7 ndėrpre.
    U shtyp nė 2 kopje. Kopje e I-rė Degės...” II-tė nė degėn e V-tė.Androkli Kostallari: Riza i ka shėrbyer Ballit
    Shėnim operativ

    Nė datėn 26/IX/1962 nė njė bisedim verbal me Androkli Kostallarin – Drejtori i Institutit tė Albanologjisė, rezulton se: “...Punonjėsi Shkencor, Selman Riza ka qenė njė nga aktivistėt e organizatės tradhtare tė B.Kombėtar, nė ngarkim tė tė cilit nga njė trakt qė ėshtė lėshuar nga Partia tonė gjatė luftės demaskon tė pėrmendurin si eksponent dhe armik nė shėrbim tė Ballit dhe okupatorėve. Sipas Androkliut, ky trakt mendohet tė botohet edhe nė shtyp.
    Androkliu thotė se Selman Riza akuzon gjithė shokėt e shėndoshė, duke i cilėsuar se kėta nuk dinė asgjė dhe ėshtė grindur me tė gjithė punonjėsit, ndėrsa vetė ay nuk ka aftėsi pėr sektorin qė ndjek. Hipotezat e tij qė ka ngritur nė institut nuk kanė asnjė bazė shkencore dhe kur ėshtė kritikuar pėr materialet e tij pa vlerė, ėshtė detyruar tė tėrhiqet dhe tė mos botohen nė shtyp.
    Nė njė leksion pėr albanologjinė qė ish ngarkuar tė bėnte, nuk ka shkruar realitetin duke i dhėnė njė frymė nė favor tė Jugosllavėve. Pėr kėtė ēėshtje nė njė mbledhje tė punonjėsve shkencorė u kritikua, aq sa edhe Eqrem Ēabej e kundėrshtoi pėr materialet e tij tė dobta nė kundėrshtim me realitetin.
    Na ka thėnė Selmani nuk merremi me politikė por jemi tė pavarun si shkencėtarė. Ne jemi autoritete shkencore dhe jo administrative. Nuk duhet bėrė propagandė me ēėshtjet shkencore.
    Qė nga prishja e marrėdhėnieve me B.S ka filluar tė aktivizohet duke goditur sistematikisht punonjėsit e tjerė tė vjetėr e tė rinj, sidomos tani flet edhe kundra A.P (?) gjė qė mė parė nuk e bėnte.
    Gjithashtu punonjėsit shkencor K. I ka thėnė Androkliut se kur kam qenė nė burg me Selmanin, ay trajtohej shumė mirė, i lejonin libra e sende tė tjera nė burg, ndėrsa neve nuk na jepej asnjė e drejtė. Mbas daljes nga burgu u emėrua profesor nė Sarajevė dhe Shkup dhe pėr ēudi nė vitin 1955 vjen nė Shqipėri si i persekutuar nga Jugosllavėt.
    I paraqituri ka qenė pronar tokash dhe dyqanesh. Nė tė kaluarėn ka qenė bile avokat i njė firme tregtare private. Studimet i ka kryer nė Francė por nuk ka asnjė dokument pėr fakultetin qė ka kryer. Ėshtė tip egoist mendjemadh dhe e mbivlerėson veten e tij. Tregohet se ėshtė punėtor i madh duke qėndruar nė zyrė, por nė fakt nuk nxjerr asgjė nė dritė, mbasi nuk ka aftėsi shkencore.
    Me qenė se na prish punė, pohoi Androkliu, do ti propozojmė komitetit Qendror pėr ta larguar nga Instituti.
    Punėtori operativ, Tiranė, mė 27/IX/1962 Kap.I-rė (Qiriako Prokopi)
    Anash:
    Qako! Grumbullo tė gjitha qė di mirė pėr... dhe tė propozojmė njė relacion tė Q. pėr ta hequr andej E..
    (Shėnim nė anėn tjetėr) Ky shėnim operativ nuk ėshtė i plotė. Po duhej tė bėnte tė kjartė ēdo gjė qė ven nė dyshim objektin. –P.sh.
    1.Thuhet se S. ka bėrė njė leksion pėr albanologjinė, nuk ka shkrojtur realitetin por i ėshtė dhėnė njė frymė jugosllave dhe pėr kėtė ėshtė kritikuar nga E. Ēabej. Pėr mendimin tim ky fakt duhej dėrguar deri nė fund.
    2. Po kėshtu ėshtė edhe rasti i K. Megjith se i ka kalue koha. – Kėto duhet tė skjarohen se mbeten si tė dyshimta pėr Selmanin.

    Raport nga “Jaku”

    Dhėnė nga B.P. Jaku marrė nga Tog Gaqo Pema datė 9/V/1958

    Raport
    Ay raporton se nė muajin prill 1958 i quajturi Zeqirja Rexha u riatdhesua nga Jugosllavia. Kėtė lajm po ia epte nė bisedė e sipėr Kristo Frashėri Aleks Budės nė sallėn e institutit tė historisė e gjuhėsisė. Nė diskutimet nė mes tė kėtyre tė dyve simbas thanjes sė vet Zeqirja Rexhės se ai ishte riatdhesuar me vullnetin e tij etj. Nė bisedat qė kishte me Kristo Frashėrin ay i kishte thėnė se ishte persekutuar mjaft nė Jugosllavi si dhe vuajtur mjaft ekonomikisht, megjithatė ndėr tė tjera i kishte thėnė se kishte mbaruar fakultetin e romanistikės nė Beograd. Kish sjellė me vehte nji koleksion tė nji reviste letrare shqipe qė del nė Prishtinė tė cilėn ia shiti institutit tė gjuhėsisė e historisė nėpėrmjet Kristo Frashėrit, nga diskutimi qė u bė nė sallė doli se ay ishte nji shok i Selman Rizės i cili ky ėshtė riatdhesuar gjithashtu nga Jugosllavia para dy vjetėve. Duke shprehur habinė pėr persekutimin qė i kishin bėrė nė Jugosllavi Aleks Buda i thosh K. Frashėrit se ay nė vitin 1947 ka qenė njė eksponent i flaktė i lėvizjes titiste nė Kosovė, por siē duket ay mė vonė paska ndruar qėndrim.
    “Jaku”

    Raport nga “Gjenevreku”
    Marrė nga XXXXXXXXXXX dhėnė B.P. Gjenevreku

    RAPORT I DATĖS 27/x/58
    Pėr Selman Rizėn ai tha se e njifte qyshe nė vjetin 1955 po thuaj nga nga fundi i kėtij vjeti, kohė nė tė cilėn erdhi nga Jugosllavia – d.m.th. kur u emėrua profesor nė fakultetin e Historisė dhe tė Gjuhėsisė nė Universitet. – Mbi jetėn e Selman Rizės ai ka mėsuar kėto gjėra:
    Ėshtė nga Gjakova e Jugosllavisė, shkollėn e Mesme e ka kryer nė Liceun e Korēės dhe studimet e Larta nė Francė, thonė se tėrė kohėn qė ka vazhduar shkollėn ėshtė i dalluar nė mėsime dhe studime, duke lėnė pėrshtypje si nė rrethin e studentėve dhe nė atė tė pedagogėve. Din shumė mirė gjuhėn serbishte, frėngjishte, gjermanishte, rusishte dhe anglishte. Ai ishte munduar tė mėsojė tėrthorazi mbi jetėn e tija dhe tė kaluarėn, por Selmani i ėshtė shmangur nėj gjėje tė tillė dhe kur ka raste tė tilla qė ta pyesėsh tė thotė ju lutem na lejoni tė punojmė.
    Ai ka mėsuar nga Myrteza Kadzadej se Selmani ka qenė arrestuar kur ka qenė nė Shqipėri dhe u ėshtė dėrguar lidhur jugosllavėve, tė cilėt mbasi e mbajtėn pak kohė e liruanė dhe emėruan profesor tė gjuhės frėnge Zagreb.
    Qė prej kohės qė S. Riza punon nė Universitetin tonė ai ka vrejture kėto gjėra, nė personin e tij: ėhstė njeri jashtėzakonisht puntor dhe me njė vullnet tė ēuditshme n3ė punė, punon intensivisht si rrallė tė tjerė, gjatė tėrė orarit zyrtar ėhst5ė shumė i pėrpiktė nė punė e orar, shumė rrallė del jashtė zyrės gjatė orarit tė punės , flet shumė pak dhe eviton bisedat me cilin do, po edhe kure flet tė shumtėn e herės janė tė tjerėt q ėi drjetohen S. Rizės dhe jo ky tė tjerėvet. Po ti drejtohesh pėr bisedė, pyetje a sqarim pėr ēdo subjekte tė pėrgjigjet menjėherė po shumė shkurte dhe e sheh se bashkėfolėsi don me e zgjatė bisedėn, atėherė bėn disa gjeste padurimi qė don tė thotė “nėse mbarove tė lutem mė lėr rehat se kame punė”, me njė fjalė nuk tė inkurajon tė flasėsh as tė bėsh shaka qėndron shumė serios.
    Prej dy vjetėsh punon mbi dy monografi shkencore (studime gjuhėsore 1) mbi nyjet dhe 2) mbi pėremrat pronorė tė gjuhės shqipe) prej tė cilėve pret tė fitojė gradėn kandidat i shkencave, punon dite e natė pėr kėto monografi, vjen dhe tė dielave e punon pothuajse tėrė ditėn.. gjatė kėtyre dy vjetėve nuk ėshtė parė tė frekuentojė nonji lokal, si duket nuk pi as duhanin as rakinė, as kafen. Ėshtė kaq i mbyllur e i heshtur sa nuk i dihen as gustot dhe as dėshirat e tija, jo vetėm kaq por nuk ėshtė parė tė jetė shoqėruar no njė herė nė rrugė me nonjė person tjetėr pėrveē gruas sė tija. Gjithashtu dhe kėtu nė universitet nuk shoqėrohet dhe nuk i kemi konstatuar as nonjė shoqėri me pėrjashtim tė pėrshėndetjevet tė zakonshme.
    Ėshtė njeri ambicioz dhe i njef vetes njė superjoritet intelektual mbi shumė tė tjerė, vishet shumė thjeshtė tė shumtėn e herės me rroba doku. Nė mbledhjet qė bėhen ēfarė do qofte sindikale apo zyrtare dėgjon me shumė vėmendje dhe kur e merr fjalėn diskuton me shumė serjozitet. Njerėzit e ndryshme qė e njofin flasin me konsideratė pėr tė dhe e ēmojnė. Pėrshtypja e pėrgjithshme qė tė le ky person ėshtė njeri shumė punėtor, i mbyllur nė vetvete, mizantrop, i heshtur...ambicioz. Flet edhe shkruan toskėrishte.
    Gjenevreku.

    Detyra
    Do ti jepen mė vonė nė bazė tė njė vije sjelljeje dhe mbasi tė vėrtetojmė se sa do tė jetė i zoti B.P qė tė pėrfundojė kėtė.
    Masat operative
    Ti bėhet njė vijė sjelljore e studjuar.
    Punėtori operative. Emri dhe firma janė shlyer. Shefi i seksionit V-tė kapitet I-rė
    (Marke Dodani)

    Raport nga “Jaku”
    Dhėnė nga B.P. “Jaku” Marrė nga Tog Gaqo Pema datė 11/IV/958
    Raport
    Ay raporton se Selman Riza bashkėpuntor i vjetėr i Institutit tė Historisė e Gjuhėsisė, tani punon nė sektorin e gjuhėsisė. Paraqitet puntor serjoz dhe me shoqri. Nuk shoqrohet me askėnd, pėrveē zyrės nuk shkon se nuk frekuenton ndonjė lokal si kafe, klube e tjera. Kur kthehet nga zyra pėr nė shtėpi shkon mė tė shumtėn vetėm. Asnjiherė nė zyrė nuk trajton ēėshtje politike, i eviton ato. Njė ditė rreth datės 8/IV/958 erdh nė zyrėn e Aleks Budės mbasi mbaroi orari punės, e priti atė derisa u bė gadi dhe sė bashku u nisėn pėr nė shtėpinė e Aleksit. Nuk dihet pse vajti: pėr tė marrė ndonjė libėr apo ihs i ftuar pėr drekė nga ai.
    “Jaku”
    Detyrat dhėnė B.P. ndodhen nė raportin e tij origjinal.
    Masa op: Informata tė shtypet dhe nji kopje ti jepet seksionit tė V-tė sektorit pėrkatės.
    Puntori operative Toger (Gaqo Pema)
    Ma dhat kot. 20/6.58 (firma e palexueshme)

    Raport survejimi

    Objekti i survejimit Aripi. Dita e I.... tė e survejimit data 3.XI.1959.
    N’ora 7.5’ objekti doli nga shtėpija nė rrugėn B.Curri nė drejtim tė rrugės Siri Kodra as. Deshnicaq, sh. A.Rustemi, M Kėlliēi, Labinoti dhe n’ora 7,30’ u fut nė institutin akademik.
    N’ora 15,00 objekti doli nga instituti, kaloj rrugėn Labinoti, M.Kėlliēi, sh. A. Rustemi, Sh Deshnica, S.Kodra dhe n’ora 15,25’ u fut nė shtėpinė e tij nr.106.
    N’ora 16,35’ Objekti doli nga shtėpija e tij kaloj rrugėn S. Kodra, Sh.Deshnica, Sh. A. Rustemi, M.Kėlliēi, Labinoti dhe n’ora 17.00 u fut nė Institutin Ekonomik.
    N;ora 18,55’ Objekti doli nga Instituti kaloj rrugėn 28 Nėndori, sh. Partizani, 28 nėndori, para pastiēerisė vollga Don, kthehet rrugės 28 nėndori, Sh.Partizani, barrikadat B. Curri dhe n’ora19,20’ para shkallės K.Permeti u takua me njė grua nė tė cilės objekti i ēeli ēantėn e cila e kishte gruaja nė dorė dhe i shkoj krahun qė tė dy vazhdojnė ecjen rrugės B.Curri, S.Kodra dhe n’ora 19,25’ u futėn tė dy nė shtėpinė me nr.106. deri n’ora 22,00 qė vazhdoi survejimi nuk u pa ndonjė lėvizje. Nė kėtė orė Survejimi u ndėrpre.
    U shtyp 2 kopje. Kopje I-rė Degės.....
    “II-tė nė Degėn e V-tė punėtori operativ Toger (Kleo Nika)

    Raport nga “Tomorri”

    Marrė nga P.O.Dh.Gjoni
    Dhėn nga B.P. “Tomorri”

    Raport i datės 12/6/1967

    Viktor Stratoberda kisht vajtur nė Tiranė me datėn II-Qershor 1967 bahskė me gruan pėr ta shtruar nė Maternitet, kishte bizetuar me aleks Budėn pėr Selman Rizėn e tė tjerė, Aleksi tha Viktori nuk tė thotė gjė konkretisht dhe nė hollėsi ashtu siē duam neve, por tha se, “ janė shumė tė ulėt”, por e shoqja e Aleksit (Vasilika) qė ėshtė netare e Viktorit, tha pikpamjet ndryshme nė prirjen e goditjes qė drejtoheshin kundra Aleksit tė shoqit tė saj”.
    Pėr Selman rizėn tha “Selmani filloi diskutimin nė atė mbledhje duke thėnė tė dashur shokė dhe tė shtrenjtė komunista-Antar tė partisė, menjėherė nė kėtė rast e mori fjalėn udhėheqėsi i Partisė duke i thėnė lėri ato shprehje borgjeze dhe hipokrite”. Ky qe fillimi pastaj merre me ment – Selmani foli pėr drejtorin se duke qenė drejtori dhe administrator nuk ka mundėsi tė merret dhe me punė shkencore, kaqe foli pėr Selman Rizėn”.
    “Tomorri”

    Shėnim. Detyra nuk ju dhanė.
    Masa operative
    Raporti tė shtypet nė dy kopje dhe vendoset nė dosjen e dy objekteve S.Rizės dhe V.Stratoberdes. P.operativ (Dhimitėr Gjoni)

    Raport nga “Bleta”
    Dhanė Bp. “Bleta” marrė P.O.B.Shehu
    Nė bazėn “Riviera”
    Raport dt.8.6.77

    Burimi njofton se me dt.26.5.77 nė Bibliotekėn Kombėtare u takuan me Selman Rizėn. Mbasi bėnė bisedėn mbi problemet gjuhėsore, Selmani u shpreh: “Ne nuk kemi shkencė jemi akoma nė primitivizėm, sepse “shkencėtarėt” tanė duan tė merren me politikė, me marksizėm e jo me shkencė. Tek ne ēdo gjė ėshtė politike, para e mbrap”. Burimi nuk ja kundėrshtoi mendimin me qėllim qė Selmani tė vazhdonte, por vetė Selmani e kaloi bisedėn nė njė temė tjetėr. Gjatė bisedės Selmani e pyeti atė nėse gjatė kohės qė ka qenė pėr studime nė Francė e ka njohur Rexhep Ismailin nga Kosova, tė cilin Selmani e konsideronte si shokun mė tė ngushtė.. Burimi i tha se e njihte dhe se i ishte dukur me tė vėrtetė njeri i mirė. Selmani nuk u zgjat mė shumė nė kėtė drejtim.
    Bleta
    Vlerėsimi i tė dhėnės: E dhėna tregon se Selman Riza qėndron nė pozita tė theksuara armiqėsore. Ky i kundėrvihet heshtur politikės sė Partisė, e cila thotė se politika nė vendin tonė duhet ti paraprijė gjithēkaje dhe vetė shkencės, kurse Selmani mbron pikpamjet borgjeze-revizioniste, tė cilat pėr demagogji e konsiderojnė shkencėn tė shkėputur nga politika. Selmani kėto ide reaksionare mundohet t’i kultivojė edhe te persona tė tjerė.
    Detyra: B.p u porosit qė ta mbajė kėtė frymė vigjilence dhe sa herė tė konstatojė pikpamje e veprime tė karakterit armiqėsor t’na bėjė me dijeni, mbasi ajo sė shpejti do tė seleksjonohet nga rrjeti agjentural, sepse jep mėsim tė gjuhės frėnge te shokėt e udhėheqjes sė Partisė dhe tė Shtetit, nė familjet e tyre.
    Masa operative: E dhėna tė shtypet nė njė kopje dhe t’i kalohet P.O Astrit Mata qė ka dosjen formulare 2B tė Selman Rizės.
    Tiranė 8.6.77 Puntori operativ Besnik Shehu.I

    Shėnim:
    Materialet e kėsaj specialeje janė shkėputur nga libri “Pasionet dhe pėsimet e Selman Rizės”, pėrgatitur nga studiuesi Rexhep Ismajli. Pėrmendja e emrave tė personazheve tė njohur nuk ka si qėllim pėrbaltjen e tyre, por dėshmon faktin se ē’mjete pėrdorte Sigurimi i Shtetit pėr tė pasur nėn kontroll gjithēka e gjithkėnd qė vihej nė rreth nga sistemI


    gazeta shqiptare

Tema tė Ngjashme

  1. Selman El-farisi (568-656)
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 14:23
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 05:55
  4. Njė tezė e Selman Rizės pėr gjuhėn letrare shqipe
    Nga shendelli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:09
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 07:33

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •