Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 34
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Dyshim për shitje armësh tek Gjeorgjia

    Armë Gjeorgjisë? Berisha: Sulmi rus i qëllimshëm

    Kryeministri Berisha mohon akuzat e ngritura nga Rusia se Shqipëria ka shitur armë Gjeorgjisë. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Islandës Geir Haarde që u organizua sot paradite, interesimit të gazetërëve kreu i qeverisë iu përgjigj se nuk ishte i habitur nga Rusia. "Akuzat ruse nuk më çudisin. Ka një qëndrim konstant ndaj shqiptarëve. Por qëndrimi rus ndaj vendeve të vogla është i dënueshëm”


    TIRANE- Kryeministri Berisha mohon akuzat e ngritura nga një gjeneral rus, sipas të cilit Shqipëria u ka shitur armë Gjeorgjisë. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Islandës Geir Haarde që u organizua sot paradite, pyetjes së gazetares së tv NEWS 24 në lidhje me akuzat e ngritura, shefi i qeverisë iu përgjigj:
    “Të mendosh se Gjeorgjia paska nevojë për armët e Shqipërisë, është një shpikje. Gjeorgjia është një vend që ka pasur armët e veta dhe ushtrinë e vet”.

    Kryeministri Brisha tha se nuk ishte i habitur me sulmin rus dhe se këto sulme kanë një qëllim konstant ndaj shqiptarëve ( duke nënkuptuar dhe cështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës).

    “Akuzat ruse nuk më çudisin. Ka një qëndrim konstant ndaj shqiptarëve. Për mendimin tim qëndrim rus ndaj vendeve të vogla është jashtëzakonisht i dënueshëm. Një ditë sulmon një vend, ditën tjetër bën deklarata kundër anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO”- mbylli deklaratën e tij kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha.

    Kreu i shtabit të ushtrisë ruse, gjenerali Anatoly Nogovitsyn akuzoi dje Shqipërinë dhe vende të tjera të Ballkanit dhe të Europës Lindore si Maqedonia, Bullgaria, Ukraina, Serbia, Hungaria dhe Rumania se kanë funizuar me armë Gjeorgjinë. Akuzat u bënë publike dje gjatë një konference për shtyp që gjenerali rus pati në Moskë.



    (Balkanweb)
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Po pse SKANDAL ?
    Krejt bota demokratike mbeshtet Gjeorgjine , gjitha shtetet shesin dhe blejn arm.
    Ishalla ndonje arm nga Shqipria ka vra ndonje rus
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 26-08-2008 më 15:18
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ja edhe nje artikull tjeter nga gazeta shekulli.

    Berisha: Nuk i kemi shitur armë Gjeorgjisë, Rusia aludon

    Kryeministri Berisha ka mohuar sot lajmin e dhënë nga mediat ruse se i ka shitur armë Gjeorgjisë për luftën. Në një konferencë për shtyp me homologun islandez, Berisha u përgjigj pyetjes së gazetarëve se nuk ka shitur armë për Gjeorgjinë.

    “Gjeorgjia është një vend mik, demokratik i cili do të ketë të gjithë mbështetjen që meriton një vend demokratik dhe mik në situatë të vështirë. Të mendosh se Gjeorgjia paska nevojë për armët e Shqipërisë, është një invencion” – tha Berisha. Sipas tij Gjeorgjia është një vend që ka patur armët e veta ushtrinë e vet, dhe që pësoi një agresion nga Rusia.

    “Akuzat ruse nuk më çudisin aspak. Kanë një qëndrim konstant kunder Shqiptarëve. Qendrimi rus ndaj vendeve të vogla sipas mendimit tim është i dënueshëm. Një ditë sulmon një vend, ditën tjetër bën deklarata kundër anëtarësimit të Kroacisë dhe Shqipërisë në NATO” – përfundoi Berisha.


    Shekulli.
    Sui generis

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nuk skandalizohem fare. Armet diku jane shitur, po me mire gjeorgjise se sa afganistanit.

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rusia, akuza Shqipërisë: I ka shitur armë Gjeorgjisë

    Shefi i shtabit të ushtrisë ruse: Ballkani, furnizuesi kryesor i Tbilisit

    "Shqipëria renditet ndër vendet që ka furnizuar me armë Gjeorgjinë". Deklarata është bërë publike dje nga shefi i shtabit të ushtrisë ruse, Anatoli Nogovitsyne, gjatë një konference për shtyp. Moska zyrtare ka akuzuar një grup vendesh ballkanike dhe të Evropës Perëndimore që kanë furnizuar me armë Tbilisin. Përpos Shqipërisë, akuzat kanë qenë të njëjta edhe për Maqedoninë, Bullgarinë, Ukrainën, Serbinë, Hungarinë dhe Rumaninë. "Roli i Shqipërisë në tregtinë e armëve, dhe jo vetëm nëpërmjet rrugëve ligjore, doli në shesh të zbuluar pas tragjedisë së Gërdecit (shpërthimit të një depozite municionesh në afërsi të Tiranës) dhe drejtuesi i MEICO (Military Export-Import Company) u arrestua nga autoritetet shqiptare", është cituar në mediat italiane, ruse dhe ballkanike, gjatë ditës së djeshme. Duke iu referuar mediave të huaja, në fillim të këtij viti të dhënat zyrtare të drejtimit gjeneral të armëve shënonin një rënie në drejtim të Kaukazit dhe Afrikës. Në gjashtë muajt e fundit të vitit 2007, eksportimet zyrtare bënin fjalë për rreth 3 milionë dollarë. Bëhet fjalë në këtë rast për armë të llojit Kallashnikov, të prodhuara pa licencë deri në kohët e regjimit komunist. Tri ditë më parë, gjenerali Rus Nogovitsyne akuzoi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për furnizim me armë në drejtim të Gjeorgjisë, çka do të detyrojë Rusinë të rishikojë numrin e paqeruajtësve që do të qëndrojnë në zonën e sigurisë brenda territorit të Gjeorgjisë në Osetinë e Jugut. Konflikti i armatosur mes Gjeorgjisë dhe Rusisë nisi më 6 gusht, pasi ushtarët gjeorgjianë qëlluan pozicionet e separatistëve në Osetinë e Jugut, pak orë pasi kishin arritur një marrëveshje. E shpejtë ishte edhe përgjigjja e Moskës, që nisi në këtë zonë ushtarë dhe tanke.

    Serbia

    Beogradi është futur në siklet pas akuzave të aleatit kryesor të saj, Rusisë, se i kanë shitur armë dhe municione Gjeorgjisë. Gjithçka ka ardhur pas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes së Moskës, e cila bëri të ditur listën e furnitorëve të Tbilisit.

    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se Serbia është një nga vendet që ka ndihmuar ushtarakisht Gjeorgjinë në konfliktin osetian. Përveç Serbisë, lista e ndihmuesve të Gjeorgjisë përpara se të niste konflikti zgjerohet me SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Greqinë, Turqinë, Izraelin, Lituaninë, Estoninë, Ukrainën dhe të tjerë.

    Ndërkaq, ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Drashkoviç, thekson se përfshirja e Serbisë është shqetësuese, sepse kallashnikovët e prodhuar në fabrikën e armëve të Kragujevaçit, "Zastava", janë përdorur për të sulmuar Osetinë Jugore dhe trupat ruse. Drashkoviç thekson se diplomatët rusë kanë paralajmëruar gjeorgjianët që predhat e helikopterëve të cilat qëlluan trupat e Moskës ishin të prodhimit serb. Politikani nacionalist serb, i cili aktualisht nuk merr pjesë në qeveri, theksoi në një intervistë për radion BBC se "kam deklaruar prej kohësh që ishte një ide e keqe t‘i shesësh armë një vendi që është në konflikt me Rusinë, aleati ynë më i madh". Ish-ministri i Jashtëm thekson se në fillim e ka bllokuar marrëveshjen, por ajo u aprovua pas një greve të punëtorëve të fabrikës së armëve.



    Shqip
    Sui generis

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Kjo po qe ishte e bukur, serbi i shet arme armikut te rusit.
    Mu be zemra mal .

  7. #7
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    se ka arme Shqiperia te armatis Gjorgjine
    eh ta kishim ne kete fat?

    C'skandal pse skandal?!!
    Genjeshtra klasike sllavesh te piste.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #8
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Eehehhe Baptist sa armë ka Shqipëra


    Nuk janë vjedh të gjitha tunelet, kanë shpëtu shum. Po më mirë që i shesin, t'fitojnë naj pare, t'i heqin se janë shumë, e mos ndoshta blejnë armatim t'ri.
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #9
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Eehehhe Baptist sa armë ka Shqipëra


    Nuk janë vjedh të gjitha tunelet, kanë shpëtu shum. Po më mirë që i shesin, t'fitojnë naj pare, t'i heqin se janë shumë, e mos ndoshta blejnë armatim t'ri.
    Po ti e me pushke t'katerdhet-e-shmajtes po do me clirua Gjorgjina a?
    Po ato s'vyejn as per si dajak ma!
    Po shume e armen po kujtoni qi paska pas Shqipnija more daj... se s'po ka prej kujt me ble vec prej Shqipnije?!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #10
    Me!
    Anëtarësuar
    18-08-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    297
    I ka shutur si c'ke me te.. dhe shume mire e ka bere. Shqiperia ka pas armet e dynjase dhe deri tani qeverite shqiptare ne saje te shitjeve te atyre armeve dhe municionece ushtarake ka mbijetuar. Se ku e kam lexuar qe thoshte se ne shqiperi ndodhen arme sa ne te gjitha vendet e ballkanit bashke! E ku jane tani keto arme.. ku ka pas konfilte kane shkuar armet tona Mbase slejohet me i shit arme ndonje organizate terroriste por jo nje shteti te pavarrur si gjeorgjia apo armenia...
    Dhe ai shume frikacak qe thot qe skemi shitur
    My Code is Honer & Pride!

  11. #11
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ne cka po i bazon keto perralla me xhuxha? Ti a andrra me sy cele po sheh a?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  12. #12
    Citim Postuar më parë nga ishulli Lexo Postimin
    Shqiperia ka pas armet e dynjase dhe deri tani qeveritaret shqiptare ne saje te shitjeve te atyre armeve dhe municionece ushtarake ka mbijetuar.
    E kishe shkruajtur gabim m duket, qeveritarët, jo qeveria.

  13. #13
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Po ti e me pushke t'katerdhet-e-shmajtes po do me clirua Gjorgjina a?
    Po ato s'vyejn as per si dajak ma!
    Po shume e armen po kujtoni qi paska pas Shqipnija more daj... se s'po ka prej kujt me ble vec prej Shqipnije?!
    Përderisa shumë shtete pranojnë t'i blejnë këto lloj armësh (që janë përfol në media Armeni, Azerbajxhani, Afganistani, Gjerogjia etj) (nuk e di se për çfarë tipesh bëhet fjalë) del se duhet të vlejnë diçka. Përndryshe nuk kanë pse i blejnë.

    Ndërsa armë e armatime për 50 vjet vetëm ato janë shkarku prej portit të Durrësit e vetëm ato janë prodhu nëpër fabrikat që kanë qenë atëherë. Importo dhe prodhu e fut në magazina, kjo ka qenë rutina për 50 vite.
    Life's too short to remove USB safely.

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Pse quhet kjo teme skandal? Edhe sikur te kishte shitur shqiperia arme tani cfare? Gjeorgjia ska sanksione dhe nuk paraqet asnje shkelje. Te gjitha shtetet bejne tregti armesh.

    Por une nuk besoj te kete shqiperia arme te mira per tu shitur, per armet e vjetra nuk besoj te interesohet kush.

    Do te isha i lumtur sikur te ishte Shqiperia ne ate gjendje te shes arme, mundesisht sa me moderne.

  15. #15
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Përderisa shumë shtete pranojnë t'i blejnë këto lloj armësh (që janë përfol në media Armeni, Azerbajxhani, Afganistani, Gjerogjia etj) (nuk e di se për çfarë tipesh bëhet fjalë) del se duhet të vlejnë diçka. Përndryshe nuk kanë pse i blejnë.

    Ndërsa armë e armatime për 50 vjet vetëm ato janë shkarku prej portit të Durrësit e vetëm ato janë prodhu nëpër fabrikat që kanë qenë atëherë. Importo dhe prodhu e fut në magazina, kjo ka qenë rutina për 50 vite.
    Llafe rruge a?
    Po kush po te thote se i blejne pike se pari?!!

    Mire bre jaran - ku po i merr ti keto informata qe shqipnija paska shite arme? Qysh po je kaq i sigurt? Pse po flet hashamet.

    Ne Shqipni ka nise akcioni i demolimit te armeve qysh tri vjet para ksaj qeverie, edhe kjo qeveri asht kah e vazhdon at proces asgjasimi prej qi asht -se nuk asht projekt partiak po asht projekt shtetnor e marrveshtje nderkombtare t'sankcionueshme.

    Pse?
    -Se ju ka dal afati i perdorimit!

    Kush blen arme prej shqipnije? Kush asht ai budall qi ia rrezikon jeten ushtareve te vet me nji armatim te tille kur e e ka armikun perball me armatimet ma te sofistikueme. Ble-per-ble, ata i blejne prej dikuj tjeter e qi e kan ma ngat. Se nuk kan hesap me pague transportin ma shtrejt se armen. Edhe sikur t'ish qi vlejne dicka ato arme, Shqipnia nuk kish pas nevoj me harxhu miliona per me i demolu po i kishin shite e ti kishin ble shtetet perreth me pare te thata. Tek e fundit kishe pas hesap me i dhane fale nese ti kerkon dikush e mos me humb vakt e pare n'easgjesim.

    Kjo asht propagande anti shqiptare e kullueme. Po shqiptari per me u rrite menç, bje si lopa n'grazhd e ia fut vetit tu u mbshtete n'diversione propagandistike t'atij qe i shkepe.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  16. #16
    Amerika e rrezikoi jetën e ushtarëve të vet me armët nga Shqipëria. Nuk besoj se janë më të kujdesshëm se Amerika gjeorgjianët.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Citim Postuar më parë nga ishulli Lexo Postimin
    I ka shutur si c'ke me te.. dhe shume mire e ka bere. Shqiperia ka pas armet e dynjase dhe deri tani qeverite shqiptare ne saje te shitjeve te atyre armeve dhe municionece ushtarake ka mbijetuar. Se ku e kam lexuar qe thoshte se ne shqiperi ndodhen arme sa ne te gjitha vendet e ballkanit bashke! E ku jane tani keto arme.. ku ka pas konfilte kane shkuar armet tona Mbase slejohet me i shit arme ndonje organizate terroriste por jo nje shteti te pavarrur si gjeorgjia apo armenia...
    Dhe ai shume frikacak qe thot qe skemi shitur
    Ata gjeorgjianet eshte dashur te pergatiten me heret e jo tani...

    Izraili ia ndaloi paisjen me arme, tani qenka kthyer kah Shqiperia, mirë, s'ka te keqe ama mos te na qarmatosi qe te na leje vishkull se navjen rusi na gjene me gishta ne goj edhe neve...
    Putini mezi qe nuke pret hakmarrjen ndaj Shqiprise qe me dy rrameta e perzuri rusin naten nga vendi...bravo iu qoftë atyre trimave...

    Arme te medhaja nuke mund te hyejne me ne gjeorgji, eh arme te vogla per lufte guerille po nese jane te gatshem gjeorgjiant ta ruajn vendin e tyre aty ku ka gjeorgjiane se sa per Abkhzi e Ossetië Jugore mos te lodhen koti se de fakto ajo mbetet jashte gjeorgjisë...
    Nese kushneri dergon medviedevit ndonje ultimatum ajo eshte tjeter..;atehere na mori dreçi tanve....

    Dhashte zoti e pshton Obama i gjalle se perndryshe keq i kemi punet te gjithe...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  18. #18
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Armë Gjeorgjisë? Berisha: Sulmi rus i qëllimshëm

    Kryeministri Berisha mohon akuzat e ngritura nga Rusia se Shqipëria ka shitur armë Gjeorgjisë. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Islandës Geir Haarde që u organizua sot paradite, interesimit të gazetërëve kreu i qeverisë iu përgjigj se nuk ishte i habitur nga Rusia. "Akuzat ruse nuk më çudisin. Ka një qëndrim konstant ndaj shqiptarëve. Por qëndrimi rus ndaj vendeve të vogla është i dënueshëm”


    TIRANE- Kryeministri Berisha mohon akuzat e ngritura nga një gjeneral rus, sipas të cilit Shqipëria u ka shitur armë Gjeorgjisë. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Islandës Geir Haarde që u organizua sot paradite, pyetjes së gazetares së tv NEWS 24 në lidhje me akuzat e ngritura, shefi i qeverisë iu përgjigj:
    “Të mendosh se Gjeorgjia paska nevojë për armët e Shqipërisë, është një shpikje. Gjeorgjia është një vend që ka pasur armët e veta dhe ushtrinë e vet”.

    Kryeministri Brisha tha se nuk ishte i habitur me sulmin rus dhe se këto sulme kanë një qëllim konstant ndaj shqiptarëve ( duke nënkuptuar dhe cështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës).

    “Akuzat ruse nuk më çudisin. Ka një qëndrim konstant ndaj shqiptarëve. Për mendimin tim qëndrim rus ndaj vendeve të vogla është jashtëzakonisht i dënueshëm. Një ditë sulmon një vend, ditën tjetër bën deklarata kundër anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO”- mbylli deklaratën e tij kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha.

    Kreu i shtabit të ushtrisë ruse, gjenerali Anatoly Nogovitsyn akuzoi dje Shqipërinë dhe vende të tjera të Ballkanit dhe të Europës Lindore si Maqedonia, Bullgaria, Ukraina, Serbia, Hungaria dhe Rumania se kanë funizuar me armë Gjeorgjinë. Akuzat u bënë publike dje gjatë një konference për shtyp që gjenerali rus pati në Moskë.



    (Balkanweb)
    ... Ku e shef skandalin ti ketu. Apo vetem kopjo/ngjit, nuk e lexon me perpara çfare shkruan. Do shesesh temen qe hap, qe perpiqesh te vesh ''tituj bombastik'' te genjeshtert. Mire ata qe e botojn kete titull per skandal jane injorante, por edhe ti qenke nje injorant njesoj si ato.
    Siç tha dikush me lart ''shpresoj te kene vra ndonje rus'', une them ''Gjith ruset qe kan ik per lesh ne ket konflikt t'i kene çuar atebote armet qe i paska shit Sala atyre''. Ketu po m'pelqe Sala. Nje hakmarrje vogel ndaj plehrave te kuqe ruse ...

    ... Forca Gjeorgjia ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  19. #19
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Nuk behet fjale per shitje armesh te sofistikuara etj etj........

    Behet fjale per shitjen e rreth 2000 tone fishekesh. Keshtu supozohet.

    Nese eshte e vertete, mjaft mire ka bere.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  20. #20
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Llafe rruge a?
    Po kush po te thote se i blejne pike se pari?!!

    Mire bre jaran - ku po i merr ti keto informata qe shqipnija paska shite arme? Qysh po je kaq i sigurt? Pse po flet hashamet.

    Ne Shqipni ka nise akcioni i demolimit te armeve qysh tri vjet para ksaj qeverie, edhe kjo qeveri asht kah e vazhdon at proces asgjasimi prej qi asht -se nuk asht projekt partiak po asht projekt shtetnor e marrveshtje nderkombtare t'sankcionueshme.

    Pse?
    -Se ju ka dal afati i perdorimit!

    Kush blen arme prej shqipnije? Kush asht ai budall qi ia rrezikon jeten ushtareve te vet me nji armatim te tille kur e e ka armikun perball me armatimet ma te sofistikueme. Ble-per-ble, ata i blejne prej dikuj tjeter e qi e kan ma ngat. Se nuk kan hesap me pague transportin ma shtrejt se armen. Edhe sikur t'ish qi vlejne dicka ato arme, Shqipnia nuk kish pas nevoj me harxhu miliona per me i demolu po i kishin shite e ti kishin ble shtetet perreth me pare te thata. Tek e fundit kishe pas hesap me i dhane fale nese ti kerkon dikush e mos me humb vakt e pare n'easgjesim.

    Kjo asht propagande anti shqiptare e kullueme. Po shqiptari per me u rrite menç, bje si lopa n'grazhd e ia fut vetit tu u mbshtete n'diversione propagandistike t'atij qe i shkepe.
    Si fillim, qetsohu plako se spo ndeshemi me shpata.

    Normal që nuk u kam majt pishtarin kur kanë shit armë (nëse e kan bërë një gjë të tillë). Gazetat shkrujnë për këto gjona, dhe aty i kam marrë informatat.

    Kundërshtimin e pata me atë që the "që s'ka armë në Shqipni". Armë ka sa të dush, municione plot, shumë funksionale e shumë jo. Për 50 vite vetëm për ushtrinë ka punu sisitemi komunist, prandaj stoqe ka plot. Natyrisht që armët e viteve 50-70 (psh) s'kanë si të punojnë në rregull, vjetërsia ka bo të vetën.
    Ama mund të ketë disa kategori të cilët mund t'i hyjnë në punë ndonjë ushtrie (dhe sipas gazetave ka ca shtete që i blejnë, Afrikane më shumë por edhe disa nga Azia e Mesme. Më shumë municione se armë). Kaq.
    Life's too short to remove USB safely.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kur’ani i Mrekullueshem edhe për jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  2. Vargjet e hequra nga Kurani
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 11:40
  3. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-02-2003, 15:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •