Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Sherr për 500 lekë, gruaja vret burrin

    Dashamir Biçaku
    Vitore Suçi, 28 vjeçe ka qëlluar me thikë bashkëshortin e saj Marash Doda, 40 vjeç duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas krimit, gruaja është vetëdorëzuar në komisariatin nr.3 të policisë, ku ka pranuar krimin e vrasjes gjatë deklarimeve të dhëna para hetuesve. Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur pas grindjes mes çiftit për 500 lekë reja. Vrasja e 40-vjeçarit nga gruaja e tij ka ndodhur në prani të prindërve të kësaj të fundit, të cilët ishin të pranishëm në shtëpinë e familjes Doda në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë. Viktima ishte konfliktuar me prindërit e gruas dhe ka ushtruar dhunë ndaj tyre. E shoqja i ka kërkuar bashkëshortit t’i linte të qetë prindërit e saj, përndryshe do ta vriste. Këmbëngulja e 40-vjeçarit i ka kushtuar jetën atij pasi është qëlluar me thikë në zemër nga Vitore Suçi, e cila ishte martuar me viktimën një muaj më parë.
    Krimi në familje
    Krimi në familje ndodhi në lagjen e Bregut të Lumi, në zonën e ish-kombinatit “Josif Pashko”. Vitore Suçi, 28 vjeçe qëlloi një herë të vetme në gjoks në krahun e zemrës Marash Dodën, 40 vjeç. Vrasja në familje ndodhi dje në mesditë rreth orës 14:00, kur policia e Tiranës është njoftuar për konfliktin në familjen Doda. Policia është njoftuar për një konflikt në familje mes burrit Marash Doda dhe gruas së tij Vitore Suçi. Sipas lajmërimit të mbërritur në polici, Marash Doda po ushtronte dhunë mbi prindërit e bashkëshortes së tij. Kaq ka mjaftuar që policia të nisej si zakonisht në drejtim të banesës së familjes Doda. Edhe më parë policia kishte ndërhyrë në këtë familje për shkak të konflikteve dhe mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes anëtarëve të saj. Ngjarjet kanë precipituar shpejt dhe policia e ka pasur të pamundur të shmangë ngjarjen e djeshme.
    Paratë dhe alkooli
    Mosmarrëveshja e djeshme që përfundoi në vrasje, sipas policisë ka pasur si shkak 500 lekë të reja. Këto para Marash Doda i kërkonte t’i shpenzonte në lokalin e lagjes për të pirë raki. Për të njëjtin shkak ai ka pasur konflikt edhe me motrën e tij Luljetën, më 12 korrik 2008 kur në grindje e sipër e kishte goditur atë me sëpatë në kokë. Policia tha se, familja ishte në gjendje jo të mirë ekonomike, për shkak se viktima nuk punonte por për më tepër, konsumonte alkool rregullisht. Për këtë shkak viktima ka nisur të grindet me të shoqen, duke i kërkuar asaj para dhe duke debatuar me të në sy të prindërve të saj që kishin ardhur nga Paskuqani në familjen Doda për vizitë. Kur prindërit e moshuar të Vitore Suçit, kanë dëgjuar konfliktin që po përsëritej brenda një muaji nga martesa e vajzës së tyre, ata kanë vendosur të ndërhyjnë. Babai i Vitores ka debatuar me dhëndrin e tij për mënyrën e sjellje së tij ndaj të bijës. Më pas Marash Doda ka goditur vjehrrin e tij me grushte dhe sende të forta në fytyrë. Konflikti fizik mes dhëndrit dhe vjehrrit ka ndodhur në oborrin e shtëpisë. Vitore Suçi ka marrë një thikë dhe ka kërcënuar të shoqin se do ta vriste nëse i prekte me dorë prindërit e saj. “Do të të vras po e preke më babën”. Kërcënimi i bashkëshortes së tij të re, i është dukur për të qeshur Marash Dodës, por në korridorin e shtëpisë së tij të vogël gruaja nuk është përmbajtur. Ajo ka qëlluar të shoqin me një thikë buke, drejt në gjoks në krahun e zemrës. Viktima ka mbetur i plagosur rëndë në zemër, ndërsa është dërguar në Spitalin Ushtarak ku edhe ka ndërruar jetë pa shpresë shpëtimi nga sasia e gjakut të humbur.



    Pan.
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “Viktima i sëmurë psikik, vëllezërit u arrestuan për vrasje tek ura e Kamzës”

    TIRANE – Krimi i djeshëm në familjen Doda, nuk është vepra e parë penale e regjistruar nga policia për këtë subjekt. Historia kësaj familjeje mbart me vete probleme të njëpasnjëshme që nisin që nga viti 1997. Një djalë i familjes është vrarë në kohën e trazirave, për shkaqe banale. Ndërkaq dy vite më vonë, dy djemtë e tjerë të familjes, Angjelin dhe Petrit Doda, janë arrestuar për vrasjen e një personi pranë urës së Kamzës. Pak vite pas arrestimit, Angjelini, vrau veten në qelitë e burgut, ndërsa akuzohej për vrasje në bashkëpunim me të vëllain. Petriti aktualisht vazhdon të vuajë dënimin në burgun e Shën Kollit në Lezhë, pikërisht për krimin e vrasjes. Ndërkaq edhe vëllai tjetër i tyre Gëzim Doda, 26 vjeç, po vuan një dënim për krimin e vjedhjes nëpërmjet mashtrimit. Ai është arrestuar nga policia e Kurbinit, në muajin prill të vitit të kaluar, ndërsa ishte denoncuar se kishte vjedhur nëpërmjet mashtrimit një telefon celular dhe 74 karta rimbushëse personave të ndryshëm. Ndërkaq viktima i ditës së djeshme, babai i tre fëmijëve, njihej si i sëmurë psikik. Muajin e kaluar, ai u arrestua nga policia pasi kishte plagosur rëndë në kokë me sëpatë, motrën e tij. Kjo e fundit nuk kishte pranuar t’i jepte atij 500 lekë për të pirë raki në lokalin e lagjes.


    Pan.
    Sui generis

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne 12 korrik qellon me sopate ky doda.. dhe jo ne lisat e pyjeve te maleve tona krenare por mbi nje koke gruaje.. dhe pun ditesh martohet.. pra eshte i lire e ne kte liri qe gezonte pa tallon.. e pikerisht ne 26 gusht ky trim e ha thiken..
    me nje fjale te qellosh me sopate koka grash nuk te hyka ferr ne kembe ne shqiperi.. perkundrazi gjen dhe zocka te njoma edhe se je pijanec vrases e me tre kalamaj..

    vitoria 28 vjece.. martohet me doden.. 40 vjec dhe sipas gazetes i bie te jet martuar pikerisht disa dit mbasi ky ka qelluar me sopate nje kok gruaje..
    po pse ne tere ate metropol 1 meleon banoresh.. vitoria.. as e vogel as e madhe.. po tahmëm nje sorkadhe.. vete gjen dod xhahil pijanecin te martonet..
    e mijra beqare jan pa gra.. neper tiran e rrethina e goxha zotnilere qe do ta mbanin vitorine ne pellemb te dores..

    c'esht qo pun mor aman..

  4. #4
    pa meshire per injorancen Maska e stella_senza_cielo
    Anëtarësuar
    30-07-2008
    Vendndodhja
    Ne qiell pa diskutim....po jo ne ate qiell qe te gjithe deshirojme...ky qielli ku jetoj une ka shume mbeturina njerezore....qe fatkeqsisht vetem po te isha e tille do dija ti shmangia e ti torturoja :p
    Postime
    617
    Kjo esht vertet per te uleritur e jo pak....ne fakt te gjithe e dime se ne realitetin shqiptar hyjne edhe situata te tilla.ky doda paska bere goxha trimeri dhe me njerez te tille shoh se ne femrave sa vjen e na shtohet rreziku qe na kanoset....keto ndodhin kur kemi ende nje zhvillim thuajse zero te shoqerise kur njerezit nuk deshirojne te emancipohen,kur analfabetizmi ka prekur majat ne shoqerine shqiptare,e mbi te gjitha kur vazhdojne akoma tu jepet akses kanuneve......edhe sa vjet mbrapa duhet te kthehet rrota e historise qe ne shqiptaret te mund te zhvillohemi?sepse mesa shoh askush nuk ka ndermend te eci perpara.......
    adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Kësi gjana ndodhin vetëm ne Shqipëri. Jemi bo si mos me keq. Çdo dite kemi nga dy te vdekur ne njërën apo ne tjetrën mënyre, jo për para, jo ndeshje, jo hakmarrje, çfarë po ndodh këtu more jemi ne kohe lufte apo si është puna?
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  6. #6
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Mire ja ka bere hajd mot me shume nga keto pune
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    Duke hequr ne nje ane pjesen e dhimbjes me shkakton dhe te qeshura ky krim.

    burra kini kujdes mos ja beni fjalen dy gruas se ua hodhi koken atje matan.

  8. #8
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    500 lek i thon nje makiato , kush t`fal sot, esht cmen dynjanja !
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  9. #9
    pa meshire per injorancen Maska e stella_senza_cielo
    Anëtarësuar
    30-07-2008
    Vendndodhja
    Ne qiell pa diskutim....po jo ne ate qiell qe te gjithe deshirojme...ky qielli ku jetoj une ka shume mbeturina njerezore....qe fatkeqsisht vetem po te isha e tille do dija ti shmangia e ti torturoja :p
    Postime
    617
    Citim Postuar më parë nga Flori Lexo Postimin
    500 lek i thon nje makiato , kush t`fal sot, esht cmen dynjanja !
    behet fjale per 500 leke te reja o flori....
    adesso si che ho trovato il mio cielo forever and ever

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nuk eshte puna se e vrau thjesht per 500 leke.Nuk ishte hera e pare qe ai kerkonte leke.Ishte pa pune dhe pijanec .Me cfare lekesh kerkonte te pinte ai ,kur nuk fuste asnje leke ne shtepi?Pse jane kaq mendje ngushte e egoista ca njerez?Dhe ajo e ka bere ne nje moment te thelle depresioni .Stresi qe i ka shkatuar ai nuk ka qene i vogel.Po kur e pa cfare burri kishte marre per cfare e mbante akoma?Te arrije te vrasi njeriu me nje muaj martuar?Prandaj njeriu duhet ta marri me seriozisht martesen.Martesa nuk eshte vetem dashuri ,por edhe pergjegjesi .

  11. #11
    Titulli duhet ndyshuar se të jep përshtypjen se është vrarë për 500 lekë të vjetra, kur në fakt flitet për 500 lekë të reja.

  12. #12
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Titulli duhet ndyshuar se të jep përshtypjen se është vrarë për 500 lekë të vjetra, kur në fakt flitet për 500 lekë të reja.
    kjo e ben titullin e positmit apo veprimin kriminal me te "justifikuar"???

  13. #13
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Ende s ' paska ndërruar mentaliteti andej . Unë kam dëgjuar më parë se në Shqipëri për 100 Euro edhe baben e vet e mbytë
    Çmenduria s 'ka kufi më vje çudi që ka kësi soj njerëzish, po nejse çka s ka në deti .
    KOSOVA E MADHE

  14. #14
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga eldonel Lexo Postimin
    Ende s ' paska ndërruar mentaliteti andej . Unë kam dëgjuar më parë se në Shqipëri për 100 Euro edhe baben e vet e mbytë
    Çmenduria s 'ka kufi më vje çudi që ka kësi soj njerëzish, po nejse çka s ka në deti .
    shih bitha jote .kur te dalin letrat per kamikaz ty?

  15. #15
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    mire me ja ka bo ajo ci duhet ati me rraf baben e nuses pijaneci dreqit..po si familje qenkan te semur keta...po ja cfare ben leku..
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  16. #16
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    shih bitha jote .kur te dalin letrat per kamikaz ty?
    Atë ditë kur më dalin do vijë ke ti dhe të marrë me vete BUM BUM BUM
    Mos u frigo se si kam shti hala .
    KOSOVA E MADHE

  17. #17
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Po ketu shihet se cfar mentaliteti egziston edhe sot, cfare qelbesirash.
    Sui generis

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Çfarë është gruaja për burrin?
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 23-06-2008, 17:02
  3. Gruaja plagos burrin tek Parku Rinia me thikë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 16:23
  4. Si Dashurojnë Burrat Dhe Si Dashurojnë Gratë?
    Nga Albin në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-12-2005, 09:39
  5. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •