Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Libri, Berisha dhe shkolla..

    Pėr njė qėndrim tė ri ndaj librit


    Sali BERISHA


    Ēėshtja qė dua tė sjell nė vėmendje ėshtė problemi i librit dhe politikat e qeverisė ndaj bibliotekave. Zhvillimet nė kėtė fushė janė ndėr mė pozitivet, janė me dhjetėra shtėpi botuese qė botojnė me cilėsi autorė vendas dhe tė huaj, por ajo qė ka mbetur ende problematike ėshtė tregu i librit.

    Gjatė kėtyre viteve, libraritė nė shumė raste e humbėn destinacionin e tyre shumė tė rėndėsishėm. Nė shumė rrethe nuk ka librari tė mirėfillta, nuk ka lokale ku tė shitet libri dhe rrjeti i librarive tė vendit ėshtė shumė i cunguar. Ne po i pajisim shkollat me laboratorė informatike dhe kjo ėshtė shumė e domosdoshme, por nuk mund tė themi se kemi bėrė kujdesin e duhur pėr tė patur krahas tyre edhe bibliotekė nė ēdo shkollė.

    Duhet bėrė njė kthesė rrėnjėsore nė qėndrimin zyrtar ndaj librit. Qėndrimi zyrtar ndaj librit duhet tė jetė qėndrimi i mbėshtetjes, i promovimit tė fuqishėm tė librit dhe vlerave tė tij, si dhe krijimi i tė gjitha mundėsive qė libri tė pėrmbushė si duhet rolin dhe misionin e madh qė ka. Nėse shkon nė bibliotekat e shkollave rrezikon qė autorėt shqiptarė, rilindėsit dhe autorė tė tjerė qė kanė botuar vepra nė Shqipėri dhe jashtė saj, qė janė tė njohur nė Shqipėri dhe nė botė, si Ismail Kadare, etj., tė jenė ekzotik nė kėto biblioteka. Tė mos flasim pastaj pėr libra tė tjerė, qė mund tė mos jenė fare nėpėr raftet e tyre dhe qė mund tė kenė tjetėr karakter.

    Zoti ministėr i Arsimit, ėshtė e domosdoshme qė nė bashkėpunim me Bibliotekėn Kombėtare, si dhe duke u konsultuar me grupet e interesit, shkrimtarėt, botuesit, tė hartohet njė platformė me tė cilėn qeveria tė shėnojė njė kthesė rrėnjėsore tė qėndrimit indiferent zyrtar ndaj librit. Qėndrimi zyrtar nuk mund tė jetė njė qėndrim indiferent, sepse asgjė nuk e zėvendėson librin.

    Nė kohėrat qė do tė vinė, ne do tė hapim bibliotekat virtuale dhe kėto pėrbėjnė njė zhvillim madhor, por sėrish libri mbetet libėr dhe ėshtė i pazėvendėsueshėm. Lexuesi gjatė shfletimit tė librit prek autorin dhe asgjė nuk mund tė zėvendėsojė vlerėn e tė lexuarit. Nė disa shkolla qė kam vizituar, krahas kabineteve tė informatikės, kam konstatuar me kėnaqėsi se ekziston edhe biblioteka dhe ajo qė mund tė them ėshtė qė i kam gjetur fėmijėt shumė tė interesuar pėr librat. Nxėnėsit shėrbenin vullnetarisht, duke ndihmuar mėsuesin qė mbikėqyrte bibliotekėn.

    Por, natyrisht nuk mund tė them se raftet e tyre ishin plot. Ndaj, jemi nė fillim tė vitit tė ri shkollor dhe do tė doja qė kjo ēėshtje tė ishte shumė e rėndėsishme pėr tė gjitha shkollat e Shqipėrisė. Gjithashtu, do tė doja qė kjo ēėshtje tė ishte shumė e rėndėsishme pėr tė gjitha bibliotekat e institucioneve tė kėtij vendi, nė tė cilat duhet tė theksoj se autorėt shqiptarė janė shumė tė rrallė. Veprat e tyre tė plota gjenden shumė rrallė. Ēdo institucion nė kėtė vend pėrdor njė fond tė caktuar pėr tė blerė piktura apo pėr tė bėrė njė paraqitje tjetėr dhe unė nuk jam kundėr kėtyre, por ėshtė krejtėsisht anormale tė harrohen bibliotekat pėr shkak se janė nė njė dhomė qė nuk i shohin vizitorėt. Shpresoj qė tė gjitha institucionet e vendit tė adaptojnė njė qėndrim tė ri ndaj librit. Pluhuri ndaj librit ėshtė pluhur mbi dijen, ėshtė pluhuri mė i pamėshirshėm dhe nuk duhet ta pranojmė. Libri nuk ėshtė arkivuar, libri sot ėshtė absolutisht instrumenti qė pėrcakton horizontin, nė tė gjitha zhanret e tij.

    Ministria e Arsimit dhe Biblioteka Kombėtare duhet tė pėrpunojnė njė platformė, e cila tė sanksionohet nė vendim qeverie, por nė rast nevoje edhe nė ligj, nė mėnyrė qė tė ndalohet pluhurosja e mėtejshme dhe e pamerituar e librit. Libri duhet tė vendoset nė piedestalin nė tė cilin u ka rezistuar tė gjitha kohėrave. Libri ecėn drejt sė ardhmes, ndaj dhe ne duhet tė shpejtojmė dhe tė konsolidojmė njė qėndrim tė ri. Duke e njohur problematikėn e krijuar, ne duhet tė promovojmė librin, tė mbėshtesim librin dhe tė krijojmė tė gjitha kushtet pėr rolin, funksionin, misionin e tij, si ndriēues nė mendjet e njerėzve tė tė gjitha gjeneratave dhe veēanėrisht tė tė rinjve.


    RD

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    veprat e shokut enver nuk paskan zene pluhur ne biblioteken e saliut ...

    paska ardhur koha te botohen veprat e saliut ... kush do ta kete ekskluzivitetin ...

    nga do te filloje ...? me permbledhje apo nga vepra 0 ... mos harroni edhe ato qe ka mbajtur ne konferencat puniste te spitalit, te tiranes, e me tutje ...

    rrofsh o komandanti yne, dolli fjala jote ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    I dėnuar pėr tė thyer sistemet e gabuara tė sė majtės!

    02-09-2008 / Nga Klodjan Shehu

    Shumė prej nesh i kujtojnė vitet e vėshtira 1989-1991, kur nė vendin tonė nisėn largimet masive dhe askush s’jepte njė pėrgjigje tė saktė se ēfarė do tė ndodhte. Shqiptarėt ndiheshin tė revoltuar, aq sa tė uritur e tė dėrrmuar nga njė regjim qė i kishte transformuar nė fosile qė thjesht merrnin frymė. Lėvizjet kishin filluar, njerėzit nuk klithnin tashmė pėr liri dhe demokraci, por bėrtisnin me tėrė forcėn e shpirtit. Dimė fare mirė qė nė atė kohė ishin shumė emra qė spikatėn pėr guximin e treguar, nė njė moment qė jeta mund tė tė ikte pėr asgjė. Njė nga figurat qė u pėrkrah dhe doli fuqishėm ishte edhe Prof.Dr. Sali Berisha. Mendoj, vėshtirė qė do tė kishte ndodhur njė lėvizje e tillė mbarėqytetare pėr Liri dhe Demokraci nėse ata qytetarė nuk do t’i printe njė njeri me njė karizėm, zgjuarsi dhe integritet moral e shoqėror si ai. Dr. Berisha dhe njerėzit qė e pėrkrahėn ishin tė vendosur qė do ta thyenin atė sistem dhe falė pėrkushtimit dhe drejtimit sa tė zgjuar dhe tė forte tė tij, ai sistem ra. Vendi filloi tė merrte frymė ekonomia filloi tė stabilizohej dhe tė rritej me ritme tė kėnaqshme. Por fati nuk e deshi vendin dhe pas pak vitesh kthehet pėrsėri e majta me njė revolucion tipik komunist nė pushtet. Tė gjithė menduan se Partia Demokratike nuk do tė ekzistonte mė! Dhe me optimistėt i humbėn shpresat. Doktori e ringriti pėrsėri dhe frymėzoi njė nga opozicionet mė tė vėshtira nė kohėrat mė tė vėshtira. E vetmja gjė qė ndoshta Partisė Demokratike dhe S.Berishės i jepte forcė pėr tė vazhduar pėrpara ishte mbėshtetja mbarėqytetare dhe ajo ndėrkombėtare. Zgjedhje pas zgjedhjeje, shqiptarėt demostronin njė mbėshtetje maksimale pėr tė, por ai nuk arriti tė vijė nė pushtet deri nė zgjedhjet e 3 korrikut 2005 si pasojė e manipulimit tė njėpasnjėshėm tė zgjedhjeve nga “specialistėt” majtistė. Vendi i ishte drejtuar ‘greminės’! Gjatė kėsaj kohe nė vend u instalua njė nga sistemet mė tė degjeneruara dhe tė turpshme, “Sistemi i korrupsionit dhe ai i bandave” qė kishin kapluar ēdo qelizė tė administratės. Shqipėria paraqitej si njė vend pa shpresė pėr tė dalė nga ai batak ku e majta e hodhi pėr 8 vjet me radhė. Mė 3 korrik 2005 pas njė kėmbėnguljeje tė madhe tė ndėrkombėtarėve dhe Partisė Demokratike pėr tė mos u manipuluar votat, Sali Berisha u kthye nė pushtet, por tani pėr tė thyer njė sistem qė e majta e kishte instaluar me turp, “sistemin e korrupsionit dhe bandave qė kishin kapur shtetin”. Qė nė ditėt e para qė mori mandatin si Kryeministėr i vendit bandat, te korruptuarit dhe falsifikatorėt filluan tė ndjenin forcėn e shtetit. Ditė pas dite tė gjithė tashmė jemi dėshmitarė tė arrestimeve pa dallim ngjyrash partiake, tė tė gjithė atyre qė kishin guxuar mė parė dhe vazhdonin tė guxoni, qė taksat e shqiptarėve ti pėrdornin si konto vetjake, investimet publike ti shikonin si mjete pėr t’u pasuruar, dhe bizneset e tė tjerėve si sponsor tė tavernave dhe udhėtimeve tė shtrenjta pėr pushime nė vendet mė tė shtrenjta tė perėndimit. Sot, vendi po ndryshon me shpejtėsi dhe ne si qytetarė tė kėtij vendi duhet tė kemi mė tepėr besim dhe durim sepse gjėrat nuk bėhen sa hap dhe mbyll sytė, ato kėrkojnė kohė dhe e rėndėsishme ėshtė qė gjėrat janė nė drejtimin e duhur dhe qė vendi ynė po ndryshon. Imazhi i vendit po ndryshon dita-ditės, Shqipėria po del nga hartat e trafiqeve dhe po merr vlerėsime pėr luften e saj ndaj fenomeneve negative qė dikur ishin bėrė njėsh me sistemin politik dhe ekonomik tė vendit, investimet janė pėrqendruar nė infrastrukturėn rrugore, ujėsjellėsa dhe kanalizime, siguria po rritet, administrata po zbaton me pėrpikmėri strategjitė e vendosura nga qeveria pėr luftėn antikorrupsion dhe ēdo 6 muaj kemi buxhet suplementar, meqė taksat e shqiptarėve po kthehen pėrsėri nė investime publike. Tashmė tė gjithė duhet tė besojmė dhe tė kontribuojmė sadopak nė strategjitė qė qeveria ka vendosur pėr tė zhvilluar vendin. Duhet tė besojmė tek e ardhmja sepse dhe partnerėt tanė ndėrkombėtarė e shikojnė vendin tonė si njė vend tė sigurtė pėr tė investuar. Ndyshimi vjen me kohėn, por dhe me njerėz qė e duan atė, dhe punojnė pa pushim pėr tė, nė vendin e tyre, pėr vendin e tyre. ...


    55


    ..

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli Enjte, 04 Shtator 2008

    Kryeministri im, si kalli misri
    Nga Ilir Yzeiri

    Demokracia, siē thonė socio-psikolinguistėt, veē tė tjerash, ėshtė edhe imazh, ėshtė qarkullim i shumėfishtė mesazhesh qė, mė sė shumti, vijnė nga ligjėrimet skripto-vizuale dhe audio-vizuale, gjithashtu. Dallimi mes vendeve me demokraci tė zhvilluar dhe vendeve nė zhvillim apo me demokraci informale, me mbeturina fisnore, si kjo e jona psh., ėshtė se tė parat kanė si tė vetmen mėnyrė komunikimi mesazhin dhe imazhin qė krijon ai, tė dytat janė tė detyruara qė tė pėrtypin mesazhet qė tė krijojnė efektin e propagandės.

    Rasti mė spektakolar ėshtė dhe do tė mbetet Kryeministri i vendit tonė. Sa herė qė ai shfaqet nė televizion dhe jep njė mesazh, publikut i vjen njė imazh tjetėr. Po ē’ėshtė ky imazh? Kėrkuesit thonė se njė mesazh ka nevojė pėr ankorim dhe nė kėtė kuptim, deiktikėt apo pėremrat vetorė janė ankoruesit kryesorė.

    Ndaj edhe Kryeministri ynė pėrdor pėremrin “unė” pėr tė ankoruar mesazhin e tij. Mirėpo, meqenėse ai nuk pėrfshin qytetarin Sali Berisha nė mesazhin e tij, pra nuk e pėrfill veten si njė nga bashkėfolėsit e tij, ne tė tjerėt nuk kemi mundėsi tė identifikohemi me tė. Ai, ashtu si pllakatet e kryetarit Mao, e pėrdor pėremrin “unė” qė tė dallohet prej nesh, qė ne tek ai tė projektojmė Mesinė, njeriun qė na mbron, qė lufton me shpatė nė dorė korrupsionin, qė na fut e na nxjerr nga NATO-ja, etj.

    Nė shumėsinė e imazheve qė transmetohen e krijohen pėr ditė, Kryeministri ynė na del edhe si njė shtetar qė ka instaluar korrupsionin, qė ėshtė pėrzier bashkė me familjen nė afera tė dyshimta, etj. Pėr kėtė, me anė tė asosacionit, njerėzit, sapo shikojnė kryeministrin nė televizion, sjellin nė pėrfytyrim Gėrdecin. Duke qenė kėshtu, sa herė qė ai shfaqet nė ekran, si nė spotin e fundit promocional, efekti kontekstual i thėnies sė tij nė vend qė tė tė krijojė besim, nė rastin mė tė mirė tė bėn pėr tė qeshur, nė rastin mė tė keq, tė bėn tė mendosh se kemi tė bėjmė me njė kryeministėr qė ka probleme tė mėdha, qoftė si subjekt thėnės, qoftė si shtetar.

    Pikėrisht kėtė efekt tė pėrkundėrt kishte spoti tjetėr, ai i Lėvizjes “G99”, qė shfaqte efektin e publikut, qė ėshtė ironia, pėr spotin e kryeministrit. Mirėpo, paradoksi nuk mbaron kėtu. Imazheria kolektive mbushet pėrditė me shfaqje groteske. Nė tė kundėrt tė imazhit qė u pėrpoq tė krijojė kryeministri i vendit tonė me spotin promocional, ishte “spoti” i paporositur i fermerėve tė dėshpėruar qė tregonin njė kalli misri pa kokrra. Nė imazhin kolektiv, pėrveē Gėrdecit, u shtua edhe imazhi i kallirit tė misrit pa kokrra.

    Pra, nė kėto ditė, imazhet qė po na sulmojnė mė shumė nė mendje dhe nė frymė janė kryeministri qė thotė se unė bėj kėtė dhe atė, imazhi qė tallet me kėtė spot dhe imazhi i fermerėve tė dėshpėruar qė tundin nė dorė njė kalli misri pa kokrra.

    Nė nėnvetėdije, me anė tė motivimit metaforik, pra me anė tė ngjashmėrisė apo edhe me anė tė motivimit metonimik, pjesa pėr tė tėrėn, nė nėnvetėdijen e publikut, pra, krijohet menjėherė njė imazh tjetėr: Kryeministri ynė, si kalli misri pa kokrra, sepse kjo metaforė shėnjon nė mėnyrė tė mrekullueshme tipin e komunikimit propagandistik qė nė mentalitetin kolektiv ėshtė fiksuar, veē tė tjerash, edhe si njė makinė qė punon jo me karburant, por me buri.

    Mbaj mend se nė kohėn e diktaturės, kur lexoja pėr tė kuptuar efektet e teksteve nė pėrgjithėsi, mė kishte rėnė nė dorė njė libėr qė tregonte se rėnia e njė diktature mund tė shėnjohet edhe nga efekti i pėrmbysur i parullave dhe dogmave. Pėr ata qė e mbajnė mend atė kohė, dua tė kujtoj njė parullė tė famshme: “T’u qepemi kodrave dhe maleve, t’i bėjmė edhe ato pjellore si fushat”. Nė fillim, kjo parullė kishte ndoshta edhe dėshirėn naive pėr tė shtuar tokėn bujqėsore dhe lindi si e tillė aty nga mesi i viteve ’60. Mirėpo qėndroi aq gjatė nė sytė e shqiptarėve, sa mė vonė nisi tė prodhojė efekt tė kundėrt, filloi tė tė bėjė pėr tė qeshur.

    Kėshtu po i ndodh edhe Kryeministrit tė vendit tonė. Mesazhet e tij, sapo i dėgjon tė bėjnė pėr tė qeshur, pastaj tė trishtojnė. Pse ndodh kėshtu? Sepse kryeministri i vendit tim nuk ėshtė qytetar nė kuptimin filozofik tė kėtij termi. Ai nuk identifikohet me bashkėqytetarėt e tij. Ai nė mesazhet qė jep nuk thotė tė vėrtetėn. Si lider i njė force politike, nė pluralizėm, ėshtė e kuptueshme qė tė mos pėlqehesh nga tė gjithė, por si kryeministėr duhet qė tė respektosh disa rregulla tė bashkėjetesės. Nė qoftė se ndaj teje bėhet njė akuzė publike, t’i duhet ta sqarosh atė nė gjykatė. Nė qoftė se ndaj teje humbet besimi publik, t’i duhet t’i drejtohesh publikut me mesazhe qė synojnė tė thonė tė vėrtetėn dhe jo tė bėsh tė kundėrtėn.

    Rasti mė flagrant nuk ėshtė Gėrdeci, ėshtė gjoba dhe urdhri qė ti jep pėr tė ndėshkuar ata qė bėjnė ironi me ty, pra pėr tė ndėshkuar njė pjesė tė publikut. Nė njė qytet (gjithmonė sipas kuptimit tė grekėve tė lashtė) kjo ėshtė e papranueshme, sepse qytetarėt e ndiejnė veten tė barabartė dhe pushtetin e delegojnė njė herė nė disa vjet.

    Ndėrsa defekti i lindur i Kryeministrit tonė ėshtė se pushtetin e quan pronė qė mund ta rrėmbejė dhe ta bėjė tė ligjshėm me dokumentet e nėnshkruara nga ALUIZNI. Ndaj edhe pėremri “unė” qė shfaqet rėndom nė tė folmen e Kryeministrit tė vendit tonė shpreh mė sė miri ndarjen, veēimin e tij nga publiku i qytetit, shfaq gjithashtu qendėrzimin primitiv qė e ndėrton jetėn dhe veprimin duke pėrjashtuar tė tjerėt, duke mos i llogaritur ata dhe duke i fyer. Pėr fat tė mirė edhe demokracitė e brishta si kjo e jona, nuk e mundėsojnė realizimin e kėtij tipi. Kėto demokraci e projektojnė kėtė tip qeveritari si karikaturė dhe mesazhet e tij si batuta skeēesh nga ato tė estradės sė ushtarit.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    josif.. na sill ndonje gje interesante..
    me shkrimet e fansave te bandes hakmarrja e aldo bares po na ushqen mo..
    kaq posht ke rene.. o anti punistosigurims me 7 pal thonjza mbeshtjelle..
    aiii.. bre..



    --

    Rruga e librit


    Ylli XHAFERRI


    Kur kryeministri Berisha vuri theksin nė qėndrimin ndaj librit, vendosi "tullėn" e parė nė krijimin, plotėsimin dhe pasurimin e bibliotekave, kėtyre vlerave universale tė botės sė qytetėruar, lidershipi opozitar mbrrudhi buzėt, pėrse jo, qesėndisi me kas tė keq. Nuk mungoi madje tė pėshpėriste dhe parathonte, si Kasandėr e sė shkuarės, nėpėrmjet kasnecėve zėdhėnėsa, se "edhe librin kishim mangut tani", se qeveria demokratike kėrkon tė mashtrojė shqiptarėt, t'u tėrheqė vėmendjen nga njėmijė e njė hallet e ditės, "t'i ngopė me ėndrra, me lugėn bosh", e tė tjera silogjizma akrobatike pėr tė turbulluar tė vėrtetėn, qėllimin e mirė tė Qeverisė dhe programit tė saj ambicioz, domosdoshmėrinė e sė ardhmes sė kulturuar, qė pa librin nuk mund tė jetė kurrėsesi e sigurtė, e mirė dhe e qėndrueshme. Njė filozof kėshillonte: "Shtėpia pa libra ėshtė si trupi pa shpirt", prandaj lidershipi i mazhorancės shtroi, me tė ardhur nė pushtet PD me koalicionin fitues, aspiratėn kulturore, "Shqipėria lexon", i bindur se hallet e shumta tė vendit tė nėpėrkėmbur nga tranzicioni i gjatė, do tė menaxhoheshin mė mirė nga njerėz tė lexuar, kulturuar dhe tė emancipuar. Ėshtė kėnaqėsi tė hedhėsh vėshtrimin larg, tė ngrihesh mbi hallet e ditės, tė shikosh dritėn nė fundin e tunelit. Tė ngulmosh pėr librin ėshtė bukur, rruga pėr tek ai ėshtė e vėshtirė dhe me kosto, por ėshtė njė gjė e dobishme dhe e domosdoshme qė duhet arritur me sado sakrifica. E ardhmja euro-atlantike, ku aspirojmė tė anėtarėsohemi, na do mė tė mirė, mė tė bukur, mė tė kulturuar, mė tė civilizuar, njerėz me dimension human bashkėkohor, ēka lidershipi opozitar nuk po mundet t'i pėrshtatet dhe rezonojė nė kohė, filozofi dhe perspektivė. Mesa duket ora e tyre ėshtė mpiksur nė veprat e PPSH dhe diktatorit, pasi njė pjesė e arradhės sė tij drejtuese vegjeton ende sot nė politikėn e re tė PS, ose qershia mbi tortėn e KPD-sė.

    Vėrtetė, para shqiptarėve, ka shumė probleme qė kėrkojnė zgjidhje, se jeta ēdo ditė e mė tepėr zgjohet me kėrkesa tė reja, se shoqėria demokratike, pėr tė cilėn kemi sakrifikuar jo pak, por lumenj lotėsh, gjaku dhe privacionesh, na mirėpret tė mėsuar, shkolluar, qytetarė elitarė qė dėshmojmė kulturė, rrezatojmė vlera shpirtėrore, njerėzore dhe civile, qė kurrėsesi nuk mund tė pėrfitohen pa librin, botėn e tij tė madhe. Ruhu nga njeriu qė ka lexuar njė libėr tė vetėm, thotė njė mendje e menēur. Nisma e Berishės pėr tė pasuruar botėn e bibliotekave, edhe pse spekulohet pėr tė keq nga opozita, ėshtė njė ėndėrrim i bukur, njė ftesė pėr pėrsosje intelektuale, shpirtėrore dhe morale, qė PD me Qeverinė e saj kanė detyrimin programor pėrpara shqiptarėve pėr ta realizuar, ngaqė rrjedh nga kontrata e lidhur nė korrikun e 2005 me elektoratin, besė qė ēdo ditė e mė tepėr po e materializon nė realitet konkret, nė shėrbesė efektive. Shqiptarėt librin e kanė kėrkuar, ėndėrruar dhe realizuar njėlloj si lirinė.

    Qė qeveria "Berisha" po ngulmon tė realizojė premtimet e dhėna, pėr kėtė dėshmojnė arritjet e saj shpresėdhėnėse, qė edhe pse lidershipi opozitar i ka pėrzhitur me frullizėn e pėrfoljeve, nuk mund ta mbulojė diellin me shoshė. Programi zhvillimor i PD, e mori qeverisjen e vendit nga dy mandate radhazi tė PS, kur vendi nuk kishte siguri, ku harxhoheshin mjete financiare, energji dhe forcė, pėr tė ruajtur jetėn fizike, ekzistencėn nga terrori i bandave dhe krimit tė organizuar qė nė tė shumtėn e herės bridhnin me targa RSH dhe pasaporta shėrbimi. Kalimi cilėsor nga terrori i krimit nė "Shqipėria nė moshėn e internetit", "Biblioteka virtuale" dhe sė fundi "Biblioteka reale", raftet e mbushura me libra fizikė, po materializohen si potenciale zhvillimore nė duart e fėmijėve dhe qytetarėve shqiptarė pėr t'u ballafaquar tė barabartė me botėn dhe qytetėrimin modern nė mileniumin e tretė. Nėse PD ėndėrron dhe realizon, nėse Qeveria "Berisha" kthen nė realitet premtimet elektorale nuk ėshtė faji i saj se nė pasqyrimin e kujtesės popullore deformohet shėmtueshėm dhe frikshėm qeverisja e dėshtuar e socialistėve. Pasqyra asnjėherė nuk ka faj se pasqyron deformimet qė kemi.

    Sot, mė tepėr se kurrė pėrpara shoqėrisė sė re shqiptare, nė kohėn kur bota pėrballet me njė zhvillim tė furishėm teknologjik dhe informatizimi, dalin detyra tė mėdha pėr t'u realizuar, pėrpara sė cilės qeveria "Berisha" nuk po bėn sehir, nuk po humb mė asnjė tren qė shkon drejt ardhmėrisė, sado qė hera-herės pėr opozitėn quhen si prapagandė delirante. Harta e sukseseve shtohet, autostradave, rrugėve dytėsore, ujėsjellėsave, shkollave tė reja, qendrave shėndetėsore, investimeve nė bujqėsi, turizmit tė suksesshėm, buxhetit ambicioz, projekteve pėr centrale bėrthamore, etj., tashmė iu rradhit edhe libri. Zhvillimet e guximshme tė shkencės, lidhja e saj me ekonominė, shoqėrinė dhe mirėqenien kushtėzojnė njė ngritje kulturore tė suksesshme, nė shėrbesė tė njeriut, ekonomisė dhe vendit, njė shkollim qė orientohet drejt njohurive konkrete, praktike, teknologjike, dixhitale. Ndryshimet social-politike, lėvizjet demografike, pėrballja me emigrimin, ballafaqimi me shoqėrinė e hapur dhe tregun e lirė, rritja e nivelit ekonomik tė familjes dhe dėshirės pėr kulturim, kėrkojnė njė informacion tė bollshėm e tė pandėrprerė bashkėkohor, njė qėndrim tė ri ndaj librit dhe strehės sė tij, bibliotekave, sidomos sot kur nė jetėn dhe procesin e punės kanė hyrė praktika tė reja dhe pėrvoja tė panjohura. Prandaj, kryeministri "Berisha" ftoi nė realitetin e ri shqiptar librin me magjinė e tij, jo pėr prapagandė, por pėr tė ndjekur hap pas hapi proceset moderne dhe zhvillimore tė shoqėrisė shqiptare nė veēanti dhe asaj globale nė pėrgjithėsi. Kjo nismė i pėrgjigjet egėrsisė me tolerancė, dhunės me mirėsjellje, cinizmit me kulturė, thashethemeve me tė vėrteta.

    Kryeministri Berisha nė vijimėsi ka tėrhequr vėmendjen ndaj kujdesit pėr librin. Ai ėshtė njė armė e fuqishme nė duart e njerėzve tė mėsuar. Porosia ėshtė nė pėrzgjedhjen e librit, se jo ēdo libėr pėrbėn dhe shpėrfaq vlera. Ka shumė njerėz nė bibliotekat e tė cilėve, ashtu si mbi shishet e farmacisė, mund tė ngjitėsh mbishkrimin: "vetėm pėr pėrdorim vetjak". Futja nėpėr biblioteka e literaturės sė dobėt, pėr hir tė njohjeve, miqėsive, detyrimeve, apo pėrfitimeve financiare pėrbėn njė agresion kulturor ndaj vlerave tė spikatura qytetare dhe intelektuale, qė rrudhen nga ekspansioni i antivlerės, i botimeve tė mefshta, sterile, komerciele. Pėr fat tė keq, nėpėr shkolla kam parė dhe gjetur libra qė nuk duhet tė afrohen pranė nxėnėsit. Futeshin nė listė emra miqsh, zyrtarėsh dhe politikanėsh socialistė, qė tė privilegjuar nga postet, tregtonin krijimet e tyre tė pavlera. Kėshtu qė nxėnėsit dhe qytetarėve u shiteshin shėnime publicistike, monografi tė varfra, studime pseudoshkencore qė deformonin shijet, parimet, etikėn, profesionalizmin. Biblotekat mbusheshin me ujė tė tepėrt, ktheheshin nė moēalishte vlerash, idesh dhe meritash. Bėnin shėrbim tė keq, atė qė mbillte kurrikula e shkelte dhe ē'rrėnjoste antivlerla. Eshtė mė i frikshėm tregu i dijeve, se sa ai i ushqimeve. Libri i keq prish edhe tė mirin. Tė luash me shijet e qytetarėve, me formimin e tyre, ėshtė e pafalshme. Librat ndriēojnė shpirtin, lartėsojnė, forcojnė dhe plotėsojnė njeriun, zgjojnė tek ai aspirata tė mira. Mprehin mendjen dhe zbusin shpirtin. Libri ėshtė i lehtė, por ka tė tillė peshė dhe forcė sa ta nxisė njeriun, tė krijojė morale, botėkuptime, lėvizje, qėndrime, dimensione humane, shije elitare. Po tė marrin frymė librat krijohet stuhi. Pikėrisht pėr tė ngjallur botėn e librit nė realitetin e ri shqiptar, kryeministri Berisha, bėri apel pėr tė shtruar rrugėn e librit, autostradėn e dijes dhe kulturės. Fondet e Qeverisė do tė ushqejnė edhe kėtė arterie tė shpirtit tė qytetėruar. Kjo nuk ėshtė prapagandė, siē pėrpiqet ta minimizojė dhe mohojė lidershipi opozitar, por realitet i prekshėm, funksional dhe nė shėrbesė tė qytetarėve tė vjetėr dhe tė rinj.

    Formimi dhe edukimi ėshtė individual, kolektiv dhe kombėtar. Ai realizohet sipas njė strategjie afatgjatė, ku pėrfshihen shumė veēori. Aty ngjizen dukuritė etnopsikologjike, formimi gjuhėsor, mirėsjellja, dashuria pėr traditėn, krenaria kombėtare, virtytet e larta morale tė trashėguara, si besa, institucioni i fjalės sė dhėnė, ndershmėria, etj. Ato nuk mund tė lihen nė dorė komisionesh qė nuk kanė identitet tė pėrcaktuar shkencor, moral dhe intelektual. Librat janė farė, mbjellin karaktere, fate njerėzish, prandaj nuk mund t'i anashkalojmė problemet qė lidhen me to. Ėshtė fak se shumė gjėra pėr shkak tė ideologjizimit e prodhimeve skarco tė politikės sė librit, sot i mėsojmė nga tė huajt. Pėr historinė e mbretit Zog, studiuesi amerikan Fircher, ka zbardhur dhe ndriēuar me realizėm, mirėsi dhe profesionalizėm tė vėrtetėn, qė historografia jonė ende nuk e ka balancuar.

    Qeveria "Berisha" ėshtė mobilizuar pėr tė plotėsuar standardet, qė i ballafaqon me vendet e zhvilluara dhe jo me ato nė zhvillim. Ashtu siē pėrpiqemi tė integrohemi nė organizmat euro-atlantike, kėrkojmė tė integrohemi nė botėn dhe qytetėrimin perėndimor nėpėrmjet dijes, librit dhe internetit. Ky ėshtė thelbi i apelit tė kryeministrit pėr njė qėndrim tė ri ndaj librit dhe bibliotekave. Impenjimi i kryeministrit Berisha, dėshmon se qėndrimi ndaj librit, ėshtė tashmė njė strategji me tė ardhme qė programi qeverisės i PD e ka shtruar pėr zgjidhje.





    --
    RD

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ik ere brarish, studio me laps ne dore veprat e sali punistit ...

    nuk e ke problem se je nje lahper klasik enveristo-sigurims me konotacione mafioze ...

    si i ke direktivat e dergates per saliun sot?


    Tirana Observer e premte , 05 shtator 2008

    Shpėrfillja fatkeqe e diplomave
    Shkruar nga Edlira Gjoni

    Pėr tė gjetur punė, nė administratė ose jo, ėshtė e domosdoshme eksperienca e punės. Po nėse tė gjithė kanė pretendime qė punonjėsit tė kenė pėrvojė tė mėparshme, ku do tė merret kjo eksperiencė pa u dhėnė njė shans i parė?

    Koncepti i punės vullnetare ėshtė abuzuar frikshėm gjatė diktaturės e shqiptarėt vazhdojnė edhe sot tė transmetojnė tek njėri-tjetri terrorin e saj, dukė dėmtuar edhe ndonjėrėn nga anėt vėrtet pozitive dhe shanset e eksperiencės apo tė punėsimit qė tė jep puna vullnetare.

    Por, nė arsim pėr shembull kjo nuk mund tė aplikohet. Njė i sapodiplomuar pėr mėsuesi nuk mund tė pranohet si “vullnetar nė mėsimdhėnie” nė asnjė lloj rrethane. As vėnia e tij nė dispozicion tė drejtorisė arsimore nuk jep shumė mundėsi pėrvojė apo krijim shansesh pėr punėsim. Nuk bėhen dot eksperimente me fėmijėt duke iu dhėnė mėsues vullnetarė apo nė dispozicion, por as nuk mund tė luhet me mundin, pėrkushtimin dhe pėrgatitjen e atyre studentėve qė shpenzojnė katėr vjet tė pėrgatitjes sė tyre universitare me idenė se njė ditė do tė jenė tė dobishėm nė arsim. Gabim! Shanset e tyre sfidohen nga numri shumė i vogėl i vendeve tė punės dhe numri shumė i fryrė i studentėve qė diplomohen ēdo vit nė tė katėr anėt e vendit, me kohė tė pjesshme e pa kohė fare, me mesatare tė ulėt e pa mesatare hiē; tė gjithė pretendojnė pėr njė vend pune dhe radhėt e dosjeve e tė kėrkesave nė drejtoritė arsimore bėhen mė tė gjata se numri i nxėnėsve qė presin njė mėsues.

    Shumė e mirė ėshtė ideja e nxitjes sė studimeve dhe dhėnia e shansit pėr kėdo qė tė mbarojė studimet e larta. Por kjo bėhet me shpresėn se vetėm mė tė mirėt do tė mbijetojnė deri nė fund tė studimeve, vetėm ata mė tė zotėt do tė marrin provimet e vetėm ata mė tė pėrkushtuarit do tė marrin diplomėn. Por nė Shqipėri ndodh e kundėrta. Tė gjithė, pa asnjė pėrjashtim, nė mos qė herėn e parė, tė dytėn e marrin se s’bėn diplomėn, pavarėsisht se si dhe me ēfarė note.

    Rrjedhimisht, numri i tė diplomuarve, pretendentėve pėr punė, fryhet nė mėnyrė fiktive, ndėrkohė qė kėrkesa e tregut ėshtė shumė herė mė e ulėt sesa numri i kėtyre diplomantėve. Prandaj kur vjen dita fatkeqe e hedhjes nė tregun e punės, as diploma, as nota, as pėrkushtimi, lloji i frekuentimit tė shkollės apo as shanset pėr tė qenė njė mėsues, ekonomist, laborant, mjek, biolog apo letrar i mirė, nuk hyjnė mė nė punė. Jo. Kėtu fillon lufta e ashpėr e bėrrylave, e njohjeve qė pretendojnė se s’tė njohin, e ndikimeve tė paqena e nė shumė raste, fillon ruleta e frikshme e lekut, qė prapė s’tė jep garanci nėse i jep nė kohėn dhe nė vendin e gabuar.

    Pėrse kjo situatė nė kėrkimin e njė vendi pune? Qeveria jonė po e lufton edhe ashpėr fare korrupsionin edhe nė zyrat e punėsimit, kuadrit, administratės, as qė t’i hedh njeri sytė nėse nuk shkon nė emėr tė dikujt apo nėse nuk ke dhėnė sinjal tė mėparshėm telefonik pėr pėrgjigje financiare tė kėrkesės tėnde.

    A ėshtė e drejtė dhe a ėshtė e ligjshme qė shkollat publike tė vendosin si kriter pėrvojėn e punės nė arsimin bazė? Duket absurde, sepse hapur fare kjo nėnkupton qė asnjė i sapo-diplomuar nuk ka shans tė punėsohet, madje as pas 10 vitesh diplomimi, nėse nuk fillon tė japė mėsim diku. Po ku? Kush do t’ia japė kėtė tė drejtė, teksa nė zyrat arsimore tė duket sikur noton nė njė oqean me krijesa tė tė gjitha llojeve, kurse nė sektorin privat tė arsimit pretendimet e punėdhėnėsit janė akoma mė tė larta, mė absurde e mė tė pakontrolluara se nė shtet?

    Koordinimi zyra punėsimi – universitet ėshtė shkėmb i palėruar nė mjedisin shqiptar. Po pėrse iu mohohet e drejta legjitime kėtyre tė sapo-diplomuarve qė tė provojnė veten nė profesion, tė merren nė intervistė, tė testohen nė mėsimdhėnie? T’iu jepet mundėsia tė vėrtetojnė se mėsuesia mė shumė sesa hatėr miqsh e shpėrblim parash, ėshtė detyrė e pėrgjegjėsi qė disa njerėz e kanė kultivuar tek vetja e tyre. Kjo do tė ishte edhe nė tė mirėn e nxėnėsve vetė, qė nė vend qė tė kenė para tyre nė klasė zyshėn me minifund, flokė tė krehur e grim lara-lara se ajo ėshtė shoqja e drejtorit apo e njohura e pronares, fėmijėt tė kenė mundėsinė tė udhėhiqen nė hapat e tyre tė dijes nga njerėz qė kanė zgjedhur tė japin mėsim sepse iu pėlqen tė punojnė me fėmijėt, tė rriten me ta, tė japin gjithė ē’kanė fituar nga ana akademike dhe ajo personale nė ndėrtimin e kapacitetit si mėsues tė pėrkushtuar, tė dashur dhe rezultativė njėkohėsisht. Por, nėse kėtyre njerėzve nuk iu jepet njė shans, askush, as ata vetė nuk do tė jenė nė gjendje tė kuptojnė se ēfarė kanė humbur nė kėtė proces ku mbizotėron vetėm njohja dhe paraja.

    Njėra nga mėsueset e mia tė para ka qenė e sapo-diplomuar. Pasionin, entuziazmin dhe devotshmėrinė e saj tė fillimit, na e transmetoi fort, pa u lodhur dhe pėrherė duke buzėqeshur. Nė lėndėn e saj ndjehem entuziaste dhe e pėrkushtuar edhe sot, njėlloj siē ishte ajo me klasėn time kur na dha mėsim atėherė kur ishte vetėm 22 vjeē.

    Nė shoqėrimin e njė mėsueseje tė sapo-diplomuar, mė dhembėn shumė radhėt e gjata nėpėr shkollat private, drejtoritė arsimore dhe kafenetė e “miqve”. Nėse nė Shqipėri ėshtė abuzuar me termin “vullnetarizėm” apo “fisnikėri” pėr mėsuesin, m’u kujtua se tjetėrkund jashtė atdheut tonė jo-vullnetar, kėto cilėsi akoma vazhdojnė tė vlerėsohen lart moralisht, edhe pse nė nivel page, mėsuesit ngelen gjithandej nė kategorinė mė pak tė paguar. Ama ėshtė e padrejtė qė tė shndėrrohen edhe nė kategorinė mė shumė tė nėpėrkėmbur, veēanėrisht pėr ata qė e marrin mėsuesinė seriozisht, me pėrkushtim dhe me pasion. Ėshtė gabim fatal tė zhvlerėsohen mundėsitė pėr burime tė tilla njerėzore, veēanėrisht nė arsim.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkolla e parė shqipe nė Labovė, jo nė Korēė
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-04-2009, 02:40
  3. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  4. Pranimet ne universitet per 2006-2007
    Nga helene nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 04:18
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •