Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e admirkraja
    Anėtarėsuar
    07-12-2005
    Postime
    5
    Pershendetje,

    me falni, por po shkruaj shpjt, pasi po aq shpejt lexova dhe postimet ne kete rubrike, pastaj nuk kam me kohe te lire per shkak te punes. Ama kohet e fundit kjo teme eshte ne qender te , po themi "meditimeve" te mia.

    Unejam shpesh ne levizje, shqiperi gjermani, si dhe ne vendet fqinje. Pervec kesaj kam pase rast / risk / rrezik te perjetoj adoleshencen here ketej e here andej. E gjithe kjo me ka ngacmuar te mendoj ne shume aspekte dhe te fitoj empatie apo kendveshtrime te ndryshme, ne lidhje me cashtjet e moshes. Biles shpesh n ekohen e studimeve kam sherbyer jozyrtarisht si "prifti rrefyes" ne mes te shoqerise sime.
    Po them vetem mendimin tim, pa reference te forte mbi postimet e vecanta, por mbi temen en pergjithesi:

    Ve re se roli i femres sot ne kohen e globalizimit ka marre trajte tjeter, pasi tashme shume tradita jane thyer dhe forma te menduarit rilogjikuar. Femra sot ka mundesine te flase me shume, te veproje dhe vendose me teper autonomi. deri ketu bukur, jam krejt per kete, biles them shyqyr Zotit qe edh mene fund koha.
    Ama, ashtu sic edhe ne politike, kjo e globalizimit boteror nuk merret me individin, por pergjithesisht. Ne Perendim, ku popujt kane histori dhe filozofi vitale, rruga e ndertimit te rolit te femres se sotme ka qene e ndryshme, ne krahasim me rrugen qe mori femra shqiptare, apo si motrat e vet te vendeve postkuministe. Keto te fundit epoka e re i gjeti te papergatitura. vendimet apo kerkesat e shpejta te tyre, si: emancipimi (duke menduar te dalurat me shpesh, apo mashkulli duhet te degjoje vendimin efemres), liria (mund te studioj, punoj e bej cte dua e kur dua) dhe intelektualizimi (une e di me mire apo sot nuk ka burra te denje e me vlere), e kane cuar femren te merret me gjera te pavlera fundja. Cuditerisht meshkujt sot bejne pikerisht kete, qe nen flamurin e emancipimit ia shtojne mundeiste per vendime.
    Kam frike se roli i femres eshte kuptuar gabimisht nga vete femra, nen euforine e saj per te ndryshuar e perngjasuar me pernedimin (pra e kam fjalen per ate shqiptare) ose pe te treguar se eshte e zonja dhe e forte e vehtes ( flas per ate te perendimit, qe jane kthyer si gjysem meshkuj).
    Ne perendim femra qe kur lind meson se mashkulli asht i prishun dhe se ajo qe intelektualisht / njerezisht qendron gjithnje nje shtrese me lart. Perballe kesaj, mashkulli nuk ka faj kur trathton, iken, poshteron, ose sillet si qenush para saj. Fundja nuk gjen vendin e vet te rritet si i tille.

    Nje ng arsyet pse femra e perendimit shtyn kohen e berjes nene jane sipas mendimit tim kryesisht dy:

    a) ne shume vende te BE eksiston ligji, sipas te cilit femra shtatzene me pune te re merr para nga shteti dhe paga nuk i hiqet (ky asht ligji nga politika qe gjoja mendon per femren dhe i jep mundeis e te drejta). Problemi real fillon kur punedhenesi detyron femren te firmose kontraten e punes, ne te cilen shpesh ndodhet nje pike, sipas se ciles femra per nje periudhe te caktuar kohe "nuk duhet te beje femije", pasi do i kushtonte shume firmes. Ndryshe kontrata nuk vlen me. Prandaj shume gra pas studimit gjejne pune edhe me vone, po aq me vone bejne femije (si rrjedhojje 1, ose 2). Mosha e vjeter, burri i pakenaqur, stresi i punes ose edhe ambjenti i ftohte me lidhje te largeta con ne ndarje, shthurje kurore, apo nuk ia fillojne aspak kesaj mesele, por rrisin femije vet. Imagjino, femija qe rritet me nje nene, pa baba, me prinder te pavenmendshem, ose me nje nene qe fillon kete funksion ne nje moshe te thyer, si do mesoje ai/ajo dashurine e verete te nenes apo prinderit. kuku ibret me qellu vajze ky femi. Ne kete rast e ka te paraprogramuar veshtiresine te jete vete nene, sepse nuk ka shembull te perjetuar vete ne jeten e saj.
    b) pika e dyte eshte pikerisht familja e thyer. Nje femer ketu ne perendim del qe me 18 jashte shpije, per te ndertuar jeten vete. Jam dakort, por cfare merr me vehte? kur nena e saj nuk ka funksionuar si e tille, apo babai i eshte bere i huaj, ajo e ka te paraprogramuar kompleksin me gjinine tejter. keshtu kalon shume pervoja derisa ta mesoje jeten. Pastaj rritet intelektualisht / ekonomikisht dhe behet me e kujdeshme, ama pasi ka kaluar disa here nga spitali e psikiatria. Pra shkurt e thene, ketej ne perendim njeriu gjen te gjitha modelet, ama shumica kane mungese ne rrenje, familjen e vet. Imagjino ajo vajze e shkrete qe don te behet nene, nga do ia filloje? Na telenovelat, apo workshopet e shoqatave te grave.

    >>> keto dy raste (frika e memesise para tregut te punes/mbijeteses dhe mungeesa e nje shembulli te plote te familjes se shendoshe) i shoh perdite, biles per fat te keq edhe deri vone tek ish-e dashura ime, te cilen nuk munda ta ndryshoj me shume!

    >->- Me duhet te shtoj se edhe mashkulli ka nje pjese te fajit, sepse ai e di mire raportin 1/5, e don te beje me shume qejf sesa te mendoje seriozit. Kjo pikepamje argumentohet njekohesisht dhe me sjelljen e njejte te femres, qe nganjeher eme hundemadhesi kap e leshon meshkujt sikur kepucet, ose nuk din cfare don tamam kur nis e kerkon nje mashkull.

    ---

    Nje fryme e vurbullosur dhe pa u analizuar ka kape edhe shqiperine. Ne vendin tone per shkak te imazhit, i cili duhet ruajtur sa me mire ne kete shoqeri akoma kolektive, femra gjeti rastin dhe beri shpejt rrolin e te dhunuares, poshteruares, se dobtes, por me vlera dhe forca shpirterore te paimagjinueshme. Mashkuli u preh pas traditave, dhe ja filloi loja seprapthi. Ne shpi gocat e mbara bejne si te virgjera, ndersa parqeve e skutave kane filluar ti mesojne llojet e makinave me mire se mekaniku. Ne shpi tregojne ndryshe, tek shoku ndryshe, e tek shoqja te gjitha. Po ashtu meshkujt nuk u munduan te ngrihen e te drejtojne situaten per te mire te idealeve e principeve, por drejtuan dicka tjeter. Iku rasti per rritje kualiteti, qofte per femren, qofte per mashkullin.
    Me keto parakushte e zhvillime te para te sjellve e llogjikes, nje femer e ka teper te ngaterruar rrugen drejt te qenurit nene shembullore.

    shkurt tani, se u zgjata po perfundoj me mendimin tim ne sa shoh, flas, diskutoj por shume degjoj:
    Ne perendim:
    femra rritet ne adoleshence si ne peralle, shpejt pastaj si djalosh rugac, me vone i di te gjitha, por nuk asht nene dhe nuk mudnet akoma te jete, pastaj dikur pranonnje bashkeshorti, behet nene dhe dikur ndahet, biles kete e mendon si te natyrshme qe ne fillim kur vuri unazen.
    <> ky ishte nje shembull i pergjithesuar, se ne fakt ka shume nga ato femra qe fatkeqesisht lihen nga burat dhe rrisin vete femijen me shume dashuri. njoh ehde nga keto raste shuem afer.
    Ne Shqiperi:
    Femra akoma nuk ka mesuar se te jeshe e civilizuar, nuk do thote te vishesh "si per party" edhe ne universitet, te jesh "vajze e mire" sidomos mbremjeve, apo te besh si qaramane se do gjindet gjithmone nje mashkull qe ti ploteson deshirat. Por civilizim do thote, arritje kulturore e parimore, ngritje jo vetem profesionale por kryesisht njerezore. Nje femer e tille di te gjeje nje mashkull po te civilizuar dhe behet meme e mire, sepse edhe femijes di ti zgjedhi fjalet, qe ai ta kuptoje me mire qe i/e vogel se cfare do thot te jsh njeri i arritur (pa genjeshtra e mashtrime).
    Ama ne shqiperi ka shuem meshkuj makaber, analfabet dhe poshterues. Per fat te keq femres sone i duhet dhene me shume kurajo e mundesi. ishalla nuk na zhgenjejne ne te ardhmen.
    - - -
    Nje i vjeter i mencur thoshte dikur:
    1) Eshte e lehte te thuash femer. Femer (ose mashkull) eshte edhe qeni rrugac!
    Por nene (ose baba) eshte vetem njeriu. ajo eshte vetem nje!
    2) Nena eshte berthama e familjes, babai baza e saj!
    - - -

    Uroj qe ta kuptoni thjesht mendimin tim. Me shume iniciative dhe logjike te shendoshe nga ana e femres drejt te qenurt nene do ndihmonte edhe mashkullin te ndihej e te ritej si baba i mire, tek i cili mbeshtet edhe vete civilizimi i drejte i femres.

    Une jam tifoz i bashkepunimit, bashkerendimit dhe bashkebesimit mes femres e mashkullit, qe ti hapen dyert detyrave te nenes e babait. Femra vetem nuk mundet kurre te jete e mire si e tille, ndoshta ajo vete po, por femija ne vetvete jo. Babai vetem, phh asht e veshtire, duhet sezben nje nene.

    (Pervec traditave) fete tona ne vend kane ne thelb nje pikepamje te qarte duke ndihmuar ne kete mision ne lidhje me rolin, repektin dhe mbrojten e nenes (natyrisht duke u bazuar ne rritjen dhe emancipimin e drejte te feres qe brenda berthames se familjes se vet).

    Nje shprehje nga lindja thot:
    - Ngaqe Zoti nuk mund te ishte gjithkund, ne cdo moment me gjithkend, atehere ai krijoi nenen!
    Ose nej shprehje nga Gete, autori i njohur gjerman (nuk po e perkthej se do i hupte bukuria e saj)
    - Vom Vater hab“ ich die Natur, des Lebens ernstes Führen, vom Mütterchen die Frohnatur, die Lust zu fabulieren.

    ---- Me duket se u zgjata, por nuk kam kohe tjeter te shkruaj, keshtu nje here e mire.
    Ky ishte mendimi im duke u bazuar tek pervojat e mia te deritanishme, me vetedijen e paqte, se jo te gjithe jane te ketij mendimi. Mirepres mendimet e juaja!

    Megjithate perfundoj se asnje mashkull nuk mund te jete baba i mire, pa pase per krah nje femer te arritur si njeri dhe nene!!!! Emancipimi eshte baze per familje te shendoshe dhe famija e mire baze civilizimi. Femra mos luani, por rujuni!!!

    Gjithe te mirat te gjitheve!!!

  2. #22
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Ore je dakort ti njėherė qė si etalon i degjenerimit tė shoqėrisė pikė referimi duhet marrė femra?
    Nėse po bie dakort me Marksin i cili e shprehu kėtė nė atė thėnien.

    Tani ku ėshtė problemi se mė duket nuk po biem dakort qė po biem dakort....

    Marksi eshte demon mer dak, se mberthen proletariatin duke e hyjnizuar e nderkaq ja mbush koken me brockulla te cilat nje i magjepsur i pranon, ose ndryshe nje i hipnotizuar.
    Po, po. Dhe teto Ollga ishte shtrigė qė hante burra.
    Ezekiel 25-17.

  3. #23
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anėtarėsuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Po jo me pra, eshte shprehje shume e thjeshtume e duket si parrulle elektorale. Une e zgjeroj ceshtjen e te shtroj pyetje per ta zgjeruar me tej ti e ngushton.
    Nuk eshte ceshtja te biem dakort, por te shpjegojme se perse jemi dakort perndryshe ha damken e patriarkalistit. Ja shih admirkrajen e ka thur mir e bukur , e ka qendisur.

    Teto ollgen ma trego nga tema e Marksit se e gjeta kastile per ty, mafioz i kuq ....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #24
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Shoqeria shqiptare (ketu mendoj ne te gjitha trojet shqiptare) dhe boterore ne pergjithesi, nuk e ka problem dhe ceshtje emancipimin e femres, por problemi eshte se ka mungese te emancipimit te mashkullit. Duke jetuar ne nje bote qe udhehiqet nga meshkujt, kriteret se si duhet te jete nje femer, percaktohen nga meshkujt. Eshte cudi se sa shume respektohet "nena" e sa pak respektohet "femra".

    Ne anen tjeter, eshte e vertete se disa femra emancipimin e ka kuptuar mbrapsht, por nejse tash se po pritoj me shkrujt me shume.

    Po e permbledhi krejt me nje fjali te vetme, Vetem nje mashkull i dobet, ka frike nga nje femer e fuqishme (nuk mendova fizikisht se mos po frikoheni edhe me shume )

  5. #25
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Hyllo, mė tutje stė ēon dot Marksi.

    Tė jep vetėm shprehjen, mė tej duhet tia fusim mė kėmbė. Shif kėtu:

    As unė nuk bi dakort me kta nė ftillimin.
    Ezekiel 25-17.

  6. #26
    Citim Postuar mė parė nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Jes e mendoj se jam idealist i pandreqshem
    Atehere a nuk po bie ne kundershtim me veten kur me perpara ke thene qe fakti qe tani nje femer mund te kete nje kariere te sukseshme, nje page te larte, etj...e ka bere ate qe te mos jete po aq feminine dhe familjare sa femrat e para?!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INFINITY© : 26-08-2008 mė 02:51

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Feja dhe qytetėrimi
    Nga Iliri88 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 17-06-2012, 13:19
  2. Islami Ndėrmjet Lindjes E Perėndimit
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 13:41
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Rinia dhe kultura gjuhėsore
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-01-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •