Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 36
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183

    Talking Anjeza Shahini





    Kengetarja jone e mirenjohur Anjeza Shahini qe dridhi 'ethet', festivalin e kenges dhe e shkeli lart festivalin evropian rithehet ne skenen e muzikes shqiptare.
    Ajo do paraqitet ne nentor ne festivalin e kenges magjike, dhe kush di.... ndoshta perseri ne festivalin e kenges.


    09-08-2007 Anjeza, ja ku eshte fshehur

    U duk se karriera e saj do kishte vetėm ngjite. Por dy vjetėt e fundit kėngėtarja, suksesin ndėrkombėtar tė sė cilės nuk e pėrsėriti mė njeri, u zhduk nga skena. Sepse nuk e donin? Revista “JETA” e ka gjetur se pse ish- etheistja nuk duket mė askund. Ja sepse...

    Atė kohė kur vendosi tė linte Shqipėrinė, Anjeza Shahini sigurisht qė nuk mund ta kishte tė kthjelluar mirė nė kokė se ēfarė do ta priste pasi tė linte pas ajrin e vendit tė saj. U step paksa para se tė bėnte gati valixhet e udhėtimit pėr t’u nisur drejt Austrisė, ku e priste njė specializim dyvjeēar pėr muzikė. Por dukej se pėr momentin kjo ishte mė e mira qė mund tė bėnte. Pikėrisht nė kohėn kur ajo filloi tė sundonte skenat dhe tė sfidonte tė gjithė ata qė deri tė atė moment dukeshin tė pathyeshėm.

    Fillimisht u pa si njė Elsa Lilė, qė rrėzonte kėdo qė i dilte pėrpara, si njė konkurrente e fortė pėr kėdo qė deri nė atė moment kishte pretenduar ēmimet e para tė festivaleve. Tani duhej t’ia kishin frikėn tė gjithė idesė se nėse ajo shfaqej andej pari, ēmimi i parė duhej fshirė nga mendja njėherė e pėrgjithmonė. E para nė ethet e sė premtes mbrėma, e para nė festivalin e dhjetorit, dhe... e para qė nė festivalin evropian arriti tė rendiste Shqipėrinė nė njė nga vendet e kreut. Aty po, qė preku njė sukses qė pas asaj askush nuk e ka arritur. Ende vazhdon ta mbajė atė rekord. E pritėn si mbretėreshė pas kthimit nga Turqia. Me konferenca shtypi e kronika televizive pa fund. Shumėkush asokohe ka menduar se njė yll i ri sapo kushte lindur. Menjėherė pas evropianit ishte e sigurt se tė bashkėpunoje me tė nuk ishte njė ide aspak e keqe. Tė parėt qė provuan ishin grupi “Marigona”. Njė kėngė shoqėruar nga njė videoklip qė pushtoi televizionet dhe u bė hiti i fundverės sė 2004-ės. Dhe atėherė kur pritej goditja e saj e radhės, gjithēka u ndėrpre nė mes. Anjeza Shahini la gjithēka dhe u zhduk. Nė njė kohė kur nuk kishin kaluar ende ethet e tė qenit e njohur sa hap e mbyll sytė. Nė njė moment kur emocionet e Festivalit Evropian ishin akoma tė ngrohta. Nė njė kohė kur ndoshta duhet tė mendonte pėr shfaqjen e radhės pasi kishte nė dorė njė kartė fituese, qė e kishte lakuar si shqiptaren mė tė suksesshme qė preku skenėn e evropianit, e kėtė nuk e ndjeu vetėm ajo. E thanė tė gjithė. E megjithatė, Anjeza i la tė gjitha. Paketoi gjėrat e saj dhe u nis. Nuk u shfaq mė nė asnjė skenė shqiptare, nuk u pa mė nė asnjė qoshe tė Tiranės.
    Ndoshta ishte njė vendim qė erdhi natyrshėm. Pas atij suksesi, Anjeza nuk kishte mė se ē’tė arrinte nė Shqipėri. Nė njė kohė aq tė shkurtėr i kishte prekur tė gjitha. E nė mes tė gjithė asaj zulme ndryshimesh e arritjesh duket se nė vetvete ajo vajzė e vogėl ēuditėrisht kishte mbetur me kėmbė nė tokė. Pas mbarimit tė gjimnazit i duhej njė shollė. E meqė Anjeza ia doli jo vetėm tė qėndronte e kthjellėt, por edhe tė gjente mundėsi mė tė mira se Shqipėria, arriti tė kapte momentin dhe tė hartonte njė plan tė detajuar pėr mė tej. Po cili ishte plani? “Tė kėrkoja mė tė mirėn pėr veten. Nėse do tė qėndroja nė Shqipėri, maksimumi qė mund tė bėja ishte tė konkurroja nėpėr festivale, tė kėndoja nėpėr koncerte dhe pastaj tė nxirrja njė album. Tė vazhdoja edhe studimet veēse pėr kanto, sepse nė Akademinė tonė nuk tė ofrohet asnjė zhanėr tjetėr muzike, ndėrkohė qė nė Austri unė mund tė zgjidhja pop, njė muzikė mė evropiane, mė bashkėkohore sesa ajo qė mė ofrohej nė vendin tim”. Ja pra, arsyet bindėse tė renditura njė e nga njė, si rrobat e palosura nė valixhen e udhėtimit.

    Njė largim qė duket se i kėnaqi shumė ata qė deri nė atė kohė kishin parė tek ajo njė rivale vėrtet tė rrezikshme. Tani qė Anjeza ishte larguar, gjithēka ishte mė e lehtė pėr tė ngritur barrierat qė do ta pengonin tė depėrtonte sėrish.
    Ndėrkohė, pėr Anjezėn sapo kishte filluar njė jetė e re. Me shkeljen nė tokėn austriake, gjithēka kishte filluar nga e para, aty ku ishte ndėrprerė para se ajo tė vishte nė kėmbė kėpucėn e qelqtė tė “Etheve tė sė premtes mbrėma”. Ishte sėrish ajo vajza e panjohur, qė mund tė kalonte nė rrugė pa e njohur askush. Njė studente qė duhet tė bėnte tė njėjtat gjėra si shumė tė tjerė. Madje me ca vėshtirėsi mė shumė, sepse edhe ajo ishte ushqyer me idenė se sot pa anglisht nuk bėn dy hapa, ndėrsa italishtja i rrinte nė xhep sa pėr tė thėnė “le tė jetė, se s’i dihet”. Aty i duhej gjermanishtja. I duhej edhe tė harronte se ē’kishte qenė, e ky fakt e lėndonte jo pak. E megjithatė, ai vend i ka dhėnė mundėsinė tė jetonte e qetė. Nuk e vriste mė mendjen pėr t’u veshur bukur nė shkollė, si ē’ndodhte kėtu nė Shqipėri. Atje nuk e shigjetonin nė ēdo moment shikime nga tė katėr anėt sapo hynte nė oborrin e shkollės, pėr tė parė se si ishte veshur, si i kishte krehur flokėt. Aty ishte thjesht Anjeza, qė mund tė ngrihej nė mėsim, madje tė merrte edhe katėr, e tė ulej qetė-qetė nė bankėn e saj, pa e vrarė shumė mendjen pėr shikimet e shokėve dhe shoqeve tė klasės. Pa u shqetėsuar se nga momenti nė moment aty mund t’ia behte ndonjė kamer televizive dhe t’i kontrollonte njė mė njė tė gjitha notat nė regjistėr, siē kishte ndodhur kėtu nė Shqipėri. Herė pas here i ka munguar skena e mbushur plot, duartrokitjet vetėm pėr tė. Veēse nuk kishte rrugė tjetėr. Ndaj edhe Anjeza, deshi s’deshi i mbylli kapitujt e jetės sė saj shqiptare e ia nisi me mėsimin e gjuhės, me ndjekjen e leksioneve, me jetėn e konviktit, qė nuk ka qenė aspak e lehtė, sepse ndėrkohė e gjithė jetesa e saj pėrballohej vetėm nga tė ardhurat e familjes. Tė gjente njė punė? Kjo nuk bėnte pjesė tek lista e gjėrave qė ishin rrumbullakosur me laps tė kuq. Sepse synimi mė i parė ishte njė tjetėr: njė album. Ndaj edhe koha do tė fillonte tė grimcohej mes shkollės dhe pėrgatitjeve pėr nė pėrmbledhje kėngėsh tė reja. E kishte menduar ndryshe nga tė tjerėt kur filloi punėn me njė producent austriak. “Ka qenė njė punė vėrtet e lodhshme, pasi vetėm pėr njė kėngė mund tė punohej deri njė muaj. Ndaj mė duhej tė menaxhoja mirė kohėn time pėr t’i lėnė vend muzikės dhe shkollės nė tė njėjtėn kohė”. Po argėtimi? Tė mos pėrfitonte pak kėnaqėsi nė njė vend ku ishte e lirė tė bėnte ē’tė donte, pa ato shikimet kureshtare qė i ngjiteshin pas ēdo nė lėvizjeje? Mbetej shumė pak pėr kėtė. Ndonjė tė premte dhe e shtunė tek-tuk... Sepse veē tė tjerave, nuk mund tė linte pas dore edhe diēka tjetėr qė e kishte menduar mirė para se tė nisej: tė mos zhdukej tėrėsisht nga skena shqiptare. Kjo do tė ishte vėrtet lėvizja mė e gabuar qė mund tė bėhej. Ndaj edhe 2006 do ta ngjiste sėrish nė skenėn e festivalit tė dhjetorit. Me njė ndryshim veēse. Tani vinte si njė kėngėtare me lidhjet e saj profesionale jashtė Shqipėrisė. Bashkėpunėtorė tė huaj qė do ta nxisnin mė tej suksesin e saj. Duket se Anjeza po e tepronte. Njė nxėnėse shkolle qė po rrėmbente trofetė e tė tjerėve? Njė vajzė e vogėl qė krahasohej me Vaēe Zelėn? Kjo duhej tė merrte fund njėherė e mirė. Si? Duke mos i lėnė asnjė sekondė kohė. Sapo Anjeza u ngjit nė skenė pėr tė kėnduar, fonisė do tė shtoheshin edhe ca zėra tė ēuditshėm, ca zhurma mbytėse qė nuk do tė lejonin as qė kėnga tė dėgjohej nė sallė. Pėr ēmim? Kėsaj radhe duhet ta harronte. Juria e TVSH-sė nuk do ta kualifikonte as nė natėn finale. Ajo kishte pasur tė drejtė. Kishte bėrė gjėnė e duhur qė ishte larguar nga Shqipėria. Nuk e provoi mė konkurrimin. Edhe nė festivalin e sivjetshėm do tė shfaqej me njė kėngė pėrshėndetėse e pastaj do tė kthehej sėrish andej nga kishte ardhur...

    Nė kėto ditė tė nxehta pak e dinė qė Anjeza ndodhet kėtu. Janė shumė tė paktė ata qė kanė mėsuar pėr kthimin e saj tė pėrhershėm. Sepse ajo vazhdon tė mos shfaqet e tė preferojė paskuintėn. Kėsaj radhe i duhet tė studiojė mirė terrenin. Tė bėjė gjithēka nė heshtje. Ka kontaktuar me producentė, ka nėnshkruar kontrata pėr spektakle tė reja, ka bėrė plane pėr tė nxjerrė nė treg me bujė albumin e saj tė parė tė prodhuar nė Austri, dhe sė shpejti tė shfaqet pėrfundimisht nė sezonet e reja artistike, nė formatet e fundit televizive dhe ta lidhė fillin aty ku e kėputi para dy vjetėsh. Ndoshta pėr tė goditur sėrish fort. Sikur tė mos u ishte shkėputur pėr asnjė moment aktiviteteve nė Shqipėri. E nė fakt ajo ka vetėm pak ditė qė ėshtė kthyer.

    Klaudeta Skėnderasi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e erindi_al
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    183
    SPANJOLLET DUAN ANJEZA SHAHININ
    E Shtune, 01 Shtator 2007

    Pasi ka perfunduar dy vitet e studimeve ne Austri, ajo eshte kthyer ne Shqiperi me objektiva te qarta sa i takojne aspektit profesional. Me nje album drejt finalizimit dhe nje kenge per tek “Kenga Magjike”, Anjeza Shahini ka vendosur te rikthehet fuqishem pas nje mungese dyvjecare ne skenat shqiptare. Ne kete interviste, 20-vjecarja Shahini rrefen edhe per kontaktin me nje producent spanjoll gjate pjesemarrjes ne “Eurovizion”, i cili i ka pergatitur nje kenge “per qejf”, ashtu sic thote edhe titulli, “Just for fun”.

    Ermira Isufaj

    Pas perfundimit te studimeve dyvjecare ne Austri, tashme prej tre muajsh gjendeni ne Tirane. Mund ta konsiderojme kete si nje rikthim ne Shqiperi, apo qendrim te perkohshem per pushime verore?

    “Eshte e vertete qe kam thuajse tre muaj qe kam ardhur nga Austria dhe po qendroj ketu ne Tirane. Ne Austri mora nje eksperience dyvjecare per muziken pop ne universitetin shteteror te Vjenes. Shkolla ne Perendim ishte nje zgjedhje e imja, pasi perfundova gjimnazin e pergjithshem ketu ne kryeqytet. Dhe e ndjeja te domosdoshme nje studim dyvjecar, per te qene me e kompletuar, pasi realisht une nuk kisha mbaruar ndonje shkolle muzike apo Liceun Artistik. Tashme e perfundova edhe shkollen atje dhe kontraten dyvjecare me producentet austriake. Synimi im eshte qe te qendroj ketu ne Shqiperi dhe te nis aktivitetet muzikore si cdo kengetar tjeter. Vetem ne momentin qe do te vendos te bej nje fakultet, akoma jam e mendimit qe do studioj serish jashte. Sigurisht qe jetesa jashte nuk eshte dicka e lehte, nje largim nga publiku ka pasojat e veta. Por, pavaresisht te gjithave, jam ketu per te rinisur ate aktivitet qe filloi para kater vitesh”.

    Nese vendos te largohesh nga Shqiperia, publiku ndonjehere tenton edhe te te harroje. Ju vete e keni pasur kete frike?

    “Per te qene e sinqerte, jo. Publiku yne eshte shume inteligjent dhe ne rastin tim, une isha shprehur qe nuk do te largohesha pergjithmone, por do te isha perhere pjese e artit, e muzikes shqiptare. Fakti qe kur isha ne Austri merrja shume telefonata nga njerez te ndryshem qe kerkonin te me shihnin, edhe tani qe erdha ne Shqiperi publiku ka deshire te me shohe. Pra, gjithe keto mendoj se tregojne etje per te me pare serish e jo harrese. Nuk besoj se publiku shqiptar i harron ato figura qe i ka respektuar gjithmone, kjo nuk ka ndodhur as me mua, as me kolege te tjere qe ndoshta edhe nuk jane kthyer me”.

    Cfare ke mesuar nga shkollimi ne Austri?

    “Kam mesuar nje metode te re te te dhenit kanto. Jo ate klasike, por edhe ne pop rrock apo jazz. Nuk pretendoj qe te kem marre gjithcka, por vetem nje fije te asaj se cka mesojne studentet atje ne konservatorin e muzikes. Kam mesuar teknika te mira te kantos dhe kjo me ka vlejtur per te qene edhe me e kompletuar ne muziken qe une kendoj”.

    Me cfare do te merreni konkretisht keto kohe qe jeni ne Tirane?

    “Planet kryesore jane albumi i ri dhe pergatitja e nje videoklipi. Do jem pjesemarrese ne festivalin “100 kenget e shekullit”, gjithashtu do te marr pjese edhe per here te pare tek “Kenga magjike”. Fakti qe po punoj tani per keto projekte, nuk eshte vetem ceshtje mundesish, por edhe deshire e imja per te sjelle dicka kualitative”.

    Videoklipi yt i vetem ka qene ne nje bashkepunim me Marigonen. Mendon se ka ardhur koha qe te nxjerresh nje produkt teresisht tendin, ku te jesh vetem ti ne fokusin kryesor?

    “Videoklipin e kam pare gjithmone si nje pjese promovimi e asaj se cka une dua te prezantoj, nje kenge te re p.sh. Kesisoj ka qene zgjedhja ime qe kam nxjerre vetem nje te tille. Nuk do te perqafoja as tendencen e kolegeve te mi per te nxjerre sa me shume klipe, albume e kenge te reja. Tek e fundit, ato jane thjesht shpenzime financiare dhe harxhim kohe, sepse fitim pa diskutim qe nuk jane. Une dua te bej art, muzike te mire, qe publiku ta pelqeje. Nuk me pelqen qe te shfaqem vetem, sepse kam kohe pa dale”.

    Ju vete keni deklaruar bashkepunimin me producente austriake per realizimin e nje albumi muzikor. Si te kane ecur punet me te?

    “E verteta eshte qe per dy vjet qe qendrova ne Austri, punova me producente per te bere nje album. Por situata erdhi e tille, qe albumi nuk erdhi dot ne Shqiperi, as ne tregun nderkombetar. Kjo erdhi per faktin se pati nje mosperputhje te ligjeve shqiptare me ato te huaja. Dihet tashme si funksionojne gjerat ketu tek ne dhe kjo i shtyu edhe producentet austriake qe te terhiqeshin per shkak te ligjeve, te mosperputhjes financiare e te funksionimit te keq te tregut muzikor. E gjithe kjo situate me ka bere mua qe te stepem per te realizuar nje album te ri. Vertet punen e kam nisur, por albumi do te dale vetem atehere kur ligjet per te drejtat e autorit te kene ndryshuar”.

    Ke shfrytezuar ndonje kontakt qe pate ne “Eurovizon” per bashkepunime muzikore?

    “Ka pak kohe qe me ka ardhur nje e-mail nga nje kompozitor spanjoll, te cilin e kam takuar ne “Eurovizion”. Ai me ka folur qe ne jemi takuar, ndonese une nuk e mbaja mend ekzakt. Nga kjo njohje ai ka punuar ne Spanje per realizimin e nje kenge enkas per mua. Kenga ishte e gjitha e perfunduar, me muzike, tekst e orkestrim. Ata, ne fakt, deshironin qe une te prezantohesha ne festivale me te. Me pas rame dakord qe ajo te mbetej ne kuadrin e nje kenge te re timen. Hera e pare qe e kam kenduar, ka qene ne nje koncert te para pak diteve ne Shengjin, kjo pasi e regjistrova ne studion e profesor Edmond Zhulalit. Sigurisht qe do te gjej menyren qe ta promovoj, sepse eshte nje kenge vertet e bukur, e tera e stilit spanjoll dhe krejt ndryshe nga ajo cka kam kenduar une ne keto vite. Titulli eshte “Just for fun”, sepse realisht ajo eshte nje kenge e kenduar per qejf”.

    Je njohur per nje ze shume te mire, nese krahasohesh me koleget e brezit tend. E ke te veshtire te gjesh kengen qe i pershtatet timbrit tend, apo preferon me mire nje muzike komerciale qe shet?

    “E verteta eshte qe ne kemi kompozitore shume te mire. Pjesa derrmuese e tyre e kane njohur vokalin tim dhe kane gjetur nje pershtatje te mire me te. Nderkohe qe ndodh ajo, perplasja me anen komerciale, qe na ka detyruar te gjitheve te ndryshojme stilin e te kenduarit. Vazhdojme te jem tek ideja, se eshte bukur te pershtatesh nje muzike me nje ze te mire, por qe eshte edhe komerciale, pse jo. Sepse ne gjithmone komercialen e shohim ne aspektin negativ, por komercialja eshte me ate qe kenga eshte e bukur, pelqehet e blihet”.

    Me ardhjen tende ketu, kam degjuar qe jeni ftuar ne disa vende per te kenduar. Cfare ndjen kur kendon ne nje disko verore?

    “Mundesia e vetme qe kane kengetaret ketu ne muajt e veres, eshte qe te kendojne ne pub-e te ndryshem apo ne disko verore, nga ku marrin ftesat. Asnjehere nuk me ka pelqyer ideja e te kenduarit me playback, ndersa publiku ne piste kercen i emocionuar. E kam provuar dhe nuk me ka lene shije te mire, ndaj do isha me dakord qe te kendoja ne nje pub me muzike live, ku gjithcka eshte origjinale”.

    Vazhdon te ruash ende miqesi me koleget e vjeter, Klajdin dhe Roselen?

    “Le te them se qendrimi per dy vjet ne Austri me ka shkeputur paksa edhe nga miqte e vjeter. Marredhenia jone ishte me e larget, vetem me e-maile apo mesazhe ne telefon. Secili prej nesh ka marre drejtimin e vet dhe do isha e kenaqur qe ecuria e sukseset e tyre te ishin edhe me te medha, sepse edhe une ndihem krenare per ta, per miqte e mi te vjeter”.

    Prej kater javesh ke qene pjese edhe e emisionit veror “Anija e artisteve”. Si u gjete ne kete format televiziv dhe si u pershtate me artistet e tjere pjesemarres?

    “Ftesa me erdhi nga regjisori Arben Milo dhe skenaristja e producentja Edlira Kodheli. Qe ne momentin e pare qe me tregun projektin, me intrigoi. Ideja e te vizituarit bregdetin shqiptar ishte vertet e bukur. Te gjithe ne ishim ata, eksploratoret e thjeshte, qe ne cdo vend ku ndalnin, jepnin edhe koncerte. I kam njohur te gjithe artistet me nga afer, kemi kaluar edhe ne situata te kendshme, grindje, acarime e falje qe jane me se te lejueshme ne ate bashkejetese ne anije. Kam nisur nje miqesi shume te mire me Rezarta Shkurten, edhe tani qe aventura mbaroi, ne te dyja po shkojme shume mire si mike te reja”.

    Njiheni si tip goxha i shoqerueshem, e vertete?

    “Kam shume miq te vecante. Jane njerez me te cilet mbaj marredhenie shume te mira, aq sa ndodh qe nuk rri dot pa ta. Koha ime e lire i dedikohet shoqerise dhe te dyja palet mundohemi te plotesojme ne menyre reciproke deshirat e njeri-tjetrit”.

    Konsuamuam shume detaje per aspektin profesional, por ende nuk kemi prekur pjesen e jetes private. Vazhdoni te jeni e lire…

    “Une gjithmone kam qene e lire ne aspektin dashuror. Me shume s’kam cfare them”.

    Po meshkujt austriake si te jane dukur?

    “Pak te shpelare (qesh). Gjithsesi, mentaliteti i te rinjve perendimore eshte shume ndryshe nga ky yni. Edhe per aq kohe sa qendrova atje, munda te krijoja miqesite e mia dhe kontaktet e mia shoqerore”.

    Nga korrieri.com

  3. #3
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Anjeza Shahini
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 18-09-2007 mė 19:08 Arsyeja: eshte postuar njehere artikulli
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2007
    Postime
    74

    Anjeza Shaini me Album te ri

    Ju kisha lut nese dikush nga ju e ka
    cd e Anjeza Shaini ta publikoj ne sait
    ne kete faqe.
    flm

  5. #5
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Anjeza Shahini xhiron klipin e ri me “Lotė pendimi"

    Ėshtė njė nga kėngėt e albumit “Erdhi momenti”, qė ajo e ka shumė pėr zemėr. Kėnga “Lotė pendimi” ėshtė krijimi ku bėhet fjalė pėr njė fabul dashurie. Pjesė e klipit ėshtė njė personazh tjetėr, ndėrsa i kėndohet dhimbjes.

    Anjeza Shahini sapo ka mbyllur xhirimet e kėtij klipi tė ri, ndėrkohė qė pritet tė transmetohet nė kanalet muzikore shqiptare. Ky klip ka diēka mė urbane, trajton njė fabul dhe ka njė personazh tjetėr protagonist, ndėrkohė qė kėngėtarja ėshtė duke punuar pėr kėngė tė reja, qė do tė vijnė si “single”. Me albumin “Erdhi momenti” Anjeza ishte nominuar pėr ēmimet “Kult” pėr albumin mė tė mirė tė vitit, nė konkurrrim me Genta Ismajlin, Alban Skėnderaj dhe grupin kosovar “Tingullin Trent”.

    Kėngėt e albumit “Erdhi momenti” qė doli nė treg verėn e kaluar i kushtohen 100 pėr 100 dashurisė, dhe pėrmbajnė shumė pak trishtim apo lot, siē ėshtė kėnga e klipit tė ri. Madje pjesa mė e madhe e tyre sjellin pjesėn mė tė bukur tė kėsaj ndjenje.

    Albumi i saj i parė doli nė treg pas pesė vjet prani nė skenė tė ish-kėngėtares sė “Etheve”. Pagėzimin e tij e bėri vetė kėngėtarja teksa dėgjonte pėr herė tė parė kėngėn e shkruar nga Adrian Hila. Nuk mungojnė edhe bashkėpunimet me Pirro Ēakon dhe Gent Myftarain nė kėtė album, i bazuar nė rrymėn mė tė dashur dhe qė pėrbėn stilin e Anjeza Shahinit - rryma “pop”. Diku ėshtė pop-rok, diku pop-klasik, por thelbi mbetet sėrish pop-i, tė cilit Anjeza nuk i ėshtė ndarė qė nga debutimi i saj nė skenė.

    Panorama plus



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 03-07-2009 mė 20:08
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Anjeza Shahini

    Anjeza Shahini sjell njė oaz nė mes shkretėtirės

    Posted on 15:49 - 12 Mars 2014 by Klajdi Musabelliu

    -Kengėtarja e njohur rrėfehet mbi sfidat e kėngės dhe tregut muzikor-



    Vokal i fuqishėm? Jo vetėm. Bėhet fjalė pėr njė mesazh qė artisti e ka njė detyrim nė rrugėtimin e tij. Njė aktivizim qė ndikon nė zhvillimet e shoqėrisė shqiptare Anjeza Shahini, nė njė intervistė pėr ATSH-nė rrėfen rrugėtimin mė tė fundit artistik tė saj nė njė komunikim sa mė real me publikun. Anjeza e cila e filloi karrierėm qė e vogėl nė “Etthet duke u ngitur deri nė shkallėt e larta tė Eurovizion-it sjell njė prodhim tė ri me njė titull tė pėrshtatshėm pėr kohėn e vėshtirė. “Ujė nė shkretėtirė quhet videoklopi mė i ri i Anjeza Shahinit , e cla synon tė pėrcjellė jo vetėm njė aktualitet por dhe njė mesazh pėr publikun…

    Sapo keni nxjerrė nė treg kėngėn tuaj mė tė fundit “Ujė nė shkretėtirė. Na flisni pak pėr kėngėn(kompomentėt)…

    ”Ujė nė Shkretetire” ėshtė njė mesazh qė e marr ēdo ditė nga vetė njerėzit, tė cilėt edhe kur mendojnė se “shkretėtira” i lodh, ata aty gjejnė atė oaz, pellgun me ujė i cili i mbush me shpresė dhe jetė. Njė mėnyrė metaforike e dashurisė tė cilėn e pėrshkroi autori i teksti,t Olti Curri, nė muzikėn dhe orkestrimin e Mario Dedės, dhe qė nė bashkpunim me ID video produksion sollėn kėtė kėnge tė re.

    Duke qėnė se dhe vetė jeni njė produkt dhe fituese e njė Talent Show, ē’mendim keni pėr X-Factor, The Voice, apo tė gjithė konkurset e tjerė, duke qėnė se prodhohen kėngėtarė apo talente me shumicė, dhe humbasin?

    Unė mendoj se ata qe ndjejnė se kanė talent, njė ditė,ne njė mėnyrė apo nė njė tjetėr,kėrkojnė ta testojnė dhe shfaqin atė talent qė kanė. kėshtu qė X-Factor, The Voice apo vite me parė Ethet e sė premtes, shėrbejnė mė sė miri pėr kėtė. Megjithėse njė vėnd i vogėl, shqiptarėt janė tė talentuar sidomos nė kėngė, ndaj dhe janė bėrė shumė. Mė vjen keq qė disa humbasin, por ndoshta ka ardhur koha tė drejtojmė sytė nga tregu europian,dhe qė talentet dhe muzika shqiptare tė bėhet pjesė e industrisė internacionale qė tė funksionojė si duhet.

    Nė ktė prizėm, kush ėshtė me e rėndėsishme pėr ty, fati, aftėsia, menaxhimi, pra kush ėshtė sekreti artistik qė Anjezėn e ka mbajtur ne Top kėto 11 vjet karrierė?

    Tė gjithė beso kanė uljet dhe ngritjet e veta. Fati sigursht nuk mund tė shkojė gjatė nėse nuk ka aftėsi,dhe aftėsia nuk bėn dot e vetme pa njė menaxhim tė mirė nė ditėt e sotme. Nė Shqipėri artistėt kanė gjetur gjithmonė vėshtirėsi nė kėtė aspekt, pasi menaxhimi ėshtė parė jo si nje profesion i mirefillte ne muzike. Dhe kam frike se ,nese muzika ne vetevete nuk do te funksionoje si treg i mirfilltė dhe menaxherėt do tė stepen nė marrjen e kėsaj pėrgjegjėsie.

    Ndėrkohė qė duam tė njohim Anjezėn ndryshe, dalim pak nga pyetesori standard, si e ke pėrjetuar tė qenurit e famsheme, dhe sa ka ndikuar kjo nė raportet sociale?


    Fillimisht mė ka pėlqyer fama, sikurse ēdo andoleshent po tė ishte nė vėndin tim. Me kalimin e viteve kam ndjerė pak vėshtirėsi,nė bėrjen e gjėrave lirshėm, pa kompleksin e “famės”.Por mendoj,se nėse nis tė ndash skenėn nga jeta jote e pėrditshme,atėherė di edhe te ndash raportet sociale,duke i dhėne gjithkujt vėmėndjen qė meriton,e unė tė paktėn kėteė besoj e kam kuptuar herėt.

    Ēfarė roli ka luajtur familja, shoqėria, apo lidhja sentimantale nė vėshtirėsitė qė ke hasur ne afirmimin nga person nė personazh?

    Nė fakt ata aq sa e kanė shijuar faktin e tė qėnurit unė personazh i njohur, aq edhe janė mėrzitur ndonjeherė. Jo tė gjithė duan tė jenė personazhe tė njohur, madje dikush dėshiron tė jetė fare anonim pėr publikun. Shpesh familja ime ėshtė pėrfshirė nė thashetheme, shoqėria gjithashtu. Jeta e tyre e zakonshme vėshtirėsohet kur i vihen prapashtesa,si “familja e Anjezės”,”shoku apo shoqja e Anjezės” etj, Ndaj dhe unė pėrpiqem t’i mbaj sa mė larg nga vėmėndja mediatike.

    Si mendon nesė ėshtė cėshtje personaliteti, fati, talenti apo kėmbėngulje fakti qė njė person nga nje ” i panjohur” tė trsformohet nė njė idhull ose pikė referimi?

    Unė mendoj ,qė asgjė nuk vjen rastėsisht. Besoj qė ēdo njeri vjen nė jetė me njė mision tė caktuar duke i shėrbyer planetit tokė me pikat e tij mė tė forta. Qofshin kėto tė suksseshme apo jo.

    A ke menduar se si do tė ndryshoje jeta jote nė vijim?

    “Ti ben plane Zoti” (qesh) thote mami im. Mendoj se kam organizuar diēka nė mėndje pėr tė ardhmen time, por organizimi im, nuk ėshtė garanci kundrejt,atyre qė ndodhin vetė.

    Cila ėshtė ėndrra jote nė sirtar akoma e parealizuar?

    Endrrat janė tė bukura dhe ekzistojne sepse rrinė te fshehura nė sirtar.

    A tė jep bezdi fakti qė duke qėnė “Nėn reflektorė” shpeshherė pėrflitet edhe pėr jetėn private me apo pa arsye?

    Ndonjėherė po. Nuk parapelqej nė pėrgjithėsi qė njerėzit tė flasin pėr mua, pa prezenceėn time, por kjo nuk kontrollohet mė qe kur une bėra pakt me famėn.

    Cili ėshtė sipas teje portreti i lumturiseė?

    Ai i nje bebushi kur qesh,i zhveshur nga tė paveėrtetat, nga komplekset nga gjithēka e keqe.

    Njė kuriozitet, si dhe sa i kontrollon emocionet pėrpara ēdo shfaqeje nė publik?

    E vėshtirė ėshtė,por kur ke siguri pėr atė bėn ulet pak intensiteti i emocioneve shkatėrruese. Gjithsesi, ėshtė pėrgjegjėsia qė rrit nė vite emocionet,dhe kėtė nuk e shmang dot, por pėrpiqem sadopak t’i kthej nė favorin tim dhe tė asaj qė bėj.


    http://www.ata.gov.al/anjeza-shahini...res-73314.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 14-03-2014 mė 22:44

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Anjeza Shahini

    UJE NE SHKRETETIRE - ANJEZA SHAHINI




    Music: Mario Deda
    Lyric: Olti Curri


    Larte ne yje, do ta gjej une rrugen,
    qe me sjell tek ti nuk ndalem
    Larg ne enderr, do e gjej nje ishull,
    qe do te jete per ne te dy
    Bulza uji, ndjek ne shkretetire
    Gjurmet tua, dielli me tregon

    Larte ne yje, fatet tona ne nje rruge te vetme udhetojne
    Dhe hapat i mbaj
    Dhe koha u ndal
    E ndjej te kam prane
    Me lotet kristal
    Me buzen ne gaz
    Me prek ti ngadale

    S'je i vetem, se nje tjeter shpirt kerkon per ty pa ndalur
    S'je i vetem, dhe nje here po te jetoj, do te jem une prap me ty
    Ne nje det kujtimesh, lundertare
    Une dhe ti ne jete, dy udhetare

    Larte ne yje fatet tona ne nje rruge te vetme udhetojne
    Dhe hapat i mbaj
    Dhe koha u ndal
    E ndjej te kam prane
    Me lotet kristal
    Me buzen ne gaz
    Me prek ti ngadale

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Anjeza Shahini

    Anjeza Shahini: Tregu i muzikės i papėrfillshėm, ka shkaktuar njė “dėm akustik”

    Anjeza Shahini, kėngėtarja qė cilėsohet njė nga zėrat mė tė vlerėsuar nė krijimtarinė muzikore shqiptare, me ēdo projekt tė saj muzikor merr vėmendjen e publikut. Kjo ndodhi dhe me videoklipin e saj mė tė fundit titulluar “Ujė nė shkretėtirė”, i cili siē tregon dhe vetė kėngėtarja ėshtė realizuar nė njė kohė rekord. Kėngėtarja, e cila ka vite nė skenėn e kėngės, pohon se gjithmonė ka pasur dhe ka parimin, qė kėnga ėshtė i vetmi dokument identifikues pėr njė kėngėtar tė analizuar nė kohė. Por dhe si tė tjerė emra tė njohur tė muzikės, tė cilėt gjatė kėsaj kohe kanė folur jo pak mbi problemet e tregut muzikor nė vend, edhe kėngėtarja Anjeza Shahini i bashkohet reagimit tė artistėve tė tjerė. Nė intervistėn dhėnė pėr gazetėn, kėngėtarja pohon se ka jo pak probleme qė ndikojnė nė aktivitetin muzikor. Por e vlerėsuar ndėr vite me kėngėn, Anjeza Shahini kujtohet nga tė gjithė dhe si pėrfaqėsuesja e parė e Shqipėrisė nė “Eurovizion”, nė vitin 2004 me kėngėn “Imazhi yt”. Kanė kaluar vite nga ajo kohė, por dhe sot Anjeza pohon se ruan kujtime dhe momente mė tė veēanta tė saj kėngėtare. Duke folur pėr festivalin e RTSH, ajo pohon se janė artistėt qė duhet ta vlerėsojnė kėtė aktivitet duke sjellė krijimtarinė mė tė mirė.


    -Ky sezon ka qenė me angazhime artistike nė muzikė pėr ju. Vetėm disa kohė mė parė ju lanēuat klipin tuaj “Ujė nė shkretėtirė”, bashkėpunim me kompozitorin Mario Deda dhe tekst nga Olti Curri. Edhe ky projekt ashtu si dhe tė tjerėt mė parė solli jo pak vėmendje nė publik dhe media. Ju si kėngėtare, jeni e kėnaqur deri tani me klipin?


    Po, ishte momenti i njė projekti tė ri nga unė, ishte diēka qė mė kėrkohej gati me insistim nga publiku qė mė ndjek, tė cilėt nuk rreshtin asnjėherė sė mė thėni se duhet tė dhuroj kėngė pėr ta, e se nuk duhet nė asnjė moment tė mos merrem me muzikė. Kjo ėshtė edhe njė nga mėnyrat mė tė zakonshme si ne artistėt nė Shqipėri ngacmohemi pėr tė mbledhur tė gjitha forcat dhe tė realizojmė njė projekt artistik. Nė fakt jo shpesh kėnaqesh me ēfarė realizohet pasi rrethana tė ndryshme nuk japin hapėsirė pėr tė bėrė atė qė mund tė ėndėrrosh, por realisht pėrsa i pėrket produktit muzikor, pra kėngės dhe videoklipit kėtė herė jam 100% e kėnaqur, ėshtė e vėshtirė tė ndihesh krenar pėr atė qė bėn, por ka raste kur ndihesh dhe atėherė duhet ta thuash me zė tė lartė.


    -Pas njė prezantimi qė ka marrė vėmendjen, dhe kėtė herė ishte ky videoklip i radhės nga ju. Kur shikoni punėn tuaj, sa ju ka lodhur ky projekt muzikor, pasi siē keni pohuar dhe me herėt keni bėrė njė punė intensive pėr realizimin e tij, dhe sa e vlerėsoni bashkėpunimin tuaj me kompozitorin dhe hartuesin e tekstit?


    Oh, pėr sa i pėrket lodhjes mund tė themi mė mirė, mbilodhje. Na ėshtė dashur tė punojmė nė kohė rekord, regjistrimi i kėngės nė version demo duhet tė mbaronte brenda natės. Videoklipi duhej xhiruar nė shkurt, por pėrfundoi nė mars, pasi koha e paqėndrueshme nuk na e bėri aspak tė lehtė. Unė nga ana tjetėr kam dashur tė jem pjesė e gjithė punės nė grup, madje bashke me IDProduction kemi bėrė edhe udhėtime tė shpeshta pėr tė zgjedhur shesh xhirimet. Sidoqoftė, ēdo sakrificė merr vlerė kur ka vullnet dhe dėshirė. Shlodhesh menjėherė kur sheh qė gjithēka ka mbaruar me sukses. Pėr sa i pėrket profesionalizmit tė secilit element, kam qenė shumė e qetė dhe e sigurt qė kur zgjodha tė bashkėpunoj me Marion, apo Oltin, ID production apo me Tatjana Isaj-in pėr veshjen, isha plotėsisht nė duar tė sigurta.


    -Prej vitesh jeni e njohur dhe e vlerėsuar nė skenėn e kėngės. Qė me daljet tuaja tė para nė skenė keni spikatur dhe vlerėsimi i nisur nė ato vite vijon dhe sot pėr ju. Vetė Anjeza kur kthen kokėn pas nė karrierėn e saj muzikore, si e shikon kėtė rrugė, cilat kanė qenė vėshtirėsitė apo dhe momentet mė tė veēanta?



    Tashmė kur e kthej kokėn pas, shoh dhe analizoj shumė ngjarje. Mendoj qė fati mė ka pėrkėdhelur, por nuk e di se sa do tė mė pėrkėdhelte nė tė tjera rrethana. Pėrkrah kėsaj gjithmonė kam pasur dhe kam parimin, qė kėnga ėshtė i vetmi dokument identifikues pėr njė kėngėtar tė analizuar nė kohė. Ndoshta nuk kam pasur masivitet nė prurjet e mia muzikore, por pėr atė ēfarė i kam dhuruar arkivės sė muzikės shqiptare deri mė tani, jam menduar gjatė dhe kam punuar shumė. Kam fituar vėmendjen e medias dhe publikut dhe nė kushtet qė jemi, mendoj qė ky ėshtė sadisfaksion i mjaftueshėm.


    -Mbeteni njė nga zėrat mė tė pėlqyer nga publiku, por nė kohėn qė po kalojmė jo pak artistė kanė pohuar problemet e tregut muzikor. Nė intervistat e tyre, emra tė njohur tė kėngės e shikojnė tregun muzikor shqiptar me jo pak probleme dhe pak mundėsi pėr krijimtarinė muzikore qė sot cilėsohet profesioniste. Si kėngėtare, ēfarė shikoni sot nė tregun muzikor, cilat janė problemet qė pėrballet njė artist, dhe ku ėshtė muzika e lehtė?



    Unė mendoj qė vėshtirėsia mė e madhe pėr njė artist ėshtė, ti qėndroj fanatik stilit dhe shpirtit artistik qė ka e qė do ti dhurojė publikut, nė kėtė "rrėmujė" muzikore le tė themi. Shijet janė tė ndryshme brenda njė publiku tė njėjtė, gjendja ėshtė bėrė konfuze me ndryshimet qė pėsojnė artistėt pėr tė qenė sa mė pranė tregut, por nga ana tjetėr nuk dimė nėse ėshtė shija e publikut apo zgjedhja e artistit tė japė atė qė i kėrkohet pėr tė fituar tė ardhura.


    -Artistė tė ndryshėm kanė pohuar se pėrballė komercialitetit po harrohen dhe vlerat nė art, dhe nė muzikė sipas tyre kjo ėshtė shumė e dukshme?


    Edhe pse sigurisht justifikoj ēdo rrethanė, mendoj qė kushtet ekonomike dhe tregu i papėrfillshėm i muzikės ka shkaktuar edhe kėtė dėm akustik, dhe aq mė keq kur kjo komentohet si diēka trendy. Nuk ėshtė aspak trendy tė mos jesh i talentuar dhe tė bėsh "Sikur".


    -Folėt pėr problemet dhe tregun muzikor nė Shqipėri, por flasim pak pėr festivalet e kėngės. Cili ėshtė mendimi juaj pėr festivalin e kėngės nė RTSH, i cili gjatė kėtyre viteve ka qenė nė qendėr tė jo pak kritikave qė kryesisht lidhen me atė krijimtari qė ai pėrcjell nė publik. Pėr ju si qėndron ky festival nė RTSH, pėrballė dhe festivaleve tė tjera qė zhvillohen tek ne?


    Nė fakt mė vjen shume keq kur festivali i traditės sė muzikės sė lehtė nė RTVSH kritikohet dhe madje ndonjėherė shumė fort. Unė si njė artiste qė linda e u rrita nė atė festival apo nė studiot e RTSH ndihem e prekur kur tė tjerė artistė njollosin veten, duke kritikuar ashpėr festivalin ku edhe ata janė pjesė e tij. Por, jemi vetė ne qė duhet ta vlerėsojmė mė shumė atė si festival, duke sjellė kėngė tė mira, dhe fitojmė apo nuk fitojmė kjo nuk e bėn njė festival mė tė mirė apo mė tė keq. Nuk e bėjnė atė festival fustanet e prezantuesve, apo dritat e skenės, por kėngėt e mira dhe kėtu pėrgjegjėsia bie mbi artistėt, jo mbi festivalin, i cili pėr hir tė sė vėrtetės, ėshtė i vėrtetė sidomos pas futjes sė orkestrės sė madhe live. Festivali i RTSH duhet tė mbetet traditė e muzikės sė lehtė shqiptare, nuk duhet tė tundohet edhe ai nga konfuziteti i paqėndrueshėm i tregut. Ndėrsa kėnga fituese dhe festivali Europian, ėshtė vetėm njė bonus mė shumė qė ajo muzikė e mirė qė ne duhet tė sjellim tė dėgjohet, tė blihet edhe nė Europė, pėr kėtė duhet tė shqetėsohemi ne.


    - Vetėm disa javė mė parė Shqipėria mori pjesė nė “Eurovizion”, ku dhe kėtė vit nuk arriti dot qė pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė tė jetė nė natėn finale. Cili ėshtė mendimi juaj pėr pėrfaqėsimin e kėngės shqiptare para disa javėve nė kėtė festival mė tė fundit tė “Eurovizion”?


    Hersi ėshtė njė kėngėtare shumė e mirė, madje unė e kam uruar gjithmonė ndoshta edhe pėr ato dalje e kėngė tė saj jo dhe shumė tė njohura, pasi kanė stil dhe karakter dhe pėr kėtė vlerėsoj Hersin pėr karakterin e saj specifik vokal dhe profesional, por qė tė jem e sinqertė deri nė fund do tė thosha qė ndoshta ky nuk ka qenė momenti i duhur qė ajo tė jepte mė tė mirėn e saj nė “Eurosong”. Ajo e kėndoi kėngėn mrekullisht mirė, por pjesėmarrja nė “Eurosong” ėshtė si njė plumb qė duhet tė ketė kohėn, vendin dhe armėn e duhur pėr tė qėlluar nė shenjė.


    - Por ju jeni dhe e para kėngėtare qė keni pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė “Eurovizion”, duke hyrė nė finale dhe duke marrė njė vend nė kėtė festival, i cili ishte shumė pėr prezantimin e Shqipėrisė nė kėtė skenė europiane. Edhe pse kanė kaluar vite, si e pėrjeton ende Anjeza kėtė vlerėsim, kur ende pohohet qė vetėm me ju si kėngėtare Shqipėria ka pasur pėrfaqėsim dinjitoz dhe me njė kėngė qė atė kohė nė festivalin e RTSH mori vlerėsimin e tė gjithėve. Ndryshe nga kėngėt e tjera fituese tė festivalit tė RTSH gjatė kėsaj kohe qė dhe janė kundėrshtuar me vlerėsimin qė iu ėshtė bėrė, “Imazhi yt” mori miratimin e tė gjithėve?

    Nuk mė mbetet mua tė analizoj pjesėmarrjen time, pasi pėrndryshe do ishte si tė flasėsh pėr "Belulin", por mund tė them qė jam ndjerė gjithmonė e vlerėsuar pėr kėtė fakt dhe ende sot njerėzit ma rikujtojnė si njė moment krenarie pėr tė gjithė shqiptarėt kudo kanė qenė, pasi nė fund tė fundit gjuha e sportit dhe e artit ėshtė ndėrkombėtare e patjetėrsueshme. Mendoj qė ėshtė punuar me seriozitet, tė gjithė u bėnė njė zėri pėr pjesėmarrjen tonė, sepse kur publiku zgjedh dhe juria gjykon nuk ka vend pėr gabime.


    Intervistoi: Julia Vrapi

    http://www.sot.com.al/kultura-interv...ustik%E2%80%9D
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 28-05-2014 mė 16:11

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Anjeza Shahini

    A do kete nje Album te ri nga Anjeza ......... Urojme se shpejti !


    2008: Albumi I Pare - " Erdhi Momenti "

    Momenti i Anjezės
    Gusht 2008


    Pas 5 vitesh nga shfaqja e saj nė skenėn e kėngės, Anjeza Shahini nxjerr albumin eparė. Nėntė krijime tė reja, tė gjitha pėr dashurinė. “Albumet 2-mujore nuk mė hyjnė nė punė pėr asgjė. Nuk kam nevojė tė dal nė ekrane televizionesh e tė bėhem e njohur. Dikush duhet tė bėjė diēka pėr muzikėn”

    Pak orė para prezantimit ndihet e zbrazur. Emocioni i grumbulluar gjatė ditėve tė fundit, i ka lėnė vendin njė qetėsie, deri diku tė pashpjegueshme. Shpreson qė kjo tė jetė e treta me fat. Edhe pse fati nuk i ka munguar.

    Pėr Anjeza Shahinin ky ėshtė momenti. Kanė kaluar 5 vite qė kur nga skena e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit, njė vajzė e re bėri pėr vete mijėra njerėz. U pėrtėriu shijen e mirė tė tė kėnduarit live, pa hile. Me vokalin pa kufi, shumėve iu kujtoi Vaēe Zelėn. Tanimė Anjeza nuk ėshtė mė e vogėl. Ajo vetė e ka ndjerė kėtė dhe vendosi tė dalė me njė album qė e quan “Erdhi momenti”. “I dhashė kohėn dhe pėrkushtimin qė meriton publiku, i cili e ka pritur kėtė album”, - thotė Anjeza. Jo se nuk mund ta kishte bėrė njė gjė tė tillė mė parė. Thotė se ėshtė e thjeshtė tė nxjerrėsh albume 2-mujore, por kjo nuk do ta shpinte askund.

    Dje nė mbrėmje ajo bėri promovimin e punės njėvjeēare. Nuk i pėlqejnė gjėrat “zyrtare”, ndaj mendoi tė organizonte njė festė. Ftoi nė Durrės, miqtė mė tė afėrt, kolegėt, ish-etheistėt, bashkėpunėtorėt. Pak fjalė dhe shumė muzikė.

    "Erdhi momenti” ėshtė pėrmbledhja e 9 kėngėve tė reja qė mbajnė firmėn e kompozitorėve Adrian Hila, Pirro Ēako, Kristina Xega e Gent Myftarai, me tė cilėt kėngėtarja bashkėpunon pėr herė tė parė.

    Thotė se kishte nevojė tė eksploronte tė tjera “terrene” dhe tė vishej me perceptimin qė tė tjerė kompozitorė kishin pėr tė. “Sa i qėndroj besnike stilit dhe karakterit tim, i cili ėshtė pėrkrahur deri tani, aq jam pėrpjekur tė sjell njė tjetėr variant tė vetes, qė kompozitorėt kanė pėrgatitur pėr mua”, - thotė ajo. Dhe ashtu, si njė kėngėtare e “prerė” pėr rrymėn pop, me shpėrthime tė fuqishme, i ėshtė pėrshtatur edhe ritmeve rock, edhe house, edhe R&B.

    Kur vjen fjala tek tekstet, kemi tė bėjmė tėrėsisht me njė pėrjashtim nga rregulli. Nuk ka preferuar emra poetėsh tė njohur, me tė cilėt tė bėnte bujė. I ka besuar vargjeve tė sė motrės, Belės, qė gjen rastin edhe ta promovojė, por edhe vargjeve tė shkrira nė nota nga vetė kompozitorėt. “Jam e kėnaqur qė kam kėrkuar tek tekstet e tė rinjve, duke devijuar nga klasikja. Gjithnjė kam dashur tė bėj kėngė me time motėr. Ndėrkohė e dija qė Pirro shkruante bukur, por jam befasuar edhe nga Adrian Hila”.

    “Erdhi momenti”, “Jam” “Veten s’e gjetėm”, “Shuhem e ndizem me ty”, “Nėse dyshon”, “Lot pendimi”, “Kur je larg”, “Lamtumirė”, “Nga zero”.

    “100% kėngė dashurie”, - thotė ajo duke qeshur. Por tė gjitha tė sjella nė forma tė ndryshme. Pėr tė, ēdonjėra i pėrket njė momenti tė caktuar. Ēdonjėra ėshtė frymėzuar nga njė ēast i dhėnė. “Fundja kjo ėshtė kėnga. Me tė mund tė qeshėsh, tė qash, tė kėrcesh…”.

    Kur njė vit mė parė u kthye nga Austria, ku studioi muzikė, vendosi se duhet tė dilte me njė album. Plot njė vit pėr tė pėrpunuar idetė, pėr tė punuar mbi muzikėn dhe tekstet dhe 2-3 muaj “izolim” nė studio. “Aq sa jam serioze, aq edhe neglizhente. I lė tė gjitha gjėrat pėr nė fund, e pastaj mė duhet tė punoj shumė”, - thotė, ndėrsa sytė nuk e fshehin lodhjen.

    “Erdhi momenti”, prodhim i shtėpisė diskografike “Eurostar”, qė tashmė administron edhe aktivitetin e saj muzikor, ėshtė tentativa e tretė pėr tė realizuar njė pėrmbledhje tė tillė. Nė lėkundjet mes krijimit tė njė albumi dhe shkollės, ajo zgjodhi kėtė tė fundit. Nė Austri, veē shkollės pati mundėsi tė njihet me muzikantė, tė cilėt i besuan kėngėt e tyre, por edhe kėtė herė nuk funksionoi. “Patėm bashkėpunime shumė tė mira, por ēėshtja e tė drejtave tė autorit ishte ende e paqartė nė Shqipėri, ndaj dhe nuk i shkuam kėsaj pune deri nė fund”, - thotė ajo, teksa shton se kjo ėshtė “e treta, e vėrteta”. Vendosi tė shfaqet vetėm me kėngė tė reja.

    Ndonėse gjatė kėtyre viteve ka realizuar 2-3 kėngė tė mira, preferoi tė mos i pėrfshijė nė albumin e ri. “Publiku e ka dhėnė mendimin e tij pėr to”.

    Anjeza ėshtė optimiste e pėrjetshme. I beson muzikės sė krijuar pėr tė dhe shpreson qė tė pritet mirė. Edhe nė mos ndodhtė sot, shpreson tek e nesėrmja. “Publiku ka treguar se di ta vlerėsojė muzikėn e mirė, edhe pse jo menjėherė. Qėllimi im ėshtė tė lė njė gjurmė, qė kėngėt e mija tė mbeten nė arkivėn e muzikės sė lehtė shqiptare. Albumet 2-mujore nuk mė hyjnė nė punė pėr asgjė. Nuk kam nevojė tė dal nė ekrane televizionesh e tė bėhem e njohur”. Kujton veten kur ishte spektatore dhe pėlqente muzikėn e mirė e adhuronte kėngėtarėt shqiptarė. Edhe tani ajo gjykon nga ky pozicion. “Dikush duhet tė bėjė diēka pėr muzikėn”.

    Shansi

    Kur doli pėr herė tė parė pėrpara komisionit tė “Etheve”, kėta tė fundit i dhanė njė shans, edhe pse jo shumė tė bindur nga interpretimi i njė kėnge tė Whitney Houston. Brenda pak javėve, ajo do tė bindte njė shumicė shqiptarėsh qė ndiqnin si nė ethe, pėrparimin e habitshėm tė Anjeza Shahinit, e cila jo pa tė drejtė meritoi trofeun e konkursit maratonė. Qysh atėherė, shumė gjetėn ngjashmėri mes saj dhe kėngėtares Vaēe Zela. Pėr vajzėn e re dukej shumė ky vlerėsim.

    Magjia

    Vetėm njė vit mė vonė, “etheistja” fituese do tė pėrfaqėsonte pėr herė tė parė Shqipėrinė nė Festivalin Evropian me kėngėn “Imazhi yt”. Nė 5 pjesėmarrje nė kėtė festival, Anjeza Shahini ka arritur pozicionin mė tė mirė. Vendin e 6-tė nė renditje. Qė atėherė shkėputet nga skena pėr tė studiuar nė Austri, ku pati edhe disa bashkėpunime me kompozitorė tė huaj.U shfaq pa shumė bujė nė Festivalin e RTSH-sė, si dhe nė njė duet me Marigonėn.

    E pavarur

    Pas kthimit nga Austria, njė bashkėpunim me kompozitorin Armend Rexhepagiq, nė kėngėn “Nxėnėsja mė e mirė”, do ta ngjiste suksesshėm nė skenėn e “Kėngės Magjike”. Mė tej e shohim tek “Kėngėt e shekullit”. E kujdesshme nė ēdo dalje, pėr tė mos “shpėrdoruar” imazhin e saj. “Imazhi ka shumė rėndėsi pėr njė kėngėtare, por varet si e jep. Imazhi shet kur ėshtė i bukur. Jo vetėm hire, por edhe pėrmbajtje”, - thotė Anjeza Shahini, e cila sė fundi ėshtė parė pak nėpėr koncerte.


    http://infoarkiva.com/lajme/artikull...enti-i-Anjezes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 19-06-2014 mė 16:10

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Anjeza Shahini

    " Jam" nje prej kengeve te preferuara nga ky album .


  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Anjeza Shahini

    Nje tjeter kenge e bukur !



  12. #12
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Pėr: Anjeza Shahini

    Gjithmon e kam pelqyer Anjezen, eshte kengetare e mire.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e luleshtrydhe1
    Anėtarėsuar
    19-06-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    89

    Pėr: Anjeza Shahini

    E urte e qeshur dhe me nje ze te mbrekullueshem! Kengetare per tu marr shembull ne Shqiperi eshte Anjeza Shahini.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Anjeza Shahini

    Anjeza Shahini, nje nga zėrat mė tė mirė e mė premtues tė muzikės moderne shqiptare ka punuar me produksionin “Entermedia” qė ta lancoj klipin e ri.

    Duke mos i ikur stilit tė saj Shahini ka presentuar kėngėn “Magnet” nė 8 Shtator, 2014.

    /Indeksonline/



    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 14-09-2014 mė 10:18

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Anjeza Shahini

    Projektin e saj mė tė ri e ka titulluar “Magnet”. Kėtė kėngė e ka punuar Mario Deda, kurse tekstin e kėsaj kėnge e ka shkruar rep artisti i njohur Big Basta. Ndėrkaq videoklipi i kėngės ėshtė punuar nga produksioni ‘Entermedia’.

    E menjėherė pas publikimit tė kėngės, ai qė i pari e ka lavdėruar Anjezėn pėr kėngėn ishte Big Basta i cili nuk hezitoj tė tregoj qė ndjehej krenar pėr punėn e bėrė nė kėtė projekt.

    “Big up pėr Anjeza Shahini me kėngėn/klipin Magnet, njė punė e shkėlqyer si me muzikėn ashtu edhe me klipin. Proud of u guys”, ishte komenti i autorit tė tekstit. Ndryshe duket se kjo kėngė edhe nga publiku po pėlqehet shumė, kjo duke u bazuar nė klikimet e shumta qė projekti i ka marrė./Tribuna/

    http://www.rajonipress.com/shfleto-a...t.php?id=27982
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 14-09-2014 mė 10:19

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anėtarėsuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    1,938

    Pėr: Anjeza Shahini

    po pse e quajne Klipi i Ri...c'kuptim ka fjala Klip???!!! Klip+Klip+Klip+Klip=Videoklip
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Anjeza Shahini

    Anjeza Shahini: Pse zgjodha tė jem jashtėtokėsore

    Njė kėngė pėr magnetin qė kemi tė gjithė brenda nesh, ndėrsa tėrheqim dhe na tėrheqin tė tjerėt. Anjeza Shahini ia ka kushtuar pikėrisht kėsaj force pėr tė zotėruar dhe energjisė qė shkėmbejmė me njėri-tjetrin, kėngėn e saj tė re me kėtė titull. E plotėsuar nė dashurinė e saj katėrvjeēare me diplomatin anglez Pol, kėngėtarja e njohur kėsaj here vjen me atributet e jashtėtokėsores nė stilin personal nė muzikė. Pėr jetėn nė ēift, dashurinė dhe ēfarė ka komerciale nė klipet e saj, flet nė kėtė intervistė tė “Panorama Plus”.

    Pas “Ujė nė shkretėtirė” rikthehesh me klip ndryshe tė titulluar “Magnet”. Ē’ėshtė kjo fabul?

    Fabula e “Magnet” ėshtė njė tjetėr ngjarje e pazakontė. Njė objekt i ardhur nga hapėsira, njihet me planetin tokė me natyrėn njerėzore. Njerėzit e duan, e marrin, e zbresin te ngjyra, te lulet, ndėrtesat, i tregojnė sa e larmishme ėshtė toka, sa melodike, sa me ritėm. Dy forca tė mėdha tėrhiqen me njėra-tjetrėn dhe kalojnė njė ditė magjike sė bashku. Objekti i ardhur prej hapėsirės sigurisht nuk mund tė qėndrojė mė gjatė nė tokė. E dashuroi tokėn, e mori me vete dhe me njė forcė magnetike u ngjit nė hapėsirė.

    Duket si njė udhėtim astronomik. Ēfarė ka mistike nė kėtė lloj arti qė ti sjell?

    Mistike ėshtė shprehja e muzikės nė formė metaforike. Sikurse fabula, edhe muzika ėshtė e tillė, krijohet, tė tėrheq, e pėrjeton. Njerėzit e duan, jetojnė me tė momente tė rėndėsishme, e shijojnė si tė jetė e fundit herė.

    Edhe “look-u” yt duket si i pėrket tjetėr kohe, pra njė imazh larg femrės sė ditėve tona. Pse zgjodhe tė vish me pamjen e statujave perfekte?

    Besoj qė tashmė indentifikohem si fanatike ndaj “rregullave” tė kėngės. Me look-un tim gjithmonė kam dashur tė identifikoj kėngėn, ta ilustroj mesazhin qė pėrcillet. Nuk ka rėndėsi nėse dukem mjaftueshėm e bukur, pasi mendoj qė nėse ke diēka pėr tė shprehur edhe me look nė njė kėngė, do tė dukesh gjithsesi pėrherė e bukur. Kėtė herė megjithatė kam marrė shumė komplimente pėr look-un, sigurisht kjo mė bėn tė ndihem mirė, tė ndihem bukur.

    Si shkoi vera pėr ty, preferove Londrėn ku jeton i dashuri yt, apo ndonjė vend tjetėr pėr tė pushuar?

    Nuk di, nė fakt a u duhet bėrė mė kjo pyetje artistėve, sepse ndryshe nga punonjėsit 8-orarėsh, artistėt punojnė me orare tė zgjatura ose bėjnė pushime, flenė ditėn e rrinė natėn, e rutina tė tjera si kėto. U mundova tė punoja pėr projektet e mia gjatė verės, kur ishte dhe mė qetė nė Tiranė, dhe tani qė i vura pėrpara punėt e mia, kam arsye pėr tė pushuar.

    Si po shkon lidhja me Pol dhe cilat janė planet qė bėni bashkė pėr tė ardhmen?


    Mirė shumė, plane kemi, por edhe shumė nuk bėjmė se na shkon ters (qesh).


    Mė intrigojnė meshkujt e qėndrueshėm, si partneri im

    Tė jesh magnet pėr publikun, cili ėshtė sekreti?

    Shumė i thjeshtė, unė i dua, ata mė duan, ja ku u pėrputhėm.

    Me stilin qė ke nė klipet e tua, je reminishencė e kohėve kur femra intrigonte, apo je femra e se ardhmes, e ftohtė dhe e pavarur?

    Si nė kėngė, ashtu edhe nė videot e mia dallohen qartė shenjat e ndjesive, dashurisė, romantikės, madje edhe kėtė herė qė vij si njė femėr jashtėtokėsore, futuriste, madhėshtore, e pavarur. Nga metali gri kthehem nė tė kuqe, nė femrėn e tokės, nė atė me shpirt intrigues.

    Nė kėndvėshtrimin tėnd, si duhet tė jetė femra apo mashkulli qė tė konsiderohen seksi?

    Qė unė ta konsideroj njė femėr seksi, duhet qė sė pari vetė kjo femėr ta konsiderojė veten tė tillė, duke pasur siguri nė hiret e saj, njė femėr inteligjente di si tė sillet natyrshėm seksi. Ndėrsa njė mashkull nuk do tė mundja gjithsesi ta konsideroja seksi nga muskujt apo nga vetulla e bukur. Meshkujt qė tregojnė qėndrueshmėri dhe janė tė kujdesshėm pėr ato qė thonė e bėjnė, gjithmonė mė kanė intriguar (kėshtu mė ka intriguar mua partneri im). Sidoqoftė, unė mendoj qė meshkujt nė pėrgjithėsi janė mė naivė nė kėtė pikėpamje dhe, sado tė mundohen, nėse nuk janė seksi, ėshtė e kotė tė sillen si tė tillė.

    E ke ndier fuqinė e magnetit nė dashuri e si mund ta pėrshkruash kėtė ndjesi?

    Forca magnetike ėshtė e tillė, nėse tė shtyn nuk je pėr tė, nėse tė tėrheq, tė merr pas vetes e nuk tė lėshon mė.

    Me kalimim e viteve ke kuptuar se dashuria e vėrtetė ėshtė pasion apo siguri?

    Siguria ėshtė e mirė, sepse e konsolidon njė marrėdhėnie, e ngjit nė shkallė tė larta pa frikė se rrėzohesh. Por s’di sa siguri mund tė kėtė njė dashuri kur nuk ka mė pasion.


    http://www.express.al/index.php/inte...jashtetokesore
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 19-10-2014 mė 11:37

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Anjeza Shahini

    " E Diell " , 2017 .


  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Anjeza Shahini


  20. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Anjeza Shahini


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Anjeza Branka
    Nga Davius nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-12-2006, 01:45
  2. Anjeza Shahini, zėri shqiptar nė Eurovizion
    Nga Brari nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 159
    Postimi i Fundit: 26-11-2004, 15:57
  3. Ndjehuni tė detyruar: VOTONI - Eurovision
    Nga RTP nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 27-05-2004, 20:50
  4. A e meritonte Anjeza tė fitonte?
    Nga stalion nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 18-05-2004, 08:53
  5. Anjeza
    Nga Brari nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-12-2002, 01:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •