Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e spirobeg
    Anėtarėsuar
    22-04-2008
    Postime
    84

    historia e fiseve ?

    dini se nga vjen prejardhja e fiseve shqiptare .. p.sh. fisi i Kastrateve, Berisheve, Gasheve, Kelmendeve etj..
    dua qe te gjithe ju te flisni per fisin tuaj ?
    p.sh un jam i fisit Kastrat thuhet qe rrjedh nga shkodra por me shume sdi .

  2. #2
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Kastrati im, prejardhja dhe traditat



    Kastrati ndodhet nė veri tė Shqipėrisė. Kufizohet, nga verilindja me malin e Veleēikut me lartėsi 1726 metra mbi nivelin e detit, si dhe me Komunėn e Shkrelit. Nė lindje kufizohet me Pėrroin e Thatė, nė juglindje me qytetin e rrethinat e Koplikut dhe nė perėndim, me Liqenin e Shkodrės dhe me katundet e Bajrakut tė Hotit. Si pykė, futet ndėrmjet Hotit e Shkrelit, deri nė bjeshkėt e Kelmendit e tė Bogės.

    Kastrati ėshtė truall i lashtė, autokton pėr banorėt e tij. Pra popullsia kastratase ka lėvizė herė pas here, po trualli ka mbetė po ai. Toka e Kastratit ėshtė pėrnjimend shqiptare, si pėr banuesit e hershėm dhe pėr ata qė kanė ardhė mė vonė. Kastrati i pjesės sė Epėrme ka kenė i banuem prej shumė shekujsh prej banorėve tė kahmotshėm. Janė shqipfolės por prejkah kanė ardhė nuk dihet. A janė me prejardhje sllave a prej tjetėrkah, nuk janė nė gjėndje me e skjarue, as banorėt e hershėm apo brezat e sotshėm.

    Vendasit e parė nė Kastrat janė Petroviqėt, Totoviqėt e Paloviqėt. Edhe nė ditėt tona ekzistojnė si fise e bashkėjetojnė nė harmoni me kastratasit qė kanė ardhė mė vonė. Sipas gojėdhėnave tė lėna trashigim, rreth vitit 1467, pas vdekjes sė Gjergj Kastriotit, njė person i quejtun Dedėl – Bredosil, i lindun e i rritun nė fshatin Drekal tė Kuēit tė Malėsisė sė Madhe, ka vendosė tė largohet nga vendi i lindjes, pėr me jetue dikund tjetėr ma mirė. Kėshtu mori rrugėn e teposhtes, udhėtoi natė e ditė papushim, dhe ma nė fund me karvanin e tij tek Shtegu i dhėneve qė gjindet nė rranxė tė Veleēikut, asht ndalė aty ku mushka ka zgjedhė me pushue. E vėrteta e largimit prej Kuēit nuk dihet me saktėsi. Ka fjalė se i asht largue hasmit. E vėrtetė asht se ka kenė njė fis i egėr i krijuem ndėr mote nė katundin e Berishės.

    Dedli pati shtatė djem. Bashkė me ta erdhi e u vendos nė shpellėn ku pushoi mushka, pra nė rranxė tė Veleēikut. Djali i madh thirrej Ilia, i dyti Ivan, i treti Pal, i katėrti Nar, i pesti Gor, i gjashti Jar dhe i shtati Gjon. Dedli me djem, jetoi shtatė vjet nė shpellė. Vendasit e atjeshėm, u janė afrue kėsaj familjeje, e duhet thanė se nuk i kanė pritė fort mirė. Ēfarė asht ba ma vonė, e dijnė ata vetė. Ka histori e gojėdhana tė shumta por unė nuk po zgjatem. Ato qė thashė ma sipėr janė tė vėrteta se e dėshmon historia dhe vetė jeta.

    Pas shtatė vjet jetese nė shpellė, e kanė lėshue shpellėn e janė nisė teposhtė pėr me gjetė ndonjė vend tė pėrshtatshėm pėr me jetua. Kanė zanė vend tek Burimi i Gurrės, e nė tė djathtė tė saj njė kullė prej guri kanė ndėrtua. Kanė jetue nė kėtė vend pėr shumė vjet, tue ndėrtue banesa tė reja me gurė tė latuem. Aty i kanė edhe vorret tė punueme me marak. Aty ndodhet edhe vorri i Dedėlit, tė parit tė Kastratit, por janė edhe vorret e trashigimtarėve tė tij. Kush ka dėshirė me i pa, aty vorret i ka. Mandej njerzit qė aty kanė gjetė, disa kanė ikė e dikush ka mbetė. Shumica asht largue e kėtė vend e kanė shkretue. Fisi i Dedėlit asht shtua shpejt, e kanė zotnue vendbanimin, tue hapė ara e bashtina, tue mbajtė gjanė e gjallė e tue punua tokat. Ma vonė kanė zbritė nė fushėn e Bajzės pothuajse tė shkretueme pėr sa i takon banimit.

    Dedėli me djemtė t vet, si katolikė qė ishin, nisėn me ndėrtue njė kishė nė emen tė shejtit Shėn Mark. Ēprej asaj kohe te kjo kishė i luten Zotit, pra nė Bratosh. Atje mblidhet gjithė Kastrati, me Vukpalaj e Goraj Budishė.

    Shtatė vėllaznit jetuan bashkė deri sa dikush ka vdekė e dikush asht vra, nga luftnat e gjaqet. Kanė mbetė gjallė vetėm tre djemtė e mėdhenj. Ivani, Ilia e Pali kanė mbrritė nė moshė tė vjetėr, ndėrkohė kur Nari, Gori, Jari e Gjoni, ishin jetėshkurtėn. Por mendohet se Nari e ka lanė njė djalė. Po kėshtu nga njė djalė kanė lanė edhe Gori e Jari. Gjoni, ma i vogli, ka vdekė krejt i ri pa lanė fėmijė.

    Sipas burimeve tė vjeluna, Nari ka jetue bashkė me Palin. Asht kjo arsyeja qė pasardhėsit kanė ruejtė mbiemnat. Nga Nari janė Narkajt e sotshėm. Ivani kur asht nda, ka shkue me djemtė e vet Leken e Keqin. Me Ilinė pati njė deformim. Pasardhėsit e quejtėn vedin Alia. Kjo ndodhi se ndrroi emnin e besimin. Nga katolik u ba musliman. Me Alinė kanė bashkėjetue Gori e Jeri. Fėmijtė qė kanė lanė Gori e Jeri, janė rritė dhe kanė marrė edukatė nga Alia. Secili ka lanė nga njė djalė, si Gori, si Jeri. Edhe pse Alia ndrroi fe, nipat e tij nuk pranuen me iu largue fesė sė Krishtit. Ata edhe kur janė rritė e janė nda, kanė trashigue pėr mbiemėn, emnin e paraardhėsit tė tyne.

    Gori pati njė djalė me emnin Shkurt. Ky pati katėr djelm: Gjokė Shkurtin, Deē Shkurtin, Prelė Shkurtin e Per Shkurtin. Qė tė gjithė kėta vėllazen kanė formue katundet e veta nė mbiemėn tė gjyshit. Nga Gor, nė Goraj. Me qėllim qė ta pėrjetojshin rracen e tyne, pjesa ma e madhe e fisit zbriti poshtė, nėn Majė tė Ēelės. Pjesa e mbetun ka jetue nė Bratosh. Pra emni i fshatit Goraj nuk asht emen sllav, por si rezultat i trashigimisė sė Gorit. Kėtė emėn e ka dhe njė fshat nė rrethin e Beratit. Pra, kjo asht njė dėshmi se sllavėt nuk janė as nė Berat, dhe as nė Kastrat. Ky arsyetim ka vend edhe pėr fshatin Jeran. Banorėt e kėtij tė fundit janė pasardhėsit e Jerit. Kėshtu mund tė flitet edhe pėr fiset e tjera tė Kastratit. E mbėshtesin kėtė logjikė edhe hulumtues sė huej si Giorg Hahn nė shkrimet e veta. Asht folė se Jera asht motėr e Jerit dhe asht martua nė Reē. Kur i ka vdekė burri, asht kthye nė gjini sė bashku me njė djalė tė lindun me burrin qė i pati vdekė. Unė nuk i besoj kėsaj gojėdhane. Lexuesit ta vrasin mendjen dhe t’i besojnė arsyes sė tyne. Kėto ndodhi nuk i kam pėrjetue por besoj se Kastrati e ka pranue me jetue nė truellin e vet, por kurrė nuk e ka vu nė krye tė vendit fisin e Jerės.

    Prelė Toma i Jeranit, ka kenė pėrfaqėsues i Kastratit nė Lidhjen e Prizrenit tė vitit 1878, sė bashku me krenė e bajraktarė tė tjerė kastratas. Po tė kishte kenė nip bije, nuk besoj se mund tė ishte pranue pėrfaqėsimi i tij. Kjo pėr faktin se krahinės nuk i mungonin burrat e urtė. Edhe nė kėtė pikė nuk po shkoj ma larg. Por dua me theksue se kur ka ardhė Dedėli nė Kastrat, nuk asht folė a ka pasė vajza apo jo. As pėr vajzėn Jerė nuk asht ba fjalė, ndėrkohė pėr djalin Jer, po.

    Gazetarja britanike Edit Durham qė jetoi nė Shqipni njėzet vjet, ka shkrue pėr Dedėlin e historinė e tij. Ndėrkohė pėr Jerėn nuk ka lanė asnjė fjalė tė shkrueme.

    Pėr ēka po shkruej janė gjana tė papame, shumė pak tė ndigjueme por fort mirė tė arsyetueme. Kam frikė se bien nė veshė tė shurdhet e se pakkush ka me i besue. Nuk jam nė moshė tė re kur po i hedh nė letėr kėto shėnime. Jam nė moshėn e pleqnisė sė thellė dhe ju garantoj se jam konsultue me burra tė moēėm e tė urtė tė mbarė krahinės sė Kastratit, pėr kėtė histori qė po iu tregoj pėr Kastratin tim. Kam ba biseda me Mark Bacin, Lulash Pretashin, Hasan Ramėn e tė tjerė. Me kėta burra tė urtė kam jetue nė stane pėr njė kohė tė giatė, e kam pasė boll kohė me marrė e me dhanė me ta. Nė hartimin e kėsaj historie tė shkurtė, mė ka ndihmue edhe jeta jeme praktike, pėrvoja e hulumtimet e paprajshme. Ndihmė tė madhe mė ka dhanė vendi i punės. Pėr 35 vjet pandėrprerje kam punuar nė Gjendjen Civile, e kam pasė njohje jo vetėm pėr Kastratin e Shkrelin, por edhe pėr Bogėn, Lohen e Hotin. Mė asht dhanė rasti tė takohem e tė bashkėbisedoj me burra malėsie tė njoftun. Unė mund tė mos e njoh sa duhet bujqėsinė e blegtorinė, politikėn e urtinė, por historinė e kam pasė pėr zemėr.

    Nuk mė duket e arsyeshme me u picigjatė nė kėtė shkrim pėr Kastratin edhe pėr segmente tė tjera tė Malėsisė. Dėshėroj me u pėrqėndrue nė fshatin Goraj ku kam lindė, jam rritė dhe edukue, deri sa jam ba 40 vjeē. Edhe ma vonė jetesėn dhe punėn i kam vazhdue jo fort larg fshatit tim tė lindjes, Gorajve. Vendlindjen nuk e kam harrue pėr asnjė moment. Sepse besoj se ai qė harron gjakun e fisin, asht farėtretun, pasi edhe bagėtia qė asht shtazė, e mban afėr gjakun e vet. Kush ka kenė ēoban, e din mirė se ku due me dalė. Provo e hyj nė vathėn e gjėsė sė gjallė, e shih me sytė e tu, si rrinė afėr e afėr nana me bijėn e me mbesėn. Edhe nė kullosė i gjen bashkė sepse i dalin zot tė njajtit gjak. As gjaku nuk bahet ujė dhe as i joti nuk bahet i huej. Njeriu jot kah shkon tė rrxon, kah vjen tė ēon.

    Fisi Goraj ndodhet nė njė luginė midis maleve tė Stolit e Ēelės, nė mes tė Zagorės e Budishės. Si rrugė kryesore ka nisjen nga Gryka e Shtinit qė hyn nga Zagora e tė ēon nė Budishė e Katund tė Kastratit. Njė rrugė tjetėr kamsore e ka tek Qafa e Gėlqeres qė tė ēon nė Jeran e nė Bajzė. Asht njė lug i thatė, me pak toka tė pjerrėta, pa ujė e nė mėshirė tė fatit. Banorėt merren me bujqėsi, blegtori, pemtari e mbledhin sherbelė. Duhet thanė se vitet e fundit, bimėt medicinale janė ba burimi kryesor i tė ardhunave financiare pėr mbijetesė. Tradita flet edhe pėr kultivimin e vreshtave nė Goraj e nė rrethina tė kėtij fshati qė e kam pėr zemėr. Asht njė toponim me emnin Vneshtė, ku ka pasė hardhi, fiq, dardha e tė tjera lloje. Banorėt nė kėtė vend kanė qenė tė grupuem. Pėr me ruejtė prodhimet e veta kanė caktue njė roje (budar), i cili ishte pjestar i banorėve tė vneshtės. Njė kodėr kundruell Vneshtės edhe sot thirret Suka e Budarėve. Ky vend asht mbi burimin qė thirret Lėmoq. Disa banorė tė Gorajve i kanė pasė tokat nėn Qafėn e Gėlqeres, afėr Rranxės sė Veshtit e Vukpalajve, afėr Lugut tė Kalajve, nėn Malin e Tatiēit, ku quhet Veshti i Gorajve me njė sipėrfaqe prej 4 hektarėsh. Kjo tokė sot asht djerrinė me pak tokė nėpėr tė.

    Gorajt kanė pasė njė popullsi prej 200 frymėsh. Por janė rrallue fort tue ra nė fushė pėr njė jetesė ma me komoditet. Kanė xanė vend nė Rranxė tė Veshtit, nė Jeran, nė qytezėn e Bajzės, nė Gashaj tė Ivanajve, nė Dobre tė Koplikut, nė Ēezme, por edhe ma larg, nė Lezhė e nė Laē tė Kurbinit.

    Megjithse ishte katund i vogėl e i vorfėn, Goraj asht dallue pėr burrni e trimni, nder e besė, mikpritje e respekt. Ashtu si vėllaznitė e tjera tė Kastratit, tė rinj e tė vjetėr, kanė ruejtė zakonet e traditat, kanė mikpritė mik e bijė, kanė strehue gjithkend qė u ka trokitė nė derė. Pėr komb, flamur e besim kanė dhanė edhe jetėn. Pėrmenden Gjelosh Marashi e Prelė Mark Vuksanaj, dėshmorė tė luftimeve me jeniēerėt osmanė. Plagė kanė marrė edhe Losh Lek Vuksanaj, Ndoc Preē Prekulaj e tė tjerė.

    Vendi i thatė u ka dhanė peshqesh banorėve tė Gorajve varfėrinė e skajshme. Vera ka kenė e thatė vazhdimisht. Ka ndodhė qė edhe fara e hedhun ka shkue hurrē. Bukėn e gojės e kanė sigurua duke lypė drithė nė katundet e Bregut tė Matės e ma larg. Kėtė odise udhėtimesh e ka pėrjetue edhe autori i kėtyre shėnimeve. E kemi coptue me mokėr guri drithin sa me e mbajtė shpirtin gjallė. Skrop, hithra tė zieme e kaēimaku, ka kenė lista e gjellnave, nė vite tė veēanta ku zhegu ishte pėrvėlues. Mungesa e bukės asht kenė motėr me mungesėn e ujit, pėr njerzit e pėr kafshėt. Ujėt e pijshėm e kanė marrė nė Dedaj tė Shkrelit, tek Kroni i Ri njė orė e gjysė larg, diku afėr Rranxės sė Veleēikut. Burimi i vetėm Lėmoqi, nė qendėr tė fshatit, mbante pak ujė qė shterrej shpejt. Kohėt e fundit si pasojė e gėrmimeve me gjasė pėr rregullimin e Kronit, ka humbė rrjedha e vetme e burimit.

    Nė kohėna tė kalueme janė ba pėrpjekje me krijue ubla. Kėto kroje e ruenin pėr njė farė kohe ujėt dhe thirreshin Ublat e Gorajve nė gjysė tė Malit tė Ēelės, mbi Lugun e Shtinit. Nė kohėn e verės ublat ruheshin me budar, duke e nda ujėt me bujlerė sipas frymėve. Kur kėto ubla mbeteshin bosh, bujlerat mbusheshin nė Zagorė tek Burimi i Ēerres.

    Pėr shkollimin asht ba krejt pak nga organet e qeverisjes. Tek frati i katundit shkruhej njė letėr qė merrte rrugė e lexohej njė letėr qė vinte prej larg. Njė shkollė fillore asht hapė vetėm nė vitin 1946 nė ndėrtesėn e Pjetėr Markut. Ma vonė shkolla vendoset nė shtėpinė e Vuksan Tomės. Pėr dy vjet kėtu asht zhvillue dhe kursi i analfabetizmit. Autori i kėtyre shenimeve ka kenė nė rolin e arsimtarit nė kėtė rasė, pasi mėsuesit ishin me kater klasė fillore e nga qyteti i Shkodrės, e nuk u jepej mundėsia me dhanė mėsim natėn pėr banorėt analfabetė.

    Historia e pėrshkrueme nė kėtė material modest e pa pretendime, me giasė nuk besohet nga brezi i ri i kastratasve. Por jam i bindun se bashkėkohėsit e mij e besojnė, se i kanė pėrjetue ato ndodhi tė vorfnimit masiv e vuejtjeve tė panumėrueme. Vėshtėrsi ka pasė edhe nė sigurimin e ushqimeve pėr gjanė e gjallė. Bari i livadheve dhe i mezhdave digjej pėr hanė. Barrėt me gjethe frashni, ishin ushqim sa me dalė me lėkurė nė Shnjerq. Bagtitė ndodhte e erreshin nė mal, e shpesh i merrte dami.

    Aliajt e Gorajt kanė jetue bashkė e kanė pasė njė vojvodė, Zenel Shabanin e Aliajve, deri njėqind vjet ma parė kur njė pjesė e banorėve tė Aliajve, kanė zbritė nė fushat e Bajzės. Pjesa tjetėr ka vazhdue jetesėn nė Katund tė Kastratit dhe ka emnue njė vojvodė tjetėr prej Gorajve, Vuksan Lekė Gilaj-n. Pas shkėputjes me Aliajt, fshati asht quejtė Goraj – Kurtaj. Kėshtu ka qėndrue deri nė vitin 1953 nėn njė kėshill tė pėrbashkėt. Pra, Kurtajt janė Aliaj si fis. Unė mbaj mėnd dy shtėpi nga Kurtaj, pra Aliaj, Hasan Rama e Zekė Alija qė kanė banue nė Goraj poshtė, me tė cilat kemi nda tė mirėn e tė keqen. Kemi jetue atėherė e sot si njė vėllazni, pavarėsisht se ata i pėrkisnin besimit islam e Gorajt e tjerė tė fesė katolike. Nuk ka patur grindje. Kanė kenė bashkė nė morte e nė dasma.

    Lagja Kurtaj pati banorė tė fesė muslimane. Nė vitin 1953 kanė shkue me Vuēė – Kurtaj, duke krijue njė fshat tė ri sipas administrimit tė kohės. Njė pjesė e Gorajve dhe e Kurtajve shkuen me Bratoshin. Kėtij tė fundit iu hoq Budisha, e cila kaloi me Gorajt. Prej asaj kohe fshati mori emnin Goraj-Budishė. Pra Budisha si fis, janė tė Ivanit. Por kastratas janė edhe Gora e Budisha, porse dy vėllaznesh. Nga katundi kanė zbritė si Aliajt, Ivanajt, Vukpalajt e Gorajt. Dikush ma heret e dikush ma vonė. Kur kanė shkua ndėr festa, dasma e morte, kastratasve u ka pri Alija e pasardhėsit e tij. Kjo pėr arsye se Alia ka kenė djali ma i madh i Dedėlit. Nė rastet kur njė i Aliaj ka mungue, atėherė kanė pri Gorajt, si pėrfaqėsues i Alisė, por se ka bashkėjeue me Alinė. Kur ndėr festa, morte e dasma ka marrė pjesė nji i Aliaj, Gorajt kanė ndejė mbas Ivanajve e Vukpalajve, si vėlla ma i vogėl.

    Bjeshkėt i kanė pasė tė gjithė sė bashku. Njisoj si Aliajt, si Ivanajt, si Vukpalajt e si Gorajt. Njisoj bashkė si Kreneshdolin, si Fushėn e Zezė, si Drugomirin, si Gropat e Vrrinit, si Boēanin e tė tjera bjeshkė. Po ashtu edhe Kastratin e moēėm.

    Si ēdo popullatė tjetėr, edhe Gorajt kanė historinė e vet. Janė tė njė gjaku me tė gjithė Kastratin tjetėr. Pėr Gorajt fola ma tepėr se kam njohje ma tė madhe. U zgiata se besoj se u duhet lanė diēka e shkrueme brezave pėr historinė e fshatit Goraj e tė krahinės sė Kastratit. E theksoj se tė parėt tanė nuk kanė lanė gja tė shkrueme si trashigimi. Nuk ka pasė shkolla, kėshtu qė brezat para meje nuk kanė dijtė shkrim e kėndim. Ne kemi trashigue vetėm gojėdhana nga tė parėt tanė e kurrgja ma tepėr.

    Le tė flasim pėr barqet e Gorajve qė e pėrbajnė fshatin. Janė katėr vėllazėn, qė njihen si nipat e Gor Dedėlit, tė bijt e Shkurtit, djalit tė Gorit.

    1. Gjokė Shkurti, i madhi, Gjokajt e sotshėm.

    2. Deē Shkurti, i dyti, Deēajt e sotshėm.

    3. Prelė Shkurti, i treti, Prelajt e sotshėm.

    4. Per Shkurti, i katėrti, Perajt e sotshėm.

    Me barkun Gjokaj shkojnė familjet me mbiemen Gilaj, Spatharaj e Gjolaj. Pėr mbiemnin Spatharaj asht marrė nji tokė e tyne afėr shpisė sė fisit, e cila quhet Spathare. Ndėrsa nė fisin Deēaj shkojnė Deēajt. Kėta e ruajnė edhe sot mbiemnin dhe janė tė bijtė e Vuksan Tomės. Kurse mbiemni Ulaj e Prekulaj qė mbahen nga Prekė Gjelja e Gjokė Ndoci qė jetojnė nė Bratosh, ka afėrsi gjaku me Tonin Leken e Gjeto Gjeken. Me mbiemnin Veshtja, janė tė afėrm dhe banojnė nė Rranxė tė Veshtit.

    Atje nė Rranxė tė Hijes nė Bratosh ka pasė lindė edhe Marash Gjekė Mala (Veshtja). Gėrmadhat e shtėpisė sė vjetėr tė kėtij burri, gjinden edhe sot afėr shtėpisė sė Prekė Gjeto Ulaj. Ndėrsa familjet e tjera qė sot e popullojnė Rranxėn e Veshtit, janė thirrė dikur Lul Lekaj. Tash edhe ato thirren Veshtja, sipas vendit ku kanė zgjedhė pėr jetesė. Ata qė sot banojnė nė Breg tė Matės tė rrethit tė Lezhės, kanė po ashtu mbiemnin Veshtja. Fisi Prelaj e ma vonė Vuksan Prelaj, ata qė banojnė sot nė Goraj sikurse janė Pjetėr Mark Vuksanaj, Tomė Zef Vuksanaj e Mark Lul Vuksanaj, e ruejnė mbiemnin Vuksanaj. Kėshtu veprojnė edhe tė bijtė e Gjeto Tomės e Pjetėr Dodės qė janė tė vendosun nė Goraj (Ivanaj). Vuksanajt qė banojnė nė Dobre, pėrdorin mbiemnat Gjetja e Gurai, ndonėse janė kushėrinj. Ndėrsa Vasel Rroku e Tomė Frani, megjithėse janė tė Vuksan Prelaj, sot thirren Burgaj. Kanė marrė emnin e njė mali qė gjindet nė Rranxė tė Veshtit. Kėta janė kushėrinj me Vuksanajt qė banojnė nė Goraj. Stėrnipat e Pjetėr Markut qė sot jetojnė nė Qendėr tė Bajzės si Gjon Rroku, mban mbiemnin Burraj. Unė vetė e mbaj mend deri nė pesė brezni qė i kam njoftė e kam kuvendė me ta. Ja njė rast: Helidon Marash Vuksanaj, Marash Zef Vuksanaj, Zef Lulash Vuksanaj dhe Lulash Pretash Vuksanaj. Nuk i kam njoftė por e kam me vesh, Lulash Pretashi, Pretash Marashi e Marash Nika, asht kushėri me Rrok Niken e Nikė Marashit. Pra Lulash Pretashi i Pretash Marashit dhe Rrok Nika i Nikė Marashit. Kėshtu edhe Dedė Nika e Gjon Nika.

    Fisi Peraj pėrbahet prej tri breznishė. Kėto janė Lekaj, Rudaj, Bakaj. Kėto tri brezni ruejnė mbiemnat e tė parėve tė tyne.

    Pra i gjithė fisi Goraj, ma parė i ka mbledhė nji sofėr nė tė gjitha rastet e mira e tė liga. Janė thirrė ndėrvedi si pjestarė tė nji gjaku. Nuk janė martue ndėrvedi deri nė vitin 1943. Ky vit shenon martesėn e parė brenda fisit. Rastet janė shumė tė rralla edhe ma vonė. Gorajt i kanė pasė e i kanė vorret bashkė nė Goraj te Kisha. Kjo kishė asht ndėrtua para 200 vjetėsh e shkatrrua nė vitet 1942-1943. Kisha asht rindėrtua nga italianėt nė pėrkushtim tė dėshmorit Pretash Prelė Gjolaj me gradėn Kapter i Milicisė Shqiptare, i cili mbeti i vramė nga forcat serbo-malazeze, nė mbrojtje tė kufinit shqiptar.

    Kėtu mbaron ky pėrshkrim i thjeshtė pėr krahinėn ku kam lindė, rritė e edukue, e te tanė jetėn ia kam kushtue. Me ditė sadopak djelt e mi pėr prejardhjen e tyne, besoj se veē mirė asht. Ma thotė nji mende se edhe nipat kanė me e ēue pėr mue nji putir me raki, nė shenjė kujtimi pėr gjyshin qė i deshti e i hatroi deri atje ku nuk ban ma.


    http://www.shqiperia-etnike.com/she103/she103shqip.htm

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e spirobeg
    Anėtarėsuar
    22-04-2008
    Postime
    84
    http://www.shqiperia-etnike.com/she103/she103shqip.htm

    flm. shum alibab per ket histori t'hollsishme.. por un jam nga kosova si ta merr mendja qe erdh ketu fisi dhe nga cili perfaqesues.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 31-08-2008 mė 12:05

  4. #4
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Tė gjitha fiset, kanė ardhje tė ndryshme, jo pėrnjėherė. Nė rastin tėnd, qė qenke kastrat (njisoj si pėr fise tjera), njė njeri ka ardhur duke themelu i lagje, por lagjet tjera nėpėr Kosovė e gjetiu janė themelu nga njerėz tjerė, kushėrinj mes vete. Dmth nuk ėshtė themelu i tėrė fisi kastrat nė Kosovė vetėm nga njė njeri, se nė Kosovė fiset janė heterogjene. Kjo vlen pėr ēdo fis.

    Se cili person ka ardh atje, mė sė miri mund tė dijė dikush nga tė vjetrit nė fisin tand, qė ka mbajtė mend diēka.

    Je katolik a musliman?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e spirobeg
    Anėtarėsuar
    22-04-2008
    Postime
    84
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Tė gjitha fiset, kanė ardhje tė ndryshme, jo pėrnjėherė. Nė rastin tėnd, qė qenke kastrat (njisoj si pėr fise tjera), njė njeri ka ardhur duke themelu i lagje, por lagjet tjera nėpėr Kosovė e gjetiu janė themelu nga njerėz tjerė, kushėrinj mes vete. Dmth nuk ėshtė themelu i tėrė fisi kastrat nė Kosovė vetėm nga njė njeri, se nė Kosovė fiset janė heterogjene. Kjo vlen pėr ēdo fis.

    Se cili person ka ardh atje, mė sė miri mund tė dijė dikush nga tė vjetrit nė fisin tand, qė ka mbajtė mend diēka.

    Je katolik a musliman?
    musliman jam

  6. #6
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Atje lart shkrun qė muslimanėt rrjedhin nga Alija.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e spirobeg
    Anėtarėsuar
    22-04-2008
    Postime
    84
    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Atje lart shkrun qė muslimanėt rrjedhin nga Alija.
    e kam te qart >

Tema tė Ngjashme

  1. Mosekzistenca historike e "Jezusit" dhe e "Pavlit"
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 06-03-2015, 11:37
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Perse Duhet Studiuar Historia E Luftes Se Ftohte?
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 02:57
  4. Historia E Shqiptareve, Nga Iliret E Lashte, Ne Eren E Islamit
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 13:02
  5. Menyrat e shkruarjes se historise (Historia Virtuale)
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 15:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •