COLOR]PDSH AS NE TOKE AS NE QIELL
Nė PDSH, duke akuzuar pėr arbitraritet Komisionin Shtetėror tė Zgjedhjeve dhe Gjyqin Suprem, e sė fundit, pasi nuk hyri nė qeveri, edhe partnerin e pėrbetuar strategjik tė deridjeshėm, Nikolla Gruevskin, mundohen tia hedhin fajin tjetėrkujt pėr debaklin zgjedhor. E vėrteta ėshtė se PDSH-ja dėshtoi nė tė gjitha vijat e frontit, edhe pse nė zgjedhjet e fundit fushata e kėsaj partie, pėr dikė qė do tė kishte rėnė nga Marsi, do tė ishte dukur ndėr mė kreativet!
Nėse keni njė fushatė vėrtetė kreative, qė vetė por dhe nė media u quajt fushatė amerikane(udhėheqėsit e kėsaj partie flakėn foltoret dhe morėn mikrofonat nė dorė pėr tė komunikuar si shoumenė, ndėrkaq nė kėtė frymė ishin edhe barsoletat e frymėzuara qė shpesh shkaktonin gaz nė publik), nėse nė fushatė kyēni edhe njė emėr tė njohur, analistin amerikan proshqiptar, Janosh Bugajskin si dhe , pėr mė keq, nuk tė ndihmon as MTV2-shi e as anketat e porositura nga jashtė pėr ta favorizuar nė sytė e votuesve, dhe pėrsėri tė humbni, diēka nuk ėshtė nė rregull! Por, jo me tė tjerėt, por me ju.
Mohimi i 2001-shit, atu e gabuar
PDSH-ja duhet tė jetė e kėnaqur me 11 deputetė! Duke pasur parasysh gjithė atė antidisponim qė e nxiti vetė, vėrtetė ėshtė mrekulli qė kjo parti kaloi pragun njėshifror tė numrit tė deputetėve. Tė ishin pėrsėritur zgjedhjet gjithandej ku ka pasur parregullsi, PDSH-ja do tė merrte vetėm votat e anėtarėsisė mė besnike qė parapėlqejnė frymėn dhe retorikėn luftėnxitėse ndėr shqiptarėt qė me sukses po e propagon kreu partiak qė nga viti 1993, pra, njė dekadė ė gjysmė, pavarėsisht se kush ėshtė nė anėn tjetėr tė frontit, Nevzat Halili, Abdyrahman Aliti, Imer Imeri, Abdylhadi Vejseli apo sė fundit Ali Ahmeti.
PDSH-ja ka pasur vetėm njė periudhė tė ngritjes sė vet qė ndoshta nuk e materializoi me fitore zgjedhore: nė vitin 1998 hyri nė koalicion zgjedhor me PPD-nė(tė cilėn pastaj e tradhtoi kur hyri vetė nė qeveri me VMRO-DPMNE-nė, edhe pse nga ndarja e vendeve PDSH-ja fitoi tre deputetė mė pakė!). Ndoshta nė ato zgjedhje, po tė mateshin forcat me PPD-nė qė kishte qenė dy mandate nė qeveri, do tė kishte dalė fituese. Por, kush tė spekulojė pas dhjetė vjetėsh a thua vėrtetė ka pasur rejting mė tė lartė? Kush mund tė dijė tė vėrtetėn pėr kėtė, pasi shumėkush thotė se edhe ata 11 deputetė nuk do ti kishte fituar nėse sdo tė ndanin mandatet me marrėveshje me PPD-nė?!.
Njė analizė objektive do tė na ēonte nė konstatimin se PDSH-ja pėrherė ka pėrdorur atutė e gabuara kundrejt rivalėve tė vet. Atutė mė tė forta i ka pasur kundėr PPD-sė, tė cilėn e akuzonte pėr dėshtime tė mėdha nė bashkėqeverisje me LSDM-nė, porse nė mandatin e parė qė hyri vetė nė qeveri, PDSH-ja nuk bėri ndonjė hap mė tė madh se PPD-ja. Tė gjitha ēėshtjet etnike i la tė hapura(gjuhėn, arsimin e lartė...), duke bėrė ndonjė lėvizje vetėm nė sferėn e punėsimeve nė administratė dhe nė sytė e publikut mė tė gjerė, lente pėrshtypjen e njė partneri tė respektueshėm kundrejt faktorit politik maqedonas.
Konflikti i vitit 2001 e gjeti PDSH-nė tė papėrgatitur por dhe pa argumente, pasi nuk doli asgjė nga marrėveshja historike qė e premtoi para se tė hynte nė qeveri, iu dha mjaft argumente kryengritėsve shqiptarė. Nga mohimi i kėrkesave e deri te pėrpjekja pėr tė shfrytėzuar kryengritjen, ishte njė lėvizje taktike qė pas luftės rezultoi me kalimin e njė numri luftėtarėsh nė radhėt e PDSH-sė(Matoshi, Leka...). Ky duhej tė ishte njė atu kundėr Ali Ahmetit, i cili, pas konfliktit, veshi civillkat dhe bėri parti, pėr tė dalė nė terrenin politik si rival i Arbėr Xhaferit.
Ēka mund tė bėnte njė parti si PDSH-ja kundėr njė partie qė kishte dalė nga aradhet e UĒK-sė? Duket se kėtu kreatorėt e politikės partiake zgjedhin rrugėn e gabuar. Nė zgjedhjet qė do tė vijnė pas 2002-shės, pra nė zgjedhjet e vitit 2006 dhe 2008, (nė vitin 2002, ēfarėdo qė tė ofronte dikush, nuk kishte shanse kundėr Ali Ahmetit), Arbėr Xhaferi dhe Menduh Thaēi e fusin partinė e tyre nė fushatėn e pėrbaltjes emotive tė luftės sė vitit 2001. Mė saktė, njė nga pikat kyē tė platformės zgjedhore ėshtė devalvimi i luftės sė vitit 2001 tė udhėhequr nga Ali Ahmeti. Duke u marrė me kėtė ngjarje, strategėt e PDSH-sė harruan njė gjė: shqiptarėt jo gjithaq pėr shkak tė Ali Ahmetit, sa pėr shkak tė rezultateve tė asaj kryengritje tė kufizuar(nė kohė dhe fushėbeteja) qė ndryshoi kushtetutėn e vendit dhe ngriti nivelin e tė drejtave tė garantuara tė shqiptarėve, janė tė lidhur emotivisht me 2001-shin dhe nuk do ti besojnė askujt i cili do tė pėrpiqet tė dėshmojė tė kundėrtėn. Ky pozicion anti-2001, nė fakt ėshtė kundėrthėnės pėr vetė partinė dhe ėshtė pėr tu habitur se nuk ėshtė paraqitur ndonjė rebelim nė anėtarėsi, duke pasur parasysh se kemi emra tė njohur qė kanė qenė nė luftė dhe heshtja e tyre do tė thotė dhe mohim i asaj lufte qė ata e kanė bėrė!!! Por, nėse anėtarėsia e disiplinuar e ka pranuar mohimin e 2001-shit si ēėshtje tė njė strategjie pėr tiu kundėrvėnė kundėrshtarit politik, ka qenė naivitet tė pritet qė pjesa tjetėr e votuesve shqiptarė do ta kapėrdijnė aq lehtė. Dhe rezultati shihet, pėrkundėr fushatės amerikane nė zgjedhjet e vitit 2008.
Agresiviteti dhe konstruktet, poashtu strategji e gabuar
Nėse VMRO-ja ėshtė konsideruar partia mė maqedonase, PDSH-ja ėshtė konsideruar partia mė shqiptare. Por, a e bėn mė shqiptare njė parti vetėm nėse e huazon flamurin kombėtar dhe e bėn stemė partiake, ose nėse nė emrin e vet ven atributin shqiptare?(Sikundėr qė a e bėn mė maqedonase njė parti e cila gjithė kohėn e ka nė gojė maqedonizmėn, ndėrkaq gjithė ēbėn shkon nė dėm tė saj?!) Kjo do tė ishte argument vetėm pėr naivėt. Ndėrkaq argumenti kryesor duhej tė jenė veprat. E ndėr veprat kryesore tė PDSH-sė ėshtė prodhimi masiv i tradhtarėve nė radhėt e shqiptarėve. Makineria propaganduese e kėsaj partie ishte aq sugjestive, saqė fitohej pėrshtypja se askush smbetej shqiptar i pastėr nėse nuk ėshtė nė radhėt e PDSH-sė! Nėse liderėt e kėsaj partie mendojnė se dikush duhet tė denigrohet me teori tė kėtilla, nuk e kanė dert qė ta shpallin torbesh, turk ose kushedi ēka jo tjetėr, pavarėsisht se janė akuza ksenofobike qė tejkalojnė etikėn e komunikimit publik. Pra, nė kėtė parti madje janė pėrdorur edhe teori raciste pėr tė poshtėruar kundėrshtarėt politikė(shqiptarėt e Kėrēovės nuk na qenkan tė pastėr, por torbeshė, na porositi lideri i PDSH-sė nė njė nga intervistat e famshme tė kėtyre zgjedhjeve, ndėrkaq pastaj hidhėrohej pse ata nuk e kanė votuar partinė e tij!), ndėrsa kushedi se prej nga e si, pėr disa udhėheqės madje kanė nxjerrė nė shesh dokumente arkivore pėr tė dėshmuar se kanė qenė spiunė tė Beogradit(rasti me liderin e ndjerė tė PPD-sė, Imer Imerin, ose siē bėri sivjet njė gazetė e Tiranės me Fazli Veliun..., qė e pėrdori PDSH-ja nė fushatėn kundėr BDI-sė, por pa sukses).
Dhe, pas gjitha dėshtimeve me kėso pėrpjekjesh, nėse kjo parti nuk heq dorė nga kjo strategji, nuk mund tė presė diēka tjetėr, pos disfatave tė reja.
Ėshtė pula apo veja mė e vjetėr? Ėshtė PDSH-ja apo PPD-ja, ose BDI-ja, e para qė ka filluar me strategjinė e mbushjes sė kutive? Nėse i dėgjojmė argumentet e PDSH-sė, kėtė gjė e kanė bėrė pėrherė partitė tjera, e ata meazallah, nuk i pėrlyejnė duart! Sė kėndejmi, duhet thėnė tė vėrtetėn se cirku zgjedhor fillon me pėrplasjet PPD PPD(SH), ndėrkaq kyēja e BDI-sė mė vonė ka qenė nė terren tashmė tė shkelur nga tjetėrkush! Duhet thėnė njė tė vėrtetė tjetėr, qė, sadoqė nė tė kaluarėn janė zėnė me kėrpesh pėr dore aktivistė tė tė gjitha partive, nga zgjedhjet e fundit dhe kjo ėshtė bėrė pjesė e raporteve tė monitorėve ndėrkombėtarė, jadeci i mbeti PDSH-sė! Kuptohet, jo rastėsisht. Prandaj dhe pėrkundėr strategjisė sė trumbetimit tė fajit tė huaj, pas 1 qershorit pak kush i beson udhėheqėsve tė PDSH-sė! Prandaj, jo qė Gjyqi suprem ose KSHZ-ja kanė pasur diēka personale kundėr PDSH-sė, jo qė vendimet pėr pėrsėritjet e votimeve i kanė marrė me dėshirė tė zjarrtė, por kanė qenė tė detyruar tė mos heshtin ndaj atyre bėmave qė monitoruesit ndėrkombėtarė i kanė parė nė terren me shumicė!
Kuptohet se pėr dashuri ose pėr armiqėsi nevojiten tė paktėn dy palė. Nė zgjedhjet e qershorit PDSH-ja u pėrpoq ti bėjė varrin BDI-sė, por ra vetė! Kush i ka analizuar incidentet, ka mundur tė vėrejė se nė shumė raste tė parėt kanė filluar mbrojtėsit e votės sė PDSH-sė, pėr ti provokuar ata tė BDI-sė, dhe kur kėta tė dytėt do tė kenė reaguar, ėshtė thėrritur policia qė tė pėrballet me ta! Shumė thjeshtė dhe shumė logjikshėm! Zaten nė disa raste aktivistė tė BDI-sė pikėrisht nė kėtė mėnyrė kanė rėnė nė grackė. Por, nė terren monitoruesit kanė parė pėr sė afėrmi pėrmasat e involvimit. Kanė parė ministra e deputetė tė PDSH-sė me shoqėrim nė vendvotime, kanė parė pėrleshje tė armatosura ku kanė qenė tė involvuar aktivistė tė PDSH-sė dhe kanė parė edhe gjėra qė nuk janė publikuar dhe janė shokuese, tė cilat nė PDSH i dinė fare mirė por, e dinė se mė mirė ėshtė tė akuzosh dikė qė ta fshehėsh fajėsinė tėnde! Zonja Millovanoviē dhe z.Fuere mė sė miri kanė dhėnė kualifikimin. Gjėja mė qesharake ėshtė qė tash akuzohet edhe Gruevski se paska punuar pėr BDI-nė kur e dimė dashurinė e zjarrtė qė ndjen ai dhe partia e tij nda ndaj Ahmetit. Por, ėshtė e vėrtetė se Gruevski ėshtė ai i cili ka qenė i mbėshtetur pėr muri dhe para tė vėrtetės nuk ka mundur mė tė sigurojė mbulesė partiake, kur tė gjitha raportet i janė adresuar atij si pėrgjegjės pėr procesin zgjedhor.
Mirėpo, tė supozojmė se nė PDSH flasin pėr njė vjedhje tė mundshme votash, atje ku lideri i PDSH-sė gi tepal(fjalor tipik PDSH-ist) rivalėt! A nuk ėshtė brengosėse pėrse njė parti qė nuk mund tė bindė publikun qė nuk ėshtė ajo qė ka vjedhur votat me forcė por tė tjerėt! Njė parti serioze sigurisht se do tė dijė ti bindė me argumente tė gjithė dyshuesit. Por, kuptohet, kjo nuk mund tė ndodhė nėse tė kanė zėnė me kėrpesh pėr dore, dhe nėse tė kanė zėnė nė rrenė kur ke bėrė be dhe tash, kuptohet, tė gjithė e kanė drejtuar gishtin kah ti.
Marrėveshja e marsit, atu i vetėm i PDSH-sė....
Ēka tė bėhet tash kur PDSH-ja ndjehet e tradhtuar nga tė gjithė dhe sillet si fėmija i lazdruar e ngucakeq qė mendon se e gjithė bota i ka faj dhe ėshtė kundėr tij? Ndoshta, pėrgjigja ėshtė nė atė tė ashtuquajturėn Marrėveshje tė Marsit, pėr tė cilėn mund tė kapet si i pėrmbyturi pėr fijen e kashtės!
Nė prag tė zgjedhjeve tė fundit, lideri i PDSH-sė bėri njė marrėveshje me kryeministrin Gruevski pas njė krize qė shumėkush nuk e quan krizė tė vėrtetė nė koalicion, edhe u duk sikur dolėn ministrat e PDSH-sė nga qeveria dhe tash nuk e dimė as si dolėn e as si u kthyen. Nė kėtė marrėveshje (Marrėveshja e Marsit) PDSH-ja kėrkoi me tė drejtė, sipas shembullit tė BDI-sė me Marrėveshjen e Majit, tė zgjidhen disa nga problemet qė ajo skishte pasur forcė tia imponojė Gruevskit pėr dy vjet. Tash kur pas konstituimit tė parlamentit PDSH-ja vepron jashtė tij, kjo marrėveshje duket si fija e kashtės pėr shpėtimin e PDSH-sė, sepse insistimi nė realizimin e saj mund ta faktorizojė, pavarėsisht se nuk mund ti imponojė krizat politike tė BDI-sė e cila kishte shumicė deputetėsh. Ajo qė e bėn tė arsyeshėm insistimin e PDSH-sė pėr tė realizuar kėtė marrėveshje, ėshtė karakteri i saj. Ka qenė marrėveshje sa pėr sy e faqe, vetėm njė ndihmesė afatshkurtėr e Gruevskit pėr PDSH-nė nė fushatėn zgjedhore (nė kėtė funksion ishte veēanėrisht fushata e dhėnies sė vendimeve pėr punėsime nė administratė (kuptohet, para kamerave televizive) nė periudhėn kur qeveria ishte vetėm teknike!), apo ėshtė njė marrėveshje e mirėfilltė e cila duhet tė jetėsohet pavarėsisht se PDSH-ja nuk ėshtė nė qeveri. Se ēfarė karakteri ka pasur kjo marrėveshja, PDSH-ja duhet tė flasė publikisht pėr tia pėrkujtuar Gruevskit obligimet qė i ka marrė me nėnshkrimin e saj. Nėse nuk e bėn kėtė, do tė na bindė se gjithēka paska qenė njė shaka parazgjedhore.
PDSH-ja mund tė presė, si strategji politike, dėshtimet eventuale tė BDI-sė, mirėpo, gjithēka mund tė jetė e kotė nėse si parti nuk e ndėrron filozofinė politike me retorikė agresive dhe nėnēmim tė votuesve. Kjo parti duhet ti kthehet vetvetes dhe ti flakė tė gjitha atutė dhe metodat e dėshtuara. Pėrndryshe, votuesit nuk e kapėrdijnė mė demagogjinė dhe agresivitetin e skajshėm qė e solli nė jetėn politike grupi qė futi pėrēarjen nė PPD dhe mė vonė armiqėsoi shqiptarėt mes veti, pėr ti bėrė gaz para botės nga zgjedhjet nė zgjedhje. Mė vjen shumė keq, qė nė grackat e kėsaj filozofie joproduktive kanė rėnė edhe shumė emra pėr tė cilėt si publik kemi pasur respekt para se tė devalvohen nė kėto zgjedhje.
A do tė bėhet PDSH-ja ndonjėherė faktorė relevant, varet nga dy faktorė-nga vetė vizioni i partisė pėr tė gjetur rrugėn e humbur nė oborr(!) dhe sė dyti, ti lutet zotit qė BDI-ja tė dėshtojė nė bashkėqeverisjen me VMRO-nė! Por, as kėto tė dyja mund tė mos i mjaftojnė PDSH-sė nėse vazhdon me arrogancėn dhe agresivitetin kontraproduktiv tė deritashėm qė zgjedhėsit i bėn qė tė votojnė pėrherė kundėr saj..
Krijoni Kontakt