Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Shën Qipriani e Shën Justina: Lutja drejtuar Zotit që prish syrin e keq dhe gjithë magjitë

    Shekulli i 2o-te qe filloi me presupozimin se ishte periudha me e ndricuar e shekujve, ne realitet po ia kalon te imagjinuarit e disa prej viteve me te erreta te te gjithe historise njerezore. Simptomatike per kete peridhe me te vertete te erret eshte edhe rishfaqja ne dekadat e fundit e interesit edhe pjesemarrjes ne magji edhe okult. Shume prej ketyre interesave eshte ne nivelin diletant, ose amatorizmi fillestar, por sa vjen e me teper po jep rezultate te verteta, duke lidhur me fuqi te verteta demoniake, edhe shkakton humbjen e perjeteshme te shpirtrave, te kapura ne rrjeten e magjise.

    E gjitha kjo nuk eshte e re per te krishteret ortodokse. Gjate historise se religjioneve te botes,ka patur nje tradite te tere magjishe - sherbesa ndaj perendive pagane, qe jane demone (Psalmi 95:5). Kjo eshte nje tradite religjioze te cilin krishterimi e zevendesoi ne te gjithe boten, ku u pranua Ungjilli, edhe qe po rikthehet serish ne perpjekje te shkaterrimit te krishterimit, edhe per ta shpene njeriun drejt Antikrishtit.

    Jeta e Shen. Qiprianit edhe Justines, na jep nje nga ndodhite me te plota te literatures se krishtere mbi magjine edhe pushtetin e saj mbi njeriun - si edhe mundjen e saj perfundmitare nga fuqia e Krishtit. Nuk eshte nje histori e imagjinuar, por eshte e bazuar ne deshmine e dores se pare te njerit qe ishte vete udheheqes i sherbetoreve te demoneve.

    Le ta lexojne te krishteret ortodokse edhe te zgjohen, edhe te vendosin me qendrueshmeri te luftojne per shpetimin nga fuqite demoniake te erresires me frike edhe te dridhur. Edhe ai qe ka ne zemren e vet qofte edhe nje shkendije pendese,le te inkurajohet edhe te shresoje, pasi kjo jete eshte po ashtu edhe prova me e sigurte e meshires se Zotit qe shtrihet madje edhe tek shpirti me i humbur.

    Nqs magjistari Qiprian mundi te shpetohej edhe te behej nje ndermjetesues i fuqishem per ata te posduar nga demonet, atehere do kete shprese edhe per ata, qe tashme kane rene ne mekatein me te erret edhe me jonatyror te periudhes sone te erret.


    Jeta edhe vuajtjet e Martireve te shenjte, Qiprian edhe Justina


    vazhdim....

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Gjate mbreterimit te perandorit Decius (249-251), ka pas jetuar ne Antioki te Pisidise (Turqia e sotme), nje fare filozofi edhe magjistar i shquar, me emrin Qiprian, i lindur ne Karthaxh (Tunizia e sotme). Meqe vinte nga prinder jo besimtare, qe prej femijerise se tij te hershme, u perkushtua prej tyre ndaj perendise pagane, Apollo. Ne moshen 7-vjecare iu dha magjistareve per studim te magjise edhe urtesise demoniake. Ne moshen 10-vjecare, u dergua prej prinderve te tij, si per parapergatitje per karrieren e tij si magjistar, ne malin Olimp, te cilin paganet e mbanin si vendqendrimi i perendive. Aty kish nje mori idhujsh, ne te cilet banonin demone.

    Emri:  Kyprianos_252520A__64917.1372977038.1000.1200_400x.jpeg

Shikime: 161

Madhësia:  57.7 KB

    Ne kete mal, Qipriani studioi te gjitha format e arteve demoniake: Ai drejtonte transformime te ndryshme demoniake, mesoi se si te ndryshonte gjendjen e ajrit, se si te shkaktonte ererat, te shkaktoje rrufe edhe shi, dallge ne det, te demtoje kopshtet me te mbjella, hardhite edhe fushat, te dergoje semundje edhe fatkeqesi neper njerez te ndryshem; edhe ne pergjithesi, ai mesoi urtesine shkaterrimtare edhe aktivitetin diabolik, te mbushur me ligesi. Ne kete vend ai pa nje mori te pafund legjionesh demoniake, me princin e erresires ne krye te tyre; disa qendronin para tij, te tjeret i sherbenin, ndersa te tjere therrisnin ne lavde, edhe te tjere, dergoheshin ne bote per shkaterrimin e njerezve. Ketu po ashtu ai pa edhe ne format e tyre false, perendite pagane edhe perendeshat, si edhe shirtera te ndryshem edhe fuqi, therritjen e te cileve ai e mesoi ne nje agjerim strikt 40-ditor. Ai hante vetem pas perendimit te Diellit, edhe jo buke a gje tjeter, por vetem farera pemesh.

    Kur beri te 15-tat, ai filloi te marre mesime prej shtate magjistareve te medhenj, prej te cileve mesoi shume sekrete demoniake. Atehere, ai shkoi ne qytetin e Argos, ku, pasi i sherbeu perendeshes Juno per nje fare kohe, ai mesoi shume praktika mashtrimi prej prifterinjve te saj. Ai jetoi po ashtu ne Taurapolis (ne ishullin e Ikaras) ne sherbim te perendeshes Diana, edhe prej andej ai shkoi ne Sparte, ku mesoi se si te therrase te vdekurit prej varreve, edhe ti bente te flisnin, duke perdore recitime te ndryshme. Kur u be 20-vjec, Qipriani shkoi ne Egjipt, edhe ne qytetin e Memfis, mesoi recitime edhe me te fuqishme. Kur u be 30-vjec, shkoi tek Kaldeasit, edhe pasi mesoi astrologjine atje, i dha fund studimeve. Paskthimit te tij ne Antioki, ishte bere nje i perkryer ne berjen e te ligave. Keshtu ai u be nje magjistar, hipnotizues, edhe shkaterrimtar i shpirtrave, nje mik edhe skllav besnik i princit te erresires, me te cilin bisedonte sy me sy, duke marre levdata edhe nder prej tij, sikunder deshmonte edhe vete.


    "Besome" - thosh ai - "Une kam pare vete princin e erresires, kur e therrisja me ane flijimesh. Une e pershendesja edhe flisja me te edhe te vjetrit (miqte) e tij; une i pelqeja atij, edhe me lavderonte bagazhin tim, edhe perpara te te gjitheve thosh: 'Ja ku kemi nje Jambres te ri, gjithnje i gatshem per bindje edhe i denje per miqesine tone!' Edhe ai me premtoi te me bente princ, kur te ndahesha prej trupit, edhe per kohen qe do isha gjalle te me ndihmonte ne gjithshka. Ai me dha nje legjion me demone, qe te me sherbenin. Kur u ndava prej tij, ai mu drejtua me keto fjale: 'Ki zemer, i zellshmi Qiprian; ngrehu edhe shoqerome; edhe le te mrekullohen te gjithe demonet e hershem me ty.' Si pasoje, te gjithe princat e tij, me kushtonin vemendje, duke pare se si me nderonte. Pamja e jashteme e princit te erresires ishte si e nje luleje. Kryet i rrethoheshin nga nje ne dukje si kurore ari me gure te cmuar, prej te cilave ndricohej e gjithe hapesira perreth, edhe veshjet e tij ishin te mahnitshme. Kur do kthehej ne njeren apo anen tjeter, i gjithe vendi do te dridhej; edhe nje mori frymerash te keqija te gradave te ndryshme, do te qendronin plot bindje para fronit te tij. Une ia dhashe veten plotesisht sherbeses se tij ne ate kohe, duke iu bindur cdo urdheri te tij." - Keshtu e pershkruante Shen. Qipriani veten e tij, pasi u KTHYE.



    vazhdim....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-12-2022 më 23:55

  3. #3
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Keshtu qe pra ishte e dukshme se c'lloj njeriu ishte Qipriani: si nje mik i demoneve, ai kryente te gjitha veprat e tyre, duke u bere njerezve te keqia edhe duke i mashtruar. Gjate kohes qe jetonte ne Antioki, ai terhoqi shume njerez drejt cdo vepre te paligjshme. Ai vrau shume me ane magjish edhe helmimesh, edhe sakrifikoi te rinj e te reja si sakrifica per demonet. Po ashtu ai mesonte shume te tjere mbi magjine e tij shkaterrimtare: disave u mesoi se si te fluturojne neper ajer, te tjereve qe te lundronin me varka neper rete, ndersa te tjere se si te ecnin mbi uje. Ai nderohej prej te gjithe paganeve edhe nderohej si i pari nder prifterinjte (pagane) edhe sherbetori me i mencur i perendive te tyre. Shume vete iu drejtuan atij ne kohe nevoje, edhe ai u vinte ne ndihme, me ane fuqish demoniake me te cilat ishte i mbushur: me disa ai bashkepunoi ne idhujtarine e tyre, me te tjere ne zemerim, armiqesi, hakmarrje, xhelozi. Tashme ai ishte krejtesisht i zhytur ne thellesite e ferrit edhe nen dhembet e djallit. Ai ishte nje bir i ferrit, bashkepjestar ne trashegimine e demoneve edhe te humbjes se tyre te perjeteshme. Por Zoti, i Cili nuk deshiron vdekjen e mekatarit, ne Miresine e Tij te treguashme edhe ne Meshiren e Tij qe nuk cenohet nga mekatshmeria e njerezve, denjoi qe te nxjerre nga kjo udhe kete te humbur, nga kjo humnere ate qe ishte potesiht ne thellesine e ferrit, edhe ta shpetoje qe tu tregoje njerezve meshirat e Tij. Sepse nuk ka mekat qe te munde Dashurine e Tij per njerezine.

    Ai e shpetoi Qiprianin ne kete menyre:

    vazhdon...

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Ne ate kohe, ka pas jetuar ne Antioki nje vajze e re me emrin Justina. Ajo vinte prej prinderish pagane. I ati ishte nje prift i idhujve, i quajtur Edhesius, ndersa e ema i quhej Kledonia. Nje here, kur po qendronte e ulur prane dritares te shtepise se saj, kjo vajze qe tashme kish arritur moshen e pjekurise, degjoi rastesisht fjalet e shpetimit prej gojes se nje diakoni qe po kalonte prane, emri i te cilit ishte Prejlius. Ai po fliste per Zotin tone Jisu Krisht qe u be njeri, se Ai kish lindur prej Virgjereshes me te paster, edhe pasi kreu shume mrekullira, denjoi te vuaje (pesoje, vdese)per hir te shpetimit tone, edhe ishte cuar prej se vdekurish me lavdi, ishte ngjitur nder qiejte edhe rrinte ulur ne te djathten e Atit edhe qe mbreteron perjetesisht. Ky predikim i diakonit ra ne dhe te mire, ne zemren e Justines, edhe filloi menjehere te jape frut, duke shkulur prej saj ferrishtet e mosbesimit. Justina deshironte qe te mesohej ne Bese prej ketij diakoni me mire e me thelle, por ajo nuk guxonte qe tia kerkonte kete gje, duke qene e terhequr prej modestise se vajzerise (virgjerise) se saj. Sidoqofte, fshehtasi ajo shkonte ne Kishen e Krishtit, edhe shpesh duke degjuar fjalen e Perendise, me Frymen e Shenjte qe vepronte ne zemren e saj, ajo erdh ne momentin e besimit ndaj Krishtit.


    Shume shpejt, ajo mundi qe ta bindete edhe te emen po ashtu, edhe me pas solli ne Bese edhe atin e saj te moshuar. Duke pare arsyetueshmerine e bijes se tij edhe duke degjuar fjalet e saja te mencura, Edhesius reflektoi keshtu ne vetvete: "Idhujt jane bere nga duart e njerezve edhe nuk kane as fryme e as jete, keshtu qe si mund te jene perendi?" Ndersa po mendote mbi keto, nje here gjate nates, ai pa ne enderr, me leje hyjnore, nje vizion te mrekullueshem: Ai pa nje mori te madhe Engjejsh ndricues, ndersa ne mes te tyre qendronte Shpetimtari i botes, Krishti, I Cili i tha: "Eja tek Une, edhe do te te jap Mbreterine e Qiellit."

    Me tu cuar ne mengjes, Edhesius shkoi me te shoqen edhe te bijen tek Episkopi i krishtere, qe quhej Optatus, duke iu pergjeruar qe ta mesoje per Besen e Krishtit edhe qe ti jape atyre Pagezimin e shenjte. Ne te njejten kohe, ai e vuri ate ne dijeni per fjalet e bijes se tij edhe per vizionin engjellor qe kishte pare vete. Me te degjuar kete, Dhespoti gezonte per kthimin e tyre, edhe pasi i mesoi ne Besen e Krishtit, ai pagezoi Edhesiusin, te shoqen e tij Kledonian, edhe bijen e tyre Justina, edhe atehere, me tu dhene atyre Misteret e Shenjta, i la te shkojne ne paqe.


    vazhdon...

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Kur Adesius-i u forcua ne Besen e Krishtit, Episkopi, duke pare pershpirtshmerine e tij, e beri prift. Pas kesaj, duke jetuar me virtytshmeri edhe ne Friken ndaj Perendise per nje vit e gjashte muaj, Adesius-i erdhi ne fund te jetes, duke qene ne Besen e shenjte. Sa per Justinen, ajo luftonte vazhdimisht ne mbajtjen e urdherimeve te Zptit, edhe duke dashur Dhenderin e saj Krisht, ajo i sherbeu Atij me lutje pergjeruese, virgjeri edhe pasterti, ne agjerime edhe vetepermbajtje. Por armiku, urrejtesi i gjinise njerezore, duke e pare nje jete te tille, iuurejti virtutet e saj edhe filloi qe ta demtoje, duke i shkaktuar lloj-lloj dhimbjesh e fatkeqsirash.


    Gjate kesaj kohe, ka pas jetuar ne Antioki nje fare i riu, me emrin Agleas, bir i prinderve te pasur edhe te njohur. Ai jetonte ne luks, duke u dhene krejtesisht ne kotesine e kesaj bote. Me te pare Justinen, ndersa po shkonte per ne Kishe, ai u befasua prej bukurise se saj. Djalli i vuri ne zemer deshirime te keqia. Duke qene i perflakur ne deshirime, Agleas u mundua me te gjitha menyrat qe te fitoje simpatine edhe dashurine e Justines, edhe me ane menyrash mashtrimi donte qe ta conte qengjine paster te Perendise drejt papastertise qe kishte planifikuar. Ai ruante cdo udhe, ne te cilat do te kalonte vajza, edhe me ta pare, do ti thosh fjale jo intriguese, duke cilesuar bukurine e saj edhe duke e lavderuar; duke treguar dashurine e tij per te, ai u perpoq qe ta sillte drejt imoralitetit me ane nje sere mashtrimesh te paramenduara. Sidoqofte, vajza i kthente shpinen edhe i shmangej, duke e refuazuar edhe madje duke mos ia vene veshin fjaleve te tij mashtruese. Por i riu nuk u qetesua ne dshirimet e tij ndaj bukurise se saj, edhe keshtu i dergoi fjale qe ajo te pranonte te behej e shoqja e tij.


    Sidoqofte ,a jo iu pergjigj se: "Dhenderi im eshte Krishti,Atij i sherbej, edh per Hir te Tij, une ruaj pastertine time. Ai ruan edhe trupin edhe shpirtin tim prej cdi papastertie."


    Me te degjuar kete pergjigje prej vajzes, Agleas, duke qene i shtyre prej djallit, u be edhe me i flakte ne deshirimet e tij. duke mos qene ne gjendje qe ta mashtronte, ai vuri nder mend qe ta rrembente me force. Duke marre me vete disa te marre si vetvetja, ai i beri prite ne udhen, pergjate se ciles ajo do kalonte zakonisht per lutjet ne Kishe. Atje ai e pa, duke e zene edhe terhequr me force per ne shtepine e tij. Por ajo filloi te bertase me ze te larte, duke e qelluar ne fytyre, edhe e peshtyu. Fqinjet, me te degjuar te qarat e saj, dolen nga shtepite edhe e morren Justinen prej duarve te tyre. Keshtu qe ata u shperndane, ndersa Ageas u kthye ne shtepi i turperuar.

    Duke mos ditur se c'te bente me, ai vuri ne mend nje veper tjeter te keqe. Ai shkoi tek magjistari Qprian, priftin e idhujve, edhe duke e vene ne dijeni te vuajtjes se tij, e pergjeroi per ndihme, duke i premtuar shume ar e argjend. Me te degjuar Agleasin, Qipriani e ngushelloi me premtimin se do tia permbushte deshiren. "Dote bej ashtu, qe vete vajza te vije e te kerkoje dashurine tende edhe do te ndjeje madje edhe me teper pasion, se nga ai qe ti ke per te."

    Duke e ngushelluar keshtu te riun, Qipriani e la te shkoje plot me shprese. Atehere, ai merr librat e artit te tij sekret, edhe therret shpirtrat e keqij, per te cilet ai ishte i sigurte, qe do te ndiznin zemren e Justines me pasion per djaloshin. Demoni premtoi me gatishmeri qe tia permbushte kerkesen edhe me krenari tha: "Kjo pune nuk eshte e madhe per mua, pasi shpesh here une kam tronditur qytete, shembur murre, shkaterruar shtepi, kam shkaktuar gjakderdhje edhe vellavrasje, kam ndezur urrejtje edhe zemerim te madh midis vellezerish edhe bashkeshortesh, edhe kam cuar ne mekat shume qe jane betuar per virgjeri. Per murgjerit qe jane vendosur neper male edhe qe ia jane kushtuar agjerimeve strikte edhe qe nuk kane menduar kurre per gjera te mishta (njerezore), une kam mbjelle deshirime idhujtarie edhe i kam mesuar qe te ndjekin pasione te mishta. Atyre qe jane penduar edhe jane kthyer mekatit, une i kam kthyer serish ne veprat e keqija; shume nga te pastertit (virgjerit) une i kam kthyer ne imoralitet. Mos valle nuk do te jem une ne gjendje te beje kete vajze te dashuroje Ageasin? Ne fakt, perse po flas? Edhe pak edhe do ti tregoj fuqite e mia ne vepra. Merre kete pluhur (ketu ai i jep nje ene plot me dicka) edhe jepja te riut. Ai le ta sperkase shtepine e Justines me te, edhe do te shohesh se ato qe te tashe do te bejne vaki."

    Me te thene kete, demoni u zhduk. Qipriani therriti Agleasin edhe e dergoi qe te sperkase shtepine e Justines fshehtesisht me pluhurin nga ena e demonit. Kur u be kjo gje, demoni i imoralitetit hyri ne shtepi me shigjetat e zjarrta te deshirave imorale, ne menyre qe te plagose vajzen me imoralitet, edhe qe ta ndeze zemren e saj me deshirime te papastra.

    Justina e kish per zakon, qe cdo mbremje te ofronte lutjet e saja ndaj Zotit. Edhe ja, kur, sipas zakonit, ajo u ngrejt ne oren e trete te nates edhe po i lutej Perendise, papritmas.....


    vazhdon....

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    ...ajo ndjeu nje shtyse kunder trupit te saj, nje stuhi deshirimesh trupore si edhe nxehtesine e zjarrit edhe flakeve te ferrit. Ajo mbeti per nje kohe e gjate ne nje beteje te tille te brendeshme. Asaj i vinte ndermend i riu Agleas edhe mendime te turpeshme. E reja u habit edhe po ndiente turp prej vetes se saje, duke u ndier sikur gjaku po i ziente, ndersa po mendote po ashtu mbi gjerat qe ajo i kish mbajtur si te kota edhe i kish perbuzur. Gjate kesaj beteje, Justina e kuptoi se kjo beteje ishte shkatuar prej te Ligut, edhe menjehere ajo perdori kunder saje armen e shenjes se kryqit, duke u lutur me pergjerim Perendise, edhe nga thellesia e zemres i therriti Krishtit: "O Zot, Perendia im, Jisu Krisht! shih se sa armiq jane ngrejtur kundra meje edhe kane pergatitur nje rrjete per te me zene ne te edhe per te me rrembyer shpirtin tim. Por une kam sjelle ndermend emrin Tend gjate nates edhe u gezova, edhe tashti qe ata jane prane meje, une po nxitoj per tek Ti edhe shpresoj qe armiku te mos triumfoje kunder meje. Pasi Ti o Zot e di, qe une, sherbetorja jote, e kam rruajtur per ty pastertine e trupit tim edhe e kam besuar ne ty frymen time. ruaje delen Tende, o Bari i Mire, edhe mos ua derozo bishave si ushqim, qe kerkojne te me shqyejne, edhe dhurome fitoren kunder deshirimeve te keqija te mishit."

    Pasi u lut per nje kohe te gjate edhe me pergjerim, Virgjeresha e shenjte e deboi armikun ne turp. Duke qene i mundur prej lutjeve te saje, ai u largua me turp, edhe ne Justinen u kthye serish nje qetesi ne trup edhe fryme, edhe flaka e deshirimeve u shua, beteja pushoi. Justina lavderoi Perendine edhe kendoi kenge fitoreje.

    Demoni, nga ana tjeter, u kthye tek Qipriani, me lajmin e keq te mos mundurit te te berit asgje. Qipriani i kerkoi se perse nuk mundi qe ta pushtoje Virgjereshen. atehere demoni, edhe perse kunder deshires se tij, i rrefeu te verteten: "Une nuk mund ta zaptoja ate, pasi pashe nje fare shenje, prej se ciles kam shume frike."

    Atehere Qipriani therriti nje demon edhe me te keq edhe e dergoi qe te vere ne tundim Justinen. Ai shkoi edhe beri shume me teper se i pari, duke e sulmuar virgjereshen me urrejtje te madhe. Por ajo u armatos me lutje edhe vuri nder vete nje perpjekje edhe me te madhe. Ajo e veshi veten me nje rrobe te leshte edhe e vdekesoi trupin me agjerime, duke ngrene vetem buke e euje. duke shtypur keshtu pasionet e mishit, Justina e mundi djallin edhe e deboi ate me turp. Ai, po ashtu sikunder i pari, u rikthye tek Qipriani, pa arritur te kryeje asgje.

    Atehere qipriani therriti njerin prej princerve te demoneve, e njoftoi per dobesine e demoneve te meparshem, qe nuk munden te kryenin asgje ndaj virgjereshes, edhe i kerkoi ndihme. Princi i demoneve iu drejtua me ashpersi demoneve te meparshem, per mungesen e aftesise se tyre ne kete ceshtje edhe per paaftesine e ndezjes se pasioneve ne zemren e Virgjereshes. Duke i dhene shprese Qiprianit, ai premtoi se do ta rrezonte Virgjereshen me menyra te tjera, keshtu ai morri.....

    vazhdon...

  7. #7
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    SHUME TE BUKURA! ZOTI TE BEKOFTE!

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    pershendetje Abigail!

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    ...pamjen e nje gruaje, edhe shkoi per tek Justina. Atje ai filloi te flase e paraqitet plot shprestari, sikur po deshironte edhe ajo (ai), qe te ndiqte shembullin e pastertise edhe virgjerise se saje. Duke i folur ne kete menyre, ai e pyeti vajzen se cfare lloj shperblimi do te ish ai, per nje jete kaq strikte ne te rruajturit e pastertise.

    Justina iu pergjigj se shperblimi per ata qe jetojne ne pasterti eshte teper i madh, edhe i papershkrarshem me fjale, edhe se ishte e dukshme qe njerezit as qe prekupoheshin ndopak per kete thesar engjellor. Atehere djalli, duke shfaqur paturpesine e tij, filloi ta tundoje ate me fjale plot nenkuptime, duke i thene: "Po atehere, si do te vazhdonte ekzistencen kjo bote? Si do te lindnin njerezit? Mes te tjerash, nqs Eva do ta kishte rruajtur pastertine e saje, si do te mund te shtohej gjinia njerezore? Ne fakt, martesa eshte dicka e mire, e krijuar nga Zoti, se Shkrimet e Shenjta e lavderojne ate , duke thene: Martesa le te nderohet nga te gjithe, edhe shtreterit te jene te panjolle (Heb 13:4) Po ashtu, shume shenjtore te Zotit, krijuan familje, qe Perendia ua dha si ngushellim, qe ata te mund te gezoheshin me femijet e tyre edhe te lavderonin Perendine?"


    Me te degjuar keto fjale, Justina e kuptoi menjehere dredhine e djallit, edhe duke u treguar me e zonja se Eva, e mundi ate. Pa e vazhduar me tej biseden, ajo iu drejtua menjehere mbrojtjes se Kryqit te Zotit, edhe e vendosi shenjen e nderuar te tij ne balle, ndersa zemren ia ktheu Krishtit. Keshtu qe djalli u zhduk menjehere, me nje turp edhe me te madh se dy demonet e pare.

    Teper i shqetesuar, princi krenar i demoneve u rikthye tek Qipriani, i cili, duke marre vesh se ai nuk kishte mundur te bente asgje, i thote: "A mos valle edhe ti, princi i fuqishem edhe me i afti se te tjeret, nuk munde ta mposhtesh virgjereshen? Atehere, cili prej jush do te mund te bente gje kunder zemres se pathyeshme te kesaj virgjereshe? Tregome, me cfare arme ju lufton ajo juve, edhe si arrin ajo qe ta shfuqizoje fuqine tuaj teper te madhe?"


    Duke qene i detyruar prej Zotit, djalli pa dashje pohoi: "Ne nuk mund ti qendrojme perballe shenjes se Kryqit, por shmangemi prej tij, pasi na shpon porsi zjarri edhe na debon tutje."

    Qipriani u terbua me ate demon, pasi ai e kish turperuar ate, edhe me tiu afruar i thote: "E tille eshte fuqia juaj, saqe edhe nje virgjereshe ju mund?!"

    Atehere djalli, duke dashur qe ta ngushelloje Qiprianin, planifikoi nje tjeter ndermarrje: Ai morri pamjen e Justines edhe shkoi tek Agleas, me shpresen se me ta marre per Justinen e vertete, i riu do te plotesonte deshiren e vete, edhe keshtu qe as do te merrej vesh pafuqia e demonit, edhe as Qipriani nuk do te turperohej.

    Edhe ndodhi qe kur demoni shkoi tek Agleas ne formen e Justines, i riu shpertheu ne nje gezim te pashprehshem, edhe vrapoi tek vajza, e perqafoi edhe filloi ta puthe, duke i thene: "Sa mire qe erdhe tek une Justina!"

    Por me te shqiptuar emrin Justina, demoni u zhduk, duke mos qene ne gjendje ta duroje emrin e saje. I riu duke qene teper i tmerruar, shpejton per tek Qipriani, edhe i tregon se cfare kishte ndodhur. Atehere Qipriani me ane te magjise se tij, i dha atij pamjen e nje zogu, edhe duke i dhene aftesi te fluturimit, e dergon per tek Justina, duke e keshilluar qe te hyje nepermjet dritares per ne dhomen e saje. Duke u mbajtur ne ajer prej nje demoni, Agleas fluturoi mbi catine. gjate kesaj kohe ndodhi qe Justina po veshtronte jashte dritares se dhomes se saj. Me ta pare ate, demoni e braktisi Agleas-in edhe u zhduk. Po keshtu ne te njejten kohe, pamja e rreme e Agleas u hoq, edhe ai bie poshte, per tu bere copa copa. Ai u kap pas catise, edhe mbeti ashtu i varur, edhe te mos kishte qene per lutjet e Justines, i riu do te kishte rrenen drejt vdekjes se sigurte.

    Keshtu, duke mos arritur gje, i riu u kthye tek Qipriani edhe i tregon per mjerimin e tij. Duke e pare veten te turperuar, Qipriani u terbua shume, edhe mendonte te shkonte vete tek Justina, duke u mbeshtetur ne fuqite e magjise se tij. Ai e shnderroi veten ne formen e nje gruaje edhe te nje zogu, por nuk arrinte dot as deri tek dere e shtepise se saj, ku pamja e tij e rreme i hiqej edhe keshtu ai ikte i turperuar.

    Pas kesaj, Qipriani filloi te qe te hakmerret per turperimin e tij, edhe me ane te magjise ai shkaktoi lloj lloj fatkeqesish ne shtepine e Justines edhe te te afermeve te saje, fqinjeve edhe miqve, po ashtu sikur djalli kishte bere dikur kunder Jobit te drejte. Ai i vrau te gjitha kafshet e saj, i ndeshkoi me semundje sklleverit e saj, edhe ne keto menyra, i solli nje dhimbje te madhe. Se fundmi, ai sulmoi vete Justinen, sa qe ajo perfundoi ne shtrat, me te emen qe vajtonte per te. Justina, sidoqofte, e ngushellonte te emen me fjalet e profetit David: "Une nuk do te vdes, por do te jetoje qe te tregoje punet e Zotit tim."

    Jo vetem ndaj Justines edhe rrethit te saje, por ndaj gjithe qytetit, me lejen e Zotit, Qipriani shkaktoi fatkeqesi, per shkak te zemerimit te tij edhe turpit. Semundje u pane tek kafshet edhe nder njerez, edhe u perhap fjala, se me fuqine e demoneve, magjistari i madh Qiprian, po ndeshkon qytetin, per shkak te kundershtise se Justines ndaj tij. Atehere me te nderuarit e qytetit , shkuan per tek Justina, edhe me zemerim u perpoqen qe ta bindnin qe te mos e lendoje Qiprianin me gjate, edhe qe te behej e shoqja e Agleas, ne menyre qe te mos ndeshkoheshin me i gjithe qyteti per shkak te saj. Por ajo i qetesoi me fjalet se se shpejti te gjitha fatkeqesite, te shkaktuara me ndihmen e demoneve te Qiprianit, do te merrnin fund. Edhe keshtu ndodhi.

    vijon...

  10. #10
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    vazhdim...

    Kur Shen Justina po i lutej me zell Zotit, menjehere te gjitha sulmet djallezore pushuan, te gjithe u sheruan prej semundjeve. Kur u be ky ndryshim, njerzit lavderuan Krishtin edhe filluan te perqeshnin Qiprianin saqe prej perqeshjes ai nuk mund tu dilte ne balle njerezve edhe keshtu iu shmangej., madje edhe miqve.

    Me tu bindur se asgje nuk mund ta munde shenjen e Kryqit edhe emrin e Krishtit, Qipriani erdhi ne vete edhe i thote djallit: "O shkaterrues edhe mashtrues i te gjitheve, burim i cdo papastertie edhe ndryresimi! Tashti e pashe se sa i pushtetshem je. Sepse kur i trembesh edhe vete hijes se Kryqit edhe emrit te Krishtit, cfare do te besh, kur Vete Krishti te vije tek ty? Nqs nuk mundesh te zaptosh ata te armatosurit me shenjen e Kryqit, atehere kush do te mund te te largoje nga duart e Krishtit? Tashti e shikoj se nuk je ne gjendje madje as te hakmerresh! Duke te degjuar ty, une i poshteri, u mashtrova, edhe i besova hileve te tua. Largomu, i mallkuar! Une do tu drejtohem te krishtereve qe te kene meshrie per mua. Do tu drejtohem me apel shpresetareve qe te me clirojne prej prishjes edhe qe te shqetesohen per shpetimin e shpirtit tim. Largohu prej meje, i paligj, armik i se vertetes, kundershtar edhe urrejtes i cdo gjeje te mire.!"

    Me te degjuar kete, vete djalli iu sul Qiprianit qe ta mbyste, duke e sulmuar edhe duke e rrahur e mbytur ate. Qiprianit, i frikesuar per jeten e tij, iu kujtua shenja e Kryqit, me fuqine te cilit Justina kundershtonte fuqite demoniake, edhe therriti: "O Zot i Justines, ndihmome!"

    Atehere, me te ngritur doren, ai beri shenjen e Kryqit edhe djalli menjehere u largua, ashtu si nje shigjete prej harkut. Duke marre kurajo, Qipriani u fortesua duke therritur emrin e Krishtit, edhe duke bere shenjen e Kryqit vazhdonte te kundershtonte demonin. Sa per djallin, ai duke qendruar larg, pasi nuk guxonte ti afrohej nga frike eKryqit edhe te merit te Krishtit, filloi ta kercenoje Qiprianin me lloj lloj fjalesh, duke i thene: "Krishti nuk do te te vliroje prej meje!" Edhe pas sulmeve te shumta e te frikeshme, djalli e braktisi Qiprianin duke uleritur.

    Atehere Qipriani i merr te gjitha librat e magjise edhe shkon tek Episkop Anthimi, duke i rene ne gjunje, i kerkoi hir edhe qe ta pagezoje. Duke e ditur qe Qipriani ishte nje magjistar i madh, i frikesuar prej shume veteve, Episkopi mendoi se ai kish ardhur me ndonje hile, edhe keshtu qe refuzoi, duke i thene: "Ti ke bere shume te keqija nder pagane. Leri te krishteret me paqe, ndryshe do te perfundosh keq."

    Atehere Qipriani, me lot, i rrefen te gjitha Episkopit edhe i dha atij librat e magjise qe ti digjte. duke pare perulesine e tij, Episkopi i mesoi ne Besen e shenjte edhe e pergatiti per pagezim. Librat e tij u dogjen para te gjithe qytetareve besimtare.

    vazhdon...

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Krishterimi vs Magjise, jeta e Shen. Qiprianit edhe Shen Justines


  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Krishterimi vs Magjise, jeta e Shen. Qiprianit edhe Shen Justines


  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Krishterimi vs Magjise, jeta e Shen. Qiprianit edhe Shen Justines


  14. #14

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-02-2021, 12:13
  2. Lutja e gjate e Shen Mikelit
    Nga Diella1 në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-03-2017, 10:38
  3. Leter e Shen Franceskut drejtuar gjithe besimtareve
    Nga Diella1 në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-10-2013, 00:25
  4. Kush ishin Shën Gjergji Shën Marku dhe Shën Mitri
    Nga dardani8 në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-05-2007, 08:51
  5. 22 Qershor: Shen Paolini - Shen Gjon Fisher e Shen Tomas More
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2006, 01:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •