Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Tre fëmijë shqiptarë humbin jetën në dy tragjedi në Itali

    Tre fëmijë shqiptarë kanë humbur jetën sot në Itali në dy tragjedi të ndryshme, njofton Balkanweb.

    Ngjarja e parë e rëndë ka ndodhur në zonën e Peskaras kur nje familje shqiptare me katër persona qe udhetonte me makine në këtë zonë është përplasur me një kamion. Si pasojë kanë humbur jetën dy fëmijë, një djalë 7 vjec dhe një vajzë 4 vjecare të afërm më njëri-tjetrin. Dy prindërit e njërit prej fëmijevë kanë mbijetuar dhe janë shtruar në spital.
    Babai i fëmijëve është shtruar në spitalin e Çietit dhe nëna në spitalin e Peskarës. Por mësohet se edhe gjendja e tyre shëndetësore eshte shumë e rëndë. Policia e cila mbërriti në vendngjarje bën të ditur se makina drejtohej nga babai i njërit prej fëmijevë. Nuk konfirmohen emrat e të aksidentuarve, pasi policia italiane po punon ende per identifikimin e tyre.

    Ndërkohë, një tjetër fëmijë me baba shqiptar e nënë italiane ka humbur jetën në Itali mëngjesin e sotshëm. Vajza 2 vjeçare e çiftit gjysëm shqiptar humbi jetën kur një zjarr i madh shpërtheu në banesën e familjes në Ponte Latone, pikërisht në rajonin Kaserta të Italisë.

    Në kohën e shpërthimit të zjarrit në banesë ishin dhe babai dhe nëna e vajzës. Por prindërit arritën të nxirrnin nga flakët dhe të shpëtonin djalin e madh 4 vjec. Ndërkohë vogëlushja 2 vjecare nuk ka mundur ti shpëtojë flakëve. Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit që i mori jetën vogëlushes 2 vjeçare.



    (Balkanweb)
    Sui generis

  2. #2
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    sa keq me vjen per te dyja familiet..aman ce do jeten kur te vdesin te dy femit o zot ishallah nuk ndollin me keto gjera!!!!!!!!Ngushellime
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tironcja_BLN : 25-08-2008 më 20:54
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  3. #3
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    O zot c'tragjedi ..sa keq qe me vjen per femijet e gjore qe humben jeten.Mjere edhe prinderit,qe ishalla jetojne,po zemren cop do ta kene gjithe jeten.Ngushellime.
    Wild and crazy can't be lazy

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Letersia Shqiptare
    Nga new-man në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-01-2009, 12:28
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •